Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hetimet e SPAK ndaj Ergys Agasit, fabrika e cigareve e Ilir dhe Darjo Jasharit, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri

By: admin
20 June 2025 at 20:26

SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet fjalë për fabrikën e cigareve të blerë nga ai nga ish-pronarët Ilir dhe Darjo Jashari, të cilët u arrestuan tre javë më parë, ndërsa nuk mungojnë raportimet mbi tenderët e AKSHI dhe raportet me biznesmenin Ermal Beqiri si edhe zgjedhjet. 

Pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në të paktën katër objekte të biznesmenit Ergys Agasi në Tiranë dhe Durrës, vetë Agasi ka reaguar duke sqaruar se veprimet e prokurorisë janë kryer në kuadër të një hetimi mbi aktivitetin e fabrikës së cigareve në pronësi të tij, të cilën Agasi e kishte blerë nga Ilir dhe Darjo Jashari, të cilët u arrestuan me 28 Maj me urdhër nga SPAK, pasi dyshohet se drejtonin një skemë të madhe kontrabande cigaresh.

Në një deklaratë për “shteg.org”, ai theksoi se “nuk ka asnjë vendim për t’u marrë i pandehur”, duke shpjeguar se hetimi ka të bëjë me transaksionin e blerjes së fabrikës së cigareve në Librazhd, për të cilën kompania e tij “EA Tobacco” pagoi simbolikisht vetëm 1 lek, me kusht që ish-pronarët të shlyenin detyrime të papaguara prej rreth 5 milionë euro.

Ndërkohë që Agasi ka sqaruar publikisht arsyet e kontrollit, në media ka patur raportime mbi tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar publikisht se Agasi është personi që kontrollon realisht ndarjen e tenderave në AKSHI, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë mbi procedurat e prokurimit të këtij institucioni.

Nisur nga këto akuza të Ahmetajt nuk kanë munguar raportimet mediatike dhe pikëpyetjet mbi raportin mes Ergys Agasi dhe biznesmenit Ermal Beqiri si një ndër fituesit kryesorë të tenderave të AKSHI-t.

Lapsi.al ka publikuar të dhëna financiare mbi kompaninë e lidhur me Agasin, duke raportuar fitime të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër kohore.

Sipas raportimeve, kompania ka realizuar rreth 3 milionë euro fitime, me shpenzime operative të deklaruara vetëm 100 mijë euro.

SPAK nuk ka dhënë deri më tani asnjë deklaratë zyrtare apo sqarim mbi ekzistencën apo objektin e ndonjë hetimi lidhur me tenderat e AKSHI-t apo lidhjet e dyshuara mes Agasit dhe kompanisë Soft&Solution.

Për momentin, prokuroria ka konfirmuar vetëm se kontrollet janë kryer në kuadër të një “procedimi penal”, pa dhënë më shumë detaje. /skyweb.al

The post Hetimet e SPAK ndaj Ergys Agasit, fabrika e cigareve e Ilir dhe Darjo Jasharit, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri appeared first on Albeu.com.

Sistemi i Thesarit/ AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirajt dhe Communication Progress

By: Ela
10 June 2025 at 17:49

Lufta e fortë e Gerond Meçes për të shtënë në dorë kontratën 7.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit informatik të Thesarit të shtetit duket se ka shkuar kot. Edhe pse Advanced Business Solutions e Meçes paraqiti ofertën më të ulët në tender, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vendosi të shpallë fitues bashkimin e […]

The post Sistemi i Thesarit/ AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirajt dhe Communication Progress appeared first on BoldNews.al.

Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET)

By: V K
28 April 2025 at 11:10

Një betejë për 10 milion euro, sapo ka nisur mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” në lidhje me mega tendering e Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS).

Siç mëson Skyweb.al, kompania Advanced Bussines Solution, është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me shpalljen fituese të ofertës së kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” disa ditë më parë nga kontraktori, i cili në rastin konkret është KLGJ.

ABS duke se e ka marrë shumë seriozisht këtë ankesë, duke paguar edhe rreth 50 mijë euro “fee-n” që jepet në këto raste për sigurimin e ankesës.

 

 

Siç mëson Skyweb.al, Advanced Bussines Solution, e cilësuar nga ish-kryeministri Ahmetaj si kompani pranë kryeministrit Rama, kërkon nga KPP vlerësimin e procedurave të shpalljes fituese të ofertës vlerë 924.375.000 lekë të reja të bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, e cila nuk ishte edhe oferta më e ulët në këtë tender, pavarësisht se u shpall fituese.

Oferta më e ulët në këtë tender, me vlerë 818 800 000 lekë ishte pikërisht nga Advanced Bussines Solution.

 

 

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1 025 905 001 lekë të reja ose mbi 10 milionë euro.

Rezulton se në këtë tender, kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku oferta fituese u shpall pikërisht ajo e “Kreatx” dhe “Soft and Solution”.

“Soft & Sulution” është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë një ndër lojtarët kryesorë për tenderët që kanë të bëjnë me tenderët për teknologjinë e informacionit, të shpallur nga AKSHI.

 

 

Ndërkohë, në media është raportuar se kompania tjetër që iu bashkua Beqirit në këtë ofertë, “Kreatx”, është në pronësi të pjesëshme të z.Panajot Gjiknuri, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri, duke e kthyer këtë në një “betejë” brenda maxhorancës për një shumë të madhe parash, siç është tenderi 10 milion euro i KLGJ për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS). /skyweb.al

The post Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET) appeared first on Albeu.com.

Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft”

By: Oldi
23 April 2025 at 13:22

Nga Boldnews.al Një tender me fond mbi 10 milion euro i Këshillit të Lartë Gjyqësor për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve ka shkuar për kompanitë “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, të dyja të lidhura ngushtë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Shoqëria “Soft & Sulution” është në pronësi të Ermal Beqirit, një biznesmen […]

The post Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft” appeared first on BoldNews.al.

Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit

By: Ela
28 December 2024 at 10:59

Nga Boldnews.al Tenderat dhjetra milionë euro të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë krijuar një situatë oligopoli, në të cilën fondet qeveritare ndahen mes një grushti të vogël kompanish private, disa prej të cilave të lidhura mes tyre. Një pozicion të rëndësishëm në këtë “oligopol” ka biznesmeni Ermal Beqiri, i cili aktualisht zotëron […]

The post Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ Historia e dyshimtë e “perandorisë” së Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

“Torta” e AKSHI-it/ Dy tendera me vlerë 13 mln euro në javë për Ermal Beqirin e “Soft Solution”

By: Ela
23 December 2024 at 22:50

Nga Boldnews.al Kompanitë e Ermal Beqirit rezultojnë fitues në dy nga tre tenderat me vlerë gjigande 19 milionë euro, të mbyllur në javë e dytë të Dhjetorit 2024 nga Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në muajin Tetor të këtij viti, AKSHI publikoi një listë të gjatë tenderash, rreth 30 të tillë, për një […]

The post “Torta” e AKSHI-it/ Dy tendera me vlerë 13 mln euro në javë për Ermal Beqirin e “Soft Solution” appeared first on BoldNews.al.

Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri.

3 December 2024 at 15:04
ACTI (Albanian Council for Technology and Innovation) është një iniciativë vizionare që synon të transformojë peizazhin teknologjik të Shqipërisë. Themeluar nga një grup liderësh pasionantë për teknologjinë dhe inovacionin—Ermal Beqiri (Kryetar), Andis Papa, Gentian Lika, Kushtrim Shala, Gjergji Mullaj, Gëzim Hoxha, Enea Buza dhe Enor Nakuci—ACTI synon të krijojë një ekosistem të fuqishëm që bashkon talentet, idetë dhe kompanitë më të mira të industrisë teknologjike shqiptare.

Misioni i ACTI: Të Ndërtojmë së Bashku Një Ekosistem Teknologjik

Industria teknologjike shqiptare përballet me shumë sfida, por edhe mundësi të jashtëzakonshme. Për të adresuar këto, ACTI ka në qendër të misionit të saj:
•Krijimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës, ku profesionistët dhe kompanitë bashkëpunojnë për të ndarë njohuri dhe përvoja.
•Zhvillimin e talenteve dhe edukimin profesional, duke hapur dyer për brezin e ri të ekspertëve teknologjikë.
•Promovimin ndërkombëtar të teknologjisë shqiptare, duke ndërtuar ura me diasporën dhe partnerët globalë.
Ermal Beqiri në një takim strategjik të ACTI

Komitetet Strategjike: Shtyllat që Mbështesin Transformimin

Puna e ACTI është e organizuar në 6 komitete strategjike, secila me një rol të qartë për të nxitur zhvillimin e teknologjisë:
1.Komiteti i Edukimit dhe Trajnimit: Ndihmon profesionistët të përgatiten për sfidat globale përmes programeve të përditësuara.
2.Komiteti i Talenteve të Diasporës: Lidh ekspertizën shqiptare jashtë vendit me projektet lokale.
3.Komiteti i Inovacionit dhe Start-Up-eve: Mbështet idetë dhe sipërmarrjet e reja teknologjike.
4.Komiteti i Politikave dhe Rregulloreve: Ndihmon në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin teknologjik.
5.Komiteti i Sigurisë Kibernetike: Rrit ndërgjegjësimin dhe adreson sfidat e sigurisë digjitale.
6.Komiteti i Networking dhe Partneriteteve: Forcon bashkëpunimin midis kompanive dhe profesionistëve në dhe jashtë Shqipërisë.

Ermal Beqiri: Lideri që Drejton Vizionin e ACTI

Si Kryetar i ACTI, Ermal Beqiri udhëheq këtë iniciativë me një vizion të qartë për të transformuar industrinë teknologjike shqiptare. Roli i tij përfshin ndërtimin e strategjive të reja, krijimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe fuqizimin e talenteve shqiptare.

Thirrje për Bashkëpunim

Nëse jeni profesionist i teknologjisë, kompani, apo një start-up inovativ, ACTI është vendi ku mund të kontribuoni në ndërtimin e së ardhmes së teknologjisë në Shqipëri. Me mbi 25 kompani dhe më shumë se 1000 profesionistë tashmë pjesë e komunitetit tonë, ACTI është forca lëvizëse e transformimit teknologjik të vendit. Për t’u anëtarësuar dhe për më shumë informacion, vizitoni www.acti.al

The post Ermal Beqiri dhe ACTI: Transformimi i Teknologjisë në Shqipëri. appeared first on Revista Monitor.

❌
❌