Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore

By: Oldi
15 July 2025 at 12:20

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqsore përballë gazetarit Bledian Koka dhe producentit të emisionit investigativ “Piranja”. Veliaj ka munguar në seancë me justifikimin mjekësor se ka “marrje mendsh”. Përshkak të mungesës së Veliajt seanca e pajtimit u shty për shkak të mungesës së paditësit Erion Veliaj dhe avokatit […]

The post Padia ndaj gazetarit dhe “Piranjave”, Veliaj nuk paraqitet në gjyq për shkaqe shëndetësore appeared first on BoldNews.al.

ITALI – Saviano në lot pas dënimit me burg të një bosi të mafias: Ata më vodhën jetën!

ROMË, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Francesco Bidognetti, bosi i organizatës mafioze ”Casalesi” u dënua me një vit e gjysmë burg për kërcënimin ndaj shkrimtarit të njohur antimafia, Roberto Saviano.

Kërcënimet e Bidognettit e kishin detyruar Savianon të vihej nën mbrojtje policore.

Bosi i ”Casalesi” u ridënua, së bashku me një avokat, për kërcënime të reja kundër shkrimtarit si dhe kërcënime të reja kundër gazetares antimafia Rosaria Capacchione.

Libri i Savianos ”Gomorra” shndërrua në film në vitin 2008 që fitoi çmimin e dytë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2009 dhe më vonë krijoi një serial televiziv me sukses ndërkombëtar.

Bidognetti dhe bosët e tjerë të ”Casalesi” po vuajnë tashmë dënime me burgim të përjetshëm për vrasje dhe krime të tjera të mafias. Familja e merr emrin nga baza e saj në Casal di Principe në veri të Napolit.

Saviano, 45 vjeç, i përlotur, përqafoi avokatin e tij pas dënimit dhe u tha gazetarëve se “ata më vodhën jetën”.

Një britmë çliruese mes duartrokitjeve për një odise 16-vjeçare.

Kështu e përshkroi Roberto Saviano të gjithë kohën që kaloi pas shpalljes së kërcënimeve të drejtuara kundër tij dhe gazetares Rosaria Capacchione, direkt nga brenda një salle gjyqi në vitin 2008, nga bosi i ”Casalesi”-t, Francesco Bidognetti, dhe avokatit të tij mbrojtës, Michele Santonastaso.

Dhe lotët nga shkrimtari napolitan shprehin emocionin e justifikimit, ndoshta për të gjithë shtypin, për hapin e ri përpara të bërë nga drejtësia.

Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur, duke mbështetur dënimet me një vit e gjysmë burg për udhëheqësin e klanit (i mbajtur tashmë në kushte të ashpra burgu që nga viti 1993) dhe një vit e dy muaj për avokatin e tij.

“Më vodhën jetën”, komentoi Saviano, i cili, pasi u lexua vendimi, përqafoi me lot në sy avokatin e tij, Antonio Nobile, ndërsa duartrokitjet shpërthyen nga salla e gjyqit pas tyre.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet gjyq nuk janë fitore për askënd”, shtoi ai.

“Ata shënjestruan ata që raportuan mbi pushtetin kriminal. Dhe ata nuk sulmuan politikën, por gazetarinë, duke lënë të kuptohet se do t’i mbanin gazetarët – dhe emri im dhe ai i Rosaria Capacchione u përmendën – përgjegjës për dënimet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në një sallë gjyqi askund në botë”, shpjegon Saviano, i cili ka qenë nën mbrojtjen e policisë që nga viti 2006 për shkak të kërcënimeve nga klani ”Casalesi”./  a.jor.

 

The post ITALI – Saviano në lot pas dënimit me burg të një bosi të mafias: Ata më vodhën jetën! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Zbulohet lëvizja ligjore e Brad Pitt ndaj Jolie për kantinën

By: user 10
10 July 2025 at 16:13

Brad Pitt ka bërë një lëvizje të re ligjore ndaj Angelina Jolie përpara nisjes së gjyqit të shumëpërfolur për pronësinë e kantinës së verës Château Miraval në Francë.

Aktori  ka kërkuar nga gjykata të detyrojë përfaqësuesin e Stoli Group, Alexei Oliynik, të dorëzojë komunikimet e tij me Jolie dhe të paraqitet për një dëshmi zyrtare.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, Pitt pretendon se ka tentuar disa herë të bashkëpunojë me Oliynik, por pa sukses. Ai akuzon Stoli Group për shmangie të qëllimshme nga procesi ligjor dhe kërkon që dëshmia të zhvillohet në mënyrë virtuale nga vendi ku ndodhet Oliynik, duke hedhur poshtë pretendimin se ai nuk mund të udhëtojë në Kaliforni.

Pitt dhe Jolie e blenë kantinën Miraval gjatë marrëdhënies së tyre, por pas ndarjes, Jolie e shiti aksionin e saj tek Stoli Group — një veprim që Pitt e ka cilësuar si “hakmarrës” dhe i motivuar nga konfliktet e brendshme mes tyre.

Në dokumentet e paraqitura më 30 qershor, aktori pretendon se Alexei Oliynik ka vepruar me urdhër të CEO-së së Stoli Group, Yuri Shefler, duke e konsideruar atë një nga dëshmitarët kyç të këtij procesi gjyqësor.

“Ky veprim nuk është vetëm për Oliynik, por për gjithë Stoli Group,” tha një burim për Page Six. “Ata kanë shmangur në mënyrë të përsëritur procedurat ligjore dhe kanë refuzuar të bashkëpunojnë me drejtësinë.”

Gjyqi për kantinën ende nuk ka një datë të caktuar, ndërsa beteja ligjore mes ish-çiftit të njohur vazhdon.

Pitt dhe Jolie filluan lidhjen në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2014. Ata u ndanë në vitin 2016 dhe përfundimisht finalizuan divorcin në dhjetor 2024, pas një beteje ligjore 8-vjeçare. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku.

The post Zbulohet lëvizja ligjore e Brad Pitt ndaj Jolie për kantinën appeared first on Lapsi.al.

Debat i ashpër në sallën e gjyqit mes Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait…

By: V K
4 July 2025 at 12:31
Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ka nisur seanca në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

DEBATI NE GJYQ:

Plarent Dervishaj: Ke qenë i gatshëm të marrësh pjesë në atentatin e Arjan Ndoj? Ka qenë me dëshirën tënde apo me imponim nga ana ime?

Alibej: Duke e ditur qe nuk e kishte nevojën për mua, ia thash unë. I thash a do të vij dhe unë të marr pjesë? Për vrasjen e prokurorit, jo për Aleksandër Lahon, te nje lokal në Gjir të Lalzit. Duke ditur qe ai nuk ma kishte nevojën, ia thash qe ai të kuptonte që dhe unë po bëja diçka për të. Unë arsyejen nuk e kam ditur kurrë, pse ai donte ta vriste.

Plarent Dervishaj: Ditën që më ke takuar mua, gabohesh në kohë në orë dhe në perdonat qe përmende. Ke bërë bisedë me mua për të vrarë dike në Dubai, Itali, Spanjë? Për tentativat që ke bërë ti për vrarë Franc Çopjan me vëllain..

Alibej: Kolegët e tu të punës?

Plarent Dervishaj: Altin Dumani ti ka dhënë informacionet gabim djalë. Sqarojë ça kolegësh i kam unë këta? Kush ishte arsyeja që mori statusin e të penduarit Erjoni?

Gjykata: Nuk pranohet pyetja.

Debat i ashpër në sallën e gjyqit. Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibej.

Plaurenti: Të ishe trim merrte hakun e te vllait.

Gjykata largon personat nga salla pasi plaurenti e ofendoi rende

The post Debat i ashpër në sallën e gjyqit mes Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt: Të ishte trim merrte hakun e të vëllait… appeared first on Albeu.com.

Prokuroria zbardh abuzimin me taksat/ Dy zyrtarë të Bashkisë Korçë nisin gjyqin për favorizime në ndërtim

30 June 2025 at 15:00

Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Korçё pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zh. B. dhe E.Gj. pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1061, tё vitit 2022, rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.

Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe sbjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.

The post Prokuroria zbardh abuzimin me taksat/ Dy zyrtarë të Bashkisë Korçë nisin gjyqin për favorizime në ndërtim appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati: Dosja “Partizani” do zgjasë, ish-kryeministri do zvarrisë procesin

30 June 2025 at 13:49

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë, Hoxha u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha do e zvarrisë procesin. Hoxha shtoi se Berisha është komod me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, nisur edhe nga mosha e tij, ndaj ka si strategji që ta vonojë procesin.

“Është e drejtë procedurale e zotit Berisha, të paraqitet apo jo, përderisa ka caktuar një avokat. Ishte diçka e pritshme, duhet të presim nga ana e zotit Berisha, një zvarritje të procesit gjyqësor. Mund të vrapojë, por nuk mund t’i fshihet drejtësisë. A kemi një konflikt mes relatores, kërkesa për dorëheqje a do të miratohet? Besoj se do të merret në konsideratë nga zoti Bani. Nëse do të pranohet, do të hidhet çështja sërish në short. Patjetër që do të zgjasë, në kushte krejt normale dhe jo normale për zotin Berisha, që ka zgjedhur strategji për ta vonuar sa më shumë.

Zoti Berisha, duke qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje” nuk ka ngut për të pasur një proces të shpejtë gjyqësor. Krejt e ndryshme është situata për mbrojtjen e zotit Malltezi. Ai ka interes më të madh për ta përfunduar procesin gjyqësor se zoti Berisha. Është komod me masën që ka, mosha e tij e thyer, por edhe përballja me drejtësinë. Gjykimi do marrë formë të prerë kur ta miratojë Gjykata e Apelit. Ky është këndvështrimi im personal.”, theksoi ai.

The post Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati: Dosja “Partizani” do zgjasë, ish-kryeministri do zvarrisë procesin appeared first on Sot News | Lajme.

Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Saraiva në sallën e gjyqit, masa ekstreme sigurie, përballje me 10 dëshmitarë

30 June 2025 at 11:35

Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar si vrasësi me pagesë i biznesmenit Ardian Nikulaj dy vjet më parë në lokalin “Coral” të të ndjerit në Shëngjin, nën motive hakmarrjeje.

Të paktën 10 dëshmitarë do të dëshmojnë në gjykatë, në çështjen penale ndaj portugezit Saraiva.

Paraqitja e tij është bërë me forca të shumta policie dhe masa të forta sigurie, që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kur është paraqitur në godinë (30 qershor).

Portugezi do përballet me dëshmitarët që ka thirrur Prokuroria, e cila thotë se ka prova se ai është autori.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, informon se procesi ndaj tij po vijon me gjykim të zakonshëm, ndërsa vetë i dyshuari i ka mohuar akuzat në mënyrë të përsëritur.

Portugezi u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023 nga Maroku, ku dhe u arrestua dhe ku ishte fshehur pas atentatit, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për ta dorëzuar atë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “vrasja për gjakmarrje” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë në Angli dyshohet se është ekzekutori i Ardian Nikulajat.

Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptar që dyshohet se ka bërë pagesën dhe organizimin për llogari të kushërinjve të tij që kërkonin hakmarrjen dhe katër anglezë, të cilët vëzhgonin lëvizjet e viktimës dhe ia kalonin informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.

Më 7 mars të këtij viti Prokuroria e Lezhës dërgoi për gjykim dosjen. Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e kaluar çështjen për gjykim. Avokati i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani në përfundim të seancës gjyqësore, u shpreh se nuk ka prova që e implikojnë klientin e tij në këtë vrasje.

The post Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj/ Saraiva në sallën e gjyqit, masa ekstreme sigurie, përballje me 10 dëshmitarë appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha dhe Malltezi përballë drejtësisë/ Sot seanca e parë gjyqësore për aferën ‘Partizani’

30 June 2025 at 07:57

Nis sot përballja e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi me drejtësinë për dosjen “Partizani”. Sot, në orën 10:00, në GJKKO zhvillohet seanca e parë e procesit në themel.

Sali Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë përballën për herë të parë në bankën e të akuzuarve si të pandehur në një proces penal. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë apo jo i pranishëm në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët. Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues.

Asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar çka do të thotë që do të jetë një proces i gjatë.

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina të cilët do të përballen me drejtësinë në lidhje me akuzat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha do te gjykohet për akuzën e Korrupsionit Pasiv të zyrtareve të lartë. SPAK pretendon se në cilësinë e kryeministrit, ai favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi në përfitimin e pronës.

Berisha është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij, në masën e “arrestit në shtëpi”. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

The post Berisha dhe Malltezi përballë drejtësisë/ Sot seanca e parë gjyqësore për aferën ‘Partizani’ appeared first on Sot News | Lajme.

Debati në gjyq/ Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty? Arjan Ndoj përplaset me Plarent Dervishajn: Je trim ti…

By: V K
27 June 2025 at 13:42

Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, të ndodhur disa vite më parë.

Dervishaj e pyet Ndojën nëse ka informacione që ka qenë ai që e ka dhënë porosinë për ta vrarë.

Ndërkohë Ndoja i thotë me se po e shikon në sy për të zbuluar të vërtetën, teksa me ironi shton ‘je trim i madh ti’.

Nga ana tjetër, Dervishaj i thotë se nëse do të mendonte se Ndoja do të kishte gisht në atentatin ndaj tij, të ndodhur 4 muaj para se të ndodhte atentati ndaj ish-prokurorit, ai nuk do e kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.

Kujtojmë se më herët Ndoja deklaroi se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte shqetësime vetëm nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.

Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:

Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.

A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?

Ndoj: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.

Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.

Ndoj: E shoh, je trim ti.

Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?

Ndoj: Cilin atentat?

Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.

Ndoj: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.

The post Debati në gjyq/ Mos kam marrë porosi nga Braçe për të të vrarë ty? Arjan Ndoj përplaset me Plarent Dervishajn: Je trim ti… appeared first on Albeu.com.

Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual

By: gaze tare
26 June 2025 at 21:44

Prokurorja Christy Slavik i tha jurisë se nëse gjykata gjen vetëm një rast ku Diddy përdori forcë, mashtrim ose kërcënim për trafik seksual, atëherë ai duhet të shpallet fajtor.

Slavik sqaroi se nuk po pretendojnë që të gjitha marrëdhëniet seksuale të Diddy-t me ish-partneret Cassie Ventura dhe “Jane” janë trafikim seksual, por nëse vetëm një prej tyre ishte me përdorim të dhunës ose manipulimit, kjo mjafton për dënim.

Sa i përket “Jane”-it, prokurorja përmendi tre raste:

1.Shtator 2023 – Diddy e mashtroi “Jane”-in duke i premtuar një fundjavë me shëtitje dhe darka romantike në New York, por në fakt i organizoi marrëdhënie seksuale me eskorta pa dijeninë e saj.

2.Tetor 2023 – “Jane” i shkroi mesazh Diddy-t se nuk dëshironte më marrëdhënie të tilla, duke thënë: “Nuk jam një kafshë, nuk jam aktore porno.” Por disa ditë më pas, ajo kishte marrëdhënie me dy eskorta dhe u detyrua të kishte edhe me një të tretë.

3.Qershor 2024 – Pas një sherri të dhunshëm në shtëpinë në Los Anxhelos, Diddy përdori kërcënimin e ndalimit të pagesës së qirasë për ta detyruar “Jane”-in të kishte marrëdhënie me një eskortë, të cilin e ftoi ai vetë përmes telefonit të saj.

Prokurorja theksoi se këto prova tregojnë përfshirjen e Diddy-t në trafik seksual me forcë dhe manipulim.

The post Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual appeared first on iconstyle.al.

Çështja ndaj Diddy, tërhiqen akuzat për rrëmbim dhe trafikim

By: gaze tare
25 June 2025 at 18:49

Një ditë para argumenteve përmbyllëse të gjyqit të Diddy-t në New York, prokurorët janë tërhequr nga disa prej dëshmive kyçe gjatë gjyqit; konkretisht nga akuzat për rrëmbim, tentativë për zjarrvënie dhe ndihmë ose mbështetje në trafikimin seksual.

Në realitet, duket se prokurorët ndiejnë se nuk kanë arritur të provojnë që Diddy ka rrëmbyer ish-punonjësen Capricorn Clark (e cila pretendohet se u dërgua në një magazinë dhe iu nënshtrua një testi me detektor gënjeshtre për të vërtetuar nëse kishte vjedhur bizhuteritë e Diddy-t), dhe gjithashtu Cassie-n (e cila supozohet se u mbajt kundër dëshirës së saj në një hotel në Londër).

Më befasuese ende, prokurorët nuk do të ndjekin më pretendimin se Diddy dogji makinën e Kid Cudi-t nga xhelozia. Gjatë gjyqit, prokurorët nuk arritën ta lidhin drejtpërdrejt Diddy-n me zjarrin. Të dyja këto akuza lidhen me akuzën më të madhe për krim të organizuar. Megjithatë, nuk janë hequr të gjitha akuzat për trafikim seksual, vetëm disa pjesë të tyre, specifikisht ndihma dhe mbështetja në trafikim.

Në letër, prokurorët kërkojnë gjithashtu që jurisë t’i thuhet se fakti që gratë (Cassie dhe një tjetër e identifikuar si Jane) kishin dhënë më parë pëlqim për akte seksuale nuk do të thotë se pëlqimi nuk mund të tërhiqet më vonë.

Gjithashtu, prokurorët theksojnë se pagesa e marrë nga një grua (Jane) nuk përjashton mundësinë që ajo të ketë qenë e detyruar të punojë (lidhur me trafikimin seksual).

Në fund, prokurorët duan që juria të kuptojë se nuk është e nevojshme të ketë pasur detyrim fizik apo akte seksuale me pagesë për të provuar se ka pasur detyrim në trafikimin seksual.

The post Çështja ndaj Diddy, tërhiqen akuzat për rrëmbim dhe trafikim appeared first on iconstyle.al.

Çudia! Del nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat: Duhet seancë tjetër…

By: Oldi
24 June 2025 at 21:55

Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Një qytetar ka kryer dy vitet e burgimit, masë kjo e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, por nuk i sekuestrohen 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Më datë 27 maj 2025 del nga burgu e të […]

The post Çudia! Del nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat: Duhet seancë tjetër… appeared first on BoldNews.al.

Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard Dukën: Do ta vras

By: user 8
24 June 2025 at 17:49

Gjyqi për grupin e strukturuar kriminal që akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ku i akuzuari kryesor është Leonard Duka, u shoqërua me debate, tensione e kërcënime. “S’të fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras! Më fute djalin në dhe”, është dëgjuar të thotë nëna e Santiago Malkos mes lotësh, ndërsa stafi i sigurisë e nxori atë nga salla. Në këtë seancë, pritej dëshmia e babait të Leonard Dukës, Muhamet Duka, por ai nuk u paraqit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërkohë, Leonard Duka ka dhënë dëshminë e tij, duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij

“Nuk kam patur Sky Ecc. Nuk ia kam idenë ç’janë këto kode. Nuk kam patur asnjë kontakt me ndonjë person me SKY Ecc. Nuk jam unë personi në foto. Ervis Martinajn e kam takuar por nuk kam patur komunikime të tjera me të. Babai im nuk ka patur asnjë problem” – tha Duka në gjyq.

SPAK pretendon të kundërtën ku thotë se një nga shkëndijat e përplasjeve mes grupeve kriminale ka qenë pikërisht dhunimi i babait të Leonard Dukës. Ndërkohë që dërgoi në gjykatë, dhjetra fashikuj me biseda të SKY EC, ku Duka komunikonte me Martinajn rreth mosmarrëveshjeve në biznes deri edhe në plane vrasjesh në dëm të njëri-tjetrit.

Prokuroria ka dorëzuar prova të reja në dosje, duke përfshirë edhe komunikime të zbardhura në “Sky EÇ”, që sipas saj përforcojnë lidhjet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.  Seanca u shty për një datë tjetër, ku u ripërsërit thirrja për të dëshmuar për Muhamet Dukën.

Të pandehur në këtë proces si pjesë e grupit kriminal që planifikuan dhe ekzekutuan mikun e ngushtë të Ervis Martinajt, Santiago Malkon, janë  Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Dy vite më parë Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë. GJKKO dënoi me 28 vjet burgim Ilir Selmanin, ndërsa me 7 vite burgim Elvis Gaçajn.

The post Sherri në gjyq/ Nëna e Santiago Malkos kërcënon Leonard Dukën: Do ta vras appeared first on Lapsi.al.

I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja

23 June 2025 at 13:44

Është shtyrë gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Mësohet se shkak është bërë angazhimi i deputetit në procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, ku Dogjani nuk arrit të sigurojë një vend në Kuvendin e ri. Gjyqi ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje, për arsye të angazhimeve të demokratit.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK. Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 2 dhjetor 2024, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Asllan Dogjani, deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. I pandehuri Asllan Dogjani akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë, e parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Deklarimi i rremë për përfitimin e një apartamenti

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash. Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

The post I akuzuar nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi ndaj Asllan Dogjanit, zbardhet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: V K
21 June 2025 at 15:01

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty.

Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, Jonida Doku.

Situata neutralizohet shpejt, me ndërhyrjen e forcave të Policisë. Por, administratorja e shkarkon të gjithë mllefin për situatën e krijuar, tek shoferi i saj, B.R.

Sipas drejtueses, shoferi nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur dinjitetin e saj përballë personit të dehur dhe propozon shkarkimin e tij nga detyra.

Në një institucion tërësisht të centralizuar, vendimi për shkarkimin e shoferit të Njësisë nr.11, një strukturë periferike e Bashkisë së Tiranës, merret nga drejtuesi më i lartë, Erion Veliaj, në 18 janar të vitit 2018. Motivacioni: “Mungesë e lartë profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksioneve”.


  Njësia Bashkiake nr.11

Shoferi B.R. e kundërshton shkarkimin e tij nga detyra. Ai deklaroi para strukturave institucionale që nuk është përgjegjësi e tij të ruajë integritetin moral të administratores, pasi nuk ka as formimin e duhur fizik dhe as detyrë funksionale për t’u përballur me njerëz të mllefosur nga shërbimet e munguara të Njësisë Administrative.

Ai i drejtohet gjykatës së Tiranës, ku kërkon që të dëmshpërblehet me 16 paga mujore. Bashkia është tërësisht kundër dhe fillon betejën ligjore.

Një institucion, ku drejtorët kryesorë të saj akuzohen zyrtarisht se i kanë dhënë miliona euro tendera kompanive të krijuara prej tyre, aty ku kryetari i Bashkisë është nën arrest, pasi dyshohet se ka kanalizuar qindra mijëra euro publike në favor të organizatave të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, Bashkia e Tiranës duket shumë e shqetësuar për pagat, në një vlerë pak a shumë 5 mijë euro, që kërkon shoferi i shkarkuar padrejtësisht nga Veliaj.


           Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

“Përndjekja” gjyqësore ndaj shoferit vijon për më shumë se 7 vjet. Vetëm së fundmi, Gjykata e Lartë e ndau përfundimisht çështjen, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta, të cilat i dhanë të drejtën e dëmshpërblimint shoferit.

Ngjarja është e rëndomtë. Por, ajo është shumë më e rëndësishme për fatet e një qytetari, i cili priti 7 vjet për të drejtën e tij, krahasuar me “shqetësimin” e kryeministrit Edi Rama, i cili u deklarua i revoltuar se si gjykata e Tiranës zgjati për shtatë vjet një çështje tërësisht ordinere, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ngjarja e rëndomtë

Shtetasi B.R ka qenë në marrëdhënie pune me Bashkinë e Tiranë, duke filluar nga muaji Nëntor i vitit 2015, deri më datë 18.01.2018, pra për më shumë se dy vjet. Në pozicionin e “shoferit”, në Njësinë Administrative nr. 11 të Bashkisë Tiranë.

Në 7 Dhjetor 2017, administratorja e Njësinë Bashkiake nr.11, Jonida Doku, e cila ishte emëruar vetëm një muaj më parë në atë detyrë, mban një proces-verbal kundër B.R, të cilin e kishte gjetur shofer në institucion.

Në përmbajtje të atij akti, theksohet se në orën 15.00 të datës 07.12.2017, në zyrën e Administratorit të kësaj njësie administrative, kishte hyrë një person i dehur, duke përdorur fjalor fyes.

Më tej, në këtë akt parashtrohet se, shoferi B.R, megjithëse ishte i pranishëm në këto momente në ambientet e NjësisëAdministrative nr. 11, nuk ka marrë asnjë masë parandaluese.

Administratorja i drejtohet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Tiranës me propozimin për shkarkimin e shoferit.

Pas këtij “propozimi”, nisin mbledhjet, ballafaqimet dhe diskutimet në Bashkinë e Tiranës. Në këto mbledhje, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës e akuzojnë shoferin se kishte shkelur parimin e mirëbesimit në marrëdhëniet e punës, duke mos ndërhyrë gjatë incidentit.

 


Rrethanat e incidentit, referuar vendimit të Gjykatës së Apelit

Shoferi i mohon këto pretendime. Ai thotë se e ka parë personin e deheur në katin e parë të godinës dhe ka tentuar ta nxjerrë përjashtë, deri sa ka ardhur policia dhe nuk ka pasur dijeni se ai individ kishte qenë në zyrën e Administratores.

Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, firmos shkarkimin e tij nga detyra, në 18 Janar 2018.

Përndjekja gjyqësore

Shoferi B.R. kundërshton vendimin e Veliajt në Gjykatën e Tiranës. Ai pretendon se është shkarkuar padrejtësisht, pasi nuk e ka pasur kompetencë funksionale ruajtjen e dinjitetit të administratores dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka respektuar detyrimet e Kodit të Punës.

Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 26 Korrik 2018, ka vendosur të pranojë pjesërish padinë e shoferit, duke detyruar Bashkinë e kryeqytetit që t’i paguajë atij 14 paga mujore, për shkak të ndërprerjes në mënyrë të paligjshme të kontratës së punës.

Bashkia e Veliajt nuk është dakord me këtë vendim dhe ankohet në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit, në 16 Tetor 2024, vendos të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Por, vartësit e Veliajt e kishin vendosur të mos lëshonin pe, duke vijuar “përndjekjen” e tyre gjyqësore ndaj shoferit.

Kur kishin kaluar më shumë se 6 vjet nga shkarkimi i tij i padrejtë, Bashkia nuk pranonte të paguante dëmshpërblimin dhe vijonte rrugën e ankimeve.

Pas vendimit të formës së prerë të Apelit, zyra juridike e Bashkisë së kryeqytetit i drejtohet Gjykatës së Lartë, me kërkesën për pezullimin e zbatimit të vendimit, pra, bllokimin e pagesave ndaj shoferit. Në ndihmë, Bashkia thërret edhe Avokaturën e Shtetit.

 


                      Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Bashkisë së Tiranës

Gjykata e Lartë, në 18 Qershor 2025, vendos të mos pranojë rekursin e Bashkisë për pezullimin e vendimit.

Në këtë mënyrë, kur kanë kaluar mbi 7 vjet nga largimi i paligjshëm nga puna, shoferi B.R., fitoi të drejtën për të marrë 14 pagesat mujore.

Natyrisht, fitimi i kësaj të drejte nuk do të thotë se Bashkia do të paguajë menjëherë. Shoferi, me shumë mundësi, do t’i duhet të vijojë kalvarin e kërkesave burokratike, për të bindur administratën lokale që t’i japë atë që i takon./ Boldnews.al

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on Albeu.com.

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

By: Oldi
21 June 2025 at 13:42

Nga Boldnews.al Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë Administrative nr.11 në Tiranë dhe fyen e ofendon personat që gjenden aty. Nuk dihet për cilën arsye dhe për çfarë mund të jetë mërzitur me shërbimet e njësisë bashkiake, por ai “guxon” dhe ofendon edhe administratoren, […]

The post Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar

By: user 8
18 June 2025 at 18:02

Në GJKKO u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna. Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, teksa pati edhe përplasje me përfaqësuesit e prokurorisë. Ajo kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, përfshirë edhe Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet prej tre vitesh.

“Prokurori e ka marrë në pyetje Blendi Tetën në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ia kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo nga disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të SKY ECC, apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”.

“Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit SKY ECC është ajo e policëve gjyqësorë, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër. Disa prej atyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar”.

Gjykata e Posaçme vendos rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Për thirrjen e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin që do të ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre, atëherë mund të paraqiten për të dëshmuar. Për Ervis Martinaj, thanë togat e zeza, nuk ka të dhëna për vendodhjen e tij. Ndërsa për Muhamet Dukën, gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Seanca e radhës u la për në datën 24 qershor, ora 09:00.

The post Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur

By: Oldi
18 June 2025 at 09:56

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq, dy autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë pas një sherri që nisi në rrjetet sociale. Autorët e dyshuar Florian Muka dhe i mituri K. Muka akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe […]

The post Vrasja e Grei Bihucit/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy autoret e dyshuar të krimit, njëri i mitur appeared first on BoldNews.al.

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

By: Ela
14 June 2025 at 09:20

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama u shpeh i habitur, madje i tronditur, se si një proces gjyqësor i thjeshtë, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi shtatë vjet kohë për të dalë në një vendim. Në një reagim në rrjete sociale, Rama nuk kurseu kritikat për gjyqtaren e Tiranës, […]

The post Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet appeared first on BoldNews.al.

Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldoni

By: user 10
9 June 2025 at 20:00

Një gjykatës federal ka hedhur poshtë paditë e Justin Baldoni ndaj Blake Lively, Ryan Reynolds, publicistes së tyre Leslie Sloane dhe gazetës The New York Times.

Më 9 qershor, gjykatësi Lewis J. Liman pranoi kërkesën për të hedhur poshtë padinë prej 400 milionë dollarësh të ngritur nga Baldoni dhe kompania e tij Wayfarer ndaj Lively dhe Reynolds për shpifje dhe shantazh, si dhe padinë prej 250 milionë dollarësh kundër gazetës “The New York Times” për shpifje.

Megjithatë, gjykatësi i dha ekipit ligjor të Baldoni-t afat deri më 23 qershor për të ndryshuar disa pretendime ligjore të tjera, si shkelja e marrëveshjeve të nënkuptuara dhe ndërhyrja e qëllimshme në kontrata.

“Wayfarer nuk ka paraqitur prova që Lively të ketë bërë ndonjë deklaratë tjetër përveç atyre në ankesën e saj zyrtare, të cilat janë të mbrojtura ligjërisht,” shkruhet në vendimin gjyqësor.

Avokatët e Lively-t e përshkruan vendimin si një “fitore totale dhe rehabilitim të plotë” për aktoren dhe palët e tjera të përfshira:

“Kjo padi ‘400 milionë dollarëshe’ ishte një mashtrim që gjykata e kuptoi menjëherë,” thanë ata, duke paralajmëruar se tani do të kërkojnë shpenzimet gjyqësore dhe dëmshpërblime të trefishta nga Baldoni dhe Wayfarer për “abuzim të procesit ligjor.”

Avokatja e publicistes Leslie Sloane, Sigrid McCawley, tha:

“Leslie Sloane nuk ka shpifur kurrë ndaj Baldoni-t dhe është përfshirë padrejtësisht në këtë proces. Vendimi i sotëm provon pafajësinë e saj.”

“The New York Times” ka mbrojtur raportimin e vet që nga fillimi, duke deklaruar:

“Artikulli ynë ishte i raportuar në mënyrë të kujdesshme dhe profesionale.”

Blake Lively ka depozituar padinë e saj në dhjetor 2024, duke akuzuar Baldoni për ngacmim seksual dhe hakmarrje, akuza që ai i mohon. Pasi ajo u padit nga Baldoni, ekipi i saj ligjor e quajti kundërpadinë e tij “hakmarrëse dhe pa bazë”.

Gjykimi i pritshëm midis Lively dhe Baldoni-t, në të cilin pritet të dëshmojnë të dy, është planifikuar për mars 2026.

The post Gjykata rrëzon padinë 400 milionë dollarëshe të Justin Baldoni appeared first on Lapsi.al.

❌
❌