Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

By: user7
1 July 2025 at 13:23

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja Europianë për Zgjerim, Marta Kos kanë zhvilluar foton familjare, siç bëhet zakonisht në takimet zyrtare.

Kryeministri Edi Rama shihet i pozicionuar mes homologëve të tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe atij të Kosovës, Albin Kurtit.

Sot është dita e dytë e takimit BE-BP, ku udhëheqësit e vendeve kanë diskutuar për zbatimin e planit të rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Takimi/ Liderët realizojnë foton familjare, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit appeared first on Lapsi.al.

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

By: Oldi
23 May 2025 at 09:17

Nga Boldnews.al Dosja e Antimafias Italiane për grupin e Durrësit, “Troplini”, nxori në pah aftësitë tipike të Edi Ramës si një drejtues i “botës së tretë”, i cili bashkon projektet turistike të gjigandëve ndërkombëtarë me investitorë që dyshohet se drejtojnë organizata të fuqishme kriminale. Në Shtator të vitit 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), një […]

The post Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit appeared first on BoldNews.al.

“Jemi më të fortë…”, Biden reagon pas mbështetjes nga liderët botërorë

20 May 2025 at 07:16

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar publikisht se është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili tashmë është përhapur në kocka. Lajmi u bë publik të dielën nga zyra e tij, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga e gjithë bota.

Në një postim emocional në rrjetet sociale të hënën në mëngjes, Biden shprehu mirënjohjen e tij për fjalët e ngrohta që ka marrë nga liderë dhe qytetarë në mbarë globin, përfshirë një letër private nga Mbreti Charles i Britanisë.

“Kanceri na prek të gjithëve,” shkroi Biden. “Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e dëmtuara. Faleminderit që na ngritët lart me dashuri dhe mbështetje.”

Zyra e tij bëri të ditur se ai është diagnostikuar me një kancer të prostatës të fazës së avancuar, me një rezultat Gleason 9 – që tregon një formë shumë agresive të sëmundjes – dhe metastaza në kockë.

Lajmi ka ringjallur diskutime rreth shëndetit të Bidenit, veçanërisht nëse kjo diagnozë kishte qenë e njohur më parë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Ish-presidenti Donald Trump reagoi fillimisht duke thënë se ishte “i trishtuar” për lajmin, por më vonë ngriti pikëpyetje, pa prova, mbi faktin nëse ekipi i Bidenit kishte ditur më herët për sëmundjen dhe e kishte mbajtur atë të fshehtë nga publiku.

“Jam i befasuar që publiku nuk u njoftua shumë kohë më parë, sepse për të arritur në fazën e nëntë duhet shumë kohë,” tha Trump nga Shtëpia e Bardhë të hënën pasdite. “Mund të duhen vite për të arritur në këtë nivel rreziku.”

Megjithatë, ekspertët theksojnë se diagnozat në fazat e vona të kancerit nuk janë të rralla. Një studim i vitit 2014 në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se 46% e rasteve të kancerit zbuloheshin në fazë të avancuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jemi më të fortë…”, Biden reagon pas mbështetjes nga liderët botërorë appeared first on Euronews Albania.

Samiti i Komunitetit Europian, kush janë liderët që u larguan më herët nga Tirana?

By: D Marku
16 May 2025 at 18:44

Disa nga liderët pjesëmarrës në Samitin e Komunitetit Politik Europian, i cili po zhvillohet në Tiranë, janë larguar para përfundimit të punimeve. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u nisën drejt aeroportit të Rinasit menjëherë pas drekës zyrtare, duke mos marrë pjesë në pjesën e dytë të samitit.

Largimi i tyre ndodhi pas përfundimit të sesionit të parë në Shtëpinë e Europës.

Ndërkohë, pjesa tjetër e liderëve të Evropës përcolli nga Tirana një qëndrim të bashkuar kundër luftës në Ukrainë, duke bërë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike dhe ekonomike kundër agresionit rus. Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën për një aleancë përtej mbështetjes ushtarake, ide e përqafuar edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Në samit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë të përbashkët telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, ku ishin të pranishëm gjithashtu liderë të tjerë europianë, përfshirë Macron, Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe homologun polak Donald Tusk.

 

“Ukraina është e gatshme të ndërmarrë hapa të shpejtë drejt paqes. Nëse Rusia nuk pranon një armëpushim të plotë dhe përfundim të agresionit, komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me sanksione më të forta,” shkroi Zelensky në rrjetin social ‘X’, duke falënderuar vendet që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

The post Samiti i Komunitetit Europian, kush janë liderët që u larguan më herët nga Tirana? appeared first on Albeu.com.

Rama surprizon dhe sjell të qeshura në sallë, liderët shfaqen si fëmijë në video me AI (VIDEO)

By: V K
16 May 2025 at 12:51

Para se në ulen në tryezën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama, i ftoi liderët europianë drejt sallën së Teatrit Kombëtare të Operas dhe Baletit.

Trupa e baletit dhe Ansamblit Popullor, dhuroi një shfaqjen për liderët me kërcime e këngë tradicionale shqiptare.

Pas kësaj, në ekran u shfaq një video e bërë me Inteligjencë Artificiale, ku të gjithë udhëheqësit shfaqen si fëmijë dhe përshëndesin në gjuhën e vendit që drejtojnë “mirë se erdhët në Shqipëri”.

Kjo video shkaktoi të qeshura mes liderëve, që u habitën nga surpriza e Ramës.

Ky gjest kreativ mund të vlerësohet si një mënyrë origjinale për të përcjellë mesazhin e bashkimit, fëmijërisë dhe së ardhmes së përbashkët europiane.

 

The post Rama surprizon dhe sjell të qeshura në sallë, liderët shfaqen si fëmijë në video me AI (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

47 liderë në Tiranë, nisin punimet e Samitit të Komunitetit Evropian

16 May 2025 at 12:26

47 liderë të lartë të Evropës janë pritur një e nga një nga kryeministri Edi Rama për rreth 2 orë të premten në një tapet të kuq të improvizuar në sheshin Skënderbej.

Që nga presidenti i Turqisë, deri te ai i Francës dhe krerët më të lartë të BE kanë shtrënguar duart me kreun e qeverisë shqiptare përpara se të zhvendoseshin në sallën e operës dhe baletit ku pritet të mbahet ceremonia hapëse për punimet e këtij samiti.

Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema kryesore e kësaj mbledhjeje është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, duke reflektuar mbi rolin e kontinentit përballë sfidave globale.

Diskutimet do të organizohen në tri tryeza të rrumbullakëta me fokuse të ndryshme.

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen, vendi i cili do të jetë mikpritësi i samitit të ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 47 liderë në Tiranë, nisin punimet e Samitit të Komunitetit Evropian appeared first on Euronews Albania.

LIVE/ “Evropa e re në një botë të re”, Shqipëria feston ëndrrën europiane. Foto familjare e Samitit

16 May 2025 at 12:49

TIRANË- Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane ndodhen këtë të premte në Tiranë për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë Samit, i cili mban moton: Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.

Në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Europës, u zhvillua ceremonia e mikpritjes me tapet të kuq e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, nga kryeministri Edi Rama, i cili është mikpritësi i Samitit.

Zhvillimet minutë pas minute:

12:50- Liderët europianë dhe kryeministri i Shqipërisë shkrepën foton familjare, në nisje të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

12:40- Shakaja e Ramës me liderët europianë, përshëndetje me inteligjencë artificiale

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane në nisje të punimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian u surprizuan nga një përshëndetje, e krijuar nga inteligjenca artificiale. Të gjithë liderët flisnin në gjuhën e vendit të tyre, duke shqiptuar fjalët: “Mirë se vini në Shqipëri”.

12:06- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur i fundit në Tiranë, në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Presidenti Macron vjen i fundit dhe pritet të largohet po ashtu i fundit nga Shqipëria.

11:55- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, mbërriti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet këtë të premte në Tiranë. Merz u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Qëllimi im është të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të vendeve evropiane, por edhe me vendet e tjera” – tha Merz, në një prononcim të shkurtër për mediat. Kjo është edhe vizita e tij e parë në Shqipëri që pas zgjedhjes si Kancelar i Gjermanisë.

11:50- Në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ora 11:40- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, në kuadër të takimit për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ora 11:33 Samiti/ Meloni: Duhet të këmbëngulim për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë. Gjadri? Jemi në rrugën e duhur

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin në Tiranë, “në Shtëpinë e Europës”, ku bëhen bashkë 47 liderë të botës. Meloni dha një intervistë të shkurtër për gazetarët , ndërsa u ndal tek lufta në Ukrainë. Ajo theksoi se duhet të vazhdojë këmbëngulja për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar. “Duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar dhe për një marrëveshje armëpushimi”, tha ajo.
E pyetur për emigrantët dhe marrëveshjen me Shqipërinë, Meloni ritheksoi se puna vazhdon dhe se sipas saj kjo dëshmon që po shkon në rrugën e duhur.
“Puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar se jemi në rrugën e duhur”, shtoi ajo.

Ora 11:28 “Vëlla” Rama pret në gjunjë ‘motrën’ Meloni/ Batuta e kryeministres së Italisë: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Në pritjen liderëve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zgjidhi një mënyrë krejt të veçantë për të pritur “motrën” e tij italiane, kryeministren Giorgia Meloni.

Sapo kryeministrja italiane zbriti nga makina, kryeministri Rama u ul në gjunjë si në shenjë respekti dhe që tregon raportin e ngushtë mes dy liderëve. Në këtë moment të veçantë nuk munguan as batuat.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha Giorgia Meloni.

11:26- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë. Ajo u prit me dashamirësi të madhe nga kryeministri Rama, i cili tregoi dhe një gjest mirësjelljeje ndaj saj duke larguar çadrën dhe duke u ulur në gjunjë.

 

11:10-Putin nuk është serioz për paqen”, Starmer në Tiranë: Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar

Duke folur në Tiranë, në kuadër të Samitit të komunitetit Europian, kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh se Putin nuk është serioz në për paqen, në luftën në Ukrainë. Duke folur për mediat në Tiranë, Starmer tha se sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar.

Putin nuk është serioz për paqen. Do të punojmë edhe sot për të qenë të qartë që duhet të ketë një armëpushim. Është provë e qartë se Putin nuk e do paqen. Sot është mundësia jonë të tregojmë se jemi të bashkuar. Zelensky do të jetë sot këtu.” u shpreh Starmer.

11:00- Presidetja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të punimeve të Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ajo u prit nga kryeministri Rama, në një takim shumë të përzemërt.

Ora 10:50– “Kosova në një linjë me politikat e BE”, Vjosa Osmani: Presim veprime konkrete për anëtarësimin në BE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në mbërritjen në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian foli para gazetarëve për anëtarësimin e Kosovës në BE. Sipas presidentes Osmani politikat e jashtme të Kosovës anë në një linjë me ato të BE-së, prandaj dhe shtetet Europiane marrë shkas nga ky samit duhet të ndërmarrin veprime konkrete për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Vjosa Osmani u ndal shkurtimisht edhe te dialogu Kosovë-Serbi, ku tha se fillimisht BE duhet heqë masat, pasi në jetë mënyrë dëmtohet dhe vetë kredibiliteti i Bashkimit Europian.

“Më me rëndësi se sa bisedimet ME Serbinë, janë ato të Kosovës me Bashkimin Europian. Kosova ka aplikuar për anëtarësimin në BE që para 2 viteve, por për fat të keq akoma nuk kemi një gjë konkrete, për shkak të disa komunikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare. Meqë ky është Samiti i gjashtë i Komunitetit Ekonomik Europian, ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura për anëtarësim të ketë dhe veprime konkrete, për arsye se ky samit po ashtu mbahet në Ballkanin Perëndimor është shumë me rëndësi që të kemi rezultate konkrete për shtete si Kosova e cila është 100% në linjë të plotë me qëndrimet e Bashkimit Europian për politikën e jashtme. Sa i përket dialogu Kosovë-Serbi duhet të flasim pikë së pari për heqjen e masave nga Bashkimi Europian sepse kjo dëmton vetë kredibilitetin e Bashkimit Europian”, tha Vjosa Osmani.

Ora 10:44- Vuçiç nga Moska në Tiranë, a do e takojë Osmanin? Ja si përgjigjet Presidenti i Serbisë

Nga Moska ku mori pjesë në paradën ushtarake, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të Samiti të BE.

Pyetjes së mediave nëse do të ketë një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Vuçiç anashkaloi duke u shprehur se në Tiranë është bukur dhe se ndodhet këtu për të marrë pjesë në Samitin e BE.

Vuçiç tha se në Tiranë ndihej krenar që përfaqësonte qëndrimet dhe interesat e Serbisë si një vend evropian i lirë dhe një partner i përgjegjshëm për të gjithë ata që ndajnë vizionin e një Evrope paqësore, të sigurt dhe të begatë, “shtëpinë tonë të përbashkët”, tha ai.

10:20- “Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty”, shefi i NATO: Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët në negociata për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ai theksoi se çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të mbetet aty, ndërsa komentoi dhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes me Ukrainën në Stamboll.

“Çdo pjesë e territorit ukrainas duhet të jetë aty. Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, në fakt topi është në fushën e tij, në kuptimin që duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia është mbi të. Bëri shumë gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryeze dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të pritur për të negociuar paqe. Jam shumë i lumtur me rolin që po luan SHBA dhe rolin që ka marrë presidentin Trump për të zhbllokuar gjithë këtë situatë”, tha ai.

Ora 10:19 Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënievePërfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kalla është pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot, më 16 maj, në Tiranë. Gjatë një prononcimi për mediat Kallas u pyet për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është caktuar një sekretar i posaçëm dhe se pritet normalizimi i marrëdhënieve, mes dy vendeve.
Ora 10:18 Samiti në Tiranë/ “Bisedimet në Turqi, një propozim i mirë”, Kallas për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do paqe
Kaja Kallas ka mbërritur në Samitin në Tiranë. Ajo u pyet nga gazetarët për situatën e luftën në Ukrainë  si edhe për bisedimet në Turqi.
“Në fakt kemi paketën dhe po mendojnë edhe për paketën tjetër dhe kemi vendosur sanksione për energjinë për Rusinë. Kemi dhe një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar sa i përket edhe paketës së sanksioneve. Është më rendësi që të shkurtojmë fondet për këtë luftë. Sepse e shohim qartësisht që Rusia nuk do paqe. Sa për bisedimet në Turqi, mendoj që është një gjë shumë e mirë, një propozim shumë i mirë. Ka procedura të tjera, por është edhe si një mesazh që japin amerikanët. Për bisedimet në Turqi kur të kthehem do takohem me kryeministrin dhe është me  e rëndësishme edhe për rajonin që të shohim se si po ecën”, tha ajo.
10:15- Shqipëria në BE në 2030? Kaja Kallas: Po bën progres të shkëlqyer, duhet të bëjmë edhe ne anën tonë
Shefja për politikën e jashtme në BE, Kaja Kallas vlerësoi se Shqipëria po bën progres të shkëlqyer sa i përket anëtarësimit në BE. Duke folur për mediat në Tiranë në kuadër të takimit të Samitit të komunitetit Europian, Kallas tha se i takon edhe BE-së të bëjë hapat e duhur.
“Shqipëria po bën progres të shkëlqyer është në anën tonë të bëjmë edhe ne pjesën tonë. Ju reformat nga ana jonë duhen bërë hapat e duhur. Ka një moment ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.” tha Kallas.10:00: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti fillimisht në tapetin e kuq kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.

 

Lajmi në përditësim…

Liderët e kontinetit mblidhen në Tiranë, ja axhenda e tyre

By: user7
16 May 2025 at 10:16

Në Tiranë mbahet sot Samiti i gjashtë të Komunitetit Politik Europian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Samiti do të mbahet në Sheshin “Skënderbej”, ku do të marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve më të larta ndërkombëtare.

Pjesëmarrës më Samit do të jenë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kreu i NATO-s Mark Rutte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.

Punimet do të përmbyllen me një konferencë për shtyp të përbashkët mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij nga Danimarka, Mette Frederiksen, vendi ku do të mbahet samiti i radhës.

Tryeza e parë do të fokusohet në sigurinë e Evropës dhe qëndrueshmërinë demokratike, duke trajtuar çështje të rëndësishme si mbështetja për Ukrainën në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e institucioneve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe përforcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së përbashkët evropiane.

Tryeza e dytë do të trajtojë forcimin e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike, me fokus në inovacionin, infrastrukturën digjitale, qëndrueshmërinë energjetike dhe autonominë strategjike për mbrojtjen e zinxhirëve kritikë të furnizimit dhe balancimin e objektivave klimatike me fuqinë industriale.

Tryeza e tretë do të fokusohet në dinamikat komplekse të migracionit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve, në një epokë të shënuar nga inteligjenca artificiale dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike.

AXHENDA E PLOTË E SAMITIT

10:00 – Mbërritje

11:00 – Ceremonia e hapjes

11:30 – Foto familjare

11:45 – Seanca e parë plenare

13:00 – Dreka zyrtare

14:30 – Tryeza tematike

15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve

17:30 – Seanca plenare mbyllëse

18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministren e Danimarkës (pritesi i radhës)

The post Liderët e kontinetit mblidhen në Tiranë, ja axhenda e tyre appeared first on Lapsi.al.

Axhenda/ 47 liderë shtetesh në Tiranë, ç’pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian

16 May 2025 at 08:37

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, më konkretisht tek sheshi “Skënderbej”,ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit. Mes tyre do të jenë dhe kryeministri […]

The post Axhenda/ 47 liderë shtetesh në Tiranë, ç’pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian appeared first on BoldNews.al.

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

By: D Marku
15 May 2025 at 13:58

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas fotografisë të siguruar nga Telegrafi në takim shihen liderët e partive politike të ulur afër dhe përballë njëri tjetrin.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i PDK-së, Memli Krasniqi, LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025. Pavarësisht 16 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në zgjedhje- Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, ndërsa partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuaren e kësaj partie, Albulena Haxhiun.

The post Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn appeared first on Albeu.com.

Samiti Europian: Rama darkë informale me krerët e BE-së dhe liderët e rajonit

By: fra nc
15 May 2025 at 10:43

Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të enjteje pritet të zhvillohet një darkë informale mes liderëve të lartë europianë dhe atyre të rajonit.

Në këtë darkë do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Këshillit Europian António Costa, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij britanik. Gjatë këtij takimi pritet të nënshkruhen dy marrëveshje të rëndësishme:

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, do të firmosë një marrëveshje mbi bashkëpunimin industrial dhe eksportet në fushën e mbrojtjes.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, do të firmosë një marrëveshje mbi prioritetet e përbashkëta strategjike ndërmjet Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, gjatë punimeve të Samitit nesër, pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e shëndetësisë, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin shëndetësor.

The post Samiti Europian: Rama darkë informale me krerët e BE-së dhe liderët e rajonit appeared first on Euronews Albania.

Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë

15 May 2025 at 09:35

Më 16 maj 2025, Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Tiranë, duke mbledhur 47 krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo do të jetë hera e parë që KPE mblidhet në Ballkanin Perëndimor—një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për rajonin në tërësi. Ajo përfaqëson jo vetëm një njohje simbolike të vendit të Evropës Juglindore në strukturën politike të kontinentit, por edhe një investim strategjik në rolin e saj për të ndikuar në të ardhmen e Evropës.

Samiti i Tiranës zhvillohet në një moment vendimtar për Evropën. Një luftë po vazhdon në kufirin lindor të kontinentit. Tensionet globale janë në rritje. Kërcënimet hibride, shtrëngimet ekonomike dhe tronditjet teknologjike po vënë në provë qëndrueshmërinë demokratike, duke kërkuar përgjigje më të koordinuara evropiane. Në këtë kontekst, Komuniteti Politik Evropian shquhet si një forum thelbësor për unitetin, duke tejkaluar kufijtë institucionalë dhe duke bashkuar të gjithë familjen e kombeve evropiane për të shkëmbyer ide, përballuar sfida të përbashkëta dhe hartuar një rrugë të përbashkët përpara.

Duke ndërtuar mbi përvojën e samiteve të mëparshme në Pragë, Moldavi, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Hungari, KPE në Tiranë do të shërbejë si një platformë për dialog të hapur politik dhe bashkëpunim konkret. Axhenda do të pasqyrojë çështjet më urgjente për qytetarët evropianë sot, duke krijuar gjithashtu hapësirë për të parë përpara me qartësi dhe ambicie.

Diskutimet do të zhvillohen nëpërmjet tre tryezave të nivelit të lartë me tematika specifike:

Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës – duke adresuar çështje urgjente si mbështetja për Ukrainën në ndjekjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe sfida afatgjata si mbrojtja e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe forcimi i mbrojtjes kolektive të Evropës.

Rritja e konkurrueshmërisë dhe sigurisë ekonomike – me fokus te inovacioni, infrastruktura dixhitale, qëndrueshmëria energjetike dhe autonomia strategjike për të mbrojtur zinxhirët kritikë të furnizimit dhe për të balancuar objektivat klimatike me forcën industriale.

Migracioni, mobiliteti dhe fuqizimi i të rinjve – duke diskutuar nevojën për rrugë të ligjshme migrimi dhe bashkëpunim me vendet e origjinës dhe tranzitit, si dhe sfidat e “armatosjes” së migracionit dhe mbajtjes së talenteve brenda ekonomive kombëtare. Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu rolin e gjeneratës së re në formësimin e së ardhmes evropiane, sidomos përballë inteligjencës artificiale dhe përshpejtimit teknologjik.

Roli i Shqipërisë si mikpritëse pasqyron orientimin e thelluar evropian të vendit dhe kontributin në rritje për stabilitetin rajonal dhe kontinental. Si anëtare e NATO-s, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe zë aktiv në bashkëpunimin rajonal, Shqipëria është në një pozicion unik për të nxitur dialog domethënës në një moment kur Europa duhet të flasë dhe të veprojë me më shumë kohezion.

Samiti i KPE-së do të zhvillohet në zemër të Tiranës, në Sheshin “Skënderbej”—një hapësirë ku ndërthuren historia dhe identiteti modern i Shqipërisë. I rrethuar nga institucione kulturore dhe qeveritare, sheshi përfaqëson transformimin demokratik të vendit dhe shpirtin e tij të orientuar nga e ardhmja. Ai qëndron sot jo vetëm si një simbol i rilindjes kombëtare, por edhe si një vendtakim i denjë për dialog të hapur, aspirata të përbashkëta dhe një Evropë më të bashkuar e më të fortë.

Samitet e mëparshme të KPE-së:

6 tetor 2022 – Pragë, Çeki: Samiti i parë ku u diskutuan paqja, siguria dhe kriza energjetike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

1 qershor 2023 – Bulboaca, Moldavi: Theks i veçantë te siguria, rezistenca energjetike dhe lidhjet infrastrukturore.

5 tetor 2023 – Granada, Spanjë: Përqendrim te qëndrueshmëria, mirëqenia dhe roli global i Evropës.

18 korrik 2024 – Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar: Mbështetje për Ukrainën, energji, demokraci dhe migracion.

7 nëntor 2024 – Budapest, Hungari: Siguria e Evropës, ndikimi i luftës në Ukrainë dhe përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, si dhe çështje të migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Pjesa me e madhe e liderëve do të mbërrijnë ne Tirane me 15 maj. Drejtuesit më të lartë të BE, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von nder Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta dhe përfaqësues për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas do të marrin pjesë në një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Po më datë 15, kryeministri britanik Keir Starmer, do të nisë një vizitë zyrtare bilaterale. Ai pritet te ketë fillimisht një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve. Dy kryeministrat pritet të kenë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë pasdites së 15 majit Rama parashikohet të presë në një takim presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa me të cilin po ashtu do dalin përpara mediave.

Të premten e 16 majit, Rama do të nis ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit politik. Parashikohet që ai të ketë bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e më pas me homologun spanjoll Pedro Sanchez. Kryeministri Rama do të ketë edhe gjatë pasditesh një seri takimesh të tjera me homologë të ndryshëm evropian, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin turk Rexhep Erdogan.

Axhenda e samitit

10:00 – Mbërritje
11:00 – Ceremonia e hapjes
11:30 – Foto familjare
11:45 – Seanca e parë plenare
13:00 – Dreka zyrtare
14:30 – Tryeza tematike
15:45 – Takime dypalëshe midis Kryetarëve të Delegacioneve
17:30 – Seanca plenare mbyllëse
18:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Danimarkës (pritësi i radhës)

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Samiti i Komunitet Politik Evropian, kush janë liderët që vijnë nesër në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

13 May 2025 at 09:00

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (KPE). Ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në Ukrainë, KPE-ja mblidhet në nivelin më të lartë dy herë në vit, teksa kryesuesi i saj […]

The post REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi në ABC News/ Vlerësimi i liderëve politikë, kryeson Rama, Berisha i katërti shënon rënie

By: Rovena
5 May 2025 at 20:16

Në 3300 intervista të konsideruara të vlefshme, nga mbi 10 mijë të anketuar në sondazhin e fundit parazgjedhor të ABC News dhe Angi Ricerche. 51.8 % e shqiptarëve kanë shprehur mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama.
Vendin e dytë, e mban kreu nismës Shqipëria Bëhet me 35. 9 përqind të të anketuarëve, pasuar me një diferencë të ngushtë nga kreu i Partisë Mundësia, të Agroj Shehajt me 33.7 %.

Sali Berisha, zbret në vendin e katërt për të cilët shqiptarët kanë një vlerëzim pozitiv, 33,4 % duke shënuar një rënie me 0.2 pikë nga sondazhi i një jave më parë.

Arlind Qori, i Lëvizjes Bashkë ka shënuar një rritje të lehtë, duke shënuar 23.6 % të përgjigjeve të marra. Ndërsa ndonëse me rritje, Ilir Meta vijon të qëndrojë në vend të fundit, 11.9%, duke një rritje me 0.4 pikë./abcnews.al

Liderë botërorë dhe familje mbretërore në funeralin e papa Françeskut

By: Kult Plus
26 April 2025 at 09:54

Shumë liderë botërorë dhe anëtarë të familjeve mbretërore do të marrin pjesë sot në funeralin e papa Françeskut.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, princi William, mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha Letizia si dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen kanë konfirmuar të gjithë pjesëmarrjen e tyre në funeral.

Udhëheqës të tjerë dhe anëtarë të familjeve mbretërore që do të marrin pjesë në funeralin e papa Françeskut janë edhe presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti argjentinas, Javier Gerardo Milei, presidenti ekuadorian, Daniel Noboa, presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr., presidenti polak Andrzej Duda, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti kroat Zoran Milanoviq, presidentja moldave Maia Sandu, mbreti belg Philippe dhe mbretëresha Mathilde, princi i Kurorës i Norvegjisë Haakon dhe princesha e Kurorës Mette-Mar.

Udhëheqësi i Kishës Katolike u lind në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936 nga prindër emigrantë italianë.

Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.

Pas më shumë se një dekade në papatin e tij, papa Françesku mbeti një figurë e admiruar, por edhe polemike.

Ai kërkoi të reformonte burokracinë e Vatikanit, të luftonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më urgjente të kishës.

Papa u shtrua në një spital në Romë në shkurt me bronkit, i cili u zhvillua në pneumoni bilaterale.

Ai doli pas 38 ditësh për të vazhduar shërimin e tij në rezidencën në Vatikan.

Papa Françesku vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare./ atsh/ KultPlus.com

Cilët liderë botërorë do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut?

By: user7
22 April 2025 at 11:35

Presidenti i SHBA, Donald Trump ishte ndër liderët e parë që njoftoi se do të merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut. I pranishëm do të jetë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Ne do të jemi në funeralin e Papës, siç duhet të jemi,” tha presidenti francez nga ishulli Reunion, të cilin ai po viziton.

Konfirmimin e prezencës e ka njoftuar edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Në të njëjtën kohë, ka shumë të ngjarë që Princi ëilliam të marrë pjesë gjithashtu për të përfaqësuar familjen mbretërore, sipas Ian Pelham Turner.

“Presidenca po pret datën e funeralit të Papës dhe po përgatit vizitën e Presidentit në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës”, tha qeveria ukrainase për agjencinë franceze.

“Melania dhe unë do të marrim pjesë në funeralin e Papa Françeskut në Romë”, tha presidenti amerikan në një postim në platformën “Truth Social”.

Kardinalët në Vatikan kanë konfirmuar se varrimi i Papa Françeskut do të zhvillohet ditën e shtunë më 27 prill. Kjo do të shënojë gjithashtu edhe ditën e parë të nëntë ditëve të zisë.

Ndërkohë Vatikani ka njoftuar gjithashtu se arkivoli me trupin e Papa Françeskut do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00 me orën lokale. Arkivoli i Papës do të jetë aty deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre.

The post Cilët liderë botërorë do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut? appeared first on Lapsi.al.

Sondazhi/ Cila është pëlqyeshmëria për krerët e partive nga qytetarët e Tiranës

By: user 6
16 April 2025 at 23:10

Barometri Euronews Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025. Qytetarët e Tiranës janë pyetur për pëlqyeshmërinë e 11 liderëve politikë që janë në garë për zgjedhjet e 11 majit sipas fletës zyrtare të KQZ.

Për Edi Ramën, në këto matje në qarkun e Tiranës janë 50,4 % e qytetarëve që kanë pëlqyeshmëri pozitive, i dyti renditet Sali Berisha me 31,9 %, të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të; i treti Agron Shehaj me 31,7 % të të anketuarve që kanë mendim pozitiv për të, i katërti Adriatik Lapaj, me 29,7 % të mendimit pozitiv për të; Arlind Qori me 27,6 % mendim pozitiv për të.

Nga krahasimi me matjet e muajit shkurt 2025 në këtë matje të dytë të muajit mars, pëlqyeshmëria për Ramën është pak a shumë në të njëjtat nivele nga 50,3, në 50,4%; Berisha, 28.2% shkurt, 31.9% mars; Shehaj, 29.9% shkurt, 31.7% mars; Lapaj, 29.3% shkurt, 29.7% mars; Qori, 25.2% shkurt, 27.6% mars; Basha, 12.7% shkurt, 10% mars.

Qytetarët e Qarkut Tiranë janë pyetur për të përzgjedhur tre problemet kryesore dhe nga përgjigjet identifikojnë tre prej tyre si më problematike. Çmimet e larta janë zgjedhur si problem kryesor nga 49.9 % e të anketuarve. Korrupsioni është zgjedhur si problem kryesor nga 36.3% e të anketuarve. Kosto e jetesës është zgjedhur si problem nga 32.2% e të anketuarve.

Këto probleme të mësipërme janë ndjekur nga të tjera si: Papunësia 19.1% e të anketuarve, pensionet 15.7% e të anketuarve, shëndetësia 15.5% e të anketuarve, dhe disa probleme të tjera si në grafikun ilustrues. 

Krahas problemeve kryesore ata janë shprehur edhe për pyetjen: “A po shkon vendi në drejtimin e duhur apo të gabuar” dhe rezultati i përgjigjeve është si më poshtë: 46.3 % e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e duhur; 42% e qytetarëve përgjigjen se vendi po shkon në drejtimin e gabuar dhe 11.2 % janë neutralë.

The post Sondazhi/ Cila është pëlqyeshmëria për krerët e partive nga qytetarët e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Dodik: Evropa nuk ka pothuajse asgjë, mungojnë liderët e fortë

10 April 2025 at 15:17

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Bashkimit Evropian dhe elitave të tij politike, duke deklaruar se “Evropa ashtu siç është nuk ka pothuajse asgjë” dhe se ajo ka humbur vlerat që dikur e karakterizonin.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve TASS, Dodik tha se kontinenti është në rënie të thellë dhe pa të ardhme.

“Me këtë elitë evropiane, është e vështirë të shpëtosh fare, por është e qartë se Evropa nuk ka pothuajse asgjë,” u shpreh ai, duke theksuar se vlerat tradicionale evropiane janë zbehur ndjeshëm.

Dodik kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, po funksionon demokracia në Evropë. Ai akuzoi institucionet evropiane për manipulim të zgjedhjeve, abuzim të drejtësisë dhe ndërhyrje të jashtme pa legjitimitet demokratik.

“Nëse Evropa është e gatshme të pengojë demokracinë, të manipulojë zgjedhjet, të abuzojë me drejtësinë dhe të dërgojë të huaj që askush nuk i ka zgjedhur, atëherë ajo nuk ka të ardhme për të thënë,” theksoi presidenti i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e liderëve të fortë në skenën evropiane. Sipas tij, asnjë udhëheqës nuk është paraqitur si figurë dominuese në një kohë krizash të shumta.

“Askush nuk e ka paraqitur veten si lider suprem. Pritet që kancelarja e re gjermane të marrë këtë rol, por edhe vetë Gjermania po përballet me shumë probleme të brendshme,” tha ai.

Në përfundim, Dodik shtoi se Evropa po humbet terren edhe në fushën industriale dhe teknologjike, për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe konkurrueshmërisë.

“Evropa nuk është më qendër inovacioni. Kur humbet konkurrueshmëria, humbet edhe inovacioni,” deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dodik: Evropa nuk ka pothuajse asgjë, mungojnë liderët e fortë appeared first on Euronews Albania.

Liderët e BE në Londër, diskutohet dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë

20 March 2025 at 13:50

Dislokimi i mundshëm i trupave perëndimore në Ukrainë që u diskutua në Londër, duhet të përshkruhet si një “forcë sigurie” dhe jo një “forcë paqeruajtëse”, sipas burimeve të mbrojtjes dhe diplomatike.

Aktualisht e quajtur Forca Shumëkombëshe e Ukrainës ose MFU, ajo do të dërgohej në vend për të çimentuar çdo armëpushim dhe për të inkurajuar besimin afatgjatë në vend.

Fokusi do të jetë në sigurimin e Ukrainës me mbulim ajror për të mbajtur qiellin e saj të sigurt dhe një prani detare në Detin e Zi për të inkurajuar tregtinë.

Vendosja e të ashtuquajturave “çizme në tokë” – ndoshta rreth 20,000 të forta – për sa i përket madhësisë nuk do të ishte mjaft e madhe për të zbatuar ndonjë paqe.

Në vend të kësaj, trupat të siguruara nga i ashtuquajturi “koalicion i të gatshëmve”,  ​​ka shumë të ngjarë të vendosen për të mbrojtur qytetet, portet dhe infrastrukturën kryesore të energjisë.

Një opsion që po merret në konsideratë është që MFU mund të mos operojë në lindje të Ukrainës, pranë vijës së frontit, në përpjekje për të siguruar Rusinë se nuk paraqet kërcënim sulmues.Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kremlini kanë thënë vazhdimisht se nuk do të bien dakord për ndonjë armëpushim nëse forcat evropiane dhe forcat e tjera do të vendosen në Ukrainë.

Burimet thonë se çdo operacion shumëkombësh në Ukrainë nuk do të ishte një “forcë paqeruajtëse” dhe nuk duhet të përshkruhet si e tillë.

Forcat paqeruajtëse – nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara ose të NATO-s – tradicionalisht janë të paanshme, veprojnë me pëlqimin e të dyja palëve dhe përdorin forcën vetëm për t’u mbrojtur. Forca shumëkombëshe që po diskutohet do të ishte shumë në anën e Ukrainës, atje për të ndihmuar në parandalimin e agresionit të ardhshëm rus.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Liderët e BE në Londër, diskutohet dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska

14 March 2025 at 21:27

Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të jenë ndaluar për t’u marrë në pyetje nën dyshimin për cenimin e rendit kushtetues.

Gjykata konfirmoi të premten vonë për Radion Evropa e Lirë se ka urdhëruar paraburgimin e presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq.

Dodik, Vishkoviqit dhe Stevandiq dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues, një vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës, që parashikon një dënim me burg deri në pesë vjet dhe ndalim të ushtrimit të detyrës zyrtare.

Ata i kanë shpërfillur thirrjet e Prokurorisë së Bosnjës për t’u paraqitur për intervistim.

Prandaj, Prokuroria e Bosnjës lëshoi një urdhër të mërkurën për t’i sjellë ata detyrimisht për intervistim.

Kodi i Procedurës Penale i Bosnjës parashikon mundësinë e lëshimit të urdhrit për sjellje të detyruar për të dhënë deklaratë, në rast se një person i thirrur në institucionet gjyqësore nuk pranon të paraqitet vetë. Nëse kjo nuk është e mundur, hapi tjetër është lëshimi i një fletarrestimi kombëtar.

Urdhri për ndalimin e Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit iu dha policisë gjyqësore në nivel shtetëror të mërkurën, me ndihmën e kërkuar edhe nga Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).

Prokuroria Shtetërore më herët kishte bërë të ditur se hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor të vitit 2024, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e kësaj vepre penale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska appeared first on Euronews Albania.

❌
❌