❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IZRAEL – PartitĂ« ultraortodokse mund tĂ« largohen nga koalicioni

14 July 2025 at 15:55

TEL AVIV, 14 korrik /ATSH-DPA/ – PartitĂ« ultraortodokse izraelite po kĂ«rcĂ«nojnĂ« pĂ«rsĂ«ri tĂ« tĂ«rhiqen nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu pĂ«r shkak tĂ« planeve pĂ«r shĂ«rbimin e detyrueshĂ«m ushtarak.

Gazeta “Haaretz” raportoi se dy parti, ”Shas” dhe ”United Torah Judaism”, po planifikojnĂ« tĂ« braktisin koalicionin nĂ«se pĂ«rjashtimet pĂ«r burrat ultraortodoksĂ« hebrenj nuk pĂ«rfshihen nĂ« legjislacionin mbi shĂ«rbimin ushtarak.

Koalicioni i Netanyahut ka një shumicë të ngushtë në Knesset, parlamenti izraelit, me  68 nga 120 vende.

Çështja e rekrutimit tĂ« burrave shumĂ« fetarĂ« izraelitĂ« nĂ« ushtri ka qenĂ« njĂ« pikĂ« tensioni prej kohĂ«sh pĂ«r koalicionin e Netanyahut.

Kjo është rikthyer në agjendë për shkak të luftës në Gaza, me komandantët që paralajmërojnë për një mungesë urgjente të ushtarëve të gatshëm për luftë.

Ndërsa anëtarët e komuniteteve ultraortodokse janë përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak për dekada të tëra, përjashtimi skadoi vitin e kaluar dhe qeveria nuk ka arritur të miratojë një ligj të ri për të çimentuar statusin e veçantë.

Gjykata Supreme lëshoi një vendim vitin e kaluar që burrat ultraortodoksë hebrenj duhet të rekrutohen në shërbim ushtarak./   /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – PartitĂ« ultraortodokse mund tĂ« largohen nga koalicioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bĂ«n KishĂ«n Ortodokse me kullĂ« 10-katĂ«she nĂ« TiranĂ«

By: Oldi
13 July 2025 at 16:43

Nga Boldnews.al Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, së shpejti do të ndërtojë një godinë 10-katëshe, në funksion të aktivitetit të saj. Leja e ndërtimit është dhënë rreth dy muaj më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që vendimi është zbardhur vetëm së fundmi. Leja për kishën [
]

The post Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bĂ«n KishĂ«n Ortodokse me kullĂ« 10-katĂ«she nĂ« TiranĂ« appeared first on BoldNews.al.

Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet e para

22 June 2025 at 19:20

Televizioni shtetëror sirian raportoi se autori i sulmit u hodh në erë brenda kishës së Profetit Ilia (Mar Elia) gjatë një ceremonie fetare të dielën në mbrëmje. Në momentin e shpërthimit, në kishë ndodheshin dhjetëra besimtarë të krishterë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Sirisë, sulmuesi ishte pjesëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Autoritetet siriane kanë nisur hetimet, ndërsa siguria është forcuar në zonat me prani të komuniteteve të krishtera në kryeqytet.

Ky është një nga sulmet më të rënda të drejtuara kundër pakicave fetare në Siri në vitet e fundit, duke rikthyer frikën për një valë të re dhune në rajon.

The post Sulm vetëvrasës në një kishë ortodokse/ Të paktën 15 viktima, zbardhen detajet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e papa Françeskut për mirëkuptim mes dy kishave

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kisha Ortodokse Autoqefale e ShqipĂ«risĂ« shprehu sot ngushĂ«llimet pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« papa Françeskut.

Në mesazhin e ngushëllimit të Kishës Ortodokse Shqiptare vlerësohet misioni i papa Françeskut, si dhe përpjekja e tij për mirëkuptim më të madh mes Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike.

“Duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« hidhĂ«rimin pĂ«r fjetjen e papĂ«s sĂ« RomĂ«s, Françeskut, dĂ«shirojmĂ« tĂ« shprehim ngushĂ«llimet tona ndaj klerit dhe besimtarĂ«ve tĂ« KishĂ«s Romano-Katolike. GjatĂ« misionit tĂ« tij si prift, peshkop dhe PapĂ«, ai gjithmonĂ« tregoi njĂ« pĂ«rkushtim tĂ« thellĂ« ndaj shpalljes sĂ« Ungjillit nĂ« kontekste tĂ« ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanĂ«risht pĂ«rmes kujdesit tĂ« tij tĂ« sinqertĂ« pĂ«r tĂ« varfrit dhe tĂ« margjinalizuarit”, thuhet nĂ« mesazhin e KishĂ«s Ortodokse.

Kisha Ortodokse vlerëson përpjekjet e papës për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike.

“Sjellim ndĂ«r mend fjalĂ«t e tij gjatĂ« takimeve me pĂ«rfaqĂ«suesit e KishĂ«s Orthodhokse: “Ecim sĂ« bashku si vĂ«llezĂ«r nĂ« rrugĂ«n e mĂ«shirĂ«s dhe tĂ« dashurisĂ«â€. Me shpresĂ«n tek Krishti i Ngjallur i Cili: “
do tĂ« fshijĂ« çdo lot nga sytĂ« e tyre dhe nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mĂ«parshme mori fund” (Zb. 21:4), lutemi qĂ« Zoti ynĂ«, Ati i mĂ«shirshĂ«m, t’i japĂ« prehje shpirtit tĂ« tij”, thuhet nĂ« mesazh.

/k.s/r.e/a.f/

The post Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e papa Françeskut për mirëkuptim mes dy kishave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët

By: V K
20 April 2025 at 09:44

DitĂ«n e sotme, besimtarĂ«t e krishterĂ« nĂ« mbarĂ« vendin kremtojnĂ« festĂ«n e PashkĂ«s. Meshat u mbajtĂ«n nĂ« Katedralen Katolike “ShĂ«n Pali” dhe nĂ« Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” nĂ« TiranĂ«.

Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë, që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

“NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ«, tĂ« gjithĂ« jemi tĂ« ftuar tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« gĂ«zim. Kemi sigurinĂ« se dashuria e Tij Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« se urrejtja dhe se shpresa jonĂ« nĂ« Krishtin Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« se dĂ«shpĂ«rimi. Ata qĂ« shpresojnĂ« te Zoti do tĂ« ripĂ«rtĂ«rijnĂ« forcĂ«n e tyre. NĂ«se do tĂ« ndizet drita e ngjalljes, edhe marrĂ«dhĂ«niet mes njerĂ«zve do tĂ« ndriçohen. Sakrificat janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r shĂ«rimin tonĂ« shpirtĂ«ror.

Ndoshta sot mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, bota jonĂ« ka nevojĂ« pĂ«r mesazhin e PashkĂ«s. Ngjallja e Krishtit na premton njĂ« tĂ« ardhme tĂ« ndryshme. Ai na ka bĂ«rĂ« pjesĂ«tarĂ« tĂ« ngjalljes sĂ« Tij. Sakrifica, ashtu si bekimi, nuk janĂ« tĂ« lehta, por janĂ« tĂ« domosdoshme”, tha Kryepeshkopi Joan.

The post Besimtarët katolikë dhe ortodoksë festojnë Pashkët appeared first on Albeu.com.

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

TIRANË, 20 prill/ATSH/ BesimtarĂ«t e krishterĂ« – katolikĂ«, ortodoksĂ« e ungjillorĂ« – kremtojnĂ« sot festĂ«n e PashkĂ«s, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pashka është ndër festat më të rëndësishme të besimit të krishterë që simbolizon triumfin e jetës ndaj të keqes, vdekjes.

Këtë vit jubilar ekumenik Pashkët festohen në të njëjtën ditë si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.

Të krishterët perëndimorë ndjekin kalendarin Gregorian, të prezantuar nga papa Gregori XIII në shekullin XVI, kur u vu re se datat po dilnin jashtë përputhjes me stinët.

Por shumë kisha ortodokse mbeten me kalendarin më të vjetër Julian nga koha e Jul Cezarit, që do të thotë se tani ka një hendek 12-ditor midis dy kalendarëve.

Në janar të këtij viti Papa Françesku bëri thirrje për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit.

PashkĂ«t paraprihen nga koha parapĂ«rgatitore e agjĂ«rimit qĂ« zgjat 40 ditĂ« qĂ« quhet KreshmĂ« qĂ« fillon nga e “MĂ«rkura e PĂ«rhime” dhe mbaron tĂ« dielĂ«n e Palmave, e diela e fundit para ditĂ«s sĂ« PashkĂ«s.

Gjatë kohës së Kreshmës, përkujtohen ditët e kaluara në shkretëtirë të Krishtit në lutje e agjërim.

Pas kremtimit tĂ« “UdhĂ«s sĂ« Kryqit, tĂ« shtunĂ«n besimtarĂ«t katolikĂ« i janĂ« drejtuar kishĂ«s pĂ«r bekimin e ushqimit, njĂ« tjetĂ«r ritual i festĂ«s sĂ«  PashkĂ«ve. NĂ« shportĂ«n me ushqime qĂ« pĂ«rmban tryeza e sĂ« dielĂ«s sĂ« PashkĂ«s, nuk mungon buka e PashkĂ«s, njĂ« shishe vere, pak djathĂ« dhe hudhra tĂ« njoma qĂ« simbolizojnĂ« ardhjen e pranverĂ«s si dhe veza e kuqe, simboli i ngjalljes sĂ« Krishtit dhe ripĂ«rtĂ«ritjes.

Gjithashtu edhe besimtarët ortodoksë në mbarë vendin besimtarët kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e Pashkës. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin.

“Krishti u ngjall, vĂ«rtet u ngjall!”, ishin fjalĂ«t qĂ« ndajnĂ« besimtarĂ«t ortodoksĂ« me njĂ«ri-tjetrin.

BesimtarĂ«t nĂ« kryeqytet kanĂ« ndezur qirinj nĂ« “Katedralen Ortodokse Ngjallja e Krishtit” pĂ«r tĂ« çuar nĂ« shtĂ«pi dritĂ« nga drita e Jezu Krishtit i cili tanimĂ« u ngjall vĂ«rtetĂ«.

Festimet e Pashkës pas meshës së madhe të së shtunës mbrëma përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës.

Për festën e Pashkës, besimtarët shkëmbejnë dhe thyejnë vezët e lyera me ngjyrë të kuqe, simboli i jetës e më pas urojnë njëri-tjetrin për këtë ditë të shënuar.

Veza e kuqe është një veçori karakteristike e kësaj feste që simbolizon jetën, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Tradita e vezëve ka zanafillë pagane që vijon edhe sot e kësaj dite që simbolizon rilindjen e natyrës në stinën e pranverës.

Në tryezën e kremtimit të Pashkëve nuk mungon mishi i qengjit, një tjetër simbolikë e kësaj feste prej shekujsh. Karakteristikë e kësaj feste është edhe qumështori, ëmbëlsirë tipike pranverore që përgatitet me vezë dhe shoqëruar me hudhra të njoma.

/k.s//r.e/a.f/

The post Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premtja e zezë| Besimtarët e krishterë kryejnë ritualet e ditës së shenjtë

18 April 2025 at 20:16

Besimtarë ortodoksë në Vlorë, Tiranë, Korçë dhe Berat kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

NĂ« Katerdalen Ortodokse nĂ« TiranĂ« janĂ« mbledhur qindra besimtarĂ« duke nderzur qirinj dhe duke dĂ«rguar lutje. Procesioni qĂ« do tĂ« ndiqet nga besimtarĂ«t dhe klerikĂ«t do tĂ« jetĂ« nga ketedraja nĂ« sheshin SkĂ«nderbej pĂ«r t’u rikthyer sĂ«rish nĂ« kishĂ«.

Ceremonia në Berat:

Besimtarë të shumtë ortodoksë dhe qytetarë fierakë kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, proçesionin e epitafit.

Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit , shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.

Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellé në qytet mesazhe paqeje, besimi , shprese dhe ringjalljeje.

E premtja e madhe e quajtur ndryshe E premtja e Zezë është dita kur kujtohen vuajtjet dhe vdekja e Krishtit ndërsa Pashkët janë festa e Ringjalljes së tij nga të vdekurit.

Ceremonia në Vlorë:

Vlora është mbushur me atmosferën e shenjtë të Pashkëve , ndërsa qindra besimtarë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në Kishën e Shën Theodhorit për të marrë pjesë në ceremoninë e daljes së epitafit. Ky rit i lashtë dhe domethënës, që simbolizon vendosjen në varr të Krishtit, është një nga momentet më të rëndësishme të Javës së Madhe të Pashkëve

Nën tingujt e këngëve liturgjike dhe me qirinj në duar, besimtarët kanë ndjekur procesionin solemn që shoqëron epitafin, i cili bartet rreth kishës dhe në disa raste edhe në rrugët përreth saj. Atmosfera është mbushur me përkushtim, lutje dhe reflektim shpirtëror, duke krijuar një moment të veçantë për të gjithë të pranishmit.

Ceremonia u drejtua nga klerikët e kishës, të cilët theksuan rëndësinë shpirtërore të kësaj dite dhe thirrën për paqe, dashuri dhe unitet mes njerëzve. Pashkët janë festa më e madhe për të krishterët, dhe çdo vit kjo ceremoni tërheq jo vetëm banorët e qytetit, por edhe vizitorë nga zona të tjera.

Vlora, me historinë dhe traditat e saj të pasura fetare, edhe këtë vit tregoi se mbetet një qendër e rëndësishme e besimit dhe kulturës shpirtërore në Shqipëri.

Ceremonia në Korçë:

Mijëra besimtarë ortodoksë në Korçë janë bërë pjesë e proçesionit të Epitafit të së premtes së Zezë

TĂ« gjitha kishat janĂ« bashkuar para katedrales “Ringjallja e Krishtit” e mĂ« pas nĂ« heshtje kanĂ« lĂ«vizur nĂ« bulevardet kryesore tĂ« qytetit tĂ« Korçës nĂ« 14 ndalesat qĂ« simbolizojnĂ« mundimet e Jezu Krishtit

Kësaj radhe ka qënë At Ilia Kotnani ai që ka drejtuar proçesionin dhe ka udhëhequr lutjet në gjithë ndalesat

Të shumtë kanë qenë emigrantët korçare të ardhur nga Greqia por dhe turistë që kanë zgjedhur Korçën për të kaluar festën e Pashkës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E premtja e zezë| Besimtarët e krishterë kryejnë ritualet e ditës së shenjtë appeared first on Euronews Albania.

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit

TIRANË, 13 prill/ATSH/ BesimtarĂ«t katolikĂ« dhe ortodoksĂ« kremtojnĂ« sot tĂ« dielĂ«n e Larit, qĂ« shĂ«non hyrjen nĂ« javĂ«n e madhe tĂ« PashkĂ«ve.

Tre çastet kulmore tĂ« kremtimit tё Dielёs sё Larit, janĂ« procesioni i palmave dhe i degĂ«ve tĂ« ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e mĂ« pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve tĂ« Zotit.

NĂ« katedralen “Ngjallja e Krishtit” u mbajt sot mesha nga kryepeshkopi i TiranĂ«s, DurrĂ«sit dhe gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, Imzot Joani, i cili tha se “pĂ«rulĂ«sia e sjell Zotin tek ne”.

“NĂ«se nuk e pĂ«rjetojmĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« atĂ«herĂ« nuk do tĂ« jemi nĂ« gjendje ta bĂ«jmĂ« jetĂ«n qĂ« do tĂ« vijĂ«. Prandaj dhe ngjallja Ă«shtĂ« thelbi i krishtĂ«rimit”, tha Imzot Joani.

Gjithashtu në Shkodër, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën e shenjtë të drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili fton besimtarët të ndjekin shembullin e Krishtit.

NĂ« DitĂ«n e Larit gjithçka Ă«shtĂ« ndryshe pĂ«r botĂ«n katolike. Kambanat kumbojnĂ«. FĂ«mijĂ« e tĂ« rritur vrapojnĂ« me degĂ«n e ullirit. ËshtĂ« festa e ngadhĂ«njimit tĂ« Zotit. E Diela e Larit Ă«shtĂ« festa qĂ« pas vdekjes, i prin kumtit tĂ« madh tĂ« Ringjalljes.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmet përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.

Këtë vit, Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse.

/k.s/j.p/

The post Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë të dielën e Larit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Ortodokse

By: Oldi
27 March 2025 at 14:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një konference me gazetarët. Sipas Berishës, Rama ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 224 mijë metra katrorë tokë, duke përfshirë prona të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai shtoi se ka vendime gjyqësore të manipuluara, me data të [
]

The post Berisha: Rama plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Ortodokse appeared first on BoldNews.al.

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare: Mos e braktisni vendin

By: user 6
26 March 2025 at 22:26

Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘NĂ«se nĂ« jetĂ«n politike kryevepra ime ka qenĂ« pranimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Lidhjen e Kombeve, nĂ« fushĂ«n e letrave kryevepra ime Ă«shtĂ« Kremtorja.’”

Kryepeshkopi i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhĂ«nĂ« intervistĂ«n e tij tĂ« parĂ« pĂ«r gazetĂ«n “Tema”.

ËshtĂ« njĂ« bisedĂ« e lirshme rreth besimit ortodoks, pagĂ«zimit tĂ« tij tĂ« fshehtĂ« gjatĂ« komunizmit, ekzistencĂ«s sĂ« KishĂ«s sĂ« fshehtĂ« nĂ« atĂ« periudhĂ«, shkollimit tĂ« tij nĂ« SHBA nĂ«n kujdesin e At Liolinit, vlerĂ«simeve tĂ« tij maksimale pĂ«r Kryepeshkopin Anastas dhe rolin e tij tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m nĂ« ringjalljen e KishĂ«s Ortodokse tĂ« ShqipĂ«risĂ«, vlerĂ«simeve mbi Fan Nolin, kulturĂ«n e tij, dashurinĂ« pĂ«r KishĂ«n Ortodokse dhe rolin e tij nĂ« historinĂ« e KishĂ«s, si dhe pĂ«r çështje tĂ« debatueshme si NatyrĂ«s sĂ« Madhe dhe Vija e Teodosit nĂ« ShqipĂ«ri.

Si asnjëherë më parë, lexuesi ka shansin të lexojë një intervistë tërësisht kulturore nga një Kryepeshkop i Shqipërisë, jeta e të cilit pasqyron historinë e krishterimit në Shqipëri dhe sfidat që ajo ka përballuar.

Ai rrëfen se si i ka rënë në dorë Dhiata e Parë në gjimnaz, në vitin 1974, si ka ndikuar ajo në jetën e tij, dhe më pas për pagëzimin e fshehtë nga At Kozmai, me dëshmitar Petro Zhejin, i cili u bë nuni i tij.

“AtĂ« Kozmain e kam njohur nĂ«pĂ«rmjet disa motrave besimtare me banim nĂ« Korçë, tĂ« njohura si motrat Cico, tĂ« cilat i njihnim pĂ«rmes Theofan PopĂ«s. SĂ« bashku me Petro Zhejin, qĂ« u bĂ« nuni im, i kemi vizituar ato shpeshherĂ«.”

Ai tregon se kontakti i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992, i rekomanduar nga Mitropoliti Dhimitër, një mik i ngushtë i Kryepeshkopit Anastas qysh nga rinia, i cili i tregoi për veprimtarinë e tij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidh me Kryepeshkopin, të cilit i tha se kur të përfundonte studimet, do të kthehej në Shqipëri.

Fortlumturia e Tij, Imzot Joan, rrëfen se gjatë studimeve në Boston u ndihmua nga At Artur Liolini dhe së bashku punuan për disa kohë në organizimin e Bibliotekës së Fan Nolit.

“Aty hasĂ«m edhe disa tekste tĂ« shkruara nga ai, qĂ« tregojnĂ« qartĂ« se pĂ«r tĂ«, kisha ishte mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja. Ai ka shkruar: ‘Nga tĂ« gjitha veprimtaritĂ« e mia, dashuria ime e parĂ« Ă«shtĂ« kisha’. NdĂ«rsa pĂ«rkthimin dhe hartimin e Kremtores – njĂ« libĂ«r shĂ«rbesash qĂ« pĂ«rmban psalmet, odet dhe troparĂ«t e vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur ‘kĂ«naqĂ«sinĂ« e tij mĂ« tĂ« madhe’ dhe ‘veprĂ«n, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rqendruar pĂ«rpjekjet e tij mĂ« tĂ« mĂ«dha shpirtĂ«rore, letrare, muzikore dhe intelektuale’. At Arturi mĂ« ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘NĂ«se nĂ« jetĂ«n politike kryevepra ime ka qenĂ« pranimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Lidhjen e Kombeve, nĂ« fushĂ«n e letrave kryevepra ime Ă«shtĂ« Kremtorja.’”

Intervista është një dëshmi përpara shqiptarëve se Kisha jonë Ortodokse ka sot në krye të saj një Kryepeshkop të denjë, një shqiptar të ditur, të urtë dhe të përkushtuar ndaj Zotit, siç e meriton historia e krishterimit shqiptar.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Fotografia e parë si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Jeni lindur nĂ« njĂ« vend zyrtarisht ateist dhe nĂ« njĂ« shoqĂ«ri qĂ« e ndĂ«shkonte lidhjen me fenĂ« pas vitit 1967. Si ka qenĂ« rinia juaj nĂ« ateizmin zyrtar tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe kush ka qenĂ« pika e kthesĂ«s drejt tĂ« qenit njĂ« besimtar ortodoks? Si e keni njohur priftin Kozma Qirio dhe kur e keni marrĂ« vendimin pĂ«r t’u pagĂ«zuar? Si e ka pritur familja juaj atĂ«herĂ« kĂ«tĂ« vendim? I njoftuat ata?

Imzot Joani: Rinia ime gjatĂ« ateizmit ka qenĂ« pak a shumĂ« si e gjithĂ« tĂ« rinjve nĂ« atĂ« kohĂ«. Ne u rritĂ«m pa praninĂ« e besimit institucional, por nĂ« shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjĂ«ra tĂ« ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinĂ« e tij dhe rrugĂ«n e tij. Jeta jonĂ« ka njĂ« vazhdimĂ«si, ku e kaluara jonĂ« ndikon nĂ« ngjarjet qĂ« na ndodhin tani, ose nĂ« tĂ« ardhmen. Takimi im i parĂ« me besimin ndodhi nĂ« vitin 1974, kur isha nĂ« vitin e katĂ«rt tĂ« gjimnazit. Sapo kisha mĂ«suar frĂ«ngjisht dhe mĂ« ra nĂ« dorĂ« njĂ« libĂ«r – Dhiata e Re – nĂ« frĂ«ngjisht. Ai qĂ« ma dha nuk dinte se çfarĂ« libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellĂ«sisht nĂ« shpirtin tim. MĂ«nyra sesi ishte shkruar, fjalĂ«t e thjeshta tĂ« Zotit, por shumĂ« tĂ« thella, mĂ« bindĂ«n pĂ«r vĂ«rtetĂ«sinĂ« e tij. KĂ«to janĂ« tĂ« vĂ«rteta psikologjike. Edhe kur dikush tĂ« tregon diçka, shpeshherĂ«, mĂ«nyra si ta thotĂ« tĂ« bind qĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«.

NĂ« atĂ« kohĂ« nuk praktikohej ndonjĂ« besim, tĂ« paktĂ«n tek tĂ« rinjtĂ« qĂ« unĂ« njihja. Nuk ishte se unĂ« praktikoja njĂ« besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parĂ«. AtĂ«herĂ« vendosa tĂ« pagĂ«zohem, gjĂ« qĂ« realizua pak mĂ« vonĂ«. PrindĂ«rve nuk u thashĂ«, jo sepse ishin kundĂ«r, por nuk doja t’i trembja. Por nĂ«na ime e kishte kuptuar.

Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Fortlumturia e Tij, Imzot Joani në gjimnaz, kur ka ndeshur për herue tue parë Dhiatën e Re

NĂ« vitet 1979-1990 keni punuar nĂ« Spitalin Psikiatrik tĂ« TiranĂ«s, nĂ« pavionin e rehabilitimit nĂ«pĂ«rmjet terapisĂ« okupacionale. ÇfarĂ« Ă«shtĂ« kjo terapi dhe ka njĂ« lidhje lidhje mes kĂ«tij profesioni dhe pĂ«rkushtimit tuaj ndaj fesĂ«?

Imzot Joani: Terapia okupacionale pĂ«rdoret nĂ« aspekte tĂ« ndryshme, pĂ«r tĂ« ndihmuar njerĂ«zit qĂ« tĂ« kapĂ«rcejnĂ« problemet fizike, emocionale, shoqĂ«rore dhe ata qĂ« pĂ«rballen me probleme tĂ« shĂ«ndetit mendor. KĂ«ta tĂ« fundit, mund tĂ« gjenden nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« pamundur tĂ« punojnĂ«, ose tĂ« krijojnĂ« lidhje sociale, duke shkĂ«putur lidhjet me ambientet jashtĂ« tyre. Reabilitimi i tyre nĂ«pĂ«rmjet angazhimit kĂ«rkon njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« dhe durim, ku pĂ«rfshihen punĂ« tĂ« lehta dhe psikoterapi. Lidhja mes kĂ«tij profesioni dhe pĂ«rkushtimit ndaj fesĂ« Ă«shtĂ« e dukshme. Sepse çfarĂ« Ă«shtĂ« feja, nĂ« kuptimin e krishterĂ«? ËshtĂ« pĂ«rpjekja pĂ«r rehabilitimin e njeriut dhe restaurimi i lidhjes sĂ« kĂ«putur ndĂ«rmjet njeriut dhe PerĂ«ndisĂ«. EtĂ«rit e KishĂ«s e kanĂ« parĂ« gjithmonĂ« KishĂ«n si njĂ« spital pĂ«r shĂ«rimin e njeriut dhe jo si njĂ« gjykatĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«nuar tĂ« tjerĂ«t. Sepse PerĂ«ndia nuk e dĂ«rgoi tĂ« Birin nĂ« botĂ« qĂ« tĂ« gjykojĂ« botĂ«n, po qĂ« tĂ« shpĂ«tojĂ« bota me anĂ« tĂ« tij – thuhet nĂ« Ungjill.

Si është një ceremoni pagëzimi ilegale? Ku u zhvillua dhe çfarë i mungon nga një pagëzim legal që bëhet sot?

Imzot Joani: Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë.

ÇfarĂ« ishte Kisha e fshehtĂ« ortodokse shqiptare? Kush qĂ«ndronte pas saj? Sa e rrezikuar ka qenĂ« organizata politikisht?

Imzot Joani: Termi Kishë e nëndheshme është një term i njohur, sidomos në vendet e Europës Lindore, që tregon veprimtarinë e fshehur fetare në kohën e perskutimeve. Në vendin tonë, ku persekutimi ishte jashtëzakonisht i egër nuk ishin grupe të organizuara, për shkak sepse pjesa më e madhe e hierakëve kishte ndërruar jetë dhe kishin mbetur pak priftërinj. Gjithsekush që ka jetuar në atë kohë e kupton sesa i madh ishte rreziku nëse dikush do të na denonconte. Kisha e nëndheshme, në të cilën isha përfshirë edhe unë, ishte një grup i vogël në Tiranë, në Korçë dhe në Vlorë. Pa dyshim që ka patur edhe në qytete e vende të tjera, por unë nuk i kam njohur, sepse gjithçka bëhej në fshehtësi të madhe.

Cilët nga hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë keni njohur që kanë mbijetuar pas ndalimit zyrtar të fesë?

Imzot Joani: Nga hierarkët nuk kam njohur ndonjërin personalisht, ngaqë kishin ndërruar jetë. Por kam njohur vetëm disa priftërinj, ndërmjet tyre edhe Atë Kozmain.

Si arritët të ikni në SHBA më 1990? Kush ju lidhi me shkollën ku studiuat dhe kush ju ndihmoi për të marrë vizë?

Imzot Joani: NĂ« vitin1990, pas hapjes sĂ« ambasadave, u lejua tĂ« mernim pasaportat dhe shkova nĂ« Itali, sĂ« bashku me Petro Zhejin dhe njĂ« kushĂ«ririn e tij. Atje u pranuam si refugjatĂ« dhe morĂ«m vizĂ« nĂ« ambasadĂ«n amerikane. NĂ« AmerikĂ« na u dha Karta jeshile (Green Card). Atje kontaktova AtĂ« Artur Liolinin, i cili mĂ« ndihmoi qĂ« Kryepeshkopata shqiptare e AmerikĂ«s tĂ« mĂ« jipte njĂ« bursĂ« studimi, nga njĂ« fondacion i krijuar nĂ« kujtim tĂ« Imzot Theofan Nolit. NĂ« AmerikĂ«, pĂ«r kishat ortodokse, janĂ« dy shkolla tĂ« rĂ«ndĂ«sishme teologjike: Holy Cross Greek Orthodox School of Theology (Shkolla Teologjike Ortodokse Greke e Kryqit tĂ« Nderuar) nĂ« Boston, nĂ«n juridiksionin e PatriarkanĂ«s Ekumenike dhe Saint Vladimir’s Orthodox Theological Seminary (Seminari Teologjik Ortodoks i ShĂ«n Vladimirit) nĂ« NeĂ« York, nĂ«n juridiksionin e OCA (Kisha Ortodokse e AmerikĂ«s). MeqenĂ«se Kryepeshkopata Shqiptare e AmerikĂ«s e ka qendrĂ«n nĂ« Boston, studjova nĂ« atĂ« qytet

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

At Artur Liolini, që udhëhoqi Kishen Ortodkse te shqiptarëve në Boston

Keni bërë disa cikle studimesh teologjike në Boston. Mund të na i përmbledhësh ato?

Imzot Joani: NĂ« Boston, u diplomova me “High Distinction” nĂ« MTS (Master i Studimeve Teologjike) nĂ« vitin 1993. NĂ« 1995 shkova pĂ«rsĂ«ri pĂ«r tĂ« ndjekur studime tĂ« mĂ«tejshme nĂ« Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” nĂ« Boston. NĂ« vitin 1997 u diplomova me “High Distinction” nĂ« MT (Master i TeologjisĂ«, njĂ« master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po nĂ« Holy Cross, Boston.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Cili ishte kontakti juaj i parë me Kryepeshkopin Anastas? Sa i qartë keni qenë për personalitetin e tij të lartë para se ta njihnit? Sa ju ka motivuar në jetën tuaj njohja me të? A është ai njeriu që i dedikoni karrierën në hierarkinë e Kishës Ortodokse të Shqipërisë?

Imzot Joani: Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.

Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembujt i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop.

Ju keni filluar karrierën si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ku janë sot studentët tuaj? Sa është përqindja e atyre që nuk e kanë braktisur përkushtimin ndaj Kishës?

Imzot Joani: Kur u ktheva nĂ« ShqipĂ«ri fillova tĂ« punoja si pedagog nĂ« Seminarin Teologjik tĂ« KishĂ«s Ortodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Vitet qĂ« kam kaluar, si laik dhe mĂ« vonĂ« si klerik, nĂ« seminarin ortodoks, qĂ« mĂ« vonĂ« u ngrit nĂ« gradĂ«n e AkademisĂ« Teologjike, janĂ« vite tĂ« paharruara pĂ«r mua. I kam dhĂ«nĂ« mĂ«sim tĂ« gjithĂ« brezave tĂ« parĂ« tĂ« studentĂ«ve, shumica e tĂ« cilĂ«ve tashmĂ« janĂ« klerikĂ« dhe tre prej tyre janĂ« MitropolitĂ« – Mitropoliti i ApollonisĂ« dhe Fierit, ai i Elbasanit dhe ai i Beratit.

Shumë primat ortodoksë vijnë nga shkollat e Athinës, Kostandinopojës dhe Moskës. Ju vini nga studime të thella në Boston. A është më liberale shkolla amerikane dhe a ka ndonjë peshë në formimin ortodoks diferenca mes formimit kulturor në këto shkolla?

Imzot Joani: Nga përvoja ime mund të them se, ndonëse studentët nga shkolla amerikane janë më mendjehapur, përsëri nuk janë liberalë. Megjithë ndryshimet kulturore, në formimin ortodoks nuk ka ndryshime. Në shkollat e larta ortodokse në Amerikë ka një seriozitet të madh në studimet dhe një kërkesë dhe pritshmëri ndaj studentëve. Ato janë shkolla të akredituara sipas standarteve të universiteteve amerikane dhe botojnë libra të rëndësishëm teologjikë më shumë se çdo kishë tjetër.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Ka një debat të madh mbi Kryepeshkopin e parë, Fan Noli, dhe kufirin e paqartë të tij mes politikanit dhe kryepeshkopit. A keni një mendim tuajin?

Imzot Joani: Imzot Theofan Noli ka qenë figurë poliedrike. Ai ishte pajisur nga Perëndia me talente të jashtëzakonshme. Ishte poet, përkthyes i pashoq, zotërues i shumë gjuhëve, ekspert i mirë i muzikës, në vecanti të asaj fetare, diplomat i shquar, politikan dhe mbi të gjitha njeri i kishës. Ai dha një kontribut të paçmuar për ndërgjegjësimin kombëtar dhe përgatitjen e autoqefalisë, si edhe të teksteve kishtare.

Kur isha student nĂ« Boston, sĂ« bashku me AtĂ« Artur Liolinin, punuan pĂ«r disa kohĂ« nĂ« organizimin e BibliotekĂ«s sĂ« Fan Nolit. Aty hasĂ«m edhe nĂ« disa tekste tĂ« shkruara nga ai, qĂ« tregojnĂ« qartĂ« se pĂ«r atĂ« kisha ishte mĂ« rĂ«ndĂ«sishmja. Ai ka shkruar: “Nga tĂ« gjitha veprimtaritĂ« e mia, dashuria ime e parĂ« Ă«shtĂ« kisha”. NdĂ«rsa pĂ«rkthimin dhe hartimin e Kremtores – njĂ« libĂ«r shĂ«rbese qĂ« pĂ«rmban psalmet, odet dhe tropare tĂ« vitit liturgjik ortodoks – e ka quajtur “kĂ«naqĂ«sinĂ« e tij mĂ« tĂ« madhe” dhe “veprĂ«n, nĂ« tĂ« cilĂ«n janĂ« pĂ«rqĂ«ndruar pĂ«rpjekjet e tij mĂ« tĂ« mĂ«dha shpirtĂ«rore, letrare, muzikore dhe intelektuale”. AtĂ« Arturi mĂ« ka treguar se Imzot Theofani shpesh thoshte: “NĂ«se nĂ« jetĂ«n politike kryevepra ime ka qenĂ« pranimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Lidhjen e Kombeve, nĂ« fushĂ«n e letrave kryevepra ime Ă«shtĂ« Kremtorja”. KĂ«to fjalĂ« tĂ« tijat e tregojnĂ« qartĂ« kufirin ndĂ«rmjet politikanit dhe kryepeshkopit.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Ortodoksia dhe patriotizmi shqiptar kanë qenë bashkëudhëtarë në formimin e shtetit shqiptar. Shumica e rilindasve tanë ishin ortodoksë. Hirësia e tij Anastas më pati thënë se një nga shkaqet e konvertimit të madh të shqiptarëve të jugut në bektashinj ka qenë mungesa e një Dhiate në gjuhën shqipe, që shkaktonte dhe mungesë të kulturës fetare tek ata. Sa ju duket e besueshme kjo?

Imzot Joani: Pa dyshim që mungesa e një literature në gjuhën shqipe ishte një nga faktorët kryesorë në konvertimin masiv të shqiptarëve. Por, mendoj, se shekulli 19-të ishte tashmë shumë vonë, duhet të ishin bërë disa shekuj më parë. Deri në fillim të shekullit XVII-të popullsia e krishterë ishte dominuese. Kthimi masiv ndodhi nga fundi i shekulllit 17-të deri në fundit e shek 18-të. Mendohet se në këtë shekull u kthyen në myslimanë rreth treqind mijë shqiptarë. Arsyet kryesore ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin. Kthimi i ortodoksëve në islamizëm mori përmasa të mëdha në shekullin XVIII.

Në shekullin e 19-të ne kemi zgjim të nacionalizmit në Ballkan, frymëzuar nga idetë e Revolucionit francez. Në fillim këto ide të reja, duke zgjuar një ndërgjegje kombëtare, ndihmuan në luftën e popujve ortodoksë të Ballkanit për tu çliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke përkrahur popullin e saj në këtë luftë, filloi të merrte tepër e më tepër një karakter etnik. Besimi dhe kombi u lidhën ngushtë dhe filluan të mos dalloheshin nga njëri-tjetri, duke krijuar një konfuzion të kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij, sepse më vonë, nacionalizmi, që në fillim ishte dukur si një forcë çlirimtare dhe i ndihmoi këta popuj në çlirimin e tyre kombëtar, u bë një faktor ndarje dhe urrejtje, duke u kthyer kështu në një konflikt etnik të pandërprerë.

Edhe popullsia ortodokse shqiptare, e cila nuk ishte shumicë, pati një ndërgjegjësim kombëtar dhe rilindësit ortodoksë u përfshinë për ta përhapur këtë ndërgjegjësim. Ata u përpoqën të përgatisnin literaturën për shkollat shqipe dhe literaturën fetare, ku vendin kryesor do e kishte Dhiata e Re. Përpjekja e tyre e madhe dha fryte, Të cilat i gëzojmë edhe sot.

Ju jeni një njohës i thellë i historisë së krishterimit tek ne. Na thuaj pak mbi historinë e kishave më të vjetra ortodokse në Shqipëri. Cilat janë ato dhe cilës periudhë i përkasin?

Imzot Joani: Tashmë dihet se krishtërimi u përhap në hapësirat ku jetonin shqiptarët qysh në shekullin e parë. Kemi dëshmi të shumta, të cilat e vërtetojnë këtë, si p.sh., peshkopi i parë i Durrësit ishte Shën Qesari, një nga 70 nxënësit e Krishtit; peshkopi që e pasoi, shën Asti, u martirizua në vitin 98 etj. Varret e vjetra të zbuluara jashtë mureve të Butrintit (shek II) tregojnë praninë e një komuniteti të hershëm të krishterë.

Gjithashtu, bazilikat e vjetra, sot të rrënuara, i kemi kudo në vendin tonë: në Durrës, Elbasan, Ballsh, Korçë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Butrint, Vlorë etj. Rreth 30 bazilika janë zbuluar në hapësirën gjeografike të banuara me shqiptarë. Cilësia e tyre dhe përmasat e mëdha tregojnë se në shek 5-të dhe 6-të arkitektura kishtare ishte shumë e zhvilluar.

Po ashtu, Kishat e vjetra ortodokse, shtrihen pothuajse në tërë territorin e Shqipërisë. Po përmend dy nga kishat e vjetra, por numri është shumë herë më i madh. Kisha e Labovës së Kryqit, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të gjatë kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565. Kisha e Ristozit, në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës mendohet të jetë ndërtuar në vitin 896 nga Shën Klementi dhe rindërtuar në gjysmën e dytë të shekullit 14-të. Pushtimet e shumta sollën shkatërrime të mëdha dhe shumë kisha të datuara në kohë të ndryshme janë ndërtuar mbi themelet e një kishe akoma më të vjetër.

Kur ndodhi Ndarja e Madhe mes Kishave të Romës dhe Kostandinopojës? Si u nda territori shqiptar? A ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri?

Imzot Joani: Zakonisht përmendet viti 1054 si ndarja e madhe, por konfliktet kishin filluar më parë dhe debatet vazhduan edhe më pas. Ndarja ishte një proces që vazhdoi në disa shekuj. Arsyet ishin teologjike, eklesiologjike, kulturore dhe politike. Theodosi (347-395), ishte perandori i fundit që sundoi perandorinë romake të lindjes dhe perëndimit. Ndarja që iu bë perandorisë në lindje dhe perëndim dhe e ashtuquajtura linja e Theodosit, ngaqë u nda në kohën e tij, përkoi në kufirin që ndante perandorinë nga ana kulturore dhe gjuhësore: latinishtja në perëndim dhe greqishtja në lindje. Territori ku banojnë sot shqiptarët ishte në perandorinë e lindjes.

Nuk ka një vijë të qartë mes gjeografisë së katolikëve dhe ortodoksëve në Shqipëri, por mund të themi se ortodoksët janë më shumë në jug dhe katolikët më shumë në veri

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Kisha e Labovës së Kryqit me një themel fillestar në kohën e Perandorit Justinian në vitet 527-565.

Pse Shqipëria pati në Mesjetë shkrimtarë dhe dijetarë katolikë, por nuk njohim të tillë ortodoksë? A ka pasur dhe janë identifikuar me grekë?

Imzot Joani: Pa dyshim qĂ« ka patur, por, meqenĂ«se gjuha qĂ« pĂ«rdorej nĂ« atĂ« kohĂ« nĂ« liturgji dhe nĂ« shkrimet teologjike, ishte greqishtja, Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« autorĂ«t tĂ« identifikohen nga ana etnike. Por, gjuha shqipe nĂ« KishĂ«n Orthodhokse, nĂ« periudhĂ«n para turke, duhet tĂ« jetĂ« pĂ«rdorur edhe mĂ« shumĂ« se sa mendohet. KĂ«tĂ« konkluzion e nxjerrim nga disa dĂ«shmi mbi arbĂ«reshĂ«t e ItalisĂ«, tĂ« cilĂ«t siç dihet vinin nga besimi orthodhoks dhe nĂ« fillimet e tyre vareshin nga Patriarkana e Ohrit, nga ku vareshin edhe orthodhoksĂ«t e ShqipĂ«risĂ«, dhe pajiseshin me priftĂ«rinj nga kjo PatriarkanĂ«. Marafioti, 1601, tregon se ata kishin sjellĂ« me vete njĂ« traditĂ« tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« shqipes nĂ« shĂ«rbesat fetare, dhe kjo traditĂ« tĂ« paktĂ«n duhet tĂ« kishte qenĂ« e shek. XIV-XV. NdonĂ«se autori nuk pĂ«rmend libra, me tĂ« drejtĂ« mund tĂ« besohet se ata duhet tĂ« kishin patur nĂ« pĂ«rdorim libra nĂ« gjuhĂ«n shqipe. Dokumenti mĂ« i vjetĂ«r qĂ« kemi nĂ« kĂ«tĂ« drejtim, gjendet brenda njĂ« Kodiku greqisht nĂ« biblotekĂ«n Ambroziane tĂ« Milanos. EshtĂ« njĂ« fletĂ« me format 15 X 13.5 cm, brenda Kodikut me format 23.3 X 15.3. NĂ« atĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« (perikope) nga Ungjilli i Matheut (27:62-66 – pjesĂ« qĂ« kĂ«ndohet tĂ« Premten e Madhe), Himni i PashkĂ«s dhe urimi PĂ«r shumĂ« vjet o Kryezot. Mendohet tĂ« jetĂ« i shekullit XIV, datĂ« tĂ« cilĂ«n ka edhe kodiku.

Në Jug të Shqipërisë ka shumë toponime dhe emra njerëzish që tingëllojnë si veriore dhe i identifikojnë me katolikët. A është e vërtetë? Gjeni të tilla në Labëri, Zagori, Frashër, etj.?

Imzot Joani: ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« sot mund tĂ« tingĂ«llojnĂ« si katolikĂ«, por kĂ«to emra janĂ« nĂ« fakt varianti shqiptar i emrave tĂ« krishterĂ«, pĂ«rdorur si nĂ« veri ashtu edhe nĂ« jug. P.Sh. emri i kishave kushtuar ShĂ«n Gjergjit ka mbetur ShĂ«n Gjergj, ndĂ«rsa emrat e njerĂ«zve nĂ« jugun ortodoks, nĂ«n influencĂ«n e greqishtes, ishin nĂ« shumicĂ« Jorgo. Po ashtu, kishat quhen ShĂ«n Pjetri, ShĂ«n MĂ«hilli etj, por emrat janĂ« Petro, Mihal etj.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Si është sot Bota Ortodokse përtej Shqipërisë? A mund të na jepni një panoramë të gjeografisë së Ortodoksisë në botë?

Imzot Joani: Bota ortodokse shtrihet kryesisht në Europën Lindore dhe në Ballkan, por ka gjithashtu një prani të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku janë patriarkanat e vjetra. Gjithashtu, si pasojë e emgracioneve të mëdha, sot kemi një prani të madhe në të gjitha vendet e Europës perëndimore, në Amerikë, Australi etj. Popullsia ortodokse llogaritet në rreth 300 milionë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Kryepeshkopi Anastas, që ringriti Kishen Ortodkse të Shqiperisë

Autoriteti i lartë i Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, e ringjalli Kishën dhe e zhvilloi atë. A ka mundësi të reja financimi dhe a ka një strategji afatgjatë për këtë?

Imzot Joani: Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë.

Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten.

Cilat janĂ« raportet tuaja me shtetin shqiptar? ÇfarĂ« problemesh tĂ« pazgjidhura keni me pronat? Cila Ă«shtĂ« pesha e financimit tĂ« qeverisĂ« nĂ« KishĂ«n Ortodokse?

Imzot Joani: Raportet e Kishës me shtetin janë pak a shumë si të gjitha raportet ndërmjet komunitetteve fetare dhe shtetit. Kemi një marrëveshje me shtetin, e cila është ratifikuar në parlament, por që nuk është zbatuar akoma në tërësinë e saj. Problemi me pronat është i një rëndësie të veçantë dhe duhej të kishte më tepër vullnet politik për zgjidhjen. Ato u sekuestruan me një dekret dhe mund të ishin kthyer, nëse egzistonte vullneti, me anë të një dekreti tjetër. Kështu nuk do të vazhdonim me gjyqe që zgjasin pafundësisht. Pronat janë të rëndësishme për komunitetet fetare, për të qenë të pavarura dhe mendoj se është një çështje që ka bëjë me sigurinë kombëtare, sepse nëse nuk do të jenë të pavarura ekonomikisht, do të ketë gjithmonë ndërhyrje nga grupime të tjera, të cilat nuk do të jenë gjithmonë dashamirëse ndaj vendit tonë.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Cilat janë raportet tuaja me besimet e tjera fetare në Shqipëri? A është harmonia fetare në Shqipëri e rrezikuar?

Imzot Joani: Kur flitet pĂ«r fenĂ« nĂ« ShqipĂ«rinĂ« gjithmonĂ« pĂ«rmendet bashkĂ«jetesa fetare, e cila Ă«shtĂ« njĂ« thesar i madh i vendit tonĂ«. Por si çdo gjĂ«, ashtu edhe bashkĂ«jetesa, nuk Ă«shtĂ« statike. AsgjĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« nuk Ă«shtĂ« e imunizuar nga ndryshimet, lĂ«vizjet, rritjet dhe humbjet. Brezat e mĂ«parshĂ«m hodhĂ«n themelet dhe e zhvilluan kĂ«tĂ« traditĂ«. ËshtĂ« detyra e jonĂ« sot dhe atyre qĂ« do tĂ« vijnĂ«, qĂ« ta ruajmĂ« dhe ta forcojmĂ« vazhdimisht, sepse ashtu si çdo pasuri ajo duhet mbrojtur dhe zhvilluar mĂ« tej pĂ«r tĂ« mirĂ«n e tĂ« gjithĂ«ve.

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Tani që jeni Kryepeshkopi më i ri i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, a keni filluar të mendoni se me çfarë do të identifikohet epoka juaj në krye të kësaj Kishe?

Imzot Joani: Mendoj se duhet të përqendrohemi në disa drejtime: në ruajtjen e mësimeve të Zotit, të transmetuara nga apostuj deri në ditët tona, në unitetin e kishës, në forcimin e bashkëjetësës fetare, në përkujdesjen ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër, në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar dhe në nxitjen e dialogut, si në atë pan-ortodoks, ashtu edhe në dialogun me të gjithë të tjerët. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë miqësore dhe dëshiron të jetojë në paqe me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Shën Pavlit: Nëse mundet, sa varet nga ju, të keni paqe me të gjithë njerëzit (Rom. 12:18).

EKSKLUZIVE/Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Duke ju falënderuar për intervistën, a mund të kemi një mesazh tuajin për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë një besimtar i devotshëm ortodoks?

Imzot Joani: Me respekt dhe me vlerĂ«sim ndaj tyre, dĂ«shiroj t’ju japĂ« tĂ« rinjve njĂ« kĂ«shillĂ« atĂ«rore: ta duan vendin e tyre dhe tĂ« mos e braktisin, sepse Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« duash PerĂ«ndinĂ« dhe mos tĂ« duash vendin qĂ« tĂ« ka lindur dhe rritur dhe njerĂ«zit qĂ« banojnĂ« nĂ« tĂ«. Sakrificat pĂ«r tĂ« tjerĂ«t mund tĂ« kenĂ« njĂ« kosto, por mendoj se ato do tĂ« sjellim mĂ« shumĂ« gĂ«zim dhe do ta plotĂ«sojnĂ« jetĂ«n e tyre, sepse njĂ« jetĂ« pa gĂ«zim Ă«shtĂ« njĂ« jetĂ« e gjymtuar. /MarrĂ« nga Gazeta Tema

The post Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare: Mos e braktisni vendin appeared first on Lapsi.al.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh udhëheqësin e parë shqiptar pas disa brezash

By: Oldi
24 March 2025 at 14:36

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pas disa dekadash, njĂ« shqiptar Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« kreu i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pasi kjo e fundit zgjodhi Fatmir Pelushin, 69 vjeç, si Primatin e ri mĂ« 16 mars, nĂ« njĂ« proces tĂ« shpejtĂ« qĂ« zgjati vetĂ«m 40 minuta. Ndryshimi nĂ« krye tĂ« KishĂ«s shĂ«non njĂ« moment simbolik nĂ« historinĂ« [
]

The post Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh udhëheqësin e parë shqiptar pas disa brezash appeared first on BoldNews.al.

Rama: Kënaqësi zgjedhja e një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse

17 March 2025 at 08:18

TIRANË, 17 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar HirĂ«sinĂ« e Tij Joan Pelushi pĂ«r zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i KishĂ«s Ortodokse Autoqefale shqiptare.

NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale Rama uron qĂ« Zoti ta mbrojĂ« HirĂ«sinĂ« e Tij Pelushi e ta udhĂ«zojĂ« gjithnjĂ« nĂ« misionin e Tij tĂ« udhĂ«rrĂ«fyesit tĂ« grigjĂ«s sĂ« besimtarĂ«ve ortodoksĂ«â€.

“Me kĂ«naqĂ«sinĂ« e rrallĂ« tĂ« zgjedhjes sĂ« njĂ« shqiptari ndĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ«t nĂ« krye tĂ« KishĂ«s Ortodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«, si edhe me urimin e posaçëm pĂ«r HirĂ«sinĂ« e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, qĂ« Zoti ta mbrojĂ« e ta udhĂ«zojĂ« gjithnjĂ« nĂ« misionin e Tij tĂ« udhĂ«rrĂ«fyesit tĂ« grigjĂ«s sĂ« besimtarĂ«ve ortodoksĂ«â€, shkruan Rama.

Hirësi Joan Pelushi u zgjodh dje Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan u bë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse, pas Liturgjisë Hyjnore të së dielës, që për besimtarët ortodoksë përkon me të dielën e dytë të Kreshmës.

The post Rama: Kënaqësi zgjedhja e një shqiptari në krye të Kishës Ortodokse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare

By: V K
16 March 2025 at 12:14

Imzot Joan Pelushi, është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin.

Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse, si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.

Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi.

Sinodi i Shenjtë i Kishës, u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur, ndërsa përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës.

Pasi sinodi të zgjedhë, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku siç mësohet do të japë edhe një mesazh publik.

Me shpalljen e emrit të Kryepeshkopit të ri, bien kambanat në të gjitha katedralet dhe kishat e Shqipërisë.

Ndërkohë, më datë 29 mars do të mbahet një ceremoni e madhe e fronëzimit.

Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.

Imzot Joan Pelushi

Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale.

NĂ« vitin 1990 u largua nga ShqipĂ«ria pĂ«r nĂ« USA ku kreu studimet nĂ« teologji nĂ« Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” nĂ« Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” nĂ« MTS (Master i Studimeve Teologjike) nĂ« vitin 1993.

Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi.

Në Shtator të atij viti, u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

NĂ« 27 Shkurt 1994 u dorĂ«zua dhjakon dhe nĂ« 4 Dhjetor prift, duke vazhduar tĂ« jepte mĂ«sim nĂ« AkademinĂ« Teologjike. NĂ« 1995 shkon pĂ«rsĂ«ri pĂ«r tĂ« ndjekur studime tĂ« mĂ«tejshme nĂ« Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” nĂ« Boston, USA.

PĂ«r rezultate tĂ« larta nĂ« sezonin akademik 1995-1996 ishte nĂ« ListĂ«n KombĂ«tare tĂ« Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentĂ«ve mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« universiteteve tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. NĂ« vitin 1996 u ngrit nĂ« rangun e arkimandritit.

NĂ« vitin 1997 u diplomua pĂ«rsĂ«ri me “High Distinction” nĂ« MT (Master i TeologjisĂ«, njĂ« master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po nĂ« Holy Cross, Boston. U kthye nĂ« ShqipĂ«ri ku u emĂ«rua dekan i AkademisĂ« Teologjike tĂ« KishĂ«s Ortodokse, detyrĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n qĂ«ndroi nga viti 1996 deri nĂ« 1998, deri sa u emĂ«rua Mitropolit.

Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike.

Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit.

Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.

Ka pĂ«rkthyer disa libra teologjikĂ« nĂ« shqip, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rkthime tĂ« vĂ«shtira nga etĂ«rit e kishĂ«s, si “Mbi Shpirtin e ShenjtĂ«â€ tĂ« Vasilit tĂ« Madh, njĂ« libĂ«r i cili Ă«shtĂ« bazĂ« nĂ« zhvillimin e doktrinĂ«s sĂ« krishterĂ«.

Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë.

Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.

NĂ« vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon tĂ« drejtojĂ« RevistĂ«n periodike “Tempulli”, qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ« njĂ« nga revistat mĂ« serioze nĂ« fushĂ«n studimore dhe kulturore, ku marrin pjesĂ« intelektualĂ«, studjues dhe albanologĂ« nga mĂ« tĂ« njohurit, si nga ShqipĂ«ria ashtu edhe nga jashtĂ« vendit.

Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj.

Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.

Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm.

Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Working Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike.

Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues.

Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.

Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.

ËshtĂ« ftuar si lektor nĂ« dhjetra konferenca kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare, duke dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« madh sidomos nĂ« fushĂ«n e teologjisĂ«, historisĂ« dhe filozofisĂ«.

Ftohet nĂ« shumĂ« vende, pĂ«rfshirĂ« universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndĂ«rkombĂ«tare, si tĂ« krishtera ashtu edhe ndĂ«rfetare, pĂ«r leksione tĂ« ndryshme. ËshtĂ« nderuar me medalje dhe urdhra tĂ« ndryshĂ«m nga nga shumĂ« Kisha Ortodokse nĂ« botĂ«.

Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane.

Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut.

Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashme 27 vjetësh.

Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.

PĂ«r kĂ«to kontribute tĂ« shquara Ă«shtĂ« nderuar duke u shpallur nĂ« 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut KorĂ§Ă«â€ me motivacionin “PĂ«r kontribut tĂ« shquar nĂ« kultivimin e tolerancĂ«s dhe mirĂ«kuptimit fetar. ShkencĂ«tar, botues, pĂ«rkthyes i librave teologjikĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe.

Ndihmues nĂ« emancipimin dhe vĂ«llazĂ«rimin qytetar pĂ«r Qarkun e Korçës dhe mĂ« gjĂ«rĂ«.” NĂ« 18.08.2008 Ă«shtĂ« shpallur nga KĂ«shilli bashkiak i qytetit tĂ« Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “PĂ«r merita tĂ« shquara pĂ«r ringjalljen e besimit si dhe pĂ«r veprat e shumta nĂ« fushĂ«n humane dhe sociale”.

NĂ« 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botĂ«s shpirtĂ«rore dhe fetare, humanist i madh, pĂ«rkthyes, themelues i revistĂ«s periodike “Tempulli”, duke dhĂ«nĂ« ndihmesa tĂ« shquara nĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s, arkeologjisĂ«, filozofisĂ«, teologjisĂ«, historisĂ«, albanologjisĂ« etj.; bashkĂ«puntor i ngushtĂ« dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit tĂ« fronĂ«zimit tĂ« tij si Mitropolit i Korçës”.

NĂ« 29.05.2019, Bashkia TiranĂ«, i jep ÇertifikatĂ« MirĂ«njohje me motivacion: Si njĂ« vlerĂ« me pĂ«rmasa kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare, si shembulli mĂ« model i promovimit tĂ« paqes, harmonisĂ« dhe bashkĂ«jetesĂ«s fetare. Respekt dhe mirĂ«njohje pafund pĂ«r tĂ«rĂ« kontributin e tij tĂ« shquar nĂ« shĂ«rbim tĂ« komunitetit dhe njerĂ«zve nĂ« nevojĂ«.

The post Joan Pelushi zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri

By: Ela
16 March 2025 at 08:30

Kisha Ortodokse Autoqefale e ShqipĂ«risĂ«, do tĂ« zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepiskopit tĂ« ri tĂ« TiranĂ«s, DurrĂ«sit dhe gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, do tĂ« mbahet nĂ« QendrĂ«n Sinodike, pas LiturgjisĂ« Hyjnore. “Procesi i zgjedhjes do tĂ« ndjekĂ« dispozitat e Statutit tĂ« KishĂ«s Orthodokse Autoqefale tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njoftoi [
]

The post Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri appeared first on BoldNews.al.

Janullatos futet urgjentisht në operacion/ Mjekët: 48 orët e ardhshme janë kritike

By: user 6
10 January 2025 at 21:54

48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për shëndetin e Kryepeshkopit Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos. Këtë të premte ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod gjakderdhjeje të brendshme.

Sipas njoftimit mjekĂ«sor, pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas “u transferua sĂ«rish i intubuar nĂ« ICU. 48 orĂ«t e ardhshme konsiderohen kritike”. Siç dihet, Kryepeshkopi Anastas po trajtohet nĂ« spitalin Evangelismos tĂ« AthinĂ«s. “Kathimerini” shkruan se ai u dĂ«rgua me urgjencĂ« nĂ« sallĂ«n e operacionit me qĂ«llim kontrollimin e gjakderdhjes nĂ« zorrĂ«n e hollĂ«.

Për këtë arsye, një ekip mjekësh me endoskopi identifikuan pikën dhe një ekip kirurgësh ndërhynë me një operacion laparoskopik. Kryepeshkopit 95-vjeçar i ishte dhënë trajtimi i duhur për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e sotëm ai mori një kthesë dramatike për keq.

Anastasi u paraqit në 30 dhjetor në një spital të Tiranës për shkak të një viroze, por në ditët e para të janarit u transferua me një avion të posaçëm në Athinë. ©LAPSI.al

The post Janullatos futet urgjentisht në operacion/ Mjekët: 48 orët e ardhshme janë kritike appeared first on Lapsi.al.

Primatët e Kishave Ortodokse në botë luten për shëndetin e Kryepeshkopit Janullatos

10 January 2025 at 15:30

Kryepiskopi Anastas Janullatos i është nënshtruar operacionit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ditën e sotme. Prej 1 ore Janullatos ndodhet në sallën e operacionit. Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga kisha Ortodokse.

E ndërsa prej ditësh gjendj shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos nuk ka qenë e mirë, Primatët e Kishave Orthodhokse të botës janë lutur për shëndetin e tij, duke i dërguar edhe letra në të cilat i urojnë shërim të shpejtë.

Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan:

“NĂ« kĂ«to rrethana, Ju pĂ«rshĂ«ndesim vĂ«llazĂ«risht dhe lutemi pĂ«r njĂ« shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« plotĂ«, qĂ« tĂ« mund tĂ« vazhdoni me veprat tuaja tĂ« dashura pĂ«r PerĂ«ndinĂ«, duke lavdĂ«ruar dhe falĂ«nderuar AtĂ« qĂ« “i shĂ«ron tĂ« gjitha sĂ«mundjet tona” (Psalmi 102:3).

Duke Ju pĂ«rqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtĂ« Fortlumturi, me puthje vĂ«llazĂ«rore, mbetemi me dashuri dhe respekt tĂ« veçantĂ« nĂ« Krishtin”, MĂ« Krishtin, vĂ«lla i dashur i FortlumturisĂ« tuaj tĂ« respektuar, Vartholomeu i KonstantinopojĂ«s.

Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan:

“Prandaj, i lutemi ShpĂ«timtarit tonĂ« Jisu Krisht, qĂ« u lind nĂ« shpellĂ« dhe u vendos nĂ« grazhd, t’Ju japĂ« shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« dhe rikthimin e plotĂ« tĂ« shĂ«ndetit pĂ«r tĂ« vazhduar, me forcĂ« tĂ« patundur, shĂ«rbesĂ«n Tuaj tĂ« shenjtĂ« kryepriftĂ«rore, baritore dhe misionare, tĂ« vlefshme dhe tĂ« dashur nga PerĂ«ndia, pĂ«r tĂ« mirĂ«n e KishĂ«s Orthodhokse nĂ« ShqipĂ«ri dhe tĂ« tĂ« gjithĂ« orthodhoksĂ«ve tĂ« bekuar.

Ju pĂ«rqafojmĂ« me puthje tĂ« shenjtĂ« nga Shpella PerĂ«ndipritĂ«se dhe e ShenjtĂ«â€. NĂ« Qytetin e ShenjtĂ« tĂ« Jerusalemit, mĂ« 22 dhjetor 2024. MĂ« Krishtin, vĂ«lla i dashur i FortlumturisĂ« tuaj tĂ« PerĂ«ndimbrojtur, Theofili III, Patriarku i Jerusalemit.

Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan:

“Fortlumturi, vĂ«lla dhe bashkĂ«meshĂ«tar,

NĂ« kĂ«to momente sprove, i drejtojmĂ« mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonĂ« Jisu Krisht, Mjekut tĂ« shpirtrave dhe trupave tona, qĂ« tĂ« ndihmojĂ« mjekĂ«t t’ju lehtĂ«sojnĂ« dhimbjen dhe t’ju rikthejnĂ« shĂ«ndetin.

Kisha Orthodhokse Rumune lutet sĂ« bashku me klerin dhe besimtarĂ«t e KishĂ«s vĂ«llazĂ«rore Orthodhokse tĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r shĂ«rimin e plotĂ« tĂ« FortlumturisĂ« suaj”. Me dashuri vĂ«llazĂ«rore nĂ« Zotin Jisu Krisht, Danieli, Patriarku i KishĂ«s Orthodhokse Rumune.

Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025  Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët:

“Lutemi nxehtĂ«sisht para Zotit pĂ«r shĂ«rimin tuaj tĂ« shpejtĂ« me hirin e Tij hyjnor, i cili «nĂ« dobĂ«si pĂ«rmbushet» (2 Kor. 12, 9). PerĂ«ndia i gjithĂ«mĂ«shirshĂ«m, pĂ«rmes ndĂ«rmjetimeve tĂ« NĂ«nĂ«s sĂ« Tij tĂ« papĂ«rlyer, Ju dhuroftĂ« shĂ«ndet tĂ« patundur dhe forcĂ«, qĂ« tĂ« kapĂ«rceni me sukses kĂ«tĂ« provĂ« dhe tĂ« vazhdoni t’i shĂ«rbeni KishĂ«s sĂ« shenjtĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen, si shembull pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne, ashtu si keni bĂ«rĂ« deri tani”.

Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues, Danieli, Patriarku i Bullgarisë.

Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Primatët e Kishave Ortodokse në botë luten për shëndetin e Kryepeshkopit Janullatos appeared first on Euronews Albania.

FOTO/ Krishtlindja ortodokse, ministrat e Kosovës vizitojnë dy familje serbe

By: redi
7 January 2025 at 18:23

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i BrendshĂ«m i KosovĂ«s, Xhelal Sveçla ka shkuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e dy familjeve tĂ« komunitetit serb nĂ« fshatin ShtĂ«rpcĂ«, ku ka drekuar me ta. ”Nga kĂ«to familje mikpritĂ«se e punĂ«tore ua pĂ«rcjellim urimet e pĂ«rzemĂ«rta tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«ve bashkĂ«qytetarĂ« tanĂ« qĂ« festojnĂ« sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. GĂ«zime paçi nĂ« familjet tuaja”


Source

Krerët e shtetit dhe partitë politike me urime për besimtarët ortodoksë

7 January 2025 at 16:54

KrishterĂ«t ortodoksĂ« sot e kremtojnĂ« festĂ«n e madhe Krishtlindjet. Sot nĂ« mĂ«ngjes nĂ« tĂ« gjitha tempujt e kishĂ«s ortodokse u mbajtĂ«n liturgji ku morĂ«n pjesĂ« shumĂ« qytetarĂ«. Ata mes vete u pĂ«rshĂ«ndeten me fjalinĂ« “Krishti u lind, GĂ«zuar Krishtlindjet”.

Në liturgjinë e sotme mori pjesë edhe kreu shtetëror. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e uroi festën duke thënë se për krishterët kjo dita më e madhe.

“Krishti u lind. UnĂ« thashĂ«, kjo Ă«shtĂ« dita mbi tĂ« gjitha ditĂ«t pĂ«r krishterĂ«t. Shpresoj se, siç theksoi edhe kryepeshkopi, se kjo do tĂ« thotĂ« se e dimĂ« se ylli i Betlehemit na udhĂ«heq dhe se brenda nesh do tĂ« lindĂ« diçka mĂ« e mirĂ«â€, tha Gordana Siljanovska Davkova – presidente e RMV.

Urime për Krishtlindjet dërgoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

“Krishti u lind, me tĂ« vĂ«rtetĂ« u lind, kjo Ă«shtĂ« dita e madhe pĂ«r krishterĂ«t ortodoksĂ«, tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« MaqedonisĂ« sonĂ« u uroj para se gjithash shĂ«ndet, sepse shĂ«ndeti Ă«shtĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, pastaj ua uroj tĂ« gjitha tĂ« mirat nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre. Pres njĂ« vit brenda tĂ« cilit do tĂ« kemi progres nĂ« çdo plan”, theksoi kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.

Në emër të Kuvendit, kryeparlamentari Afrim Gashi uroi që festa të sjellë paqe dhe harmoni.

“Kjo ditĂ« Ă«shtĂ« mundĂ«si qĂ« tĂ« theksohet rĂ«ndĂ«sia e vlerave qĂ« na bashkojnĂ« si shoqĂ«ri: toleranca, solidariteti dhe respekti i ndĂ«rsjellĂ«. Uroj qĂ« kjo festĂ« tĂ« sjellĂ« paqe, harmoni dhe gĂ«zim nĂ« zemrat dhe familjet tuaja. Ky vit qoftĂ« i plotĂ«suar me suksese, bereqet dhe shĂ«ndet pĂ«r tĂ« gjithĂ« ju”, potencoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe uroi ditë të qeta festive.

“Me urimin tradicional Paqe nga Zoti, Krishti u lind, e uroj festĂ«n mĂ« tĂ« madhe ortodokse, Krishtlindjet, tĂ« gjithĂ« qytetareve dhe qytetarĂ«ve qĂ« festojnĂ« sot. Uroj ditĂ« tĂ« qeta festive, sipas traditĂ«s, me familjen, miqtĂ« dhe tĂ« afĂ«rmit”, u shpreh Venko Filipçe – kryetar i LSDM-sĂ«.

Urime për festën e madhe Krishtlindjet dërguan edhe liderët e partive politike dhe shoqata.

The post Krerët e shtetit dhe partitë politike me urime për besimtarët ortodoksë appeared first on Telegrafi.

Policia me plan operativ në veri në prag të Krishtlindjeve ortodokse

6 January 2025 at 23:35

Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezik të mundshëm nuk ka.

Por numër i shtuar ushtarakësh ndërkombëtarë është parë një natë më parë në pjesën veriore të Kosovës.

Forcat e misionit paqeruajtës në Kosovës, KFOR-it në numër më të madh se zakonisht u panë me autoblinda në afërsi të stacionit të autobusëve në veri të Mitrovicës.

Por ky mision nuk kanë treguar se cilat janë arsyet e shtimit të patrullimeve.

Me numër më të madh se zakonisht në këtë pjesë të Kosovës janë parë edhe policia vendore, të cilët thonë se kjo po ndodhë për të sjell sigurinë në prag të festave.

“Kemi shtuar aktivitetin, s’kemi shtuar numrin por vetĂ«m vigjilencĂ«n. ËshtĂ« normale nĂ« afĂ«rsi tĂ« festave fetare qĂ« ato tĂ« shtohen
pĂ«r neve sĂ«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme tĂ« kemi pika tĂ« shtuara nĂ« veri tĂ« vendit. QĂ«ndrojmĂ« afĂ«r lokaleve se do ketĂ« festime. Do jemi afĂ«r qĂ« njerĂ«zit tĂ« festojnĂ« e tĂ« mos ketĂ« problem, nĂ«se ka t’i menaxhojmĂ«â€, deklaroi pĂ«r Tv Dukagjinin Veton Elshani, zĂ«vendĂ«sdrejtor i PolicisĂ« nĂ« veri.

E për njohës të sigurisë, shtimi i trupave nënkupton një rikujtim për qytetarët dhe sigurinë e tyre.

“Shtimi i vigjilencĂ«s Ă«shtĂ« plan operativ dhe ekzistojnĂ« plane pĂ«r tĂ« gjithĂ« reaguesit, bashkĂ«veprojnĂ« mes vete. Çka duhet tĂ« dimĂ« Ă«shtĂ« qĂ« siguria po e lufton pasigurinĂ« dhe Kosova po i ndĂ«rmerr hapat”, ka deklaruar Arben Dashevci, njohĂ«s i sigurisĂ«.

Siç mëson televizioni, qëndrimi i trupave të KFOR-it në këto pika nuk ka qenë i gjatë ndërsa ai i Policisë, ka vazhduar edhe gjatë ditës në pika të ndryshme.

Njëheri, kujtojmë se dyshime mbi sigurinë në veri të vendit në këtë kohë festash ngriti edhe Kryeministri, Albin Kurti në prag të ndërrimit të motmoteve duke deklaruar se priteshin sulme të reja nga strukturat kriminale.

The post Policia me plan operativ në veri në prag të Krishtlindjeve ortodokse appeared first on Telegrafi.

❌
❌