Jo vetëm lirimi i hapësirave publike, deputeti i Vlorës paralajmëron aksione të reja
Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, deputeti i ri i PS, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës, Ardit Bido paralajmëroi aksione të tjera të qeverisë pas këtij aktualit për lirimin e hapësirave publike.
“Nisma për lirimin e hapësirave publike është vetëm një nga veprimet që do të pasohen me iniciativa të tjera në shërbim të qytetarëve”, tha ai.
Bido shtoi se gjatë fushatës zgjedhore janë njohur nga afër me problematikat që shqetësojnë qytetarët, dhe pas marrjes së mandatit të ri, qeveria do të veprojë për t’u dhënë zgjidhje.
“Nuk duhet të harrojmë se në fund të ditës, si qeverisja vendore, ashtu edhe ajo qendrore, janë në shërbim të qytetarëve. Sapo vijmë nga fushata, kemi dëgjuar ankesat e qytetarëve nga fillimi deri në fund. Dhe janë të drejta. Ajo që po ndodh është vetëm pak, do të bëjmë shumë më shumë. Nuk ecje dot, as në Vlorë, as në Sarandë, as në qytete të tjera. Po zgjerohej një zaptim i hapësirave publike nga bizneset, të cilët përpiqen të përfitojnë, por kjo nuk justifikon situatën. Ky është një problem i akumuluar ndër vite, dhe vjen një moment që duhet të marrë fund.A do të ishte më mirë që institucionet të kishin vepruar më parë? Po, jam dakord. Por në momentin që kjo na ka ndodhur, dhe qytetarët e kanë të nevojshme ndërhyrjen tani, çfarë të bëjmë? Ta lëmë të ndodhë përsëri?”, tha ai.
Bido theksoi gjithashtu se ka një mendësi të gabuar që duhet të ndryshojë ku sipas tij ekziston një mentalitet i keq, i tipit ‘kap çfarë të kapësh’.
“Edhe një ambient që e kemi pasur me qira për vite të tëra, e trajtojmë si pronë personale. Kjo duhet të marrë fund,” u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës”, Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon
- “Lejoi ndërtim pa leje në Theth”, Rama sulmon prokuroren, kërkon shkarkimin e saj
The post Jo vetëm lirimi i hapësirave publike, deputeti i Vlorës paralajmëron aksione të reja appeared first on Euronews Albania.