Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij. Pjesë nga intervista: Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë? […]
Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani ka folur me sinqeritet për ndjenjat e tij lidhur me historinë e ndihmës që i dha këngëtares Parashqevi Simaku, duke pranuar se gjithë kjo vëmendje ka ndikuar edhe në perceptimin e publikut për figurën e tij.
Në një intervistë gjatë pushimeve në jug të vendit për emisionin “Pushime on Top”, Ilirjani u shpreh se pavarësisht krenarisë për Parashqevinë, ka ndjerë një lloj “xhelozie”, pasi publiku e lidh tashmë vetëm me këtë rast dhe jo me pjesën tjetër të karrierës së tij.
“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim. Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj. Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.
Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani u vlerësua nga publiku për ndihmën që i dha këngëtares Parashqevi Simaku në ditët më të vështira të saj. Shqiptarët ndoqën me interes në fund të vitit të kaluar rastin e këngëtares që vitet e fundit i kishte kaluar në një stacion metroje në New York, ndërkohë që biznesmeni shqiptar ishte ndër ata që e ndihmuar t’i kthehej normalitetit.
Por kjo histori duket se e ka lodhur disi Ilirjanin, pasi sikurse thotë, shqiptarët e pyesin vetëm për Parashqevinë. Në një intervistë për “Pushime on Top”, teksa po pushon në jug në vendit, Ilirjani tha se ‘ndihet pak xheloz’.
“Me rastin e Parashqevi Simaku, nuk e dija që kishte marrë dhenë. Ishte bërë një histori kombëtare. Dhe tani kur dal në rrugë, më pyesin për Parashqevinë, gjë që është shumë e mirë se unë atë e dua fort, e kam si mamin tim.
Por, më vjen edhe pak keq, ndihem pak xheloz. Unë jam krenar për Parashqevinë, jam krenar për çfarë kemi bërë bashkë për përmirësimin e saj.
Por, ajo që më shqetëson është që mos ndoshta kjo mbivendosje kaq e madhe, ma ka sfumuar pak karrierën mua. Kjo është hera e parë që e them. Nuk është xhelozi më shumë se sa është një merak për karrierën time. Çfarë duhet të bëj unë tani që shqiptarët të vendosin në plan të dytë shpëtimin e Parashqevi Simakut”, u shpreh Ilirjani.
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike-ASHM, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë në rrjetet soicale lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
Ilirjani ka ka shpërndarë një foto që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë qarqet në veri që kanë votuar PD-në. Kandidatja në fund të postimit shkruan se i vjen turp që është me origjinë nga jugu.
“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Ilirjani.
“Më vjen turp që jam nga jugu”, kështu është shprehur kandidatja e PD për Tiranën, Julia Ilirjani.
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Julia Ilirjani kandidoi për Partinë Demokratike në Qarkun e Tiranës ku deri në këto momente ku janë dhe 61 kuti pa numëruar ka fituar vetëm 70 vota.
Aktorja e revoltuar ka ndarë një fotografi ku veriu, konkretisht Shkodra, Kukësi dhe Lezha janë “burra” ndërsa pjesa tjetër e vendit “dele”.
“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco” – shkruan Julia Ilirjani.
Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku tashmë prej disa muajsh e rikthyer nga jeta në rrugë në një apartament komod, nuk harron as të këndojë.
Ajo një javë më parë ka publikuar edhe projetin e saj muzikor ndërsa pak orë më parë Elton Ilirjani ka publikuar disa video ku shihet që Parashqevia këndon këngët shqiptare sikurse dy dekada më parë.
Në një nga InstaStoryt e biznesmenit shqiptar Parashqevia dëgjohet të këndojë këngën “Ky Marak” në ditëlindjen e fotografit të mirënjohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berishës.
Eltoni krahas video shkruan për Parashqevinë: Krenare për ty “Mama”, Nëna ime është me e mirë se e jotja.
Pas pjesëmarrjes në Big Brother, Julia Ilirjani është në garë për deputete. Ajo thotë se ka marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Ajo është në listën e hapur të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. “Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj “Echoes From Iliria”, i publikuar në vitin 2006, dhe vjen me një mesazh të fuqishëm artistik e emocional.
Teksti i këngës “Dashuria” është i bazuar në poezinë e shkrimtarit të njohur Andon Zako Çajupi, duke i dhënë asaj një dimension të veçantë artistik.
Foto: Screenshot/YouTube
Muzika është krijuar nga një bashkëpunim mes Robert Nolfe, Parashqevi Simaku dhe Dileo, ndërsa producent i projektit ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, Robert Nolfe.
Ky videoklip vjen pas një periudhe të vështirë për Parashqevinë, e cila kaloi vështirësi të mëdha financiare dhe u gjend në një situatë të pasigurt si e pastrehë.
Foto: Screenshot/YouTube
Megjithatë, rikthimi i saj është bërë i mundur edhe falë ndihmës së Elton Ilirjanit, i cili e mbështeti atë në momentet e saj më të vështira dhe e ndihmoi të rikthehej në muzikë.
Publiku e ka pritur me shumë emocion këtë rikthim të Parashqevi Simakut, një prej zërave më të veçantë të muzikës shqiptare.
Foto: Screenshot/YouTube
Dashamirësit e saj kanë komentuar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për rikthimin e saj pas një mungese të gjatë.
Megjithatë, ka pasur edhe keqkuptime lidhur me këngën “Dashuria”, pasi disa ndjekës nuk ishin në dijeni se kënga është realizuar fillimisht në vitin 2006 dhe jo një krijim i ri.
Pavarësisht gjithçkaje, ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtares dhe përbën një dëshmi të forcës dhe pasionit të saj për muzikën. Publiku vazhdon ta mbështesë dhe ta presë me padurim çdo projekt të ri nga ajo. /Telegrafi/
Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani, i cili i ka qëndruar pranë këngëtares legjendare Parashqevi Simaku në muajt e fundit të rehabilitimit të saj, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.
Ai zbuloi se shumë biznesmenë të njohur shqiptarë, të cilët fillimisht ofruan ndihmë financiare për artisten, nuk e mbajtën premtimin e tyre.
Ilirjani theksoi se përveç Kadri Morinës dhe atyre që kontribuuan përmes platformës GoFundMe, askush tjetër nuk e ndihmoi vërtet Simakun. Ai shprehu zhgënjimin e tij për ata që, sipas tij, përdorën këtë çështje vetëm për vëmendje mediatike.
“Përveç Z. Kadri Morina, askush tjetër nuk e ka ndihmuar ose atyre që kanë dhënë në GoFundMe. Askush përveç meje dhe Elvirës. Kanë qenë thjesht për të marrë klikime, për të dalë në media si disa biznesmenë të tjerë, asnjë dollar. Madje edhe drejtues organizatash shqiptare në New York, na morën, na përdorën, kënduan, kërcyen, na çuan në restorante dhe nuk na dhanë asnjë dollar”, deklaroi Ilirjani.
Parashqevi Simaku tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar, kur u bë e ditur se ajo ishte duke jetuar në rrugë, e pastrehë, në SHBA.
Gjendja e saj e rënduar u dokumentua nga një emision amerikan, duke nxitur një valë reagimesh dhe mbështetjeje nga diaspora dhe shqiptarët kudo në botë.
Pavarësisht premtimeve të shumta, duket se ndihma reale për Simakun ka ardhur vetëm nga një grup i vogël njerëzish, të cilët e kanë mbështetur atë pa bujë mediatike. /Telegrafi/
Elton Ilirjani ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku foli në lidhje me historinë e Parashqevi Simakut. Ikona e muzikës shqiptare shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ëndërr të madhe për Hollivudin, por atje dështoi. Ilirjani tregon arsyen pse.
“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Hollivud, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollivud”, tha ai.
Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.
“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.
Por jo të gjitha gjërat që Ilirjani di për Simakun thuhen.
“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”, u shpreh ai./tvklan.al
Elton Ilirjani zbuloi në emisionin “Opinion” të pathënat e historisë së Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet pas shumë vitesh në SHBA. Ai tregoi se ka pasur shumë persona që kanë tentuar ta godasin atë për t’i shkatërruar karrierën.
Po ashtu, ai tha se ka pasur edhe ka pasur pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit që e kanë ndjekur për shkak të fiksimit seksual ndaj saj.
Elton Ilirjani: Kur lançoi albumin “Equos From Illyria” me një label të rëndësishëm amerikan filloi goditja sërish nga këta persona që po e përndiqnin që nga Shqipëria për t’i shkatërruar karrierën. Arsyet janë të shumta. E para njëherë është xhelozia. E dyta sapo kishte filluar në Shqipëri tutorizmi i vajzave të bukura ku ajo nuk zgjodhi që të ishte pjesë. Ku filluan dëshirat për t’i treguar vajzat e bukura për t’i sjellë në një treg të etur seksualisht, ku ajo nuk pranoi. Tjetra ishte dhe fiksimi që mund të kenë pasur njerëz me pushtet të asaj kohe sidomos të Sigurimit ku ajo nuk i njihte fare.
Blendi Fevziu: Kishin fiksim seksual?
Elton Ilirjani: Po
Blendi Fevziu: Ndaj saj?
Elton Ilirjani: Ndaj saj.
Blendi Fevziu: Dhe e kanë përndjekur?
Elton Ilirjani: Dhe e kanë përndjekur. Patjetër kanë pasur disa persona që pas viteve ’90 u rikthyen sërish në pozicionet që kishin dhe ishin përsëri pjesë e Sigurimit të Shtetit të cilët e përndiqnin dhe udhëtonin në SHBA. Ajo nuk i njihte fare./Tvklan
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Julia Ilirjani synon t’i futet politikës, pasi kandidon për deputete, teksa është pjesë e listës së hapur në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, e pyetur se pse vendosi të kandidojë për deputete, Julia Ilirjani tha se ka […]
Në një intervistë për “Live From Tirana’, aktorja Julia Ilirjani foli në lidhje me kandidaturën e saj në listën e PD, por jo vetëm.
Teksa u pyet pse zgjodhi Berishën dhe jo Ramën aktorja e cilëson kryeminstrin e vendit si një fodull që nuk di të bëjë asgjë.
Biseda mes tyre:
Julia: Erdhi fare natyrshëm. Unë nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë. Kam marrë gjithmonë informacion se çfarë ndodh në politikë. Kur u futa në “BBV” u futa për të bërë një lojë timen. E gjeta veten që me etiketuan si një person që isha për të dhënë mesazhe. Mendoj që kjo ka filluar idenë ta shfaq veten time në gjithë dimensionin tim.
Pse me Partinë Demokratike?
Julia: Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende… Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Çfarë do i thoshte Edi Ramës?
Julia: E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bërë, as politikën s’po e bën. Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj.
Në një intervistë për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktorja e njohur Julia Ilirjani foli në lidhje me kandidaturën e saj në listën e PD, por jo vetëm.
Teksa u pyet pse zgjodhi berishën dhe jo Ramën aktorja e cilëson kryeminstrin e vednit si një fodull që nuk di të bëjë asgjë.
Julia: Erdhi fare natyrshëm. Unë nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë. Kam marrë gjithmonë informacion se çfarë ndodh në politikë. Kur u futa në “BBV” u futa për të bërë një lojë timen. E gjeta veten që me etiketuan si një person që isha për të dhënë mesazhe. Mendoj që kjo ka filluar idenë ta shfaq veten time në gjithë dimensionin tim.
Pse me Partinë Demokratike?
Julia: Rinia e viteve ’90 jemi blu. Unë e besoj që PD do kthehet dhe mendoj që është e domosdoshme. Shqipëria po kthehet ne diktaturë. Çdo lider që rri kaq gjatë dhe pretendon të rrijë ende… Unë në Shqipëri shoh prindër që duan t’i çojnë fëmijët jashtë. Intelektualëve të Shqipërisë nuk i del rroga. Të gjithë njerëzit në Tiranë janë të ngrysur. Njerëzit duhet të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
Çfarë do i thoshte Edi Ramës?
Julia: E kam injoruar Ramën që në shkollë. Ka qenë gjithmonë fodull. Tërhiqu se na lodhe as pikturën s’e bërë, as politikën s’po e bën. Unë do të ftoj artistët, gratë, komunitetet. Egla Cenon do ta ftoj të japë mendimet e saj.
Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja Parashqevi Simaku po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock.
Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip.
“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.
Shërimi dhe rehabilitimi i Parashqevi Simakut po sjellin efekte pozitive edhe në karrierën e saj. Biznesmeni Elton Ilirjani i cili ka raporte të afërta me artisten, ka njoftuar se ajo po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G […]
Elton Ilirjani ka ndarë një lajm të mirë për artisten Parashqevi Simaku. Përmes një InstaStory, ai ka treguar se Simaku tashmë po menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”-shkruan ai, duke na treguar se artistja është rikuperuar, e se po ndjek online çdo gjë që thuhet për të.
Rikujtojmë se Parashqevia qëndroi për tre javë në psikiatri, aty ku mori veten pas traumave të shumta që kaloi përgjatë viteve në Amerikë.
Artistja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte e shtruar prej më shumë se 1 muaji. Lajmin e ka bërë me dije biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka shpërndarë disa pamje të këngëtares në rrjetet sociale dhe shkruan “Ia dolëm” dhe […]