Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

By: Ardit
17 August 2025 at 13:04

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit. Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë […]

The post Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive appeared first on BoldNews.al.

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

17 August 2025 at 09:59
Edi Rama

Në mënyrë të shpeshtë, drejtuesit e bankave ulërasin nëpër konferenca apo jashtë konferencave për atë që supozojnë se është përdorim i tepruar i parasë fizike në ekonominë shqiptare dhe nënpërdorim të mjeteve të pagesës elektronike. Në një rast, një prej këtyre bankierëve kërkoi, në mënyrë eksplicite, që ligjet në vend të ndryshohen dhe që bizneset […]

The post Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol appeared first on Reporter.al.

Banka e Shqipërisë “hap derën” për Ziraat

By: Mira Leka
8 August 2025 at 22:10

Banka Qendrore licencoi në muajin gusht hapjen e degës së bankës turke Ziraat në Shqipëri. Kjo do të jetë e para licencë e re e dhënë në tregun bankar shqiptar pas pothuajse 20 vjetësh dhe shënon fillimin e një faze të shtimit të numrit të bankave në treg, pas një cikli të gjatë përqendrimi.

 

Ersuin Shehu

Banka e Shqipërisë licencoi në muajin gusht bankën më të madhe në Turqi, Ziraat, për të nisur aktivitetin në Shqipëri. Ziraat do të licencohet fillimisht si degë e bankës mëmë në Turqi.

Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend. Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi.

Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11. Me licencimin e Ziraat, numri i bankave në treg do të rritet përsëri.

Ky është i pari licencim i një banke të re tregtare në Shqipëri prej afërsisht 20 vjetësh. Licenca e fundit për aktivitet bankar në Shqipëri ishte dhënë në fillim të vitit 2006, për bankën me kapital vendas, Union Bank.

Ziraat do të bëhet banka e dytë me kapital turk në Shqipëri, pas bankës më të madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), zotëruar nga grupi turk i biznesit, Çalik.

Megjithatë, ndryshe nga Çalik, Ziraat është një investitor institucional i specializuar në sektorin bankar.

Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.

Duke qenë një bankë me kapital shtetëror, hyrja e Ziraat në Shqipëri mund të lexohet edhe në këndvështrimin e interesit gjeopolitik të Turqisë për të rikthyer ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ziraat, banka më e madhe në Turqi

Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror turk. 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën që në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.

Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.

Aktualisht, Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.

Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë),

Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD. Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan, Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrejn, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se Ziraat është e pranishme edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, zgjerimi në Shqipëri duket si një hap i mëtejshëm në strategjinë e pranisë rajonale.

Ziraat Bank është e pranishme prej vitit 2015 edhe në tregun bankar të Kosovës, me pesë degë gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Shoqata e Bankave të Kosovës, në fund të 3-mujorit të parë 2025, Ziraat Bank zotëronte 1.7% të tregut të Kosovës, për një total aktivesh prej afërsisht 143 milionë eurosh.

Pjesa e Ziraat ishte pak më e lartë në tregun e kredisë, me 1.9% të portofolit total të sektorit bankar në Kosovë në fund të periudhës së mësipërme.

Më herët këtë vit, Banka Qendrore e Kosovës miratoi shndërrimin e Ziraat Bank – Dega në Kosovë, nga degë e një banke të huaj në një bankë të licencuar dhe themeluar në Kosovë, me emrin Ziraat Kosova Sh.a.

 

Izraelitët duan të ngrenë bankën e parë dixhitale

Licencimi i Ziraat, me shumë mundësi, nuk do të jetë i fundit në atë që duket të jetë një cikël i ri i rritjes së numrit të subjekteve në tregun bankar.

Në Bankën e Shqipërisë është paraqitur zyrtarisht shprehja e interesit nga një grup investitorësh izraelitë të përfaqësuar nga Gal Bar Dea, që deri para pak muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm One Zero Digital Bank.

Aplikimi në fjalë nuk është finalizuar ende, por megjithatë, burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se subjekti në fjalë është në fazën e plotësimit të dokumentacionit.

Besohet se modeli që investitorët izraelitë duan të ndërtojnë në Shqipëri është i ngjashëm me bankën dixhitale One Zero Digital Bank, e ngritur në vitin 2019.

One Zero është një bankë relativisht e re, e themeluar në vitin 2019, si e para bankë dixhitale në Izrael, por shumë shpejt ka shfaqur plane ambicioze zgjerimi edhe në tregje të tjera, duke përfshirë edhe një projekt të përbashkët për ngritjen e një banke dixhitale në Itali, në bashkëpunim me bankën italiane, Banca Generali.

Megjithatë, mjedisi i pafavorshëm gjeopolitik dhe tensionet e larta në Lindjen e Mesme kanë bërë që për momentin, banka izraelite t’i pezullojë planet e zgjerimit në tregjet e huaja.

Ish-drejtori i përgjithshëm, Gal Bar Dea, u largua pikërisht për shkak të tërheqjes së One Zero nga strategjia e zgjerimit ndërkombëtar dhe duket se interesi për të hyrë në Shqipëri është pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar një model të ngjashëm të bankingut dixhital në vende të tjera, por në mënyrë të pavarur nga One Zero.

 

 

Cikli pozitiv i bankave zgjon “lakminë” e investitorëve të rinj

Sektori bankar në Shqipëri po kalon një cikël pozitiv, i karakterizuar nga zgjerimi i aktiveve, rritja dyshifrore e kreditimit dhe përfitueshmëria pranë niveleve më të larta historike.

Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 totali i aktiveve të sektorit arriti në afërsisht 2.1 trilionë lekë. Vlera e aktiveve u rrit me 7% krahasuar me një vit më parë dhe me 41% krahasuar me fundin e vitit 2019, përpara pandemisë.

Rritja, megjithatë, është “gërryer” ndjeshëm nga efekti negativ i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja e sektorit gjatë pesë viteve do të kishte qenë më shumë se 50%.

Portofoli i kredisë ka arritur vlerën e 812 miliardë lekëve, 13% krahasuar me një vit më parë dhe 47% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2019.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Zgjerimi i aktivitetit, përmirësimi i cilësisë së aktiveve dhe rritja e normave të interesit kanë sjellë edhe përmirësim të ndjeshëm në treguesit e përfitueshmërisë së sektorit.

Shifrat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, treguan se për vitin 2024, kthimi mesatar nga kapitali i sektorit bankar arriti në afërsisht 19.1%, në rënie nga niveli rekord prej 22.17% i vitit 2023, por në rritje të ndjeshme nga niveli 12.03% i vitit 2019.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Rritja e fortë e fitimeve në periudhën 2023-2024 është e lidhur në një masë të madhe me rritjen e shpejtë të normave të interesit të periudhës 2022 – 2023.

Por, nga ana tjetër, kjo rritje reflekton edhe zgjerimin e aktiveve të sektorit dhe sidomos të kredisë, por edhe përmirësim të vazhdueshëm të raportit të kredive me probleme.

Raporti i kredive me probleme ka zbritur pranë kufirit të 4%, që përfaqëson edhe nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit.

 

Por ekonomia ngelet e nënkredituar

Megjithëse kreditimi i është kthyer rritjes me ritme dyshifrore, shifrat krahasuese tregojnë se Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në fund të vitit 2024, portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 32% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rritje nga niveli prej afërsisht 30% i vitit 2022.

Kredia në vlerë absolute është rritur me ritme të përshpejtuara në periudhën pas pandemisë, por kjo rritje ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike.

Për këtë arsye, kreditimi, në terma realë nuk ka shënuar rritje shumë të madhe dhe ngelet në nivelet më të ulëta të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon në fund të vitit të kaluar ishte Kosova, me 56.4% e PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së (2023), Mali i Zi, me 47.4%, Bosnjë-Hercegovina, me 46.5%, dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së (2023).

Shqipëria ka pasur nivele të ulëta të kredisë në raport me PBB-në gjatë gjithë periudhës postkomuniste. Një rritje e shpejtë e këtij raporti u regjistrua sidomos gjatë periudhës 2005-2011, që përkon me zgjerimin e sektorit bankar në vend.

Në vitin 2011, raporti i kredisë ndaj PBB-së arriti nivelin më të lartë historik, me më shumë se 41%.

Në vitet që pasuan, ky raport pësoi rënie të vazhdueshme, për shkak të krizës së kredive me probleme, që solli stanjacion të kreditimit për vite me radhë dhe më pas pastrimit të vazhdueshëm të portofolave prej kredive të humbura.

 

Burimi: FMN. Të dhënat për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut i takojnë vitit 2023

 

Numri i bankave drejt një zgjerimi të ri

Në vitin 2006, sektori bankar shqiptar arriti numrin më të madh të bankave tregtare aktive, 16 të tilla.

Sektori bankar ndodhej në një fazë zgjerimi të shpejtë, ku investitorë vendas dhe sidomos ndërkombëtarë po hynin në një treg që premtonte potenciale të mëdha të pashfrytëzuara, duke qenë një nga ekonomitë më të nënkredituara në Europë.

Në vitin 2004, në treg kishte hyrë Raiffeisen Bank, nëpërmjet privatizimit të ish-Bankës së Kursimeve, ndërsa në atë periudhë, edhe bankat me kapital grek, të pranishme në treg prej vitesh, nisën një strategji zgjerimi.

Deri në vitin 2009, sektori u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit dhe hyrje e aktorëve të tjerë të rinj nga jashtë, si grupet Intesa Sanpaolo, Societe Generale, Veneto Banka dhe indirekt, edhe Credit Agricole, nëpërmjet blerjes së grupit bankar grek Emporiki.

Megjithatë, numri i bankave nuk u rrit më shumë se 16. Grupet e huaja në përgjithësi preferonin blerjen e bankave ekzistuese, për të pasur një bazë tregu mbi të cilën të tentonin zgjerimin.

Kriza që nisi të shfaqej në vitin 2009 shënoi edhe fillimin e fazës rënëse të tregut.

Pas disa vitesh stanjacioni dhe rënieje të kreditimit dhe rritjes së shpejtë të kredive me probleme, disa prej grupeve të huaja bankare vendosën të dilnin nga Shqipëria, duke zgjedhur të konsolidonin aktivitetin në tregjet më të mëdha.

Pas vitit 2015, Credit Agricole, Banka Kombëtare e Greqisë, Grupi Bankar i Pireut, Societe Generale, ICB Banking Group, Alpha Bank dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) vendosën të largoheshin nga tregu, duke i shitur bankat e tyre në Shqipëri.

Grupi italian Veneto Banca në Itali u përthith nga grupi Intesa Sanpaolo për ta shpëtuar nga falimentimi, duke sjellë edhe bashkimin e bankave në tregun shqiptar, ndërsa grupi kuvajtian Al-Kharafi e mbylli me likuidim Bankën e Kreditit të Shqipërisë.

Ky proces solli edhe disa bashkime me përthithje dhe uljen e numrit të bankave, nga 16 në 11 të tilla.

Njëkohësisht, ai shënoi edhe rënien e ndjeshme të peshës së bankave nga vendet e BE-së dhe ato me kapital të huaj në përgjithësi, duke faktorizuar ndjeshëm investitorët vendas në tregun bankar.

Edhe në vitet e fundit nuk ka munguar interesi për operacione që do të sillnin përqendrim të mëtejshëm të sektorit. Grupi BALFIN, nëpërmjet Tirana Bank, tre vite më parë ishte shumë pranë blerjes së Raiffeisen Bank Shqipëri.

Ndërsa grupi hungarez OTP ka shpalosur disa herë publikisht interesin për blerje të tjera në tregun bankar shqiptar, pas atyre të Societe Generale Albania dhe Alpha Bank Albania.

Por, në një moment ku mundësitë për ndryshime strukture në tregun bankar dukeshin kryesisht në kahun e një përqendrimi të mëtejshëm, hyrja në treg e Ziraat Bank sjell përsëri rritje të numrit të bankave të pranishme në tregun shqiptar.

 

Kapitali i huaj mbetet dominues, por rriten bankat vendase

Bankat me kapital të huaj vazhdojnë të jenë dominuese në strukturën e pronësisë së sektorit bankar shqiptar, por megjithatë, në dekadën e fundit, vërehet qartë një rritje e ndjeshme e peshës së bankave me kapital vendas.

Nga 11 banka aktive në tregun shqiptar, gjashtë janë me kapital të huaj dhe pesë me kapital mbizotërues vendas.

Bankat me kapital të huaj, sipas madhësisë, janë Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, Banka OTP Albania, Banka ProCredit Shqipëri dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank).

Tre prej tyre klasifikohen nga Banka e Shqipërisë si banka me rëndësi sistemike.

Statistikat e Shoqatës Shqiptare të Bankave tregojnë se në fund të vitit 2024, bankat me kapital të huaj zotëronin 62.8% të totalit të aktiveve të tregut bankar shqiptar. Por, pesha e tyre e tregut ka rënë ndjeshëm nga niveli prej 84.5% i një dekade më parë.

Rënia e peshës së kapitalit të huaj në tregun bankar nisi sidomos pas vitit 2015, kur një pjesë e grupeve bankare të Eurozonës vendosën gradualisht të dalin nga tregu shqiptar, me objektiv kryesor për të rimëkëmbur aktivitetet e tyre në tregje të tjera, pas efekteve të krizës financiare që pati zanafillën në vitin 2008.

Kjo krijoi hapësira për rritjen e peshës së kapitalit vendas në tregun bankar, qoftë nëpërmjet blerjes së bankave me kapitalit të huaj, por qoftë edhe duke treguar oreks më të madh për rritje organike, në një periudhë kur bankat me kapital të huaj në përgjithësi e frenuan rritjen, duke u fokusuar kryesisht në ruajtjen e cilësisë së portofolave.

 

Burimi: Shoqata Shqiptare e Bankave

 

Investimet turke kanë arritur në gati 1.2 miliardë euro

Turqia në dekadat e fundit ka qenë një ndër investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, ndërsa vlera e investimeve turke ka ardhur në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar 2024 stoku i investimeve turke arriti vlerën e rreth 1.3 miliardë eurove. Në dekadën e fundit, vlera e investimeve turke është rritur me më shumë se tre herë.

Madje, vitin e kaluar, Turqia ishte investitori më i madh i huaj edhe për flukset e reja të Investimeve të Huaja Direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024, investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë.

Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë të ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e Investimeve të Huaja Direkte.

Disa prej investitorëve më të rëndësishëm turq në Shqipëri janë grupi Çalik në Bankën Kombëtare Tregtare, Grupi Yildirim, në Albchrome, Ayen Enerji, në Ayen AS Energji, Kurum, në Kurum International, etj.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

The post Banka e Shqipërisë “hap derën” për Ziraat appeared first on Revista Monitor.

Inflacioni drejt objektivit/ Rritje e lehtë si pasojë e turizmit. Në korrik, 2.5 përqind

By: Rovena
8 August 2025 at 14:33

Inflacioni  ka nisur rritjen ndërsa parashikohet të arrijë në objektivin prej 3% të vendosur prej Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit të ardhshëm.

INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit  i cili ka shkuar në 2.5% nga 2.4% që ishte një muaj më parë. Ky rezulton se është një ndër nivelet më të larta të regjistruara brenda një viti. Kjo rritje e çmimeve lidhet veçanërisht me  periudhën e verës kur kërkesa për shërbime turistike, hotele, kafene dhe restorante rritet ndjeshëm.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”  ndjekur nga “Hotele, kafene dhe restorante” me 2 %.  Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,4 %.

Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë të interesit  në 2.5 % si një masë kjo për të stabilizuar nivelin e çmimeve në vend ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ky nivel u la i pandryshuar./abcnews.al

 

 

 

Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

By: M C
7 August 2025 at 19:37

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. /Monitor.al

The post Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

6 August 2025 at 23:00

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Revista Monitor.

“Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

6 August 2025 at 21:55

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj “Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania” për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

“Ziraat Bank” është një bankë tregtare që operon në Republikën e Turqisë prej vitit 1863, me licencë të vlefshme bankare dhe leje operimi nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare. Jashtë territorit të Turqisë, aktiviteti i saj shtrihet edhe në disa shtete të tjera, si: Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Greqia, Kosova, Qiproja Veriore, etj.

Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

/r.e/

The post “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

4 August 2025 at 23:01

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”, përcakton se, palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifën totale të këmbimit të monedhës si një vlerë në përqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit të këmbimit, më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatori i pagesës (OSHP), duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik, për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi OSHP-ja e paguesit të ketë marrë një urdhër pagese të lidhur me një tërheqje fondesh nga një ATM, ose me kryerjen e një pagese në pikën e shitjes (POS), e cila është në një monedhë të zonës SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi./ E.Shehu

 

The post BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të appeared first on Revista Monitor.

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

By: Mira Leka
1 August 2025 at 22:08

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i Investimeve të Huaja Direkte sipas aktivitetit të pasurive të paluajtshme arriti në 104 milionë euro, me një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë më parë.

Të dhënat historike tregojnë se ky është niveli i dytë më i lartë i investimeve në një tremujor, pas tetor-dhjetor 2024, kur treguesi arriti në 110 milionë euro.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Vitet e fundit Shqipëria është bërë një treg interesant për blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt, sidomos në bregdet, ku çmimet ishin të lira në krahasim me vendet e tjera të rajonit si Kroacia, apo Mali i Zi.

Në vitin 2024, të huajt blenë prona me vlerë rreth 380 milionë euro. Që nga viti 2021, kur filloi interesi i huajve, kryesisht në bregdetin shqiptar, deri në mars 2025, të huajt kanë blerë rreth 1.3 miliardë euro prona në vend, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, që i llogarit këto flukse si investime të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Rëndësia e investimeve në pasuri të paluajtshme në raport me totalin e investimeve në vend është rritur ndjeshëm. Në vitin2014, blerjet e pronave nga të huajt zinin vetëm 5.7% të investimeve të huaja, ndërsa në 2024-n, kjo peshë u rrit në 24%.

Rekordi u shënua në tremujorin e parë të këtij viti, ku blerjet e shtëpive nga të huajt zunë gati 29% të totalit të fluksit të investimeve të huaja në vend.

Në vend të dytë ishin Aktivitete financiare dhe të sigurimit, me 75 milionë euro, pothuajse njësoj me një vit më parë, duke zënë 20.7% të totalit.

Edhe këto janë kryesisht investime në rritjen e kapitalit të bankave për shkak të kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë pa efekt direkt në ekonomi.

Industria nxjerrëse tërhoqi 51 milionë euro në tremujorin e parë, pothuajse njësoj sa një vit më parë.

Në industrinë përpunuese, investimet zbritën në 32 milionë euro, me tkurrje 24% me bazë vjetore.

Investimet në Tregtia me shumicë dhe me pakicë u rritën me 28% në 32 mln euro.

Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë, që dikur ishte kontribuuesi kryesor i investimeve të huaja për shkak të investimeve në energji dhe gazsjellësin TAP solli vetëm 27 milionë euro investime, ose 7.5% të totalit.

Në total, investimet e huaja direkte në tremujorin e parë të vitit ishin 362 milionë euro, me rritje të lehtë prej 2.3% me bazë vjetore.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

 

 

 

The post Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021 appeared first on Revista Monitor.

Banka e Shqipërisë lehtëson “pa bujë” kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë

13 July 2025 at 23:01

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj disa ndryshime rregullatore, që lehtësojnë dhënien e kredive nga bankat tregtare për projektet strategjike në infrastrukturë.

Ndryshimet ishin propozuar nga Shoqata Shqiptare të Bankave dhe kanë gjetur dakordësinë e Bankës Qendrore.

Sipas rregullores, projekte në infrastruktura strategjike të transportit do të konsiderohen financimet e projekteve në formën e ndërtimit të një infrastrukture të re ose të një infrastrukture ekzistuese, në fushat e transportit rrugor dhe të infrastrukturës portuale dhe aeroportuale dhe ku shoqëria tregtare ka një kontratë ose marrëveshje me institucionin shtetëror përkatës.

Bankat do të ponderojnë ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, me peshën e rrezikut 50% (më parë këto kredi ponderoheshin me peshë rreziku 100%), nëse plotësohen kushtet e parashikuara në rregullore.

Një veprim i tillë e bën më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe zgjeron hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji.

Në përgjithësi, kreditë për projektet e infrastrukturës rrugore prekin shifra të mëdha, ndaj kanë edhe një ndikim të rëndësishëm mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, që mat raportin mes aktiveve me rrezik kundrejt kapitalit rregullator.

Në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, është shtuar një nen i ri, që përcakton se bankat identifikojnë në mënyrë të veçuar nga klasa e ekspozimeve ndaj shoqërive tregtare, ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti të cilat plotësojnë disa kushte specifike.

Rregullorja e ndryshuar vendos si kusht që përfitues fundor i projektit të financuar të jetë qeveria shqiptare.

Kredia duhet të ketë një afat maturimi deri në 10 vjet dhe kontrata e kredisë për ekspozimin në fjalë duhet t’i sigurojë bankës një nivel të lartë kontrolli mbi aktivet e projektit dhe të ardhurat që gjenerohen prej tij.

Gjithashtu, burimi i shlyerjes së kredisë duhet të përbëhet minimalisht në masën dy të tretat nga të ardhurat që gjenerohen nga projekti i financuar. Kriter tjetër është aftësia e vlerësuar e

huamarrësit për të përmbushur detyrimet e tij financiare, edhe në kushte të theksuara stresi që lidhen me rrezikun e projektit të financuar.

Parashikimet rregullores së re do të zbatohen për të gjitha ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, që do të krijohen deri më 31 dhjetor 2026 dhe do të jenë të zbatueshme deri në afatin e miratuar të financimit, që në çdo rast nuk duhet të jetë më i gjatë 10 vjet.

Për të njëjtin qëllim, Banka e Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime edhe në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave”.

Në këtë rregullore, është shtuar një dispozitë që parashikon se bankat, në llogaritjen e ekspozimeve maksimale të lejueshme përjashtojnë, mes të tjerash, edhe ekspozimet, me jo më shumë se 50% të vlerës së tyre, ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti.

 

Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të

Gjatë viteve të fundit, sektori bankar në vend ka shfaqur një “oreks” në rritje për të financuar projektet e rëndësishme të PPP-ve në infrastrukturë.

Në muajin maj, Tirana Bank nënshkroi një kontratë kredie prej 17 milionë eurosh me kompaninë “Marina Vlorë”, që po zbaton projekti koncesionar të ndërtimit të një porti të jahteve në Vlorë, bashkangjitur me një kompleks reziencial dhe hotelier, sipas një modeli të ngjashëm me atë që po ndërtohet në Portin e Durrësit.

Në fund të vitit 2023, tre banka tregtare shqiptare vendosën të financonin me një kredi të përbashkët (sindikale) projektin e partneritetit publik-privat për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank financuan me më shumë se 30 milionë euro ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milionë eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Projekti më i rëndësishëm me financim publik i PPP-ve në ndërtimin e rrugëve është ai Rrugës së Arbrit. Ky projekt është mbështetur me një kredi të konsiderueshme nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).

Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën e 9.5 miliardë lekëve te kompania “Gjoka 87”, megjithatë në fakt ajo nuk është disbursuar deri në vlerën maksimale të parashikuar.

Sipas pasqyrave financiare të “Gjoka 87”, detyrimi maksimal ndaj bankës ka arritur shumën 4.4 miliardë lekë, në vitin 2022.

Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milionë euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në rastin e PPP-ve, qeveria shqiptare nuk ofron garanci sovrane, ndaj bankat duhet ta marrë vetë përsipër rrezikun e kredisë. Pavarësisht nga kjo, sektori bankar ka ofruar tashmë përsipër financime të konsiderueshme në projektet e PPP-ve në infrastrukturë. / E.Shehu

The post Banka e Shqipërisë lehtëson “pa bujë” kreditimin e PPP-ve në infrastrukturë appeared first on Revista Monitor.

Euro nis dobësimin përballë lekut/ BSH: Në korrik po shkëmbehet me 97 lekë, ndikon fluksi turistik

9 July 2025 at 14:34

TIRANË- Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që prej datës 1 korrik një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të  korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer me mbi 100 lekë.Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut  me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.42 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja, remitancat.

Ndërsa  vetëm në 5 muaj  trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se  tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri,  pasi  gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta  sezonale në këmbimin e euros me lekun./abcnews.al

Guvernatori Sejko pret ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri: Spanja, një partner i rëndësishëm evropian

7 July 2025 at 16:48

Guvernatori Gent Sejko priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian. Guvernatori Sejko i prezantoi Ambasadorit panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj janë në një trend pozitiv zhvillimi.

“Zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë qenë pozitive gjatë vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur, inflacioni është stabilizuar në nivele të ulëta, tregjet financiare kanë qenë të qeta me kushte financimi akomoduese. Gjithashtu parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive.”- u shpreh Guvernatori.

Ambasadori Cremades përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, garantimit të stabilitetit financiar dhe forcimit të qëndrueshmërisë së ekonomisë. Gjithashtu, ai u ndal në progresin e bërë nga ekonomia shqiptare gjatë kësaj periudhe si një arritje e çmuar e vendit në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës, Ambasadori vlerësoi veçanërisht politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të objektivit të saj kryesor, ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve. Ai theksoi se nëpërmjet politikës së saj monetare, Banka e Shqipërisë ka krijuar kushte të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv, duke siguruar njëkohësisht një ambient financiar të shëndetshëm e kreditim të bollshëm. Në vijim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur progresin e bërë në fushën e turizmit dhe potencialin e zhvillimit të tij si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë drejtim, edhe sektori bankar ka dhënë kontributin e tij nëpërmjet rritjes së vëmendjes dhe financimit të turizmit.

Ambasadori Cremades theksoi mbështetjen e Spanjës për Shqipërinë në të gjitha fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në drejtim të procesit të anëtarësimit. Gjithashtu Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën si partner strategjik, në fushën e marrëdhënieve tregtare dhe në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në përfundim, Guvernatori dhe Ambasadori ndanë të njëjtin mendim mbi vullnetin e tyre për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

By: V K
7 July 2025 at 10:17

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit,  pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë, si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri, kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë, duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend.

Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute, duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al, mësoi se disa nga gratë nuk ishn në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë, konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë, si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi, si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania, deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara, përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se; “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 23 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se; “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al, komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare,  duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyëeb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al, është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit, si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

The post Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Ulet norma bazë e interesit nga Banka e Shqipërisë

By: redi
2 July 2025 at 16:33

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në 8 nëntor 2024 kur u ul në 2.75 për qind. Ulja e normës bazë reflektohet së pari te yield-et e bonove të thesarit të qeverisë shqiptare. Bonot e thesarit dhe veçanërisht ato 12-mujore përdoren si tregues referues për kreditë me norma të…

Source

Tarifat që marrin bankat nga bankomatet në Sarandë/ Komisioni i konkurrencës i kërkon ndërhyrje BSH-së

2 July 2025 at 10:38

Komisioni i Konkurrencës ka monitoruar tarifat për tërheqjet në bankomatet në bashkinë Sarandë, ku ka konstatuar disa problematika si mungesë transparence, tarifim jo të harmonizuar për kartëmbajtësit e huaj dhe probleme me rrjetet e nënkontraktuara të bankomateve, që shpesh rezultojnë me tarifa më të larta dhe pa informacion të mjaftueshëm për konsumatorin.

Për këtë arsye, Komisioni i kërkon Bankës së Shqipërisë të kontrollojë mënyrën e përllogaritjes së tarifave, të sigurojë publikim të unifikuar dhe të rregullt të tyre, si dhe të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore për të parandaluar tarifat e padrejta.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë.

Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:

– një nivel i ulët transparence mbi tarifat;
– mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;
– problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.

Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:

1. Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);

2. Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;

3. Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.

The post Tarifat që marrin bankat nga bankomatet në Sarandë/ Komisioni i konkurrencës i kërkon ndërhyrje BSH-së appeared first on Sot News | Lajme.

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

30 June 2025 at 22:55

Si rezultat i rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, vlera e arit monetar në Shqipëri është shtuar gjithashtu. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ari monetar arriti në 316 milionë euro në fund të muajit maj, duke u rritur kështu me 1% në krahasim me prillin dhe 34.4% krahasuar me […]

The post Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë? appeared first on BoldNews.al.

Luhatjet e kursit, BSH rrit ndërhyrjen/ Tërheq mbi 33 milionë euro nga tregu, edhe për efekt te rezervës valutore

27 June 2025 at 15:55

SHQIPËRI- Banka e Shqipërisë ka blerë 33.20 milionë euro në treg. Sipas të dhënave zyrtare kjo tërheqje e valutës është bërë për periudhën janar-mars për efekt të rezervës valutore por edhe për të mbajtur stabël kursin e këmbimit.

Banka Qendrore, ka zhvilluar tre ankande për blerjen e valutës, në bankat e nivelit të dytë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 me një mesatare 11,07 milionë euro në muaj, kundrejt mesatares prej 14,20 milionë euro gjatë vitit 2024.Por pavarësisht ndërhyrjes leku vijon që të mbizotërojë kundrejt valutave të huaja.

Në kursin e këmbimit valutor një euro po këmbehet në kufijtë e 98 lekëve duke rezultuar më e dobët nëse e krahasojmë me ët njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shuma e blerë ka qenë pak më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të  një viti më parë  ku vlera ishte 32,60 milionë euro.

Për të mbajtur stabël kursin e këmbimit Banka e Shqipërisë synon që gjatë këtij viti të blejë nga bankat tregtare 270-350 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se në 2024-n.

Ndërkohë që tërheqja më e madhe eurove është parashikuar që të bëhet  në tremujorin e dytë dhe të tretë, atëherë ku flukset e euros janë më të larta, si rezultat i të ardhurave nga turistët.

Sipas Bankës së Shqipërisë euro e dobët përballe lekut  lidhet me  fluksin e vizitorëve të huaj gjatë këtij viti ndërsa vetëm në 5 muajt e parë janë regjistruar 3.42 milionë vizitorë të huaj, rritja e investimeve por edhe e remitancave duke sjellë më shumë qarkullim të eurove në treg./abcnews.al

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

By: Ela
16 June 2025 at 13:28

Dosja e mikrokredive vazhdon të jetë e hapur në SPAK! ‘Dëshmi’ për këtë ishte dhe marrja në pyetje e ish-rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, i cili u thirr nga hetuesit e çështjes. Por duket se nuk është dhe nuk do të jetë i vetmi që do të duhet të japë llogari për dëmin […]

The post Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje appeared first on BoldNews.al.

Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në çdo negociatë europiane, pas deklaratave politike gjendet puna e institucioneve teknike. Ndër to, Banka e Shqipërisë zë vend kyç në përgatitjen e sistemit financiar dhe institucional për standardet që kërkon Bashkimi Europian.

Si autoritet qendror monetar, ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 9 kapituj, në dy prej të cilëve si udhëheqëse. Po sa i mundur është objektivi për të përmbyllur me sukses të negociatave brenda vitit 2027?

“Për mendimin tim, 2027-a është një objektiv që natyrisht do të kërkojë një punë të sforcuar. Dhe kujtoj se kjo punë e sforcuar është krahas detyrave tona të përditshme, por është absolutisht e realizueshme”, thotë për A2 CNN, Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Qendrore. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të përmbushë disa kushte. “Qoftë për lëvizjen e flukseve në ekonominë reale, qoftë për lëvizjen e flukseve financiare… duket të realizohen duke përmbushur të gjitha kërkesat e Moneyval për t’u siguruar se të gjitha këto bëhen sipas standardeve që parandalojnë pastrimin e parave”, thotë Ahmetaj.

Shqipëria në përgjithësi dhe qytetarët e bizneset në veçanti do të fitonin shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Shqipëria në një treg të madh. Janë të gjitha teoritë ekonomike që e argumentojnë se pse është më mirë të jesh pjesë e një tregu konkurrencial nëse standardet e tua të mundësojnë të marrësh pjesë në atë treg”.

Përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një ndër shembujt. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj tregon edhe datën kur do të mund të dërgohen e merren para me kosto ndjeshëm më të ulët. “Ne tashmë jemi anëtarë të zonës SEPA dhe të gjitha bankat kanë paraqitur aplikimet e tyre, të pranuara sigurisht. Jemi thjesht në pritje të afatit procedural për këtë qëllim që është data 5 tetor. Besojmë se data 5 tetor është data e parë që transaksionet sipas standardeve SEPA do të jenë operacionale”, thotë Ahmetaj.

Roli i Bankës së Shqipërisë mbetet teknik dhe afatgjatë: përgatitja e kornizave monetare, financiare dhe institucionale që përmbushin kriteret e BE-së. Në fazat përmbyllëse të negociatave, kjo punë pa jehonë të madhe publike krijon themelin e nevojshëm për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe funksional pas anëtarësimit. /A2CNN/

The post Mbyllja e kapitujve të negociatave brenda 2027, BSH: Duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bankat japin më shumë hua për investime/ BSH: Zgjerohet kredia e re, 129.7 miliardë lekë disbursime

29 May 2025 at 15:10

SHQIPËRIA- Ekonomia shqiptare vijon të mbështet me hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-prill janë aprovuar  129.7 miliardë.

Nëse e krahasojmë këtë shifër me të njëjtat periudha të viteve më parë vërehet se ka një rritje të konsiderueshme.

Shtimi i huave është regjistruar si për bizneset edhe për individët.

Po ashtu edhe totali i huasë është me rritje pasi sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 871.9 miliardë lekë në Prill të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 13%, krahasuar me Prillin e vitit të kaluar.

Në terma vjetorë, kjo rritje  lidhet kryesisht  me zgjerimin e  kreditimit për biznesin.

Nga 432 miliardë lekë në Prillin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 53.6 miliardë lekë në Prill të këtij viti, ose është rritur përgjatë një viti  me 12.4%.

Sipas Bankës së Shqipërisë kreditë e aprovuara për bizneset dhe individët kanë qenë  më të lira në muajt e parë të këtij viti.

Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë Interesat e kredisë  së  re  në  lek  janë  shfaqur  relativisht  të  qëndrueshme  dhe në nivele të ulëta në tre muajt e parë të vitit. Ecuria e tyre tregon për  një përcjellje të mirë të dy uljeve të normës bazë, të ndërmarra në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar./abcnews.al

❌
❌