Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plani për Himarën/ Rritet lartësia e ndërtimeve, e gjitha zona njollë ndërtimi

By: user 4
19 June 2025 at 18:20

E nisi Jorgo Goro, por e përfundoi Vangjel Tavo. Bëhet fjalë për rishikimin e planit urbanistik të Himarës. Dokumenti i ri i përgatitur nga Bashkia e shndërron të gjithë Himarën në një zonë ndërtimi, por jo vetëm kaq.

Paralelisht plani i ri urbanistik rrit intensitetin e ndërtimeve, lartësinë e ndërtesave dhe koefiçentin e shfrytëzimit të tokës. Në Himarë, për shembull, lartësia e ndërtimeve rritet më shumë se dy herë, nga 8 metër që është sot, në 18 metër.

Me pak fjalë, ky është plani që e varros të gjithë Himarën nën thundrën e betonit masiv, duke fshirë zonat e virgjëra të bregdetit më të bukur të Shqipërisë, përfshirë ato që janë të mbrojtura.

Rritja e agresivitetit të ndërtimeve prej të gjithë zonat më të lakmuara të bregdetit. Palasa, Dhërmiu, Gileka, Himara, Livadhi, Qeparoi, Borshi me planin e ri do të kenë ndërtime më të larta, por edhe zgjerim masiv të zonave ku mund të ndërtohet.

Plani i rishikuar
Plani për ta vënë të gjithë bregdetin jugor nën thundrën e ndërtimeve masive nisi që në tetor të vitit 2023, kohë në të cilën bashkia e Himarës drejtohej nga Jorgo Goro, sot në qeli.

Në 30 tetor 2023 Këshilli Bashkiak i Himarës zhvilloi një mbledhje me axhendë të ngjeshur, por edhe me jo pak tensione. Pika më e rëndësishme e rendit të ditës, ishte një nismë e propozuar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë, Goro për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Himarës.

Në relacionin shoqërues të projektvendimit, që iu paraqit Këshillit, Bashkia Himarë e justifikonte nevojën e rishikimit të planit rregullues me kërkesat e ardhura nga qytetarët, por jo vetëm.

“Arsyet për ndërmarrjen e kësaj nisme lidhen me nevojën e bashkisë për përgjigjen e 132 kërkesave të interesit nga banorët dhe bizneset si dhe kërkesave të ardhura nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit në kuadrin e përmirësimit të shërbimeve në zonën me rëndësi kombëtare si dhe investimeve strategjike,” thuhet në relacion.

Justifikimi i rremë i banorëve

Edhe pse bashkia e Himarës përpiqet që ta justifikojë ndryshimin e planit edhe me kërkesat e ardhura nga banorët për ndërtim, në fakt ky duket një mashtrim. Qytetarët e Himarës e kanë të pamundur të ndërtojnë për shkak se në këtë zonë janë bllokuar prej kohësh certifikatat e pronësisë së tokës.

Të vetmit që arrijnë t’a çajnë këtë bllokadë janë oligarkët dhe biznesmenët e fuqishëm të investimeve strategjike, të cilët ngrenë resortet në bregdet. Dhe në mes të rreshtave këtë e pranon qartë edhe vetë Bashkia e Himarës.

“Rishikimi vjen edhe si nevojë e përshtatjes së Planit të Përgjithshëm Vendor me kërkesat aktuale të zhvillimit të turizmit si dhe fokusimin në zhvillimin ekonomik të zonës,” vijon relacioni i projektvendimit.

Mbledhje me tension

Diskutimi i kësaj nisme u shoqërua me tensione në Këshillin Bashkiak të Himarës. Këshilltarët e opozitës akuzuan se pas ndryshimit të planit qëndronin interesat e oligarkëve.

“E dini kush përfiton nga kjo? Përfitojnë të gjithë ata që kanë certifikatat. Kush janë këta? Mafiozët. Më thoni mua në zonën 3, kush ka certifikata nga banorët? Asnjë. I kanë bllokuar. Dhe për kë po e bëjmë ne këtë? Për ata 5 që na vijnë nga andej dhe na marrin pronat? Për ata po bëhet kjo,” tha Timoleo Gërdhuqi i kolacionit opozitar.

Pas debateve në Këshill, projektvendimi u miratua vetëm me votat e këshilltarëvë të Partisë Socialiste. Kryetari me dy emra i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ishte iniciatori.

Por vepra për betonizimin e Himarës u kompletua nga Vangjel Tavo. Plani i rishikuar tashmë është gati për votim dhe menjëherë pas kësaj në bregdetin e Jugut betoni do të vërshojë lumë duke mos pyetur as për zonat e mbrojtura dhe as për impaktin mjedisor.

Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja se pse Fredi Beleri u palos në burg dhe bashkia e Himarës u rrëmbye me pahir nga qeveria, për t’ia lëshuar të gjithë bregdetin e saj oligarkëve strategjikë të Edi Ramës. Dhe tani SPAKU mund të veprojë lirshëm se nuk prish më punë./Kapitali.al

The post Plani për Himarën/ Rritet lartësia e ndërtimeve, e gjitha zona njollë ndërtimi appeared first on Lapsi.al.

24-vjeçarja kallëzon dy burra për ngacmim dhe marrëdhënie s3ksuale pa dëshirë, gjatë pushimeve

9 June 2025 at 12:24

Një vajzë 24-vjeçare kallëzon dy burra për ngacmim dhe marrëdhënie seksuale pa dëshirë, gjatë pushimeve në Borsh    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku një vajzë 24-vjeçare ka depozituar dy kallëzime të ndryshme penale ndaj dy shtetasve, duke ngritur akuza për vepra të ndryshme të karakterit seksual. Sipas burimeve zyrtare […]

The post 24-vjeçarja kallëzon dy burra për ngacmim dhe marrëdhënie s3ksuale pa dëshirë, gjatë pushimeve appeared first on Saranda Web.

Rruga e Bregut: Fshatrat e Rivierës do të kenë lidhje moderne me Sarandën

21 May 2025 at 09:56

Rruga e Bregut: Fshatrat e Rivierës do të kenë lidhje moderne me Sarandën   Rruga e Bregut, një ndër arteriet më të rëndësishme rrugore të bregdetit jugor shqiptar, pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur tenderin për projektimin e Rrugës së Bregut, që nis nga rrethrrotullimi Palasë […]

The post Rruga e Bregut: Fshatrat e Rivierës do të kenë lidhje moderne me Sarandën appeared first on Saranda Web.

Konfirmohet lista e 9 deputetëve të PS Qarku Vlorë, 5 prej tyre nga lista e hapur

20 May 2025 at 09:37

Përfundon numërimi për Qarkun Vlorë – Konfirmohet lista e 9 deputetëve të Partisë Socialiste, 5 prej tyre nga lista e hapur   Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Qarkun Vlorë, përfshirë edhe votat e diasporës, duke konfirmuar listën përfundimtare të 9 deputetëve të Partisë Socialiste, nga të cilët 5 janë zgjedhur nga lista […]

The post Konfirmohet lista e 9 deputetëve të PS Qarku Vlorë, 5 prej tyre nga lista e hapur appeared first on Saranda Web.

“Ngjyrat e Himarës” në telajo/ Çelja e sezonit veror bën bashkë piktorë nga gjithë rajoni

By: Rovena
4 May 2025 at 15:23

Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri pashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”.

Ata hodhën në telajo bukuritë e qytetit dhe ndanë mesazhe për të mos ndotur  bregdetin.

Ekspozitat “Himara në Vite” dhe “Thënie nga Lord Bajron e Petro Marko” të cilat nën kujdesin e Drejtorisë së Arkivave sollën  fakte historike dhe kulturore rreth zonës tërhoqën qytetaret.

Deti është atraksioni kryesor i Himarës.  Sportet ujore u përfaqësuan nga Drini Times i cili udhëtoi nga Shiroka për realizuar Stand up Paddle./abcnews.al

Himara, histori me dy Vangjelë/ Rama hap sezonin në Himarë. Lule Tavos, tallje Dules

3 May 2025 at 20:55

HIMARË- Kryeministri çeli sezonin turistik veror nga Himara. Rama hoqi spaletat e fushatës mbrëmjen e së shtunës.

Nënkuptoi se jo rastësisht kishte zgjedhur këtë Bashki politikisht sizmike vitet e fundit për të bërë çeljen.

“Këtu është hapja e sezonit, nuk është fushatë. Vangjeli meriton duartrokitje, sepse qëkur Vangjeli ka ardhur në krye të Bashkisë Himarë, më ka rënë shpirti në rehati, për aq sa më bie mua. Është një shtyllë e fortë, njeri që i rri punëve mbi kokë. Gjëja e mirë është që në këtë territor ka rënë një qetësi, ndihet një frymë positive.  I bindur që sezoni do jetë fantastik.”

Rama tha se Himara ka ende shumë problematika, por premtoi se me mbylljen e fushatës, do të ketë vëmendjen për investimet.

“Ishte e vërtetë, asfalti nuk ishte shtruar, se kishte probleme kompaninë. Pas fushatës, do të përmbyllim edhe pronat, do e çojmë deri në fund procesin, me shtëpitë e vjetra. Do bëjmë qendrën, se s’ka qendër Himara, ka një tmerr atje, do duhet të veprojmë. Te stadium do bëjmë një parking spektakolar.“

Rama nuk ka komplekse, ta shprehë dhe në greqisht, dashurinë për helenët. Por sagapoja e Ramës, vlen vetëm për një Vangjel, për tjetrin ka një fjalë tjetër.

“A dëgjon ti sagapo. Nëse e duan më të zgjuar se veten, ja ku e kanë. Ça Vangjeli mo. Nëse duan një çyryk që të ketë rripin e pantallonave të Vangjel Dules, ja tek e kanë .”

Në çeljen e sezonit në Himarë, i ftuar special ishte dhe kryetari i Bashkisë Korfuz, që me vete kishte sjellë bandën muzikore të ishullit fqinj. Rama nuk ngurroi të bëjë një batutë me zyrtarin grek.

“Di dhe një sagapo, po më duket s’duhet të ta them ty. Sagapo poli Korfu. Unë. Korfu number 1, the best. Athina, mmmm. Korfu, the king, Athina princ”, tha Rama. /abcnews.al

Himara mirëpret rekordin “Guinness”/ Rekord i ri botëror nga zhongleri Agim Agushi

3 May 2025 at 20:45

HIMARË- Qyteti bregdetar i Himarës është bërë skena e një momenti të jashtëzakonshëm, duke hapur zyrtarisht sezonin turistik me një rekord botëror të vendosur nga një emër i njohur në arenën ndërkombëtare të sportit të veçantë: Agim Agushi.

Atleti kosovar, i njohur për performancat e tij unike në fushën e zhonglimit me top, ka arritur të thyejë rekordin e tij të 16-të në librin Guinness, duke sjellë për herë të parë këtë sukses në zemër të bregdetit shqiptar.

Në një performancë të zhvilluar në sheshin qendror të Himarës, mes duartrokitjeve të turistëve dhe banorëve të shumtë të zonës, Agushi ka arritur të zhonglojë topin me kokë, duke mbajtur ekuilibrin dhe ritmin e saktë, teksa kishte veshur njëmbëdhjetë bluza njëra mbi tjetrën.

Veçantia e këtij rekordi qëndron në faktin se gjithçka është realizuar brenda një hapësire shumë të kufizuar – vetëm 1 metër katrorë– çka e bën sfidën edhe më të vështirë dhe spektakolare.

Kryetari i Bashkisë së Himarës, i cili ndoqi nga afër performancën, e vlerësoi këtë moment si një nismë simbolike për një sezon të mbushur me aktivitete dhe energji pozitive.

Me këtë arritje, Agushi ka lënë pas rekordin e mëparshëm të mbajtur nga polaku Dariusz Kolodziczyk duke shtuar edhe një tjetër sukses në listën e gjatë të performancave të tij, që përfshijnë rekorde të zhonglimit me top në kushte ekstreme dhe kohëzgjatje të pazakonta.

Ky moment shënon një hap të parë të fortë për sezonin veror 2025 në Himarë, ku pritet një axhendë dinamike me aktivitete kulturore, sportive dhe artistike, duke e pozicionuar qytetin si një prej destinacioneve më të preferuara në jug të vendit/abcnews.al

Himara hap sezonin turistik, Tavo: Presim rritje të numrit të turistëve

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Himara çeli sot sezonin e ri turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”. Të pranishëm në çeljen e sezonit turistik ishin kryeministri edhe Edi Rama, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo tha se çelja e sezonit është një udhëtim i përbashkët drejt së bukurës.

“Me një ndjenjë krenarie dhe përulësie ju përshëndes sot në emër të bashkisë së Himarës në këtë ditë që për ne nuk është thjeshtë një datë kalendarike, por një festë e shpirtit dhe natyrës çelja e sezonit turistik 2025. Prania juaj këtu dhe veçanërisht e Kryeministrit është një garanci që përpjekjet tona për të bërë këtë cep të Shqipërisë jo vetëm më të njohur, por më të dashur më të jetueshëm dhe më të begatë. Himara është një poezi që Zoti e ka shkruar me ujë dhe gurë, me gjelbërim dhe aromë ulliri, me histori të lashtë, e bukur jo vetëm për syrin, por për zemrën dhe shpirtin. Zona jonë është e bekuar me detin e kristaltë dhe gatime tradicionale, që e bën çdo vizitë këtu një përvojë të paharrueshme Sezoni që çelim sot është një udhëtim i përbashkët drejt së bukurës, drejt zhvillimit që nuk shkatërron por ruan, që nuk shfrytëzon por ndërton”, tha Tavo.

Tavo theksoi se “këtë vit kemi përmirësuar rrugët që të çojnë në fshatrat tona, kemi pastruar brigjet kemi rritur shërbimet dhe sigurinë për çdo njeri që zgjedh të prekë me këmbë këtë tokë të bekuar. Më mbështetjen e veçantë të qeverisë janë realizuar investime jetike të Himarën dhe jemi në përgatitje të projekteve që do ta çojnë Himarën përtej horizonteve të saj, pjesë të hartës dhe destinacioneve që frymëzojnë”.

“Duke ardhur këtu ju përgjigja një vërejtje të kryeministrit, i cili më tha: “Çfarë është kjo rrugë, pse nuk e keni asfaltuar?”. I sqarova kryeministrit se ne nuk shtrojmë rrugë elektorale, ne duam të shtrojmë rrugë të Himarës me cilësi. Kjo është arsyeja, të nderuar pjesëmarrës, se pse këto rrugë nuk kanë përfunduar dhe pritet që javën tjetër të ketë përfunduar, por gjithmonë duke ruajtur cilësinë dhe standardin”, tha Tavo.

Tavo u shpreh më tej se “në këtë sezon presim rritje të numrit të turistëve dhe kemi besim se do të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë për bizneset lokale, të rinjtë që angazhohen në sezon dhe gjithë komunitetin tonë”.

“Sot u bëj thirrje çdo qytetari të Himarës: le të jemi ne fytyra më e mirë e vendit tonë me mirëpritje që nuk pret shpërblim, me pastërti që nuk kërkon duartrokitje dhe korrektësi që buron nga ndërgjegjja. Himara do ju presë me portën hapur, me detin, malin dhe njerëzit që dinë të thonë “mirë se erdhe” pa fjalë të mëdha, por me zemër të pastër”, tha Tavo.

/r.e/

The post Himara hap sezonin turistik, Tavo: Presim rritje të numrit të turistëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rekord “Guiness” dhe panair, Himara çel sezonin turistik

By: Kult Plus
2 May 2025 at 20:11

Himara çel sot sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”.

Në kuadër të çeljes së sezonit do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Aktiviteti i parë ishte ai në orën 9:00 ku njeriu i rekordeve botërore dhe të Guinness-it, Agim Agushi, pas shumë sukseseve edhe ndërkombëtare, ishte në Himarë ku edhe fitoi rekordin e 16-të botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza në një hapësirë vetëm 1 m2.

Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ia ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë të suksesit të tij edhe në qytetin bregdetar.

“Është rekordi i 16-të, i cili u arrit në Himarë, në një disiplinë e cila është kërkuar nga selia e librit të Guiness në Londër, veshja e 14 fanelave duke xhongluar me top dhe duke qëndruar në një hapësirë 1 m2.  Prej sot Himara do të jetë në librin e Guinness. Certifikatën me emrin e Himarës do t’ia sjell kryetarit të bashkisë”, tha Agim Agushi.

Kryetari i bashkisë Himarë shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik

“Kënaqësi për mua dhe Himarën. Ky nuk do të jetë rekord i Agimit, por rekordi i Agim Agushit në Himarë”, tha Vangjel Tavo.

Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo vizitoi sot edhe panairin e ngritur në zemër të Himarës “Shije, art dhe traditë”.

Panairet e çeljes së sezonit sjellin prodhime vendase, zeje artizanale dhe shumë ngjyra që pasqyrojnë shpirtin e jugut, theksoi Tavo në një postim në rrjetet sociale./atsh/KultPlus.com

Rekord “Guiness” dhe panair, Himara çel sezonin turistik

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Himara çel sot sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”.

Në kuadër të çeljes së sezonit do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh të ndryshme.

Aktiviteti i parë ishte ai në orën 9:00 ku njeriu i rekordeve botërore dhe të Guinness-it, Agim Agushi, pas shumë sukseseve edhe ndërkombëtare, ishte në Himarë ku edhe fitoi rekordin e 16-të botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza në një hapësirë vetëm 1 m2.

Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ia ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë të suksesit të tij edhe në qytetin bregdetar.

“Është rekordi i 16-të, i cili u arrit në Himarë, në një disiplinë e cila është kërkuar nga selia e librit të Guiness në Londër, veshja e 14 fanelave duke xhongluar me top dhe duke qëndruar në një hapësirë 1 m2.  Prej sot Himara do të jetë në librin e Guinness. Certifikatën me emrin e Himarës do t’ia sjell kryetarit të bashkisë”, tha Agim Agushi.

Kryetari i bashkisë Himarë shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik

“Kënaqësi për mua dhe Himarën. Ky nuk do të jetë rekord i Agimit, por rekordi i Agim Agushit në Himarë”, tha Vangjel Tavo.

Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk.

Gjithashtu, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo vizitoi sot edhe panairin e ngritur në zemër të Himarës “Shije, art dhe traditë”.

Panairet e çeljes së sezonit sjellin prodhime vendase, zeje artizanale dhe shumë ngjyra që pasqyrojnë shpirtin e jugut, theksoi Tavo në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/a.f/

The post Rekord “Guiness” dhe panair, Himara çel sezonin turistik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Himara çel sezonin turistik/ Rama publikon videon: Më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë

2 May 2025 at 08:24

Himara është gati!  Ajo do të çelë këtë të premte sezonin turistik. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë një video, e cila përmbledh aktivitetet që do mbahen të premten dhe të shtunën në Himarë.

“Mirëmëngjes dhe me Himarën që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Shqipëria vitet e fundit ka pësuar një bum turistik. Pushues nga e gjithë bota kanë prekur dhe shijuar nga afër bukuritë e vendit, duke filluar nga veriu deri në skajin jugor/ abcnews.al

Rama: Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga bregdeti i Himarës, duke i ftuar qytetarët të shijojnë festën e çeljes së sezonit turistik në brigjet jugore të Shqipërisë. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.

“Himara që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë,” shkruan Rama në postimin e tij.

Në videon e publikuar nga Kryeministri promovohen bukuritë natyrore të Himarës si dhe programi festiv i parashikuar për këtë fundjavë. Mbrëmjen e sotme do të performojë këngëtarja Aurela Gaçe, ndërsa të shtunën në mbrëmje skena do t’i takojë këngëtarit të njohur grek, Kristos Mastoras.

Festimet synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse në Rivierën shqiptare.

/r.e/

The post Rama: Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua

29 April 2025 at 18:34

Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua   Kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun Vlorë, Ardit Bido, i ka bërë thirrje publike kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të reagojë pas një rasti shqetësues presioni ndaj një qytetari në Himarë, i cili është kërcënuar vetëm për shkak […]

The post Ardit Bido denoncon: PBDNJ kërcënoi një qytetar në Himarë vetëm pse më mbështet mua appeared first on Saranda Web.

Zgjedhjet/ Berisha nga Himara: Rama po plaçkit tokat e shqiptarëve, një Lubi tjetër si Balluku bën ç’të dojë me pronat

By: V K
24 April 2025 at 12:21

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në Himarë, ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Në një fjalim të fortë para qytetarëve, Berisha akuzoi qeverinë për uzurpim të pronave të shqiptarëve dhe rikthim të praktikave të së kaluarës.

Ai tha se “armiku më i keq është armiku i brendshëm që të merr lirinë”, duke iu referuar sistemit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Sot në Shqipëri ka ligje që janë kopje e ligjeve të vitit 1946. Rama ka krijuar një agjenci ku ka marrë në pronësi të gjithë territorin e shtetit shqiptar dhe i ka dhënë kontrollin një tjetër ‘lubi’ si Balluku, që bën çfarë të dojë me pronat e shqiptarëve”, deklaroi Berisha, duke iu referuar Elira Kokonës.

The post Zgjedhjet/ Berisha nga Himara: Rama po plaçkit tokat e shqiptarëve, një Lubi tjetër si Balluku bën ç’të dojë me pronat appeared first on Albeu.com.

Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore

10 April 2025 at 21:51

Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore   Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati Damian Gjiknuri, u ndal në Borsh, në një takim me Asambletë e Partisë Socialiste të Himarës dhe Lukovës. Në këtë takim, Gjiknuri shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel […]

The post Gjiknuri takim me Asambletë e PS në Himarë dhe Lukovë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore appeared first on Saranda Web.

FSHATI PIQERAS – PIQERASI, Manastiri & Plazhi Bunec – VIDEO

8 April 2025 at 19:25

FSHATI PIQERAS – PIQERASI, Manastiri i Kremesovës, Plazhi Bunec   Fshati Piqeras – Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit dhe malit. Piqerasi është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe. Me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e […]

The post FSHATI PIQERAS – PIQERASI, Manastiri & Plazhi Bunec – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Banorët në Borsh protestojnë: Po na rrëmbehet prona – VIDEO

23 March 2025 at 18:30

Banorët e fshatit Qazim Pali në Borsh kanë protestuar ditën e sotme përballë një situate që ata e cilësojnë absurde dhe të padrejtë. Prej rreth një viti, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka bllokuar çertifikatat e pronësisë për një sipërfaqe prej 100 hektarë që ata kanë përfituar ligjërisht në bazë të ligjit nr. 7501, duke […]

The post Banorët në Borsh protestojnë: Po na rrëmbehet prona – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Këtë vit sezoni i zjarreve fillon bashkë me fushatën – PO NDODH në Nivicë

15 March 2025 at 14:23

Këtë vit, sezoni i zjarreve ka filluar bashkë me fushatën elektorale.   Një vatër zjarri është ndezur në periferi të fshatit Nivinë, në Bashkinë Himarë.     Zjarri po djeg një zonë me shkurre, ndërsa pranë vatrës ndodhen edhe ullishte.   Ende nuk dihet nëse zjarri ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë apo nëse është […]

The post Këtë vit sezoni i zjarreve fillon bashkë me fushatën – PO NDODH në Nivicë appeared first on Saranda Web.

GJKKO dënon me burg Jorgo Goron, sekuestrohet toka e invesitorit strategjik

13 March 2025 at 14:52

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg […]

The post GJKKO dënon me burg Jorgo Goron, sekuestrohet toka e invesitorit strategjik appeared first on Saranda Web.

Ujësjellësi i Himarës, institucionet shmangin takimin me banorët e Shushicës

28 February 2025 at 16:22

Institucionet përgjegjëse për projektin e Ujësjellësit të Himarës iu shmangën sot një takimi të thirrur nga banorët e luginës së Shushicës, të cilët prej vitit 2023 kundërshtojnë devijimin e ujit nga burimi i Lëpushës, që ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Vjosës. Nga rreth gjashtë autoritete që ishin ftuar, në takimin që u zhvillua të premten […]

The post Ujësjellësi i Himarës, institucionet shmangin takimin me banorët e Shushicës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌