Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Besimtarët Bektashinj festojnë Ditën e Ashures me ceremoni të veçantë në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë

By: V K
7 July 2025 at 14:20

Ditën e nesërme 8 Korrik 2025, besimtarët bektashinj kremtojnë Ditën e Ashures, një nga ditët më të shenjta dhe domethënëse për komunitetin e tyre.

Në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, nga ora 10:00 deri në 11:30, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore e Ashures.

Në këtë ditë të shenjtë, Kryegjyshi ndan një mesazh të fuqishëm për unitetin dhe bashkimin e besimtarëve.

Kryegjyshata fton të gjithë besimtarët dhe dashamirësit, të bashkohen në këtë moment reflektues dhe shpirtëror.

The post Besimtarët Bektashinj festojnë Ditën e Ashures me ceremoni të veçantë në Kryegjyshatën Botërore në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët

By: user7
6 June 2025 at 10:09

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat shoqërore dhe humane që përfaqëson kjo ditë e shenjtë. Në një mesazh të publikuar në Facebook, ai ka theksuar rëndësinë e zemërgjerësisë dhe ndarjes së gjërave me të tjerët, si dhe angazhimin për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

“Kjo festë është një kujtesë për ne që të jetojmë në harmoni, duke ndarë dashurinë dhe begatinë me njëri-tjetrin,” u shpreh Kurti. Ai theksoi se Kurban Bajrami është gjithashtu një thirrje për përkushtim ndaj barazisë, ku çdo anëtar i shoqërisë gëzon mirëqenie dhe siguri.

Kurti uroi që festa t’i gjejë qytetarët pranë familjes dhe të dashurve, me tryeza të mbushura dhe zemra të hapura. “Uroj që kjo ditë t’ju sjellë mirësi, shëndet dhe lumturi – sot dhe gjithmonë,” përfundoi ai urimin e tij.

The post Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

By: Mirgen
6 June 2025 at 08:15

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se kjo është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit. Begaj shtoi se Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre […]

The post Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit appeared first on BoldNews.al.

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë Kurban Bajramin

6 June 2025 at 08:25

Në Gjirokastër, besimtarët myslimanë kanë kremtuar Festën e Kurban Bajramit me një ceremoni të organizuar në Pallatin e Sportit, ku morën pjesë shumë besimtarë. Faljen e namazit drejtoi kryemyftiu i Gjirokastrës, Aurel Senja, i cili u drejtua me një mesazh të fuqishëm për paqen dhe solidaritetin mes njerëzve.

“Në këtë ditë të gëzuar të Kurban Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin! Zoti i gjithësisë ju begatoftë ju dhe familjet tuaja. Kjo është një ditë e shënuar për gjithë besimtarët myslimanë anë e kënd botës, një ditë që simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe sinqeritetin ndaj Zotit të Madhëruar, por edhe një ditë solidariteti dhe përkujdesjeje për njerëzit në nevojë”, tha Senja.

Pas faljes, besimtarët vijuan me ritualet tradicionale të festës, ku bërja e kurbanit dhe ndihmesa për të varfërit ishin elementë kyç të këtij momenti të veçantë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kremtojnë Kurban Bajramin appeared first on Euronews Albania.

Besimtarët myslimanë në Korçë dhe Fier falin namazin e Kurban Bajramit

6 June 2025 at 08:21

Qindra besimtarë myslimanë nga qyteti i Korçës dhe fshatrat përreth morën pjesë mëngjesin e sotëm në faljen e namazit të Kurban Bajramit në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori”.

Mes tyre ishte edhe Rani Lekaj, një e moshuar që prej fëmijërisë ka humbur shikimin dhe që tregon se edhe gjatë periudhës së diktaturës falja bëhej fshehurazi, ndërsa sot ajo është një besimtare e devotshme.

Besimtarët në juglindje falën namazin e Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e zonës, duke përcjellë urime për festën e shenjtë dhe mesazhe paqeje.

Edhe në Fier, namazi u fal mëngjesin e sotëm në sheshin qendror të qytetit, ku besimtarët u mblodhën që në orët e para. Ceremoninë e drejtoi myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli, i cili uroi për më shumë paqe, respekt dhe harmoni mes njerëzve, duke theksuar se kjo është dita kur shërohen plagët që njeriu i shkakton njëri-tjetrit.

Urimet dhe solidariteti mes besimtarëve u ndjenë në këtë ditë të rëndësishme të fesë islame, duke përforcuar mesazhin e bashkëjetesës dhe paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Besimtarët myslimanë në Korçë dhe Fier falin namazin e Kurban Bajramit appeared first on Euronews Albania.

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

6 June 2025 at 08:17

Në Vlorë është zhvilluar sot ceremonia për festën e Kurban Bajramit, e cila filloi në orën 6:30 me lexim të Kuranit, vijoi me ligjërata dhe u mbyll me faljen në orën 7:00 në Pallatin e Sportit të qytetit.

Me qindra besimtarë u mblodhën në këtë ambient, pasi xhamia e Vlorës është e mbyllur pas përmbytjes së fundit. Ceremoninë e drejtoi Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhleku, i cili përshëndeti besimtarët dhe përcolli një mesazh paqeje, duke u lutur për një botë pa luftë dhe për mbrojtjen e fëmijëve të pafajshëm.

Në ceremoninë e sotme morën pjesë jo vetëm qytetarë vlonjatë, por edhe të huaj që jetojnë dhe punojnë në qytet, si dhe turistë që kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës

By: V K
5 June 2025 at 12:44

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një mesazh paqeje, bashkimi dhe shprese në këto ditë të begata, ai ka bërë thirrje që të kthejmë sytë nga të varfit dhe ata që kanë më pak.

“Të nderuar motra e vëllezër me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mëshirë në familjet tuaja. Kurbani nuk është thjesht një akt simbolik, por një shprehje e përkushtimit dhe bindjes së njerëzve ndaj Krijuesit të Gjithësisë. Ai lidhet drejtpërdrejtë me një prej tregimeve më madhështore të Shpalljes Hyjnore në Kuranin Famëlartë, historinë e Pejgamberit Ibrahim alehi Selam dhe sakrificës së tij sublime për të çuar në vend premtimin e dhënë.

Kurani na mëson se te Zoti nuk arrin as mishi as gjaku, pra nuk është ky qëllimi i Kurbanit, por devotshmëria dhe qëllimi i pastër i zemrës. Le të jetë kjo festë një mundësi, për të thelluar lidhjen tonë me krijuesin, për të forcuar lidhjet me njeri tjetrin dhe për të ndarë me ata që kanë më pak.

Le të mos harrojmë të varfrit, fqinjët dhe të afërmit siç na mëson tradita profetike, sepse vetëm përmes ndarjes dhe solidaritetit shfaqim vlerat më të larta të fesë sonë.

Në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin. Zoti e begatoftë popullin tonë dhe udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës”, shprehet ai.

The post Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Të thellojmë lidhjen me Krijuesin dhe njëri-tjetrin! Zoti udhëzoftë njerëzimin drejt paqes dhe mëshirës appeared first on Albeu.com.

Revoltohen besimtarët katolikë, turistët po bëjnë “selfie” me Papa Françeskun në arkivol

24 April 2025 at 19:36

Një fenomen i pazakontë po ndodh në ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut. Qindra-mijëra turistë janë mbledhur në pritje për t’i dhënë Atit të Shenjtë lamtumirën, por shumë prej tyre teksa afrohen pranë arkmortit, nuk ngurrojnë të nxjerrin telefonat dhe të shkrepin “selfie” me të. Ky gjest ka revoltuar shumë besimtarë të tjerë, që e […]

The post Revoltohen besimtarët katolikë, turistët po bëjnë “selfie” me Papa Françeskun në arkivol appeared first on BoldNews.al.

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

By: E.K
20 April 2025 at 08:50

Besimtarët e krishterë – katolikë, ortodoksë e ungjillorë – kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit. Pashka është ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes. Këtë vit jubilar ekumenik Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në […]

The post Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit appeared first on FaxWeb.

Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkët, thirrje për dashuri e solidaritet

20 April 2025 at 09:11

Ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët në të njëjtën ditë, mesazhe urimi vijnë nga politika.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve me anë të një postimi ku urimi ka bashkëngjitur një foto ku duket së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha.

Në mesazhin e tij Berisha uron besimtarët që Pashkët e ardhshme të jenë edhe më të mira:

“Duke ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë dhe votën e tyre për ndarjen nga pushteti i të keqes që po boshatis Shqipërinë, dhe ngjalljen e shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët. Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!”-shkruan Berisha.

Një ditë më parë, edhe presidenti Bajram Begaj përcolli një mesazh urimi, teksa shkruante se “Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.”

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj në mesazhin për Pashkët u ka uruar besimtarëve paqe, besim dhe dashuri:

“Gëzuar Pashkët! Në këtë ditë të shenjtë, kur të gjithë të krishterët festojnë së bashku ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, ju uroj nga zemra paqe, besim dhe dashuri në çdo familje.
Le të jetë kjo ditë një kujtesë e fuqishme për shpresën, për ringritjen dhe për fuqinë që kemi si njerëz kur bashkohemi për të mirë. Zoti ju bekoftë ju dhe të dashurit tuaj!

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, gjithashtu ka ndarë një urim në profilin e tij në Facebook ku uron më shumë shpresë dhe drejtësi.

“Gëzuar Pashkët, ngadhënjimin e të resë, shpresës dhe drejtësisë!”

Një mesazh ka ardhur edhe nga drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i cili shkruan se festa e Pashkëve janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit.

“Pashkët janë një thirrje për dashuri, solidaritet dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit. Le të frymëzohemi nga forca e besimit dhe të kemi shpresë se ndryshimi është i mundur – për veten, për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë.”- shkruan Basha.

Kreu i PL, Ilir Meta uroi gjithashtu nga qelia, duke thënë se Pashka nuk është vetëm një festë, por dëshmi e triumfit të jetës mbi vdekjen, të dritës mbi errësirën dhe të së mirës mbi të keqen.

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka uruar gjithashtu besimtarët me anë të një postimi në Facebook , ku uron për përkushtim ndaj të mirës së përbashkët.

“Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë! Le të na frymëzojë kjo festë për më shumë shpresë, bashkim dhe përkushtim ndaj së mirës së përbashkët. Paqe dhe dritë në çdo familje shqiptare!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Politika uron besimtarët e krishterë për Pashkët, thirrje për dashuri e solidaritet appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri Rama uron besimtarët: Për shumë vjet Pashkët

20 April 2025 at 08:48

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët.

Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë që mban një qiri në dorë, ndërsa ka shkruar: Për shumë vjet Pashkët.

Këtë vit, besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët në të njëjtën ditë. Pashkët konsiderohen si festa më e rëndësishme në kalendarin e krishterë, simbol i fitores mbi vdekjen, rilindjes dhe shpresës. Megjithatë, jo gjithmonë festohet në të njëjtën datë nga të gjithë të krishterët. Arsyeja qëndron tek kalendarët e ndryshëm që përdorin Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse.

Katolikët ndjekin kalendarin Gregorian, të vendosur në vitin 1582 nga Papa Gregori XIII për të korrigjuar pasaktësitë e kalendarit Julian. Kisha Ortodokse vijon të përdorë kalendarin Julian, i cili është 13 ditë prapa atij Gregorian.

Megjithëse të dy traditat mbështeten në të njëjtin parim për llogaritjen e datës së Pashkëve,  të dielën pas Hënës së plotë që vjen pas ekuinoksit të pranverës, dallimet në kalendarë dhe në mënyrën e përcaktimit të Hënës kishtare bëjnë që datat të mos përputhen. Në vitin 2025, megjithatë, përputhja astronomike dhe kalendarike ka ndodhur natyrshëm: ekuinoksi i pranverës bie më 20 mars, Hëna e plotë pas tij më 13 prill, dhe e diela që pason është 20 prilli – një datë që përkon në të dy sistemet e llogaritjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri Rama uron besimtarët: Për shumë vjet Pashkët appeared first on Euronews Albania.

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët

By: V K
20 April 2025 at 09:44

Ditën e sotme, besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës. Meshat u mbajtën në Katedralen Katolike “Shën Pali” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

“Në këtë ditë të shenjtë, të gjithë jemi të ftuar të marrim pjesë në këtë gëzim. Kemi sigurinë se dashuria e Tij është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krishtin është më e fortë se dëshpërimi. Ata që shpresojnë te Zoti do të ripërtërijnë forcën e tyre. Nëse do të ndizet drita e ngjalljes, edhe marrëdhëniet mes njerëzve do të ndriçohen. Sakrificat janë të domosdoshme për shërimin tonë shpirtëror.

Ndoshta sot më shumë se kurrë, bota jonë ka nevojë për mesazhin e Pashkës. Ngjallja e Krishtit na premton një të ardhme të ndryshme. Ai na ka bërë pjesëtarë të ngjalljes së Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janë të lehta, por janë të domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.

The post Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët appeared first on Albeu.com.

Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën

By: user 11
19 April 2025 at 23:02

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkët. Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse kanë organizuar meshat tradicionale për besimtarët të cilët luten dhe ndezin qirinj. Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit pas kryqëzimit të tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Kjo festë është ndër më të rëndësishmet të besimtarëve të krishterë.

The post Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkën appeared first on Lapsi.al.

Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar

By: Mirgen
17 April 2025 at 20:11

Besimtarët ortodoksë kremtuan sot të Enjten e Madhe, që i kushtohet Darkës Mistike të Krishtit me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Dita nisi me ritualin më të rëndësishëm, atë të lyerjes së vezëve të kuqe. “Puna e parë që bëhet janë vezët të enjten për pjesëmarrjet e familjes dhe një tepër. Të shtunën fillon pjesa tjetër […]

The post Vezët e kuqe të pashkëve, nis që të enjten tradita e përgatitjes për ditën e shënuar appeared first on BoldNews.al.

Bujar Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej”

By: V K
29 March 2025 at 11:49

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi,  kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

Ai shprehet se sot besimtarët myslimanë, po përcjellin muajin e madhërishëm të Ramazanit dhe po i japin lamtumirën e fundit muajit të bekuar që la pas falje e mëshirë për secilin.

“Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm.

I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme.

Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh.

Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”, tha Spahiu.

“Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi.

Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej.

Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

Kreu i Komitetit Mysliman, e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë, duke u shprehur se; “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.

“Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu.

The post Bujar Spahiu uron besimtarët për Fitër Bajram, pas një muaj agjërimi falja në Sheshin “Skënderbej” appeared first on Albeu.com.

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin

22 March 2025 at 08:49

Sot besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin. Është një nga festat më të rëndësishme të tyre ku simbolizon ringjalljen dhe ripërtëritjen duke qenë se përkon edhe me pranverën, atëherë ku në fakt çelin lulet. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22 dhe përfaqëson një ditë […]

The post Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin appeared first on BoldNews.al.

Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit/ Presidenti Begaj uron besimtarët: Bujaria dhe solidariteti të mbizotërojnë te secili nga ne

By: V K
1 March 2025 at 08:26

Këtë të shtunë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi besimtarët myslimanë në nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kreu i shtetit, u shpreh se kjo është një mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë.

“Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend”, shprehet Begaj.

Mesazhi i Begajt:

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!

Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin.

Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi.

Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.

Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”, shkroi Presidenti Begaj.

The post Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit/ Presidenti Begaj uron besimtarët: Bujaria dhe solidariteti të mbizotërojnë te secili nga ne appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shërbesa në kujtim të Kryepiskopit Anastasi, besimtarët në lot bëjnë homazhe

By: redi
28 January 2025 at 16:37

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në spitalin “Evangelismos” në Athinë, mëngjesin e së shtunës. Kambanat e vajit vijuan të binin gjatë gjithë kortezhit ndërsa besimtarët e shumtë e pritën arkëmortin me lule dhe degë dafine…

Source

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin

By: fra nc
6 January 2025 at 12:20

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtuan këtë të hënë Ditën e Ujit të Bekuar, një ngjarje e rëndësishme fetare që simbolizon Pagëzimin e Zotit Jezu Krisht në lumin Jordan. Kjo ditë shënon një moment të shenjtë në kalendarin kishtar, dhe si çdo vit, në qytetet kryesore të Shqipërisë ukrye rituali i hedhjes së Kryqit në det.

Korçë: Elvis Rakip Fiton Përsëri Gara për Kapjen e Kryqit

Në qytetin e Korçës, qindra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në shatërvanin kryesor të qytetit. Pas meshës së falënderimit, Mitropoliti i Korçës, Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, hodhi kryqin në ujë, ku dhjetra djem të rinj u hodhën për ta kapur. Përsëri, Elvis Rakip arriti të kapte kryqin për të dytën herë radhazi, duke e ndjerë këtë si një bekim të madh. Pas ceremonisë, besimtarët morën ujin e bekuar për ta ruajtur në shtëpitë e tyre, si një simbol të mbrojtjes dhe shëndetit shpirtëror.

Vlorë: Bledi Dhima shpallet fitues i ritualit të Ujit të Bekuar

Në Vlorë, ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua në një atmosferë festive, pavarësisht temperaturave të ulëta të janarit. Bledi Dhima u shpall fitues i garës për kapjen e kryqit, pasi së bashku me dy të rinj të tjerë sfiduan ujërat e ftohta për të realizuar këtë ritual të shenjtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Durrës: Vasil Aleksi kap Kryqin për herë të dytë

Në Durrës, qindra qytetarë ndoqën ceremoninë e Ujit të Bekuar, që u zhvillua në Portin e Durrësit. Pas riteve fetare, të rinjtë garuan për kapjen e kryqit që u hodh në ujërat e detit. Vasil Aleksi, 18 vjeç, u shpall fitues i garës për herë të dytë. Ai ka theksuar se kapja e kryqit në vitin e kaluar i solli fat dhe bekim, çka e motivoi të garonte dhe këtë vit.

Berat: Kostandin Boçi fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Berat, festivitetet për Ditën e Ujit të Bekuar u zhvilluan me një ceremoni të veçantë në lumin Osum. Pas riteve fetare në Kishën e Shën Dhimitrit, Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, hodhi kryqin në ujërat e ftohta të lumit, ku 7 të rinj u hodhën për ta kapur. Kostandin Boçi, një 16-vjeçar nga lagjia “Goricë”, arriti të kapte kryqin për herë të dytë radhazi, një fitore që ka simbolizuar për të një bekim të madh.

Fier: Samuel Kola fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Fier, ceremonia e Ujit të Bekuar bashkoi besimtarët ortodoksë, katolikë dhe myslimanë, të cilët ndanë së bashku këtë ngjarje shpirtërore. Pas meshës së mbajtur në Kishën “Shën Gjergji”, besimtarët u drejtuan në shatërvanin e qytetit ku kryqi u hodh në ujë nga Hirësia e Tij At Nikolla. Samuel Kola, një 18-vjeçar nga Rroskoveci, u shpall fitues i garës për kapjen e kryqit, duke marrë edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh, të cilin e ofroi kisha.

Lushnje: Sonja Mahmuti fiton garën për kapjen e Kryqit

Në Lushnje, pas meshës dhe ankandit të ikonave, At Josif Muço hodhi kryqin në shatërvanin e qytetit. Sonja Mahmuti, një besimtare nga qyteti, arriti të kapte kryqin, duke i dhënë kështu një dimension të veçantë kësaj dite të shenjtë.

Edhe në Elbasan besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar. Kryqi fatsjellës u kap nga 14-vjeçari Emanuel Sholla.

Dita e ujit të Bekuar u festua dhe në Gjirokastër dhe qytete të tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Besimtarët ortodoksë kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar, fituesit që kapën Kryqin appeared first on Euronews Albania.

Kremtohet Krishtlindja, mbahet mesha e shenjtë në Tiranë/ Besimtarët festojnë lindjen e Krishtit, luten për shëndet e begati

25 December 2024 at 10:20

TIRANË- Besimtarët ortodoksë i janë drejtuar të mërkurën Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të marrë pjesë në meshën e shenjtë, për festën e Krishtlindjes.

Mesha drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe dy ndihmësit e tij.

Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku, raporton se besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për më shumë shëndet, begati, paqe dhe mbarësi në familjet e tyre. Mesha ka nisur prej mëngjesit dhe do vijojë deri në orën 11:00.

Kjo është një ditë e shënuar, pasi besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë lindjen e Krishtit./abcnews.al

❌
❌