Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT)

By: V K
28 August 2025 at 09:48

Gjykata britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave britanike, 6 shqiptarët u arrestuan pas disa muajsh hetime nga policia e Wiltshire, e cila arriti të faktone me prova të gjithë lëvizjet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut nga ana e bandës shqiptare.

Si funksiononte rrjeti

“Koka” e grupit ishte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte të gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Swindon. Neziraj ishte ai i cili organizonte shpërndarjen, blerjen e kokainës dhe furnizimin me drogë.

Ndërkohë që Edmir Beqiraj ishte në rolin e ruajtësit të “mallit”, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë.

Hetimi përfshiu gjurmimin e takimeve në Londër dhe Midlands, ku Neziraj u pa duke marrë drogë nga Ergys Abdyli, 26-vjeç, në Barnet. Në Derbyshire, Nertil Halili, 29-vjeç, menaxhonte telefonin “Denzel”, i përdorur për porositë dhe shpërndarjen e drogës.

Kreu i bandës së krimit të organizuar Saimir Neziraj, së bashku me anëtarët Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai janë dënuar.

Gabimi i Madh

“Gabimi i madh”, ndodhi në mars 2024, kur policia vëzhgoi një takim mes Halilit dhe Nezirajt në West Bromwich.

Më pas u organizuan bastisje të koordinuara në Swindon, Derby dhe Londrën veriore, ku u sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe para të gatshme, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Të arrestuarit pranuan fajësinë dhe u dënuan me burg si më poshtë:

 

 

Saimir Neziraj – 8 vite burg

Nertil Halili – 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri – 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli – 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta – 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai – 16 muaj burg me kusht për dy vite

/ Syri.net

The post Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Dy ditë pas episodit të ribashkimit të “Love Island USA”, Amaya Espinal shpall ndarjen nga Bryan Arenales

By: gaze tare
27 August 2025 at 23:48

Fituesja e sezonit 7 të Love Island USA, Amaya Espinal, ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj Bryan Arenales, vetëm dy ditë pas transmetimit të episodit të ribashkimit të spektaklit.

Çifti, i cili u largua nga vila në korrik si një ndër të preferuarit e publikut, ngriti dyshime pasi hoqen “follow” në Instagram dhe Amaya publikoi postime enigmatike në rrjete sociale.

Të mërkurën, më 27 gusht, Amaya iu drejtua ndjekësve përmes një InstaStory ku shkruante:
“Papayat e mia. Bryan dhe unë nuk jemi më bashkë. Pas daljes nga vila, u bë shumë e qartë që ne ishim në dy rrugë të ndryshme. Vizionet tona nuk u përputhën dhe marrëdhëniet duhet të jenë një lojë ekipore. Nuk është e nevojshme të pish të gjithë detin që të kuptosh se është i kripur.”
Ajo e mbylli mesazhin duke i uruar Bryan-it më të mirat.

Njoftimi vjen pas javësh të tëra spekulimesh se Bryan e kishte tradhtuar. Një video e tij në një bar me vajza të tjera u bë publike, duke nxitur thashethemet për tradhti. Gjatë episodit special të ribashkimit, Bryan i mohoi akuzat, duke thënë se videoja ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ai thjesht po organizonte një event. Ai pranoi një “gabim në gjykim”, por theksoi se nuk ishin kaluar kufijtë.

Amaya, gjatë ribashkimit, qeshi me akuzat duke deklaruar se nuk do të qëndronte në një marrëdhënie ku ndihej e nënvlerësuar. Nga ana tjetër, Bryan kishte mohuar më herët thashethemet e ndarjes në rrjetet sociale, duke i quajtur ato “gënjeshtra” dhe duke insistuar se ata ishin ende bashkë.

Tashmë, me deklaratën e Amayas, është e konfirmuar se fituesit e Love Island USA kanë ndarë përfundimisht rrugët.

The post Dy ditë pas episodit të ribashkimit të “Love Island USA”, Amaya Espinal shpall ndarjen nga Bryan Arenales appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Spahiu tregon pse Amerika nuk po dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

By: redi
22 August 2025 at 18:46

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasador amerikan. Dy të tjerat janë Serbia dhe Kosova. Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, duke mos e pasur prioritet, por kjo sjellë edhe vështirësi gjeopolitike, sidomos për situatën ku ndodhet Kosova.

Source

LIVE/ Sekretari i NATO-s, Mark Rutte mbërrin i pari në Shtëpinë e Bardhë

By: redi
18 August 2025 at 18:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për samitin me Trumpin, Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë. Ai u pasua nga Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Starmer dhe nga kryeministrja e Italisë, Meloni.

Source

Putin kërkon marrëveshje me Trump, por ka 25% mundësi që takimi të dështojë

By: redi
14 August 2025 at 20:07

Presidenti amerikan Donald Trump zbeh shpresat për një arritje të rëndësishme gjatë takimit të së premtes me Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka shumë besim për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm. ”Megjithatë, herët a vonë do t’ia arrijmë”, pohon ai në një intervistë për radion Fox News. Trump riktheksoi se takimi në Alaskë mund t’i hapë rrugën një takimi tjetër trepalësh me Zelenskyn…

Source

Itali, përmbytet varka me emigrantë pranë Lampedusës, 20 viktima

13 August 2025 at 16:43

Një varkë me emigrantë është përmbysur pranë Lampedusës. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas informacioneve 80 emigrantë janë shpëtuar.

Autoritetet vijojnë punën t’i ardhur në ndihmë të lënduarve ndërsa vijon aksioni për të gjetur personat e zhdukur.

/abcnews.al/

Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit

12 August 2025 at 13:04

Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e […]

The post Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit appeared first on Reporter.al.

Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

By: redi
8 August 2025 at 16:47

Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025…

Source

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

By: Elva
8 August 2025 at 13:29

Nga Basir Çollaku Pak ditë më parë sekretari amerikan i shtetit. Marco Rubio, në një postim të tij tha se Maduro është jo kreu i shtetit, por kreu i një karteli droge dhe qeveria e tij është qeveria e këtij karteli. Nuk ka vonuar thellimi i këtij qëndrimi amerikan, kur prokurorja e përgjithshme Pam Bond, […]

The post Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?! appeared first on BoldNews.al.

BE-ja përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA-në

By: redi
28 July 2025 at 21:50

Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik. Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë…

Source

Pse JaNa dhe Kenny u ndanë pas ‘Love Island USA’?

By: gaze tare
28 July 2025 at 20:11

Përtej Vilës, disa dashuri nuk zgjasin, dhe duket se ky ishte rasti i JaNa Craig dhe Kenny Rodriguez. Dyshja përfundoi në vendin e tretë në sezonin e 6-të të Love Island USA dhe jeta e tyre në botën reale dukej perfekte deri në fund të korrikut 2025, kur qarkulluan lajme për ndarje dhe thashetheme për tradhti. Atëherë, pse u ndanë JaNa dhe Kenny?

Hollywood Life po zbulon më poshtë gjithçka që dimë deri më tani rreth ndarjes së Kenny-t dhe JaNa-s.

A u ndanë vërtet JaNa Craig dhe Kenny Rodriguez?

Po, sipas shumë mediave, JaNa dhe Kenny u ndanë pas një viti lidhjeje.

A e hoqën Kenny dhe JaNa nga ndjekja e njëri-tjetrit në Instagram?

Po, fansat besnikë të ish-çiftit vunë re se JaNa dhe Kenny i hoqën emrat e njëri-tjetrit nga biografitë e tyre përkatëse në Instagram dhe nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Ndryshimi dukej i papritur, pasi Jana dhe Kenny sapo kishin postuar foto me njëri-tjetrin në internet.

Në kohën e publikimit, Kenny ende ka foto me Janën në llogarinë e tij. Sa i përket Janës, ajo ka hequr pothuajse çdo gjurmë të Kenny-t nga faqja e saj.

The post Pse JaNa dhe Kenny u ndanë pas ‘Love Island USA’? appeared first on iconstyle.al.

Ambasada e Amerikës në Tiranë: 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit marrin pjesë në kursin e DASH

By: redi
25 July 2025 at 19:00

Ambasada e Amerikës në Tiranë, bën me dije se 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit, morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore në Macintosh”. Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës për Antiterrorizmin të Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës. Postimi i plotë Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në…

Source

Avokati Musa thotë se Ministria e Drejtësisë po punon në favor të ZPS-së, e jo për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

24 July 2025 at 19:39

Avokati Skënder Musa ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka ndryshuar udhëzimin administrativ që më herët lejonte sigurimin e fondeve shtesë për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykimin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas tij, fshirja e nenit 11 nga udhëzimi administrativ, nen që mundësonte kërkesa për buxhet shtesë në raste të veçanta, ka rrezikuar seriozisht cilësinë e mbrojtjes në fazën më kritike të procesit.

“Është e tmerrshme që një pushtet shqiptar në Kosovë, një ministri e Drejtësisë që udhëhiqet prej një shqiptari e largon nenin nga udhëzimi administrativ që duhet të paguhen edhe pagesa shtesë që i kërkon mbrojtja në një proces kaq të rëndësishëm për Kosovën. Dhe në këtë fazë që është vendimtare për që të paraqitet mbrojtja më efikase. Është e pamundshme që çdo ekip tjetër të përgatit në fazën përfundimtare të procesit. Dhe të jetë efektive mbrojtja ashtu e siç ka qenë mjaftë e ashpër Prokuroria Speciale në raport me të akuzuarit dhe me mbrojtjen. Dhe në çdo pikë prokurorët special e kanë shfrytëzuar që mbrojtja të duket sa më e dobët”, ka thënë Musa.

Musa ka shtuar se përgjegjësia për këtë situatë bie drejtpërdrejt mbi Ministrinë e Drejtësisë, duke i fajësuar se “kanë punuar në favor të Prokurorisë Speciale dhe jo në favor të mbrojtjes”.

“Pa asnjë dyshim konsideroj që Ministria e Drejtësisë, personat përgjegjës prej ministri deri personat përgjegjës që janë për financa kanë punuar në favor të prokuroria speciale dhe jo në favor të mbrojtjes’”, ka thënë Musa.

The post Avokati Musa thotë se Ministria e Drejtësisë po punon në favor të ZPS-së, e jo për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Finalja e Love Island USA : Zbuloni se cili çift fitoi sezonin 7

By: gaze tare
14 July 2025 at 08:40

Fituesit e rinj të Love Island USA janë kurorëzuar.

Të dielën, më 13 korrik, sezoni i 7-të i serialit të famshëm Peacock përfundoi dhe fituesit u shpallën nga prezantuesja Ariana Madix.

Në përfundim, u zbulua se Amaya Espinal dhe Bryan Arenales morën më shumë vota dhe u shpallën fitues të sezonit 7. Nic Vansteenberghe dhe Olandria Carthen dolën të dytët, Huda Mustafa dhe Chris Seeley u renditën të tretët dhe Iris Kendall dhe Pepe Garcia-Gonzalez u renditën të katërtit.

Kur erdhi puna për të vendosur se kush do ta merrte çmimin prej 100,000 dollarësh, Bryan i lejoi Amayas të zgjidhte zarfin e parë nga Madix, i cili nuk përmbante asnjë dollar. Pasi Bryan hapi zarfin prej 100,000 dollarësh, ai pranoi ta ndante çmimin në mënyrë të barabartë me Amayan.

I gjithë kasti u hodh në pishinë për të shënuar natën e fundit të verës së tyre të paharrueshme në Fixhi.

The post Finalja e Love Island USA : Zbuloni se cili çift fitoi sezonin 7 appeared first on iconstyle.al.

Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën

By: gaze tare
12 July 2025 at 18:14

Rusia ka lëshuar një tjetër valë sulmesh me raketa dhe dronë në disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën dy persona dhe plagosur mbi 10 të tjerë. Më të goditurat ishin qytetet perëndimore si Çernivtsi, Lviv, Lutsk dhe Harkiv.

Sipas forcave ajrore ukrainase, janë rrëzuar 319 nga 597 dronët e lëshuar dhe 26 nga 27 raketat. Dy viktimat janë një grua 26-vjeçare dhe një burrë 43-vjeçar, të vrarë në Çernivtsi pranë kufirit me Rumaninë.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një “deklaratë të madhe për Rusinë” më 14 korrik. Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump është shprehur i vendosur për t’i dhënë fund luftës që nisi në shkurt 2022.

Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se “lufta nuk ndalet me sinjale, por me forcë”, duke kërkuar më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë nga Perëndimi.

The post Rusia sulmon sërish Ukrainën, Trump premton “deklaratë vendimtare” për Moskën appeared first on iconstyle.al.

Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Rahovecin

9 July 2025 at 14:39

Chris Seeley është kthyer në një nga emrat më të përfolur të sezonit të shtatë të “Love Island USA”, për shkak të lidhjes së tij me Huda Mustafa.

Çifti është në qendër të vëmendjes me romancën e tyre plot pasion, tensione dhe befasi, duke pushtuar rrjetet sociale.

Por ajo që shumica e fansave nuk e dinë është se para se të hynte në vilën e dashurisë, Chris ka pasur një kapitull të veçantë në karrierën e tij – pikërisht në Kosovë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Ai ka luajtur për një sezon të plotë me klubin e basketbollit të Rahovecit në Superligën e Kosovës.

Performanca e tij në fushë është ende e ruajtur në arkivat e klubit dhe në postimet e tij personale, ku ka ndarë kujtime nga jeta në Rahovec.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Sot, me mbi 220 mijë ndjekës në Instagram, Chris është një nga konkurrentët më me ndikim në këtë sezon të reality-shout.

Ndërkohë lidhja e tij me Huda, një influencuese e njohur dhe nënë beqare, ka lindur gjatë fazës “Casa Amor” dhe ka vazhduar me emocione të forta, puthje të zjarrta dhe debate të ashpra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Publiku shqiptar, këtë herë, e ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dramën që po pushton ekranet në ShBA, marrë parasysh kohën që kaloi në vendin tonë. /Telegrafi/

Chris në KB Rahoveci

The post Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Rahovecin appeared first on Telegrafi.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

BRUKSEL – Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën

BRUKSEL, 3 korrik /ATSH-LUSA/ – BE-ja duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Kremlinin me më shumë sanksione, pasi nuk ka asnjë tregues se Rusia është e gatshme të negociojë një armëpushim që synon paqen në Ukrainë, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një intervistë me agjencinë portugeze të lajmeve, LUSA, në kontekstin e gjashtë muajve të tij të parë në detyrë.

”Rusia ka refuzuar një armëpushim, Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet në nivel të lartë në përpjekjet për negociata dhe në fakt, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës, prandaj, nuk duket se Rusia ka ndonjë prirje për të negociuar paqen”, thotë Costa.

Duke shënuar gjashtë muajt e parë në detyrë si kreu i institucionit që bashkon krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, ish-kryeministri portugez thekson se ”idealisht, lufta nuk do të kishte filluar kurrë. Skenari i dytë më i mirë do të ishte që ajo të mbaronte në një moment, [por] realiteti është se, pavarësisht gjithë mbështetjes që i kemi dhënë përpjekjeve të presidentit [Donald] Trump për të ndërmjetësuar paqen, këto përpjekje nuk kanë pasur asnjë përgjigje nga pala ruse”.

Në një kohë kur BE është gati të miratojë paketën e saj të 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, Costa thotë se blloku duhet ”jo vetëm të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, por […] të rrisë presionin mbi Rusinë”.

Kjo paketë e re masash kufizuese – e cila do të përfshijë lista të reja të subjekteve dhe individëve që i nënshtrohen sanksioneve, përpjekje të shtuara kundër flotës në hije ruse, që transporton naftë dhe kufizime të zgjeruara në sistemin bankar rus, është, sipas Costas, në fazat e saj të fundit dhe do të koordinohet “me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

”Kjo duhet të jetë një përpjekje globale presioni për të qenë efektive”, argumenton ai.

Pavarësisht luftës së vazhdueshme, Costa këmbëngul se sanksionet e BE-së po funksionojnë, duke treguar gjendjen “shumë të dobësuar” të ekonomisë ruse.

Më 1 dhjetor 2024, Antonio Costa filloi mandatin e tij dyvjeçar e gjysmë si president i Këshillit Evropian, duke u bërë socialisti i parë dhe portugezi i parë që mbante këtë rol.

Ai e kaloi ditën e tij të parë në detyrë në Kiev, duke riafirmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, BE-ja ka ofruar 138,2 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës dhe është gati të kontribuojë me 30,6 miliardë euro në ndihmë financiare në vitin 2025./  a.jor.

The post BRUKSEL – Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes

25 June 2025 at 21:27

Me një fjalim të përzemërt dhe plot vendosmëri, Dr. Përparim Ramusa ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Shtimes, duke hyrë kështu në garën zgjedhore me mbështetjen e Kryesisë së Degës së PDK-së në Shtime dhe një numri të madh qytetarësh të komunës.

Përparim Ramusa, ka marrë mbështetje të fuqishme edhe nga niveli qendror i Partisë Demokratike të Kosovës, duke marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e kryesisë në mënyrë unanime.

Ramusa është mjek specialist dhe bir i një minatori.

Ai ka theksuar se është i motivuar nga ndjenja e obligimit për të kthyer dijen dhe përkushtimin e tij në të mirë të qytetit që e ka rritur dhe formuar..

 

“Sot, me nder dhe përgjegjësi të plotë, shpall zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Shtimes”, ka thënë Dr. Ramusa në deklaratën e tij, duke theksuar përkushtimin për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, bazuar në përvojën e tij profesionale dhe vlerat familjare.

Ai falënderoi qytetarët që i kanë besuar këtë detyrë, duke thënë se gjithmonë ka dëgjuar zërin e tyre me përulësi dhe se këtë do ta bëjë edhe në rrugëtimin e tij politik

“Shtimja meriton një udhëheqje që dëgjon, që vepron me mendje të kthjellët dhe zemër të hapur. Unë jam gati, dhe bashkë me ju, DO TË FITOJMË!”, u shpreh kandidati i PDK-së, duke përmbyllur mesazhin e tij me moton: “Për Shtimen që e duam!”.

The post Dr. Përparim Ramusa shpall kandidaturën për Kryetar të Komunës së Shtimes appeared first on Telegrafi.

❌
❌