Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Ja kush do ishte fituesi

5 May 2025 at 22:09

Për javën e tretë të fushatës, sipas sondazhit të fundit të ABC News dhe Angi Ricerche Partia Socialiste merr 51.5% të votave, një rritje krahasuar me vitin 2021, ku arriti shifrën e 48.7%.

Nga ana tejtër Partia Demokratike ka pësuar një rënie me rreth 3% nga viti 2021. Nëse në vitin 2021 kishte 39.4%, sipas sondazhit nëse zgjedhjet e 11 majit do të mbaheshin sot, Partia Demokratike do të merrte vetëm 36.6%.

Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt sipas sondazhit ka 7.7%, më pas vjen Partia Mundësia e Agron Shehajt me 5.3%. Partia Social Demokrate e Tom Doshit me 2.9%, duke pësuar një rritje krahasuar me shifrat e vitit 2021, ku kishte vetëm 2.3%.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit 1.95% dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 1.5%, kurse paritë e tjera me 1.1%.

Edhe në këtë sondazh të fundit të zhvilluar nga ABC News dhe Angi Ricerche, 6 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.

The post Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Ja kush do ishte fituesi appeared first on Sot News | Lajme.

Top Channel publikon sondazhin e ri/ Rezultatet nëse zgjedhjet do mbaheshin sot

By: user 6
29 April 2025 at 22:46

Top Channel ka publikuar sondazhin e dytë të realizuar nga kompania amerikane “McLaughlin and Asociated”, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit.

Pyetjes: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?

PS – 48.9%

PD – 34.4%

Mundësia – 5%

Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%

PSD – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 1.1%

Koalicioni Euroatlantik – 0.9%

Partitë e tjera – 0.4%

Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%

Krahasimi me sondazhin e parë:

LEXO EDHE: Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

The post Top Channel publikon sondazhin e ri/ Rezultatet nëse zgjedhjet do mbaheshin sot appeared first on Lapsi.al.

Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

By: Mirgen
27 April 2025 at 19:23

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e fundit. Sipas një sondazhi të CNN, vlerësimi për Trump është vetëm 41%, më i ulëti për 100 ditët e para të një presidenti amerikan që nga epoka e Eisenhower. Pra, Trump […]

The post Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit appeared first on BoldNews.al.

Del sondazhi/ Cili është politikani shqiptar më i pëlqyer 20 ditë para zgjedhjeve

By: user 6
23 April 2025 at 21:31

Pas matjeve kombëtare në muajin Janar, Shkurt, Mars, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qenë 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e katërt zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Matjet e katërta politike të Barometrit Euronews-Albania në nivel vendi për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive dhe koalicioneve të cilat konkurrojnë në zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama në matjen e katërt të Barometrit Euronews-Albania ka 49.4% mendim pozitiv dhe 45.4% mendim negativ.

Agron Shehaj renditet i dyti me 37.3% që kanë mendim pozitiv, 36.3% që kanë mendim negativ për të dhe 26.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 35.1%, 34.5% mendim negativ dhe 30.4% janë përgjigjur nuk e di.

Më pas vjen Sali Berisha, 33.5% mendim pozitiv për të dhe 61.5% mendim negativ.

Arlind Qori 24% mendim pozitiv, 34.7% mendim negativ dhe 41.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Dashamir Shehi ka 23.1 % mendim pozitiv, mendim negativ 44.8 % dhe 32.1% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Tom Doshi ka 20.2% mendim pozitiv, 51.4% mendim negativ dhe 28.4% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Elena Kocaqi ka 14.9% mendim pozitiv, 21.2% mendim negativ dhe 63.9% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Lulzim Basha 9.7% mendim pozitiv, 80.6% mendim negativ dhe 9.7% janë përgjigjur nuk e di.

Kreshnik Osmani ka 5.4% mendim pozitiv, 24.3% mendim negativ dhe 70.3% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Edmond Stojku ka 4.5% mendim pozitiv, 22.5% mendim negativ dhe 73% janë përgjigjur nuk e di apo nuk e njoh.

Pyetja cili mendoni se është politikani më i përshtatshëm për të qenë kryeministri i vendit dha këto përgjigje?

42 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.

Pas tij me radhë 24.1% Sali Berisha, 8.6% Adriatik Lapaj, 7.6% Agron Shehaj, 2.1% Arlind Qori, 1.1% Elena Kocaqi, 1% Tom Doshi dhe 10.6% janë përgjigjur nuk e di.

Pyetja tjetër ishte: Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?

42.4% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 25.8% Partia Demokratike dhe koalicioni saj, 7.8% Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 6.7%, 2.6% Lëvizja Bashkë, 2.9% tjetër dhe 11.8% janë përgjigjur nuk e di. /Euronews Albania

The post Del sondazhi/ Cili është politikani shqiptar më i pëlqyer 20 ditë para zgjedhjeve appeared first on Lapsi.al.

Sondazhi në ABC News: PS, më shumë mandate së në 2021/ Nura: Të dhënat janë të sakta! Elezi: Berisha, si Joe Biden

21 April 2025 at 23:51

TIRANË- Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas sondazhit të publikuar për herë të parë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, 3 javë para zgjedhjeve, Partia Socialiste merr 46.9% deri në 50.9% të votave kombëtare, kur në 2021, mori 48.7% të votave për të prodhuar 74 mandate.

Po ashtu shqiptarët preferojnë Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë, ndërsa kjo përqindje për Sali Berishën ishte e papërfillshme në krahasim me rivalin e tij kryesor.

Analisti Ibsen Elezi i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se Sali Berisha duket se ka ngjashmëri me Joe Biden pasi ka një ngatërrim e harresë të theksuar në raport me shifrat e datat e caktuara.

“Me Biden duket ashiqare që ka për shkak se ngatërron shifrat, ngjarjet dhe vitet. Rama nuk mund të marrë një shumicë absolute, edhe ai vetë e ka pranuar se do të marrë 71-75 mandate”, tha Ibsen Elezi.

Analisti Artur Nura, u shpreh se rezultati i sondazhit ishte i pritshëm. Sipas tij, kryeministri Edi Rama synon të marrë pushtet absolut, dëshirë të cilën siç thotë ai e ka të vështirë ta arrijë më 11 maj.

“Berisha po tenton tas imitojë Trump në imazhe. Rama po e bullizon Berishën siç bënte Trump për Biden. Partitë e reja marrin vota nga e djathta. Këto të dhëna janë sakta me marzhin e gabimit, që ka çdo sondazh. Rama ka qëllim të marrë dhe të sigurojë pushtet absolut, për të pasur numrat për të bërë ndryshime kushtetuese. Nuk do kemi pushte absolut të PS, por do kemi balanca, dhe partitë e reja do të marrin një funksion të caktuar”, tha ai./ abcnews.al

Ja si do të votonin dy muaj më parë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

By: Mirgen
21 April 2025 at 22:34

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në muajin shkurt në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar sot në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat e votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) […]

The post Ja si do të votonin dy muaj më parë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi në ABC News: PS 50.9 për qind! E vetme merr qeverinë, më shumë mandate së në 2021

21 April 2025 at 22:30

SHQIPËRI- Sondazhi i parë i Abc News në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, nxjerrin Partinë Socialiste si fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas sondazhit të publikuar për herë të parë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, 3 javë para zgjedhjeve, Partia Socialiste merr 46.9% deri në 50.9% të votave kombëtare, kur në 2021, mori 48.7% të votave për të prodhuar 74 mandate.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga Partia Demokratike, si në skenarin më të mirë dhe më të keq, nuk arrin dot as rezultatin e vitit 2021.

Nëse 4 vite më parë, PD arriti të marrë 39.4% të votave, në 11 maj, sipas sondazhit, aleanca e Berishës mund të arrijë maksimalisht 37.1%, dhe minimalisht bie në 33.1%.

Nëse në vitin 2021, Partia Demokratike e arriti këtë numër votash pa koalicion me ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim, 4 vite më pas, bashkë me të nuk e arrin dot të njëjtën shifër, pasi 6% i votave te Partisë së Lirisë sot rezulton të jetë zhdukur dhe nuk janë në llogari të PD. Bashkë dy aleatet, kanë rënë 6 pikë në krahasim me vitin 2021.

Partitë e reja së bashku, marrin 11.1% të votave kurse në një skenar pozitiv 18.7%. Udhëheq partia e Lapajt me 5.4-7.4% të votave, ndjek Mundësia e Shehajt me 3.8%-5.8%, PSD e Tom Doshit që mbetet në nivelet e njëjta me 2021, 1.4-2.4% kur mori 3 mandate. Kurse euroatlantikët e Lulzim Bashës rrezikojnë seriozisht pragun kombëtar, nga 0.4%-1%.

Por cilin preferojnë shqiptarët si kryeministër? Në preferencën mes dy liderëve kryesorë, të anketuarit zgjedhin me 65% Edi Ramën si kryeministër të ardhshëm, kurse Sali Berishën vetëm 35%.

Edi Rama rezulton lideri më i vlerësuar pozitivisht nga gjithë të therët, me 51.2, por 45.2% të tjerë negative. Sali Berisha është lideri i katërt më i pëlqyer, me 33.8% mendim pozitiv dhe 63.9% negativ. Më të pëlqyer se Berisha, janë dy liderët e rinj të djathtë, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj. Më i urryeri është Ilir Metaj, me 83.2% mendim negative.

Sipas sondazhit, të Angi Ricerche, shumica e shqiptarëve te pyetur, në masën 52% mendojnë pozitivisht për jetën në Shqipëri.

Ata ndahen në 6.3% shumë mirë, dhe 45.7% mirë. Ndryshimi është se përqindja e njerëzve të cilët mendojnë pozitivisht për jetën në Shqipëri, ka një rritje prej thuajse 7% në krahasim me 2021.

Humori i shqiptarëve luhatet kryesisht nga kriza ekonomike dhe inflacioni. 18.9% e të anketuarve mendojnë se këto dy janë problemet kryesore në Shqipëri, pasuar nga papunësia me 15.1%, pensionet e ulëta 13.2%, emigrimi 11.3% dhe korrupsioni 10.1%.

Por, shqiptarët ndahen thuajse përgjysmë, kur pyetja shtrohet se ku po shkon Shqipëria. 49.7% e të anketuarve mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, por 40.8% të tjerë mendojnë se vendi është në drejtimin e gabuar. 9.5% thonë se busulla nuk është as në drejtimin e duhur, as të gabuar.

Kurse, tek e ardhmja ekonomike e vendit, 40.4% e të anketuarve thonë se situate do të përmirësohet, 38.7% se do të përkeqësohet, dhe 20.9% do të mbetet e njëjtë.

Edhe në emocionet që shfaqin, shqiptarët e pyetur ndahen. Krenaria dhe patriotizmi shfaqet tek 37.8% e tyre, shtuar këtu 12.1% e shpresës dhe gëzimit, 49.9% e shqiptarëve kanë emocione positive, ndërsa 50.1, kanë zemërim ose frikë, këta ndahen në 29.9% dhe 20.2%

Ky sondazh i parë i Abc News në bashkëpunim me Angi Ricerche, përfshiu mbi 6 mijë qytetarë shqiptarë të anketuar në të gjithë Shqipërinë, nga të cilët 2 mijë u përgjigjën plotësisht.

I ftuar në një lidhje live në emisionin Real Story, ishte dhe bashkëautori i sondazhit, profesori Italian, Fabio Bikaro, i cili sqaroi se marzhi i gabimit të këtij sondazhi është nga 2 deri në 5%.

Ai  doli në konkluzionin se shqiptarët po mendojnë si votues europianë. Ky ishte sondazhi i parë në Abc News, në pritje të dy të tjerëve, nga e hëna vetëm në Real Story./abcnews.al

Del SONDAZHI/ Kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot

By: user 6
14 April 2025 at 22:59

News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të sondazhuesit të njohur Antonio Noto sollën sondazhin e parë parazgjedhor këtë të hënë në emisionin Open, 14 prill, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga Antonio Noto, ekspert në fushën e sondazheve politike, themelues i kompanisë Notosondaggi, figurë e njohur në analizën e prirjeve elektorale në Itali dhe jashtë saj, me reputacion për saktësinë dhe profesionalizmin.

Një mijë të anketuarve ju është drejtuar pyetja: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rionuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

46% janë përgjigjur se do të votonin PS-në (shifrat ndërmjet 44-48%). E dhëna e sondazhit është 2.6% më pak se rezultati që morën socialistët në zgjedhjet parlamentare të 2021, 48.67%.

35% do të votonin PD-në (33-37%), 4.4% më pak se rezultati i 2021.

6.5% të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin partinë Mundësia të Agron Shehajt.

5% do të votonin koalicionin “Nisma-Shqipëria Bëhet”.

Partitë e tjera do të merrnin, si vijon: PSD 2.5%, Koalicioni Euroatlantik 2%, Lëvizja Bashkë 1.5%, koalicioni Djathtas për Zhvillim 1% dhe 0.5% do të votonin për forca të tjera.

Sondazhi i News24 dhe Noto

PS 46% (44-48%)

PD-ASHM 35% (33-37%)

Mundësia 6.5% (5.5-7.5%)

Nisma – Shqipëria Bëhet 5% (4-6%)

PSD 2.5% (1.5-3.5%)

Koalicioni Euroatlantik 2% (1-3%)

Lëvizja Bashkë 1.5% (0.5-2.5%)

Djathtas për Zhvillim 1% (0-2%)

Tjetër 0.5% (0-1%) 

/Marrë nga BalkanWeb

The post Del SONDAZHI/ Kë parti do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot appeared first on Lapsi.al.

Premtimet e mbajtura të një fushate

31 March 2025 at 12:58

Nga Ilir Kalemaj Tashmë që presidenti Tramp përmbylli dy muaj dhe po i afrohet të tretit të presidencës së dytë të tij, mund të bëhet një bilanc për atë çka solli dhe premton të sjellë kjo presidencë jo vetëm për SHBA-në por për mbarë botën. Ujëra që janë trazuar jo pak në një terren të […]

The post Premtimet e mbajtura të një fushate appeared first on BoldNews.al.

Anketa: 91% e qytetarëve mendojnë se “korrupsioni” është problem madhor në Shqipëri

By: Oldi
25 March 2025 at 11:59

Një hulumtim i kryer nga kompania “IDRA Research and Consulting” zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri. Hulumtimi gjithashtu evidenton praninë, ndikimin dhe pasojat e thella të korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa thekson se qytetarët mbeten pesimistë që situata […]

The post Anketa: 91% e qytetarëve mendojnë se “korrupsioni” është problem madhor në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

DEL SONDAZHI/ Ç’mendojnë votuesit e PS dhe PD për SPAK pas arrestimit të Veliajt

By: M C
5 March 2025 at 22:39

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është 15-25 shkurt 2025. Pjesë e kësaj matjeje të dytë kanë qenë dhe grup pyetjet lidhur me SPAK pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në pyetjen për vlerësimin e punës së SPAK, në analizën e të pyeturve sipas votës politike të 2021, krahasuar me të njëjtën analizë të bërë në matjet e muajit janar, duket qartë se tek votuesit socialistë ka rënë vlerësimi për SPAK me 7.6 pikë, ndërsa votuesit demokratë janë rritur me 28 pikë në vlerësimin për SPAK.

Ndërsa ata qytetarë që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në 2021 kanë rritur vlerësimin për SPAK pas ngjarjeve të 2 javëve të fundit me 15.4 pikë.


Votuesit socialistë në janar të 2025 (para arrestimit të Erion Veliajt) ishin 82.5% e tyre me vlerësim pozitiv për punën e SPAK, ndërkohë në matjet e fundit 15-25 shkurt 2025 janë 74,9% e tyre (2 javë pas arrestimit të Veliajt). Votuesit demokratë në janar 2025, ishin 43,8% e tyre me vlerësim pozitiv për SPAK, sot në matjet e fundit janë 71,8% e tyre. /Euronews Albania

The post DEL SONDAZHI/ Ç’mendojnë votuesit e PS dhe PD për SPAK pas arrestimit të Veliajt appeared first on Albeu.com.

Rritet besimi për SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt, çfarë tregon sondazhi?

By: Oldi
5 March 2025 at 20:58

Barometri – Euronews Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit – Euronews Albania është […]

The post Rritet besimi për SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt, çfarë tregon sondazhi? appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

25 January 2025 at 08:18

Përmirësimi i financave personale dhe kujdesi për shëndetin ishin objektivat kryesorë për këtë vit në shumicën e 504 e pjesëmarrësve në një anketë që “Monitor” zhvilloi në lidhje me pritshmëritë e qytetarëve dhe bizneseve. Rreth 67% e tyre pohuan se gjendja financiare në vitin 2024 nuk kishte ndryshuar, ose ishte më e keqe se në […]

The post Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Sondazhi/ Partia, lideri, programi apo interesi, për çfarë do votojnë shqiptarët

By: user 6
22 January 2025 at 22:16

Sondazhi i fundit i Barometri – Euronews Albania i ka vendosur qytetarët shqiptarë përballë pyetjeve që zbërthejnë faktorët që ndikojnë në votën e tyre.

1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë nga Datacentrum nëpërmjet përgjigjeve të tyre kanë renditur sipas rëndësisë se cilët janë faktorët më të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë për të zgjedhur politikisht, mes partisë, liderit, kandidatit, programit, familjes apo interesave personale dhe shpërblimeve për votën.

Shumica prej tyre 84.6 % kanë treguar se partia është faktori kryesor për qytetarët shqiptarë kur zgjedhin politikisht.

Në të njëjtat nivele me 82.6 %, është faktori lider shumë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë kur marrin vendimin për të votuar.

73 % mendojnë se është kandidati për deputet një faktor i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë për të zgjedhur se kë do të votojnë.

67 % e të pyeturve rendisin si të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë dhe me ndikim për votën e tyre shpërblimet (punësim apo premtime për favore të ndryshme).

64 % e të pyeturve thonë se programi është i rëndësishëm për të bërë zgjedhjen për të votuar.

63 % tregojnë se është familja një tjetër faktor i rëndësishëm dhe me ndikim për votën e tyre.

56,7 % tregojnë se gjithashtu i rëndësishëm si faktor për qytetarët shqiptarë që ndikon në mënyrën se si zgjedhin për kë do votojnë është përfitimi monetar për votën, apo shitblerja e votës.

The post Sondazhi/ Partia, lideri, programi apo interesi, për çfarë do votojnë shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Evropianët të trembur nga Trump, publikohet sondazhi: Në ankth për sigurinë

By: fra nc
15 January 2025 at 13:53

Aleatët historikë të Shteteve të Bashkuara janë më skeptikët për presidentin e ardhshëm amerikan. Sipas një sondazhi të kryer në 24 vende nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë mes më të shqetësuarave nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke rënë në kontrast me pritjen pozitive në vende të tjera të botës.

“Çfarë kemi të përbashkët? Jemi të dy aleatë të Shteteve të Bashkuara, që varemi nga Shtetet e Bashkuara për sigurinë tonë. Ndaj ky është një konstatim dramatik për një arsye të thjeshtë; ne përballemi me një botë me fuqi të mëdha transaksionale si Rusia, Kina, India, Brazili, apo Afrika e Jugut. Dhe a e dini çfarë? Me Trump, Amerika, për herë të parë që prej 1945-s do të bëhet sërish një fuqi e tillë. Prandaj dhe vende si Kina, Rusia, apo India janë të qeta për këtë, ndërsa ne jo”, deklaron Timothy Garton Ash, profesor historie, Universiteti i Oksfordit.

Për historianin, një nga sfidat kryesore për Evropën do të jetë të qenurit e unifikuar përballë presidentit të ardhshëm amerikan, por edhe në tërë arenën ndërkombëtare, për të qenë influente në vendimet gjeopolitike. Për më tepër, kur sipas sondazhit, shumë njerëz e shohin BE-në të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

“Ne parashtruam pyetjen nëse BE mund të negociojë si i barabartë me Amerikën dhe Kinën. Unë pres që shumica e vendeve të botës të jenë skeptike. Aktualisht, bota ka një këndvështrim pozitiv për Evropën, por jo për gjithçka. Ndaj, ne evropianët nuk kemi besim të mjaftueshëm tek fuqia jonë. Por, natyrisht, këtë fuqi ne mund ta forcojmë”, deklaron Garton Ash.

Sipas autorëve të raportit, këto dallime në perceptimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës tregojnë se Perëndimi nuk është më domosdoshmërisht një aktor gjeopolitik i unifikuar dhe koherent, por megjithatë është aleanca ushtarake ndërkombëtare më e fuqishme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Evropianët të trembur nga Trump, publikohet sondazhi: Në ankth për sigurinë appeared first on Euronews Albania.

Del sondazhi i IRI/ Kujt i besojnë më shumë shqiptarët mes Ramës, Berishës dhe SPAK

By: user 6
14 January 2025 at 21:07

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend. Shumica e të anketuarve presin më shumë hetime dhe ndëshkime të politikanëve të korruptuar, për shkak se korrupsioni është për ta një ndër shqetësimet kryesore. Ata pohuan se nuk do të mbështesin në zgjedhje ato parti, që përkrahin ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut. Drejtori i IRI-t për Shqipërinë, John Fluharty, tha për Zërin e Amerikës se qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit për të përmirësuar jetën e tyre. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit rikthen besimin e njerëzve tek demokracia.

Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) gjeti se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri (76%), e më pas renditen policia, ushtria dhe institucionet fetare, ndërsa institucionet më pak të besueshme janë Kuvendi dhe partitë politike.

Studimi mbështetet në përgjigjet e 1200 qytetarëve të moshave nga 18 vjeç deri mbi 56 vjeç.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (59%) mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë është e efektshme, ndërsa (70%) e tyre mendojnë se efektshmëria e drejtësisë u rrit pas vetingut të gjyqtarëve dhe ngritjes së SPAK-ut.

Afro gjysma e të anketuarve (47%) mendojnë se krijimi i SPAK-ut është rezultati më i mirë i reformës në drejtësi, më pas vijnë vettingu (27%) dhe (13%) zbehja e ndikimit politik mbi gjykatat.

Pas kryerjes së reformës në drejtësi qytetarët mendojnë se më të rëndësishmet për t’u bërë tani janë luftimi i korrupsionit, hetimi dhe ndëshkimi i politikanëve, si dhe pavarësia nga ndikimi qeveritar.

Ata i besojnë më shumë SHBA-ve (46%) dhe BE-së (37%) për monitorimin e institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë SPAK dhe gjykatat, disa herë më pak kryeministrit (7%), dhe vetëm 1% i besojnë Kuvendit.

Më shumë se gjysma e të anketuarve (51%) nga të gjithë grupmoshat pohuan se nuk do ta përkrahin në zgjedhje asnjë parti, që mbështet ligje për të kufizuar punën e SPAK-ut.

Afro 40% e qytetarëve pohuan se vlerësimi i tyre për SPAK-un do të përmirësohej, nëse SPAK heton politikanë, të cilët ata i kanë mbështetur në të kaluarën.

“Për të tretën herë në anketat tona SPAK-u është institucioni më i besuar në Shqipëri, – tha për Zërin Amerikës, John Fluharty, drejtori i IRI-t për Shqipërinë. “Një numër i madh i qytetarëve pohuan që nëse SPAK-u do të hetonte një kandidat apo parti, që ata kanë mbështetur më parë, kjo do të rriste mbështetjen e tyre për SPAK-un. Akoma më domethënëse është gjetja që nëse njerëzit zbulojnë se kandidati ose partia mbështet kufizimin e SPAK-ut për të bërë detyrën e tij, ata do të kenë më pak gjasa të mbështesin atë parti apo kandidat. Kjo do të thotë se qytetarët kanë shpresë. Ata shohin shpresë në punën e SPAK-ut, shohin shpresë në luftimin e korrupsionit, që më parë nuk e kishin. Kjo është vërtet domethënëse”, tha zoti Fluharty.

Korrupsioni

Nga ana tjetër, korrupsioni mbetet një ndër shqetësimet kryesore në Shqipëri, teksa 71% e të anketuarve e cilësojnë këtë dukuri si një problem serioz.

Pjesa më e madhe besojnë që korrupsioni është më i përhapur në shërbimet publike si doktorët, mësuesit dhe policët, e më pas ata renditin kryeministrin me kabinetin qeveritar, drejtësinë, drejtuesit e partive politike e të biznesit si dhe zyrtarët vendorë.

Pjesa më e madhe të anketuarve shprehen se problemet më të rëndësishme që përballet vendi aktualisht janë ekonomia me çmimet e larta dhe kostot e jetesës, papunësia dhe korrupsioni, pasuar nga shëndetësia, kriminaliteti dhe migrimi.

Krahasuar me një vit më parë, shqetësimi për ekonominë ka rënë me 11 pikë, por shqetësimi për korrupsionin është rritur me 2 pikë.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve pohuan që nëse zgjedhjet mbahen sot, çështjet përcaktuese për votën e tyre janë pensionet, ekonomia dhe antikorrupsioni.

Ata besojnë se arritjet më të rëndësishme të qeverisë aktuale janë infrastruktura, integrimi europian dhe reforma në drejtësi, por tek dështimet më të mëdha të qeverisë qytetarët renditën pensionet, ekonominë, emigrimin dhe korrupsionin.

Qytetarët e anketuar mendojnë se përparësitë kryesore që qeveria duhet të trajtojë janë ekonomia, pagat dhe pensionet, punësimi, shëndetësia dhe lufta kundër korrupsionit.

“Korrupsioni nuk është vetëm një çështje paligjshmërie, por është një çështje ekonomike, sepse ai ndikon në aftësinë e njerëzve për të pasur punë, në koston e jetesës, si dhe në meritokraci, -thotë zoti Fluharty i IRI-t.

Njerëzit e cilësojnë korrupsionin si çështje parësore, por nuk mund ta shkëputin nga çështjet e SPAK-ut, sepse ata po dëmtohen ekonomikisht, dhe e shohin korrupsionin si një nga shkaktarët e dhimbjeve të tyre, rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzit pohuan në sondazh që gjërat do të përmirësohen, pasi korrupsioni po trajtohet. Fokusimi kundër korrupsionit është si një Reset Button për vendin, një mundësi për të rivendosur në një kurs të ri gjërat e vendit drejt anëtarësimit në BE, ndryshe sa ndodhën në tridhjetë vitet e fundit”, – theksoi drejtori i IRI-t.

Demokracia

Nga Anketa e Institutit Republikan doli po ashtu që më pak se gjysma e të anketuarve (49%) janë të kënaqur me mënyrën si po zhvillohet demokracia në vend, ndërsa gjysma tjetër shprehen të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve të anketuar besojnë se demokracia është forma më e mirë e mundshme e qeverisjes së vendit.

Por vetëm një e treta e tyre mendojnë se vendi po qeveriset në interes të shumicës së popullatës, ndërsa afro dy të tretat (62%) shprehen se qeverisja punon për interesat e disa grupeve.

Ky perceptim është më shumë i përhapur tek të anketuarit nga 18 deri 35 vjeçarë (72%), por kjo është një përgjigje e qëndrueshme edhe në moshat e tjera nga 36 deri mbi 56 vjeç e lart (59%).

Të pyetur nëse të rinjtë e sotëm kanë një të ardhme të mirë në Shqipëri, më shumë se gjysma e qytetarëve të anketuar (57%) përgjigjen negativisht, kundrejt 40% të atyre që shprehen pro një të ardhme të mirë.

Krahasuar me një vit më parë, përgjigja se rinia nuk ka një të ardhme të mirë në atdhe sivjet është përkeqësuar me 3 pikë. Shumica e të anketuarve në këtë përgjigje negative janë të rinj, por po ashtu janë shprehur njëlloj edhe shumë të anketuar nga të gjithë grupmoshat.

“Gjetjet kryesore të sondazhit, – thotë drejtuesi i IRI-t, John Fluharty, – janë se qytetarët shqiptarë vazhdojnë të kenë shqetësime për ecurinë e demokracisë shqiptare, por ata e duan idenë e demokracisë dhe duan të shohin që të hidhen hapa gjigantë përpara. Ata e shohin SPAK-un si një mënyrë për të ndihmuar, që kjo të ndodhë. Qytetarët mbështesin përpjekjet kundër korrupsionit, sepse ata e kuptojnë që e gjithë kjo lidhet me përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Lufta kundër korrupsionit është një mënyrë e mirë për të rikthyer besimin e njerëzve tek demokracia, sepse ligji dhe barazia para ligjit është shtylla e demokracisë”, – tha zoti Fluharty.

Zgjedhjet

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, qytetarët shprehin masivisht gatishmëri të lartë për të votuar, ndonëse janë ndarë baras sa i takon pyetjes nëse njerëzit e thjeshtë mund të ndikojnë në vendimmarrjen e vendit.

Afro dy të tretat e të anketuarve (62%) thonë se zgjedhjet apo ofertat në politikën shqiptare janë shumë të kufizuara dhe se forcat e reja politike duhet të ofrojnë alternativa të tjera në zgjedhjet e ardhshme.

Ky mendim mbizotëron në të gjithë grupmoshat. Kjo përgjigje e re vjen tani nga të anketuar, mbi 90% e të cilëve pohuan se në zgjedhjet e kaluara kanë votuar për njërën nga dy a tre partitë më të mëdha.

Aktualisht një e treta e të anketuarve nga të gjithë grupmoshat shprehin pëlqim për partitë e reja, që janë krijuar së fundi. Anketa zbuloi po ashtu se, krahas 4 partive më të hershme (PS, PD, PSD, PL), qytetarët shprehin besim edhe në 4 parti të reja (Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma).

Drejtori i IRI-it, Fluharty, thekson që partitë politike janë në fund të tabelës së besimit nga qytetarët dhe ky është një mesazh për to.

“Sondazhi, – thotë zoti Fluharty, – nuk i sheh zgjedhjet si një garë kuajsh kokë më kokë; se kush fiton ato, nuk është aq e rëndësishme, sa biseda se kujt i përkasin partitë politike: A i përkasin ato një grupi njerëzish, që kanë të njëjtat pikëpamje, apo që besojnë tek një individ. Ka një hendek midis në të kuptuarit thelbësor për qytetarët se cilës parti i përkasin, çfarë përfaqësojnë ato, çfarë ideologjie dhe programesh kanë, sepse kur njerëzit qëndrojnë të lidhur me individë të veçantë, gjithmonë ka një pyetje për motivin e kësaj”, shtoi drejtori i IRI-t për Shqipërinë.

Në anketën e IRI-t vetëm një pakicë (16%) tha se nuk ka gjasa që të votojnë në maj, për shkak se sipas tyre, vota dhe zgjedhjet nuk kanë rëndësi, se asnjë kandidat apo parti nuk i frymëzon dhe nuk i përfaqëson.

Shumica e të anketuarve (58%) besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira, përballë 40%, që mendojnë të kundërtën.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve që pritet të votojnë për PS-në (90%) mendojnë që zgjedhjet e majit do të jenë të lira, ndërsa tre të katërtat e atyre që pritet të votojnë PD-në shprehen se zgjedhjet nuk do të jenë të lira.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (58%) besojnë se KQZ-ja është e aftë të organizojë dhe të mbikëqyrë zgjedhjet, por pjesa tjetër (41%) kanë pak ose aspak besim tek KQZ-ja.

Anketimi zbuloi një shqetësim në rritje të qytetarëve për dhunë të mundshme në zgjedhje, sa afro dyfishi i një viti më parë. Një vit më parë këtë shqetësim e shprehën 27 për qind të qytetarëve, ndërsa sot ata janë afro dyfishi (45%). Pjesa dërrmuese e të anketuarve që e ngrejnë këtë shqetësim mbi dhunën e mundshme në zgjedhje i përkasin asaj pjese, që mendohet se voton për PD-në.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (35%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (14%), por në skajin tjetër të tabelës besimi për figura të tjera është po aq i lartë (26%), sa edhe mosbesimi i plotë tek asnjë politikan (28%).

Mbi 60% e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek ndonjë përmirësim për këtë.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga IRI (52%) pohuan se vendi po shkon në drejtimin e duhur, një shifër kjo me 6 pikë në rënie krahasuar me një vit më parë (58%). Megjithatë qeveria Rama gëzon një aprovim të përgjithshëm nga më shumë se gjysma e të anketuarve (58%), edhe për sa i takon efektshmërisë (55%).

Shumica dërrmuese e qytetarëve (74%) pohuan se janë të informuar mjaftueshëm mbi zgjedhjet e ardhshme, por duan më shumë informacion mbi programet partiake dhe kandidatët e tyre.

Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese (88%) e të anketuarve thanë se nuk kanë parë gjatë 12 muajve të fundit ndonjë aktivist partiak në zonën e tyre. /VOA

The post Del sondazhi i IRI/ Kujt i besojnë më shumë shqiptarët mes Ramës, Berishës dhe SPAK appeared first on Lapsi.al.

Sondazhi: 59% e francezëve duan që Macron të japë dorëheqje

By: user 5
6 December 2024 at 19:15

Një sondazh i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e francezëve duan që presidenti Emmanuel Macron të japë dorëheqjen. Ndërsa Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, pret disa liderë politikë këtë të premte me synimin për formimin e një qeverie me interes kombëtar, kritikat ndaj tij janë të shumta.

Gjithashtu edhe disa nga figurat politike kërkuan dorëheqjen e tij. Për francezët, një sondazh i institutit CSA për CNEWS, Europe 1 dhe JDD, i publikuar këtë të premte, më 6 dhjetor, tregon se 59% e tyre duan që Emmanuel Macron të japë dorëheqjen dhe të largohet nga presidenca e Republikës. Në mënyrë të detajuar, 54% e meshkujve dhe 63% e femrave janë përgjigjur “po” në pyetjen “A do të dëshironit që Emmanuel Macron të jepte dorëheqjen?”

Në fund të nëntorit të kaluar, i njëjti sondazh i CSA tregoi një prirje fillestare po në 62%, tre pikë më pak se sot. Në detajet e të anketuarve, të rinjtë janë më të eturit për të parë, Kreun e Shtetit të largohet nga detyra. Në të vërtetë, 70% e atyre nën 35 vjeç duan që Emmanuel Macron të japë dorëheqjen, me një rritje në 74% për 18-24 vjeç. Më të vjetrit, edhe pse pak në shumicë, janë më të matur.

Kështu, 48% e atyre të moshës 65 vjeç e lart iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së institutit CSA. Nëse shikojmë kategoritë socio-profesionale të njerëzve të anketuar, 63% duan që Emmanuel Macron të japë dorëheqjen. 85% e mbështetësve të ekstremit të djathtë, duke përfshirë 84% në Tubimin Kombëtar, duan që Emmanuel Macron të largohet nga Elysée, krahasuar me 46% të mbështetësve të krahut të djathtë (32% në LR). Së fundi, përkundrazi, mes atyre që janë afër kampit presidencial, vetëm 13% e të anketuarve do të donin që Emmanuel Macron të jepte dorëheqjen.

The post Sondazhi: 59% e francezëve duan që Macron të japë dorëheqje appeared first on Lapsi.al.

KIEV – Mbi gjysma e ukrainasve duan përfundimin e shpejtë të luftës me negociata

20 November 2024 at 22:13

KIEV, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Më shumë se gjysma e ukrainasve duan një fund të negociuar të luftës me Rusinë së shpejti, sipas anketuesve të Gallup.

“Në sondazhet më të fundit të Gallup për Ukrainën, të kryera në gusht dhe tetor 2024, mesatarisht 52% e ukrainasve do të dëshironin që vendi i tyre të negocionte për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Gallup.

“Afro katër në 10 ukrainas (38%) besojnë se vendi i tyre duhet të vazhdojë të luftojë deri në fitore. Për krahasim, në vitin 2022, 73% ishin në favor të luftimeve dhe vetëm 22% ishin në favor të negociatave. Në vitin 2023, 63% ishin në favor të vazhdimit të luftës dhe 27% ishin në favor të përfundimit të shpejtë të luftës’’, theksoi ai.

Rusia i ka bërë lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO një parakusht për negociatat.

Përveç kësaj, Ukraina do të duhej t’i nënshtrohej një të ashtuquajtur denazifikimi, që në Moskë me siguri do të thotë vendosjen e një qeverie pro ruse në Kiev.

Sipas sondazhit të publikuar këtë javë, besimi në Perëndim në përgjithësi ka rënë edhe në Ukrainë.

Vetëm 40% e të anketuarve e miratojnë ende rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara, ndërsa 37% janë skeptikë.

Menjëherë pas fillimit të luftës, shkalla e miratimit ishte ende 66% deri në 16% për qind.

Ndërsa një shumicë ende shpreson të anëtarësohet në BE dhe NATO, pritshmëritë për anëtarësim në BE brenda 10 viteve të ardhshme kanë rënë nga 73% në 61%, dhe nga 64% në 51% për NATO-n.

Gallup tha se intervistoi 1 000 persona me telefon. Marzhi i gabimit është 3%./ /os/

The post KIEV – Mbi gjysma e ukrainasve duan përfundimin e shpejtë të luftës me negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sondazhi i KLSH nxjerr zbuluar Gazhelin/ “63% e qytetarëve blenë ilaçe kontrabandë”

By: Oldi
20 November 2024 at 14:26

Nga Boldnews.al Rreth 63 përqind e qytetarëve të anketuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë pranuar se kanë blerë ilaçe pa pullë fiskale. “Ky rezultat tregon për shitjen e barnave kontrabandë në vend”, thonë audituesit shtetëror në një Raport Auditi Performance për “Efektin dhe sigurinë e barnave që qarkullojnë në Shqipëri”. Raporti është publikuar […]

The post Sondazhi i KLSH nxjerr zbuluar Gazhelin/ “63% e qytetarëve blenë ilaçe kontrabandë” appeared first on BoldNews.al.

Del SONDAZHI/ Gjysma e shqiptarëve: Asnjë parti nuk jep zgjidhje për problemet tona

By: user 6
13 November 2024 at 22:12

Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me problemet kryesore në vend dhe zgjidhjen e tyre nga partitë politike.

Të pyetur nga Barometri – Euronews Albania votuesit e PS, PD dhe ata të paidentifikuar tregojnë pak dallime në identifikimin e problemeve kryesore në vend, kur bëhet fjalë për koston e jetesës dhe emigrimin.

Dallimet më të theksuara vihen re tek korrupsioni dhe më pas tek papunësia. Lidhur me korrupsionin, si një nga tre problemet kryesore në vend, ai identifikohet si i tillë nga 27.2% e atyre që kanë votuar PS në 2021, 37.3% e atyre që kanë votuar PD në 2021, dhe 40.1% e atyre që nuk identifikohen për kë kanë votuar në 2021 apo janë përgjigjur që nuk kanë votuar.


Të pyetur lidhur me tri problemet kryesore në vend, 46.1% e qytetarëve kanë thënë se problemi kryesor në vend është kostoja e jetesës, 39.5 % e tyre emigrimi, 34.7% korrupsioni dhe 27.8% e tyre kanë thënë papunësia. Më pas në përqindje më të ulët renditet niveli i krimit në vend, shëndetësia, arsimi, plakja e popullsisë etj.

Krahasuar me katër muaj më parë, problemet më kryesore në vend janë të njëjtat, por kanë ndryshuar renditjen e tyre. Emigrimi në maj të 2024 perceptohej nga 54.8% e qytetarëve si problemi kryesor në vend, ndërkohë që në shtator 2024 renditet i dyti si problem i identifikuar nga 39.55% e qytetarëve. E njëjta gjë mund të thuhet për korrupsionin, që nga problem i katërt i renditur nga 26.9% e qytetarëve në maj 2024, në shtator 2024 renditet problem i tretë nga 34.7% e tyre.

Të pyetur se cilat nga partitë ofrojnë zgjidhjen më të mirë për koston e jetesës, emigrimin, korrupsionin dhe papunësinë, në një listë prej 9 partish politike, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë kanë përzgjedhur alternativën ‘asnjëra prej tyre’.

Konkretisht, 45.3% e qytetarëve thonë se asnjë parti nuk ka zgjidhje për koston e jetesës, 47% për emigrimin, 46.6% për korrupsionin dhe 44.2% për papunësinë. Po ashtu, lidhur me të njëjtën pyetje pothuaj për secilin problem rreth 10% e qytetarëve janë përgjigjur ‘nuk e di’.

The post Del SONDAZHI/ Gjysma e shqiptarëve: Asnjë parti nuk jep zgjidhje për problemet tona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌