Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën!

By: M C
17 July 2025 at 21:55

Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj. Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.

Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.

“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.

Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.

Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.

The post Elton Ilirjani habit me deklaratën për Parashqevinë: Më ka sfumuar karrierën! appeared first on Albeu.com.

Pas martesës me Robertin harroi Hollywood-in, Parashqevi Simaku: Më iku ai interesi…

By: D Marku
30 May 2025 at 12:46

Parashqevi Simaku në vitet e para të jetës së saj në Shtetet e Bashkuara, rrëfen se kanë qenë kujtimet më të bukura. Në një intervistë për Blendi Fevziu në ‘Opinion’, artistja e madhe  shqiptare, rrëfen se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të arritur në Hollywood.

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”-tha ajo.

Ndër të tjera Simaku tha se për herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë, kur babai i saj u nda nga jeta.

“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit.”-rrëfeu Parashqevia.

The post Pas martesës me Robertin harroi Hollywood-in, Parashqevi Simaku: Më iku ai interesi… appeared first on Albeu.com.

Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja

By: M C
29 May 2025 at 17:16

Parashqevi Simaku, ka rrëfyer së fundmi detaje për periudhën e jetës së saj kur jetonte në rrugët e New York-ut, si e pastrehë dhe larg dritave të skenës. Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, këngëtarja ka sqaruar të vërtetën pas fotove që disa muaj më parë tronditën rrjetin, ku ajo u shfaq e braktisur në rrugët e Amerikës.

Simaku ka habitur me deklaratën teksa është shprehur se e kishte zgjedhur vetë atë mënyrë jetese teksa u shpreh:

“Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht.”

The post Jeta si e pastrehë në SHBA, habit Parashqevi Simaku: Ishte zgjedhje e imja appeared first on Albeu.com.

Ambasadori Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e shqipëtarëve

By: M C
8 April 2025 at 18:55

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati është takuar para pak ditësh me këngëtaren e shquar shiptare Parashqevi Simaku. Takimi u bë në një mbrëmje të organizuar në nder të fotografit Fadil Berisha që ka bërë bashkë ambasadorin me yllin muzikës shqiptare, e cila jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara.

“️Parashqevi Simaku shkëlqen për Shqiptarët kudo në botë. Në mbrëmjen në nder të ikonës se artit Fadil Berisha, këngët e Parashkës ngritën peshë zemrat e sallës shqiptare”, ka shkruar Bushati krahas disa fotove që ka publikuar.

Parashqevi Simaku, e cila kishte shumë vite që jetonte e pastrehë dhee braktisur nga familja në New Jork, ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar. Disa muaj më parë, këngëtarja u pa në një video të publikuar nga një televizion amerikan, teksa merrte ndihma sociale dhe endej rrugëve. Parashqevi Simaku u ndihmua nga shqiptarë që jetojnë në SHBA dhe jo vetëm, ndërsa tashmë i është rikthyer muzikës duke sjellë një këngë të re.

The post Ambasadori Bushati takon ikonën e muzikës, Parashqevi në SHBA: Këngët e saj ngritën peshë zemrat e shqipëtarëve appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku publikon këngë e re, shpërthejnë komentet në rrjet: E papërshtatshme!

By: M C
16 March 2025 at 17:53

Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re pas një shkëputjeje të gjatë disa vjeçare nga muzika. Prodhimi muzikor titullohet “Dashuria” dhe është publikuar për herë të parë nga biznesmeni shqiptar Enton Ilirjani përmes një insta story.

“A do të vish me mua, se të dua”, është një nga vargjet, që zbulohet përmes një videoje të shkurtër, të publikuar në rrjetet sociale, por duket se ky projekt i këngëtares është pritur me shumë kritika.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”, shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten”

The post Parashqevi Simaku publikon këngë e re, shpërthejnë komentet në rrjet: E papërshtatshme! appeared first on Albeu.com.

Qëndroi një muaj në spital, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo…

By: M C
6 February 2025 at 20:31

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka rrëfyer vetë përvojën e saj gjatë kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Pas katër javësh të përkushtimit ndaj rikuperimit, ajo deklaron në një intervistë për Top Channel se rezultatet e analizave kanë qenë shumë pozitive.

“Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

Parashqevi shprehu mirënjohjen e saj të veçantë për biznesmenin Elton Ilirjani, duke përdorur një fjalim që kujton fjalët e Aristotelit.

“Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, tha ajo.

Në intervistë, ajo gjithashtu tha se gjatë qëndrimit në spital e ka ndihmuar shumë një vajzë shqiptare, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e saj.

“Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku.

The post Qëndroi një muaj në spital, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ikona e muzikës del të mërkurën nga spitali

By: M C
31 January 2025 at 22:23

Biznesmeni Elton Ilirjani ka bërë me dije se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku do të dalë të mërkurën e ardhshme nga spitali, pas më shumë se një muaji izolim total.

Lajmin e ka shpërndarë vetë Ilirjani përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Flutura del të mërkurën nga spitali”.


Parashqevi Simaku ka kaluar një periudhë të vështirë emocionale dhe u shtrua në spital psikiatrik pas një krize të rëndë psikologjike që ka pasuar pas takimit me djalin e saj, Luke.

Dikur një ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku arriti të rrëmbente zemrat e shqiptarëve me zërin e saj melodioz, por jeta e shkëputi nga vendlindja duke marrë tjetër drejtim. Por pas shumë dekadash në harresë, një video tronditëse ku këngëtarja shfaqej e pastrehë në rrugët e New Yokut na la të shokuar të gjithëve.

The post FOTO/ Lajm i mirë për Parashqevi Simakun, ikona e muzikës del të mërkurën nga spitali appeared first on Albeu.com.

Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevia rikthehet midis nesh!

By: M C
18 January 2025 at 17:22

Ishte dita e djeshme kur biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se këngëtarja e njohur prej dy javësh është shtruar në spitalin psikiatrik, teksa njofton se ajo nuk ka pranuar të marr mjekimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, në një reagim në rrjetin social “Instagram”, shprehet se më në fund Parashqevia ka pranuar të mjekohet.

“Parashqevi Simaku sapo më telefonoi nga spitali dhe më tha që i kishin aplikuar injektimin e parë! Zoti eshtë i madh”, shkruan Ilirjani.

Ndërsa në lidhje me këtë ka reaguar edhe mbesa e artistes, Ani Simaku.

“Pas shumë mundimesh halla po merr mjekimin e duhur, shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, faleminderit @eilirjani për gjithçka që po bën’’, shkruan ajo.

Pas kësaj, Ilirjani është shfaqur i veshur me peliçen e Parashqevisë në momentin që ajo u gjet në stacionin e trenit.

Reagimi i plotë i biznesmenit:

“Flutura jonë filloi të rikthehet mes nesh! Sot ajo nisi kthesën! Plot 34 ditë sakrificë, magji, dashuri, sfida, lodhje, gëzim, lot, frikëra! Por në fund: FITUAM! Atë që askush nuk arriti ta bënte për 25 vite! ASKUSH! Jam krenar për ty flutur! Krenar për herë të parë për veten time, sepse ishte thjesht dhe vetëm dashuria që kam për ty! Ti sot pate bekimin e Zotit dhe prindërve të tu që vdiqën me merak për ty! Shërim të shpejtë Flutura jonë rozë! Tani jam i qetë sepse sfiduam dhe fituam atë që duhej! Derisa ti të shërohesh unë do vishem si ti në Penn Station”!

The post Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Parashqevia rikthehet midis nesh! appeared first on Albeu.com.

“Djali nuk e njihte”, Iliriani tregon takimin e Parashqevisë dhe Luke

By: M C
6 January 2025 at 22:59

Elton Iliriani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.

“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.

Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.

Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.

The post “Djali nuk e njihte”, Iliriani tregon takimin e Parashqevisë dhe Luke appeared first on Albeu.com.

“Djali është i trembur, vetëm qan…”/ Aktori publikon bisedën telefonike me Parashqevinë: Janë thënë shpifje për mua!

5 January 2025 at 18:19

Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.

Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.

Ai tregon se në hotel ka pasur probleme pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

Biseda e plotë:

Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në  telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

Herioni: Po, hajde shkojmë

Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë.

Në një deklaratë pak ditë më parë, ajo u shpreh se aktori ka hyrë në dhomën e këngëtares pa leje duke përdorur kartën e punës së tij në hotel.

“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, ka deklaruar Ina Simaku.

Ndërkohë, Herioni ka treguar se ka pasur miqësi të hershme me Parashqevi Simakun, por akuzat e familjes së saj janë të pavërteta.

The post “Djali është i trembur, vetëm qan…”/ Aktori publikon bisedën telefonike me Parashqevinë: Janë thënë shpifje për mua! appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Mbas 10 viteve ndodh takimi emocionues mes Parashqevisë dhe djalit të saj

By: M C
3 January 2025 at 20:20

Dëshira e saj më e madhe prej vitesh, sot është bërë realitet!

Parashqevi Simaku ka takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues.

Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.

Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.

“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.

Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!

The post FOTO/ Mbas 10 viteve ndodh takimi emocionues mes Parashqevisë dhe djalit të saj appeared first on Albeu.com.

Dita e shumëpritur për Parashqevi Simakun, artistja pret të takojë të birin

By: M C
3 January 2025 at 16:08

Është me të drejtë kryefjalë e çdo medie në vendin tonë. Parashqevi Simaku vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi pas shumë vitesh u rishfaq në publik.

Ishte Elton Ilirjani, biznesmeni i njohur ai që mori përsipër rimëkëmbjen e saj duke i gjetur fillimisht një ambient për të qëndruar e mandej për t’i siguruar takimin me djalin.

E pikërisht duket se dita e shumëpritur ka ardhur. Nesër, në datën 4 janar të vitit të ri pritet të Parashqevi Simaku të takojë të birin, Luka. 15 vite pa e parë, nesër mund t’i bëhet realitet dëshira e madhe divës së muzikës shqiptare.

Ajo qëndroi po aq kohë në një stacion treni me shpresën se mund të takonte të birin pas divorcit me ish bashkëshortin Robert Nolfe. Një histori sa e bukur aq dhe e trishtë, por me gjasë nesër do t’i vihet “kapak” me një fund të lumtur. Le të shpresojmë kështu…

The post Dita e shumëpritur për Parashqevi Simakun, artistja pret të takojë të birin appeared first on Albeu.com.

Mbesa e Parashqevisë akuzon aktorin shqiptar: Hyri me forcë në dhomë, do e denoncojmë

By: D Marku
30 December 2024 at 19:42

Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj. Vajza e vëllait të Parashqevisë, ka pretenduar se aktori i ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku po qëndron halla e saj.

Për shkak të veprimeve, Ina Simaku deklaron se do ta denoncojnë në polici, bazuar në pretendimet e saj.

“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë! Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit!

Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti!

Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!

Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

The post Mbesa e Parashqevisë akuzon aktorin shqiptar: Hyri me forcë në dhomë, do e denoncojmë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Parashqevi Simaku kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare

By: M C
28 December 2024 at 17:53

Biznesmeni Elton Ilirjani ka shpërndarë një video të veçantë të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila duket më e lumtur se kurrë.

Nen tingujt e muzikës popullore shqiptare, këngëtarja shfaqet duke mbajtur një filxhan mbi kokë dhe duke kërcyer me ritmin e këngës, duke krijuar një atmosferë gëzimi dhe energjie pozitive

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka pasur një surprizë në New York nga pasardhëset e Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e nderuan me një takim të papritur.

The post FOTO/ Parashqevi Simaku kërcen me filxhan mbi kokë nën tingujt e muzikës popullore shqiptare appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

By: M C
25 December 2024 at 22:14

Vetëm një ditë më parë Pirro Çako tha se prej vitesh ka provuar të kontaktojë me të madhen Parashqevi Simaku, por nuk ia arriti dot. E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.

Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë. Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Piro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Piro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.

The post VIDEO/ Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku viziton ‘Vatrën’, ia merr këngës me shqiptarët në Amerikë

By: M C
25 December 2024 at 16:34

Këngëtarja Parashqevi Simaku vizitoi një ditë më parë shoqatën e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, Vatra.

Në një shkrim të postuar në Gazetën Dielli, kryetari i Vatrës, Elmi Berisha falënderoi kontributin e çmuar të Simakut në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

VATRA PRITI DIVËN E MUZIKËS SHQIPTARE PARASHQEVI SIMAKU

Vatra priti në një takim të ngrohtë e shumë të përzemërt divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Ajo shoqërohej nga aktivisti i të drejtave të njeriut, biznesmeni Elton Ilirjani, aktivistja Elvira Tata, aktorja Julia Ilirjani e patriotë të tjerë.

Në fjalën e ngrohtë e plot dashuri Parashqevi Simaku e rikthyer në mesin patriotëve të saj e artëdashësve të panumërt, shprehu mirënjohjen e saj të thellë ndaj Elton Ilirjanit dhe Elvira Tatës për mbështetjen e fuqishme dhe foli me respekt ndaj Vatrës.

Gjatë fjalimit të saj, e ëmbël dhe e buzëqeshur, e dashur dhe e bukur, mirënjohëse dhe falenderuese, ajo rrëfeu me dinjitet pak nga jeta e saj dhe përmallshëm citoi Papa Françeskun duke dhënë mesazhe dashurie.

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha i shoqëruar nga Ilir Cubi e Kujtim Funiqi e vlerësoi dhe falenderoi divën e muzikës shqiptare Parashqevi Simakun për vizitën në Vatër, kontributin e çmuar në muzikën shqiptare dhe përçimin e vlerave më të larta të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vite të tëra Parashqevi Simaku ka qenë gëzimi dhe festa e çdo familjeje e organizate kulturore e atdhetare shqiptare në Amerikë me zërin magjik dhe interpretimet e arrira artistike.

“Të gjithë shqiptarët lidhen shpirtërisht me Parashqevi Simakun, këngëtaren e shquar të kombit tonë” tha Dr. Berisha duke shprehur mirënjohjen për vizitën te Vatra.

E rikthyer së fundmi mes shqiptarëve, kjo është vizita e parë publike e këngëtares Parashqevi Simaku dhe zgjodhi Vatrën për respektin dhe historinë e çmuar të Federatës si përbashkuesja e vlerave kombëtare dhe energjive atdhetare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

The post Parashqevi Simaku viziton ‘Vatrën’, ia merr këngës me shqiptarët në Amerikë appeared first on Albeu.com.

Parashqevi Simaku rikthehet për të kënduar në festat e fundvitit

By: M C
24 December 2024 at 20:55

Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku i rikthehet muzikës pas disa dekadash.

“E duam lumturinë” kjo është kënga e përzgjedhur për 2024 nga Top Media.

Kënga nis me këngëtaren Parashqevi Simaku dhe më pas vijon me personazhet më të dashur të ekranit, që i shikojmë çdo ditë përmes projekteve.

Në këtë këngë ku në thelb janë fëmijët dhe lumturia, vogëlushët nuk munguan, ku kori i tyre me zërin e brishtë i dha ngjyra të tjera kësaj tradite.

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili gjeti në SHBA, këngëtaren Parashqevi Simaku e paralajmëroi këtë pjesëmarrje të ikonës së muzikës.

“Ajo që dua të them është që të mos dorëzohen të na mbështesin… gjithashtu kemi një surprizë, që me datën 24 ju si televizion e bëni, Parashqevi Simaku do të vijë me këngë. Kënga e fundvitit, kënga e Krishtlindjes…”, ka zbuluar Ilirjani, teksa tregonte detajet e përgatitjes së Parashqevisë për këtë surprizë.

“E duam lumturinë” është përzgjedhur si një himn për krijimtarinë muzikore shqiptare që mbetet ende gjallë sot e kësaj ditë.

Parashqevi Simaku mori pjesë në festivalin e 27 të këngës, ku me këtë projekt arriti të fitojë jo vetëm çmimin, por të gjithë zemrat e shqiptarëve.

Tekstshkruesi i këngës është Agim Doçi, kompozitor Pirro Çako dhe orkestrues Gjergj Leka.

“E duam lumturinë”, vijon të jetë himn edhe sot e kësaj dite në çdo zemër që ka shpresë dhe lumturi.

The post Parashqevi Simaku rikthehet për të kënduar në festat e fundvitit appeared first on Albeu.com.

Kalemi: Ish bashkëshorti e hodhi në rrugë Parashqevinë sepse…

21 December 2024 at 22:05

Koreografja e njohur Linda Kalemi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania. E pyetur për rikthimin e Parashqevi Simakut dhe jetën e saj private, Kalemi shprehet populli shqiptar ka ndërhyrë në imazhin e saj.

“Privatësia në këtë rast nuk i është prishur Parashqevisë, çështja është se populli shqiptar i ka publikuar videot e saj, i kanë prekur jetën dhe sigurisht që dhe ajo ndihet keq. Ajo ishte një dramë e madhe por mediat e keqtrajtojnë imazhin e saj”, theksoi Kalemi.

Ajo u ndal në jetën personale të Parashqevisë dhe ndarjen e kësaj të fundit nga bashkëshorti.

“Ai burrë nuk është human përderisa bashkëshorti i saj, njeriu më i afërt, që mund të ishte njeriu më i dashur i asaj, arrin dhe të lërë nënën e një fëmije në rrugë dhe tregohet indiferent, fjalët e tij janë zero”, u shpreh Kalemi.

Ajo ndër të tjera ka dhënë një mesazh drejtuar rasteve si Parashqevia, grave shqipatre të cilat përballen me ndarje të tilla.

“Të gjitha gratë duhet të kenë parasysh pasi e shof te rasti i Parashqevisë, kur do dikë ose dorëzohesh ose tregohesh neglizhent. Duhet të sigurosh jetën tënde ekonomike, të mendosh dhe të mos lësh çdo gjë për hatër të dashurisë. Parashqevia mbas bisedave me kolegë paska lënë mbas dore edhe të drejtën e saj si këngëtare, paska lënë kontributin e saj në Amerikë. Ajo ka bërë gabim si shumë gra të tjera”, tha koreografja Linda Kalemi.

The post Kalemi: Ish bashkëshorti e hodhi në rrugë Parashqevinë sepse… appeared first on Euronews Albania.

Parashqevi në festivalin e RTSH-së, si e sheh Zhani Ciko rikthimin e saj

21 December 2024 at 21:28

Zhani Ciko, dirigjenti i njohur është pyetur këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania për Parashqevi Simakun dhe rikthimin e saj në festivalin e sotëm të RTSH-së.

“Pak kohë mbas diskutimeve që u krijuan për Parashqevinë, unë mendoj që realiteti i një ndodhie të tillë do tregojë dhe më vonë se sa e vërtetë ka qenë kjo periudhë ku u përpoq të investigohet mbi zhdukjen e një artisteje të tillë.

Mungesa e saj kaq vite është e natyrshme që ka krijuar boshllëk deri rreziku i jetës së saj. Edhe njoftimet që vinin për të cilat kohai  vërtetoi disa dhe disa të tjera jo, sot e mbush vetë këtë boshllëk Parashqevia në festivalin e RTSH-së ku e sollën nga Amerika”, tha Ciko.

Ai gjithashtu u ndal në fillimet e diskutimeve për Parashqevinë teksa shfaqej në videot e publikuara në një fazë jo të mirë të jetës së saj në Amerikë.

“Nga këto diskutime jam shokuar nga pamjet që pamë në fillim. Më parë kishte shumë mistere dhe ishim mësuar me këtë gjë që mungon ky person, por kur e pamë në atë gjendje aty kupton që këtu ka një dramë të madhe. Shoh një humbje dëshire për jetën”, ka thënë dirigjenti Zhani Ciko.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parashqevi në festivalin e RTSH-së, si e sheh Zhani Ciko rikthimin e saj appeared first on Euronews Albania.

FOTO/ Parashqevi Simaku suprizon shqiptarët, rikthehet sot në Festivalin e Këngës në RTSH

By: M C
21 December 2024 at 16:46

Artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili përgjatë këtyre ditëve ka qenë dhe zëri i artistes shqiptare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Eltoni lajmëron se mbrëmjen e kësaj të shtune me zë dhe figurë Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje në Festivalin e Këngës.

“Sot në orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zëq dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Elton Ilirjani.

Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku dhe ishte e ftuar speciale.

The post FOTO/ Parashqevi Simaku suprizon shqiptarët, rikthehet sot në Festivalin e Këngës në RTSH appeared first on Albeu.com.

❌
❌