❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rritet ekonomia në tremujorin e parë të vitit, ndikimi nga administrata dhe tregtia

By: fra nc
26 June 2025 at 14:53

Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3,4% këtë vit. Kontributin më të madh në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë administrata publike dhe tregtia.

Ekonomia e vendit u rrit me 3,4% në 3-mujorin e parë të vitit. Kjo rritje vlerësohet në ngadalësim, krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Kontributin më të madh në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë administrata publike dhe tregtia e pas tyre turzimi dhe shërbimi ushqimor.

Të dhënat e nxjerra nga INSTAT, tregojnë se ekonomia ka vijuar trendin pozitiv edhe në vitin 2024 duke shënuar një rritje reale 4.05%.

Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korrente për vitin 2024 është vlerësuar në rreth 2.5 trilionë lekë ose 2.5 miliardë euro, ndërsa për vitin 2023 në 2.36 trilionë lekë, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në terma nominalë.

Struktura e ekonomisë shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve që për vitin 2024 zë 49% të PBB-së dhe ka shënuar një rritje reale 6.5 për qind, si nxitësi kryesor i rritjes së përgjithshme pasuar nga ndërtimi që përbën 12% të ekonomisë dhe është zgjeruar me 4.5%.

Sipas shifrave tĂ« publikuara nga Insituti i Statistikave,  kontributin kryesor nĂ« kĂ«tĂ« rritje e ka patur “Administrata Publike, Arsimi dhe ShĂ«ndetĂ«sia”, si edhe aktiviteti i pasurive tĂ« paluajtshme. NdĂ«rkohĂ« rezultojnĂ« me rĂ«nie, industria, energjia dhe uji, si edhe bujqĂ«sia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet ekonomia në tremujorin e parë të vitit, ndikimi nga administrata dhe tregtia appeared first on Euronews Albania.

Edi Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

By: V K
6 June 2025 at 14:01

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Sipas raportit të publikuar gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, vendi ynë shënon një rritje prej 136% të flukseve turistike në krahasim me periudhën para pandemisë.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë si një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, të ndërtuar mbi vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe në qendër të diskutimeve të kësaj mbledhjeje.

Shqipëria mori pjesë në këtë takim si anëtare me të drejta të plota, ku, përveç prezencës, ndau dhe përvojën e saj si një model që po frymëzon gjithnjë e më shumë vende të tjera.

Postimi i kryeministrit Rama:

Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike .

Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.

Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon.

 

The post Edi Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike appeared first on Albeu.com.

Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave

24 May 2025 at 14:53

Tirana është kthyer në qendër ekonomike, por bizneset e vogla po përballen me sfida për shkak të rritjes së taksave vendore nga Bashkia, disa me efekt prapaveprues. Mungesa e transparencës dhe njoftimit i ka penalizuar edhe bizneset që kanë qenë të rregullta. Komisioni i Apelimit është jo funksional, ndërsa rruga gjyqësore është e gjatë dhe [
]

The post Si po ndëshkohen bizneset e vogla të Tiranës nga rritja e taksave appeared first on BoldNews.al.

Rritet ndjeshëm çmimi i kriptomonedhës Trump, presidenti takon investitorët

By: fra nc
24 April 2025 at 11:14

Kriptomonedha e Donald Trump, e quajtur $Trump, ka pësuar një rritje të ndjeshme në vlerë pas premtimeve për evente ekskluzive të dedikuara për investitorët më të mëdhenj, raporton BBC News.

Sipas faqes zyrtare tĂ« monedhĂ«s, 220 zotĂ«ruesit kryesorĂ« do tĂ« ftohen nĂ« njĂ« darkĂ« gala me presidentin mĂ« 22 maj nĂ« Klubin Nacional tĂ« Golfit “Trump” nĂ« Ëashington DC, njĂ« ngjarje qĂ« pĂ«rshkruhet si “ftesa mĂ« ekskluzive nĂ« botĂ«â€. NdĂ«rkohĂ«, 25 investitorĂ«t Ă« tĂ« mĂ«dhenj do tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« njĂ« pritje ultra-private me Trump.

Pas këtij njoftimi, çmimi i $Trump u rrit me mbi 70%, sipas të dhënave nga Coinbase. Megjithatë, vlera e saj mbetet më e ulët se rekordi prej mbi 74 dollarësh, i arritur në janar menjëherë pas lançimit të monedhës.

Monedha $Trump Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r disa iniciativa tĂ« lidhura me kriptovalutat nga figura tĂ« afĂ«rta me presidentin, i cili Ă«shtĂ« vetĂ«quajtur “presidenti i kriptos”. Aktualisht, tokenĂ«t $Trump kanĂ« njĂ« vlerĂ« totale tregu prej rreth 2.5 miliardĂ« dollarĂ«sh.

Nisma Ă«shtĂ« pritur me skepticizĂ«m nga disa ekspertĂ« tĂ« industrisĂ«, tĂ« cilĂ«t e kanĂ« cilĂ«suar si “njĂ« spektakĂ«l mediatik”. Edhe Melania Trump lancoi sĂ« fundmi njĂ« kriptomonedhĂ« nĂ« prag tĂ« inaugurimit tĂ« trump nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« nĂ« janar.

Trump ka ndërmarrë një sërë hapash në drejtim të rregullimit të tregut të kriptovalutave, përfshirë krijimin e një grupi pune presidencial dhe një Rezerve Strategjike të Bitcoin-it. Këto fonde do të mbështeten nga kriptomonedha të konfiskuara gjatë hetimeve federale.

Po ashtu, Trump Media & Technology Group ka njoftuar planet pĂ«r tĂ« lançuar fonde tĂ« tregtuara nĂ« bursĂ«, qĂ« do tĂ« fokusohen nĂ« pasuri digjitale dhe investime “Made in America”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rritet ndjeshëm çmimi i kriptomonedhës Trump, presidenti takon investitorët appeared first on Euronews Albania.

INSTAT: Shërbimet arsimore kryesuan rritjen e shpenzimeve të familjeve në periudhën 1995-2023

By: V K
23 April 2025 at 07:55

Nga 12 grupet kryesore të konsumit të familjeve shqiptare, shërbimet arsimore rezultojnë me rritjen më të madhe të shpenzimeve gjatë tri dekadave të fundit, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Në vitin 1995, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan gjatë gjithë vitit për shërbimet arsimore vetëm 1,6 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, këto shpenzime të paindeksuara me inflacionin arritën në 32,4 miliardë lekë (shiko grafikun e mëposhtëm) me rritje 1855%.

Teksa numri i fëmijëve erdhi në rënie, shpenzimet e familjeve erdhën në rritje për shkak se në dekadën e dytë të tranzicionit, shërbimet arsimore u diversifikuan.

Deri në vitin 1995, shteti ishte ofruesi i vetëm i shërbimit arsimor dhe familjet zakonisht harxhonin nga të ardhurat e tyre vetëm për mjete shkollore.

Me liberalizimin e ekonomisë dhe lëvizjet demografike, nisën të zhvillohen me shpejtësi ofruesit privat të çerdheve dhe të kopshteve.

Në mes të viteve 2000 nisën të funksionojnë Universitetet private dhe dhjetëra shkolla të arsimit parauniversitar në privat.

Zhvillimi i arsimit privat dhe vënia e tarifave në arsimin e lartë publik, i kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e familjeve për arsimin gjatë viteve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet e fundit, shpenzimet familjeve shqiptare kanë shënuar rritje me fortë. Sipas INSTAT, në vitin 2022, shpenzimet vjetore të familjeve shqiptare për arsimin u rritën me 17.5% në krahasim me vitin 2021 dhe në vitin 2023 u rriten me rreth 8%.

Burimet nga tregu kanë pohuar se ritmet e rritjes së çmimeve në shërbimet arsimore kanë qenë të larta edhe më 2024, çka do të reflektohen në shpenzimet e familjeve.

Teksa numri i studentëve dhe nxënësve në Shqipëri në tërësi po ulet prej rënies së popullsisë së të rinjve, institucionet private të arsimit të lartë po presin gjithnjë e më shumë studentë.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, në arsimin e lartë privat, kishte 25,514 studentë, të cilët përbënin 17.3% të totalit të studentëve. Vitin e kaluar, numri i tyre arriti në 32,3 mijë ose 27,6% e totalit të studentëve.

Tregu i arsimit të lartë privat në vitin 2022 arriti në rreh 65 milionë euro, ndërsa në total familjet shqiptare shpenzuan me 2023 për shërbimet arsimore një vlerë të përafërt me 324 milionë eurosh./ Monitor

The post INSTAT: Shërbimet arsimore kryesuan rritjen e shpenzimeve të familjeve në periudhën 1995-2023 appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit tĂ« banesave/ Ministrja Ibrahimaj: Do t’u vijmĂ« nĂ« ndihmĂ« pĂ«r blerjen e shtĂ«pive, ja plani qĂ« kemi pĂ«r çiftet e reja

By: V K
11 April 2025 at 15:26

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se PS planifikon të ndihmojë çiftet e reja në blerjen e banesave.

Ibrahimaj deklaroi se në 4 vjeçarin e ardhshëm, do të vendohet 300 mln euro në dispozicion për ndërtimin e apartamenteve me çmime të përballueshme.

“Çmimet e banesave janĂ« rritur, njĂ« çift i ri shqiptar qĂ« nuk ka banesĂ« nĂ« pronĂ«si duhet tĂ« marrĂ« kredi dhe do i duan 20 vite pĂ«r ta shlyer, si nĂ« tĂ« gjitha vendet e botĂ«s, por ata qĂ« janĂ« i kanĂ« banesat ekzistuese i janĂ« rritur tĂ« ardhurat sepse iu Ă«shtĂ« dyfishuar apo trefishuar vlera e apartamenteve. QĂ« pagat janĂ« rritur ky Ă«shtĂ« fakt, nuk ka kontestim.

Ne vetëm që kemi në plan tu vijmë në ndihmë të rinjve për blerjen e banesave, bashkitë japin kredi të buta, një program që financohet nga bashkitë dhe një akuzë nga enti rregullator i banesave. Ka të paktën 2 vite që qeveria ka një program për kredi të buta për punonjës të administratës. Në 4 vjeçarin e ardhshëm do të vihet një dispozicion një fond prej 300 mln euro pikërisht për programe për subvencionimin e pagesave apo ndërtimin e banesave të përballueshme. Programe të strehimit të cilat do të shkojnë në ndihmë të çifteve të reja, apo çifteve të reja që kthehen nga emigracioni.

Kur kemi hartuar programin kemi bĂ«rĂ« analizat financiare, ekonomike e buxhetore, qĂ« tĂ« mos fusnim elementĂ« qĂ« nuk mund t’i pĂ«rmbajmĂ«. NĂ«se shpenzojmĂ« mĂ« shumĂ« se sa kemi mundĂ«si pĂ«rfundojmĂ« nĂ« kolaps, kemi arritur mbas shumĂ« vitesh qĂ« tĂ« kemi njĂ« balancĂ« pozitive, ne shpenzojmĂ« aq sa mbledhim tĂ« ardhura, Ă«shtĂ« tregues i rĂ«ndĂ«sishĂ«m, na bĂ«n tĂ« jemi tĂ« besueshĂ«m ndaj partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«â€, tha ajo.

The post Rritja e çmimit tĂ« banesave/ Ministrja Ibrahimaj: Do t’u vijmĂ« nĂ« ndihmĂ« pĂ«r blerjen e shtĂ«pive, ja plani qĂ« kemi pĂ«r çiftet e reja appeared first on Albeu.com.

Ari arrin nivele rekord në mesin e luftës tregtare SHBA-Kinë

By: fra nc
11 April 2025 at 14:35

Çmimi i arit vazhdon marshimin drejt majave historike. MĂ« 11 prill 2025, njĂ« onz ar tregtohej nĂ« vlerĂ«n e 3,218.35 dollarĂ«ve, vetĂ«m disa orĂ« pasi kishte kapur pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori nivelin e 3,219.40 dollarĂ«ve nĂ« bursĂ«n e Nju Jorkut.

Rritja e fundit vjen pas zhvillimeve të forta në frontin tregtar. Presidenti amerikan Donald Trump pezulloi përkohësisht disa tarifa, por paralelisht rriti në 145% taksat mbi mallrat kineze, duke e tensionuar më tej klimën mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë. Kina, nga ana tjetër, u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa prej 84% për disa produkte amerikane.

Këto lëvizje kanë sjellë luhatje në tregjet financiare. Pas një rritjeje të fortë të indekseve ditën e djeshme, Dow Jones dhe S&P 500 pësuan rënie sot pas hapjes, si pasojë e frikës nga një përshkallëzim i mëtejshëm i luftës tregtare.

NĂ« kĂ«tĂ« sfond, ari po konfirmon rolin e tij klasik si “aseti mĂ« i sigurt” financiar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« dollari amerikan po dobĂ«sohet dhe inflacioni nĂ« SHBA ka zbritur nĂ« 2.4%, duke ushqyer pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r ulje tĂ« normave tĂ« interesit nga Rezerva Federale.

Ekspertët e shohin çmimin e arit të mbështetur nga disa faktorë: dobësimi i dollarit, blerjet masive nga bankat qendrore, veçanërisht nga Kina dhe India, dhe klima e pasigurt globale dhe gjeopolitike, që po i bën investitorët të orientohen gjithnjë e më shumë drejt këtij metali të çmuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ari arrin nivele rekord në mesin e luftës tregtare SHBA-Kinë appeared first on Euronews Albania.

DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

2 April 2025 at 08:52

NĂ« kohĂ«t e pasigurisĂ« gjeopolitike BE do tĂ« bĂ«het mĂ« rezistente ndaj krizave. Komisioni i BE-sĂ« ka paraqitur njĂ« dokument pĂ«r sigurinĂ« e brendshme. Synohet mĂ« shumĂ« mbrojtje e tĂ« dhĂ«nave dhe forcimi i Europolit. “Mjedisi ynĂ« i sigurisĂ« ka ndryshuar nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike. KĂ«rcĂ«nimet e sotme janĂ« tĂ« mĂ«dha, globale dhe nĂ« rritje nĂ« [
]

The post DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme appeared first on BoldNews.al.

Gjysma e popullsisë së Shqipërisë, më e vjetër se 39 vjeç

23 February 2025 at 16:52

Sipas shifrave nga “Agjencia Europiane e Statistikave”, mosha mediane e popullsisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« vlerĂ«sohet nĂ« 38.8 vjeç. Pra, gjysma e popullsisĂ« Ă«shtĂ« mĂ« e vjetĂ«r se kjo moshĂ«, ndĂ«rsa gjysma tjetĂ«r mĂ« e re. Por si ka ndryshuar ky tregues ndĂ«r vite? ‘Scan Intel’ ka marrĂ« nĂ« analizĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«rgjatĂ« dhjetĂ« viteve tĂ« fundit [
]

The post Gjysma e popullsisë së Shqipërisë, më e vjetër se 39 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen/ Sa kushton një fëmijë në Shqipëri?

8 February 2025 at 08:24

“Sa kushton njĂ« fĂ«mijĂ«?” Ă«shtĂ« njĂ« pyetje e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r çdo prind tĂ« ri, sidomos nĂ« njĂ« kohĂ« kur kostot e jetesĂ«s janĂ« nĂ« rritje. Shpenzimet e lidhura me shtatzĂ«ninĂ« dhe rritjen e njĂ« fĂ«mije pĂ«rfshijnĂ« njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« faktorĂ«sh, nga kujdesi prenatal dhe lindja, deri te nevojat e pĂ«rditshme pas lindjes. NĂ« total, [
]

The post Shpenzimet për shtatzëninë dhe rritjen/ Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? appeared first on BoldNews.al.

25 bashki rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve

By: user 5
8 January 2025 at 19:56

Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët, megjithë kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara.

Të dhënat e Entit Kombëtar të Ujit flasin se rritja më e vogël është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës.

Rritja e çmimit të ujit për rajonet e Lezhës, Fierit, Pogradecit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në vitin 2024 pritet të pasohet sipas Entit Kombëtar të Ujit edhe në tre shoqëri të tjera rajonale të ujësjellësve në Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat janë në proçes shqyrtimi të tarifave të reja.

Gjatë dëgjesave publike të zhvilluara, sipas raporteve të Entit Kombëtar të Ujit dhe raportimeve në terren qytetarët e kanë kundërshtuar rritjet e tarifave të ujit të pijshëm pasi rëndojnë sidomos familjet me të ardhura të pakta dhe pensionistët.

Një rritje të ndjeshme krahas shërbimit të furnizmit me ujë kanë shënuar pothuasje për të gjitha bashkitë edhe tarifat e largimit të ujërave të ndotur dhe tarifa fikse e shërbimit.

Faturat e ujit shoqërohen nga bashkitë edhe me pagesën e taksave vendore duke e bërë të papërballueshme barrën financiare për mijëra familje që jetojnë në varfëri dhe me të ardhura të kufizuara.

Shoqëritë e ujësjellësve pothuajse kanë paraqitur të njëjtat argumente për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Entin Rregullator të Ujit që miraton tarifat e reja.

Sipas tyre rritja e çmimit tĂ« ujit bĂ«het prej nevojĂ«s pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e performancĂ«s financiare dhe mbulimin mbi 100% tĂ« kostove operacionale, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« çmimeve tĂ« materialeve dhe pagĂ«s minimale, pĂ«rmirĂ«simin e furnizimit me ujĂ« dhe reduktimin e “ujit pa tĂ« ardhura” i cili vazhdon tĂ« jetĂ« sipas vetĂ« bashkive nĂ« nivele shumĂ« tĂ« larta.

Strategjia Kombëtare e Ujësellës Kanalizimeve 2022-2030 prashikon një rritje me 75% të tarfiave të ujit nga viti 2020 deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellësave.

Sektori i ujit nĂ« ShqipĂ«ri mbetet nga mĂ« problematikĂ«t pĂ«r shkak tĂ« humbjeve qĂ« kanĂ« disa nga shoqĂ«ritĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« ujĂ«sjellĂ«save, mungesĂ«s sĂ« investimeve dhe “ujit pa tĂ« ardhura” qĂ« nuk arrin tĂ« faturohet pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« matĂ«sve dhe keqmenaxhimit.

Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, në vitin 2023 , në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësave tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.

NdĂ«rsa “mbulimi i furnizimit me ujĂ« nĂ« shkallĂ« kombĂ«tare pĂ«r vitin 2023 Ă«shtĂ« nĂ« nivelin e 76.2% nga 78% qĂ« ishte nĂ« vitin 2022, pra ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie me rreth 1.8%,” thotĂ« raporti i Entit Rregullator tĂ« Ujit.

RĂ«nia e kĂ«tij treguesi, thuhet nĂ« raport, ka ardhur nga rĂ«nia popullsisĂ« nĂ« zonat qĂ« administrohen nga shoqĂ«ritĂ« e ujĂ«sjellĂ«sĂ«ve me 58,098 banorĂ«, “ndĂ«rkohĂ« qĂ« popullsia e shĂ«rbyer me ujĂ« ka pĂ«suar njĂ« rĂ«nie me 127,055 banorĂ«â€.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Situata me kanalizimet Ă«shtĂ« edhe mĂ« rĂ«nduar. Sipas raportit “nĂ« shkallĂ« kombĂ«tare mbulimi me kanalizime Ă«shtĂ« nĂ« nivelin e 55% dhe vijon tĂ« ketĂ« njĂ« prirje tĂ« lehtĂ« rritjeje edhe pĂ«r vitin 2023 me njĂ« pĂ«rmirĂ«sim tĂ« vogĂ«l me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raportin Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Sektori i ujit në Shqipëri, sipas analistëve të ekonomisë, ka shënuar pak përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare, por edhe punësimet në masë të militantëve partiakë në ndërmarrjet e ujësjellësit që kanë rritur kostot financiare./VOA

The post 25 bashki rritën çmimin e ujit në vitin 2024, mes kundërshtimesh të qytetarëve appeared first on Lapsi.al.

VIDEO| Blindohet Rinasi, mbërrin nën masa të rrepta sigurie Dritan Rexhepi

By: fra nc
8 January 2025 at 14:06

Dritan Rexhepi, njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« kĂ«rkuar tĂ« drejtĂ«sisĂ« shqiptare, Ă«shtĂ« ekstraduar kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nga Turqia. Ai ka mbĂ«rritur nĂ« aeroportin e Rinasit me avion, ku mĂ« pas, nĂ«n masa tĂ« rrepta sigurie, Ă«shtĂ« transportuar drejt burgut 313. Euronews Albania ka siguruar pamjet kur trafikanti i njohur si “mbreti i kokainĂ«s” Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga Drejtoria e Burgjeve, i shoqĂ«ruar me makina tĂ« shumta policie.

 

Rexhepi është akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Dritan Rexhepi, dikur student për drejtësi, njihet tani si një nga narkotrafikantët më të fuqishëm të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ai është me 25 vite burgim për vrasjen e dy policëve, Arben Keqi dhe Durim Kasmi, në Fushë-Krujë në vitin 1998.

Po ashtu, Rexhepi ka qenë i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet.

Në vitin 2007, ai iu arratis policisë së Durrësit. Një vit më vonë, ai realizoi një arratisje tjetër nga burgu i Pavias në Itali dhe më pas një arratisje tjetër në Belgjikë. Rexhepi përdori pasaportë të falsifikuar me emrin Lulzim Murataj për të kaluar në Kakavijë, dhe nuk është kthyer më në Shqipëri pas datës 16 nëntor 2013.

Dënimet dhe çështjet nën hetim ndaj Dritan Rexhepit:

  • NĂ« vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “RrĂ«mbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, ”Fshehja dhe asgjĂ«simi i kufomĂ«s”, “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi akuzohet se nĂ« bashkĂ«punim me shtetasin G. D., ka urdhĂ«ruar rrĂ«mbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se nĂ« vitin 2019, vĂ«llai i shtetasit J. P., kishte vjedhur nĂ« Angli, njĂ« kontenier me lĂ«ndĂ« narkotike nĂ« pronĂ«si tĂ« 45-vjeçarit dhe bashkĂ«punĂ«torit tĂ« tij;
  • NĂ« vitin 2015, Gjykata e Fierit e ka dĂ«nuar me 4 vjet burgim, pĂ«r veprat penale “Falsifikimi i letĂ«rnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularĂ«ve”;
  • NĂ« vitin 2013, Ă«shtĂ« dĂ«nuar nga Gjykata pĂ«r Krimet e RĂ«nda, me 25 vjet burgim, pĂ«r veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Plagosja e rĂ«ndĂ« me dashje”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit”. MĂ« datĂ« 06.10.1999, nĂ« njĂ« lokal nĂ« KrujĂ«, 45-vjeçari, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« shtetas tjetĂ«r, ka vrarĂ« me armĂ« zjarri, shtetasin D. K., si dhe ka plagosur pronarin e lokalit, shtetasin R. B., i cili ka humbur jetĂ«n mĂ« pas, nĂ« spital;
  • NĂ« vitin 2010, Ă«shtĂ« dĂ«nuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim, pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« grup tĂ« strukturuar kriminal, pĂ«r trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike. Shtetasi Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi Ă«shtĂ« arratisur nga vendi i vuajtjes sĂ« kĂ«tij dĂ«nimi, nĂ« Firence. Nga ky dĂ«nim i kanĂ« mbetur pĂ«r tĂ« vuajtur 13 vjet, 8 muaj dhe 6 ditĂ« burgim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Blindohet Rinasi, mbërrin nën masa të rrepta sigurie Dritan Rexhepi appeared first on Euronews Albania.

FMN rekomandon masa shtesë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme

7 January 2025 at 08:03

Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) i rekomandon BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« aplikimin e disa kĂ«rkesave shtesĂ« tĂ« administrimit tĂ« rrezikut, me qĂ«llim frenimin e rritjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« kredive pĂ«r pasuri tĂ« paluajtshme. NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, FMN sugjeron qĂ« Banka Qendrore tĂ« vendosĂ« disa nivele maksimale tĂ« lejuara pĂ«r raportin mes kredisĂ« dhe vlerĂ«s sĂ« [
]

The post FMN rekomandon masa shtesë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme appeared first on BoldNews.al.

Rriten me 34% aksidentet gjatë 2024-ës, cilët janë shkaktarët kryesorë

By: fra nc
27 December 2024 at 14:58

Aksidentet në Shqipëri kanë ardhur në rënie gjatë muajit nëntor, por shifrat për 11 muajt e fundit tregojnë të kundërtën.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në nëntor janë shënuar 147 aksidente rrugore, nga 167 në të njëjtin muaj të vitit 2023. Numri i të vrarëve dhe të plagosurve ishte 188, nga 212 të një viti më parë. Megjithatë, për të gjithë vitin, shifrat janë rritur. Gjatë periudhës Janar-Nëntor janë shënuar 1517 aksidente, një rritje me 34%, ndërkohë që një vit më parë ishin 1128 aksidente.

Vdekshmëria në aksidente ka qenë 9.8 për çdo 100 aksidente, nga 15.7 krahasuar me vitin 2023.

Shumica e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ku të rinjtë, veçanërisht grupmosha 25-34 vjeç, janë ata që kanë shkaktuar më shumë aksidente.

E mërkura është dita kur kanë ndodhur më shumë aksidente, me 18.4%, ndërsa e hëna ka pasur numrin më të vogël të aksidenteve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten me 34% aksidentet gjatë 2024-ës, cilët janë shkaktarët kryesorë appeared first on Euronews Albania.

Abuzimi me çmimet për festa, Autoriteti i Konkurrencës ndan njoftimin për qytetarët

By: fra nc
19 December 2024 at 15:28

Autoriteti i KonkurrencĂ«s ka njoftuar se, nĂ« kuadĂ«r tĂ« angazhimit pĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s dhe interesave tĂ« konsumatorĂ«ve, ka nisur monitorimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« çmimeve tĂ« produkteve tĂ« shportĂ«s ushqimore gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« festave tĂ« fundvitit. Ky monitorim synon tĂ« evidentojĂ« dhe ndĂ«shkojĂ« çdo rast tĂ« mundshĂ«m tĂ« abuzimit me çmimet, nĂ« pĂ«rputhje me ligjin “PĂ«r mbrojtjen e konkurrencĂ«s”.

Në njoftimin për media, Autoriteti siguroi qytetarët se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe penalizuar çdo praktikë të padrejtë tregtare që çon në rritjen artificiale të çmimeve, duke mbrojtur kështu konkurrencën e ndershme dhe interesat e konsumatorëve.

Masa të ngjashme janë marrë edhe më parë, ku në dhjetor të vitit 2022, Autoriteti gjobiti katër grosistë të miellit me një shumë prej rreth 10.6 milionë lekësh, për shkak të marrëveshjeve të fshehta që synonin fiksimin e çmimeve, duke operuar në formën e një karteli.

Autoriteti i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar të abuzimit me çmimet gjatë periudhës festive, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e konsumatorëve dhe e tregut të ndershëm. Raportimet mund të bëhen pranë Autoritetit të Konkurrencës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzimi me çmimet për festa, Autoriteti i Konkurrencës ndan njoftimin për qytetarët appeared first on Euronews Albania.

Bashkitë rrisin të ardhurat: Mbledhin 34 mld lekë për 9 muaj, kursehen me shpenzimet

By: fra nc
17 December 2024 at 16:01

Të gjitha bashkitë në vend, kanë mbledhur deri në muajin shtator 34 miliardë. Kjo shumë është rreth 50% më e lartë se të ardhurat e mbledhura në vitin 2022.

Për Ministrinë së Financave, në pjesën me të madhe të bashkive, vihet re një ecuri pozitive, për shkak të administrimit fiskal dhe masave shtrënguese në vjeljen e taksave dhe tarifave.

Këtë vit, vetëm bashkia e Tiranës ka mbledhur 20 miliardë lekë, me rritje vjetore 67%, ndërkohë që 60 bashkitë e tjera, kanë grumbulluar 14 miliardë lekë ose 30% me tepër se 9 mujori 2023.

Nga ana tjetër, për 9 muaj, njësitë vendore kanë shpenzuar 49 mld lekë, me rritje 3 mld lekë. Me këtë rritje të moderuar, gjysma e parave ka shkuar për personelin, ndërsa për investimet shpenzimi është më i ulët. Vetëm bashkia Tiranë ka shpenzuar 15 miliardë lekë këtë vit, ndërsa 60 njësitë e tjera vendore kanë shpenzuar 34 mld lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkitë rrisin të ardhurat: Mbledhin 34 mld lekë për 9 muaj, kursehen me shpenzimet appeared first on Euronews Albania.

Edhe pas rritjes, pagat në administratë mbeten rreth 30% më të ulëta se rajoni

12 December 2024 at 08:13

Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme për të barazuar pagat me rajonin, edhe ky i fundit nuk ka qëndruar në vend, duke bërë që gara të humbasë sërish, pavarësisht avantazhit që dha zhvlerësimi i euros. Institucionet qeveritare njoftuan dje me krenari se paga mujore bruto në administratën publike [
]

The post Edhe pas rritjes, pagat në administratë mbeten rreth 30% më të ulëta se rajoni appeared first on BoldNews.al.

Kurthi i pagave

8 December 2024 at 08:27

“Nuk bĂ«het vreshti me fushata, por me shata e lopata”, Ă«shtĂ« njĂ« shprehje e trashĂ«guar nga koha e socializmit, qĂ« sot, ndonĂ«se mund tĂ« tingĂ«llojĂ« ironike, sĂ«rish mbetet aktuale. Fushatat vijojnĂ« tĂ« mbeten njĂ« format i preferuar i qeverisĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme, qĂ« nĂ« fakt janĂ« strukturore, dhe do tĂ« kĂ«rkonin ndĂ«rhyrje tĂ« thella [
]

The post Kurthi i pagave appeared first on BoldNews.al.

Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve

By: user7
4 December 2024 at 08:57

Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.

Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2025. Në krahasim me mesataren vjetore të 2019-2023, prej 2.1 miliardë lekësh në vit, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 74%, ose 1.5 miliardë lekë (15 mln euro) më shumë në vit.

Ndonëse taksa mbi ndërtesën ka mbetur e pandryshuar, rritja e çmimit të referencës së ndërtesave, që nga gushti i vitit 2024 ka ndikuar automatikisht në shtimin e detyrimit që bizneset dhe individët duhet të paguajnë.

Bizneset madje e kanë paguar së fundmi detyrimin shtesë që lindi nga ndryshimi i referencës për periudhën gusht-dhjetor 2024, teksa u krijua një paqartësi që çoi në bllokimin e llogarive të shumë subjekteve.

Në relacionin e projektbuxhetit 2025, Bashkia Tiranë pohon se taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën mesatarisht 13% të totalit të të ardhurave të veta referuar realizimit faktik 10 mujorë dhe atij të pritshëm për vitin 2024.

Llogaritja e taksĂ«s pĂ«r ndĂ«rtesĂ«n/njĂ«si pronĂ«sore bazohet nĂ« shkallĂ«n nĂ« pĂ«rqindje tĂ« taksĂ«s sĂ« miratuar me ligj, mĂ« specifikisht sipas pikĂ«s 5, tĂ« nenit 2, tĂ« VKM 132/2018, tĂ« ndryshuar dhe ligjit 9632 datĂ« 30.10.2006 “PĂ«r sistemin e taksave vendore” tĂ« ndryshuar sipas kategorive tĂ« ndĂ«rtesave, si mĂ« poshtĂ«:

a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Në datën 28.07.2023 hyri në fuqi aplikimi i çmimeve të reja të referencës ku u ndryshuan çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi të një pjesë të konsiderueshme të njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

KĂ«to ndryshime u replikuan nga ana e Agjentit tatimor pĂ«r subjektet familjare nĂ« faturimin e muajit gusht 2023 dhe pĂ«r DrejtorinĂ« e pĂ«rgjithshme tĂ« Taksave dhe Tarifave Vendore bazuar dhe nĂ« orientimin e marrĂ« nga Ministria e Financave dhe EkonomisĂ« u aplikuan nĂ« muajin shtator 2024 sipas vendimit tĂ« KĂ«shillit Bashkiak Nr.35, datĂ« 28.03.2024 “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« vendimin nr.158, datĂ« 26.12.2019, tĂ« KĂ«shillit Bashkiak, “PĂ«r sistemin e taksave dhe tarifave vendore nĂ« qytetin e TiranĂ«s”, tĂ« ndryshuar me parashikimin e njĂ« dispozite kalimtare.

Në vitin 2023 kjo taksë ka pasur realizimin më të lartë krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që në vitin 2024 realizimi i pritshëm nuk ka të njëjtën bazë krahasuese duke qenë se çmimet referuese kanë ndryshuar duke ndryshuar bazën e taksueshme.

Viti 2024 pritet të jetë viti me realizimin e më të lartë gjatë kësaj periudhe 6 vjeçare si nga rritja e arkëtimeve dhe nga fakti i ndryshimit të nivelit të taksës së ndërtesës, që nga aplikimi i çmimeve të reja të referencës.

Planifikimi i tĂ« ardhurave pĂ«r periudhĂ«n 2025 – 2027 merr nĂ« konsideratĂ« planifikimin pĂ«r kategorinĂ« e bizneseve nĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« DPTTV, ndĂ«rsa pĂ«r kategorinĂ« familjare nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« vlerĂ«simi paraprak, sipas tĂ« dhĂ«nave aktuale qĂ« disponohen nga baza e tĂ« dhĂ«nave e krijuar nga Agjenti Tatimor, thuhet nĂ« relacion.

Për Bashkinë e Tiranës, struktura përgjegjëse për llogaritjen dhe mbledhjen e detyrimit për këtë taksë nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë Tiranë, është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjarë, është përzgjedhur si Agjent tatimor Ujësjellës-Kanalizime Tiranë sh.a, me vendim të Këshillit Bashkiak dhe rregulluar sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit nr. 25505 datë 21.06.2019.

Bazuar në të dhënat e 9 mujorit të vitit 2024 nga agjenti tatimor, abonentë të faturuar mesatarisht në muaj gjatë kësaj periudhe janë 207,552, nga këta kanë paguar mesatarisht 170,778 në muaj. Abonentë të përjashtuar në faturimin e muajit tetor 2024 në lidhje me taksën e ndërtesës rezultojnë 28,772 abonentë./MONITOR

The post Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve appeared first on Lapsi.al.

Kërkojnë rritje të pagave, mjekët në Kosovë sërish në protestë

By: fra nc
29 November 2024 at 14:13

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave.

Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë.

“Me kĂ«tĂ« protestĂ«, FSSHK shpreh pakĂ«naqĂ«sinĂ« e thellĂ« pĂ«r ndĂ«rprerjen e dialogut social me MinistrinĂ« e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, mospajtimin me propozimin e qeverisĂ« pĂ«r njĂ« rritje tĂ« vogĂ«l tĂ« koeficientit prej 0.5, mosnĂ«nshkrimin e KontratĂ«s Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestĂ«s nga ana e MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« ndaj kĂ«rkesave tĂ« FSSHK-sĂ«â€, thuhet tutje.

FSSHK ka theksuar se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkojnë rritje të pagave, mjekët në Kosovë sërish në protestë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌