Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha uron Bajramin dhe bën premtimin: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

30 March 2025 at 19:49

Kryetari i PD Sali Berisha ka vizituar Komunitetin Mysliman shqiptar për festën e Fiter Bajramit.

Në urimin e tij ndaj kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu, kreu demokrat premtoi se kur PD të vijë në pushtet do dyfishojë fondet për komunitetet fetare dhe se ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi

“Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira. E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht”.

Një tjetër premtim i Berishës është edhe kompensimi apo kthimi i pronave të komuniteteve fetare.

“Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri. Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar. Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit”./A2 CNN

The post Berisha uron Bajramin dhe bën premtimin: Ora e faljes së të Premtes do të jetë orar pushimi appeared first on Telegrafi.

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit

30 March 2025 at 19:15

Liderët politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarëve mysliman në vend për festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i tyre kryesor është që në këtë festë të mbizotërojë harmonia dhe mirëqenia familjare dhe shoqërore.

Më poshtë i keni urimet e krerëve politik në vend:

Gordana Siljanovska:

“Sivjet në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, në muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na ndodhi tragjedi e paparë që na tronditi si komunitet dhe si individë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo çdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jemi solidarë dhe pikëllojmë së bashku. Jetojmë në një botë që tronditet nga ndryshime të trazuara gjeopolitike dhe jemi të brishtë dhe të prekshëm në shumë segmente shoqërore. Sfida të shumta dhe ngjarje të paparashikueshme na presin. Le të jemi të bashkuar si komunitet, si shoqëri dhe si shtet. Së bashku ne mund të kapërcejmë dhe tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe problemet. Me mendime të pastra dhe me zemër të hapur për të gjithë bashkëqytetarët tanë, le ta bëjmë atdheun tonë një vend prosperues dhe dinjitoz të qytetarëve të lumtur”, shkruan Davkova në urim.

Arim Gashi:

“Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore”, thuhet në urimin e Gashit.

Hristijan Mickoski:

“Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditeti personal dhe të mos i harrojnë të varfërit dhe bonjakët. Kjo festë do të thotë se përmes veprave të mira, respektimit të ndërsjellë, furimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mundemi ta fitojmë të keqen. Së bashku përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave të vërteta dhe parimeve do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë në një shtet më prosperues.

Ali Ahmeti:

“Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë në nevojë, duke u bërë shembuj të mirësisë dhe bashkëpunimit. Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë”.

Arben Taravari:

“Bajrami është një festë që i dedikohet Madhështisë së Vlerave të Zotit ndaj është dhe festa më e bukur! Gëzuar Fitër Bajramin nga Aleanca për Shqiptarët! Zoti Bekoftë familjet tuaja! Ky urim nënvizon rëndësinë e kësaj feste për të vlerësuar mirësinë dhe bekimet e Zotit në jetën tonë”, shkruan në urimin e Taravrit.

Zeqirija Ibrahimi:

“Pas një muaji të kaluar me agjërim, përkushtim, solidaritet, dashuri dhe meditim, po vjen dita e Bajramit, në të cilën arrihet pika kulmore e kësaj përpjekjeje shpirtërore. Nëse agjërimin e Ramazanit e krahasojmë me një vepër të bukur artistike, Bajrami është pikërisht katarza në të cilën shpirti gufon me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e bukur të ngadhënjimit. Duke e kaluar një muaj në edukim të shpirtit, sot besimtari që ka agjëruar e ka ndjenjën e atij që ia ka arritur ta mposhtë egon dhe, përkundër fitores së korrur, ai këndon “Uela galibe il-Allah – Ngadhënjyesi i vetëm është Allahu”. Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar agjërimin, si dhe duke u lutur që sofra juaj e Bajramit të mos e jetë e mbushur vetëm me ushqim, por edhe me dashuri familjare, si dhe me solidaritet e kujdes për skanmorin, ju uroj nga zemra”.

Ziadin Sela:

“Një muaj i tërë na mblodhi rreth tryezës së përbashkët, me dashuri dhe mirënjohje për kafshatën e gojës dhe praninë e më të dashurve që kemi. Na bëri ta provojmë durimin dhe ta ndiejmë thellë kuptimin e sakrificës. U lutëm për vete dhe për ata që munguan në sofrat tona. Sot uroj të kremtojmë së bashku me zemrën plot! Agjërim të pranuar dhe lutje të pranuara për të gjithë!”.

The post Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit appeared first on Telegrafi.

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

30 March 2025 at 17:11

Edhe pse ditën e djeshme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi se falja e namazit për Fiter Bajramin do të mbahej në orën 07:30 në sheshin “Skënderbej”, sot ai u fal 15 minuta para, duke shkaktuar kaos dhe lënë shumë besimtarë pa iu bashkuar ritualit.

Ata u kapën në befasi rrugës për në shesh dhe nuk mundën ta kryenin të plotë namazin edhe pse për një muaj agjëruan.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku besimtarët kanë shprehur kritika të forta për këtë mospërputhje orari duke kërkuar më shumë korrektësi dhe transparencë në organizimin e aktiviteteve të tilla.

Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar lidhur me shqetësimin e besimtarëve për moszbatimin e orarit të faljes së Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej në ditën e Fiter Bajramit.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat KMSH pranon përgjegjësinë për moszbatimin e orarit, që siç thuhet në njoftim ka ndodhur për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.

Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.

Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.

The post Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim appeared first on Telegrafi.

FOTO – Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin

30 March 2025 at 17:53

LONDËR, 30 mars /ATSH/- Myslimanët në mbarë botën kanë festuar sot Fitër Bajramin, një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik, sipas BBC.

Fitër Bajrami – që do të thotë “festa e agjërimit” – festohet në fund të Ramazanit, një muaj agjërimi për shumë të rritur, si dhe reflektimi shpirtëror dhe lutjeje.

 

The post FOTO – Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si u festua Fitër Bajrami në mbarë botën?

30 March 2025 at 15:35

Myslimanët nga e mbarë bota kanë festuar sot festën e Fitër Bajramit – që konsiderohet si festa më e madhe për besimtarët e fesë islame.

Bajrami u fal në pothuajse të gjitha vendet e botës, pas një muaji të Ramazanit, kurse në shumë vende kjo festë u festua në rrënoja, transmeton Telegrafi.

Vende si Rripi i Gazës, Bajrami i gjeti banorët e atjeshëm në rrënoja, pas një lufte të përgjakshme mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Foto-kolazhi i publikuar më poshtë, tregon atmosferën që ka mbizotëruar sot në vendet ku është festuar Fitër Bajrami. /Telegrafi/

The post Si u festua Fitër Bajrami në mbarë botën? appeared first on Telegrafi.

Blushi uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i uroi sot besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

I shoqëruar nga Zv/Presidentja Erisa Xhixho dhe Zv/Sekretarja e Përgjithshme, Brunilda Haxhiu, Blushi vizitoi Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ku ndanë urimet më të përzemërta edhe në emër të Presidentit, Ilir Meta.

“Fitër Bajram të gëzuar, me shëndet, lumturi, begati dhe mot më mirë për të gjithë shqiptarët dhe për besimtarët myslimanë që pas një muaji agjërimi festojnë sot me besim dhe shpresë se Zoti do jua pranojë sakrificën, lutjet dhe veprat e mira”, shkruan Blushi në një postim në rrjetet sociale.

 

1 nga 4

/k.s//a.f/

The post Blushi uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllja e muajit të shenjtë të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

30 March 2025 at 11:46

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festë e cila shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mesazhe të veçanta Kreu i Shtetit u përcolli klerikëve gjatë vizitave që zhvilloi në institucionet e komunitetit mysliman dhe atij bektashi në Tiranë.

Presidenti Begaj i nisi vizitat me Xhaminë e Madhe e Tiranës, ku u prit nga Myftiu i kryeqytetit, Imam Bilal Teqja.

Presidenti u shpreh se hapja e dyerve të kësaj xhamie përmbushi kërkesën disavjeçare të besimtarëve, për të cilët ky ishte Ramazani i parë me Xhami të Madhe, e cila pret edhe turistë të shumtë, siç bëri me dije Myftiu i Tiranës.

Presidenti theksoi rëndësinë e unitetit mes besimtarëve dhe gjithë shqiptarëve, bashkë me urimin që devotshmëria e treguar gjatë këtij muaji të vijojë deri në ardhjen e Ramazanit tjetër. I shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Kreu i Shtetit përshkoi në këmbë rrugën drejt selisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari Bujar Spahiu, të cilit i përcolli urime për Fitër Bajramin, duke u shprehur: “Gëzuar Fitër Bajramin! Qoftë kjo ditë e shënuar një ditë solidariteti, një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e Kuranit Famëlartë dhe të urtit, Profetit Mohamed, le të shërbejnë për çdo shqiptar, për çdo besimtar, si shembull frymëzimi në jetën e përditshme, të jemi solidarë me njëri-tjetrin, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë familjet në nevojë e të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë qytetare, të dialogut ndërfetar”, – theksoi kreu i shtetit.

Këtë Bajram të Madh Presidenti uroi edhe besimtarët bektashinj.

Ai vizitoi selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u prit nga Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, nga ku përcolli mesazhe mbi vlerat morale që mbajnë një shoqëri larg tundimit për të vrapuar drejt materiales./tch/

The post Mbyllja e muajit të shenjtë të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin appeared first on Telegrafi.

Osmani: Fitër Bajrami të jetë inspirim për solidaritet e bashkëpunim

30 March 2025 at 11:23

PRISHTINË, 30 mars/ATSH/Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke thënë se kjo ditë të shërbejë si inspirim për bashkëpunim dhe solidarizim në secilën familje.

Ajo gjatë vizitës në BIK, ka uruar dhe përgëzuar kreun e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava për punën e palodhshme, duke shtuar se shpreson që lutjet e bëra gjatë këtij muaji të pranohen te Zoti.

“Është nder i veçantë që nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) së bashku me kryemyftiun, bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëpunëtorët e mi, t’i urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me fat Bajramin, mee shpresën që lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar dhe me urimin nga thellësia e zemrës për shëndet, begati dhe bekim të Zotit në secilën familje, në secilën shtëpi. Shpresoj që kjo festë dhe i gjithë muaji u shenjtë i Ramazanit dhe fryma që përshkon secilën familje dhe secilën shtëpi në këtë muaj të shenjtë të jenë inspirim për secilin qytetar që kjo frymë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe ndihmës ndaj të tjerëve të vazhdojë gjatë tërë vitit”, deklaroi Osmani.

/Kosovapress/

 

The post Osmani: Fitër Bajrami të jetë inspirim për solidaritet e bashkëpunim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitër Bajrami, Berisha: Orari zyrtar, jo pengesë për besimtarët që falen të premten

30 March 2025 at 11:17

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke premtuar mbështetje të shtuar për komunitetet fetare në Shqipëri.

Gjatë takimit me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Berisha u zotua se një nga vendimet e para pas 11 majit do të jetë dyfishimi i fondeve për komunitetet fetare. Ai theksoi se një angazhim i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi ose kompensimi i pronave të këtyre komuniteteve, të cilat i cilësoi si “më të plaçkiturat në Shqipëri”.

“Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kryetarit të Komunitetit Mysliman, hirësisë së tij Bujar Spahiu, bashkëpunëtorëve të tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve që kanë agjëruar dhe gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të nderimit të përkushtimi, sakrificës së njeriut ndaj të madhit Zot, vlerave hyjnore më të mira”, tha Berisha gjatë një prononcimi për mediet.

“E shfrytëzova rastin për të zotuar para kryetarit të Komunitetit Mysliman dhe të gjithë shqiptarëve se, pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare, fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre, ose kompensimin, pasi pronat e komuniteteve fetare, janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Një tjetër masë e paralajmëruar nga kreu i PD-së ishte përcaktimi me ligj i orës së faljes së së Premtes si orar pushimi, duke garantuar të drejtën e besimtarëve myslimanë për ta kryer këtë ritual pa pengesa nga orari zyrtar i punës.

“Së treti unë garantoj, dhe e garantova dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe garantoj besimtarët myslimanë se, falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar.
Dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet më orari zyrtar pengesë që njerëzit të falin të Premten, që për myslimanët është dita e faljes. Kjo nuk është lehtësi, por detyrim dhe do të vendoset menjëherë pas 11 majit”, vijoi ish-kryeministri.

“Nuk mund të mos theksoj se, trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e Komunitetit Mysliman dhe udhëheqësit në tërësi të komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre, urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin, zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie të shkëlqyer”, tha Berisha më tej.

/a.f/

The post Fitër Bajrami, Berisha: Orari zyrtar, jo pengesë për besimtarët që falen të premten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot Fitër Bajramin.

Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).

Me besimtarët myslimanë shqiptarë, ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa i shoqëruar edhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu.

“Sot festojmë Fitër Bajramin, të sjellë mirësi dhe begati në shtëpitë tona në Shqipëri, paqe dhe begati në mbarë njerëzimin. Kjo ditë sot na gjen me zemra të mbushura dhe sakrifica jonë është pranuar. Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden dhe njeriu matet me atë që ka. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb”, tha Spahiu.

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, vuri në dukje vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, si një shembull që duhet ndjekur nga e gjitha bota.

“Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm”, tha ai.

“Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkë-besimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën, që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumëllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj”, u shpreh Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa.

Fiter Bajrami, Foto: Florian Abazaj
1 nga 24

 

 

The post Fitër Bajrami, kreu i Ligës Botërore të Islamit: Shqipëria, shembull për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim

30 March 2025 at 09:58

Ipeshki i Ipeshkëvisë së Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame, ku është takuar me myftiun e Kosovës, Naim Tërrnava me ç’rast ka thënë se kjo festë le të shërbejë si referencë që çdo sakrificë në emër të Zotit të bëhet me dashuri.

Ai ka theksuar gjithashtu se pa marrë parasysh fenë apo besimin, të gjithë jemi vëllezër dhe duam të jetojmë së bashku

“Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë për Zotin dhe çdo bamirësi që bëhet në emër të dashurisë për njeriun është për t’u vletësuar dhe Zoti sigurisht e shpërblen. Uroj që në çdo familje tonë, pa marrë parasysh a besojnë apo nuk besojnë, a kanë një fe tjetër apo besojnë si unë apo sikur myftiu, ne të gjithë jemi vëllezër, të gjithë duam ta jetojmë këtë të përkohshme me gëzim dhe dashuri dhe me bashkëndjenjë dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin për të shkuar drejtë një të ardhme më të mirë jo vetëm për ne por për gjeneratat të cilave do tua lëmë pastaj vendin tonë”, ka thënë Dodë Gjergji./Kp/

The post Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin: Të gjithë jemi vëllezër, duhet të jetojmë me dashuri dhe bashkëpunim appeared first on Telegrafi.

Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu mesazh për familjen: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

By: V K
30 March 2025 at 09:12

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajrami. Shqiptarët ashtu si në gjithë botën, falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. M

“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.

Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,

Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.

Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.

Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram

Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,

Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.

Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?

Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:

“Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)

Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.

Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)

Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.

Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.

Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.

Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë.

Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.

Profeti ynë i dashur ka thënë:

“Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)

Vëllezër dhe motra,

Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?

Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.

Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.

Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

The post Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu mesazh për familjen: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është appeared first on Albeu.com.

Besimtarët muslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

By: Kult Plus
30 March 2025 at 09:30

Sot, besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re.

Gjatë kësaj feste, besimtarët muslimanë mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre për të shijuar ushqimin dhe për të shpërndarë dhurata.

Kjo ditë simbolizon kulmin e sakrificave dhe agjërimit që janë bërë gjatë muajit të Ramazanit. 

Në këtë ditë, besimtarët muslimanë zhvillojnë namazin e Bajramit në mëngjes dhe i drejtohen lutjeve për paqe dhe begati. 

Fitër Bajrami sot është falur në orën 06:59.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë. 

Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar./ KultPlus.com

Osmani: Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara

By: Kult Plus
30 March 2025 at 09:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ajo ka uruar për paqe, begati dhe harmoni.

“Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja. 

Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.

Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje.

Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.

Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!”/ KultPlus.com

Fitër Bajrami, ja si festuan besimtarët myslimanë në qytetet e Shqipërisë

By: Ardit
30 March 2025 at 09:00

Besimtarët myslimanë pas një muaji agjërimi e sakrificash shpirtërore, festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Në Tiranë besimtarët u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e madhe në Tiranë. Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën dhe më pas vijoi me faljen e madhe në shesh. Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar […]

The post Fitër Bajrami, ja si festuan besimtarët myslimanë në qytetet e Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Sot Fitër Bajrami, Kurti: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

By: armand
30 March 2025 at 08:47

Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë rikthim te vlerat më të pastra njerzëore. “Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe  begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, […]

The post Sot Fitër Bajrami, Kurti: Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore appeared first on BoldNews.al.

Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Le të na udhëheqin durimi dhe zemërgjerësia

30 March 2025 at 07:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.

Osmani shprehi urimet më të përzemërta për qytetarët duke u dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e tyre.

“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”, thuhet në urimin e Osmanit.

Presidentja ka theksuar se kjo ditë le të shërbejë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.

“Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentes. /Telegrafi/

The post Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Le të na udhëheqin durimi dhe zemërgjerësia appeared first on Telegrafi.

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

30 March 2025 at 07:33

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të i priu Hetem Sopjani,e më pas pati edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës.

Namazi i Fitër Bajramit u fal në orën 06:59, të cilit i priu Vedat Sahiti – kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër-Bajramit e mbajti myftiu Naim Tërnava.

Shumë besimtarë u mblodhën për të falur këtë ritual të veçantë.

Mesazhet e solidaritetit, paqes dhe mirësisë dominuan fjalimet e mbajtura nga krerët fetarë, të cilët theksuan rëndësinë e dashurisë, ndihmës dhe unitetit në shoqëri.

Fitër Bajrami simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe shpirtin human, duke qenë një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vlerat e besimit dhe për të forcuar lidhjet me të afërmit dhe komunitetin./Telegrafi/

The post Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin appeared first on Telegrafi.

Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej

29 March 2025 at 21:18

Ditën e nesërme besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, një festë që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim dhe sakrificë.

Besimtarët në Tiranë do e falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e nesërm.

Bëhet e ditur se ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 me faljen e namazit.

The post Nesër Fitër Bajrami/ Besimtarët myslimanë do falin namazin në Sheshin Skënderbej appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha në Iftar: Nderim të madh për të gjithë ju që agjëruat

29 March 2025 at 20:49

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga kandidati i Opozitës për Qarkun Tiranë, Ethem Aga.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i PD, Sali Berisha shprehu nderimin më të madh për të gjithë ata që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit, duke e cilësuar këtë sakrificë si një veprim që lartëson moralin dhe afron njeriun më shumë me Zotin.

Berisha falënderoi familjen Aga për mikpritjen e iftarit dhe uroi që sakrifica e shqiptarëve të pranohet nga Zoti dhe të shndërrohet në të mira për të gjithë.

“Dua të përulem me nderimin më të madh para të gjithëve ju këtu, para të gjthë atyre shqiptarëve, burra e gra, djem e vajza që agjëruan muajin e madhërueshëm të Ramazanit në një sakrificë që fisnikëron dhe lartëson moralin dhe shpirtin e njeriut. Në një sakrificë që afron njeriun më shumë me Zotin”, tha Berisha.

“Me këtë rast, duke falënderuar më mirënjohje familjen Aga për këtë iftar, uroj nga zemra që sakrifica juaj, sakrifica e mbarë shqiptarëve të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe të shndërrohet në të mira, të shndërrohet në guxim, të shndërrohet në mirë për secilin prej jush dhe për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Në këtë natë të bekuar Bajrami, Kryetari i PD, i uroi shqiptarëve fat e mbarësi dhe shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm të festojnë me besim më të madh tek Zoti dhe tek Shqipëria më shpresën për një të ardhme më të mirë

“Le të urojmë ne sonte këtë natë të bekuar, natë Bajrami. Shqiptarëve kudo që janë me fat dhe gëzime natën e Bajramit dhe Bajramin. Le të urojmë që vitin që vjen t’i festojmë siç na do zemra, siç e meritojmë. T’i festojmë me besim më të madh te Zoti, t’i festojmë me besim më të madh tek Shqipëria, t’i festojmë me shpresë të kthyer edhe njëherë për një të ardhme që meritojmë”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha, e mbylli fjalën e tij me urimet më të përzemërta për festën e Bajramit. j.p

1 nga 4

The post Berisha në Iftar: Nderim të madh për të gjithë ju që agjëruat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌