Tridhjetë e një persona që punonin në një tunel masiv nëntokësor në Los Angeles u shpëtuan të mërkurën në mbrëmje pasi një pjesë e strukturës u shemb, thanë zyrtarët.
Personat e shpëtuar nuk kishin lëndime të dukshme, tha LAFD në një deklaratë , menjëherë pas një operacioni ku disa prej atyre që ishin bllokuar në tunelin industrial u ngritën në siguri me anë të vinçit.
Më shumë se 100 punonjës të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit nxituan në vendngjarje në lagjen Wilmington të qytetit për të ndihmuar në operacion, përfshirë ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, tha kryetarja e bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, në emisionin X.
Shembja ndodhi afërsisht pesë deri në gjashtë milje nga pika e vetme e hyrjes dhe daljes së tunelit dhe rreth 400 metra nën tokë, thanë zyrtarët. Tuneli është pjesë e një projekti komunal për ujërat e zeza.
Punëtorët e bllokuar arritën të ngjiteshin mbi një grumbull dheu të lirshëm me lartësi 3 deri në 4.5 metra për të arritur te kolegët në anën tjetër, tregojnë raportet paraprake. Prej andej, ata u transportuan me automjet tuneli në pikën e hyrjes, tha departamenti i zjarrfikësve.
PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rruga Shkup-Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.
“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e Republika e Maqedonisë së Veriut, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e 9 korrikut në Facebook.
Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, raporton KosovaPress.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.
Në konferencën e thirrur për media, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste organizuan një sërë inagurimesh të veprave publike. Ndër to ishte edhe ceremonia me këngë e valle për tunelin e Murrizit, pjesë strategjike e rrugës së Arbrit, që lidh Tiranën me Dibrën.
“Sot hapet tuneli i Murrizit prej 3.8 km i gjatë. Është plotësisht i përfunduar në të gjithë komponentët e tij dhe ana ndërtimore dhe elektromekanike. Gjithçka është funksionale”, deklaroi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, më 14 mars.
14 mars 2025
Por disa javë më pas, një përgjigje zyrtare që Faktoje.al mori nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një kërkese për të drejtë informimi, e rrëzon pjesërisht këtë deklaratë.
“Është në proces testimi dhe kolaudimi sistemi Elektro-Mekanik i Tunelit të Murrizit”,pohon MIE.
Pra, në momentin e deklaratës dhe inaugurimit, sistemi elektro-mekanik që përfshin ndriçimin, ventilimin, sistemet e sinjalistikës dhe sigurisë ishte duke u testuar.
Zvarritja e punimeve
Qeveria ka justifikuar vonesat me terrenin gjeologjik të vështirë në zonën e Murrizit. Vonesa të tilla, ekspertët i arsyetojnë ndryshe nga qeveria. Mungesa e analizave të plota në fazat e hershme të projektit është një prej tyre, argumenton Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX.
“Nëse studimet teknike nuk janë kryer me kujdes, ndodh që projektet të përballen me sfida të mëdha gjatë ekzekutimit. Zgjatja e afateve ndodh edhe kur nuk ka mbikëqyrje rigoroze ndaj kontraktorëve”, thotë Gjokutaj.
Sipas tij, zvarritjet e projekteve në mënyrë të përsëritur krijojnë një model ku përfundimet e pjesshme shfrytëzohen për qëllime elektorale.
“Projekti i vonuar mund të përdoret si argument për përmirësim të performancës qeveritare në prag të zgjedhjeve, duke ofruar një ‘arritje’ të planifikuar për t’u shfaqur pranverën”, përfundon Gjokutaj.
Kosto e veprës
Tuneli i Murrizit është segmenti më kompleks dhe i shtrenjtë i rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej rreth 3.8 kilometra. Ai përfshin dy tunele: kryesorin për automjete dhe një tunel emergjence, me 11 lidhje hyrje-dalje mes tyre. Sipas të dhënave zyrtare të MIE, kostoja e tunelit arrin në 12.4 miliardë lekë pa TVSH (rreth 126.5 milionë euro), ndërsa e gjithë rruga e Arbrit kap shifrën 33.6 miliardë lekë pa TVSH (341.5 milionë euro).
Punimet për këtë tunel nisën në maj të vitit 2019, një vit pas nënshkrimit të kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Megjithëse afati i kontratës ishte 13-vjeçar dhe përfundimi i rrugës ishte planifikuar për vitin 2027, zbatimi i ngadaltë e shtyu disa herë përfundimin e plotë të veprës.
Zbatimi i kontratës koncesonare për rrugën e Arbrit ka hyrë zyrtarisht në vitin e shtatë të zbatimit, duke konsumuar gjysmën e afatit të kontratës 13 vjeçare me qeverinë shqiptare.
Kompania që ka fituar koncesionin për rrugën e Arbrit ka marrë më shumë se gjysmën e financimit, mbi 12 miliardë lekë. Në tre vitet e ardhshme buxheti planifikon edhe 10 miliardë lekë të tjera.
Kompania koncesionare pritet ta dorëzojë projektin si aset te Autoriteti Rrugor Shqiptar në vitin 2031, në përfundim të afatit të kontratës.
Përfundim
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklarata zyrtare për përfundimin e tunelit të Murrizit, rezulton gjysmë e vërtetë. Elementët kritikë të sigurisë dhe funksionimit si sistemi elektro-mekanik ishin në testim gjatë inaugurimit publik. Për këtë arsye, pas verifikimit të fakteve, Faktoje e kategorizon këtë deklaratë si gjysmë të vërtetë.
TIRANË, 30 maj/ATSH/ Tuneli i Llogorasë është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut dhe duke mbështetur sezonin turistik.
Kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në kuadër të masave për promovimin e industrisë së turizmit.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të udhëtimit drejt jugut përmes tunelit, duke e përshkruar këtë rrugë si mjaft tërheqëse.
“Është Shqipëria. E bukura e udhëtimit drejt jugut”, shprehet ai.
Në tunel është e ndaluar kalimi i mjeteve me tonazh të rëndë.
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, tubi kryesor dhe tuneli i emergjencës, të lidhur me 11 dalje.
Ky tunel jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta. /j.p/
Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.
Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.
“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.
Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.
TIRANË, 23 maj/ATSH/ Nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogorasë, vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
Kjo sipas saj, për të mbështetur industrinë e turizmit.
“Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit, e cila tashmë ka filluar të konsolidohet dhe kjo tregohet qartë nga numri i njësive të hotelerisë që po hapen në jug të vendit”, deklaroi Balluku.
Sipas saj, ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tuba, ai kryesor dhe një tunel emergjence, të lidhur me 11 dalje.
Tuneli jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, e cila më parë zgjaste rreth 30 minuta, në vetëm 7 minuta.
Pretendimi: Kongresmeni amerikan tregon tunelin nga ku trafikanti Jeffrey Epstein i çonte fëmijë të mitur ish-presidentëve Bill Clinton, Barack Obama dhe anëtarëve të kongresit.
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————–
Në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi i pazakontë se një kongresmen amerikan ka zbuluar “si Epstein po u çonte fëmijë të mitur Bill Clinton, Obamën dhe anëtarëve të kongresit duke përdorur një sistem tunelesh nëntokësor.”
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon, të cilës i referohet postimi i mësipërm.
Ajo është postuar në Twitter më 9 maj 2025 nga kongresmeni në video, Tim Moore nga North Carolina.
Në videon e plotë, Moore tregon një një shkallë të mbyllur në Sallën Lincoln të Kapitolit të ShBA, jo një tunel që është përdorur për trafikimin e të miturve.
“Ndërtimi filloi në vitet 1700 dhe ka gjithfarë llojesh kalimesh të vogla të fshehura. Siç e patë, unë sapo e hapa këtë mbulesë dhe mund ta shihni,” thotë Moore duke treguar një derë sekrete në dyshemenë e Kapitolit. Republikani hap derën, duke zbuluar një shkallë të pluhurosur dhe historike që të çonte në atë që dukej të ishte një dhomë tjetër poshtë.
Ligjvënësi shtoi se kishte dëgjuar përmes gojëdhënave të ndërtesës së Kapitolit se shkallët nën Dhomën Linkoln ishin përdorur nga ushtarët britanikë në Luftën e 1812 për t’i vënë flakën ndërtesës historike. E njohur si “Djegia e Uashingtonit”, ushtarët britanikë në gusht të vitit 1814 i vunë flakën Kapitolit, Kantierit të Marinës së Uashingtonit dhe Shtëpisë së Bardhë – e cila atëherë njihej si Rezidenca Presidenciale – përpara se stuhitë të shuanin zjarret dhe personeli ushtarak të thirrej në Uashington për ta mbrojtur atë nga forcat britanike. Lufta e vitit 1812 përfundoi në vitin 1815.
Nën dyshemenë e Kapitolit të ShBA ndodhen shkallë dhe kalime të fshehura të mbetura nga ndërtimi origjinal i ndërtesës në shekullin e XIIX.
Ndërtimi i Kapitolit u porosit në vitin 1793, dhe presidenti George Washington vendosi gurin e themelit po atë vit. Ndërtesa origjinale u përfundua në vitin 1826, me zgjerime të ndryshme të bëra gjatë dekadave, siç është një qendër vizitorësh që u hap në vitin 2008.
Një tunel rekord nën Detin Baltik po ndërtohet midis Danimarkës dhe Gjermanisë. Me një gjatësi prej 18 kilometrash, Fehmarnbelt (Fi-marn- bhelt) do të jetë tuneli më i gjatë i parafabrikuar për rrugë dhe hekurudhë në botë.
90 Segmentet e tunelit po prodhohen në një fabrikë të posaçme në ishullin Lolland (Lol-en) në juglindje të Danimarkës. Secili segment është 217 metra i gjatë dhe peshon mbi 73,000 ton. Segmentet do të vendosen mbi fundin e detit dhe do të bashkohen me një saktësi prej 15 milimetrash sikurse te ishin nje loje LEGO.
Projekti ka një kosto prej rreth 7.4 miliardë eurosh dhe financohet kryesisht nga Danimarka, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Pas përfundimit në vitin 2029, udhëtimi nga Rødbyhavn (Rhodby-haun) në Puttgarten (put- garden) do të zgjasë vetëm 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Tuneli do të përgjysmojë kohën e udhëtimit mes Kopenhagës dhe Hamburgut nga 5 ore ne 2 ore e gjysme.
Tuneli pritet të përdoret nga më shumë se 12,000 makina dhe 100 trena çdo ditë. Përveç përmirësimit të transportit, ai synon të ulë emetimet e karbonit dhe të promovojë një lëvizje më të gjelbër. Projekti gjithashtu pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Lollandit, një nga rajonet më të varfra të Danimarkës. Banorët vendas e kanë pritur këtë projekt për vite me radhë. Tuneli konsiderohet një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në historinë e Evropës Veriore./abcnews.al
TIRANË, 19 mars/ATSH/Investimet në rrugë të reja, me infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore të shtrira në të gjitha qytetet e vendit, vijojnë me projekte, të cilat ndodhen në faza të ndryshme zbatimi.
Në rrugën e re Elbasan – Librazhd, një nga kantieret më të më të rëndësishme të Korridorit VIII, aktualisht po punohet për ndërtimin e dy tuneleve me 1.1 km gjatësi, që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit, duke u kthyer në një arterie të rëndësishme të qarkullimit si dhe duke çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.
Investimi, që është në fazën e pestë të ecurisë së tij pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërkohë që pjesë e projektit është edhe ndërtimi i dy urave të cilat lidhen direkt me tunelin.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantier për të inspektuar ecurinë e punëve së bashku me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
“Këtu ndodhemi në një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8-të. Këtu praktikisht ndodhemi fazën e 5 ku po ndërtojmë 2 tunele nga 1.1 kilometër secili, të cilat lidhin pjesën e Elbasanit me pjesë e Librazhdit. Fillimisht në studim, edhe në projektim ka qenë vetëm 300 metra tuneli, por duke qenë se kishim një ndikim shumë të madh në qytetin e Librazhdit për sa i përkiste prishjes së një sërë shtëpive apo dhe pronave u rishikua duke i dhënë këtë zgjidhje. Sigurisht këtu është edhe inxhinieri, nuk jemi në formacion të lehtë si ai i Llogorasë, por nuk jemi as në një formacion të vështirë aq shumë sa Murrizi. Jemi në diçka të mesme, kemi fraktura shumë të mëdha të gjeologjisë këtu, të cilët na e bëjnë disi të vështirë situatën, por jo të pamundur dhe jo me atë kompleksitet”, shpjegoi Balluku, e cila për të konkretizuar, bëri një krahasim me ecurinë e punimeve me tunelin e Llogorasë.
“Për ta bërë pak më të kuptueshme 2 metra e gjysmë, krahasimisht me 24 metrat që bënim Llogoranë, duke qenë se aty formacioni është gëlqeror dhe shumë më i qëndrueshëm, por e kemi gjetur zgjidhjen. Shikoni që prania e ujit është e shumtë në zonë, ndaj dhe këtu funksionon me sisteme pompimi, po siç e thatë kryeministër ne tashmë kemi kaluar mbi Murriz dhe nuk na ndalon më asnjë gjë, kështu që është gjetur çelësi”, u shpreh ajo.
Zv/kryeministrja Balluku parashikoi gjithashtu se me këto ritme të hapjes, muaji shtator do të bëjë të dukshme dritën në anën tjetër të tunelit.
“Ne mendojmë se dritë do të shohim shumë më shpejt. Çarja do bëhet shumë më shpejt, mendojmë diku nga shtatori do kemi dritë nga ana tjetër. Tani jemi mbi 400 metra, tunelet që të dyja janë 1.1 kilometër, kështu që në fund të shtatorit do kemi përfunduar me gërmimin, pastaj do të përdorim gjithë pjesën për të bërë dorëzimin në fillim të pranverës të vitit tjetër. Këtu jemi në fazën e 5-të. Faza e katërt është bajpasi i Librazhdit që ndodhet pas këtij tunelit, pra që lidhet me këtë tunel, ndërkohë që përballë kemi fazën e tretë. Faza e tretë nis në Labinot Fushë dhe më pas arrin domethënë mbikalimin e Xibrakës për t’u afruar te ura e Mirashit dhe deri këtu ndodhemi tani”, detajoi Balluku, teksa tha se pjesë e ndërtimeve janë edhe dy ura.
“Këtu kemi dy ura të cilat ndërtohen me 5 hapësira dhe lidhen direkt me tunelin. Këto të dy urat janë vazhdim i të gjithë segmentit. Segmenti që po ndërtojmë tani nga Elbasani dhe deri në fazën e 8-të është 26 kilometra, ecuria është e mirë. Kemi dorëzuar fazën e parë, ku ne sot operojmë, pra trafiku është i hapur në atë fazë. Në fazën e dytë kemi fazë deri në 36%. Faza e tretë është kjo që shikoni këtu jemi 70 %. Ecuria është shumë e mirë dhe në fazën e 5 këtu ku ndodhemi jemi në 52%”, u shpreh ajo.
Nga ana e tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë, duke rikujtuar edhe punën sfiduese që u bë për hapjen e tunelit të Murrizit, një nga më të vështirët për shkak të gjeologjisë së zonës.
TIRANË, 15 mars/ATSH/ Qytetarët kanë vlerësuar si një mrekulli hapjen e tunelit të Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit që shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përcolli sot zërin e qytetarëve që kaluan përmes tij në orët e para të hapjes.
“Tuneli i Murrizit, vepra më komplekse e Rrugës së Arbrit, prej ditës së djeshme është një realitet që hap një faqe të re për të gjithë Shqipërinë”, u shpreh ajo.
Banorët thonë se hapja e tunelit plotësoi ëndrrën shekullore të dibranëve.
“Një mrekulli, na ndihmon në maksimum. Distanca drejt Burrelit shkurtohet në 50 minuta maksimumi. Po ashtu edhe Peshkopia e Bulqiza. Shkurton 6 orë rrugë“, thonë banorët.
Të tjerë qytetarë iu bashkuan festimeve nga qytete të ndryshme.
“Vij nga Vlora për të festuar në Dibër”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar vlerësoi rëndësinë që ka kjo rrugë.
“I kemi vënë emrin Rruga e Arbrit, pasi është rruga e të gjithë shqiptarëve, lidh Tiranën me Dibrën, Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, shqiptarët me fqinjtë në Ballkan”, tha një tjetër qytetar.
TIRANË, 15 mars/ATSH/ Nga dje, udhëtimi drejt Dibrës dhe anasjelltas kryhet brenda 90 minutave.
Hapja e tunelit të Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të ceremonisë së hapjes së tunelit.
“Pamje të shumëpritura të dorëzimit të tunelit “kokëshkëmb” të Murrizit, dëshmi e faktit kokëfortë se s’ka kala që ne nuk e marrim”, tha Rama.
Kryeministri uroi veçanërisht dibranët.
“Ta gëzojnë bashkimin me Tiranën”, tha ai.
I shumëpritur për të gjithë banorët e Dibrës, dhe jo vetëm, tuneli i Murrizit i cilësuar edhe si shtylla kurrizore e rrugës së Arbrit, përbëhet nga dy tunele, nga tuneli kryesor me një gjatësi prej 3789 dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781m, i përbërë nga 11 hyrje dhe dalje.
Rruga e Arbrit, një nga arteriet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, përfundimi i së cilës sjell një lehtësim të madh në lidhjen mes Tiranës dhe Dibrës.
Ky projekt madhor ka përfshirë ndërtimin e 54 kilometra rrugë me 10 kilometra tunele dhe 1.4 kilometra ura.
TIRANË, 14 mars/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manaj deklaroi sot se hapja e tunelit të Murrizit, është pritur ndër vite nga banorët e Dibrës, të cilët shekuj me radhë, kaluan Qafën e Murrizit me mundim.
Manja publikoi në rrjetet sociale foto nga tuneli i Murrizit ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Dibra dhe Tirana, më në fund një. Burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë, derisa një shtetar me vepra tha: Rrugën e Arbrit do ta bëj. Dhe e bëri”, tha ai.
Sot e përgjithmonë, shtoi Manja, Dibra nuk është më thjesht një histori sakrifice, por një simbol i zhvillimit dhe dinjitetit të merituar.
Nga sot tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash. /j.p/
TIRANË, 14 mars/ATSH/ Sot do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Murrizit, vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik për Veriun.
Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.
Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë së Veriut Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. /j.p/
TIRANË, 13 mars/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi sot Tunelin e Murrizit, një vepër komplekse dhe sfiduese.
Nga Tuneli i Murrizit, Balluku informoi se ai do të hapet nesër për qarkullim, duke shënuar kështu edhe përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën Balluku e quajti rruga e të gjithë shqiptarëve.
“Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo.
Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit, një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do të shënojë rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik, tashmë për Veriun.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Ai ka 11 dalje. Në total Rruga e Arbrit ka 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.
Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë, duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.
Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.
Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka pësuar prishje mëngjesin e sotëm. Si rezultat i kësaj treni është detyruar të ndalet brenda tunelit në Ujmir.
Nga kompania “Trainkos” kanë bërë të ditur për Telegrafin se është prishur një lokomotivë.
“Një lokomotivë është prishur brenda tunelit në Ujmir, derisa ka shkruar lokomotiva tjetër dhe pastaj çdo gjë është kthyer në normalitet”, kanë thënë shkurt nga “Trainkos”.
Ndërkaq në media është raportuar se rreth 20 pasagjerë kanë qenë duke udhëtuar me tren në kohën kur edhe ka ndodhur prishja. /Telegrafi/
TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Punimet në tunelin qendror të Murrizit, 3,7 km i gjatë, kanë përfunduar dhe pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve në marsin e vitit që vjen.
Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila inspektoi sot këtë vepër.
“Puna në tunelin e Murrizit, një ndër veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit është përmbyllur. Ai do të hapet në marsin e vitit 2025, kur dhe tuneli i emergjencës të ketë përfunduar. Tuneli i Murrizit, është një tub i hekurt, i armatuar në 360 gradë, jo vetëm në kupolë, por edhe në dysheme për të krijuar qëndrueshmëri”, deklaroi Balluku.
Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre ishte e vështirë për shkak të gjeologjisë së tokës. Ajo hodhi poshtë zërat se qeveria ka rritur financimet për ndërtimin e saj.
“Kontrata e Rrugës së Arbrit është e lidhur me çelësa në dorë dhe shteti shqiptar nuk ka shtuar asnjë qindarkë. Është e njëjta paketë financiare siç është parashikuar në nisje të punime”, tha Balluku.
Ajo e cilësoi një ndër veprat më të rëndësishme sa i përket ndërlidhjes së Jugut me Veriun.
“Është krenaria e infrastrukturës shqiptare. Tregon se kompanitë shqiptare kanë të gjitha mundësitë për ndërtimin e veprave komplekse, siç ishte ky rast”, tha ajo.
Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit, e cila i kushtoi buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë, do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim. Rruga e Arbrit ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km.
Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.
Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore, siç është kromi, nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.
Gjithashtu, ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nga tuneli i Murrizit
Tuneli i Murrizit nuk u hap këtë fundvit. Vepra që ka nisur në 2019 vijon të jetë kantier, duke lënë të papërfunduar edhe rrugën e Arbrit. Ndryshe nga sa ishte premtuar, kryeministri tha se tuneli pritet të hapet në pranverë – kohë që përkon me zgjedhjet parlamentare.
Esmeralda Topi
Gërmimet e një eskavatori të verdhë fundvitin e kaluar i dhanë dritë një prej veprave më të mëdha publike, tunelit të Murrizit. Bashkimi i dy anëve të kantierit 5 vjeçar u shoqërua me premtimin se e gjithë vepra do të mbyllej këtë fundvit.
“…drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese.”,premtoi kryeministri në vigjilje të ndërrimi të viteve 2023-2024.
Tuneli i Murrizit është pjesa më e rëndësishme infrastrukturore e rrugës së Arbrit, e cila u hap për qarkullim ende pa u përfunduar i gjithë segmenti.
Fakt
Në prag të përfundimit të afatit për mbylljen e punimeve në tunelin e Murrizit Faktoje.al udhëtoi drejt Dibrës për të parë nga afër ecurinë e tyre.
Më 12 dhjetor kantieri ishte i hapur dhe puna vijonte.
Tuneli i Murrizit, 12 dhjetor 2024
Teksa prisnim përgjigjen zyrtare nga ministria e Infrastrukturës mbi ecurinë e punimeve, kryeministri Edi Rama deklaroi shtyrjen e radhës.
Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët Rama tha se për shkak të gjeologjisë, tuneli i Murrizit pritet të hapet pranverën e ardhshme.
“Shpresojmë shumë që në pranverë, po s’dua të flas më për atë tunel, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet dhe ai.”,deklaroi kryeministri.
Kontrata koncesionare për rrugën e Arbrit u nënshkrua në 2018. Ndërsa punimet për tunelin e Murrizit nisën një vit më vonë. Sipas afatit të ri llogaritet të mbyllen pas gjashtë vitesh.
Vonesa të tilla, ekspertët i arsyetojnë ndryshe nga qeveria. Mungesa e analizave të plota në fazat e hershme të projektit është një prej tyre- argumenton Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX.
“Nëse studimet teknike nuk janë kryer me kujdes, ndodh që projektet të përballen me sfida të mëdha gjatë ekzekutimit. Por, po aq e rëndësishme është po ashtu edhe fakti nëse është zbatuar mbikëqyrje rigoroze e projektit dhe kontraktorëve, pasi edhe kjo mund të ketë kontribuar në zgjatjen e afateve.”, arsyeton Gjokutaj.
“Projekti i vonuar mund të përdoret edhe si argument për përmirësim të performancës qeveritare në prag të zgjedhjeve, duke ofruar një “arritje” të planifikuar për t’u shfaqur pranverën.”, shton më tëj Gjokutaj.
Sipas tij, për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla, nevojiten reforma në monitorimin e projekteve infrastrukturore, përmirësimin e kapaciteteve institucionale si dhe rritjen e llogaridhënies në kontratat PPP.
6 vite punime…
Tuneli i Murrizit është 3.7 kilometra i gjatë. Sipas afateve të reja pritet që përfundimi i tunelit të bëhet pranverën e ardhshme.
Punimet u hapën në maj të 2019-ës por projekti ka pasur ecuri të avashtë. Qeveria e ka arsyetuar këtë ecuri me gjeologjinë e vështirë.
Vitin e ardhshëm, zbatimi i kontratës koncesonare për rrugën e Arbrit hyn zyrtarisht në vitin e shtatë të zbatimit, duke konsumuar gjysmën e afatit të kontratës 13 vjeçare me qeverinë shqiptare.
Kompania që ka fituar koncesionin për rrugën e Arbrit ka marrë më shumë se gjysmën e financimit, mbi 12 miliardë lekë. Në tre vitet e ardhshme buxheti planifikon edhe 10 miliardë lekë të tjera.
Përfundim
Nisur nga verifikimi i bërë, premtimin e kryeministrit se ‘2024 do ta vulosë fundin e tunelit të Murrizit’ e kategorizojmë premtim të pambajtur.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, nga efektivi i Policisë Shkëlqim Duka dhe vëllai i tij, Florjani. Mësohet se autorët e kanë ndjekur për 5 ditë Reçin, para se t’i bënin atentat.
Pas krimit janë larguar pa gjurmë duke shfrytëzuar një tunel pranë shkallëve të emergjencës të hotelit nga ku gjuajtën me armë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se në tentativën e parë, ata kishin dështuar ta vrisnin. Më pas kanë provuar sërish duke e qëlluar me plumb në kokë.
Ekzekutimi i Eduart Reçit
Eduart Reçi u qëllua me plumb në kokë në sheshpushimin e pallatit të tij, mbrëmjen e 13 Nëntorit. Në pranga ra Shkëlqim Duka, oficer i OPGJ-së në komisariatin nr.2 në Tiranë, dhe vëllai i tij, Florjan Duka, si autor të dyshuar të krimit, ndërsa pas ngjarjes mësohet se fshihen konfiktet për një pronë ku biznesmeni dëshironte të ndërtonte një pallat.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi E. R., kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Duka“, njoftoi policia.
Por, mësohet se kjo nuk ka qenë tentativa e parë e oficerit të OPGJ-së për të ekzekutuar biznesmenin e ndërtimit.
Sipas burimeve, efektivi Shkëlqim Duka, i cili njihet si qitës i mirë në radhët e uniformave blu, ka tentuar ta ekzekutojë Eduart Reçi edhe në datën 8 Nëntor. Efektivi 48 vjeçar raportohet se ka qëlluar në drejtim të biznesmenit, por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.
Mësohet se oficeri i OPGJ-së në komisariatin nr.2, Shkëlqim Duka e ka ruajtur biznesmenin e ndërtimit për 5 ditë me radhë për ta eliminuar. Ky detaj, sipas burimeve nga grupi hetimor, është vënë re pas kqyrjes së pamjeve filmike pranë vendit ku ndodhi edhe vrasja e Eduart Reçit.
Nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Duka ka qëndruar për 5 ditë në pritje të Eduart Reçit, përkatësisht nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor, përveç datës 11 për shkak se ka qenë në punë në detyrë. Oficeri i policisë e ka pritur Eduart Reçin nga ora 19:00 deri në 23:00 derisa mbrëmjen e 13 nëntorit, ku në orën 22:40 minuta e qëlloi me plumb në kokë duke i marrë jetën.
Në video, oficeri i policisë shihej i pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur më lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi. Pas arrestimit të tij dhe të vëllait, Florjan Duka policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Sh. D., 48 vjeç, (oficer Policie) dhe F. D., 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,”– njoftoi policia.
Gjatë kontrolleve të ushtruara më 23 Nëntor në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Drejtuesja e mjetit që përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan një natë më parë ka rënë në prangat e policisë. Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, ku u raportuan vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende gjendja e efektivit të policisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
ROMË, 14 nëntor /ATSH-ANSA/ – Në ”flluskën” e gazit të nxehtë që pret sistemin tonë diellor, është zbuluar një tunel ndëryjor që drejton yjësinë e Centaurus, ndoshta duke u lidhur me një tjetër ”superflluskë” gazi aty pranë.
E krijuar nga shpërthimi i yjeve të rinj, mund të jetë pjesë e një rrjeti më të madh të tunele të gazit të nxehtë që depërtojnë në gazin e ftohtë të mjedisit ndëryjor.
Kjo u zbulua nga harta 3D e ”lagjes” sonë kozmike, e krijuar nga teleskopi hapësinor me rreze X eROSITA i Institutit Max Planck për Fizikën Jashtëtokësore dhe i botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”.
Të dhënat e misionit janë thelbësore për studimin e ”flluskës” lokale në të cilën ndodhet sistemi diellor, sepse ato janë mbledhur 1,5 milionë kilometra nga Toka dhe për këtë arsye kthejnë pamjen më të pastër me rreze X të qiellit, pa ndërhyrje të krijuara nga takimi midis erës diellore dhe grimcave të shtresës më të jashtme të atmosferës së Tokës.
Duke përfituar nga ky këndvështrim i privilegjuar, ekipi ”eRosita” i udhëhequr nga Michael Yeung studioi 2 000 seksione të qiellit, duke zbuluar se ”flluska” po zgjerohet pingul me planin galaktik dhe gjithashtu ka një hendek të fortë termik, me veriun galaktik më të ftohtë se jugun galaktik.
Studiuesit dyshojnë se kjo temperaturë mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i yjeve masivë, shpërthimi i të cilëve si supernova do të kishte shkaktuar nxehjen dhe zgjerimin e flluskës.
”Krejt i papritur ishte zbulimi i ekzistencës së një tuneli ndëryjor drejt konstelacionit të Centaurus, i cili hap një vrimë në mjedisin më të ftohtë ndëryjor”, tha fizikani Michael Freyberg./ a.jor.