Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre orë, ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako, që Rama i’a rrëmbeu LSI-së, në kuadër të hetimit që po bën për Eko Parkun në Durrës. Ky është një tjetër skandal i kësaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e tërmetit, anulloi […]
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo bëri të ditur se po përballen me një problem në rritje, për zaptimin e çadrave publike nga qytetarët.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Tavo thekson se pushuesit nuk mund të privatizojnë çadrën, teksa e cilësoi situatën si ta paprecdentë.
“Zgjeruam plazhet publike këtë vit. Për të rritur cilësinë e shërbimit, vendosëm edhe shumë çadra me logon e bashkisë, për të qenë të qartë, se ato mund të përdoren nga kushdo. Shërbim më i mirë, por edhe një mjedis më estetik.
“Por përballemi me një problem në rritje! Pushuesit kërkojnë të kenë çadrat e tyre të sigurta. Kërkojnë të kenë të njëjtën çadër për të gjitha ditët e qëndrimit në plazh. Dhe për këtë gjejnë çdo mënyrë për ta “privatizuar” çadrën”, shkruan Tavo.
Tavo nënvizoi se pasi pushuesit “mbarojnë plazhin, lënë të lidhur në çadra peshqirë, rroba, çanta, qese e sende të tjera. Por jo vetëm kaq. Ata që nuk kanë shumë besim te rrobat, i lidhin shezllongët me çadrën me zinxhirë dhe i kyçin Njësoj siç lidhin biçikletat nëpër pemë”.
“Veprime të paprecedenta këto, të pahasura më parë”, thekson Tavo.
Tavo iu bën thirrje qytetarëve se “çadrat e vendosura nga bashkia janë publike, janë për t’u përdorur nga gjithkush që ka nevojë!”.
“Hapësira publike është e lirë – gjithkush mund të vendosë karrigen apo edhe çadrën e tij”, tha Tavo.
Tavo nënvizoi se po punojmë “për të liruar: plazhet e zëna pa leje, trotuaret dhe hapësirat e tjera publike të zëna pa leje, por nuk do të tolerojmë as “çadrat e zëna””.
Në kulmin e sezonit turistik, kryrtarit të bashkisë Himarë, Vangjel Tavo i ka shkuar në mendje një ide gjeniale se si mund të përzejë turistët nga plazhet e bashkisë që drejton. Sikur të mos mjaftonin çmimet e larta, mungesa e plazheve publike, plehrat qe kanë pushtuar çdo rrugë e qendër të banuar, Tavo ka nisur […]
Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.
Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj
Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.
E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.
Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.
Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.
Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.
Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.
Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.
Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.
Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.
Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.
Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.
Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.
Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.
Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.
Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.
Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.
Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.
Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.
Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.
Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër.
Teatri ishte vetëm fillimi
Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.
Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.
Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.
Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al
Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.
Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.
Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.
Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.
Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.
Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.
Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.
“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.
Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.
Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.
Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.
Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.
Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”
Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.
Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.
Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike
Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.
Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?
Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.
E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.
I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.
Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.
Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.
Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.
Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.
Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.
Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.
Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.
Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.
*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.
TIRANË, 27 korrik /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit, Bashkia Himarë është përballur me një situatë të vështirë zjarresh në zonat Borsh, Piqeras dhe Sasaj, me rrezik të lartë për banesat dhe jetën e qytetarëve.
Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo njoftoi sot se aktualisht ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri me helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa ekipet në terren vijojnë të punojnë për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.
Sipas Tavos, situata mbetet dinamike për shkak të erërave të forta dhe të paqëndrueshme, që favorizojnë përhapjen e zjarrit.
Tavo njoftoi se gjatë gjithë natës, në një front të gjerë dhe kompleks, të gjitha kapacitetet tona janë angazhuar në terren për përballimin e flakëve.
“Efektivët e MZSH të Bashkisë Himarë, të mbështetur nga Forcat e Armatosura, Sektori i Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor, si dhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, punuan në koordinim të plotë për të përballuar flakët, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të shmangur dëmet materiale në banesa e prona”, tha Tavo.
Tavo tha se “falë përpjekjeve të palodhura, u neutralizuan dy fronte të rrezikshme në Sasaj dhe Piqeras, duke evituar përhapjen e zjarrit në zona të banuara”.
“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, për shkak të ndryshimit të erës, një fron i fuqishëm kaloi rrugën nacionale në fshatin Borsh (lagjja Vonja – drejt Shkallës). Ndërhyrja në kohë bëri të mundur shmangien e djegies së banesave. Për arsye sigurie, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u evakuuan rreth 40 qytetarë nga zonat më të rrezikuara”, njoftoi Tavo,
Bashkia Himarë shprehu mirënjohje ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, për gatishmërinë dhe mbështetjen e menjëhershme, veçanërisht për ndërhyrjen nga ajri me helikopterët e Forcave të Armatosura, që ka qenë vendimtare në kontrollin e fronteve aktive të zjarrit dhe në mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se sezoni turistik këtë vit pritet të zgjasë më shumë se zakonisht.
Tavo tha se pushimet në bregdetin e Himarës do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e nëntorit.
“Jemi në kulmin e sezonit turistik. Sezoni ka filluar herët këtë vit në Himarë. Nga të gjitha kontaktet që kam me operatorët turistikë, turizmi këtë vit do të jetë një sezon i zgjatur dhe do të shkojë deri në mesin e nëntorit pasi hotelet janë të rezervuara deri nga data 15-20 nëntor në të gjithë bashkinë e Himarës. Ka një fluks turistësh”, deklaroi ai në A2 CNN.
Ai tha se Bashkia ka marrë masa të shtuara për të përballuar fluksin, sidomos për pastrimin e mbetjeve, që mbetet një nga sfidat kryesore: “Fluksi i shtuar i turistëve sjell dhe problematika. Një ndër to është sasia e shtuar e mbetjeve, e plehrave, që na angazhon për të punuar me orare të zgjatura edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, po pastrojmë të gjithë territorin 3 herë në ditë.”
Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Tavo tha se situata është më e mirë se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë: “Problemi me ujin e pijshëm është më i vogël se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë”.
E nisi Jorgo Goro, por e përfundoi Vangjel Tavo. Bëhet fjalë për rishikimin e planit urbanistik të Himarës. Dokumenti i ri i përgatitur nga Bashkia e shndërron të gjithë Himarën në një zonë ndërtimi, por jo vetëm kaq.
Paralelisht plani i ri urbanistik rrit intensitetin e ndërtimeve, lartësinë e ndërtesave dhe koefiçentin e shfrytëzimit të tokës. Në Himarë, për shembull, lartësia e ndërtimeve rritet më shumë se dy herë, nga 8 metër që është sot, në 18 metër.
Me pak fjalë, ky është plani që e varros të gjithë Himarën nën thundrën e betonit masiv, duke fshirë zonat e virgjëra të bregdetit më të bukur të Shqipërisë, përfshirë ato që janë të mbrojtura.
Rritja e agresivitetit të ndërtimeve prej të gjithë zonat më të lakmuara të bregdetit. Palasa, Dhërmiu, Gileka, Himara, Livadhi, Qeparoi, Borshi me planin e ri do të kenë ndërtime më të larta, por edhe zgjerim masiv të zonave ku mund të ndërtohet.
Plani i rishikuar
Plani për ta vënë të gjithë bregdetin jugor nën thundrën e ndërtimeve masive nisi që në tetor të vitit 2023, kohë në të cilën bashkia e Himarës drejtohej nga Jorgo Goro, sot në qeli.
Në 30 tetor 2023 Këshilli Bashkiak i Himarës zhvilloi një mbledhje me axhendë të ngjeshur, por edhe me jo pak tensione. Pika më e rëndësishme e rendit të ditës, ishte një nismë e propozuar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë, Goro për rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Himarës.
Në relacionin shoqërues të projektvendimit, që iu paraqit Këshillit, Bashkia Himarë e justifikonte nevojën e rishikimit të planit rregullues me kërkesat e ardhura nga qytetarët, por jo vetëm.
“Arsyet për ndërmarrjen e kësaj nisme lidhen me nevojën e bashkisë për përgjigjen e 132 kërkesave të interesit nga banorët dhe bizneset si dhe kërkesave të ardhura nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit në kuadrin e përmirësimit të shërbimeve në zonën me rëndësi kombëtare si dhe investimeve strategjike,” thuhet në relacion.
Justifikimi i rremë i banorëve
Edhe pse bashkia e Himarës përpiqet që ta justifikojë ndryshimin e planit edhe me kërkesat e ardhura nga banorët për ndërtim, në fakt ky duket një mashtrim. Qytetarët e Himarës e kanë të pamundur të ndërtojnë për shkak se në këtë zonë janë bllokuar prej kohësh certifikatat e pronësisë së tokës.
Të vetmit që arrijnë t’a çajnë këtë bllokadë janë oligarkët dhe biznesmenët e fuqishëm të investimeve strategjike, të cilët ngrenë resortet në bregdet. Dhe në mes të rreshtave këtë e pranon qartë edhe vetë Bashkia e Himarës.
“Rishikimi vjen edhe si nevojë e përshtatjes së Planit të Përgjithshëm Vendor me kërkesat aktuale të zhvillimit të turizmit si dhe fokusimin në zhvillimin ekonomik të zonës,” vijon relacioni i projektvendimit.
Mbledhje me tension
Diskutimi i kësaj nisme u shoqërua me tensione në Këshillin Bashkiak të Himarës. Këshilltarët e opozitës akuzuan se pas ndryshimit të planit qëndronin interesat e oligarkëve.
“E dini kush përfiton nga kjo? Përfitojnë të gjithë ata që kanë certifikatat. Kush janë këta? Mafiozët. Më thoni mua në zonën 3, kush ka certifikata nga banorët? Asnjë. I kanë bllokuar. Dhe për kë po e bëjmë ne këtë? Për ata 5 që na vijnë nga andej dhe na marrin pronat? Për ata po bëhet kjo,” tha Timoleo Gërdhuqi i kolacionit opozitar.
Pas debateve në Këshill, projektvendimi u miratua vetëm me votat e këshilltarëvë të Partisë Socialiste. Kryetari me dy emra i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ishte iniciatori.
Por vepra për betonizimin e Himarës u kompletua nga Vangjel Tavo. Plani i rishikuar tashmë është gati për votim dhe menjëherë pas kësaj në bregdetin e Jugut betoni do të vërshojë lumë duke mos pyetur as për zonat e mbrojtura dhe as për impaktin mjedisor.
Ndoshta kjo ishte dhe arsyeja se pse Fredi Beleri u palos në burg dhe bashkia e Himarës u rrëmbye me pahir nga qeveria, për t’ia lëshuar të gjithë bregdetin e saj oligarkëve strategjikë të Edi Ramës. Dhe tani SPAKU mund të veprojë lirshëm se nuk prish më punë./Kapitali.al
E nisi Jorgo Goro, por e përfundoi Vangjel Tavo. Bëhet fjalë për rishikimin e planit urbanistik të Himarës. Dokumenti i ri i përgatitur nga Bashkia e shndërron të gjithë Himarën në një zonë ndërtimi, por jo vetëm kaq. Paralelisht plani i ri urbanistik rrit intensitetin e ndërtimeve, lartësinë e ndërtesave dhe koefiçentin e shfrytëzimit të […]
Vangjel Tavo ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike, edhe të atyre që e kanë përfituar lejen, për një periudhë tre majore.
Bëhet fjalë për peridhën nga 15 qershori deri më 15 shtator, teksa qëllimi sipas vendimit është që të eliminohen ndotjet dhe zhurmat që vijnë si rezultat i ndërtimeve.
Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.
Gjithsesi, ky vendim mund të dëmtojë bizneset e ndërtimit dhe qytetarët që kishin planifikuar ndërtimet gjatë kësaj vere, pasi duhet të ishte marrë disa muaj para, që të viheshin në dijeni qytetarët, dhe jo një vendim i marrë sot dhe fillon zbatimin nesër.
Vangjel Tavo pezullon ndërtimet për të shmangur zhurmat dhe ndotjen, por ndërkohë i prish objektet pa leje në mes të sezonit turistik për vete. Vetëm 7 ditë më parë, në media u publikua lajmi se ai kishte shkarkuar nga detyra drejtuesin dhe inspektoret e IMT-së së Himarës, ku filloi dhe shembjen e objekteve që kishin lejuar të ndërtoheshin pa leje në Jalë, Dhërmi dhe Drimadhe.
Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.
Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.
Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
Kryebashkiaku Vangjel Tavo ka shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesin e kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa raportohet se drejtori dhe punonjësin e IMT-së së Bashkisë së Himarës kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje të […]
Në Bashkinë e Himarës, 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie, janë shkarkuar me vendim të kryetarit të Bashkisë Vangjel Tavo.
Momentalisht, janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim.
Sipas informacioneve, dyshohet se kjo njësi, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.
Shpërthimet e fishekzjarreve natën e së shtunës në Himarë nuk u ndalën për thuajse 15 minuta, pasi shenjuan çeljen e sezonit të ri turistik. Gjatë të gjithë ditës, në qytet ishin organizuar disa aktivitete, por në mbrëmje Himara priti kryeturistin Edi Ramën, që është në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare.
Balerina që performon mbi Himarë të shtunën në mbrëmje, pamjet ERTV
Nga ajo çfarë dukej në kamerat e ERTV, festimet e mbrëmjes nisën me një balerinë që performon e varur mbi një litar, (foto lart) ndërsa banda frymore e Korfuzit kryente përgatitjet e fundit për parakalimin para qytetarëve të grumbulluar me rastin e festimeve.
E vërteta është që në aktivitet nuk kuptohej ku niste kremtimi për t’i joshur turistët me netët e sezonit turistik të Himarës dhe ku mbaronte ftesa për të votuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste në 11 Maj.
Kandidatët e PS për 11 Majin, Vlorë
Jo më kot, në radhën e parë të turmës së njerëzve që ndiqnin fjalimet politike, veç kryeturistit ishin kapardisur edhe kandidatët socialistë të 11 Majit, me në krye drejtuesin politik të Vlorës, Bledi Çuçi.
Video më poshtë:
“Vangjeli na ka përgatitur një surprizë spektakolare,” i paralajmëroi Rama qytetarët në fjalën e tij, duke shtuar se Tavo e kishte paralajmëruar se një spektakël si ky nuk e kishte parë as në Vlorë dhe as në Sarandë.
Dhe vërtet, bataret e fishekzjarreve që ndriçuan Himarën, nuk kishin të mbaruar.
Shpërthimi i fishekzjarreve në Himarë, 3 Maj
Plasjet e raketave kineze të kujtonin skenat e filmave të Bollywood. Ato i dhuruan Himarës një ndriçim të rrallë duke ekspozuar pjesën më të bukur, atë që sheh nga deti. Për anën tjetër të qytetit, atë në pjesën e pasme, u fol shumë pak.
Kryebashkiaku, Vangjel Tavo e ceku si një shfajësim, jo para qytetarëve, por para kryeturistit, Edi Ramës që me sa duket kishte mbetur i pakënaqur kur kishte parë se punimet në rrugën kryesore ishin zvarritur.
“Duke ardhur këtu isha i detyruar t’i përgjigjesha një vërejtjeje të kryeministrit, që më tha ‘Vangjel çfarë është kjo rrugë? Pse nuk e keni asfaltuar?”, rrëfeu Tavo. Dhe pastaj shtoi: “Ne nuk shtrojmë rrugë elektorale, por duam të shtrojmë rrugët e Himarës me cilësi që të jetojnë po aq sa…. Kjo është arsyeja pse nuk kanë përfunduar, dhe pritet që javës tjetër të kenë përfunduar, gjithnjë duke ruajtur standartin” tha ai në fjalën e tij.
Në realitet, rruga e Himarës ishte një katastrofë, aq sa nuk kuptohet ky nxitim për t’u prezantuar me një shëmtirë të tillë në ditën e parë të sezonit turistik.
Disa banorë të zonës, që preferuan të mbeten anonimë, thanë se pak javë më parë kishin qenë duke u ankuar nga balta, por tani kanë kuptuar se ishin gabim. Pluhuri që ngrihej në ditët me diell ishte bërë i padurueshëm. U zinte frymën, krijonte papastërti në ambjentet e bizneseve të tyre dhe me siguri do t’ua largonte klientelën.
Natyra e ka bekuar Himarën me bukuri të rralla: det të kristaltë, gjire të mrekullueshme, kuzhinë fantastike, por siç duket kjo nuk mjafton. Tenderat për rrugët dhe kanalizimet janë në dorë të autoriteteve të bashkisë, që drejtohen nga Vangjel Tavo. Para se të niste sezonin, ky duket se e ka pasur mendjen të kënaqte kryeturistin Edi Rama me fishekzjarre, me balerina dhe me bandën frymore mbrëmjen e së shtunës.
Rruga kryesore e Himarës një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
Por në ditët e zakonshme, jo kur vjen kryeturisti, ky është një qytet që gëlon nga turistët dhe makinat e shumta, por siç mund ta shihni nga pamjet, këto detyrohen të lëvizin në një rrugë katastrofë
Rruga hyrëse e Himarës, në anën e majtë kanali i hapur nga punimet
Që në hyrje të qytetit nga ana veriore, oferta për turistët janë zhavorri dhe zifti të hedhur kuturu, sa për sy e faqe. Dhe ndërsa pushuesit vijnë për ajër të pastër, gjejnë pluhur që të grric mushkëritë dhe një qytet ku në vend të shplodhjes, gjen rrëmujën e një kantieri ndërtimi.
Rruga në brendësi të qytetit, mjetet nuk punojnë
Se sa të shqetësuar janë autoritetet për këtë, vlen të dëgjohet pohimi cinik që Vangjel Tavo u bëri qytetarëve të Himarës, kur u tha
“Unë i bëj thirrje çdo qytetari të Himarës, le të jemi ne fytyra më e mirë e vendit tonë me mikpritje që nuk pret shpërblim, me pastërti që nuk kërkon duartrokitje dhe me korrektësi që buron nga ndërgjegjia” tha Vangjel Tavo.
Rruga në brendësi të Himarës, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik
Por në realitet, siç tregojnë pamjet, pastërtia ishte mision i pamundur në Himarë. Para se t’u kërkojë bashkëqytetarëve t’u buzëqeshin turistëve, bën mirë të garantojë shërbimet minimale nga bashkia, ato që shkojnë përtej spektaklit me fishekzjarre apo bandave frymore, që ndoshta e kënaqin aty për aty kryeturistin Edi Rama, por ia bëjnë jetën llum njerëzve që jetojnë aty dhe largojnë pushuesit./Lapsi.al
Rruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistikRruga e papërfunduar në Himarë, një ditë pas çeljes së sezonit turistikRruga e papërfunduar para bashkisë së Himarës, një ditë pas çeljes së sezonit turistikRruga pranë shëtitores, në hyrje të Himarës
TIRANË, 3 maj /ATSH/ Himara çeli sot sezonin e ri turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”. Të pranishëm në çeljen e sezonit turistik ishin kryeministri edhe Edi Rama, si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo tha se çelja e sezonit është një udhëtim i përbashkët drejt së bukurës.
“Me një ndjenjë krenarie dhe përulësie ju përshëndes sot në emër të bashkisë së Himarës në këtë ditë që për ne nuk është thjeshtë një datë kalendarike, por një festë e shpirtit dhe natyrës çelja e sezonit turistik 2025. Prania juaj këtu dhe veçanërisht e Kryeministrit është një garanci që përpjekjet tona për të bërë këtë cep të Shqipërisë jo vetëm më të njohur, por më të dashur më të jetueshëm dhe më të begatë. Himara është një poezi që Zoti e ka shkruar me ujë dhe gurë, me gjelbërim dhe aromë ulliri, me histori të lashtë, e bukur jo vetëm për syrin, por për zemrën dhe shpirtin. Zona jonë është e bekuar me detin e kristaltë dhe gatime tradicionale, që e bën çdo vizitë këtu një përvojë të paharrueshme Sezoni që çelim sot është një udhëtim i përbashkët drejt së bukurës, drejt zhvillimit që nuk shkatërron por ruan, që nuk shfrytëzon por ndërton”, tha Tavo.
Tavo theksoi se “këtë vit kemi përmirësuar rrugët që të çojnë në fshatrat tona, kemi pastruar brigjet kemi rritur shërbimet dhe sigurinë për çdo njeri që zgjedh të prekë me këmbë këtë tokë të bekuar. Më mbështetjen e veçantë të qeverisë janë realizuar investime jetike të Himarën dhe jemi në përgatitje të projekteve që do ta çojnë Himarën përtej horizonteve të saj, pjesë të hartës dhe destinacioneve që frymëzojnë”.
“Duke ardhur këtu ju përgjigja një vërejtje të kryeministrit, i cili më tha: “Çfarë është kjo rrugë, pse nuk e keni asfaltuar?”. I sqarova kryeministrit se ne nuk shtrojmë rrugë elektorale, ne duam të shtrojmë rrugë të Himarës me cilësi. Kjo është arsyeja, të nderuar pjesëmarrës, se pse këto rrugë nuk kanë përfunduar dhe pritet që javën tjetër të ketë përfunduar, por gjithmonë duke ruajtur cilësinë dhe standardin”, tha Tavo.
Tavo u shpreh më tej se “në këtë sezon presim rritje të numrit të turistëve dhe kemi besim se do të jetë një vit i suksesshëm për të gjithë për bizneset lokale, të rinjtë që angazhohen në sezon dhe gjithë komunitetin tonë”.
“Sot u bëj thirrje çdo qytetari të Himarës: le të jemi ne fytyra më e mirë e vendit tonë me mirëpritje që nuk pret shpërblim, me pastërti që nuk kërkon duartrokitje dhe korrektësi që buron nga ndërgjegjja. Himara do ju presë me portën hapur, me detin, malin dhe njerëzit që dinë të thonë “mirë se erdhe” pa fjalë të mëdha, por me zemër të pastër”, tha Tavo.
TIRANË, 2 maj /ATSH/ Himara çel sot sezonin turistik me festivalin dyditor “Magji mbi Jon”.
Në kuadër të çeljes së sezonit do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Aktiviteti i parë ishte ai në orën 9:00 ku njeriu i rekordeve botërore dhe të Guinness-it, Agim Agushi, pas shumë sukseseve edhe ndërkombëtare, ishte në Himarë ku edhe fitoi rekordin e 16-të botëror të xhonglimit të topit me kokë duke veshur 14 bluza në një hapësirë vetëm 1 m2.
Në një performancë në qendër të qytetit bregdetar, Agushi ia ka arritur të fitojë certifikatën botërore, duke lënë një shenjë të suksesit të tij edhe në qytetin bregdetar.
“Është rekordi i 16-të, i cili u arrit në Himarë, në një disiplinë e cila është kërkuar nga selia e librit të Guiness në Londër, veshja e 14 fanelave duke xhongluar me top dhe duke qëndruar në një hapësirë 1 m2. Prej sot Himara do të jetë në librin e Guinness. Certifikatën me emrin e Himarës do t’ia sjell kryetarit të bashkisë”, tha Agim Agushi.
Kryetari i bashkisë Himarë shprehet i lumturi që Agim Agushi ka zgjedhur Himarën për këtë rekord, duke e nisur me këmbë të mbarë çeljen e sezonit turistik
“Kënaqësi për mua dhe Himarën. Ky nuk do të jetë rekord i Agimit, por rekordi i Agim Agushit në Himarë”, tha Vangjel Tavo.
Agim Agushi është fitues edhe i rekordeve të tjera Guinness në disiplinat e lira, pasi ka mundur të lërë pas polakun Dariusz Kolodziczyk.
Gjithashtu, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo vizitoi sot edhe panairin e ngritur në zemër të Himarës “Shije, art dhe traditë”.
Panairet e çeljes së sezonit sjellin prodhime vendase, zeje artizanale dhe shumë ngjyra që pasqyrojnë shpirtin e jugut, theksoi Tavo në një postim në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka firmosur një tender me vlerë rreth 100 mijë euro për organizimin e aktiviteteve kulturore në qytet me rastin e çeljes së sezonit turistik për vitin 2025.
Sipas dokumentit të shpalljes së së fituesit duke se tenderi ka probleme serioze me konkurrencën duke u shpallur me“flamur të kuq” edhe nga Open Procurement Albania për shkak se bashkimi i kompanive në fjalë kanë garuar me veten duke e marrë tenderin me 99.9% të fondit limit, shkruan skyweb.al
Ky mund të jetë një rekord në fakt, pasi edhe në rastet më ekstreme, operatorët e shpallur paraprakisht fitues, përpiqen që të lëshojnë disi te fondi limit për të dhënë idenë e garës, por duket se nuk është rasti.
Fondi limit ishte 9,983,333 lekë pa TVSH, kurse oferta fituese ishte 9,973,000 lekë pa TVSH!
Kompania “JOKLEN & CO” shpk rezulton se nuk ka fokus të saj organizimin e aktiviteteve kulturore, por shumë aktivitete të tjera, përfshi ofrimin e shërbimeve funerale; tregtimin e perimeve;mjaltit; prodhimeve blegtorale, etj. Sëfundmi “JOKLEN & CO” shpk ka shtuar si pjesë të aktivitetit edhe organizimin e panaireve dhe aktiviteteve.
Ndërkohë partneri i “JOKLEN & CO” shpk në këtë kontratë, kompania “SHBB ELIA BUZAHISHTE 1998”sh.p.k.është një shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor e vendosur në Velçan të Pogradecit.
Në pjesën ku përshkruhet objekti i biznesit të “SHBB ELIA BUZAHISHTE 1998” sh.p.k. është shkruhet:
Sigurimi i fares së patates , riprodhimi i saj dhe tregëtimi.Blerje, shitje dhe magazinimin, vecaranisht të farës së patates dhe mundësinë për prodhime të tjera bujqësore.Furnizimin dhe shitjen e sasisë së mjaftueshme te fares.Rregullimin e bimeve per prodhim dhe venien ne rregull te skemave te qarkullimit qe kane te bejne me prodhimin dhe kerkesat e tregut. Mbeshtetje me ndihmesat teknike perbrenda zonave te kompetencave.Stimulimi i variteteve te reja dhe me te mira, permes testeve aktive dhe
permes marrjes se informacioneve nga burime te tjera.Drejtimi i prones se shoqerise si ndertesat dhe makinerite.Drejtimi i detyrave finaciare dhe administrative, kjo perfshin nje qarkullim te fondit qe mund te perdoret si krediper tu dhene dhe anetareve, fondet rezerve dhe llogarite.Investime per ngritjen e permiresimin e infrastruktures dhe kushteve te jetesesne zonatku zhvillohet aktiviteti i shoqerise. /skyweb.al
Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues.
“Dhe ta marrë vesh Edi Rama, se pushtimeve, askush nuk i ka dhënë përgjigje më të merituar, se Himara, dhe Himara ia dha atë që meritonte. Atë Përgjigje, ia dha me Fredi Belerin.”
Beleri, një mollë sherri dikur mes berishes dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Por kali i Trojës për Berishën është një grek tjetër. Në 2009 Vangel Tavo ishte nje deputet socialist, i cili tradhëtoi Ramn dhe iu bashkua katër deputetëve të LSI, që e mbajtën atë katër vite në pushtet, deri në vitin 2013. Por për doktorin tradhëti quhet vetëm kur ikën prej tij.
“ Vangjel Travo, bravo e meriton neverinë tuaj, misionar i Ramës erdhi këtu për të grabitur pronat”
Në fakt i vetmi krim i Tavos, është që i rrëmbeu Himarën opozitës, në zgjedhjet e gushtit të kaluar. Dhe pikërisht këtu nga bregu, kreu socialist shpiku nocionin e memorandumit të Kuçit, ku u ul me laps e letër e parashikoi saktë rezultatin e zgjedhjeve në 2021. Një gjë që e ka paralajmëruar se do ta bëjë sërish. Kjo nuk i shkon poshtë lehtë doktorit dhe mbështetësve të tij.
“U mbrat ajo buçja atje, e vjen na pjell këtu. Rama u mbrat atje, e vjen na bën llogaritë e mandateve në Kuç”
Edhe kur doktori kërkon të shmangë Ramën, atij i del para e shkuara e tij. Një banor i kujtoi gabimet e kryedemokratit në Himarë, dhe i kërkoi të mbajë vetëm një premtim, atë të kryeministrit.
“Doktori gaboi me ne në Kakome, ndoshta kishte nëpërkëmbë akoma Nanon dhe këshilltarë të gabuar. Doktor, Himara nuk do shumë gjëra, himariotët duan në radhë të parë tituj pronësie. Sepse dhe ato që ke dhënë ti, po jua merr ky”
Në udhëtimin në breg, për doktorin nuk munguan dollitë dhe urimet.
“Doktor, jetë të gjatë. E treta, e vërteta kjo.”
Por hera e tretë ka bërë të veten. Sali Berisha nuk është më ai i pari. Është I treti. Dhe tashmë stafi kujdeset që ai mos të bjerë sërish në grackeë e entuziasmit të tij./abcnews.al
Çështja e pronave në bregdet ishte kryefjala e takimit elektoral të Sali Berishës në Himarë. Ai tha se Vangjel Tavo është misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës. Berisha ka akuzuar kryebashkiakun Vangjel Tavo dhe kryeministrin Edi Rama se duan të grabisin tokat e Manastirit të Skutarasë dhe Gjipesë. “I them Vangjel Tavos, misioni yt… […]
Në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës. Gjatë vizitës në qytetin e Himarës, Spiropali u prit në takim nga Kryetari i Bashkisë, Vangjel Tavo, me të cilin diskutoi mbi investimet për përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve sociale, investimet në shkolla, etj. Kryetarja e Kuvendit […]
ATHINË – Kryepeshkopi Anastas ndodhet në spital prej 30 dhjetorit 2024 pasi u prek nga një virozë gripale e cila i shkaktoi komplikacione shëndetësore. Pas trajtimit në Tiranë, ai u dërgua për mjekim të specializuar në një spital të Athinës më 3 janar 2025, ku u shtrua në spitalin ‘Ungjillëzimi’.
Ai iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi hemorragji gastrike. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, por në kontroll mjekësor.
Sot, Kryepeshkopi i Shqipërisë është vizituar në spital nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Ishte vetë ky i fundit që njoftoi vizitën në Athinë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Tavo, shprehet se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar.
“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoq që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi”, shkruan Tavo në Facebook.