❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve

21 July 2025 at 16:35

BanorĂ«t e gjashtĂ« fshatrave tĂ« Kaçinarit nĂ« MirditĂ« u mblodhĂ«n sot nĂ« shenjĂ« proteste para GjykatĂ«s sĂ« LezhĂ«s ku pritej tĂ« shqyrtohej vijimi ose jo i hetimeve pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si iu dha e drejta pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar katĂ«r hidrocentrale nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji”.

Pasi e shtyu fillimisht seancën për mungesë dokumentacioni të plotë, nga ora 11:30 në 15:30, gjykata vendosi që ta shtyjë përfundimisht shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për mbyllje të çështjes për më 15 shtator ora 9:00.

Banorët pretendojnë se kompania e ka përfituar koncesionin me shkelje, pa konsultim publik dhe madje duke falsifikuar firmat e banorëve. Për këtë, në vitin 2019 ngritën kallëzim kundër kompanisë.

Prej asokohe, ata janë endur dyerve të gjykatës duke kërkuar drejtësi. Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dy herë pushimin e çështjes, teksa gjykata i ka kërkuar rihetimin. Por situata duket të ketë ngecur këtu.

“Jemi munduar me mbi 32 protesta paqĂ«sore nĂ« harkun kohor tĂ« gjashtĂ« viteve si nĂ« Kaçinar dhe TiranĂ«, dhe sot jemi para gjykatĂ«s sĂ« LezhĂ«s pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«, tĂ« rihetohet çështja dhe tĂ« dalin personat pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r falsifikimet e tĂ« gjithĂ« koncesionit,” u shpreh paraditen e sĂ« hĂ«nĂ«s para gjykatĂ«s Gjon Pjetri.

Gjergj Deda, kryetar i fshatit Simon, i bĂ«ri thirrje gjykatĂ«s tĂ« mos tĂ« pranojĂ« pushimin e çështjes, por tĂ« detyrojĂ« prokurorinĂ« pĂ«r t’i çuar pĂ«rgjegjĂ«sit para drejtĂ«sisĂ«.

“I bĂ«j thirrje prokurorisĂ« e gjykatĂ«s sĂ« rrethit gjyqĂ«sor LezhĂ« mos ta lerĂ« problemin ta zgjidhĂ« komuniteti. NĂ«se do tĂ« bĂ«het puna ta zgjidhĂ« komuniteti do tĂ« jetĂ« fatale pĂ«r zonĂ«n e Kaçinarit”, u shpreh Deda. 

Për Tonin Beqirin, banor i fshatit Simon kjo është një çështje që prek interesat e një komuniteti prej 3 mijë banorësh, për të cilin nuk mund të vendosin firmat e disa personave.

“Preket interesi  i shumĂ«kujt, jo i dikujt. Nuk kĂ«rkojmĂ« kurrgjĂ«, kĂ«rkojmĂ« vetĂ«m drejtĂ«si,” theksoi Beqiri.

Për banorët që jetojnë në fshatrat e njësisë administrative të Kaçinarit, uji është jetësor për përditshmërinë e tyre.

“NĂ«se do ta fusin ujin nĂ«pĂ«r tuba nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« burime. Nuk do ketĂ« ku tĂ« pinĂ« ujĂ« gjallesat e natyrĂ«s. Çdo gjĂ« do tĂ« shkretohet do tĂ« bĂ«het Sahara”, u shpreh Gjok Beqiri pĂ«r Citizens. 

Avokati Marash Logu denoncoi mungesën e dokumenteve dhe shtyrjen e seancave prej katër vitesh. Sipas tij, hetimi nuk ka qenë i thelluar, por tentativë për ta mbyllur rastin teksa banorët protestojnë prej dhjetë vitesh.

Njësoj si një javë më parë, seanca u shty për mungesë dokumentacioni. Logu tregoi se prokuroria paraqiti një akt-ekspertizë të paplotë me mungesë të shumtë faqesh.

“TĂ« gjitha faqet tek mungojnĂ«. Pra kemi faqen 1-2, mungon faqja tre, kemi faqen katĂ«r, mungon pesa
 si mund ta kuptojmĂ« njĂ« akt ekspertimi, tĂ« cilit i mungojnĂ« 27 faqe dhe kjo mbetet njĂ« pikĂ«pyetje e madhe,” argumentoi avokat Logu.

Ndërkohë banorët janë të shqetësuar pasi kompania ka vazhduar punimet pavarësisht se, sipas avokatit Logu, asaj i kanë përfunduar leja e ndërtimit, leja mjedisore dhe leja për shfrytëzimin e burimeve ujore.

Banorët dhe bashkia Mirditë kanë kërkuar pezullim të punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, por makineritë në Kaçinar vazhdojnë të dëmtojnë terrenin.

KundĂ«rshtitĂ« ndaj projektit tĂ« katĂ«r hidrocentraleve tĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” vijojnĂ« prej vitesh.

Në fund të marsit të 2025 banorët e Kaçinarit protestuan në Qafën e Vorres, ndërsa makineritë ishin ngjitur në atë zonë. Ata kërkuan zmbrapsjen e tyre teksa kompania kishte nisur të ndërtonte fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve. 

Me 15 prill banorët organizuan protestën tjetër në bjeshkë, ndërsa u panë forca të shumta policie që shoqëronin përkrah makineritë e rënda të kompanisë. 

Në 2 maj, banorët protestuan para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku kërkuan ndërhyrje të institucioneve për të ndalur punimet. Por deri më sot duket se protestat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Lexoni gjithashtu:

The post Beteja kundër HEC-eve: Banorët e Kaçinarit kërkojnë vijimin e hetimeve appeared first on Citizens.al.

Shtetet e Ballkanit përballen me sfida mjedisore të përbashkëta

17 July 2025 at 12:37

Nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe Kosovë, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfidat të shumta mjedisore, që shpesh janë të përbashkëta. 

ShfrytĂ«zimi i pakontrolluar i burimeve natyrore, ndotja industriale dhe projektet e diskutueshme tĂ« “zhvillimit” po kĂ«rcĂ«nojnĂ« biodiversitetin, shĂ«ndetin publik dhe tĂ« ardhmen e vendeve tĂ« Ballkanit, duke vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje edhe antarĂ«simin e tyre nĂ« Bashkimin Evropian. 

Serbia përballet me presione lokale dhe ndërkombëtare 

NĂ« Serbi, lufta kundĂ«r projektit tĂ« minierĂ«s sĂ« litiumit “Jadar” nga kompania Rio Tinto Ă«shtĂ« kthyer nĂ« simbol tĂ« rezistencĂ«s qytetare. Sipas Iskra Krstic nga Polekol/Right to Water Initiative,  “kjo pĂ«rpjekje tregon se nuk Ă«shtĂ« kurrĂ« vonĂ« pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar padrejtĂ«sinĂ«.” 

“NĂ« vitin 2019, kur shoqĂ«ria civile mĂ«soi pĂ«r projektin e minierĂ«s sĂ« litiumit “Jadar” tĂ« Rio Tinto-s dhe popullsia lokale mĂ«soi pĂ«r shkallĂ«n e kĂ«tij projekti, mina ishte shumĂ« pranĂ« marrjes sĂ« tĂ« gjitha lejeve tĂ« nevojshme pĂ«r zbatim”, kujton Krstic.

Por pavarësisht se projekti kishte marrë mbështetje të fuqishme nga qeveria dhe ishte pranë përfundimit të procedurave, protestat masive dhe mobilizimi i shoqërisë civile e ndaluan përkohësisht. 

MegjithatĂ«, pasiviteti i institucioneve dhe mbĂ«shtetja e BE-sĂ« pĂ«r projektin nĂ« emĂ«r tĂ« “tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r” po rrezikojnĂ« rikthimin e tij.

Krstic thekson se “suksesi lind aty ku ekziston njĂ« mobilizim i fuqishĂ«m dhe i bashkuar,” duke nĂ«nvizuar rolin kyç tĂ« informimit dhe edukimit pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar propagandĂ«n zyrtare dhe mediat e kapura. 

Ndërkohë, aktivistët serbë janë të vetëdijshëm se presioni ndërkombëtar, sidomos nga BE, mund të ketë dy anë të medaljes, mund të forcojë mbrojtjen e mjedisit, por edhe ta minojë atë.

Në vitet e fundit, zyrtarët e Komisionit Evropian kanë shfaqur dëshirë për të nxitur minierat e litiumit në Serbi për hir të tranzicionit të gjelbër të BE-së, duke shpërfillur rreziqet dhe vullnetin e popullsisë lokale.

“Lista e projekteve strategjike e BE-sĂ«, ku u fut edhe “Jadar”, Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me Aktin pĂ«r LĂ«ndĂ«t e Para Kritike (CRMA), i kritikuar pĂ«r minimin e pĂ«rpjekjeve mjedisore dhe shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« komuniteteve lokale”, thotĂ« aktivistja, por ajo shton se BE ka shprehur gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« mbyllur sytĂ« ndaj rĂ«nies sĂ« sundimit tĂ« ligjit dhe tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« kĂ«mbim tĂ« burimeve tĂ« çmuara.

MegjithatĂ«, Parlamenti Evropian Ă«shtĂ« heterogjen, thotĂ« Krstic. “EurodeputetĂ«t e gjelbĂ«r dhe tĂ« majtĂ« kanĂ« qenĂ« mbĂ«shtetĂ«s tĂ« hapur tĂ« luftĂ«s lokale, vizitojnĂ« SerbinĂ«, dĂ«gjojnĂ« komunitetet dhe i bĂ«jnĂ« thirrje publikut evropian. Tranzicioni duhet tĂ« jetĂ« i drejtĂ« dhe vĂ«rtet i gjelbĂ«r, jo thjesht nĂ« emĂ«r”, thotĂ« ajo.

PĂ«rtej çështjes sĂ« “Jadarit,” Serbia pĂ«rballet me njĂ« model zhvillimi qĂ« privilegjon interesat industriale dhe minierat nĂ« dĂ«m tĂ« komuniteteve dhe natyrĂ«s. BashkĂ«punimi rajonal pĂ«rmes rrjeteve si “Le tĂ« mbrojmĂ« lumenjtĂ« e Ballkanit” apo “ZBOR” ka krijuar ura mes aktivistĂ«ve nĂ« Serbi, BosnjĂ« e HercegovinĂ« dhe mĂ« gjerĂ«, duke forcuar frymĂ«n e solidaritetit ndĂ«rkufitar.

“LuftĂ«rat mjedisore nĂ« Serbi (dhe Ballkan) shĂ«rbejnĂ« si shembull se si rajonet dhe popullsitĂ« e varfra, qĂ« kanĂ« shumĂ« pak faj pĂ«r krizĂ«n klimatike dhe ndotjen, ndĂ«shkohen dyfish”, thotĂ« ajo.

Krstic nĂ«nvizon se Ballkani PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« njĂ« nga rajonet qĂ« po ngrohet mĂ« shpejt nĂ« njĂ« kontinent. “Rajoni tashmĂ« pĂ«rjeton thatĂ«sira hidrologjike dhe ndryshime tĂ« thella klimatike qĂ« rrezikojnĂ« bujqĂ«sinĂ«â€, shton ajo.

Pengesat kryesore me tĂ« cilat pĂ«rballet Serbia janĂ« presionet lokale dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« sakrifikuar pyjet, lumenjtĂ«, gurĂ«t dhe mineralet pĂ«r interesat financiare. “ËshtĂ« thelbĂ«sore tĂ« investohet nĂ« ruajtjen e ujĂ«rave, pyjeve dhe tokĂ«s pĂ«r tĂ« minimizuar dĂ«met dhe pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« ushqimore dhe tĂ« ujit”, shprehet aktivsitja mjedisore.

“NĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« mĂ« ndryshe”

Në Shqipëri situata nuk është më ndryshe kur vjen fjala tek shrytëzimi i resurseve natyrore dhe dëmtimi i mjedisit. 

Sfidat mjedisore në Shqipëri lidhen kryesisht me shfrytëzimin e lumenjve për hidrocentrale dhe devijime të ujërave. Komunitetet lokale, ashtu si në Serbi kanë bërë përpjekje për të mbrojtur mjedisin, në disa raste me sukses e në disa të tjera jo, por e ajo që është e rëndësishme për aktivistët mjedisor është që komunitet e kuptojnë rëndësinë e natyrës. 

Besjana Guri nga Eco Albania thekson se “Vjosa dhe Shushica janĂ« simbole tĂ« rezistencĂ«s mjedisore nĂ« vend, ku komunitetet janĂ« vetĂ«organizuar dhe kanĂ« marrĂ« mbĂ«shtetje tĂ« fortĂ« nga organizatat mjedisore.”

Përmes fushatave si Save the Blue Heart of Europe, Shqipëria ka treguar se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për të ruajtur lumenjtë e fundit të egër të Europës. 

“Ne jemi pjesĂ« e njĂ« rrjeti tĂ« gjerĂ« aktivistĂ«sh dhe organizatash qĂ« punojnĂ« pĂ«r tĂ« njĂ«jtat kauza dhe qĂ« janĂ« pjesĂ« e fushatĂ«s “Save the Blue Heart of Europe”. MegjithatĂ«, bashkĂ«punimi shtrihet edhe pĂ«rtej kĂ«tij rrjeti, pasi shpesh bashkĂ«rendojmĂ« forcat me organizata tĂ« tjera nĂ« rajon pĂ«r nisma tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe ndĂ«rkufitare”, thotĂ« Guri. 

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha për Shqipërinë. Guri sjell në vëmendje planet për ndërtime të reja hidrocentralesh, shfrytëzimin komercial të burimeve ujore dhe zhvillimin urbanistik pa kontroll të cilat po kërcënojnë pasuritë natyrore.

Sa i përket rolit të BE-së, Guri thekson se mund të luajë një rol vendimtar, por presioni duhet të jetë më i fortë dhe më i qëndrueshëm. 

“Ne kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« tranzicion tĂ« gjelbĂ«r qĂ« nuk sakrifikon natyrĂ«n pĂ«r pĂ«rfitime afatshkurtra ekonomike,” thotĂ« ajo, duke vĂ«nĂ« theksin te nevoja pĂ«r ndalimin e investimeve ndotĂ«se dhe forcimin e kuadrit ligjor pĂ«r mbrojtjen e natyrĂ«s.

Për aktivisten Besjana Guri, e ardhmja mjedisore e Shqipërisë do të varet nga sa seriozisht do ta marrin insititucionet shqitpare tranzicionin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. 

“Objektivat klimatike tĂ« BE-sĂ« pĂ«r 2035 nuk janĂ« thjesht njĂ« angazhim ndĂ«rkombĂ«tar por njĂ« mundĂ«si pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« tĂ« modernizojĂ« ekonominĂ«, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« energjetike dhe tĂ« mbrojĂ« pasuritĂ« natyrore”, shprehet ajo, duke shtuar se tani duhet tĂ« ndalojnĂ« investimet nĂ« sektorĂ« ndotĂ«s, tĂ« pĂ«rshpejtohet integrimi i burimeve tĂ« rinovueshme si dhe tĂ« frocohenligjet pĂ«r mbrojtjen e natyrĂ«s.

Kosova përballet me një krizë të shumëfishtë

NĂ« KosovĂ«, mjedisi pĂ«rballet me njĂ« krizĂ« tĂ« shumĂ«fishtĂ«, si ndotja e ajrit nga termocentralet e vjetra, degradimi i lumenjve dhe pyjeve, dhe menaxhimi i dobĂ«t i mbetjeve. Besnik Boletini, gazetar investigativ nĂ« organizatĂ«n ÇOHU!, thekson se “institucionet kanĂ« dĂ«shtuar nĂ« zbatimin e ligjeve mjedisore dhe degradimi ka marrĂ« pĂ«rmasa alarmante.”

“Gjendja e mjedisit nĂ« KosovĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« e keqe nĂ« disa aspekte, ndĂ«rkaq nuk ka ndonjĂ« angazhim tĂ« duhur nga institucionet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar situatĂ«n”, thotĂ« Boletini.

Ai sjell në vëmendje një sërë probelmesh mejdisore me të cilat përballet Kosova, si bdotja e ajrit nga termocentralet e KEK-ut, për shkak të vjetërisë së dy termocentraleve. Po ashtu, situata me lumenjtë ka një përkeqësim të vazhdueshëm.

 “LumenjtĂ« vazhdimisht po degradohen nga operuesit ilegalĂ«, ndĂ«rkaq ndotja e tyre vazhdon tĂ« jetĂ« po ashtu e vazhdueshme pĂ«rmes derdhjes sĂ« kanalizimeve nĂ« lumĂ«, por edhe hedhjes sĂ« mbeturinave tĂ« ndryshme nĂ« lumenj dhe buzĂ« lumenjve”, thotĂ« gazetari. 

NjĂ« tjetĂ«r problem shqetĂ«sues mbetet dhe prerja ilegale dhe djegia e pyjeve. “PandĂ«shkueshmĂ«ria nĂ« kĂ«tĂ« aspekt, veçanĂ«risht tĂ« lĂ«ndĂ«t e pyjeve Ă«shtĂ« e madhe. MĂ« sĂ« shumti lĂ«ndĂ« janĂ« parashkruar pĂ«r rastet qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me prerjen e pyjeve”, shprehet Boletini.

Megjithatë, reagimi qytetar ka qenë i pranishëm, protestat dhe aktivizmi lokal kanë arritur të ndalojnë projekte të caktuara apo të shtyjnë autoritetet të veprojnë, edhe pse sfidat mbeten.

“Ka pasur protesta tĂ« kohĂ« pakohshme, varĂ«sisht nga zhvillimet. P.sh kur e patĂ«m publikuar njĂ« hulumtim se si Ferronikeli po e ndotĂ« ujin, ajrin dhe tokĂ«n, një  grup i qytetarĂ«ve nga Drenasi patĂ«n organizuar protesta para ministrisĂ« dhe si rezultat ishte gjobitur kompania”, sjell nĂ« vĂ«mendje gazetari. 

Organizimet më të mëdha janë bërë nga qytetarët që janë prekur nga ndërtimi i hidrocentraleve, veçanërisht në komunën e Shterpcës.

Ai thekson se mungesa e bashkĂ«punimit rajonal pĂ«r çështjet mjedisore Ă«shtĂ« njĂ« pengesĂ« e madhe. “Ndotja nuk njeh kufij, dhe mungesa e njĂ« strategjie tĂ« pĂ«rbashkĂ«t e bĂ«n problemin mĂ« tĂ« madh“, thotĂ« ai. 

Teksa sa i takon antarëasimit të vendit në BE, gazetari vlerëson se politikat janë të harmonizuara me BE, por zbatimi është i dobët dhe mjedisi vazhdon të mos jetë prioritet në agjendën institucionale.

Natyra e Ballkanit po kërcënohet nga modele të gabuara zhvillimi, mungesë transparence dhe mungesë të zbatimit të ligjeve ekzistuese. Bashkëpunimi ndërkufitar, ndonëse i pranishëm në disa raste, mbetet ende i fragmentuar dhe i pamjaftueshëm për të përballuar krizën mjedisore rajonale.

Nga ana tjetĂ«r, Bashkimi Europian mbetet njĂ« aktor kyç, nĂ«se do tĂ« jetĂ« njĂ« forcĂ« pĂ«r mbrojtjen e mjedisit apo njĂ« promotor i projekteve qĂ« e dĂ«mtojnĂ« atĂ«, “kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«â€, sipas aktivistĂ«ve dhe gazetarĂ«ve qĂ« raportojnĂ« çështjet mjedisore.  

Nëse procesi i integrimit do të jetë i ndjeshëm ndaj çështjeve të mjedisit dhe nëse do të kërkojë standarde të vërteta e jo fasadë, Ballkani mund të ketë një të ardhme më të gjelbër.

Lexoni gjithashtu:

The post Shtetet e Ballkanit përballen me sfida mjedisore të përbashkëta appeared first on Citizens.al.

Thethi “i plagosur”, nĂ«n hijen e “PaketĂ«s sĂ« Maleve”

15 July 2025 at 14:50

Në momentin që fadromat prishën një nga katër shtëpizat e drurit të Zef Barit, në oborr kishte ende të stivuara materialet e ndërtimit. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pa paralajmërim.

I revoltuar pĂ«r “pabesinĂ« e qeverisĂ«â€ Zefi nisi tĂ« ndajĂ« mendimin se banorĂ«t e Thethit u mashtruan nga Kryeministri njĂ« vit mĂ« parĂ«, kur bashkĂ« me premtimin pĂ«r fshirjen e gjobave ai u pati bĂ«rĂ« thirrje emigrantĂ«ve tĂ« kthehen dhe tĂ« investojnĂ« nĂ« turizĂ«m.

“Solla djemtĂ« nga Gjermania dhe Franca ku kishin ndĂ«rtuar jetĂ«n e tyre dhe po investonim nĂ« shtĂ«pizat e drurit. Na mashtroi dhe na preu nĂ« besĂ« qeveria”, tha ai, teksa tregoi se shpenzimet shkonin deri nĂ« 30 mijĂ« euro.

Sipas Zefit, tĂ« gjitha institucionet kanĂ« qenĂ« nĂ« dijeni pĂ«r ndĂ«rtimet nĂ« Theth dhe “tĂ« gjithĂ« thonin vazhdoni”.  

Edhe familja e Bekim Koçekut nxitoi të largojë shtëpizat e drurit nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ata thanë se bashkë me investimin, po shuhej edhe përpjekja disa vjeçare për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend.

“Kemi qenĂ« plot me turistĂ« dhe jemi detyruar t’i nxjerrim nĂ« orĂ«n 5 tĂ« mĂ«ngjesit nga shtĂ«pia. FĂ«mija i tyre 10 vjeç qante se nuk po e kuptonte çfarĂ« po ndodhte, ishte i trembur. Ky Ă«shtĂ« krim!” tha mes lotĂ«sh, Edmira, motra e Bekimit, e cila shpjegoi pĂ«r Citizens.al se u kishin kĂ«rkuar mĂ« kot autoriteteve t’i lejonin tĂ« punonin deri nĂ« shtator.

“Bekim Koçeku ka lĂ«nĂ« garanci nĂ« bankĂ« pensionin e invaliditetit pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar kĂ«to shtĂ«pi, tani ka 200 milionĂ« lekĂ« borxh”, tha e dĂ«shpĂ«ruar Edmira, duke treguar tokat ku ata kanĂ« jetuar ndĂ«r shekuj.

Qetësia e fshatit të fshehur mes maleve u trondit nga zhurma e fadromave javën e dytë të muajit korrik. Lugina u kthye në një skenë lufte, ku policë me kallashnikovë u përballën më banorë të zëmëruar që sulmuan me molotovë mjetet e IKMT-së.

Në mes të kësaj përplasjeje, qindra turistë që kishin rezervuar në Theth, anuluan rezervimet dhe ia mbathën. Bashkë me ta, duket se u largua edhe shpresa se fshati mund të ketë një të ardhme në turizëm.  

A po prishen ndĂ«rtimet nĂ« Theth pĂ«r “PaketĂ«n e maleve”?

EkspertĂ«t fajĂ«sojnĂ« njĂ« zinxhir tĂ« gjatĂ« institucionesh pĂ«r neglizhencĂ« dhe degradim tĂ« situatĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, banorĂ«t e Thethit pretendojnĂ« se pas aksionit fshihet “Paketa e Maleve”.  

“PĂ«r çfarĂ« vijnĂ« ato helikopterĂ«t me investitorĂ« strategjikĂ«?! PĂ«r tĂ« na marrĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e jona. KĂ«tu nuk ka tokĂ« tĂ« xanun,” tha njĂ« banor i Thethit pĂ«r Citizens.al.

PĂ«r t’i fryrĂ« edhe mĂ« shumĂ« kĂ«tij dyshimi, shĂ«rbeu edhe njĂ« postim gjatĂ« ditĂ«s sĂ« shtunĂ«, i kryebashkiakut tĂ« ShkodrĂ«s, Benet Beci, ku ftonte tĂ« gjithĂ« tĂ« interesuarit tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve”.

Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, e lidh këtë qasje me trysninë që kryeministri Rama ka bërë së fundmi në kërkesat për dorëheqjen e drejtuesve të drejtorive në autoritetet lokale.

“Nuk pĂ«rjashtohet mundĂ«sia qĂ« edhe ‘reprezaljet’ qĂ« po ndĂ«rmerren nga Kryeministri nĂ« bashki tĂ« ndryshme, tĂ« jenĂ« pjesĂ« e njĂ« strategjie pĂ«r tĂ« keqpĂ«rdorur stafet bashkiake nĂ« vendimmarrje klienteliste nĂ« transferim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« pronĂ«s publike,” tha Brahaj.

“Paketa e Maleve”, e miratuar nĂ« janar tĂ« kĂ«tij viti, synon “tĂ« nxisĂ« zhvillimin dhe rigjallĂ«rimin ekonomik tĂ« zonave malore kundrejt lehtĂ«sirave fiskale dhe dhĂ«nies sĂ« tokave shtetĂ«rore nĂ« posedim”.

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në tokën e familjes Koçeku, Theth/Citizens.al

Aktualisht procesi është në fazën e shprehjes së interesit, e cila bëhet pa pagesë përmes e-albanias, si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët.

Pa qenë pronarë trojesh, me një përzgjedhje pike në hartë, gjithsekush mund të interesohet për sado sipërfaqe të dëshirojë (e shprehur në hektarë).

Nevojitet vetëm një përshkrim me maksimumi 500 fjalë, të caktohet tipologjia e investimit: turizëm, energjetikë, blegtori, projekte sociale etj; dhe kohëzgjatja e posedimit të tokës: më pak ose më shumë se 10 vite. (link ilustrues)

Shprehja e interesit i dĂ«rgohet bashkive pĂ«rkatĂ«se, tĂ« cilat do t’i trajtojnĂ« pĂ«r evidentime pĂ«r zonat zhvillimore. Ligji i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” i lejon bashkitĂ« qĂ« pas procesit tĂ« evidentimeve t’i propozojnĂ« qeverisĂ« tĂ« ndryshojĂ« cilĂ«simin e tokave duke shpallur “zona zhvillimore” zonat e interesuara.

Nga kjo paketĂ« ligjore pritet tĂ« pĂ«rfitojnĂ« “500 aplikuesit e parĂ«â€.

Zef Preçi, drejtues i QendrĂ«s pĂ«r KĂ«rkime Ekonomike (ACER) qĂ« ka kryer njĂ« vlerĂ«sim tĂ« rrezikut pĂ«r korrupsion tĂ« kĂ«tij ligji thotĂ« se ka mungesĂ« transparence dhe se “pĂ«rmbajtja krijon premisa pĂ«r qĂ«llime tĂ« fshehura ose tĂ« padeklaruara”.

“Ligji prek nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme interesa publike ndĂ«rsa bĂ«het fjalĂ« pĂ«r shitje tĂ« pasurisĂ« shtetĂ«rore, pĂ«r vlera tĂ« parĂ«ndĂ«sishme fare, tek subjekte private,” tha Preçi.

Sipas drejtuesit tĂ« ACER, ligji prek nĂ« mĂ«nyrĂ« problematike ekuilibrin mes interesit publik dhe atij privat, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me mekanizmin e kalimit tĂ« pronĂ«s shtetĂ«rore te poseduesit jopronarĂ« ose thĂ«nĂ« ndryshe “faktikĂ«â€ pa titull pronĂ«sie.

“Toka jonĂ« iu duhet pĂ«r tua dhĂ«nĂ« investitorĂ«ve strategjikĂ«, jemi tĂ« bindur qĂ« pas kĂ«saj qĂ«ndron Paketa e Maleve”, tha njĂ« banor i Thethit pĂ«r Citizens.al

Urbanisti Imeldi Sokoli, njĂ«herĂ«sh anĂ«tar i KĂ«shillit Bashkiak ShkodĂ«r, nuk Ă«shtĂ« i sigurt, por e cilĂ«son jo tĂ« rastĂ«sishme hapjen e aplikimeve pĂ«r “PaketĂ«n e Maleve” me ndĂ«rhyrjen nĂ« Theth.

“E njĂ«jta gjĂ« ka ndodhur me disa tentativa pĂ«r tĂ« marrĂ« investitorĂ« strategjikĂ« pĂ«r resorte skish dhe kjo ka ndodhur diku nga marsi, kur Benet Beci shkoi me investitorĂ«t pĂ«r tĂ« parĂ« se ku mund tĂ« bĂ«het njĂ« resort dimĂ«ror,” thotĂ« Sokoli.  

Ilustrim nga aksioni i IKMT-së në Theth/Citizens.al

Edhe për Preçin, ndërhyrja në Theth nuk duket e rastësishme. Ai e konsideron atë vijim të tjetërsimit të territorit që ka nisur prej vitesh.

“Me sa duket pĂ«rvoja e ndĂ«rhyrjes brutale tĂ« qeverisĂ« nĂ« bregdetin e Jugut dhe nĂ« TiranĂ« (5 Maji), Portit tĂ« panevojshĂ«m tĂ« DurrĂ«sit dhe etja e pashuar e lobistĂ«ve, oligarkĂ«ve dhe segmenteve tĂ« krimit qĂ« kane akumuluar pasuri kolosale po e shtyjnĂ« agresivisht pĂ«rpara edhe kĂ«tĂ« proces fatal dhe tĂ« pakthyeshĂ«m pĂ«r fatin e pjesĂ«s mĂ« tĂ« bukur tĂ« natyrĂ«s sonĂ«,” thotĂ« ai.

PĂ«r Brahajn “Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« njĂ« ligj problematik “qĂ« rrezikon rendin juridik tĂ« pronĂ«sisĂ«â€.

“Krijon kompetenca arbitrare dhe anashkalon institucionet qĂ« kanĂ« mandat ligjor pĂ«r regjimin e pronĂ«sisĂ«. NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pajustifikuar, ai i kalon kompetenca tĂ« ndjeshme stafeve bashkiake, duke shmangur rolin e sistemit gjyqĂ«sor dhe institucioneve tĂ« regjistrimit. Mund tĂ« quhet me plot kuptimin e fjalĂ«s ligj pĂ«r keqqeverisje,” shpjegon Brahaj.

Analizuar sipas metodologjisë së vlerësimit të rrezikut për korrupsion, ky ligj, rezulton me nivel të lartë risku.

Ekziston mundĂ«sia qĂ« “klientĂ« tĂ« pushtetit” tĂ« pĂ«rfitojnĂ« prona pa asnjĂ« kosto privatizimi pĂ«rmes procedurave arbitrare dhe tĂ« pakontrolluara.

“KrijojnĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« shumĂ« nga klientĂ«t e bashkive, tĂ« cilĂ«t deri mĂ« tani kanĂ« pĂ«rfituar prona publike me qira apo pĂ«rmes ankandeve pĂ«r periudha 10-vjeçare, tani tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« arbitrare, pa garĂ« tĂ« ndershme,” thotĂ« Brahaj.

Duke u referuar hapjes sĂ« aplikimeve pĂ«r kĂ«tĂ« paketĂ«, Zef Preçi, thotĂ« se “do tĂ« ishte mirĂ« qĂ« qeveria dhe Bashkia e ShkodrĂ«s tĂ« heqin dorĂ« nga brutaliteti policor dhe tĂ« mos ngutet nĂ« kĂ«naqjen e interesave okulte nĂ« dĂ«m tĂ« komuniteteve lokale”.

Kullat shekullore të paregjistruara

Urbanisti Imeldi Sokoli, ishte i pari që denoncoi kompleksin e shtëpizave të drurit pas oborrit të kishës. Ai e sheh këtë situatë të lidhur me paaftësinë për të menaxhuar territorin.

“Shteti justifikon mos-menaxhimin e situatĂ«s me kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje brutale, nĂ« mes tĂ« sezonit,” thotĂ« ai “ËshtĂ« totalisht problem i paaftĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« funksionuar instrumentet ligjore nĂ« territor”.

Urbanisti ka pikĂ«pyetje edhe pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si po zhvillohet aksioni i IKMT-sĂ«, duke e konsideruar “ndĂ«rhyrje tĂ« jashtĂ«ligjshme”.

“Minimalisht duhet tĂ« ishin njoftuar banorĂ«t, pra t’u ishte dhĂ«nĂ« njĂ« paralajmĂ«rim, t’u ishte lĂ«nĂ« kohĂ« t’i hiqnin vetĂ« dhe mĂ« pas tĂ« niste aksioni i prishjes,” thotĂ« Sokoli.

Ai e sheh zanafillën e situatës së ndërtimeve pa leje, tek mungesa thuajse totale e regjistrimit të pronave në hipotekë, një gangrenë që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh në Theth dhe fshatra të tjerë malorë.

“LigjĂ«risht tĂ« gjitha ndĂ«rtimet rezultojnĂ« pa leje, edhe kullat e vjetra shekullore, jo vetĂ«m ndĂ«rtimet e reja. Dhe ky Ă«shtĂ« problemi,” sqaron mĂ« tej Sokoli.

Të njëjtin opinion ndan edhe Aranita Brahaj, kur shprehet se censi i pronave në zonat rurale nuk është bërë kurrë në mënyrë të plotë dhe asnjë qeveri nuk e ka ushtruar ketë detyrë.

Ilustrim nga aksioni policor i prishjeve të ndërtimeve në Theth/Citizens.al

“Pas 40 vitesh regjimi bolshevik, edhe qeverisja aktuale vazhdon tĂ« mohojĂ« tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« gĂ«zuar plotĂ«sisht pronĂ«n, qoftĂ«: truall themel i familjes, tokĂ« bujqĂ«sore, kullota apo pyje. Si nĂ« formĂ«n e pronĂ«sisĂ«, ashtu edhe nĂ« posedim tĂ« ligjshĂ«m,” shpjegon ajo.

Amullinë me këtë e aksion e tregon edhe mungesa e të dhënave për numrin e objekteve pa leje që do të prisheshin.

Fillimisht u tha se ishin 10 ndërtime pa leje, më pas 40, më pas drejtuesit e IKMT-së folën për rreth 80 ndërtime, teksa në fund të javës së dytë të korrikut numri shkoi në rreth 120.

Situata me mbi 100 ndërtime pa leje duket se u ka shpëtuar institucioneve që kanë për detyrë kontrollin e territorit, përfshirë edhe administratën rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Vitin e fundit, 2024-2025 në Parkun Kombëtar Alpet e Shqipërisë, ku përfshihet Thethi, nga rojet mjedisore janë mbajtur mbi 36 konstatime për gërmime, zënie fondi pyjor, prerje drurësh dhe hapje rrugësh në pyll.

“KĂ«to konstatime, sipas klasifikimit te kundĂ«rvajtjes i janĂ« dĂ«rguar institucioneve pĂ«rkatĂ«se dhe kur ka ndĂ«rtime vihen nĂ« dijeni, pasi institucioni ynĂ«, nĂ« aktet ligjore nuk parashikon ndĂ«rtimet pa leje,” thanĂ« pĂ«r Citizens pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« administratĂ«s rajonale tĂ« zonave tĂ« mbrojtura ShkodĂ«r.

Mos-regjistrimit të pronës, i mbivendosen edhe shtresëzime të tjera ligjore që janë shtrënguese për banorët.

I shpallur Park Kombëtar që në vitin 1966, cilësimi i zonës kryesore si Qendër Historike në vitin 2017, i jep vlerë monumentale fshatit të Thethit, por nuk u jep banorëve mundësi zhvillimi të pronës.

Po ashtu edhe ligji pĂ«r Zonat e Mbrojtura, sipas tĂ« cilit kjo zonĂ« u pĂ«rfshi nĂ« Parkun KombĂ«tar “Alpet e ShqipĂ«risĂ«â€, nĂ« vitin 2022, kufizon ndĂ«rtimin.

Për ekspertët pikërisht këtu duhet të kishte lindur formalizimi.

“Ky Ă«shtĂ« rasti tipik qĂ« shteti ishte i paaftĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« njĂ« instrument ligjor tĂ« aplikueshĂ«m qĂ« kĂ«to banorĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« pronĂ« tĂ« ligjshme,” thotĂ« Sokoli.

Lexoni gjithashtu:

The post Thethi “i plagosur”, nĂ«n hijen e “PaketĂ«s sĂ« Maleve” appeared first on Citizens.al.

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

15 July 2025 at 13:02

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, sĂ« bashku me organizatĂ«n “DrejtĂ«si Sociale” depozitoi sot njĂ« padi kundĂ«r BashkisĂ« Elbasan dhe kompanisĂ« “Eco-Elb” sh.a, pĂ«r dĂ«me shĂ«ndetĂ«sore tĂ« shkaktuara nga zjarri nĂ« vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur mĂ« parĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« ngritur padi me objekt tĂ« tillĂ«: konstatim i cenimit me faj tĂ« ndotjes sĂ« mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palĂ«ve tĂ« paditura pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim paditĂ«ses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarĂ«t e tjerĂ« pĂ«r t’iu drejtuar kĂ«saj organizate nĂ«se kanĂ« pĂ«rjetuar ndĂ«rlikime shĂ«ndetĂ«sore nga zjarret nĂ« landfill.

“Padia Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt kĂ«rkimit tĂ« drejtĂ«sisĂ« mjedisore dhe llogaridhĂ«nies institucionale, nĂ« njĂ« qytet qĂ« prej vitesh pĂ«rballet me ndotje sistematike dhe mungesĂ« transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” pĂ«rmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« mĂ«parshme pĂ«r Citizens administratori i kompanisĂ« publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej tĂ« nxehtit tĂ« pazakontĂ«, teksa u shpreh i hapur pĂ«r hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve nĂ« Elbasan Ă«shtĂ« njĂ« investim nĂ« partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojĂ« i sĂ« ashtuquajturĂ«s “skemĂ« e incenratorĂ«ve” qĂ« pĂ«rfshiu edhe Fierin dhe TiranĂ«n.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua nĂ« vitin 2021 dhe i kaloi nĂ« pĂ«rdorim bashkive tĂ« qarkut Elbasan pĂ«rmes shoqĂ«risĂ« aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrĂ« plotĂ«sisht nĂ« punĂ«.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

10 July 2025 at 17:29

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nĂ« polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanĂ« ndjekur me makinĂ« dhe mĂ« pas i kanĂ« bĂ«rĂ« pritĂ« pas rrethimit tĂ« njĂ« banese.

“Aty mĂ« kanĂ« dalĂ« para dhe jemi pĂ«rleshur, mĂ« kanĂ« goditur me gurĂ« dhe unĂ« u jam pĂ«rgjigjur, po me gurĂ«,” ka treguar Ndoji versionin e tij pĂ«rpara oficerĂ«ve tĂ« policisĂ« gjyqĂ«sore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketĂ« hasur edhe mĂ« parĂ« njĂ«rin prej agresorĂ«ve: nĂ« protestĂ«n e 15 prillit nĂ« Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi nĂ« fjalĂ« ndodhej atĂ« ditĂ« “nĂ« njĂ« fuoristradĂ« tĂ« zezĂ« me fenelina policie” qĂ« u kishte bllokuar rrugĂ«n protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thĂ«nĂ« hape rrugĂ«n dhe i kam vendosur dorĂ«n nĂ« qafĂ«. Ai mĂ« ka thĂ«nĂ« se ‘do tĂ« tĂ« dalĂ« punĂ« me mua dhe do tĂ« shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugĂ«,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorĂ«t e fshatrave tĂ« Kaçinarit, rreth 25 kilometra nĂ« veri tĂ« RrĂ«shenit, kanĂ« kundĂ«rshtuar ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve nga kompania “ShpĂ«rdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorĂ«t e zonĂ«s u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqĂ«ruan nĂ« spital. Ata e cilĂ«sojnĂ« sulmin tĂ« paprecedentĂ« dhe si pĂ«rpjekje pĂ«r t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janĂ« tĂ« njohur tĂ«rĂ« jetĂ«n e vetĂ«, vetĂ«m problemi i hidrocentraleve Ă«shtĂ«â€, theksoi Deda.

Aktualisht, banorĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« dy procese gjyqĂ«sore me firmĂ«n “ShpĂ«rdhaza sh.p.k”. NĂ« njĂ«rin, ata akuzojnĂ« kompaninĂ« pĂ«r falsifikim tĂ« firmave tĂ« banorĂ«ve, tĂ« cilat i hapĂ«n rrugĂ« lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askĂ«nd, çfarĂ« kemi folur, e kemi pasur me kompaninĂ«, jo individĂ«ve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe mĂ« pĂ«rpara banorĂ«t janĂ« pĂ«rballur me presione, kĂ«rcĂ«nime, shantazhe dhe kanosje, por deri mĂ« sot nuk kishin hasur dhunĂ« fizike,” tha Logu, sipas sĂ« cilit konflikti nĂ« Kaçinar ka degraduar dhe pĂ«r kĂ«tĂ« nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri nĂ« sqarimin e plotĂ« tĂ« situatĂ«s ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorĂ«t, qĂ« duhet tĂ« ishin bĂ«rĂ« dhe nuk janĂ« bĂ«rĂ«,” theksoi mĂ« tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK

9 July 2025 at 17:40

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po heton koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Informacioni u konfirmua nga regjistri i kërkesave për të drejtë informimi, publikuar në faqen e institucionit.

Më 20 qershor, SPAK rezulton të ketë administruar një kërkesë për informacion në lidhje me ekzistencën ose jo të një hetimi mbi kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës dhe nëse po, në çfarë faze ndodhej ai.

NĂ« pĂ«rgjigjen zyrtare, referuar mĂ« 7 korrik, SPAK deklaron se “ka regjistruar procedim penal nĂ« lidhje me kontratĂ«n dhe ky procedim ndodhet nĂ« fazĂ«n e hetimeve paraprake”.

Hetimi po ndodh teksa aeroporti ka kryer testet e para të fluturimeve nën një valë të shtuar kontestimesh nga organizatat mjedisore për mënyrën se si u konceptua në një zonë të mbrojtur.

Më herët, ka pasur pretendime për mënyrën se si u dha ky koncesion duke nxitur dyshime për favorizime.

Në maj, teksa u kryen fluturimet testuese, Citizens.al përmblodhi pretendimet dhe historikun e kësaj çështjeje në artikullin:

Historia e projektit për Aeroportin e Vlorës

Aeroporti në Vlorë është ide e hershme e qeverisë Rama. Që në fillim ajo u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë: kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi).

Pista e Aeroportit të Vlorës gjatë testimit, maj 2025/Facebook.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ai do të niste brenda qershorit të atij viti. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

KĂ«rkesa nĂ« fjalĂ« ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – tĂ« njohura pĂ«r lidhjet e tyre tĂ« ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kĂ«rkesĂ« pasoi njĂ« vizitĂ« tĂ« RamĂ«s nĂ« Turqi, ku ai bĂ«ri tĂ« ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmĂ« pĂ«r krijimin e njĂ« kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do tĂ« ishte pikĂ«risht Aeroporti i VlorĂ«s. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do ta shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

NĂ« shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtĂ« me projektet e urbanistike tĂ« qeverisĂ« – dhe njĂ« ditĂ« mĂ« pas, e prezantoi atĂ« nĂ« qytetin e VlorĂ«s.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

SipĂ«rmarrĂ«sit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallĂ«n fitues me njĂ« ofertĂ« prej rreth 104 milionĂ« eurosh. NĂ« garĂ« ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertĂ«â€, argumentim qĂ« u kundĂ«rshtua nga pĂ«rfaqĂ«suesit e Çelit, tĂ« cilĂ«t ngritĂ«n pretendime pĂ«r favorizime.

NĂ« ofertĂ«n fituese tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipĂ«rmarrĂ«sve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – tĂ« cilĂ«t njihen gjithashtu pĂ«r afĂ«rsinĂ« me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhĂ«r tĂ« tij ata ndĂ«rtuan Spitalin Rajonal Memorial tĂ« Fierit – por qĂ« nĂ« shtator 2022 ata ia shitĂ«n kuotat (40%) Pacollit pĂ«r vetĂ«m 4,450 euro.

Punimet pĂ«r aeroportin nisĂ«n me njĂ« ceremoni solemne mĂ« 28 nĂ«ntor 2021, pavarĂ«sisht se projekti nuk kishte marrĂ« ende leje mjedisi dhe ndĂ«rtimi – zyrtarisht qe miratuar vetĂ«m “Leja e zhvillimit” dhĂ«nĂ« nga qeveria nĂ« nĂ«ntor tĂ« atij viti, leja e mjedisit u dha njĂ« muaj mĂ« vonĂ« dhe ajo e ndĂ«rtimit pas 15 muajsh tĂ« tjerĂ«, mĂ« 9 nĂ«ntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i VlorĂ«s nisi tĂ« ndĂ«rtohej pranĂ« fshatit AkĂ«rni nĂ« lagunĂ«n e NartĂ«s – njĂ« zonĂ« e mbrojtur dhe vendbanim pĂ«r mĂ« shumĂ« se 62 lloje shpendĂ«sh tĂ« listuar nĂ« DirektivĂ«n e ShpendĂ«ve tĂ« BE-sĂ«.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

NdĂ«rkohĂ« masterplani i botuar nga ministria gjatĂ« garĂ«s zbuloi se funksioni i vĂ«rtetĂ« i aeroportit do tĂ« jetĂ« pĂ«r tĂ« pritur flukset e turistĂ«ve qĂ« parashikohet t’i drejtohen zonĂ«s sĂ« lagunĂ«s, e cila prezantohet me ndryshime rrĂ«njĂ«sore me ndĂ«rtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe njĂ« porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Lexoni gjithashtu:

The post Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK appeared first on Citizens.al.

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

9 July 2025 at 12:31

Përgjigjet zyrtare nga autoritetet konfirmojnë një realitet të dhimbshëm për ndotjen me naftë të Vjosës. Kompanitë shtetërore si Albpetrol ndotin pa pasoja, ndërsa qeveria dhe institucionet mbeten ose pasive, ose kontradiktore në qëndrimet e tyre.

Propaganda e gjelbër me Vjosën

PĂ«rmes njĂ« videoje nĂ« Facebook, Kryeministri Rama njoftoi tĂ« martĂ«n pĂ«r hapjen e ZyrĂ«s sĂ« Administrimit tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s. Videoja pĂ«rcillte sekuenca nga ujĂ«rat e kristalta “tĂ« mbretĂ«reshĂ«s sĂ« lumenjve tĂ« EvropĂ«s”.

NĂ« mbishkrim, Rama theksoi se VjosĂ«s mund t’i jepet mbrojtje e denjĂ« “vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« koordinimi tĂ« ngushtĂ«â€. Videoja, me tĂ« njĂ«jtin mesazh u shpĂ«rnda edhe nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe faqja zyrtare e ministrisĂ«.

Por nĂ«se marrim nĂ« analizĂ« veprimet dhe mosveprimet e qeverisĂ«, ky mesazh nuk Ă«shtĂ« i sinqertĂ«. PĂ«rkundrazi, Ă«shtĂ« pjesĂ« e propagandĂ«s sĂ« dy viteve tĂ« fundit – pas shpalljes sĂ« Parkut KombĂ«tar – qĂ« e ka vizatuar qeverinĂ« si “miqĂ«sore me mjedisin”.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, vetĂ« qeveria e kryeministrit Rama nuk koordinohet me palĂ«t e tjera sa i pĂ«rket mbrojtjes sĂ« VjosĂ«s. Ajo ka shtyrĂ« – edhe me ndryshime ligjore – zhvillimin e njĂ« aeroporti nĂ« AkĂ«rni tĂ« VlorĂ«s.

Qendra “PĂ«r ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror nĂ« ShqipĂ«ri” (PPNEA), e ka kundĂ«rshtuar projektin pasi dĂ«mton ekosistemin e peizazhit tĂ« mbrojtur VjosĂ«-NartĂ«. Prej njĂ« viti e gjysmĂ« çështja ka ngecur nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ«, nĂ« pritje tĂ« zbardhjes sĂ« vendimit qĂ« e rikthen atĂ« pĂ«r rigjykim nĂ« Apel.

Nga ana tjetër, qeveria ka heshtur përballë denoncimeve të fundit nga organizatat RiverWatch, EcoAlbania dhe Euronatur sa i takon ndotjes së Vjosës me naftë, bitum apo dhe mbetje urbane.

Gjendja e cisternave të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

IKMT relativizon ndotjen me naftë të Vjosës

Në një përgjigje me shkrim për Citizens.al, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) pranon se nuk ka kryer asnjë inspektim mjedisor gjatë viteve 2024-2025 në zonën e Gorishtit apo Selenicës, zona të ekspozuara ndaj ndotjes industriale nga hidrokarburet dhe bitumi.

IKMT shkon më tej duke thënë se nuk ka vendosur asnjë masë administrative ndaj Albpetrolit dhe nuk ka njoftuar as Ministrinë e Mjedisit apo Prokurorinë, edhe pse pamjet e ndotjes që u bënë publike në media provuan dëme të dukshme në një zonë të mbrojtur si Parku Kombëtar i Vjosës.

Grupi i punĂ«s sĂ« kĂ«tij inspektorati duket tĂ« jetĂ« mjaftuar me deklaratat e bĂ«ra nga pĂ«rfaqĂ«suesit e Albpetrolit, sipas sĂ« cilĂ«ve depozitimet e hidrokarbureve nĂ« pĂ«rroin e Gorishtit “janĂ« akumuluar gjatĂ« njĂ« periudhe kohore shfrytĂ«zimi rreth 60 vjet ku nuk ka pasur asnjĂ« rehabilitim tĂ« shtratit tĂ« lumit”.

Sipas IKMT-së, ndotja nuk është rezultat i një defekti teknik, por e depozitimit ndër vite të mbetjeve të naftës pranë përroit.

“Nuk ka ndodhur asnjĂ« avari nĂ« sistemin e depozitimit dhe transmetimit qĂ« tĂ« shkaktojĂ« rrjedhjen e hidrokarbureve,” tha IKMT pĂ«r Citizens.al bazuar nga verifikimet dhe kontaktet me pĂ«rfaqĂ«suesit e Albetrolit.

Rezervuari i mbetjeve të naftës në stacionin e Gorishtit/Citizens.al

AKM: 50 mijë euro gjoba ndaj Albpetrolit për ndotje të përsëritura

Ndryshe nga IKMT, Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), përmes një përgjigjeje zyrtare, pohon se vetëm në dy vitet e fundit Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) Fier ka vendosur katër masa administrative ndaj Albpetrolit, për shkak të:

  • shkarkimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« patrajtuara me mbetje hidrokarbure.
  • trajtimit tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme.
  • mungesĂ«s sĂ« dokumentacionit tĂ« monitorimeve periodike.
  • moszbatimit tĂ« kushteve tĂ« lejes mjedisore.

ARM e Fierit rezulton ta ketë gjobitur Albpetrolin me 500,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2022, me 2,000,000 lekë në periudhën shtator 2023, me 1,500,000 lekë në dhjetor 2023 dhe 1,000,000 lekë në periudhën shtator-tetor 2024.

Kjo përgjigje nxjerr në pah një kontrast të dukshëm me qëndrimin e IKMT, e cila, ndonëse kishte para syve situatën në terren, nuk mori asnjë masë dhe nuk denoncoi rastin në organet ligjzbatuese.

Vjosa, Park Kombëtar vetëm në letër

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, kompania Albpetrol dhe Prokuroria e Vlorës nuk i janë përgjigjur deri tani kërkesave për informacion nga Citizens.al.

Kjo heshtje thellon dyshimet dhe mosbesimin mbi nivelin e “koordinimit institucional” pĂ«r tĂ« cilin apelon sot qeveria. Gjithashtu thekson mungesĂ«n e transparencĂ«s pĂ«r çështjet me pasoja mjedisore.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Në kushtet kur një pjesë e institucioneve tregojnë indiferencë dhe pjesa tjetër pranon shkelje të përsëritura, përgjegjësia për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës nuk mund të mbetet një çështje e diskutueshme mes zyrash. Ajo kërkon veprim të menjëhershëm ligjor dhe institucional.

Rasti i fundit në Gorisht përforcon bindjen se statusi i parkut kombëtar për Vjosën nuk po shoqërohet me mbrojtje reale në terren. Ndotjet nga industria e naftës vazhdojnë të ndodhin në mënyrë të përsëritur, shpesh pa kontroll dhe më së shumti pa pasoja për ndotësit.

Kjo situatë kërkon që Prokuroria, Ministria e Mjedisit dhe institucionet e tjera përgjegjëse të mos mjaftohen me përgjigje formale, por të garantojnë hetim të plotë, ndëshkim të shkelësve dhe masa të menjëhershme për rehabilitimin e zonës.

Lexoni gjithashtu:

The post Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron appeared first on Citizens.al.

“Korrupsioni juaj, helm pĂ«r ne”: ProtestĂ« nĂ« Elbasan, kĂ«rkohet hetim pĂ«r zjarret nĂ« landfill

4 July 2025 at 12:55

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.

Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Protesta, e thirrur nga organizata “DrejtĂ«si Sociale”, nisi fillimisht pranĂ« ProkurorisĂ«. Aty ata kĂ«rkuan mĂ« shumĂ« masa nga organet hetimore.

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.

“Kjo do tĂ« ishte e nevojshme pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se ka pasur ‘incenerim tĂ« taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas sĂ« cilit fakti qĂ« prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r situatĂ«n lĂ« vend pĂ«r mosbesim.

Me pankarta nĂ« duar tĂ« cilat bĂ«nin thirrje se “Elbasani s’ështĂ« kazan” apo se “Zjarret nĂ« ladfill, janĂ« zjarre pĂ«r shĂ«ndetin tonĂ«!” qytetarĂ«t mĂ« pas iu drejtuan bashkisĂ« tĂ« cilĂ«n e konsiderojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mosmarrjen e masave tĂ« duhura.

“Ne po vrasim fĂ«mijĂ«t tonĂ«, ne po flijojmĂ« fĂ«mijĂ«t tonĂ«. Ka katĂ«r ditĂ« nĂ« Elbasan qĂ« po qelbemi erĂ«. Era kĂ«rrmĂ«, nuk durohet dot. CfarĂ« bĂ«jnĂ« institucionet?”, u shpreh njĂ« nga qytetarĂ«t protestues.

PĂ«r Ilir Çopjan, banues pranĂ« ish-fushĂ«s sĂ« mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i pĂ«rditshĂ«m.

” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do tĂ« shpĂ«tonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja qĂ« shohim qĂ« cdo dy vjet, apo cdo herĂ« qĂ« duhet tĂ« digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.

PĂ«r Ervis ÇotĂ«n, aktivist dhe banues nĂ« Elbasan, kjo situatĂ« ka vendosur nĂ« vĂ«shtirĂ«si shĂ«ndetĂ«sore tĂ« moshuarit azmatikĂ« ndĂ«rsa nuk janĂ« bĂ«rĂ« as udhĂ«zime konkrete nga institucionet se si tĂ« mbrohen nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«. NdĂ«rsa kĂ«rkoi hetim tĂ« plotĂ«.

“Prokuroria e Elbasanit tashmĂ« e ka nisur njĂ« hetim qĂ« prej vitit tĂ« kaluar, por ndĂ«rkohĂ« nuk ka dhĂ«nĂ« asnjĂ« shpjegim, nuk ka dalĂ« asnjĂ« gjĂ« konkrete se çfarĂ« ka ndodhur, kush janĂ« personat pĂ«rgjegjĂ«s dhe çfarĂ« masash janĂ« ndĂ«rmarrĂ« konkretisht?”, deklaroi Çota.

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.

Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke pĂ«rmendur edhe rastin e zjarreve nĂ« VlorĂ«, ata kĂ«rkuan pĂ«rgjegjĂ«si dhe reagim nga institucionet, teksa nĂ« mĂ«nyrĂ« simbolike i ndryshuan emrin ministrisĂ« nĂ« “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

VetĂ«m kĂ«tĂ« vit janĂ« regjistruar tĂ« paktĂ«n tre djegie masive mbetjesh nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Sipas aktivistĂ«ve, pamjet e tymit qĂ« mbulon zonat turistike si ato tĂ« VlorĂ«s, “janĂ« bĂ«rĂ« simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.

“Matjet nĂ« terren treguan pĂ«rqendrime tĂ« larta tĂ« ndotĂ«sve tĂ« ajrit, qĂ« paraqesin njĂ« rrezik tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r shĂ«ndetin publik dhe mjedisin pĂ«rreth”, u shprehĂ«n nĂ« reagimin e tyre Co-PLAN.

Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve

Leli Kaja, administratori i kompanisĂ« publike “Eco Elb” tha tĂ« mĂ«rkurĂ«n pĂ«r Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.

Ai pĂ«rjashtoi neglizhencĂ«n, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej tĂ« nxehtit tĂ« pazakontĂ« “po digjet gjithandej” dhe kompania Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r hetim tĂ« plotĂ«.

Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.

Administratori i “Eco-Elb” tha pĂ«r Citizens.al se impianti punoi vetĂ«m shtatĂ« muaj gjatĂ« vitit 2023 dhe u fik nĂ« dhjetor.

Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.

Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.

Lexoni gjithashtu:

The post “Korrupsioni juaj, helm pĂ«r ne”: ProtestĂ« nĂ« Elbasan, kĂ«rkohet hetim pĂ«r zjarret nĂ« landfill appeared first on Citizens.al.

“Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: AktivistĂ«t fajĂ«sojnĂ« qeverinĂ« pĂ«r zjarret nĂ« landfille

3 July 2025 at 12:15

Aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar nga ndotja e mjedisit dhe rastet e zjarreve në vendgrumbullimet e mbeturinave në Elbasan dhe Vlorë reaguan sot para ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

TĂ« thirrur nga organizata “QĂ«ndresa Qytetare” ata kĂ«rkuan pĂ«rgjegjĂ«si dhe reagim nga institucionet, teksa nĂ« mĂ«nyrĂ« simbolike i ndryshuan emrin ministrisĂ« nĂ« “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Me maska dhe pankarta në duar, aktivistët denoncuan nivelin e lartë të ndotjes që u çlirua pas djegies së vendgrumbullimit të mbeturinave në Elbasan.

Sipas matjeve të fundit, ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara. Metani, azoti dhe dioksidi i karbonit shënuan nivele alarmante për shëndetin publik. Por asnjë institucion nuk lëshoi paralajmërim për qytetarët për masat mbrojtëse.

“Ministria heshti pĂ«rballĂ« njĂ« emergjence tĂ« pĂ«rsĂ«ritur dhe tĂ« parashikueshme,” tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« u mbajt para ministrisĂ« nga Migen Qiraxhi, pĂ«rfaqĂ«sues i QĂ«ndresĂ«s Qytetare.

Aktivistët theksuan se zjarret në fushat e mbetjeve janë shndërruar në dukuri të zakonshme në Tiranë, Elbasan e Vlorë.

“Ato janĂ« pasojĂ« e dĂ«shtimit tĂ« projektit tĂ« inceneratorĂ«ve, qĂ« ka pĂ«rpirĂ« miliona euro publike,” vijoi Qiraxhi, “NĂ« Elbasan, inceneratori qĂ« ka kushtuar 42 milionĂ« euro, nuk ka parandaluar asnjĂ« zjarr”.

VetĂ«m kĂ«tĂ« vit janĂ« regjistruar tĂ« paktĂ«n tre djegie masive mbetjesh nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. Sipas aktivistĂ«ve, pamjet e tymit qĂ« mbulon zonat turistike si ato tĂ« VlorĂ«s, “janĂ« bĂ«rĂ« simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Zjarrfikës pa mjete, institucione pa përgjegjësi

Zjarret ekspozuan dhe një tjetër dështim: gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve.

“KatĂ«r automjete tĂ« viteve ’80 qĂ« nuk mund tĂ« pĂ«rballojnĂ« as zjarret e njĂ« magazine, janĂ« pĂ«rdorur pĂ«r tĂ« luftuar flakĂ«t e njĂ« fushe mbetjesh, e cila pĂ«rpiu nĂ« pak orĂ« tĂ« gjithĂ« qytetin e Elbasanit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndĂ«rhyrja ajrore as u mendua fare si opsion,” theksoi QĂ«ndresa Qytetare nĂ« deklaratĂ«.

Aktivistët kujtuan momentet e vështira sa i takon përballjeve me flakët. Pamjet e zjarrfikësve që shuajnë zjarret me shkurre, tregojnë mungesën e investimeve në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Ata thanë se, në vitin 2024, Shqipëria regjistroi 1,077 vatra zjarri dhe 43,466 hektarë të djegura. Shifër e dyfishuar krahasuar me vitin 2023, dhe që sipas aktivistëve kaloi pa asnjë analizë institucionale.

Qëndresa theksoi se ndërsa vendi digjet, institucionet zgjedhin heshtjen dhe mungesën e përgjegjësisë. Për këtë aktivistët kërkuan veprim urgjent nga SPAK dhe prokuroritë për zbardhjen e përgjegjësive.

Lexoni gjithashtu:

The post “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: AktivistĂ«t fajĂ«sojnĂ« qeverinĂ« pĂ«r zjarret nĂ« landfille appeared first on Citizens.al.

“Pluhur, fuqi, pa frena”

3 July 2025 at 11:37

Përpjekja e sforcuar e autoriteteve ligjzbatuese ia doli të ndalonte Rrally-n në Peizazhin e Mbrojtur Pishë-Poro-Nartë këtë fundjavë, por jo dëmin që shkaktuan me dhjetëra makina Off Road, të cilat pushtuan për dy ditë Plazhin e Dajlanit në Zvërnec dhe xhiruan gomat mbi rënën dhe kodrat e buta, përgjatë vijës bregore në jug të Gjirit të Vlorës, aty ku shtrihen dunat ranore dhe lëshon vezët breshka e rrallë e ujit (Carreta carreta).

Barbaria e garave me makina të larta, që bashkon pasionin sportiv me tipare dominuese mashkullore të supozuara, u kthye sërish për të festuar në një zonë me ndjeshmëri të lartë, duke konsumuar krimin mjedisor të radhës, pas incidentit shokues të derdhjes së mbetjeve të hidrokarbureve në parkun lumor kombëtar të Vjosës, pak ditë më parë.

“Pluhur, fuqi dhe pa frena”, ishte slogani i vrazhdĂ« i njĂ« gare burrash me makina qĂ« u promovua gjerĂ«sisht pĂ«r disa javĂ« nĂ« rrjetet sociale nga organizatorĂ«t, nĂ« formĂ«n e njĂ« feste verore, e cila tĂ«rhoqi dhe siguroi mbĂ«shtetje edhe nga Kryetari i BashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, ndonĂ«se ky i fundit u tĂ«rhoq mĂ« pas, kur gara u bĂ« njĂ« shqetĂ«sim publik, duke fshirĂ« disa prej postimeve mbĂ«shtetĂ«se.

Makinat Rally në natyrën e mbrojtur në Zvërnec/ Foto: Joni Vorpsi

Reagimi i autoriteteve ishte i dobĂ«t dhe aspak motivues. MegjithĂ«se gara finale u arrit tĂ« ndalohej, organizatorĂ«t, sĂ« bashku me pjesĂ«marrĂ«sit nga ShqipĂ«ria, njĂ« pjesĂ« tĂ« ardhur nga jashtĂ«, arritĂ«n “tĂ« festojnĂ«â€ pĂ«r tĂ« paktĂ«n dy ditĂ« rresht, mbi njĂ« pistĂ« dritash tĂ« improvizuar dhe mbi makina me rrota tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat shkatĂ«rruan mjaftueshĂ«m habitate me shumĂ«llojshmĂ«ri tĂ« theksuar biologjike.

Në fakt, merita e vërtetë për ndalimin e garës i takon ornitologut Joni Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, i cili ndodhej në zonë për një monitorim rutinë. Në muzgun e së shtunës (28 qershor), krahas zogjve, dylbia e tij pikasi një grumbull të pazakontë shoferësh, në afërsi të vendit ku Deti Adriatik bashkohet me Lagunën e Nartës. I shqetësuar njoftoi policinë dhe njëkohësisht, administratën e zonave të mbrojtura, të cilët mbërritën, por me vonesë.

Dihet si rrjedhin ngjarjet në skena të ngjashme: përplasje, tone të ngritura, madje dhe kapje me dorë mes burrave me uniforme dhe shoferëve gjysmë lakuriq me shapka plastike e tuta sporti. Për nga rrëmuja, britmat dhe alarmi, atmosfera i ngjante më shumë një konflikti të armatosur, sesa një marrëveshje për rivendosjen e rendit publik. Krahas dhjetëra makinave, në vendngjarje ndodhej edhe një ambulancë e shërbimit publik, e gatshme për të ndërhyrë në rast të një aksidenti të mundshëm gjatë garës.

ShndĂ«rrimi i parqeve kombĂ«tare dhe i zonave tĂ« egra nĂ« itinerare garash me makina tĂ« rĂ«nda Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« traditĂ« e keqe. Zonat e Mbrojtura shihen si terrene tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r zhvillimin e tyre, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mungon vetĂ«dija pĂ«r t’i parĂ« ato si aktivitete tĂ« dĂ«mshme, qĂ« shkatĂ«rrojnĂ«, jo vetĂ«m natyrĂ«n, por nuk favorizojnĂ« as turizmin.

Makinat Rally duke shkatërruar dunat, rërën dhe habitatin e breshkave të rralla/ Foto: Joni Vorpsi

Por po aq sa ndjekësit e kësaj tradite, kërcënimi vjen edhe nga lejuesit dhe promovuesit e saj.

Të parët janë kryetarët e bashkive. Për ta e rëndësishme është promovimi për më shumë të ardhura. Janë paratë që garantojnë suksesin e tyre, por edhe karrierën. Ishin këta kryetarë që propozuan (formalisht) ndryshimet ligjore të zonave të mbrojtura vitin e shkuar, duke kërkuar ndarjen e territoreve mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal. Të joshur nga rritja mbytëse e investimeve strategjike, lakmia i bëri që të mos e fshihnin turpin nga dëshira për të grabitur copën e fundit. Por qeveria i mori të gjitha për vete. Ajo shfrytëzoi ndryshimet e kërkuara për hapjen e zonave të mbrojtura kundrejt resorteve dhe hotelerisë turistike. Nën të njëjtin model, këta banditë lokalë po hapin dyert e zonave të egra për gara me makina për të propaganduar gjoja një turizëm të ri: turizmin e aventurës.

TĂ« dytĂ«t janĂ« “Administrata e Zonave tĂ« Mbrojtura”: rejnxhĂ«rsat – rojet e zonave tĂ« mbrojtura. KĂ«ta nuk kanĂ« asgjĂ« nĂ« dorĂ«. Ato pak kompetenca qĂ« kishin i kanĂ« humbur. Por mĂ« shumĂ« kanĂ« humbur dinjitetin. NjĂ« pjesĂ« e stafit (mĂ« kurajozĂ«t) Ă«shtĂ« larguar ose Ă«shtĂ« pushuar. ZĂ«vendĂ«suesit dhe punonjĂ«sit e mbetur nuk mund tĂ« bĂ«jnĂ« asgjĂ«, pasi e dinĂ« mirĂ« se drejtohen nga burokratĂ« keqbĂ«rĂ«s qĂ« sillen me zonat e mbrojtura si gangsterĂ«. Sot, nuk ka mjerim mĂ« tĂ« madh se portreti i njĂ« rejnxhĂ«rsi i caktuar pĂ«r mbrojtjen e zonave tĂ« mbrojtura. Dikur, njĂ« model frymĂ«zimi, imazhi i rejxhĂ«rsit mund tĂ« krahasohet, lehtĂ«sisht dhe tragjikisht, me portretin e njĂ« tĂ« pashpresi – alegori e gjendjes sĂ« territoreve qĂ« ata mbrojnĂ«.

TĂ« tretĂ«t janĂ« e ashtuquajtura shoqĂ«ri civile, e prezantuar nĂ« formĂ«n e jofitimprureseve, pĂ«rmes ekspertĂ«ve mjedisorĂ«, tĂ« cilĂ«t ushqehen, kryesisht me fonde tĂ« huaja. Deri tani nuk Ă«shtĂ« regjistruar ndonjĂ« pĂ«rpjekje e sinqertĂ« dhe efektive prej tyre pĂ«r tĂ« ndaluar çmendurinĂ« e garave brenda zonave tĂ« mbrojtura. AsnjĂ« organizim i thelluar, asnjĂ« arritje e qĂ«ndrueshme pĂ«r t’iu kundĂ«rvĂ«nĂ« kĂ«saj masakre. Pothuajse asgjĂ«!

Në vend që të kufizoheshin në numër e në itinerar, garat janë shtuar dhe programet janë pasuruar. Në më shumë se dy dekada, por veçanërisht gjatë kësaj të fundit, itineraret e garave janë shtrirë si metastaza, kudo nëpër zonat e mbrojtura: përgjatë shtigjeve të egra, nëpër shtretër dhe proska të virgjëra, përgjatë luginave dhe grykave malore të vendit. Dhe njësoj, sikurse  kanceri shkatërron organet e buta të njeriut, këto itinerare shkatërrojnë shtratin e jetës: tokën pjellore dhe filizërinë e gjelbër, shpresën e vetme të mbetur, pas prerjeve, pas zjarreve dhe pas braktisjes totale.

Me tĂ« drejtĂ« ngrihet njĂ« pyetje: kush mund t’i mbrojĂ« zonat e mbrojtura nga agresioni i garave Rally?

Ende nuk ka njĂ« shpresĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. Mekanizmat janĂ« tĂ« pafuqishme dhe rastĂ«sia nuk garanton siguri. Konkluzioni Ă«shtĂ« i qartĂ«: rreziku mĂ« i madh nuk vjen nga garat me makina, porse askush nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje t’i ndalojĂ« ato.

The post “Pluhur, fuqi, pa frena” appeared first on Citizens.al.

Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve

2 July 2025 at 13:29

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve buzë lumit Shkumbin në Elbasan është nën pushtetin e flakëve. Tymi i zi dhe era mbuluan zonat përreth, duke arritur deri në qendër të qytetit.

Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë gjithë territorin e mbetjeve pranë ish-kombinatit metalurgjik. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, përpjekje të cilat vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat dyshohet se shkaktuan zjarrin

Leli Kaja, administratori i kompanisĂ« publike “Eco-Elb”, e cila merret me trajtimin e mbetjeve, lidhi temperaturat e larta me shpĂ«rthimin e zjarrit.

NĂ« njĂ« lidhje telefonike pĂ«r Citizens.al ai pĂ«rjashtoi neglizhencĂ«n njerĂ«zore, duke theksuar pĂ«r “shkaqe natyrore” dhe se kompania ishte duke bashkĂ«punuar dhe e hapur pĂ«r hetime.

“Shkaku Ă«shtĂ« pĂ«r arsye natyrale, me temperaturat qĂ« shikoni dhe qĂ« po digjet kudo nĂ« çdo shtet e nĂ« çdo vend,” tha Kaja.

“MegjithatĂ« janĂ« organet kompetente ato qĂ« hetojnĂ« mĂ« mirĂ«, do t’ua lemĂ« atyre tĂ« shprehen. Ne jemi tĂ« hapur pĂ«r çdo lloj hetimi”, theksoi mĂ« tej administratori i “Eco-Elb”.

Sipas KajĂ«s aktualisht janĂ« aktive “disa vatra tĂ« vogla zjarri”, tĂ« cilat po kapsulohen me dhĂ©.

Në një deklaratë për shtyp shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Bashkia Elbasan tha të hënën se zjarri ishte përhapur edhe në zona të tjera si një ullishte në pjesën veriperëndimore, në pyllin me pisha, si dhe në fshatin Samurr.

“Temperaturat mbi 40 gradĂ« sot nĂ« Elbasan dhe era e fortĂ« favorizojnĂ« flakĂ«t duke vĂ«shtirĂ«suar punĂ«n e ekipeve tona,” thuhej nĂ« njoftimin e bashkisĂ«.

Zjarret nuk janë rastësi në Elbasan

Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« episod i izoluar pĂ«r Elbasanin. Çdo verĂ«, fusha e mbetjeve nĂ« kĂ«tĂ« qytet pĂ«rfshihet nga zjarret.

Deri tani, asnjë masë efektive nuk është marrë për parandalim apo menaxhim të qëndrueshëm. Për këtë çështje Kaja pohoi për Citizens.al se kanë kërkuar ndërhyrje nga instancat më të larta, por pa sukses konkret.

“NĂ«se mali me plehra Ă«shtĂ« i madh dhe ekspozohet nĂ« diell ne nuk kemi çfarĂ« t’i bĂ«jmĂ«,” u shpreh Kaja, i cili tregoi se paralelisht ishte duke u kryer njĂ« studim fizibiliteti pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« vendgrumbullimi tĂ« ri.

“Po bĂ«het njĂ« studim, por akoma nuk Ă«shtĂ« pĂ«rfunduar,” theksoi administratori i “Eco-Elb”.

Por kĂ«rkesa pĂ«r njĂ« vendgrumbullim tĂ« ri nuk gjeti pĂ«rkrahjen e KĂ«shillit Bashkiak, i cili nĂ« muajin mars votoi kundĂ«r projektvendimit. Shkak pĂ«r kĂ«tĂ« bllokim Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kontrata dhe situata e paqartĂ« e “Eco-Elb” nĂ« lidhje me impiantin e inceneratorit.

Inceneratori “i fikur”, pĂ«rshkallĂ«zon krizĂ«n e mbetjeve

Impianti i inceneratorit të Elbasanit u përurua në prill 2017. Ai kushtoi 26 milionë euro dhe u ndërtua në partneritet me privatin për të përpunuar mbetjet e gjithë qarkut dhe paralelisht për të prodhuar energji.

Por sot, objekti Ă«shtĂ« jashtĂ« funksioni. Sipas administratorit tĂ« “Eco-Elb”, inceneratori punoi vetĂ«m shtatĂ« muaj nĂ« vitin 2023. Ai u fik nĂ« dhjetor tĂ« atij viti dhe prej atĂ«herĂ« nuk ka marrĂ« asnjĂ« pĂ«rgjigje institucionale.

“Kemi çuar shkresat pĂ«rkatĂ«se çdo lloj bashkie dhe çdo lloj ministrie qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me kĂ«tĂ« punĂ« dhe jemi nĂ« pritje tĂ« zgjidhjes sĂ« situatĂ«s”, deklaroi Kaja pĂ«r Citizens.al.

Çështja e inceneratorit kaloi njĂ« kalvar hetimesh dhe gjykimesh nĂ«n dyshimin se ishte sugjeruar dhe drejtuar nga interesa korruptive. Mbi 10 persona, pĂ«rfshirĂ« ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish-deputetin Alqi Bllako janĂ« ndĂ«r tĂ« akuzuarit.

Impianti u konfiskua nga shteti në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan.

The post Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve appeared first on Citizens.al.

Vjosa, park “vetĂ«m nĂ« letĂ«r”, organizatat ngrenĂ« alarmin

1 July 2025 at 12:29

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur thonë se industritë e nxjerrjes, ndotja dhe zhvillimi i pakontrolluar po dëmtojnë integritetin ekologjik të Parkut Kombëtar të Vjosës.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të martën, më 1 korrik, ata paralajmërojnë qeverinë dhe autoritetet shqiptare se nëse gjendja nuk ndryshon rrezikohet biodiversiteti i lumit.

Deklarata vjen rreth njĂ« javĂ« pasi EcoAlbania dhe Riverwatch denoncuan rrjedhjen e mbetjeve tĂ« naftĂ«s nĂ« VjosĂ« nga stacioni i Gorishtit – njĂ« situatĂ« e pĂ«rsĂ«ritur. Citizens.al ishte nĂ« terren pĂ«r ta dĂ«shmuar nivelin e lartĂ« tĂ« ndotjes.

Nafta rridhte nga një vaskë mbetjesh të stacionit rreth 2 kilometra larg dhe bashkohej me përroin e Mërtirajt. Punonjës të Albpetrolit thanë se po punonin për ta pastruar kanalin.

Megjithatë për mjedisorët pastrimi nuk mjafton, ata kërkojnë zgjidhje të përhershme, si për shembull riparimi i tubave, cisternave dhe shmangja e derdhjeve të tjera.

Vendgrumbullimi i mbetjeve të Tepelenës/Foto:Joshua D. Lim

Pesë kërcënimet kryesore ndaj Vjosës

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur e shoqëruan deklaratën e tyre me një raport në të cilin faktoheshin ndotjet nga rrjedhja e naftës, bitumit dhe mbetjet urbane pranë lumit.

Raporti “HartĂ«zimi i Presioneve” pĂ«rfshin 52 pika tĂ« ndryshme nĂ« hartĂ« ku evidentohen ndotjet, shpesh nĂ« shkelje tĂ« ligjit nr. 81/2017 “PĂ«r zonat e mbrojtura”. Harta digjitale e ndotjes Ă«shtĂ« publikuar online dhe Ă«shtĂ« e aksesueshme nga publiku dhe mediat.

Rrjedhjet e naftës konsiderohen tejet të rrezikshme pasi ndotin ujin dhe rrezikojnë biodiversitetin.

Ngjashëm edhe minierat e bitumit, kryesisht ato të zonës së Selenicës. Në raport thuhet se ato shkaktojnë ndotje të madhe të bregut dhe bien ndesh me planin e menaxhimit të parkut.

Raporti thekson se mbetjet urbane të hasura në disa pika përgjatë Vjosës dhe gjithashtu mbetjet plastike rrezikojnë shëndetin publik dhe faunën.

Nxjerrja e zhavorrit, kryesisht nga industria e ndërtimit, cilësohen me rrezik për shtratin dhe habitatet e peshqve. Ndërsa shpërdorimi i ujit në bujqësi dhe turizëm konsiderohet një tjetër aspekt që mund të dëmtojë parkun, kjo duke pasur parasysh uljet e prurjeve.

Organizatat theksojnë se nëse situata vazhdon, Vjosa rrezikon të mbrohet vetëm në letër. Në deklaratën e tyre të përbashkët ato u bëjnë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin dhe të ndalojnë ndotjen.

Për këtë kërkohet monitorim i vazhdueshëm, rehabilitim nga ndotësit dhe menaxhim efikas i mbetjeve.

Qeveria shqiptare po ndjek procedurat për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat e Biosferës UNESCO.

“Por, nĂ«se kĂ«rcĂ«nimet serioze tĂ« pĂ«rmendura nuk adresohen dhe zgjidhen, pĂ«rfshirja nĂ« UNESCO do tĂ« mbetet thjesht njĂ« status simbolik, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbrojtja reale nĂ« terren do tĂ« mungojĂ«,” theksohet nĂ« deklaratĂ«.

Pika e ndotjes nga nafta në Vjosë duke u pastruar/Citizens.al

Reagimi i Albpetrol

Më 28 qershor, kompania Albpetrol reagoi publikisht për ndotjen nga zona naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Citizens.al i pati përcjellë kërkesë për informacion dhe koment zyrtar që më 23 qershor, por nuk mori përgjigje.

Albpetrol pranon se zona është e ndotur nga dekada shfrytëzimi, por pretendon se aktualisht nuk ka aktivitet ndotës. Sipas Albpetrolit, protokollet teknike po respektohen dhe ndotja aktivizohet vetëm në temperatura të larta.

Kompania premton rehabilitim të zonës sipas mundësive teknike dhe financiare.

Megjithatë, pamjet e Citizens.al dhe raportet nga organizatat mjedisore tregojnë një realitet më alarmant dhe të vazhdueshëm.

Pamjet e datave 20-25 qershor tregojnë shtresa të zeza që lundrojnë drejt ujit të Vjosës, të dokumentuara edhe me dron.

Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë dhe habitat për mbi 1,100 specie. Shpallja e saj si park u konsiderua si fitore historike pas dhjetë vitesh fushatë. Por statusi ligjor duket se nuk mjafton. Kërkohet zbatim praktik dhe mbrojtje e vërtetë në terren.

Lexoni gjithashtu:

The post Vjosa, park “vetĂ«m nĂ« letĂ«r”, organizatat ngrenĂ« alarmin appeared first on Citizens.al.

Një muaj nga festivali Keinemusik, ende zhavorr në Parkun e Liqenit

30 June 2025 at 16:47

NjĂ« muaj pas festivalit “Keinemusik” qĂ« u organizua nĂ« TiranĂ«, Parku i Liqenit mbetet po njĂ«soj, me 42,934 mÂČ tĂ« shtruar me zhavorr.

HapĂ«sira u vu nĂ« dispozicion nga Bashkia TiranĂ« pĂ«r Rigels Rajkun – njohur si Noizy – i cili ishte organizatori i eventit. Por ajo nuk Ă«shtĂ« rehabilituar.

Citizens pyeti Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) për situatën. APR u shpreh se nuk ka projekt rehabilitimi dhe se përgjegjësia i takon organizatorëve të festivalit.

Agjencia pohoi se inertet janë hedhur në terren si ndërhyrje e bërë nga organizatorët për nevojat logjistike të aktivitetit, por që situata e mbetur pas nuk është pjesë e projekteve nga APR.

“[
] nuk Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar njĂ« afat zyrtar pĂ«r rikthimin e gjendjes sĂ« mĂ«parshme dhe institucionet pĂ«rgjegjĂ«se janĂ« nĂ« pritje tĂ« veprimeve nga organizatorĂ«t, tĂ« cilĂ«t mbeten pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r rehabilitimin e plotĂ« tĂ« sipĂ«rfaqes,” tha APR pĂ«r Citizens.al.

APR pohon se janë bërë disa njoftime, por organizatorët nuk kanë reaguar. Sipas lejes së dhënë nga bashkia, hapësira duhej liruar nga data 1 deri më 8 qershor.

Pamje nga pjesa e parehabilituar e Parkut te Liqenit/Foto:Elira Kadriu.

Rreziku për të vetmen hapësirë të gjelbër të qytetit

Parku i Liqenit nuk ka status mbrojtjeje, por mbetet hapĂ«sira e vetme e gjelbĂ«r nĂ« TiranĂ«. Mjedisori Lavdosh Ferruni thotĂ« se zona ku u mbajt festivali Ă«shtĂ« “njĂ« pjesĂ« tjetĂ«r e kafshuar e parkut” dhe se rehabilitimi do tĂ« kishte qenĂ« njĂ« lloj shfajĂ«simi minimal pĂ«r dĂ«min e shkaktuar.

Nisur nga kjo, Ferruni kërkon reagim nga qytetarët për mbrojtjen e parkut, si një detyrim moral.

“Nuk mund tĂ« pranojmĂ« mĂ« zhbĂ«rjen e kĂ«tij oazi tĂ« gjelbĂ«r”, thekson Ferruni.

Citizens kërkoi informacion nga Bashkia e Tiranës për mënyrën e dhënies së hapësirës. Bashkia deklaroi se nuk ka lidhur kontratë me organizatorin, artistin Rajku.

Sipas saj, çdo qytetar mund të aplikojë për një aktivitet kulturor duke kërkuar leje për shfrytëzim hapësirash publike.

Lexoni gjithashtu:

The post Një muaj nga festivali Keinemusik, ende zhavorr në Parkun e Liqenit appeared first on Citizens.al.

Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz

27 June 2025 at 15:32

Qeveria ka hapur kompaninë, e cila pritet të bëjë marrëveshje me Jared Kushner për të zhvilluar resort në Sazan. Projekti parashikon ta shndërrojë ishullin nga një ish-bazë ushtarake me site të mbrojtura në resort privat luksoz.

Korporata e Investimeve Shqiptare, (KIS) regjistroi nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB) kompaninĂ« “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE). Ajo ka kapital 50 milionĂ« lekĂ« (rreth 500 mijĂ« euro) dhe administor Julian Adilin, drejtor ligjor pranĂ« KIS.

Ekstrakti tregon se ASDRE u themelua më 9 qershor, pra rreth 2 javë e gjysmë më parë.

ASDRE thuhet se do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimi në pronësi ose administrim shtetëror. Kjo lë të kuptohet se mund të menaxhojë dhe projekte dhe prona të tjera.

Qëllimi i saj thuhet të jetë menaxhimi dhe transparenca në përdorimin e pasurive publike.

Gjithashtu, si qĂ«llim i ASDRE, ka dhe pĂ«rfaqĂ«simin e shtetit nĂ« partneritete strategjike. KĂ«tu pĂ«rmendet konkretisht resorti turistik “Ishulli i Sazanit”.

KĂ«tĂ« projekt e ka paraqitur si ofertĂ« tĂ« pakĂ«rkuar “Affinity Partners” e pĂ«rfaqĂ«suar nga Jared Kushner, dhĂ«ndri i Donald Trump.

NĂ« janar Kushner mori statusin “investitor strategjik”. Ai ka thĂ«nĂ« se ideja i lindi pas njĂ« vizite turistike nĂ« ShqipĂ«ri gjatĂ« vitit 2021.

Kushner e vizitoi Shqipërinë edhe në vitin 2023, ku u shoqërua personalisht edhe nga Kryeministri Rama. Pesë muaj më vonë, në dhjetor 2023, paraqiti zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e Sazanit.

Por projekti u bë me dije vetëm në vitin 2024 kur Kushner foli për mediat amerikane.

NjĂ«soj si atĂ«herĂ«, zhvillimi i radhĂ«s ndodh pas njĂ« vizite turistike tĂ« dhĂ«ndrit tĂ« Trump-it. Kjo nĂ«nkupton se vizitat e tij janĂ« “vizita pune”.

Një fotografi e çiftit Kushner me Sazanin në sfond u botua të enjten nga kuzhinieri Aldo Mehmeti në Instagram.

Faksemile e postimit të kuzhinierit Aldo Mehmeti, i cili priti familjen Kushner këtë javë në Vlorë.

Resorti nĂ« Sazan do tĂ« zĂ«rĂ« 8% tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« ishullit – 45 hektarĂ« nga 562 e totalit. Investimi thuhet tĂ« jetĂ« prej rreth 1.4 miliardĂ« eurosh dhe zotohet tĂ« punĂ«sojĂ« rreth 1 mijĂ« persona gjatĂ« ndĂ«rtimit dhe funksionimit.

Kritika për transparencën dhe ndikimin mjedisor

Projekti i Kushnerit ka shkaktuar reagime për mungesën e transparencës dhe rrezikun ndaj mjedisit. Fillimisht në vitin 2024, institucionet dhanë qëndrime kontradiktore për statusin juridik të Sazanit.

Ministria e Mbrojtjes e konsideroi pjesë të planit të vendosjes së Forcave të Armatosura. Ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se nuk kishte kërkesë për zhvillim të zonës.

Aktivistët mjedisorë theksuan se zona është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky park përfshin specie të rralla detare dhe është zonë e mbrojtur që nga viti 2010.

Por, qeveria ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura, duke lejuar zhvillime në këto territore. Në të njëjtën kohë, KKT mori kompetenca të zgjeruara si Këshill Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Parlamenti shtyu gjithashtu ligjin për investimet strategjike deri në vitin 2026. Të gjitha këto veprime ngrenë shqetësime për llogaridhënie dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

Kushner ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se nuk ka përfituar trajtim preferencial apo ekstraligjor. Megjithatë qasja e qeverisë shqiptare mbetet jotransparente, çka lë të kuptohet për të kundërtën.

Prej janarit, kur Kushneri mori statusin e investitorit, parashikohej që të zhvilloheshin negociata për mënyrën e investimit. Do të ishte me partneritet publik-privat, koncesion, apo mekanizëm tjetër.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit tĂ« Investimeve (AIDA), i tha Citizens.al se “aktualisht palĂ«t janĂ« nĂ« proces negocimi”. Deklarata u bĂ« mĂ« 25 qershor, njĂ« ditĂ« para se KIS tĂ« regjistronte ASDRE-n.

Nga ana tjetër institucionet nuk kanë bërë transparencë për propozimin e Kushner në Zvërnec.

Citizens.al iu drejtua për informacion edhe agjencive të planifikimit dhe zhvillimit të territorit (AZHT, AKPT) për propozimin, ku kërkoi të dinte nëse ka pasur aplikime për leje zhvillimi për zonën e Sazanit dhe Zvërnecit. Por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati përgjigje.

Lexo gjithashtu:

The post Kushner dhe Sazani: Qeveria krijon kompani për zhvillimin e resortit luksoz appeared first on Citizens.al.

“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh nĂ« zemĂ«r tĂ« Parkut KombĂ«tar”

25 June 2025 at 15:55

Një përrua me naftë bruto derdhet në lumin Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare si lumi i fundit i egër i Evropës.

DĂ«shmitĂ« e drejtpĂ«rdrejta tĂ« ekipit tĂ« “RiverWatch” dhe “EcoAlbania” kanĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah njĂ« ndotje tĂ« vazhdueshme, qĂ« mbahej nĂ« heshtje nga institucionet, tĂ« cilat njĂ« muaj mĂ« parĂ« aplikuan pĂ«r ta pĂ«rfshirĂ« VojsĂ«n nĂ« UNESCO, si pjesĂ« e Rrjetit tĂ« Rezervave tĂ« BiosferĂ«s.

“Nafta rrjedh nĂ« kanale nga njĂ« vend ku ruhet nĂ« pishina tĂ« hapura, katastrofĂ«! KontejnerĂ«t dhe tubacionet atje janĂ« plotĂ«sisht tĂ« ndryshkur dhe rrjedhin, njĂ« skandal,” i tha Citizens.al Ulrich Eichelmann, drejtor i organizatĂ«s RiverWatch.

Ndotja buron nga stacioni i naftĂ«s nĂ« Gorisht tĂ« SelenicĂ«s, ndĂ«rtuar nĂ« vitet ’70, pĂ«r marrjen dhe magazinimin e naftĂ«s nga vendburimi me qĂ«llim transportin drejt Ballshit. Nafta e Gorishtit vĂ«rshon nga stacioni nĂ« VjosĂ« pasi i bashkohet PĂ«rroit tĂ« Madh tĂ« MĂ«rtirajt.

Citizens.al e vizitoi sot pikën e derdhjes dhe stacionin. Aty ndodhej një grup prej 6 punonjësish të Albpetrol që kishin nisur të pastrojnë me ekskavator kanalin, vetëm pak ditë pas denoncimit.

Stacioni i naftës në Gorisht nga buron ndotja e Vjosës | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Një zgjidhje e përkohshme e një problemi më të madh. Një raport i Ecoalbania, tregon se zona e Gorisht-Koculit ka mbi 150 puse aktive të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km2, ku pika më e afërt ndodhet pranë shtratit të Vjosës.

Fotografi dhe aktivisti i RiverWatch Joshua David Lim, i cili e dokumentoi i pari ndotjen, e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« zonĂ« tĂ« VjosĂ«s si“njĂ« lumĂ« tĂ« vdekur, ku asgjĂ« nuk mbijeton”.

Ai tha për Citizens.al se këtë konstatim e përforcoi një gjarpër i ngordhur, të cilin ai dhe Eichelmann e gjetën mbi shtresën e trashë të naftës.

Zbulimi i kĂ«saj pike tĂ« ndotur tĂ« VjosĂ«s ndodhi disa javĂ« mĂ« parĂ«, kur Lim po fotografonte rrjedhĂ«n nĂ« vijim tĂ« njĂ« nisme qĂ« bashkĂ« me “EcoAlbanian” synon krijimin e njĂ« harte virtuale tĂ« ndotjes sĂ« Parkut KombĂ«tar.

“Realiteti ishte absolutisht tronditĂ«s, nuk kisha parĂ« kurrĂ« diçka tĂ« tillĂ«,” tha Lim pĂ«r Citizens.al.

“Kam udhĂ«tuar shumĂ«, nga burimi deri nĂ« deltĂ« tĂ« VjosĂ«s dhe kam dĂ«shmuar situata tĂ« ndryshme ndotjeje si mbeturina, nxjerrja e zhavorrit, por kjo derdhje nafte padyshim Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«nda,” vijoi fotografi.

Ndotje e përsëritur prej vitesh

Përroi i mbetjeve të naftës nga Stacioini i Gorishtit/ Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Ky nuk është një incident i izoluar. Në vitin 2018, një reportazh i Balkan Insight denonconte të njëjtën formë ndotjeje në të njëjtin vend, mes fshatrave Karbunarë dhe Poçem ku kompani koncesionare depozitonin dhe transportonin naftë bruto në mënyrë të pakontrolluar.

“Vite mĂ« parĂ« kam vĂ«rejtur rrjedhje apo njolla nafte nĂ« Poçem, megjithatĂ«, nuk isha nĂ« dijeni se kjo katastrofĂ« po ndodhte ende,” tha Eichelmann.

Edhe pse pikat e shpimit dhe depozitimit ndodhen jashtë kufijve zyrtarë të Parkut Kombëtar të Vjosës, përroi i ndotur përshkon kufirin e tij dhe bashkohet me Vjosën brenda territorit të mbrojtur.

“Qeveria duhet ta mbyllĂ« menjĂ«herĂ« gjithĂ« zonĂ«n duke pĂ«rfshirĂ« ‘lumin e naftĂ«s’ 1,5 km tĂ« gjatĂ«, si dhe pellgjet me infrastrukturĂ«n e kalbur”, thekson Eichelmann.

“NjĂ« zgjidhje e pĂ«rkohshme”

Derdhja e kanalit të në Vjosë, duke u pastruar nga ekskavatori i Albpetrol | Foto: Herti Maloku | Citizens.al

Të hënën, pas denoncimeve publike, Albpetrol nisi pastrimin e përroit në Mërtiraj. Të mërkurën, ekipi i Citizens.al ishte në terren për të parë nga afër situatën.

Një ekskavator dhe dy kamionë po largonin mbetjet e naftës që rridhnin drejt lumit. Edhe pse ndotja mbetet e pranishme, niveli i saj ishte më i ulët krahasuar me pamjet tronditëse të dokumentuara më parë.

Një prej punëtorëve na tregoi se kjo ishte dita e tretë e pastrimit, por nxehtësia e verës e kishte shkrirë materialin ndotës, duke e bërë procesin më të vështirë. Ai tha se mbetjet do të përdoreshin për mbushjen e rrugëve në zonat rurale.

Rreth 150 metra më larg, pusi i naftës vijonte punën normalisht, ndërsa ndërtesat përreth, të rrënuara dhe të braktisura, krijonin pamjen e një industrie të lënë pas dore.

Njëri përsëriti se ndotja vjen nga depozitimet e vjetra, të krijuara gjatë procesit të ndarjes së naftës nga uji dhe dheu në stacionin e Gorishtit.

Por pyetja që mbetet pa përgjigje është pse ky pastrim nuk u ndërmor më herët, para se mbetjet të shpërndaheshin dhe shkriheshin nga i nxehti, apo para se Vjosa të merrte statusin e Parkut Kombëtar.

Një banor i zonës tha për Citizens.al se përpjekjet aktuale janë të kota nëse nuk ndërhyhet drejtpërdrejt në burimin e ndotjes, që vazhdon të rrjedhë naftë në mënyrë të pakontrolluar.

Të njëjtën ditë, autobotët e Albpetrolit vijonin të ngarkonin naftë bruto për rafinim, duke treguar se aktiviteti ekonomik në zonë vazhdon pa ndalesë, ndërkohë që masat për të ndaluar ndotjen mungojnë.

Organizata RiverWatch deklaroi për Citizens.al se ka nisur njoftimin e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe bankën gjermane KfW, për situatën alarmante në zonë.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« krim mjedisor me pĂ«rmasa tĂ« reja,” u shpreh drejtuesi i organizatĂ«s, duke theksuar se do tĂ« ndĂ«rmerren veprime nĂ« disa fronte.

Parku Kombëtar i Vjosës, i shpallur në mars 2023, aspiron të bëhet pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës të UNESCO-s. Por rrjedhjet e naftës dhe mungesa e reagimit institucional po rrezikojnë seriozisht këtë status.

“Ajo fushĂ« dukej si njĂ« peizazh nga njĂ« film depresiv hollivudian,” tha Ulrich Eichelmann nga RiverËatch, duke nĂ«nvizuar se Vjosa nuk mund tĂ« mbrohet vetĂ«m nĂ« letĂ«r.

Dy vite pas shpalljes sĂ« parkut, aktivitetet ekonomike brenda kufijve tĂ« mbrojtur vazhdojnĂ«. Urbanizimi, turizmi masiv, nxjerrja e naftĂ«s dhe mungesa e kontrollit institucional po e kthejnĂ« emĂ«rtimin “Park KombĂ«tar” thjesht nĂ« njĂ« formalitet.

The post “Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh nĂ« zemĂ«r tĂ« Parkut KombĂ«tar” appeared first on Citizens.al.

Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave

24 June 2025 at 16:47

Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) e ka renditur Shqipërinë në vendin e fundit në Evropë sa i takon cilësisë së ujërave në plazhe, duke përfshirë këtu det, liqene apo dhe lumenj. Raporti, i cili mbulon të dhënat e katër viteve të fundit (2021-2024), ngre shqetësime serioze mbi menaxhimin mjedisor në vend dhe pasigurinë që u kanoset pushuesve dhe ekosistemeve detare.

NĂ« raport, EEA ka analizuar mĂ« shumĂ« se 21,000 vende tĂ« caktuara pĂ«r plazhe apo larje nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n, duke u mbĂ«shtetur nĂ« tĂ« dhĂ«nat publike tĂ« siguruara nga vendet anĂ«tare dhe kandidate pĂ«r t’u integruar nĂ« Bashkimin Evropian, si ShqipĂ«ria. QĂ«llimi Ă«shtĂ« mbrojtja e shĂ«ndetit publik dhe e biodiversitetit pĂ«rmes monitorimit tĂ« rregullt tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« ujĂ«rave, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit tĂ« Veprimit pĂ«r Zero Ndotje tĂ« BE-sĂ«.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« mbledhura, nga 119 vende tĂ« njohura zyrtarisht pĂ«r larje nĂ« ShqipĂ«ri, vetĂ«m 16% e tyre janĂ« vlerĂ«suar si “me cilĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer” tĂ« ujĂ«rave, njĂ« rĂ«nie dramatike prej 25 pikĂ«sh pĂ«rqindjeje krahasuar me vitin 2023.

MĂ« tej, gjysma e pikave tĂ« caktuara pĂ«r plazhe dhe larje rezultojnĂ« “me cilĂ«si tĂ« mirĂ«â€, 11.8% “me cilĂ«si tĂ« pranueshme” dhe 22.7% “me cilĂ«si tĂ« dobĂ«t” – njĂ« pĂ«rqindje kjo mbi 10 herĂ« mĂ« e lartĂ« se mesatarja evropiane prej vetĂ«m 1.5% tĂ« ujĂ«rave me cilĂ«si tĂ« dobĂ«t.

Problemi i thelluar i ndotjes: Një krizë e paralajmëruar

Të dhënat e raportuara nga Citizens.al edhe në vitin e kaluar, paralajmëronin për një situatë të përkeqësuar. Atëherë, ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) nënvizuan mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura, shkarkimet e pakontrolluara urbane dhe mungesën e një kalendari të qëndrueshëm monitorimi si shkaqet kryesore.

Raporti i EEA për vitin 2024 vetëm sa e konfirmon këtë përkeqësim. Në mënyrë shqetësuese, asnjë nga vendet e caktuara për plazhe dhe larje në Shqipëri nuk përmbushi marrjen e mostrës para sezonit, një kriter bazë për sigurinë e pushuesve.

Sipas standardeve evropiane, për çdo vend për larje kërkohet të merren të paktën katër mostra gjatë sezonit, përfshirë një mostër para fillimit të tij, me një interval që nuk duhet të kalojë një muaj.

Por pse po dështon Shqipëria në këtë pikë?Shkaqet e cilësisë së ulët të ujërave larës janë të shumta dhe të njohura:

  • Ndotja urbane dhe industriale pa filtra mbrojtĂ«s.
  • Mungesa e impianteve funksionale pĂ«r trajtimin e ujĂ«rave tĂ« zeza.
  • PĂ«rdorimi i pakontrolluar i pesticideve nĂ« bujqĂ«si.
  • Menaxhimi i dobĂ«t i mbetjeve dhe mungesa e njĂ« sistemi funksional tĂ« mbikĂ«qyrjes mjedisore.

KĂ«to faktorĂ« po pĂ«rkthehen nĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r shĂ«ndetin publik pĂ«rmes rrezikut nga infeksionet dhe sĂ«mundjet qĂ« lidhen me ndotjen e ujit – dhe njĂ« dĂ«m tĂ« pakthyeshĂ«m pĂ«r ekosistemet ujore dhe turizmin bregdetar.

Kontraste të forta me Evropën

NdĂ«rkohĂ« qĂ« vendet si Qipro (99.2%), Bullgaria, Greqia dhe Austria udhĂ«heqin listĂ«n me “ujĂ«ra tĂ« shkĂ«lqyera” nĂ« raportin e EEA-sĂ«, ShqipĂ«ria mbetet nĂ« fund, sĂ« bashku me EstoninĂ« dhe PoloninĂ«, duke reflektuar njĂ« hendek tĂ« thellĂ« nĂ« pĂ«rkushtimin institucional dhe implementimin e politikave mjedisore.

Raporti i thekson nevojën e ristrukturimit të sistemit të monitorimit të ujërave në Shqipëri, vendosjen e një kalendari të rregullt të marrjes së mostrave dhe investime afatgjata në infrastrukturën e trajtimit të ujërave të zeza.

Gjithashtu, kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë me BE-në për rritjen e standardeve, transparencës dhe kapaciteteve teknike të institucioneve përgjegjëse. Vetëm kështu mund të ndalet rrëshqitja drejt një krize të përhershme mjedisore që dëmton jo vetëm natyrën, por edhe perspektivën turistike dhe ekonomike të vendit.

Si një tregues i mungesës së transparencës, të dhënat e listuara në raport nga AKM-ja nuk ishin të aksessueshme në momentin e botimit të këtij artikulli. Lidhja e bërë në raport rezultonte e paarritshme me webfaqen e AKM-së.

The post Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave appeared first on Citizens.al.

Gjykata nĂ« provĂ«: A do t’i mbrojĂ« Kushtetuesja zonat e mbrojtura?

23 June 2025 at 16:09

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet një seancë publike plenare për të shqyrtuar kërkesën për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, që sjell ndryshime të debatueshme në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

KĂ«rkesa Ă«shtĂ« paraqitur nga shoqata “Ornitologjike e ShqipĂ«risĂ«â€ (AOS), “EcoAlbania” dhe njĂ« pjesĂ« e opozitĂ«s ndĂ«rsa palĂ« tĂ« paditura janĂ« Kuvendi dhe KĂ«shilli i Ministrave. NĂ« thelb tĂ« kĂ«saj beteje gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« mbrojtja e natyrĂ«s nga shkatĂ«rrimi institucional dhe komercial.

Prej vitit 2022, me një seri shkrimesh nga gazeteari Artan Rama, Citizens.al ka ndjekur hap pas hapi degradimin sistematik të zonave të mbrojtura në Shqipëri. Kjo përmbledhje sjell një panoramë të dokumentuar të përplasjeve, vendimeve dhe propagandës që ka shoqëruar këtë çështje.

Protestë kundër Aeroportit të Vlorës/Facebook.

Mbrojtje me emër, por me qëllim dorëzimin

NĂ« nĂ«ntor 2022, Citizens.al solli nĂ« vĂ«mendje paradoksin e shpalljes sĂ« “njĂ« mbrojtjeje tĂ« re” pĂ«r lumin Vjosa, ndĂ«rsa paralelisht i hapej rruga projekteve infrastrukturore qĂ« e cenonin.

NĂ«n petkun e “Parkut KombĂ«tar”, Vjosa u kthye nĂ« fasadĂ« tĂ« politikave “tĂ« gjelbra” tĂ« qeverisĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ligji dhe praktikat administrative shkonin nĂ« drejtim tĂ« kundĂ«rt me ruajtjen e ekosistemeve tĂ« saj.

Ilustrim nga diksutimi parlamentar i ligjit për Zonat e Mbrojtura/Citizens.al

Propaganda për zhdukjen e mbrojtjes

NĂ« dhjetor 2023, Citizens.al denoncoi ngritjen e njĂ« fushate propagandistike pĂ«r tĂ« justifikuar ndĂ«rhyrjet nĂ« “Zonat e Mbrojtura”. PĂ«rmes videove, eventeve dhe konferencave, qeveria u pĂ«rpoq tĂ« bindte opinionin publik se ndryshimet nĂ« ligj nuk i dĂ«mtojnĂ« kĂ«to zona.

Në fakt, përtej propagandës, hartat zyrtare tregonin shkurtim të kufijve dhe lehtësim të procedurave për investime.

Ilustrim i biodiversitetit në zonat e mbrojtura/Facebook.

Parqet Kombëtare në rrezik

Artikulli i dhjetorit 2023 solli prova se një numër parqesh kombëtare, përfshirë Divjakën dhe Lurën, po përfshiheshin në plane zhvillimi që i zhbënin ato si zona të mbrojtura.

Në vend të mbrojtjes së biodiversitetit, ligji po ofronte mburojë për interesat ekonomike.

Protesta për mbrojtjen e Vjosës/Citizens.al.

Tragjedia shqiptare e zonave të mbrojtura

NĂ« shkurt 2024, Citizens.al analizoi tĂ« gjithĂ« zinxhirin e deformimeve – nga konsultimet fiktive, te draftet ligjore tĂ« hartuara me ngut e deri te miratimi pa debat nĂ« Kuvend.

Ky shkrim nxori në pah edhe rolin pasiv të institucioneve që duhet të ishin në mbrojtje të natyrës.

Ilustrim i dëgjesave për ndryshimet ligjore/Citizens.al

Dëgjesa të parakohshme për të shmangur reagimin

Në janar 2024, u zbardhën praktikat e dëgjesave publike, që u organizuan me njoftime të minutës së fundit dhe në zona të kufizuara.

Këto dëgjesa nuk plotësonin as standardet minimale për pjesëmarrje dhe konsultim, duke nxjerrë në pah mungesën e vullnetit real për transparencë.

Ilustrim për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Koha e pamjaftueshme, një tjetër mjet për të përshpejtuar shkatërrimin

Gjithashtu në janar 2024, Citizens.al solli në vëmendje kohën shumë të shkurtër që iu la ekspertëve dhe publikut për të dhënë opinion mbi ndryshimet në ligj.

Në vetëm pak ditë, një ndër ligjet më të rëndësishëm për mjedisin u transformua rrënjësisht.

Diskutimi parlamentar për zonat e mbrojtura/Citizens.al

Peizazhet i dorëzohen investitorëve

NĂ« korrik 2024, Citizens.al analizoi se si zona tĂ« tĂ«ra me status mbrojtjeje u nxorĂ«n nga mbrojtja pĂ«r t’u kthyer nĂ« hapĂ«sira ndĂ«rtimi.

Ligji i ri hoqi pengesat për investime të mëdha në zona si Riviera, Divjaka apo Lura, duke vendosur interesin ekonomik mbi atë ekologjik.

Ilustrim grafik për statusin e Vjosës/Citizens.al

Vjosa, fasada e gjelbër e një modeli të qëllimshëm shkatërrimi

Në dhjetor 2024, Citizens.al denoncoi përdorimin e Parkut Kombëtar të Vjosës si mjet për të fituar imazh ndërkombëtar, ndërkohë që zona të tjera degradojnë në heshtje.

Një strategji që vendos një fasadë ndërkombëtare mbi një realitet lokal të trishtë.

Seanca e sotme në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një betejë ligjore. Ajo është një pikë kthese për të ardhmen e zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Kjo çështje teston nëse sistemi kushtetues është ende në gjendje të mbrojë interesin publik nga vetë shteti (në këtë rast qeveria dhe shumica parlamentare) dhe nga interesat që e deformojnë atë..

The post Gjykata nĂ« provĂ«: A do t’i mbrojĂ« Kushtetuesja zonat e mbrojtura? appeared first on Citizens.al.

“Vlora nĂ« flakĂ«â€: Zjarret nga mbetjet dhe dĂ«shtimi i premtimeve publike

17 June 2025 at 16:03

Autore: Anila Hoxha | Citizens.al | Vlorë

BuzĂ« njĂ« fushe mbetjesh nĂ« lagjen “24 Maji” tĂ« VlorĂ«s, 38-vjeçari Zamir Qama pĂ«rpiqet tĂ« mbrojĂ« disa rrĂ«njĂ« ulliri qĂ« ka nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ«. Me njĂ« karrocĂ« dore, ai u hedh pleh dhe ujĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«rballĂ« tij zjarret nĂ« vendgrumbullimin e hapur tĂ« mbetjeve ndizen pa pushim. 

“E bĂ«j sepse dua tĂ« ndaloj kĂ«tĂ« batĂ«rdi,” thotĂ« ai, duke treguar me dorĂ« drejt malit tĂ« mbeturinave. Edhe pse nĂ« prill 2025 kryetari i BashkisĂ« VlorĂ«, Ermal Dredha, njoftoi se vendgrumbullimi i SherishtĂ«s kishte nisur nga puna, situata nĂ« terren dĂ«shmon tĂ« kundĂ«rtĂ«n.

Kamionët vijojnë të shkarkojnë mbetje urbane në vend-depozitimin e vjetër, jo vetëm nga Vlora por edhe nga Orikumi. Ndërkohë zjarri i nisur javën e parë të qershorit trazoi jo pak pushues që kishin bërë planet për plazh.

Për Zamirin, i kthyer nga Irlanda për të jetuar me të ëmën, kjo është një betejë personale. Shtëpia e tij ndodhet pak metra larg fushës së ndotur, ku në mungesë të një rrethimi funksional, bagëtitë kullosin mbi mbeturina dhe zjarret përhapen shpesh. 

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« e padurueshme, plehrat sa vijnĂ« e zgjerohen, dhe sa herĂ« zgjohem me plehrat nĂ« flakĂ« e di qĂ« dĂ«mtohem sepse jam i qartĂ« qĂ« janĂ« kancerogjene” shprehet 38-vjeçari pĂ«r Citizens. 

Zamir Qama duke treguar malin e mbetjeve në Vlorë/A.Hoxha.

“NjĂ« emergjencĂ« mjedisore”

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vënë në dukje se vendgrumbullimi i mbeturinave në Vlorë nuk ka struktura të tjera teknike, të cilat mund të minimizojnë efektet negative, përveç zonës së rrethuar të ndarjes.

“PĂ«r shkak se pjesa tjetĂ«r e vendgrumbullimit nuk Ă«shtĂ« e rrethuar, njerĂ«zit dhe kafshĂ«t mund tĂ« hyjnĂ« lirisht”, thuhet nĂ« njĂ« audtim tĂ« KLSH-sĂ«.

Por ky është vetëm një nga problemet që renditen për vendgrumbullimin e hapur. Audituesit kujdesen të dëshmojnë në dokumente zjarret, mungesën e kontrolleve, apo dhe mostrajtimin e ujërave që ndotin tokën dhe detin.

Ekspert i mjedisit,  Mihallaq Qirjo, veç këtyre shqetësimeve shton njësoj si të rrezikshme ndotjen e ajrit.

“Mbetjet shpesh  digjen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« skrapin, ose ndodh dhe paqĂ«llim se mund tĂ« vetĂ«ndizen kur prodhohet gaz metan”, sqaron Qirjo, i cili shpjegon se zona tĂ« tilla rreth mbetjeve nuk duhen siguruar vetĂ«m me rrethime, por duhen trajtuar me ndarje dhe menaxhim.

Megjithatë, bashkë me njoftimin se kishte nisur depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sherishtës, edhe pse me dy vjet vonesë, kryebashkiaku Dredha nuk dha datë fikse se kur do të mbyllet vendgrumbullimi i Vlorës, i cili vazhdon të jetë problem.

Ullishtja e Zamir Qamës pranë vendgrumbullimit të mbetjve në Vlorë/A.Hoxha.

“Po bĂ«jmĂ« njĂ« operacion pilot atje [kapsulim mbetjesh], me qĂ«llim qĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« sa tĂ« mundemi. Kjo mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« shmangur zjarret gjatĂ« sezonit turistik”, deklaroi zyrtari i bashkisĂ«, por kapsulimi nuk ka nisur ende, çka do tĂ« thotĂ« se edhe rreziku nga flakĂ«t dhe ndotja mbetet i njĂ«jtĂ«.

“Zjarret, premtime dhe hetime”

Zjarri më i fundit masiv shpërtheu më 7 qershor 2025, duke mbuluar sërish qytetin bregdetar me re të zeza tymi. Ndryshe nga herët e tjera, policia referoi në prokurori pesë zyrtarë lokalë të Ndërmarrjes së Pastrimit, mes tyre manovratorë të bordit të kullimit, me dyshimet se neglizhuan detyrën për shuarjen e flakëve duke sjellë ndotjen e mjedisit.

Zyrtarisht u njoftua se zjarri kishte rënë si pasojë e temperaturave të larta, por prokuroria e Vlorës pranon për Citizens.al se mbi zjarret në vendgrumbullimin e Vlorës ka nën hetim tre dosje: Korrik 2023, Maj 2025, Qershor 2025.

Ajo thotë se këto zjarre kanë shkaktuar pasoja për jetën e shëndetin e njerëzve, një krim i dënueshëm deri në 10 vjet, ndërsa paralelisht po hetohen edhe dyshimet për shpërdorim detyre nga ana e punonjësve apo dhe zyrtarëve publik.

Emrat e të dyshuarve u mbajtën sekret dhe nuk iu vunë në dispozicion redaksisë së Citizens.al.

Eksperti Mihallaq Qirjo këmbëngul se edhe pushteti lokal ka përgjegjësi, pasi institucionet kanë reaguar ngadalë për administrimin e mbetjeve. Ai thekson se menaxhimi i mbetjeve mbetet përgjegjësi e bashkisë, të cilat në kushtet kur nuk kanë kapacitete, hapësira, mjaftohen vetëm me transportin e tyre.

PĂ«rballĂ« raportimeve nga banorĂ«t nĂ« sallĂ«n operative, policia lokale, nga ana tjetĂ«r, tha pĂ«r Citizens se ka referuar disa raste nĂ« prokuroi nĂ« periudhĂ«n 2023-2025, tĂ« lidhur “me zjarret e konstatuara nĂ« fushĂ«n e grumbullimit tĂ« mbetjeve urbane”.

Edhe bashkia thotĂ« se ka bashkĂ«punuar pĂ«r hetimin e zjarreve me policinĂ« dhe prokurorinĂ«, ndĂ«rsa shprehet zyrtarisht pĂ«r Citizens se “gjetja e fajtorĂ«ve dhe dĂ«rgimi i tyre para drejtĂ«sisĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur.”

Kamionë duke shkarkuar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë/A.Hoxha.

Ndërkohë që drejtësia ende nuk ka dalë me një bilanc për përgjegjësit e ndotjes dhe dëmtimit të shëndetit të qytetarëve në Vlorë, dokumentet zyrtare tregojnë se prej vitit 2020 ka pasur korrespondencë për funksionalizimin e vendgrumbullimit të Sherishtës.

Por paralelisht me kĂ«to pĂ«rpjekje dhe projekte, fusha ekzistuese e mbetjeve nĂ« qytet, ajo e lagjes “24 Maji”, Ă«shtĂ« pĂ«rballur çdo vit me zjarre, tĂ« cilat kanĂ« djegur nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« rrezikshme tonelata tĂ« tĂ«ra mbetjesh, duke rrezikuar seriozisht jetĂ«n dhe shĂ«ndetin publik.

KLSH ka ngritur alarmin për këtë situatë në një auditim të kryer Bashkisë Vlorë, e cila jo vetëm që nuk i depozitoi mbetjet në vendgrumbullimin e ri, por nuk pagoi as tarifa për depozitimin e tyre.

Raporti i KLSH-së vëren se bashkia e Vlorës rriti të ardhurat nga 2.79 miliardë lekë (2020) në 3 miliardë (2022). Paralelisht rriti edhe shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve nga 268.6 milionë lekë (2020) në rreth 340.3 milionë (2022).

NĂ« kĂ«tĂ« dinamikĂ«, depozitimi i mbetjeve nĂ« lagjen “24 Maji” ka vijuar pa asnjĂ« kriter, duke shkaktuar dĂ«me nĂ« mjedis dhe duke rrezikuar shĂ«ndetin e banorĂ«ve. Audituesit raportojnĂ« gjithashtu edhe zhvlerĂ«sim tĂ« pronave qĂ« ndodhen pranĂ« fushĂ«s sĂ« hapur tĂ« mbetjeve.

“Ti mund ta shikosh shtĂ«pinĂ« Ă«shtĂ« thuajse e boshatisur, ne do ta rregullojmĂ«, por kĂ«tu çdo gjĂ« ndotet nga tymi dhe era e keqe, nuk di nga t’ia nis,” tregon Zamiri.

Premtimet pĂ«r “VlorĂ«n pa mbetje” dhe realiteti

NĂ« vitin 2023, u prezantua nisma “Vlora zero mbetje”, pjesĂ« e njĂ« plani 5-vjeçar pĂ«r menaxhimin e mbetjeve nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« integruar. GjatĂ« konsultimeve lokale, u bĂ« publik fakti se Ministria e Financave kishte nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r financimin e projektit tĂ« menaxhimit tĂ« mbetjeve tĂ« ngurta nĂ« rajonin e VlorĂ«s.

Projekti përfshin një kredi prej 12 milionë eurosh dhe tre grante me vlerë totale 14.3 milionë euro. Investimi kryesor është ndërtimi i Qendrës së Menaxhimit të Mbetjeve në Sherishtë.

Bagëti duke kullotur në malin me mbetje në Vlorë/A.Hoxha.

Kjo qendër do të përpunojë rreth 1.2 milionë tonë mbetje dhe do të përfshinte: ndërtimin e vendgrumbullimit sanitar, sistemin për mbledhjen e gazrave, impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura, impiantin për ndarjen e mbetjeve të riciklueshme (me kapacitet 55 mijë tonë/vit), si dhe një hapësirë për kompostimin e mbetjeve organike (deri në 4,200 tonë/vit).

Gjithashtu, ishte parashikuar mbyllja e venddepozitimeve ekzistuese në Vlorë dhe Selenicë, si dhe blerja e mjeteve për pastrimin e rrugëve dhe transportin e mbetjeve.

MegjithatĂ«, punimet nĂ« vendgrumbullimin e SherishtĂ«s, tĂ« cilat nisĂ«n nĂ« qershor 2020 dhe duhej tĂ« pĂ«rfundonin nĂ« fund tĂ« vitit 2021, u ndalĂ«n pĂ«r shkak tĂ« hetimeve tĂ« StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ndaj kompanisĂ« “Integrated Technology Services” (ITS), qĂ« po e ndĂ«rtonte.

Në mars 2022, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive të kompanisë, dhe administrimi i punimeve iu kalua Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Por ky institucion nuk arriti të vijonte punimet dhe projekti ngeci.

Për shkak të detyrimeve të papaguara të kompanisë ITS ndaj palëve të treta dhe bllokimit të llogarive bankare, në tetor 2023 bashkia e Vlorës ndërpreu kontratën me ITS-në.

Ndërkohë, inspektorët e mjedisit, në një kontroll të datës 11 tetor 2024, konstatuan se në Sherishtë ishin ndërtuar vetëm godinat për përzgjedhjen dhe magazinimin e mbetjeve të riciklueshme, por mbetjet ende nuk depozitoheshin.

Fusha e vjetĂ«r e mbetjeve, nĂ« lagjen “24 Maji” nĂ« qytetin e VlorĂ«s, qĂ« nuk ka leje mjedisore, mbetet aktive.

Llogaritet se aty janë depozituar rreth 400,000 m3 mbetje. Në një përgjigje për Citizens.al inspektorët e mjedisit thonë se nuk mund të kontrollojnë fusha pa leje pasi nuk e kanë si kompetencë ligjore. Ndërkohë, bashkia Vlore deklaron se vetëm për vitin 2024 janë prodhuar 53,406 tonë mbetje.

Një pjesë e landfillit të Vlorës në zjarr qershor 2025/A.Hoxha

Në fund të vitit 2024, një dokument zyrtar tregon se inspektorët kishin vizituar sërish vendgrumbullimin e Sherishtës dhe kishin konstatuar se objekti nuk ishte ende funksional. Punimet ndodheshin në fazën e fundit, por pranimi i mbetjeve nuk kishte filluar.

NĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens, bashkia VlorĂ« konfirmoi se pĂ«rveç mbetjeve tĂ« qytetit, nĂ« fushĂ«n ekzistuese tĂ« “24 Majit” grumbullohen edhe ato tĂ« Orikumit dhe disa njĂ«sive administrative pĂ«rreth.

Për vendgrumbullimin ekzistues nuk ka raport monitorimi, megjithëse zjarret ndodhin shpesh. Bashkia thotë se ndërhyrjet e saj në raste zjarresh janë të kufizuara dhe përfshijnë vetëm metoda mekanike si spostim, nivelim dhe mbulim me dhe apo materiale inerte.

E pyetur nga Citizens nĂ« prill 2025, se kur do tĂ« mbyllet vendgrumbullimi i hapur, Bashkia u pĂ«rgjigj: “Aktualisht nuk ka ndryshime, derisa tĂ« nisĂ« puna nĂ« landfillin e SherishtĂ«s”.

Por në një dalje publike më 14 qershor, kryebashkiaku Dredha pranoi se edhe pas hapjes së Sherishtës, Vlora do të përballet me problemin e mbetjeve të paktën deri në vitin 2027.

Ai shtoi se aktualisht po ndĂ«rmerren ndĂ«rhyrje tĂ« pĂ«rkohshme me mjetet qĂ« ka nĂ« dispozicion bashkia. “NĂ« atĂ« fushĂ« ndodhen mbetje tĂ« kompostuara pĂ«r mĂ« shumĂ« se 40 vite. VetĂ«m me magji mund tĂ« pretendosh qĂ« nuk do ketĂ« zjarre atje,” tha ai.

The post “Vlora nĂ« flakĂ«â€: Zjarret nga mbetjet dhe dĂ«shtimi i premtimeve publike appeared first on Citizens.al.

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

NĂ« dhjetor 2010, Shkodra u pĂ«rfshi nga pĂ«rmbytje masive. ShtĂ«pi, rrugĂ«, ura – gjithçka nĂ«n ujĂ«. Historia u pĂ«rsĂ«rit disa herĂ« nĂ« vitet qĂ« pasuan. NgjashĂ«m ndodhi dhe nĂ« fundvitin 2024 nĂ« VlorĂ«. Mot ekstrem, pasoja shkatĂ«rruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“NĂ« errĂ«sirĂ«â€ pĂ«rballĂ« motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janĂ« tĂ« mirĂ«financuara – nga Banka BotĂ«rore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i TiranĂ«s – por tĂ« mirĂ«mbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnĂ« tĂ« dhĂ«na njĂ« herĂ« nĂ« ditĂ« – njĂ« ritĂ«m qĂ« lĂ« vend pĂ«r tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotĂ« se shkalla e lartĂ« e cenimit nga faktorĂ«t e mjedisit “vjen veçanĂ«risht nga mungesa e kapaciteteve pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem tĂ« integruar paralajmĂ«rimi pĂ«r pĂ«rmbytjet apo rrĂ«shqitjet e dherave,” thotĂ« Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas tĂ« cilit tĂ« dhĂ«nat qĂ« disponohen janĂ« fragmentare, shpesh tĂ« vjetĂ«rsuara dhe qĂ« nuk pĂ«rcillen nĂ« kohĂ« reale pranĂ« institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do tĂ« thotĂ« tĂ« kesh celularin e fundit, qĂ« kushton 1.5 milionĂ« lekĂ«, duhet qĂ« dhe tĂ« dish ta pĂ«rdorĂ«sh siç duhet, aq mĂ« tepĂ«r pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“NĂ«se njĂ« stacion ti e vĂ« mbi njĂ« pllakĂ« betoni, betoni tĂ« nxjerr temperatura tĂ« larta, nĂ«se e vĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« ku bari shkon 25cm, nuk do tĂ« tĂ« dallojĂ« elementĂ«t dhe do tĂ« tĂ« raportojĂ« pĂ«r borĂ« nĂ« korrik, pra kĂ«to elementĂ« teknikĂ« duhen konsideruar, pasi pajisja e mirĂ«, po nuk pati mirĂ«mbajtjen dhe metodologjinĂ« e duhur tĂ« pĂ«rdorimit nuk do tĂ« nxjerrĂ« tĂ« dhĂ«nat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike pĂ«rfaqĂ«sohet nga shumĂ« stacione manuale, tĂ« cilat nuk ofrojnĂ« informacione nĂ« kohĂ« reale dhe kanĂ« nevojĂ« pĂ«r staf tĂ« shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit tĂ« LartĂ« tĂ« Shtetit, “Plani KombĂ«tar pĂ«r PĂ«rshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa njĂ« metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerĂ«simi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar njĂ« metodologji tĂ« tillĂ«.

“Me qĂ«llim realizimin e objektivave tĂ« kĂ«tij veprimi prioritar duhet tĂ« hartohet dhe aprovohet njĂ« program monitorimi i integruar si dhe tĂ« vlerĂ«sohet rregullisht njĂ« paketĂ« treguesish,” thotĂ« KLSH nĂ« njĂ« auditim tĂ« kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me emergjenca tĂ« nxitura nga kushtet e motit, tĂ« cilat duhet tĂ« parashikohen nĂ« kohĂ« dhe hapĂ«sirĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mĂ« pas tĂ« merren masa pĂ«r parandalimin e dĂ«meve tĂ« mundshme,” thotĂ« Bashmili, sipas tĂ« cilit sistemi shqiptar i paralajmĂ«rimit kĂ«rkon fuqizim tĂ« rrjetit dhe shĂ«rbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“PĂ«rshtatja me ndryshimet redukton nĂ« masĂ« tĂ« madhe humbjet njerĂ«zore dhe ekonomike nga fatkeqĂ«sitĂ« dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB nĂ« Raportin e KlimĂ«s dhe Zhvillimit tĂ« Vendit, tĂ« publikuar nĂ« tetor tĂ« vitit tĂ« kaluar.

IGJEO thotĂ« se vendit i duhen jo vetĂ«m mĂ« shumĂ« stacione matĂ«se – sĂ« paku njĂ« pĂ«r çdo 100km2 – por edhe njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri pajisjesh tĂ« tjera automatike, tĂ« cilat do tĂ« mund tĂ« gjeneronin tĂ« dhĂ«na periodike me njĂ« frekuencĂ« dhe saktĂ«si mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjĂ« shpikje tĂ« madhe, por atĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« vendet e tjera, nĂ« gjithĂ« botĂ«n tĂ« dhĂ«nat grumbullohen nĂ« njĂ« qendĂ«r dhe ajo mĂ« pas i pĂ«rpunon me pĂ«rgjegjĂ«si sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” pĂ«rfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

Siguria në Porto Romano, mes rrjedhjes së gazit dhe heshtjes institucionale

2 June 2025 at 15:35

Autore: Anila Prethi | Citizens.al | Durrës

Banorët në Porto Romano jetojnë çdo ditë nën hijen e frikës. Një fabrikë gazi, e zgjeruar pa distanca sigurie me shtëpitë, shkollën dhe ambulancën, i ka vendosur në rrezik të vazhdueshëm.

Dy incidente të së shkuarës janë dëshmi e asaj me të cilën ata përballen, ndërsa institucionet heshtin ose japin përgjigje që bien ndesh me faktet.

Tre vite nën frikë, asgjë ndryshe

NjĂ« shpĂ«rthim i fortĂ« trazoi banorĂ«t e zonĂ«s sĂ« Porto Romanos mĂ«ngjesin e 18 qershorit 2022. NĂ« fabrikĂ«n e “Alba Cosmetics” qĂ« prodhon dhe ambalazhon bombola gazi aty pranĂ« kishte rĂ«nĂ« zjarr. TĂ« frikĂ«suar, ata u shpĂ«rngulĂ«n pĂ«rkohĂ«sisht derisa zjarrfikĂ«sit dhe policia siguruan se rreziku ishte tejkaluar.

Banorët nisën kërkesa për zhvendosjen e fabrikës. Ata organizuan protesta pasi zëri i tyre nuk u dëgjua. Ndërkohë, frika nga një shpërthim i madh u përsërit katër muaj më vonë.

MesditĂ«n e 26 tetorit 2022 zona u rĂ«ndua nga aroma e gazit, e cila ishte çliruar nga dĂ«mtimi i njĂ« cisterne tĂ« kompanisĂ«. NĂ« panik, shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila ndodhet pranĂ« fabrikĂ«s, pezulloi mĂ«simin duke dĂ«rguar fĂ«mijĂ«t nĂ« shtĂ«pi.

Por dhe aty nuk kishte siguri. Familjarët u detyruan të shpërnguleshin sërish për disa orë derisa autoritetet siguruan gjendjen.

Rastet, e raportuara gjerĂ«sisht nĂ« lajmet qendrore tĂ« televizioneve kombĂ«tare, e bĂ«nĂ« tĂ« njohur zonĂ«n pĂ«r publikun e gjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. MirĂ«po ato nuk ishin “lajme” pĂ«r banorĂ«t: thjesht dy ditĂ« nga plot tĂ« tjera nĂ«n hijen e frikĂ«s.

“Nuk e dimĂ« kur do tĂ« na ndodhĂ« e keqja, por jemi tĂ« sigurt qĂ« Ă«shtĂ« çështje kohe,” thotĂ« njĂ« banor.

Madje dhe fĂ«mijĂ«t, si Enea i ciklit fillor, pĂ«rjetojnĂ« ankth teksa kujtonĂ« raste: “U dĂ«gjua njĂ« fishkĂ«llimĂ«, pastaj pamĂ« tym. MĂ« digjnin sytĂ«, u tremba shumĂ«.”

Fabrika e gazit në Porto Romano nisi punën në vitin 2011 në zonën e ish-Ndërmarrjes Industriale Shtetërore (NISH) të Kimikes.

Fillimisht aty ushtroi aktivitet kompania “Gas Power Al” e themeluar nga Altin Mulla, por qĂ« nĂ« vitin 2012 i kaloi Alban Rushitit pĂ«r 4 milionĂ« lekĂ«, ose rreth 28,500 euro (me kursin e kĂ«mbimit tĂ« asaj periudhe).

Rreth pesĂ« vite mĂ« vonĂ«, qeveria ia dha zonĂ«n me qira “1 euro” kompanisĂ« “Alba Cosmetic” e themeluar nga Adi Mehmeti nĂ« vitin 2014 – asokohe 21 vjeç.

Pamje Google.

Dy nga tre anĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« “Alba Cosmetic” ishin tĂ« njĂ«jtĂ«t tĂ« kompanisĂ« “Gas Power Al”: Muaharrem Çela dhe Idajet Çela.

Prej vitit 2018 “Gas Power Al” nuk ka zgjedhur administrator tĂ« ri, nuk ka pĂ«rtĂ«rirĂ« KĂ«shillin MbikĂ«qyrĂ«s, nuk ka dorĂ«zuar bilancet tregtare dhe rezulton me tĂ« paktĂ«n 30 mijĂ« euro detyrime ndaj organeve tatimore.

Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« lidhja mes dy kompanive, por nĂ« website-in e “Gas Power” ato prezantohen si kompani tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta me tĂ« njĂ«jtat kontakte, seli dhe produkte (link, link).

Pas incidentit të vitit 2022, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) zbuloi pesë shkelje të rënda ligjore dhe teknike në cisternat e kompanisë, nga mungesa e certifikatave të sigurisë, kalibrimit dhe transportit te mungesa e policës së sigurimit të detyrueshëm.

Por, çuditĂ«risht, nuk u mor asnjĂ« masĂ« ndĂ«shkuese. Madje, ISHTI nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens.al deklaroi se “nĂ« 5 vitet e fundit nuk ka pasur konstatime pĂ«r incidente”. Kjo bie ndesh me vetĂ« faktet e raportuara mĂ« parĂ« pĂ«r tĂ« paktĂ«n dy ngjarjet e vitit 2022, duke ngritur dyshime serioze mbi eficiencĂ«n dhe transparencĂ«n institucionale.

Pamje Google.

Për Fatmir Tarajn, ekspert zjarrfikës, përveçse nga afërsia me zonën e banuar, rreziku kryesor nga fabrika mund të vijë prej mungesës së stafit të kualifikuar.

“Pajisjet pĂ«r emergjenca mund tĂ« ekzistojnĂ«, por pa njerĂ«z tĂ« trajnuar ato janĂ« thjesht dekor,” thekson ai.

Ligji thotë se kompania ka detyrimin të informojë komunitetin lokal dhe të zhvillojë dëgjesa dhe njoftime publike, por nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Durrës, rezulton se në pesë vitet e fundit nuk është bërë asnjë konsultim publik.

Ky fakt evidenton njĂ« shkelje tĂ« qartĂ« ligjore dhe etike nga “Alba Cosmetic” pĂ«r pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« sociale kundrejt komunitetit qĂ« jeton nĂ« afĂ«rsi tĂ« aktivitetit tĂ« saj.

Ndërkohë, fabrika është zgjeruar duke përfituar tokë shtetërore dhe duke zhdukur distancën mbrojtëse që duhet të ndante zonën industriale nga shkolla, ambulanca dhe shtëpitë e banorëve përreth.

Punimet e kompanisë Alba Cosmetic për mbulimin e kanalit të ujërave të zeza/Foto Anila Prethi.

Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.

Së fundmi kompania ka përfituar edhe rreth 2 hektarë truall në një zonë ku sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, (link harta e AKPT) ishte parashikuar për shërbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.

Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.

Ashtu si mungesa e certifikatave të sigurisë, trajnimet e papërfillura, mosinformimi i banorëve apo heshtja e institucioneve, incidentet e vitit 2022 ishin pasojat më të dukshme të një sistemi që e trajton jetën e njerëzve si statistikë dhe mjedisin si pronë private.

Pamje Google, me zonë e shtuar së fundmi.

Kur kontrolli teknik ndodh vetëm pasi ndodhin ngjarjet e këqija, dhe kur autoritetet nuk reagojnë as përballë fakteve zyrtare, siguria bëhet iluzion, e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm shkelet, dhe përgjegjësia institucionale kalohet me heshtje.

NĂ« Porto Romano, rrjedhja e gazit nuk Ă«shtĂ« thjesht rrezik potencial – Ă«shtĂ« frika e pĂ«rditshme e banorĂ«ve, qĂ« kĂ«rkojnĂ« jo vetĂ«m pĂ«rgjigje, por veprime konkrete dhe mbrojtje nga shteti qĂ« duhet t’u shĂ«rbejĂ«.

Heshtja nuk është më opsion.

The post Siguria në Porto Romano, mes rrjedhjes së gazit dhe heshtjes institucionale appeared first on Citizens.al.

❌
❌