Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

Gjiknuri: Humbësi nuk njeh zgjedhjet, ky është problemi. Nuk dini të bashkoheni

By: redi
5 June 2025 at 14:24

Deputeti i PS-së i cili është edhe një nga kandidatët e listës së hapur më të votuar në zgjedhje, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ai ka thënë se Reforma Zgjedhore është bërë si ka dashur PD dhe mbi të gjitha, sipas tij, është faji që opozita nuk di të bashkohet. ”Çështja e votës së diasporës është shkruar nga e para deri në fund nga opozita dhe…

Source

Gjiknuri: Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë

By: redi
26 May 2025 at 21:50

Damian Gjiknuri i cili ishte në listën e hapur të PS-së në qarkun Vlorë, thotë se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Edi Rama, që sipas tij dha rezultat pozitiv. Gjiknuri pranoi se gara ishte e vështirë, por theksoi se kontributi i tij ndikoi në marrjen e mandatit të nëntë për Partinë Socialiste në këtë qark. ”Ishte një përvojë politike dhe rezultati u…

Source

Parregullsitë në votimet e Diasporës, Gjiknuri: Do të diskutojmë për mënyrën elektronike

By: redi
26 May 2025 at 21:45

Parregullsitë në votimin e Diasporës pranohen edhe nga Damian Gjiknuri. Për të megjithëse mund të diskutohet në zgjedhjet e ardhshme, mënyra e votimit elektronik, kjo nuk e shmang votimin familjar, siç u pretendua nga opozita se ka ndodhur në zgjedhjet të 11 majit. ”Këto zgjedhje bëhen në mjedise të pakontrolluara. Më poshtë avantazh që nuk influencohet nga ndikimi i partive”, tha Gjiknuri. …

Source

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

14 May 2025 at 09:37

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave edhe sa i përket votave të kandidatëve në listat e hapura, teksa mbeten vetëm ato të diasporës, të cilat mund të bëjnë ndonjë surprizë tek listat e deputetëve që futen në Kuvend. PS do të fut 5 deputetë nga lista e hapur e Vlorës, teksa kandidati […]

The post Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

13 May 2025 at 09:14

Në Bashkinë e Himarës ka përfunduar numërimi edhe sa i përket kandidatëve në listat e hapura të subjekteve politike. Më i votuari nga Partia Socialiste ka rezultuar Damian Gjiknuri me 1228 vota persona, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 668 vota. Pas tyre renditet Ardit Bido me 327 vota, Gjergji Mërkuri me 161 vota dhe […]

The post Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja appeared first on BoldNews.al.

Si i mori koncesionet dhe licencat minerare Jeton Dani, babai i kandidatit të PS. Roli i Gjiknurit

6 May 2025 at 19:32

Emisioni “Plug” Ky që shihni në pamje e mëposhtme është Jeton Dani që dhunon drejtuesin e Formit Rinor të Partisë Demokratike, dhunë të së cilës nuk i shpëtoi edhe kreu i Partisë Demokratike Bulqizë. Policia dhe Prokuroria e këtij qarku nxitoi të akuzonte deputetin Xhelal Mziu dhe mbështetës të opozitës, se agallarëve të Dibrës, iu […]

The post Si i mori koncesionet dhe licencat minerare Jeton Dani, babai i kandidatit të PS. Roli i Gjiknurit appeared first on BoldNews.al.

Gjiknuri: PS ka 70% të votave në Vlorë, do të marrin 9 mandate

By: redi
5 May 2025 at 20:19

Damian Gjiknuri, kandidati për deputet i PS në Vlorë, flet për pritshmëritë e 11 majit. Për të me shtimin e votës së diasporës, PS-ja do të synojë të marrë 9 deputetë nga 12 në Qarkun e Vlorës. ”Fushata është e qetë dhe civile dhe presim që këto zgjedhje të jenë shumë më të qeta se të gjitha ato më parë. Në Vlorë ka një dominim historik të PS-së, gjë që është përforcuar edhe në dy zgjedhjet e…

Source

Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it

5 May 2025 at 09:56

Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it   Sarandë – Në vijim të takimeve me qytetarët, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me banorët e zonës së njohur si “Rruga 5” në Sarandë, ku diskutoi mbi punët e kryera deri më tani si dhe sfidat që ende kërkojnë […]

The post Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it appeared first on Saranda Web.

Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare

4 May 2025 at 19:36

Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare   SARANDË – Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me qytetarë të Sarandës, ku diskutoi problematikat më të mprehta të zonës dhe projektet transformuese që priten të ndryshojnë fytyrën e qytetit turistik.     Gjiknuri u shpreh se […]

The post Damian Gjiknuri në Sarandë: Rruga Sarandë – Ksamil do zgjerohet, ujësjellësi me zgjidhje përfundimtare appeared first on Saranda Web.

Damian Gjiknuri takim me mësues në Sarandë: Ju duhet një deputet që ka dhënë prova se di të ju zgjidhë problemet

3 May 2025 at 13:02

Damian Gjiknuri takim me mësues në Sarandë: Ju duhet një deputet që ka dhënë prova se di të ju zgjidhë problemet   Damian Gjiknuri, zhvilloi takim me mësues të Sarandës. Duke u shprehur mirënjohjen për pjesëmarjen e tyre në takim, Gjiknuri u shprehu vlerësime për kontributin e vazhdueshëm të tyre në edukimin e brezave.   […]

The post Damian Gjiknuri takim me mësues në Sarandë: Ju duhet një deputet që ka dhënë prova se di të ju zgjidhë problemet appeared first on Saranda Web.

Gjiknuri takim me banorët në Novoselë: Zbatimi e projekteteve transformuese për qarkun Vlorë

By: redi
24 April 2025 at 19:21

Kandidati për deputet i PS, Damian Gjiknuri vijon takimet. Këtë pasdite zhvilloi një takim me banorët në Novoselë, ku tha se ”Zbatimi e projekteteve transformuese me fokus qytetarët, ndërtimi i Aeroportit të ri dhe investime të tjera në infrastrukturë do i japin një tjetër hov zhvillimit në ekonomik kësaj njësie të qytetit dhe të gjithë Vlorës”. Postimi i plotë Takimi me banorët e Njësisë…

Source

Gjiknuri me banorët e Rajonit nr4 në Vlorë: Nuk do ndalim punën për urbanizimin e plotë

By: redi
23 April 2025 at 19:41

Kandidati për deputet i PS-së, Damian Gjiknuri vijon takimet në qarkun e Vlorës. Këtë pasdite ai është takuar me banorët e Rajonit nr.4. Teksa ka postuar fotot nga takimi, Gjiknuri shkruan se nuk do të ndalin punën për urbanizimin e plotë të kësaj zone. ”Takimi me banorët e Rajonit 4, në zonën ekonomike ku nuk do ndalim punën për urbanizimin e plotë të kësaj zone përmes investimeve në…

Source

Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft”

By: Oldi
23 April 2025 at 13:22

Nga Boldnews.al Një tender me fond mbi 10 milion euro i Këshillit të Lartë Gjyqësor për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve ka shkuar për kompanitë “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, të dyja të lidhura ngushtë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Shoqëria “Soft & Sulution” është në pronësi të Ermal Beqirit, një biznesmen […]

The post Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft” appeared first on BoldNews.al.

Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit

21 April 2025 at 10:11

Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit   Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me përfaqësues të peshkatarëve dhe kultivuesve të midhjeve në Sarandë.   Në fokus të bashkëbisedimit ishin çështje që lidhen me sektorin e peshkimit dhe kërkesa për […]

The post Damian Gjiknuri me peshkatarët dhe kultivuesit e midhjes: Bashkë për zhvillimin e sektorit të peshkimit appeared first on Saranda Web.

Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet

20 April 2025 at 11:04

Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet   Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me sipërmarrës në zonën e Ksamilit. Duke i falenderuar për pjesëmarrjen në këtë takim, Gjiknuri u shpreh se, “me lobimin tim kam sjellë […]

The post Damian Gjiknuri takim me sipërmarrës në Ksamil: Ju duhet një zë i fortë politik që ju zgjidh problemet appeared first on Saranda Web.

Gjiknuri takim me banorë të Shushicës, kërkon votë masive për PS: Do të vijojmë punët e nisura

By: redi
18 April 2025 at 16:51

Kandidati për deputet i PS, i cili është në listë të hapur në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri ka vijuar me takimet. Ai zhvilloi një takim me banorë të Njësisë Administrative Shushicë në Bashkinë e Vlorës. Gjiknuri u kërkoi atyre votën për PS në zgjedhjet e 12 majit, pasi në këtë mënyrë votojnë për rritjen e pensionitm për rritjen e rrogës dhe pagës mesatare. ”Jam rikthyer dhe kam gjetur…

Source

Gjiknuri vijon takimet në Vlorë: Taksa për biznesin e vogël do të vijojë zero. Pensioni minimal 200 euro

By: redi
15 April 2025 at 17:20

Damian Gjiknuri, kandidat i PS në listën e hapur, ka vijuar takimet në Vlorë. Teksa ka postuar foto në Facebook, Gjiknuri ka rikujtuar se taksa për biznesin e vogël do të vijojë që të jetë zero, dhe se pensioni minimal do të shkojë 200 euro. ”Takime me qytetarë, sipërmarrës të biznesit të vogël, profesionistë e pensionistë në Rajonin 4 në qytetin e Vlorës për t’i dëgjuar dhe kërkuar mbështetjen…

Source

Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin

11 April 2025 at 10:14

Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin   Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri u ndal në Sarandë, në një takim me një grup të operatorëve turistik.   Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se “Saranda ka një potencial të jashtëzakonshëm. […]

The post Sarandë, Gjiknuri takim me operatorët turistik: Së bashku do ta zhvillojmë më tej qytetin appeared first on Saranda Web.

❌
❌