Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët

3 July 2025 at 20:28

Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të […]

The post Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, ja sa euro duhet të paguajnë turistët appeared first on BoldNews.al.

Tërmet i fortë në Santorini, banorët tronditen nga lëkundjet e forta

By: gaze tare
27 March 2025 at 19:35

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.

Në faqen e internetit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, qytetarët mund të gjejnë udhëzime specifike se çfarë duhet bërë gjatë dhe pas tërmetit. Këtu janë udhëzimet:

Kur ndodh një tërmet:

-Nëse jeni brenda shtëpisë

Ruani qetësinë. Mbulohu nën një mobilje të fortë, gjunjëzohu dhe mbaje këmbën e tij me duar. Nëse nuk ka mobilje të forta, gjunjëzohuni në mes të dhomës, duke ulur sa më shumë gjatësinë tuaj dhe mbroni kokën dhe qafën me duar. Largohuni nga sipërfaqet e mëdha xhami ose mobilje dhe objekte që mund t’ju lëndojnë. Mos u mundoni të largoheni nga shtëpia. Mos dilni në ballkon.

-Nëse jeni në një ndërtesë të lartë

Qëndroni larg dritareve dhe mureve të jashtme. Ruani qetësinë. Qëndroni në zonë derisa të mbarojë dridhja. Mos u tërhiqni nga turma e panikut që lëviz në mënyrë të çrregullt drejt daljeve sepse rrezikoni të shkeleni.

-Nëse jeni në një zonë të hapur

Qëndroni larg zonave nën ndërtesa, telefonit ose kabllove elektrike. Nëse keni një çantë me vete, mbuloni kokën me të.

-Nëse jeni në makinë

Strehouni në një zonë të hapur dhe ndaloni me kujdes makinën në mënyrë që të mos pengojë trafikun. Shmangni kalimin nëpër tunele, ura ose mbikalime.

The post Tërmet i fortë në Santorini, banorët tronditen nga lëkundjet e forta appeared first on iconstyle.al.

Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet e forta, ja sa ishte magnituda

By: M C
27 March 2025 at 19:23

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e saj është 5.6 kilometra.

The post Tërmet i fortë godet Santorinin, banorët tronditen nga lëkundjet e forta, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

GREQI – Aktivitetet sizmike boshatisin rrugët e destinacioneve më të njohura turistike

SANTORINI, 5 mars /ATSH-AA/ – Aktiviteti sizmik në Detin Egje ka boshatisur rrugët e destinacioneve turistike më të njohura të Greqisë, pasi shqetësimet për një tërmet të madh të mundshëm vazhdojnë të rriten midis vendasve.

Ishulli Amorgos i njohur për ujërat e tij të kristalta dhe si lokacion i xhirimeve të filmit ‘The Big Blue’ të regjisorit Luc Besson, si dhe Santorini si një nga pikat turistike më të vizituara të vendit janë ndër ishujt e prekur nga pasiguria si pasojë e aktivitetit sizmik.

Sipas Institutit të Sizmologjisë të Greqisë, në Detin Egje gjatë javëve të fundit janë regjistruar më shumë se 12 mijë tërmete, me disa prej tyre që kalojnë magnitudën 5.

Në ishullin Amorgos dhe në tre ishuj të tjerë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme deri më 11 mars, pasi sizmologët vazhdojnë të monitorojnë zonën për rreziqe të mundshme.

Një nga fatkeqësitë më shkatërruese në historinë e ishullit Amorgos ishte tërmeti me magnitudë 7,7 në vitin 1956.

Ky tërmet, që shkaktoi valë deri në 30 metra të larta, mori jetën e 53 personave dhe plagosi 529 të tjerë. Tërmeti gjithashtu la një shkatërrim të gjerë përgjatë bregdetit dhe një ndikim të qëndrueshëm në rajon.  /os/

The post GREQI – Aktivitetet sizmike boshatisin rrugët e destinacioneve më të njohura turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqi/ Çatia e zuri poshtë, kush është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në Santorini

By: Oldi
22 February 2025 at 13:21

Aurel Elezi është i riu, i cili ndërroi jetë një ditë më parë (21 shkurt) në ishullin e Santorinit në Greqi. 19-vjeçari ishte djalë i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar, ndërsa ditën e djeshme teksa ishte duke kryer punime në një pronë në Imerovigli, e zuri poshtë […]

The post Greqi/ Çatia e zuri poshtë, kush është 19-vjeçari shqiptar që ndërroi jetë në Santorini appeared first on BoldNews.al.

Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit…

By: V K
22 February 2025 at 10:09

Personi që shihni në foto, është 19-vjeçari  Aurel Elezi nga Kamza që humbi jetën në Santorini, pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte.

Ai ishte jetim dhe kishte shkuar në Santorini për të punuar, për të siguruar për vete një jetë të mirë.

Historinë e Aurelit, e tregon Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari.

“Aurel Elezi që në moshën 9-vjeçare, u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnje me një burrë tjetër.

Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare.
Unë aty e njoha Aurelin”.

Gjithmonë ku bisedonim më thoshte:Dua të takoj mamin. Kishte shumë deshirë të takohej me të edhe pse nuk kishte asnjë kontak, por ëndrra dhe deshira e tij ishte madhe. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare në Kamëz, ai iku në një fshat të Kukësit te njerëzit e mamasë për të gjetur kontakt për mamanë. Nuk e di nëse e takoi të ëmën, por ata njerëz që e mbajtën ishin gjyshja dhe gjyshi. Njëri prej atyre humbi jetën. Kur Aureli arriti moshën madhore 18 vjeç, ëndrra e tij ishte që të kishte një shtëpi ku të ndërtonte familjen e tij të munguar. Ai ndenji 2 vjet në Santorini të Greqisë dhe aty humbi edhe jetën. Jeta e një njeriu të vuajtur, plot halle, merr fund në mënyrë kaq tragjike, në vendin ku iku për të përmirësuar jetën.

Tani është një biznesmen që po i mbulon shpenzimet e varrimit dhe po presin trupin e pajetë të vijë nga Greqia dhe do varroset në Valias, në Kamëz”, tha Gjyli në DritareTv.

The post Historia e tragjike e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Santorini/ Nëna e braktisi në moshë të vogël dhe u rrit nga gjyshërit… appeared first on Albeu.com.

U shemb çatia teksa po punonte, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Santorini

By: M C
21 February 2025 at 17:41

Një 19-vjeçar shqiptra ka humbur jetën në Santorini të Greqisë. Mësohet se i riu shqiptar teksa po kryente punime ndërtimi është shembur një çati dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.

Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.

The post U shemb çatia teksa po punonte, humb jetën 19-vjeçari shqiptar në Santorini appeared first on Albeu.com.

Santorini vazhdon të goditet nga tërmetet e forta, ja se sa ishin magnitudat

By: M C
18 February 2025 at 17:23

Ishulli i Santorinit vazhdon të goditet nga tërmetet e forta.

Burimet nga mediat greke bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm ishulli është goditur nga dy tërmete të forta, të cilat janë regjistruar me magnitudë 5 dhe 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë ndodhur në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos, ku tërmeti i parë ka qenë i magnitudës 5 me qendër 17 kilometra larg në jug-juglindje të Arkesinit dhe thellësia fokale e lëkundjes ka qenë 13.6 kilometra.

Ndërsa, tërmeti i dytë ka qenë i magnitudës 4.8 ballë dhe epiqendra është shënuar 25 kilomtera në jugperëndim të Arkesinit me thellësi fokale 11.2 kilometra.

Ndërkohë tërmetet kanë qenë aq të forta, sa janë ndjerë deri në Atikë, teksa Greqia ka bërë njoftimin se do të ndërtojnë një port evakumi për të bërë të mundur largmin e sigurt e banorëve në raste rreziku.

The post Santorini vazhdon të goditet nga tërmetet e forta, ja se sa ishin magnitudat appeared first on Albeu.com.

GREQI – Mitsotakis: Tërmetet në Santorini të paprecedenta

16 February 2025 at 16:39

ATHINË, 16 shkurt /ATSH-ANA-DPA/ – Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i sheh lëkundjet e vazhdueshme që godasin ishullin e Santorinit në Egje si të paprecedenta, në një postim të publikuar sot në Facebook.

Duke cituar sizmologët, Mitsotakis tha se ishte e vështirë të parashikohej se si do të vazhdonin lëkundjet.

”Po e monitorojnë minutë pas minute dhe po i vlerësojnë të dhënat dita-ditës”, tha ai.

”Shteti po merrte të gjitha masat e rekomanduara”, shtoi Mitsotakis.

Mitsotakis ka udhëzuar të gjitha shkollat ​​në Santorini, Anafi, Ios dhe Amorgos që të qëndrojnë të mbyllura deri të premten sa më parë dhe u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë udhëzimet e sigurisë dhe të shmangin në veçanti tubimet në ambiente të mbyllura.

Ata gjithashtu nuk duhet të hyjnë në ndërtesa të shkreta ose të paqëndrueshme.

Lëkundjet e përsëritura gjatë ditëve të fundit u pasuan nga një lëkundje e vazhdueshme natën e së premtes që zgjati disa orë.

Sizmologët besojnë se magma e lëngshme nëntokësore po shkakton fenomenin, por mbeten të pasigurt.

Shumica e banorëve janë larguar. Ata që kanë mbetur dëgjojnë një zhurmë të ulët praktikisht të vazhdueshme, të përshkruar si një dridhje vullkanike harmonike afatgjatë.

Santorini është pjesë e një zone të formuar nga një shpërthim masiv vullkanik, rreth 3 600 vjet më parë./

The post GREQI – Mitsotakis: Tërmetet në Santorini të paprecedenta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Më mirë të bjerë një i fortë, sesa…’/ Si po i përjetojnë tërmetet banorët në Santorini

By: armand
16 February 2025 at 09:24

Durimi dhe qëndrueshmëria e banorëve që kanë mbetur në Santorini po “testohen” nga lëkundjet e njëpasnjëshme sizmike që vijojnë prej mbi 20 ditësh. Lodhja, pasiguria dhe pasiguria janë emocionet kryesore që mbizotërojnë te banorët e ishullit. “Krizat e këtij lloji rrisin rrezikun e efekteve psikologjike, si ankthi, trishtimi dhe trauma psikologjike,” shpjegojnë ekspertët psikologë për […]

The post ‘Më mirë të bjerë një i fortë, sesa…’/ Si po i përjetojnë tërmetet banorët në Santorini appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka fund aktiviteti sizmik mes Santorinit dhe Amorgos

By: Kult Plus
11 February 2025 at 19:30

Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot duke tronditur sërish ishujt pranë Amorgos.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte vendosur në det, 13 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 230 kilometra në juglindje të Athinës.

Më herët, një tërmet 4,9 ballë Rihter tronditi ishullin Amorgos në orën 09:17 të së martës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgo, dhe 231 kilometra në juglindje të Athinës.

Të paktën pesë tërmete të tjera u regjistruan gjatë natës në zonën detare në jug të Amorgos, më i forti prej të cilëve ishte 5,0 ballë i shkallës Rihter, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti më i fortë deri tani u regjistrua vonë të hënën, me magnitudë 5,3./ atsh/ KultPlus.com

Santorini vazhdon të ”Shkundet”/ Mbi 7 mijë lëkundje në 1 javë, mbrëmjen e së hënës tërmet me magnitudë 5,3

By: D Marku
11 February 2025 at 13:50

Mbi 7 mijë lëukndje toka janë raportuar në ishullin më të njohur të Greqisë brenda një jave!

Të hënën në mbrëmje Santorini është goditur nga një tjetër tërmet i fortë me magnidtudë 5.3 shkalla Rihter.
Ndërsa Lëkundjet më të fuqishme u ndjenë më 6 Shkurt, aq sa u “përhapën” deri në Kretë, Athinë e madje disa pjesë të Turqisë.

Deri më tani, raportohet se më teprë se 10 mijë banorë e turistë kanë braktisur ishullin, shkollat e institucione të tjera janë mbyllur.

Kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, ka folur për një fenomen të paprecedentë, duke theksuar se “aktiviteti sizmik nuk ka lidhje me proceset vullkanike”.

The post Santorini vazhdon të ”Shkundet”/ Mbi 7 mijë lëkundje në 1 javë, mbrëmjen e së hënës tërmet me magnitudë 5,3 appeared first on Albeu.com.

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundje edhe në Athinë

By: gaze tare
9 February 2025 at 23:06

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.

Protothema.gr bën me dije se tërmeti ka ndodhur në orën 21:05 (me kohën lokale). Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e tij ishte 11.2 kilometra.

Më herët, në orën 20:53 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter.

Në orën 20:41, është regjistruar një tërmet 4.2 Rihter me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Në orën 17:16, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.

Thellësia fokale e lëkundjes u vlerësua në 14 kilometra.

Mesditën e së dielës, 9 shkurt, dy tërmete të forta tronditën ishujt Cyclades. Fillimisht në orën 13:54 një lëkundje 4.1 Rihter është regjistruar 19 km në jug të Arkesinit, Amorgos në një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Më pas, në orën 13:59, një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar në të njëjtin vend dhe me një thellësi fokale 15.4 kilometra.

Tërmeti më i madh që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter në orën 3:35, 26 kilometra në veriperëndim të Anafit.

Tetë tërmete më të vogla me magnitudë 3 deri në 3.8 ballë të shkallës Rihter u regjistruan brenda një periudhe gjysmë ore, nga ora 4:30 deri në 5 të mëngjesit të së dielës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos./vizionplus.tv

The post Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundje edhe në Athinë appeared first on iconstyle.al.

Santorini- ishulli nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkollat ​​mbyllen deri më 14 shkurt

By: Kult Plus
8 February 2025 at 22:24

Aktiviteti sizmik vazhdoi sot në det jashtë zonës Santorini-Amorgos, me nëntë tërmete me magnitudë nga 4,0 deri në 4,9 ballë të shkallës Rihter.

Aktiviteti sizmik i shkallës së ulët, por i shpeshtë, filloi në fund të janarit, filloi midis ishujve Santorini dhe Amorgos.

Shkollat ​​në ishujt Thera, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 shkurt, vendosën sot dy komitetet për aktivitetin sizmik dhe kërcënimin nga tërmetet.

Vendimi përfshihet në një deklaratë të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, pas një takimi mesdite të thirrur nga profesori Efthymios Lekkas, president i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP).

Sipas deklaratës, anëtarët e komitetit thanë gjithashtu se aktiviteti sizmik në ishullin Anydros (midis Therës dhe Amorgos) mbetet i qëndrueshëm, me mbi 800 tërmete të regjistruara midis 1 shkurtit dhe sot (8 shkurt) me magnitudë mbi 3,0 ballë të shkallës Rihter, dhe një intensitet maksimal 5,2./atsh/ KultPlus.com

SANTORINI – Ishulli nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkollat ​​mbyllen deri më 14 shkurt

8 February 2025 at 18:18

SANTORINI, 8 shkurt /ATSH-ANA/ – Aktiviteti sizmik vazhdoi sot në det jashtë zonës Santorini-Amorgos, me nëntë tërmete me magnitudë nga 4,0 deri në 4,9 ballë të shkallës Rihter.

Aktiviteti sizmik i shkallës së ulët, por i shpeshtë, filloi në fund të janarit, filloi midis ishujve Santorini dhe Amorgos.

Shkollat ​​në ishujt Thera, Ios, Anafi dhe Amorgos do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 shkurt, vendosën sot dy komitetet për aktivitetin sizmik dhe kërcënimin nga tërmetet.

Vendimi përfshihet në një deklaratë të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, pas një takimi mesdite të thirrur nga profesori Efthymios Lekkas, president i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti (OASP).

Sipas deklaratës, anëtarët e komitetit thanë gjithashtu se aktiviteti sizmik në ishullin Anydros (midis Therës dhe Amorgos) mbetet i qëndrueshëm, me mbi 800 tërmete të regjistruara midis 1 shkurtit dhe sot (8 shkurt) me magnitudë mbi 3,0 ballë të shkallës Rihter, dhe një intensitet maksimal 5,2./ a.jor.

The post SANTORINI – Ishulli nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkollat ​​mbyllen deri më 14 shkurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmetet në Santorini/ IGJEUM: Nuk ndikojnë në Shqipëri, por gjithë rajoni ka aktivitet sizmik

By: lia rda
7 February 2025 at 15:52

Tërmetet që prej më shumë se një jave  po godasin  Santorinin në Greqi nuk  kanë  ndikim të drejtpërdrejt  në territorin shqiptar.  Shpjegimi vjen nga sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencave i cili thotë se i gjithë rajoni është vazhdimisht  aktiv  me  kulmet e tij  si pasojë  e pllakave tektonikë që ndërthuren me njëra –tjetrën.

“Nuk është se tërmetet e Santorinit na impaktojnë ne në territorin shqiptar. Jo për shkak të distancës, por dhe natyrës që ata kanë. Por natyrisht i gjithë rajoni është aktiv dhe territori i Shqipërisë është aktiv vazhdimisht. Ka një intensitet mikrotërmetesh. Dhe kjo na bën të mendojmë se i gjithë rajoni është në një lëvizje tektonike. Si aktiviteti në territorin e Shqipërisë dhe ai në Santorini është pasojë e kësaj lëvizje dhe jo ndikim I drejtpërdrejtë nga njëri tjetri.  

Kemi një numër pllakash tektonike në këtë rajon që  ndërthuren me njëra -tjetrën. Konkretisht flasim për pllakën Afrikane në harkun e Egjeut, një hark ishullor vullkanik është dukuri e shprehur nën futja e saj në pllakën Euroaziaktike dhe këtu bëhet fjalë për aktivitetin në Santorini. Sa i përket aktivitetit në territorin e tjera përfshirë Shqipërinë që ka akumulim normal dhe mikropllaka e Adrias është e lidhur ngushtë më lëvizjen e pllakës Afrikane dhe lëvizjeve të tjera qe ndodhin”.

Ndryshe nga sa po  ndodh në ishullin në Egje   përfshirë nga  një grup tërmetesh me  magnitudë mbi mesataren specialistët thonë se Shqipëria është  në kushtet e një  aktiviteti sizmik  normal.  Lëkundje toke që mund të ndjehen pak  pranë qendrës së goditjes  më të shprehura  janë në veri të vendit.

Zonat më të spikatura janë dhe në veri, Pukë, midis Pukës dhe Fushë Arrëzit, Kukës, Kosovë, Maqedoni, pjesa verilindore dhe lindore ka pas aktivitet të shprehur, më pak pjesa perëndimore. Nuk përbën shqetësim. Flasim për tërmete të vegjël nën 3 të shkallës rihter.  Mikrotërmete që ose ndjehen shumë pak ose nuk mund të ndjehen në zona të caktuara…”

Goditja e  Santorinit në Greqi  nga tërmete të shpeshtë  me energji të moderuar sipas sizmiologëve dëshmon potencialin e lartë në këtë zonë. Ndërsa mikrotërmetet që stacionet regjistrojnë në vendin tonë  tregojnë se aktualisht nuk ka vend për shqetësim./abcnews.al

Nga vjen emri “Santorini”?

By: gaze tare
6 February 2025 at 22:28

Santorini, me imazhin e saj të lë pa frymë, por a e dini se ai është njohur me emra të ndryshëm?

Çdo emër përfaqëson një periudhë unike dhe ngjarjet që formuan karakterin e ishullit. Nga fillimet e tij dramatike vullkanike deri te rrënjët e tij të thella kulturore, këta emra tregojnë një histori bukurie, fuqie dhe transformimi.

Një nga emrat më të hershëm në historinë e ishullit, që do të thotë “ai rrethor”, pasqyron formën e tij përpara shpërthimit katastrofik vullkanik rreth vitit 1600 pes. I njohur si shpërthimi Minoan, kjo ngjarje kataklizmike riformësoi ishullin, duke krijuar kalderën ikonike që shihet sot. Si një nga shpërthimet më të mëdha në historinë e regjistruar, ai jo vetëm që shkatërroi tokën qendrore të ishullit, por gjithashtu shkaktoi cunami dhe rënie të hirit, që ka të ngjarë të kontribuojë në rënien e qytetërimit Minoan në Kretë. Megjithëse nuk përdoret më, emri Strogili simbolizon origjinën vullkanike të Santorinit dhe transformimin e tij dramatik nga forcat natyrore.

Me kuptimin “më i bukuri” , ky emër ishte gjithashtu një nga më të hershmit që i atribuoheshin Santorinit, duke pasqyruar bukurinë natyrore të mrekullueshme të ishullit edhe në kohët e lashta. Tekstet e lashta sugjerojnë se ky emër i parapriu të tjerëve si Strogili dhe Thera, duke nënkuptuar tërheqjen e tij për kolonët dhe marinarët e hershëm. Emri Kallisti pasqyron mrekullinë që ngjalli ishulli me bimësinë e tij të gjallë, tokën e pasur vullkanike dhe bukurinë e paprekur përpara shpërthimit katastrofik. Edhe pse ky emër nuk përdoret më, ai ende shërben si një kujtesë poetike e hijeshisë së qëndrueshme të ishullit dhe rëndësisë së tij kulturore në Greqinë e lashtë.

Gjatë periudhës osmane, Santorini njihej edhe me emrin Dermetzik, që do të thotë “mulli i vogël” në turqisht. Ky emër ka të ngjarë t’i referohej pranisë së mullinjve të vegjël ose gurëve bluarëse në ishull, të cilët ishin thelbësorë për përpunimin e produkteve bujqësore si gruri ose ullinjtë. Emri pasqyron jetën e përditshme të ishullit dhe aktivitetet e tij bujqësore dhe industriale gjatë sundimit osman. I përdorur së bashku me emrin e prejardhur nga Venediku Santorini, Dermetzik nxjerr në pah diversitetin gjuhësor dhe kulturor të ishullit gjatë kësaj periudhe. Ndonëse nuk përdoret më sot, ai shërben si një kujtesë për trashëgiminë osmane të ishullit dhe vendin e tij brenda kornizës bujqësore dhe ekonomike të perandorisë.

Emri Thera është ndoshta emri historikisht më domethënës dhe më i qëndrueshëm për ishullin, që daton që nga kohërat e lashta. Besohet se është emëruar pas Theras, një udhëheqës legjendar spartan, i cili thuhet se ka themeluar vendbanimin e parë të ishullit. Thera u përdor gjatë gjithë antikitetit klasik dhe mbeti emri kryesor i ishullit gjatë periudhave greke dhe romake. Emri është i lidhur ngushtë me historinë e pasur të ishullit , duke përfshirë rolin e tij si një qendër e fuqishme tregtare dhe lidhjet e tij me kulturën dhe mitologjinë e lashtë greke . Edhe pas shpërthimit vullkanik, Thera mbeti në përdorim, veçanërisht në kontekste zyrtare. Sot, komuna e Santorinit njihet zyrtarisht si Thera, duke ruajtur trashëgiminë e saj të lashtë. Emri Thera shërben si dëshmi e rrënjëve të thella historike të ishullit dhe rolit të tij qendror në botën antike.

Emri Santorini është emri modern dhe më i njohur ndërkombëtarisht për ishullin. Ai u dha gjatë periudhës mesjetare nga venecianët, të cilët e quajtën ishullin me emrin Santa Irini (Shën Irenë), me gjasë duke iu referuar një kishe kushtuar shenjtorit në ishull. Venedikasit sunduan ishullin nga shekulli i 13-të deri në shekullin e 16-të dhe ky emër zëvendësoi gradualisht emrat e mëparshëm, si Thera dhe Strogili, në të dhënat evropiane dhe të huaja. Emri Santorini vazhdoi pasi ishulli ra nën kontrollin osman, megjithëse u përshtat në forma si “Santoron” ose “Santurin” në turqisht. Pavarësisht nga historia e gjatë dhe e larmishme e ishullit me emra të shumtë, Santorini u bë sinonim i imazhit ikonik të ishullit të ndërtesave të zbardhura, kupolave ​​blu dhe kalderës befasuese të formuar nga shpërthimi i lashtë vullkanik. Sot, Santorini nuk është vetëm emri i ishullit, por edhe simboli i bukurisë, historisë dhe kulturës greke, i njohur në mbarë botën.

The post Nga vjen emri “Santorini”? appeared first on iconstyle.al.

Mbi 7700 tërmete në 10 ditë, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme

By: gaze tare
6 February 2025 at 17:08

Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmeteve të vazhdueshme të regjistruara midis Santorinit dhe Amorgos.

Sot, laboratori i Sizmologjisë i Universitetit Kombëtar të Athinës ka regjistruar më shumë se 7700 tërmete që nga fillimi i tufës sizmike në zonën Santorini-Amorgos më 26 janar. Në njoftimin e ri të urgjencës, Komiteti Ndërdisiplinor i Menaxhimit të Rrezikut dhe Krizave të Universitetit thekson se aktiviteti sizmik i vazhdueshëm mund të çojë në fenomene më intensive të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në rast të një tërmeti më të fortë.

Rrëshqitjet e dheut përbëjnë një kërcënim serioz për infrastrukturën, objektet kritike, rrjetet, jetën njerëzore dhe ekonominë lokale, veçanërisht në zonat me trafik të lartë të Santorinit, por edhe për vendndodhjet kritike të infrastrukturës.

Krahas rrezikut sizmik, rajoni më i gjerë, por veçanërisht Santorini, shënon një mundësi të shfaqjes së rreziqeve gjeografike që shoqërojnë tërmetet, si p.sh. rrëshqitje dheu. Rrëshqitjet e dheut që kanë ndodhur herë pas here në Santorini, i cili është veçanërisht i ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve, ndryshojnë në llojin dhe vëllimin e materialeve të paqëndrueshme të mobilizuara. Ato përfshijnë shembje dhe përmbysje të blloqeve shkëmbore dhe rrëshqitje të dheut.

Një studim i fundit mbi rrëshqitjet e dheut në nivel kombëtar nga Departamenti i Tektonikës Dinamike dhe Gjeologjisë së Aplikuar të Universitetit Kombëtar të Athinës (NKUA) zbuloi se historia e rrëshqitjeve të dheut nga tërmetet në Santorini është e jashtëzakonshme. Rrëshqitjet e dheut janë regjistruar në shpatet e kalderës që në kohët historike dhe veçanërisht nga viti 1507 e në vazhdim. Këto rrëshqitje e kanë origjinën si nga tërmetet historike ashtu edhe nga ato të fundit, me më të theksuarit në vitet 1507, 1508, 1870, 1926 dhe 1956.

Është e rëndësishme të përmendet se këto rrëshqitje dheu nuk kanë ardhur nga tërmetet brenda kalderës së Santorinit, por nga ngjarje sizmike, epiqendra e të cilave janë përcaktuar jashtë kompleksit vullkanik të Santorinit.

Diçka e ngjashme po ndodh në rastin e sekuencës aktuale sizmike. Kaldera e Santorinit ka pësuar rrëshqitje dheu të shkaktuara nga sekuenca sizmike që ndodh në zonën nënujore në verilindje të ishullit. Nga 27 janari 2025 e deri më sot, rrëshqitje të kufizuara dheu janë regjistruar tashmë në vende të ndryshme, si Plazhi i Kuq, Plazhi Vlychada, Gjiri i Athinios, afërsisht 1.5 kilometra në veri të portit në zonën e Akra Alonaki, Gjiri i Athinios në zonën e portit, Porti i Vjetër i Firës, ​​zona Imerovigli (lokacioni Skaros i vendndodhjes Skarosaders) dhe të tjera.

The post Mbi 7700 tërmete në 10 ditë, Santorini shpall gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on iconstyle.al.

Tërmetet në Santorini / Shkencëtarët janë përballë dy skenarëve, çfarë pritet që të ndodhë

6 February 2025 at 13:20

Prej disa ditësh tashmë vijojnë tërmetet në Santorini të Greqisë, por dhe ishujt e tjerë përreth Detit Egje. Të mërkurën u shënua tërmeti më i fortë i këtyre ditëve, me magnitudë 5.2. Të lënduar dhe dëme materiale nga lëkundjet sizmike nuk ka, përveç rrëshqitjes së dherave, që deri tani nuk kanë shkaktuar probleme.

Shkencëtarët dhe sizmiologët grekë bashkohen në një pikë rreth skenarëve që pritet të ndodhin në Santorini dhe ishujt e tjerë. Situata po ndiqet vazhdimisht nga Komiteti grek i Rrezikut Sizmik dhe Vullkanit. E sipas tyre, pritet që të vazhdojnë lëkundje të kësaj magnitude për disa ditë të tjera, ose mund të ketë një tërmet më të madh. Në mbledhjet e komisionit, kreu i tij tha se pritshmëritë për një tërmet me magnitudë 6.2 apo 6.5 ishin shumë të vogla. Por më të pritshme ishin shanset për rënien e një tërmeti me magnitudë 6.

Sipas ekspertëve grekë, tërmetet me magnitudë 6 dhe 6.5 kanë ndryshim shumë të madh mes tyre dhe çlirojnë energji shumë të ndryshme në të dy rastet. Sizmiologët thonë se tërmeti i të mërkurës 5.2 ballë mund të bëjë që fenomeni i lëkundjeve sizmike të vazhdojë edhe për 1 deri në 2 javë. Një tjetër frikë e lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, sidomos në Santorini, është mundësia e aktivizimit të vullkanit. Siç dihet, ishulli i Santorinit ka patur dikur aktivitet vullkanik. Por shkencëtarët grekë vlerësojnë se nuk pritet që këto tërmete të aktivizojnë aktivitetin vullkanik në Santorini.

The post Tërmetet në Santorini / Shkencëtarët janë përballë dy skenarëve, çfarë pritet që të ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

Nuk kanë fund lëkundjet, tërmeti i fuqishëm godet sërish Santorinin

By: Ardit
6 February 2025 at 09:23

Një tërmet i shkallës 5.2 Rihter goditi Santorinin në orën 21:09 të mbrëmjes së djeshme. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin ditëve të fundit. Sipas mediave greke, lëkundjet janë ndjerë në Kretë. Deri më tani mbi 9.500 persona kanë lënë ishullin përmes detit. Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën […]

The post Nuk kanë fund lëkundjet, tërmeti i fuqishëm godet sërish Santorinin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌