Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

By: V K
13 July 2025 at 08:07

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore.

Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

 

 

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris, u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët.

Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash.

Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë.

Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

The post UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

By: Elva
11 July 2025 at 19:26

Çdo vit, Nermin Qatiq kthehet në Bosnje e Hercegovinë nga shtëpia e tij në Suedi, për të hapur shtëpinë e vjetër të familjes, e cila tani është bosh. Ai pret tash e tri dekada që të gjenden eshtrat e vëllait të tij. Nëna e tij kaloi 26 vjet duke u përpjekur t’i gjente ato dhe […]

The post Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë? appeared first on BoldNews.al.

Në qendër të letërsisë botërore, kush është Sally Rooney

By: Kult Plus
10 July 2025 at 20:30

Sally Rooney është një ndër shkrimtaret më të përfolura dhe më të lexuara të letërsisë bashkëkohore anglishtfolëse.

E lindur më 20 shkurt 1991 në Castlebar, një qytet i vogël në Irlandën perëndimore, ajo është bërë emër i madh në botën letrare përmes një stili të përmbajtur, emocionalisht inteligjent dhe përfaqësues të brezit të ri. Edhe pse shumë e re në moshë, ajo është cilësuar nga kritika si “Jane Austen e milenialëve”. Rooney studioi në Trinity College në Dublin, ku fillimisht ndoqi letërsinë angleze, përpara se të vijonte me një master në politikë. Ajo ka qenë gjithashtu kampione e debatit universitar në Evropë, çka reflektohet edhe në përqendrimin e saj në dialogët e mprehtë dhe dinamikat e pushtetit në marrëdhënie. Romani i saj i parë, “Conversations with Friends” (2017), solli një vëmendje të konsiderueshme, por ishte “Normal People” (2018) ai që e bëri një yll ndërkombëtar. Historia e Connell dhe Marianne dy të rinj me sfond social të ndryshëm, që ndajnë një lidhje komplekse e të ndërlikuar gjatë adoleshencës dhe viteve të universitetit preku miliona lexues në mbarë botën. Libri fitoi çmime të shumta dhe u adaptua në një serial televiziv shumë të suksesshëm nga BBC dhe Hulu në vitin 2020.

Në vitin 2021, Rooney publikoi romanin e saj të tretë, “Beautiful World, Where Are You”, i cili eksploron ndjenjën e boshllëkut dhe pasigurisë në kohët moderne. Në këtë vepër, autorja zgjeroi më tej spektrin tematik, duke përfshirë reflektime mbi shkrimin, famën, miqësinë dhe kolapsin shoqëror e klimatik. Edhe ky libër u bë bestseller në mbarë botën. Rooney njihet për stilin e saj minimalist, përshkrimet e ndjeshme emocionale dhe portretizimin e marrëdhënieve intime me ndërlikime psikologjike. Dialogët në librat e saj janë shpesh të zhveshur nga shenjat e pikësimit si thonjëzat apo thekset emocionale, duke lënë hapësirë për interpretim. Kjo mënyrë e të shkruarit ka krijuar një ndjenjë realizmi dhe intimiteti që ka tërhequr një numër të madh lexuesish të rinj në të gjithë globin. Ajo është gjithashtu një zë i angazhuar politikisht.

Në vitin 2021, Rooney refuzoi që një nga librat e saj të përkthehej në hebraisht nga një botues izraelit që kishte lidhje me institucionet shtetërore, si shenjë proteste ndaj politikave të Izraelit ndaj Palestinës. Ky veprim u diskutua gjerësisht në mediat ndërkombëtare dhe e shndërroi atë në një figurë edhe më të ndjekur. Përveç romaneve, ajo ka shkruar edhe ese, tregime të shkurtra dhe artikuj për revista si The New Yorker, The New York Times, The London Review of Books, etj. Ka qenë edhe redaktore për pak kohë në revistën The Stinging Fly, një platformë për autorë të rinj irlandezë. Letërsia e Sally Rooney nuk është e mbushur me ngjarje të mëdha dramatike, por me tensione të brendshme, me heshtje që peshojnë sa fjalët. Ajo nuk jep përgjigje të qarta, por shtjellon ndjenja njerëzore të përziera, si turpi, izolimi, dëshira, ndërlikimi social, presioni ekonomik dhe politika e trupit e mendjes në marrëdhënie.

Shkrimtarja është përkthyer në dhjetëra gjuhë dhe është vlerësuar si një nga figurat kyçe të “letërsisë së milenialëve”. Ajo nuk ka rrjete sociale, jeton në Irlandë dhe ruan një profil të ulët publik. Megjithatë, librat e saj janë kthyer në objekte diskutimi në klube librash, në TikTok, në universitete dhe në rrethana shumë më të gjera sesa vetëm letërsia. Sally Rooney përfaqëson një brez që kërkon kuptim në një botë të trazuar, që ndjen shumë por shpreh pak, që kërkon dashuri por nuk di si ta mbajë. Me vetëm tre romane, ajo ka hyrë në historinë moderne të letërsisë si një nga zërat më të sinqertë dhe më prekës të kohës sonë. /Konica.al/ KultPlus.com

Besimtarët Bektashinj festojnë Ditën e Ashures me ceremoni të veçantë në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë

By: V K
7 July 2025 at 14:20

Ditën e nesërme 8 Korrik 2025, besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta dhe domethënëse për komunitetin e tyre.

Në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, nga ora 10:00 deri në 11:30, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e Ashures.

Në këtë ditë të shenjtë, Kryegjyshi ndan një mesazh të fuqishëm për unitetin dhe bashkimin e besimtarëve.

Kryegjyshata fton të gjithë besimtarët dhe dashamirësit, të bashkohen në këtë moment reflektues dhe shpirtëror.

The post Besimtarët Bektashinj festojnë Ditën e Ashures me ceremoni të veçantë në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

6 July 2025 at 21:46

Kreu i NATO-s dhe ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka paralajmëruarmundësinë e një konflikti global shkatërrues nëse Kina dhe Rusia ndërmarrin një sulm të koordinuar ndaj Tajvanit dhe territorit të NATO-s. “Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai më parë do të telefononte partnerin e tij më të vogël, Vladimir Putin, dhe do t’i […]

The post Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore appeared first on BoldNews.al.

Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont

6 July 2025 at 18:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm ushtarak i njëkohshëm nga Kina dhe Rusia mund ta zhytë botën në një konflikt të ri global shkatërrues.

Në një intervistë të gjatë me New York Times, ish-kryeministri holandez sugjeroi se udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të përpiqet së shpejti të pushtojë Tajvanin, ndërsa i kërkoi Putinit të nisë një sulm paralel në territorin e NATO-s, duke shkaktuar potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse Pekini do të pushtonte Tajvanin, së pari do të sigurohej që të ketë mbështetjen e Moskës. Në këtë kuptim, Putini do të duhej ta mbante Evropën të zënë duke shkaktuar një konflikt me vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ky është skenari më i mundshëm”, – tha Rutte.

Shtetet Baltike dhe Armatimet

Paralajmërimi i rëndë vjen mes frikës në rritje se Kremlini mund të ketë në shënjestër shtetet baltike (Estonia, Letonia dhe Lituania). Rutte tha se Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht për të parandaluar një skenar të tillë duke forcuar mbrojtjen e tij dhe duke rritur bashkëpunimin me aleatët në Indo-Paqësor. “Rusia po rindërtohet me një ritëm dhe shpejtësi të paparë në historinë e kohëve të fundit”, gjë që e bën të domosdoshme që Evropa të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, tha sekretari, duke ia dhënë meritën Presidentit të SHBA-së Donald Trump për rritjen e angazhimit të Evropës ndaj mbrojtjes.

Rusët “tani prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa prodhon e gjithë NATO në një vit. Është e paqëndrueshme, por rusët po bashkëpunojnë me koreano-veriorët, kinezët dhe iranianët, mullahët, për të vazhduar këtë luftë të pajustifikuar agresioni kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Rutte më pas paralajmëroi se ambiciet e Presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në Evropë. “Nëse Arktiku, Oqeani Atlantik dhe Evropa nuk janë të sigurta, Shtetet e Bashkuara kanë një problem të madh”, theksoi Rutte, duke shtuar se Rusia ka edhe ambicie për të sulmuar territorin amerikan.

Një skenar i pamundur

Megjithatë, duhet thënë se skenari i përmendur nga Rutte është shumë i pamundur për disa arsye strategjike, ushtarake dhe ekonomike. Së pari, të dy fuqitë janë të vetëdijshme për rrezikun e përshkallëzimit global që do të sillte një veprim i tillë, duke përfshirë përfshirjen e mundshme të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Koordinimi i një sulmi të njëkohshëm do të kërkonte një nivel besimi dhe bashkëpunimi ushtarak që, megjithëse në rritje, nuk është ende aq i thellë midis Moskës dhe Pekinit.

Nga një perspektivë ushtarake, si Rusia ashtu edhe Kina përballen me sfida komplekse logjistike në mjediset e tyre përkatëse. Rusia është tashmë shumë e angazhuar në Ukrainë dhe ka treguar kufizime në aftësinë e saj për të projektuar forcë kundër një aleance teknologjikisht superiore si NATO. Kina, nga ana e saj, do të përballej me një operacion jashtëzakonisht të rrezikshëm amfib kundër Tajvanit, i cili është i mbrojtur mirë dhe potencialisht i mbështetur nga SHBA-të dhe aleatët e saj Indo-Paqësor.

Ekonomikisht, një konflikt i dyfishtë do të çonte në sanksione shkatërruese dhe ndërprerje të rrugëve tregtare jetësore, veçanërisht për Kinën, e cila është shumë e integruar në ekonominë globale. Për më tepër, njëkohësia e sulmeve mund të forcojë kohezionin dhe gatishmërinë e aleancave perëndimore, duke bashkuar NATO-n, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë kundër të dyja fuqive. Së fundmi, si Rusia, ashtu edhe Kina, janë aktorë racionalë me qëllime afatgjata. Një konflikt në dy fronte do të zvogëlonte në mënyrë drastike shanset e suksesit për të dyja, duke e bërë këtë opsion shumë të rrezikshëm krahasuar me përfitimet.

The post Botë në prag të stuhisë? Rusia dhe Kina bashkë kundër Perëndimit/ Rutte: Lufta e Tretë Botërore është në horizont appeared first on Sot News | Lajme.

BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua

By: Elva
4 July 2025 at 12:20

Banka Botërore rekomandoi masa dhe reforma radikale për të përmirësuar më tej transparencën për borxhet shtetërore të vendeve në të gjithë botën. Në raportin “Radical Debt Transparency” që u publikua së fundmi nga Banka Botërore, vendet në zhvillim me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria, kanë mungesë transparence në disa […]

The post BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua appeared first on BoldNews.al.

Sot Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, nga Paris 1924 deri më sot

By: Kult Plus
2 July 2025 at 15:29

Sot, më 2 korrik, shënohet Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, një ditë dedikuar për të njohur dhe falënderuar gazetarët, komentatorët, fotografët dhe shkrimtarët që lidhen me botën e sportit.

Janë ata që përmes fjalëve, imazheve dhe zërave të tyre lidhin miliona tifozë me emocionet dhe ngjarjet sportive, nga turnetë lokale deri tek lavdia olimpike, transmeton klankosova.tv.

Tema e këtij viti është ”Promovimi i Lojës së Ndershme: Raportimi me Integritet dhe Ndikim”, duke theksuar rëndësinë e gazetarisë etike sportive për të mbrojtur të vërtetën dhe transparencën në sport.

Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë festohet çdo vit më 2 korrik, dhe në vitin 2025 përkon me ditën e mërkurë.

Kjo ditë rrodhi në vitin 1994, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Shtypit Sportiv (AIPS), e cila është themeluar gjatë Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 1924.

Që nga ajo kohë, kjo ditë nderon ndikimin global të gazetarisë sportive dhe rolin e saj në mbrojtjen e lirisë së shtypit.

Pse është e rëndësishme kjo ditë?

Nderon rolin kyç të gazetarëve sportivë në formësimin e narrativës sportive.

Inkurajon raportimin etik dhe të drejtë në sport.

Frymëzon brezin e ri të gazetarëve sportivë.

Përkrah lirinë e medias në sport dhe më gjerë.

Nderon sfidat dhe punën e palodhur të gazetarëve në terren.

Si mund ta festoni këtë ditë?

Falënderoni një gazetar sportiv publikisht ose personalisht.

Krijoni dhe ndani postera tematikë.

Organizoni webinare dhe diskutime mbi etikën dhe lirinë e shtypit.

Shkruani artikuj apo blogje për momentet tuaja të preferuara sportive ose gazetarët që ju kanë frymëzuar.

Ndani histori nga pas skenave të mbulimit sportiv.

Thënie frymëzuese:

”Gazetaria e mirë sportive është më shumë se raportimi i rezultateve; është kapja e dramës njerëzore”, – Sally Jenkins

”Pa gazetarët sportivë, fitoret janë të heshtura dhe përpjekjet nuk duken”, – David Remnick

”Ti nuk mbulon thjesht lojën; i jep asaj kuptim” – Jeremy Schaap

Kujtojmë se Artmotion është platforma e parë në Kosovë që ka mundësuar ndjekjen e të gjitha ligave më të mëdha sportive ndërkombëtare në një vend, duke sjellë një përvojë të plotë për adhuruesit e sportit. Përmes kanaleve ekskluzive sportive të Artmotion – Sport 1, Sport 2, Sport 3, Sport 4, Sport 5 dhe Sport 6, ju mund të shikoni çdo ndeshje dhe event sportiv pa asnjë ndërprerje!

Kjo ditë është një mundësi për të vlerësuar punën dhe përkushtimin e atyre që përçojnë emocionet dhe historitë e sportit në çdo cep të botës.

Banka Botërore miraton 250 milionë dollarë për Libanin të goditur nga lufta

25 June 2025 at 11:03

Banka Botërore ka miratuar 250 milionë dollarë amerikanë financim për Libanin për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës publike kritike dhe menaxhimin e rrënojave në zonat e prekura nga lufta e Izraelit në vitet 2023 dhe 2024, njoftoi organizata.

Projekti i Ndihmës Emergjente në Liban (LEAP) do të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e Libanit, shtoi ai.

“Duke pasur parasysh nevojat e mëdha të rindërtimit të Libanit, LEAP është strukturuar si një kuadër i shkallëzueshëm prej 1 miliard dollarësh amerikanë me një kontribut fillestar prej 250 milionë dollarësh amerikanë nga Banka Botërore dhe aftësinë për të thithur në mënyrë efikase financim shtesë, qoftë grante apo kredi, sipas një strukture zbatimi të unifikuar, të udhëhequr nga qeveria, që thekson transparencën, llogaridhënien dhe rezultatet”, tha Jean-Christophe Carret, drejtor i Departamentit të Lindjes së Mesme në Bankën Botërore.

Përveç vrasjes së më shumë se 4,000 njerëzve , lufta 14-mujore midis Hezbollahut dhe Izraelit shkaktoi një kosto të madhe materiale në vend, i cili tashmë po përballej me një krizë ekonomike shumëvjeçare. Rreth 10 përqind e shtëpive në Liban – rreth 163,000 njësi – u dëmtuan ose u shkatërruan, për të mos përmendur dëmet në infrastrukturë me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, siç kemi raportuar më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Banka Botërore miraton 250 milionë dollarë për Libanin të goditur nga lufta appeared first on Euronews Albania.

Sulmi amerikan në Iran ‘trondit’ tregjet botërore, aksionet globale në rënie, çmimi i naftës në rritje

23 June 2025 at 09:22

Çmimi i naftës u rrit dhe tregjet e aksioneve ranë ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran. Investitorët reaguan ndaj sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhduan shkëmbimin e zjarrit me raketa të hënën në mëngjes.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me rreth 1.53% në 78.19 dollarë për fuçi. Të dielën, forcat amerikane sulmuan tre objekte bërthamore dhe ushtarake iraniane, duke deklaruar se Teheranit nuk duhet t’i lejohet të zotërojë një armë bërthamore. Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi “nuk do t’i dorëzohet kurrë ngacmimit dhe shtypjes”, ndërsa ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Çmimi i indeksit S&P 500 ra me 0.13% në 6,010.25 dhe Dow Jones ra me 0.2% në 42,431.00. Sakaq, Nasdaq ra me 0.18% në 21,804.50 të hënën në mëngjes. Në tregtimin aziatik, indeksi Nikkei 225 i Tokios ra me 0.19% në 38,331.12, Kospi në Seul ra me 0.3% në 3.012,88, dhe S&P/ASX 200 i Australisë ra me 0.37% në 8,474.40. Indeksi Hang Seng i Hong Kongut dhe Indeksi i Përbërë i Shangait ishin në territor pozitiv, me fitime përkatëse prej 0.35% në 23,611.68 dhe 0.13% në 3,364.29.

Konflikti, i cili u ndez pas një sulmi izraelit kundër Iranit më 13 qershor, ka rritur çmimet e naftës, të lidhura me statusin e Iranit si një prodhues i madh i naftës. Kombi ndodhet gjithashtu në Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon pjesa më e madhe e naftës bruto në botë. Investitorët janë të shqetësuar se Teherani mund të vendosë të bombardojë infrastrukturën e naftës në vendet fqinje ose të bllokojë anijet cisternë që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Kompania e transportit detar Maersk tha të dielën se po vazhdonte të operonte nëpër ngushticë, duke shtuar: “Ne do të monitorojmë vazhdimisht rrezikun e sigurisë për anijet tona specifike në rajon dhe jemi gati të ndërmarrim veprime operative sipas nevojës”. Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve të përpiluara nga Bloomberg, dy supertankerë Coswisdom Lake dhe South Loyalty u kthyen në U në Ngushticën e Hormuzit të dielën.

Situata tani varet nëse Teherani vendos të zgjedhë agresionin apo një përgjigje më diplomatike ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. Irani mund të përpiqet të mbyllë rrugën ujore duke vendosur mina përgjatë ngushticës ose duke goditur dhe kapur anije. Megjithatë, kjo ka të ngjarë të përballet me një përgjigje të fuqishme nga marina amerikane, që do të thotë se rritja e çmimit të naftës mund të mos jetë e qëndrueshme.

Disa analistë mendojnë gjithashtu se Irani nuk ka gjasa ta mbyllë rrugën ujore sepse vendi e përdor atë për të transportuar naftën e vet bruto, kryesisht në Kinë, dhe nafta është një burim kryesor i të ardhurave për regjimin. Nëse Teherani do ta mbyllte me sukses ngushticën, kjo do të shkaktonte një rritje më të gjerë të çmimeve për mallrat e transportuara dhe do të ndërlikonte procesin deflacionar në SHBA, duke i mbajtur potencialisht normat e interesit më të larta për një kohë më të gjatë.

Të hënën në mëngjes, Trump përmendi gjithashtu mundësinë e ndryshimit të regjimit në Iran.

“Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse të mos ketë ndryshim regjimi?” tha presidenti amerikan në Truth Social.

The post Sulmi amerikan në Iran ‘trondit’ tregjet botërore, aksionet globale në rënie, çmimi i naftës në rritje appeared first on Sot News | Lajme.

Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese, s’po bëj shaka, ka shumë…

20 June 2025 at 20:09

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore gjatë një fjalimi në një forum ndërkombëtar ekonomik në Shën Petersburg. Ai deklaroi se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe se, në këtë kuptim, e gjithë Ukraina është “e jona”.

Në përgjigje të pyetjes nëse është i shqetësuar për një luftë globale, Putin tha thjesht: “Kam shqetësim”. Ai shtoi se Rusia nuk kërkon dorëzimin e Ukrainës, por kërkon njohjen e realiteteve që janë krijuar në terren.

Putin nuk përjashtoi mundësinë që Rusia të marrë kontrollin e qytetit ukrainas Sumy, duke theksuar se Rusia nuk e ka mohuar kurrë sovranitetin e Ukrainës, por kujtoi se në vitin 1991 Ukraina ishte një “shtet neutral”.

Presidenti rus akuzoi forcat ukrainase për krime kundër civilëve në rajonin rus të Kurskut dhe mbrojti nevojën për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufijve. Ai paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i një bombe të ndotur nga Ukraina kundër Rusisë “do të ishte gabimi i fundit” i Kievit.

 

 

Putin për konfliktin Iran-Izrael: Mund të gjendet zgjidhje diplomatike.

Në lidhje me tensionet midis Iranit dhe Izraelit, Putin u shpreh optimist për një zgjidhje diplomatike, duke theksuar se qasja ruse në konflikt është “më e mirë se ajo e presionit” e SHBA-së. Ai tha se Rusia kërkon zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për deklaratat e ashpra ndaj Ajatollah Khamenei, përfshirë edhe një aluzion ndaj presidentit amerikan Donald Trump, Putin kërkoi që këto komente të mbeten thjesht retorikë.

The post Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Flet Putin: Është shqetësuese, s’po bëj shaka, ka shumë… appeared first on Sot News | Lajme.

​Sot Dita Botërore e Refugjatëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët në të gjithë botën.

Dita Botërore e Refugjatëve shënohet çdo 20 qershor dhe hedh dritë mbi të drejtat, nevojat dhe ëndrrat e refugjatëve, duke ndihmuar në mobilizimin e vullnetit politik dhe burimeve në mënyrë që refugjatët jo vetëm të mbijetojnë, por edhe të lulëzojnë.

Shumë aktivitete të mbajtura në Ditën Botërore të Refugjatëve krijojnë mundësi për të mbështetur refugjatët.

Dita Botërore e Refugjatëve u mbajt globalisht për herë të parë më 20 qershor 2001 për të përkujtuar 50-vjetorin e Konventës së vitit 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve. Fillimisht njihej si Dita e Refugjatëve të Afrikës, përpara se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ta caktonte zyrtarisht si një ditë ndërkombëtare në dhjetor 2000.

Çdo vit, Dita Botërore e Refugjatëve shënohet nga një sërë ngjarjesh në shumë vende të globit në mbështetje të refugjatëve.

Këto aktivitete drejtohen nga ose përfshijnë vetë refugjatët, zyrtarë qeveritarë, komunitete pritëse, kompani, personazhe të famshëm dhe nxënës shkollash.

The post ​Sot Dita Botërore e Refugjatëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – 10 vendet më të sigurta të globit në rast të një lufte botërore

LONDËR, 19 qershor /ATSH/ – Në një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më të paqëndrueshëm, mundësia e një konflikti bërthamor nuk është më një fantazi politike, shkruan ilmessaggero.it.

Episodet e fundit të tensionit midis Izraelit dhe Iranit po nxisin frikën e një përshkallëzimi global, dhe pyetja që po shfaqet me këmbëngulje gjithnjë e më të madhe është: cilat vende në botë do të ishin më të sigurta në rast të një apokalipsi atomik?

Studimet e botuara në ”Nature Communications” ofrojnë një përgjigje konkrete.

Disa vende, për shkak të pozicionit të tyre gjeografik, dendësisë së ulët të popullsisë dhe mungesës së infrastrukturës ushtarake strategjike, do të kishin më shumë gjasa të mbijetonin – ose të paktën t’i rezistonin – një konflikti bërthamor në shkallë të gjerë.

Lista e 10 vendeve më të sigurta në botë:

1 – Islanda

2 – Kanadaja

3 – Australia

4 – Zelanda e Re

5 – Norvegjia

6 – Suedia

7 – Groenlanda

8 – Ishujt Fixhi

9 – Nepali

10 – Sri Lanka./ /os/

The post FOKUS – 10 vendet më të sigurta të globit në rast të një lufte botërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për përmbajtje, ndërsa të tjerë dënojnë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

By: xhir jeta
13 June 2025 at 16:16

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz i bëjnë thirrje Iranit dhe Izraelit të ushtrojnë përmbajtje, pasi dënojnë programin bërthamor të Iranit dhe – në këtë kontekst – “riafirmojnë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer i ka kërkuar Iranit dhe Izraelit të “tërhiqen dhe të ulin tensionet urgjentisht”.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë në një deklaratë se sulmet izraelite janë një “provokim i qartë që shpërfill ligjin ndërkombëtar”.

Omani, i cili po ndërmjetëson bisedimet bërthamore Iran-SHBA të dielën, tha se “e mban Izraelin përgjegjës për këtë përshkallëzim dhe pasojat e tij”.

Arabia Saudite ka denoncuar sulmet e Izraelit, duke thënë se ato “përbëjnë një shkelje të qartë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.

Dhe Kina ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për sulmet dhe i ka kërkuar Izraelit dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm.

Ambasadori i Izraelit në OKB do të japë një përditësim mbi sulmin e mbrëmshëm. Dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet gjithashtu sot për të diskutuar situatën, raporton Reuters, pasi Irani i bëri thirrje për një takim urgjent./abcnews.al

FOKUS – Lagarde: Dëmtohemi të gjithë me tregtinë globale të ndarë në blloqe

PEKIN, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Nëse tregtia globale do të ndahej në blloqe konkurruese, tregtia do të tkurrej ndjeshëm dhe secila ekonomi e madhe do të ishte më keq, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, gjatë një fjalimi në Pekin.

Lagarde iu referuar në mënyrë implicite idesë së administratës Trump, e cila synon të vendosë një bllok tregtar perëndimor kundër atij të udhëhequr nga Kina.

“Për të mbrojtur prosperitetin ne duhet të ndjekim zgjidhje bashkëpunuese, edhe përballë dallimeve gjeopolitike dhe kjo do të thotë që si vendet me suficit ashtu edhe ato me deficit duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi Lagarde.

“Politikat tregtare shtrënguese nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për tensionet tregtare të sotme”, shtoi ajo, me një referencë implicite ndaj tarifave të Trump.

“Në masën që proteksionizmi synon të zgjidhë çekuilibrat tregtare, ai nuk e bën këtë duke adresuar shkaqet rrënjësore, por duke gërryer themelet e prosperitetit global”, shtoi ajo./   /os/

The post FOKUS – Lagarde: Dëmtohemi të gjithë me tregtinë globale të ndarë në blloqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

10 June 2025 at 19:12

Banka Botërore parashikoi një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike botërore, përfshirë Shqipërinë për vitin 2025 dhe për dy vitet në vijim, bëhet e ditur në raportin e fundit Perspektiva ekonomike botërore që u publikua të martën. Ekonomia botërore do të rritet me 2.3% këtë vit, sipas parashikimit të ri, “me ngadalësim në shumicën e […]

The post Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike appeared first on Reporter.al.

Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Luftoni ndotjen nga plastika

By: Kult Plus
5 June 2025 at 09:00

Sot është Dita Botërore e Mjedisit dhe për 2025-ën, Kombet e Bashkuara kanë caktuar temën “Beat Plastic Pollution” (Lufto ndotjen nga plastika).

Dita Botërore e Mjedisit vë në pah provat shkencore mbi ndikimet e ndotjes plastike dhe nxit popullatën të refuzojë, të reduktojë, të ripërdorë, të riciklojë dhe të mendojë mirë përdorimin e plastikës për të ndërtuar një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.

Në nivel global, vlerësohet se rreth 11 milion tonë mbetje plastike rrjedhin në ekosistemet ujore çdo vit. Më shumë se 800 specie detare dhe bregdetare janë prekur nga kjo ndotje përmes gëlltitjes, ngatërrimit dhe rreziqeve të tjera.

Mikroplastika në dete tani është më e madhe se yjet në galaktikën tonë.

Kostoja vjetore sociale dhe mjedisore e ndotjes plastike varion midis 300 miliardë dhe 600 miliardë dollarë amerikanë.

Më shumë se 400 milionë tonë plastikë prodhohen çdo vit në mbarë botën, gjysma e të cilave është projektuar për t’u përdorur vetëm një herë. Nga kjo, më pak se 10 % riciklohet.

Grimca të vogla plastike deri në 5 mm në diameter, arrijnë të depërtojnë në ushqim, ujë dhe ajër. Është vlerësuar se çdo person në planet konsumon më shumë se 50,000 grimca plastike në vit dhe shumë më tepër nëse merret parasysh thithja përmes ajrit.

Plastika e hedhur ose e djegur për një përdorim të vetëm dëmton shëndetin e njeriut dhe biodiversitetin dhe ndot çdo ekosistem nga majat e maleve deri në fundin e oqeanit. /atsh/ KultPlus.com

Farmer’s hands holding a small tree on nature background

“SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Kombëtarja Kuqezi ka vijuar përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “SHBA 2026”.

Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit. Të besuarit e trajnerit Silvinjo u angazhuan në përgatitje atletike dhe taktike.

Shqetësim për trajnerin brazilian përbën gjendja e sulmuesit Rej Manaj, i cili mungoi dje në seancën stërvitore për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.

Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Kombëtarja shqiptare fillimisht humbi me Anglinë në transfertë dhe më tej fitoi ndaj Andorrës në ndeshjen e luajtur në Tiranë.

Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja Shqiptare seancë stërvitore për sfidën ndaj Serbisë - Foto: Florian Abazaj
1 nga 10
Stërvitje
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje

The post “SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitale, shkolla e hotele evakuohen në Këln pas zbulimit të bombave

By: user 8
4 June 2025 at 18:24

Në qytetin gjerman të Këlnit janë zbuluar tre bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

Si pasojë rreth 20 mijë banorë janë evakuar nga autoritetet.

Përveç banorëve, urdhra të evakuimit u lëshuan në një spital, dy azile, nëntë shkolla dhe shumë hotele e muze.

Kryetari i bashkisë tha se ky ishte operacioni më i rëndësishëm i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Urdhrat e evakuimit prekën sektorin e transportit në qytetin me mbi një milion banorë, me operatorin kombëtar hekurudhor të Gjermanisë që paralajmëroi se shumë trena do të devijoheshin ose do të anuloheshin.

Tre bombat u gjetën në një lagje shumë të frekuentuar në brigjet e lumit Rajn. Bomba të pashpërthyera gjenden shpesh në Gjermani, ku shumë qytete të mëdha pësuan dëme të rënda gjatë luftës.

The post Spitale, shkolla e hotele evakuohen në Këln pas zbulimit të bombave appeared first on Lapsi.al.

Panik në Këln/ Evakuohen mbi 20 mijë banorë, Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të…

4 June 2025 at 14:16

Pasi u zbuluan tre bomba të pashpërthyera të epokës së Luftës së Dytë Botërore që pritet të çaktivizohen gjatë ditës, mbi 20 mijë qytetarë u evakuuan nga qendra e Këlnit, në Gjermaninë perëndimore.

Tre bombat e prodhuara në Amerikë, të zbuluara gjatë operacioneve të hënën, dy me peshë 1,000 kilogramë dhe e treta 500 kilogramë, mbajnë një detonator që aktivizohet në momentin e impaktit. Kryebashkiaku i qytetit tha se ishte “operacioni më i rëndësishëm” i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Shërbimi i asgjësimit të bombave në Düsseldorf është ngarkuar me çaktivizimin e bombave.

Përveç banorëve, urdhri i evakuimit përfshin edhe një spital, dy azile pleqsh, një stacion treni, disa biznese dhe shumë restorante e hotele, si dhe nëntë shkolla dhe kopshte, tha bashkia e Këlnit në një deklaratë.

Një hartë e zonës së Këlnit që po evakuohet për të çaktivizuar tre bombat:

Lufta e Dytë Botërore mund të ketë mbaruar 80 vjet më parë, por toka në qytetet gjermane mbetet e mbushur me bomba të pashpërthyera, të cilat shpesh zbulohen gjatë punimeve të ndërtimit.

Në vitin 2017, zbulimi në Frankfurt i një bombe masive prej 1.4 tonësh çoi në evakuimin e 65,000 njerëzve. Në dhjetor 2021, një bombë shpërtheu në një kantier ndërtimi pranë stacionit të Mynihut, duke plagosur katër persona dhe duke ndërprerë trafikun e trenave.

The post Panik në Këln/ Evakuohen mbi 20 mijë banorë, Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌