Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron

10 July 2025 at 07:55

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kalaja e Gjirokastrës priti një numër të madh vizitorësh, ashtu siç ndodh shpesh këto ditë të sezonit turistik. “DRTK Gjirokastër” publikoi pamjet plot jetë, histori dhe zëra nga e gjithë bota, që enden mureve të gurta.

Vizitorë vendas dhe nga bota që ecin mbi gurët shekullorë, grupe turistike që vizitojnë dhe prijnë drejt historisë, aparate që shkrepin kujtime, kjo është pamja që ofron qyteti mijëravjeçar.

Panorama nga kalaja e Gjirokastrës është një pamje që ngjall kureshtje te vizitorët, të interesuar për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë”, është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë. Me vlera të shumëfishta që ka ky qytet-muze është pranuar ndër të parët qytete në UNESCO. Simboli kryesor i qytetit është Kalaja. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Pranë mureve, në pjesën ku qëndron aeroplani shpaloset një peizazh mahnitës i të gjithë luginës së lumit Drino dhe maleve gjetkë.

Me gjithë vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota.

/e.r//r.e//a.f/

The post Kalaja e Gjirokastrës plot me turistë të mahnitur nga pamja që ofron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpëtoi turistet por vdiq vetë, vijojnë kërkimet për trupin “heroit” në Shkodër

9 July 2025 at 16:20

Prej mesditës së të martës vijojnë kërkimet në liqenin e Shkodrës për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike. Arben Anamali dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar turistët që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 16:32 minuta. Forcat polumbare të FNSH-së në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë së Shkodrës vijojnë kërkimet për gjeten e trupit të 51-vjeçarit. 5 turiste izraelite po lundronin me anijen që drejtohej nga kapiteni Arben Anamali.

Në një moment janë hedhur për tu larë në ujrat e liqenit dhe më pas kanë kërkuar ndihmë për t’i shpëtuar.

Kapiteni ka vepruar menjëherë duke bërë të mundur si fillim nxjerrjen nga uji të tre prej tyre, ndërsa disa metra më larg kanë qenë edhe dy të tjera të cilat edhe ato arriti t’i shpëtonte. Fatkeqësisht gjatë kësaj tentative për të shpëtuar turistet, nuk arriti të dilte nga ujrat e liqenit të Shkodrës.

Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpëtoi turistet por vdiq vetë, vijojnë kërkimet për trupin “heroit” në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

7 July 2025 at 07:56

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të […]

The post Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët” appeared first on BoldNews.al.

Kalaja e Gjirokastrës ‘magnet’ për turistët

By: Kult Plus
4 July 2025 at 14:34

Kalaja e Argjirosë në Gjirokastër eshte destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë, duke regjistruar rritje të ndjeshme të vizitorëve edhe gjatë gjashtëmujorit të parë .Me mbi 100 mijë turistë të huaj dhe vendas, kjo fortifikatë historike shërben si një pikë kyçe për turizmin historik dhe kulturor.Turistet jane nga vende të ndryshme ndërsa risi janë vizitorët që vijnë nga Azia apo India,ndersa shifrat flasin për një rritje me 10 mijë vizitorë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vizitorët sfidojnë temperaturat e larta dhe relievin që te çon drejt këtij monumenti ndërsa në muajt në vijm pritet të ketë  fluks edhe me te shtuar.

Keshtjella Argjiro gjate vitit te kaluar u cilesua si monumenti me i vizituar ne rang vendi,dhe është një prej më të mëdhatë në Ballkan. / abcnews.al/ KultPlus.com

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët

3 July 2025 at 20:28

Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të […]

The post Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët appeared first on BoldNews.al.

Turistë nga e gjithë bota në Tiranë: Vend shumë i bukur, kthehemi sërish

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë.

Investimet në infrastrukturë, arkitekturë, por edhe sitet historike e kanë shndërruar kryeqytetin në një nga destinacionet turistike më të preferuara gjithëvjetore nga turistët e huaj. Por, jo vetëm Tirana, edhe Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të të gjitha llojeve, nga kultura, arti, historia apo kulinaria.

Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vëzhgimi në kryeqytet ka takuar nga afër turistë nga Evropa dhe jo vetëm. ATSH ka vëzhguar grupet e turistëve në Tiranë, që me aparate fotografike fiksojnë arkitekturën, muzetë, por edhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen gjatë ditës dhe mbrëmjes në kryeqytet, teksa shijojnë edhe gatimet tradicionale.

Një grup prej pesë turistësh, teksa dalin nga Xhamia e Et’hem Beut, shprehen për ATSH-në se kanë ardhur nga Belgjika.

“Ne jemi një grup miqsh që kemi ardhur për të shijuar bukuritë e Shqipërisë. Prej dy ditësh jemi në Tiranë dhe po shohim disa nga vendet më të bukura këtu. Ndërsa, shtatë ditë ishim në Sarandë ku shijuam plazhet me ujërat e kaltra dhe ushqimin e shijshëm. Na pëlqen shumë mikpritja këtu, ushqimi, por sidomos arkitektura e veçantë”, pohuan ata.

Disa metra më tutje, në një tjetër atraksion të Tiranës siç është e Kulla e Sahatit, dy italiane, Sofia dhe Ilaria, shprehen për ATSH-në se janë shumë të lumtura që ndodhen në Tiranë, pas disa ditë pushimesh në Vlorë.

“Ishim disa ditë në Vlorë dhe vërtet që e kemi shijuar këtë eksperiencë. Nuk kemi ardhur me grup turistësh apo guidë, por me iniciativën tonë. Edhe Tirana po na pëlqen shumë si qytet. Sapo vizituam Kullën e Sahatit, diçka që nuk e kishim parë më parë. Mendojmë se do të kthehemi sërish për pushime këtu, vitin e ardhshëm”, u shprehën ato.

Ndërkohë, një grup tjetër i madh turistësh prej më shumë se 20 personash, me kombësi turke, u pozicionuan në sheshin “Skënderbej”, ku zgjodhën të bëjnë foto pranë Heroit tonë Kombëtar, ndërsa më parë thanë se kishin vizituar edhe Piramidën dhe “Bunk’Art”.

Një grup tjetër turistësh, të drejtuar nga ciceroni i një agjencie turistike të Tiranës, u shprehën të kënaqur nga pushimet në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

“Ky është një grup shumë i madh turistësh nga Spanja, Uruguai dhe Bogota. 80% e tyre janë spanjollë dhe pjesa tjetër nga Uruguai dhe Kolumbia. Normalisht pikat kryesore që vizitojnë janë Riviera, jugu i Shqipërisë si Saranda, Vlora, por preferojnë shumë edhe eksperiencat në gjiret si ai i Gramës apo Gjipeja. Turistët preferojnë edhe qytetet-ikonë si Berati apo Gjirokastra. Përgjithësisht, vijnë me guidë ose drejtohen në agjenci lokale turistike”, tha ciceronia e agjencisë.

Turistët i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skënderbej”, te “Piramida”, në Bunk’Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzetë e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Tirana është një nga qytetet më të gjalla të Evropës Juglindore që është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe ai i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina, janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art” 1 dhe 2, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, etj. Grupet e turistëve i gjen kryesisht te sheshi “Skënderbej”, te Kalaja e Tiranës dhe te Pazari i Ri.

/e.i//a.f//r.e/

The post Turistë nga e gjithë bota në Tiranë: Vend shumë i bukur, kthehemi sërish appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga kalaja e Bashtovës: Thesar i rilindur

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kalaja e Bashtovës, e ndërtuar në shekullin XV, me vlerat e saj historike dhe bukurinë natyrore është një tjetër atraksion që po merr vëmendjen e vendasve, por edhe turistëve të huaj.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të kalasë së Bashtovës, ndërsa e ka etiketuar atë si “një thesar i rilindur”.

Kalaja e Bashtovës po merr jetë të re, jo vetëm si një monument historik, por si një hapësirë funksionale dhe dinamike për komunitetin dhe vizitorët.

Përmes projektit EU4CULTURE të financuar nga Bashkimi Evropian, është përfunduar restaurimi i plotë i kalasë, ndërkohë që po finalizohet ndërtimi i një qendre moderne për vizitorët.

Kjo qendër do të shërbejë si pikë informacioni me ambiente të përshtatshme për aktivitete sociale, kulturore, artistike dhe edukative.

Synimi kryesor është rijetëzimi i kalasë, duke e shndërruar atë në një pol të rëndësishëm turistik dhe kulturor për zonën.

Hapësira e saj unike dhe karakteri historik do të mundësojnë organizimin e koncerteve, ekspozitave, aktiviteteve edukative për të rinjtë, eventeve tematikë dhe shumë të tjera, duke e kthyer kalanë në një qendër të gjallë të jetës kulturore dhe turistike në zemër të Shqipërisë.

/e.i/j.p/

The post Rama ndan pamje nga kalaja e Bashtovës: Thesar i rilindur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konsumi i ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë

By: user7
26 June 2025 at 14:02

Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021. Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit 2025 popullsia e vendit u tkurr me më shumë se 27 mijë persona vetëm në një vit.

Konsumi final i popullatës përfaqëson një komponent kyç të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi pasqyron jo vetëm fuqinë blerëse të popullatës, por edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe ndikimet e faktorëve të jashtëm si emigracioni dhe turizmi.

Emigracion i lartë i moshave të reja ka dobësuar ritmet e rritjes së konsumit sidomos në tremujorët e parë, kur ende nuk ndjehet efekti i turizmit. Çdo vit, mijëra qytetarë largohen për arsye ekonomike, pjesa dërrmuese të rinj duke sjellë një tkurrje të bazës konsumatorë brenda vendit. Kjo ka ndikim direkt në shpenzimet për ushqim, shërbime, arsim e banim. Ikja e të rinjve ka ndikim edhe më të fortë pasi ato janë konsumator më të mëdhenj të ushqimeve, pijeve dhe veshjeve.

Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritje në tre-mujorët e dytë.

Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike. Ndërkohë që turizmi mund të sjellë efekte sezonale pozitive, emigrimi nga ana tjetër po gërryen themelet e qëndrueshmërisë ekonomike dhe jo vetëm të konsumit.

Ritmet rënies së popullsisë janë rritur vitet e fundit sidomos pa pandemisë. Nga viti 2019 më 2025 sipas të dhënave zyrtare popullsia u tkurr me 17 për qind, rënia ka qenë shumë më e fortë të popullsia e re në moshë deri në 29 vjeç.

Pas pandemisë Shqipëria përjetoi zhvillime pozitive sidomos në turizëm ku numri i vizitorëve u rrit me ritme të larta. Më 2025 flukset e ardhjeve janë stabilizuar, teksa të dhënat e 5 mujorit -2025 tregojnë se rritja tyre nuk ka qenë më shumë se 3 %. Vitin e kaluar në këtë periudhë numri i vizitorëve ishte 40 për qind më i lartë se më 2023.

Ekspozimi i ekonomisë tek turizmi dhe shërbimet është rritur vitet e fundit, por mungesa e qëndrueshmërisë mund të ekspozojë ekonominë në të gjithë treguesit e saj. Një ditë më parë INSTAT raportoi se treguesit e punësimit u përkeqësuan në tremujorin e parë të 2025./ Monitor

The post Konsumi i ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë appeared first on Lapsi.al.

Shqipërinë në maj e vizituan 1 milion turistë të huaj, 95 për qind prej tyre nga Europa

By: Kult Plus
25 June 2025 at 09:20

Në majin e vitit 2025, Shqipëria ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Gjatë këtij muaji, në vend kanë hyrë mbi 1,6 milion shtetas shqiptarë dhe të huaj që shënon një rritje prej 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vetëm turistët e huaj kanë qenë mbi 987 mijë, që përfaqëson një rritje prej 1,4 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Ndër ta, 95 për qind kanë qenë shtetas nga vendet e Europës, konkretisht 72 për qind nga Europa Jugore dhe 14 për qind nga Europa Perëndimore, raporton Trt global, transmeton Klankosova.tv.

Qëllimi kryesor i vizitave ka qenë turizmi. Hyrjet për pushime përbëjnë 98 për qind të rasteve, me një rritje prej 0,9 për qind krahasuar me majin e vitit 2024.

Gjithashtu, gjatë periudhës janar–maj 2025, Shqipërinë e kanë vizituar gjithsej 3,4 milionë turistë të huaj – 3,9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pritshmëritë e turoperatorëve mbeten të larta, veçanërisht për muajt e verës, kur Shqipëria zakonisht regjistron flukset më të mëdha turistike.

Rama: Lumi i Shalës, turistët shijojnë ndër eksperiencat më magjike të pushimeve

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës në Shkodër, ku siç u shpreh ai, turistët shijojnë një nga eksperiencat më magjike të pushimeve në Shqipëri.

Në këtë atraksion të jashtëzakonshëm të turizmit, në veri të Shqipërisë, turistët zgjedhin të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin. /e.i/j.p/

The post Rama: Lumi i Shalës, turistët shijojnë ndër eksperiencat më magjike të pushimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Fluks i rritur vizitorësh në Zonat e Mbrojtura

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Laguna e Kune Vainit, përveç se një nga asetet turistike të veriperëndimit të vendit, është një atraksion me turizëm gjithëvjetor, e shpallur si e para zonë e mbrojtur në vend.

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një vizitë në këtë Park Natyror, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ministrja Kumbaro tha se në këtë “Park Natyror zhvillohen aktivitetet e preferuara të vizitorëve të kësaj hapësire me vlera të rralla të biodiversitetit, që është kthyer në një atraksion të veçantë për ekoturizmin, shëtitjet në natyrë, vëzhgimin e shpendëve dhe kulinarinë fantastike”.

“Kemi një nga parqet më të frekuentuara, por edhe më të mirëmbajtura për shkak të pasurive natyrore. Gjithashtu është edhe një nga pikat e atraksionit turistik, ndaj më erdhi mirë që e kishit futur në guidën e re për turizmin në bashkinë e Lezhës, pasi ky është një nga destinacionet kryesore” tha Kumbaro.

Një nga punonjëset e Parkut Natyror tha se Laguna Kune-Vainit është një nga zonat që frekuentohet më shumë nga turistët vendas dhe ata të huaj, jo vetëm pse ka agroturizmin natyror, por edhe për pjesën e turizmit bregdetar.

“Zona ka rëndësinë e saj sepse është një nga zonat e mbrojtura në Shqipëri, që më 7 korrik 1940. Zona është shpallur zona e parë e mbrojtur, ndërsa mori edhe statusin Rezervat Natyror i menaxhuar. Falë vlerave të biodiversitetit, kemi numrin më të lartë shpendëve në lagunë. Shpendët janë kryefjala e kësaj lagune si çafka e vogël e bardhë, çafka e madhe etj”, tha ajo, duke theksuar se një nga aktivitetet më të preferuara për turistët e huaj është ekoturizmi, xhirot me biçikleta, vrojtimi i shpendëve dhe specieve të tjera me dylbi, si edhe shijimi i kulinarisë tradicionale.

Ministrja Kumbaro u shpreh se në territorin e Lagunës nuk duhet të lejohet asnjë ndërtim, por të ruhen ato pak pika që lejuar të ndërtohen në harmoni me natyrën.

Kumbaro pohoi se ka një “fluks të rritur të vizitorëve në zonat e mbrojtura, nga syri i kaltër në Finiq e deri në Alpe e Theth kemi rritje”. “Kemi rritje në gjithë territorin e Shqipërisë, edhe në Kune-Vain, por janë vizitorë që shtohen të dedikuar elitarë që janë të përkushtuar për natyrën”, u shpreh Kumbaro.

Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.

Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish.

Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve dhe 196 lloje migratore dhe të përhershëm, e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, dhe 23 specie gjitarësh.

/e.i/ /a.g/

The post Kumbaro: Fluks i rritur vizitorësh në Zonat e Mbrojtura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 June 2025 at 17:47

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit, raportojnë mediat e huaja. Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia. Megjithatë, […]

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on BoldNews.al.

Banorëve të Notting Hill mërziten me turistët, lyjnë fasadat e banesave me të zezë

By: user7
6 June 2025 at 12:35

Një veprim i guximshëm është bërë nga banorët e Notting Hill në Londër, të cilët janë të ngopur me numrin e influencuesve që pozojnë për foto jashtë pronave të tyre. Kështu që ata po i lyejnë fasadat shumëngjyrëshe të shtëpive të tyre me të zezë për të larguar turmat.

Lagjia perëndimore e Londrës tërheq një mori vizitorësh falë ndërtesave të saj shumëngjurëshe që janë përfekte për një foto për tu postuar në rrjetet sociale. Banorët ankohen se turistët shpesh bëjnë foto jashtë dyerve të tyre të përparme.

Banorët që e kanë ndryshuar tashmë ngjyrën kanë nisur një fushatë për të inkurajuar banorët e tjerë me shtëpi shumëngjyrëshe në rrugën e tyre që të ndjekin shembullin e tyre. Në një letër dërguar fqinjëve, banorët shpjeguan: “Është e qartë se ngjyrat e ndritshme dhe kontrastuese të shtëpive janë një tërheqje e madhe për fotot për llogaritë e tyre në mediat sociale.

“Ndërsa të gjithë e vlerësojmë sharmin e rrugës sonë, pasoja e padëshiruar ka qenë një rritje e turizmit”, raportojnë ata.

Banorët theksojnë se nuk kanë ambiente për të pritur turizëm masiv. Ata shtojnë se është thjesht një rrugë banimi dhe se nuk e dinë pse turistët shkojnë në lagjen e tyre.

The post Banorëve të Notting Hill mërziten me turistët, lyjnë fasadat e banesave me të zezë appeared first on Lapsi.al.

Dy në gjendje kritike, të tjerë persona të lënduar gjithashtu – pasi një pemë u rrëzua në Venecia të Italisë

3 June 2025 at 14:41

Një duzinë personash, përfshirë turistë të huaj, u lënduan kur një pemë 50-vjeçare u rrëzua pranë një stacioni autobusi në qytetin italian, Venecia.

Lisi ra mbi një grup njerëzish që prisnin në një zonë me hije në Piazzale Roma, ndalesa e fundit për autobusët dhe taksitë që transportojnë vizitorë për në dhe nga qyteti i lagunës nga kontinenti, thanë zyrtarët e qytetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një nga më të lënduarit ishte një italiane 30-vjeçare, e cila ishte ulur në një mur pranë pemës me dy fëmijët e saj kur ajo ra, raportuan mediat italiane.

Gruaja është në gjendje kritike me lëndime në bark, ndërsa fëmijët e saj nuk u lënduan rëndë dhe janë vendosur nën kujdes psikologjik, sipas zyrtarëve të spitalit.

Një grua tjetër italiane në të 50-at është gjithashtu në gjendje kritike pasi pësoi lëndime në gjoks.

Një shtetase amerikane 60-vjeçare është nën vëzhgim për një lëndim në kokë, ndërsa bashkatdhetarja e tyre 70-vjeçare pësoi lëndime në fytyrë.

Dy turistë nga Evropa Lindore pësuan lëndime, gjithashtu. /Telegrafi/

The post Dy në gjendje kritike, të tjerë persona të lënduar gjithashtu – pasi një pemë u rrëzua në Venecia të Italisë appeared first on Telegrafi.

Udhëtarë që zbuluan “surpriza të fshehura” gjatë udhëtimeve të tyre

2 June 2025 at 15:40

Njohja e kulturave të reja, dëgjimi i gjuhëve të tjera dhe pjesëmarrja në zakonet lokale mund të provokojnë mendjen e çdo qenieje njerëzore.

Megjithatë, disa qytete dinë shumë mirë si t’i magjepsin udhëtarët dhe t’u ofrojnë atyre detaje që e çojnë të jashtëzakonshmen në një nivel tjetër.

Në këtë artikull, kemi mbledhur disa gjëra në mbarë botën që i bënë turistët të mbesin të befasuar me ato që panë. /Telegrafi/

The post Udhëtarë që zbuluan “surpriza të fshehura” gjatë udhëtimeve të tyre appeared first on Telegrafi.

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

31 May 2025 at 12:25

Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Lukovë, ku një mjet është djegur plotësisht. Fatmirësisht, pas alarmit të dhënë, ka reaguar menjëherë zjarrfikësja e Sarandës, e cila ka arritur të shuajë zjarrin dhe të ndalojë përhapjen e flakëve.

Burime bëjnë me dije se mjeti ishte në përdorim nga disa turistë të huaj, të cilët kanë mundur të dalin nga automjeti në momentin e shpërthimit të zjarrit.

Sipas raportimeve të para, ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupet e hetimit janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta appeared first on Euronews Albania.

“Shpëtuam turistët falë bashkëpunimit…”/ Veliera pësoi defekt në ujërat shqiptare, reagon Ministria e Mbrojtjes

25 May 2025 at 22:00

Pësoi defekt në motor dhe mbeti në det të hapur, rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës, një velierë me dy shtetas të huaj një gjerman dhe një zviceran.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Forcave Detare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, ekuipazhi arriti të riparojë motorin dhe të shoqërohej në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Gjatë ditës së sotme, në orën 11:55, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) u njoftua nga autoritetet greke (JJRC PIRE) për një incident në ujërat territoriale shqiptare, ku një veliere me dy shtetas të huaj në bord – një gjerman dhe një zviceran – kishte pësuar defekt në motor dhe kishte mbetur në det të hapur, në pozicionin rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti i Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi dhe anija patrulluese P133 LISUS e Forcës Detare. Njëkohësisht, patrulla tokësore e Policisë Kufitare mbajti nën vëzhgim vizual velieren nga bregu.

Falë koordinimit të strukturave operacionale dhe pavarësisht dallgëve të detit, situata u menaxhua me efikasitet. Ekuipazhi i velierës “INRESCENT” arriti të rivinte në funksion motorin, dhe nën mbikëqyrjen e mjeteve detare shqiptare, mjeti lundrues u shoqërua në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos, ku do të vijohen procedurat përkatëse.

Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ky operacion është shembull i bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Rojës Bregdetare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, në garantimin e sigurisë në hapësirën detare shqiptare.

The post “Shpëtuam turistët falë bashkëpunimit…”/ Veliera pësoi defekt në ujërat shqiptare, reagon Ministria e Mbrojtjes appeared first on Sot News | Lajme.

Rritje e ndjeshme e turizmit në mars, dominojnë vizitorët nga Italia dhe Kosova

By: Besnik
22 May 2025 at 17:35

Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë në marsin e këtij viti me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj te 2024.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, vihet re se  vizitorët jo-rezidentë shënuan rritjen më të madhe me  27.3% po ashtu edhe net qëndrimet në muajin mars u rritën me 30/8%.

Kur flasim për të huajt, vërehet se shumica e turistëve vijnë nga Italia  dhe zënë 23%, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania 10% dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca me repsektivisht  7dhe 3% të totalit, pjesa tjetër prej 42% vjen nga vende të tjera.

Shumica e vizitorëve vendas apo të huaj, kanë zgjedhur zonat jo-bregdetare, aty ku është parë që edhe hotelet kanë shënuar rritje të të frekuentimit.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4% nga 17.3% që ishte në të njëtën periudhë të një vit më parë.

Për ekspertët e statistikave këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Shqipëria ka pritur një numër më të madh vizitorësh në marsin e këtij viti, me një rritje prej 21.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), vizitorët jo-rezidentë shënuan një rritje më të madhe, prej 27.3%, ndërsa neto qëndrimet në muajin mars u rritën me 30.8%.

Për turistët e huaj, Italia ka pasur pjesën më të madhe të vizitorëve, duke zënë 23% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 15%, Gjermania me 10%, dhe më tej Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, me përkatësisht 7% dhe 3%. Pjesa tjetër prej 42% e turistëve vijnë nga vende të tjera.

Një trend interesant është se shumica e vizitorëve, qoftë vendas apo të huaj, kanë preferuar zonat jo-bregdetare, ku është vënë re një rritje e frekuentimit të hoteleve. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ka arritur në 18.4%, krahasuar me 17.3% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët e statistikave e shohin këtë si një reflektim të rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritje e ndjeshme e turizmit në mars, dominojnë vizitorët nga Italia dhe Kosova appeared first on Euronews Albania.

Turistët “pushtojnë” Durrësin që në pranverë, sezoni zgjatet me dy muaj

10 May 2025 at 13:42

Me hyrjen zyrtare të muajit maj, qyteti i Durrësit ka nisur sezonin e ri turistik, ndonëse plazhet janë populluar që në fund të prillit. Rritja e temperaturave dhe interesimi i lartë nga turistët e huaj e kanë bërë këtë sezon të nisë më herët dhe të jetë më i zgjatur krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas operatorëve hotelierë, Durrësi ka shënuar një rritje me 30% të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka do të thotë që Durrësi mbetet një ndër destinacionet më tërheqëse në Shqipëri, por sjell gjithashtu edhe ndikim të ndjeshëm në ekonominë vendase.

“Në muajin prill dhe maj ka një rritje rreth 30% më shumë se viti i kaluar dhe kjo e ka shtyrë sezonin të paktën me një muaj në krahasim me vitin e kaluar. Pra, pretendojmë që këtë vit të kemi një muaj më shumë sezon në pranverë dhe një muaj më shumë në vjeshtë. Kjo është diçka pozitive për të gjithë zonën e Durrësit, e cila është përgatitur për këtë sezon të gjatë”, tha Blerim Norja, menaxher hotelerie.

Turistët shprehen të entuziazmuar për mikpritjen, ushqimin dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë.

“Oh, sepse na pëlqen të eksplorojmë vende të reja. Nuk kemi qenë më parë në Shqipëri dhe kemi dëgjuar për bukurinë. Dhe, po, ne jemi këtu për të mësuar më shumë. Ne e duam atë! Dhe njerëzit janë vërtet mikpritës gjithashtu”, u shpreh një turiste nga Londra.

Një tjetër turist nga Maroku tha se: “Unë jam Jam profesor i filozofisë në Casablanca. E vizitoj Shqipërinë për herë të parë me Rijadin. Shqipëri e mirë, ushqim i mirë, vend i mirë. Unë e dua atë.”

Përveç turistëve të huaj, në Durrës ka nisur të rritet edhe numri i pushuesve nga Kosova, të cilët tradicionalisht zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet verore.

Zgjatja e sezonit turistik këtë vit shihet si një mundësi e mirë për të gjithë sektorin e shërbimeve në qytet, duke përfshirë hotelerinë, gastronominë dhe tregtinë.

The post Turistët “pushtojnë” Durrësin që në pranverë, sezoni zgjatet me dy muaj appeared first on Euronews Albania.

Vendosën të largoheshin përfundimisht nga SHBA, një ëndërr e ndërprerë në mes / Udhëtimi i bukur drejt një fundi tragjik në Shkodër: Kemi rënë në dashuri me Tiranën…

By: V K
2 May 2025 at 13:49

Mëngjesin e sotëm, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një turiste amerikane, Sandra Saporito vetëm 53-vjeç, u vra nga partneri i saj, Brendon Saporito, 57-vjeç.

Pas vrasjes, autori ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës me thikë, por duket se ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.

Policia ka bërë me dije se ai është shoqëruar, ndërsa 57-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Një udhëtim që nisi me ëndrra për një jetë të re, me shpresë dhe dashuri, përfundoi në një krim makabër…

Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit, i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.

Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Çifti kishte vendosur të largohej nga SHBA përfundimisht. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.

 

 

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

 

 

Në rrjetet sociale, ajo ndante detaje për udhëtimin që i priste:

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete”.

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive.

 

 

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

 

 

 

 

 

Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.

 

 

 

Por ëndrra u ndërpre në mënyrën më tragjike, dhe Shkodra, që do të duhej të ishte një tjetër ndalesë e bukur në itinerarin e tyre, u kthye në skenën e një krimi të rëndë.

The post Vendosën të largoheshin përfundimisht nga SHBA, një ëndërr e ndërprerë në mes / Udhëtimi i bukur drejt një fundi tragjik në Shkodër: Kemi rënë në dashuri me Tiranën… appeared first on Albeu.com.

❌
❌