Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të

4 August 2025 at 23:01

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, së fundmi edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DCC), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Projektrregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”, përcakton se, palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet ta shprehin tarifën totale të këmbimit të monedhës si një vlerë në përqindje (mark-up) mbi nivelin e kursit të këmbimit, më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit.

Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatori i pagesës (OSHP), duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik, për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi OSHP-ja e paguesit të ketë marrë një urdhër pagese të lidhur me një tërheqje fondesh nga një ATM, ose me kryerjen e një pagese në pikën e shitjes (POS), e cila është në një monedhë të zonës SEPA, e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

Pavarësisht detyrimit të kësaj pike, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj, gjatë të cilit OSHP-ja e paguesit merr nga paguesi një urdhër pagese në të njëjtën monedhë.

OSHP-ja duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave OSHP-ja do të dërgojë mesazhet elektronike.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës.

OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi./ E.Shehu

 

The post BSH vendos rregulla transparence për kostot dhe kursin e këmbimit në tërheqjet e parave nga ATM-të appeared first on Revista Monitor.

Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Dollari amerikan ka shënuar të premten një rritje të lehtë në kursin e këmbimit kundrejt lekut, ndërsa euroja ka humbur pikë në tregun valutor vendas, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u forcua me 0,24 lekë, duke u këmbyer sot me 85,45 lekë. Në të kundërt, euroja (EUR) ka pësuar një rënie prej 0,03 lekësh, duke u këmbyer me 97,44 lekë.

Rënie më të theksuar ka pësuar poundi britanik (GBP), i cili humbi 0,39 lekë dhe u këmbye me 112,34 lekë. Edhe franga zvicerane (CHF) dhe jeni japonez (JPY) shënuan ulje të lehta në vlerë, respektivisht me 0,04  lekë dhe 0,06 lekë, krahasuar me ditën e enjte.

Në tregun e metaleve të çmuara, ari ka humbur 333,11 lekë për ons, duke u këmbyer me 281.434,21 lekë, ndërsa argjendi ka zbritur me 22,91 lekë, në vlerën 3116,20 lekë për ons.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 85.45 +0.24
Euroja EUR 97.44 -0.03
Poundi Britanik GBP 112.34 -0.39
Franga Zvicerane CHF 104.74 -0.04
Jeni Japonez (100) JPY 56.80 -0.06
Dollari Australian AUD 54.85 -0.09
Dollari Kanadez CAD 61.59 +0.05
Korona Suedeze SEK 8.70 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.25 -0.01
Korona Daneze DKK 13.06 0.00
SDR SDR 115.78 -0.22
Ari (OZ 1) XAU 281434.21 -333.11
Argjendi (OZ 1) XAG 3116.20 -22.91
Juani Kinez (onshore) CNY 11.85 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.84 +0.02
Lira Turke TRY 2.11 +0.01

/r.e//a.f/

The post Dollari forcohet, euroja humb pikë në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kursi i këmbimit, leku forcohet përballë dollarit amerikan dhe euros

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Java nisi me forcim të mëtejshëm të monedhës vendase lek, përballë dy monedhave kryesore, dollarit amerikan dhe euros.

Sipas Bankës së Shqipërisë sot një dollar amerikan u këmbye me 83,82 lekë, ose 0,03 lekë me pak, ndërsa monedha europiane u këmbye me 97,59 lekë, ose 0,01 lekë më pak se java e kaluar.

Ndërkohë, paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan përballë lekut, duke u këmbyer respektivisht me 112,7 dhe 104,7 lekë.

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 83.82 -0.03
Euroja EUR 97.59 -0.01
Poundi britanik GBP 112.70 +0.03
Franga zvicerane CHF 104.70 +0.16
Jeni japonez (100) JPY 56.67 +0.26
Dollari australian AUD 54.57 -0.08
Dollari kanadez CAD 61.07 -0.03
Korona suedeze SEK 8.68 +0.01
Korona norvegjeze NOK 8.22 0.00
Korona daneze DKK 13.07 -0.01
SDR SDR 114.47 +0.18
Ari (OZ 1) XAU 281929.41 +673.87
Argjendi (OZ 1) XAG 3216.90 -2.79
Juani kinez (onshore) CNY 11.68 0.00
Juani kinez (offshore) CNH 11.68 0.00
Lira turke TRY 2.07 -0.01

 

The post Kursi i këmbimit, leku forcohet përballë dollarit amerikan dhe euros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?

6 July 2025 at 09:20

Sot, më 6 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë.

Euro blihet me 97.4 lekë dhe shitet 98.2 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 60.6 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit sot në Shqipëri/ Dollari dhe euro pa luhatje të mëdha

18 June 2025 at 07:52

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.2 lekë dhe do të shitet me 85.2 lekë.

Euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103 lekë dhe do të shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114 lekë dhe do të shitet me 115.3 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 61.8 lekë në blerje dhe me 63 lekë në shitje.

The post Kursi i këmbimit sot në Shqipëri/ Dollari dhe euro pa luhatje të mëdha appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit sot: Euro qëndron e fortë, paundi në rënie/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera?

16 June 2025 at 07:50

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.2 lekë dhe do të shitet me 85.4 lekë.

Euro do të blihet me 97.5 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.2 lekë dhe do të shitet me 115.2 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 61.8 lekë në blerje dhe me 63.3 lekë në shitje.

The post Kursi i këmbimit sot: Euro qëndron e fortë, paundi në rënie/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera? appeared first on Sot News | Lajme.

BSH e ringriti përkohësisht Euron, por afrimi i fundjavës e zbret në minimum të ri historik

14 June 2025 at 07:56

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 97.88 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.

Agjentët e këmbimit mendojnë se rënia e kursit të Euros duket se lidhet me shtimin e ndjeshëm të prurjeve valutore të lidhura me turizmin gjatë muajit qershor. Një rënie e ndjeshme u shënua edhe në prag të fundjavës së kaluar, kur Euro pati zbritur përsëri poshtë vlerës së 98 lekëve.

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor në fillim të javës së kaluar për të blerë Euro, duke bërë që monedha europiane të ringrihej përkohësisht sipër nivelit të 98 lekëve.

Por, me afrimin e fundjavës duket se presionet rënëse mbi Euron janë forcuar përsëri, duke e zbritur monedhën europiane në vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në kursin zyrtar të këmbimit.

Sezoni veror, ashtu siç pritej, po ndikon edhe këtë vit në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit të Euros me Lekun. Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Trysnia mbi kursin e Euros është forcuar më tej me fillimin e qershorit, kur sezoni veror bëhet më intensiv.

Nga ana tjetër, edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 4-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e 38 miliardë lekëve, megjithëse në rënie me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë e kufizoi rënien e kursit deri në nivelin e 98 lekëve, nëpërmjet blerjeve të mëdha valutore, që filluan në muajin maj dhe vazhduan pothuajse për të gjithë pjesën e mbetur të vitit. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.

Duke parë tendencat e kursit të këmbimit, është e pritshme që blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të konsiderueshme edhe këtë vit. Me inflacionin poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ka ende hapësira për të ndërhyrë në kursin e këmbimit, duke qëndruar në linjë me objektivin e saj kryesor ligjor./Monitor

The post BSH e ringriti përkohësisht Euron, por afrimi i fundjavës e zbret në minimum të ri historik appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit 8 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

8 June 2025 at 09:39

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.8 lekë dhe do të shitet me 86.2 lekë.

Euro do të blihet me 97 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 103.4 lekë dhe do të shitet me 105 lekë

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.5 lekë dhe do të shitet me 116.2 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 62 lekë në blerje dhe me 63.5 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 qershor 2025

The post Kursi i këmbimit 8 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

1 June 2025 at 09:15

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.2 lekë.

Euro do të blihet me 97.9 lekë dhe do të shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 104.3 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 115.8 lekë dhe do të shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 62.5 lekë në blerje dhe me 63.7 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

Kursi i këmbimit valutor, 1 qershor 2025

The post Kursi i këmbimit 1 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

17 May 2025 at 08:50

Sot, më 17 maj 2025, dollari amerikan blihet me 87 lekë dhe shitet me 88.4 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 117 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.1 lekë, ndërsa në shitje me 63.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Sot News | Lajme.

Forcohet euro, bie dollari në këmbim me lekun

TIRANË, 14 maj  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 87,60 lekë, ose 0,87 lekë më pak dhe euro u forcua me 0,27 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,56 lekëve.

Paundi britanik këmbehet me 116,97 lekë, ose 0,04 lekë më shumë se ditën e martë  dhe  franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,06 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot me me 105,15 lekë.

Ekspertët e ekonomisë shprehen se, fushata zgjedhore dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk ndikuan në kursin e brendshëm valutor.

Sipas tyre, ndryshimet do të ndihen në javët në vijim, me hapjen e sezonit turistik, ku pritet të nis fluksi i turistëve të huaj dhe shtimi i ofertës së valutës në treg, që do të thotë pozita më të forta për lekun.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 87.60 -0.87
Euro EUR 98.56 +0.27
Poundi Britanik GBP 116.97 +0.04
Franga Zvicerane CHF 105.15 -0.06
Jeni Japonez (100) JPY 60.05 +0.23
Dollari Australian AUD 56.88 +0.21
Dollari Kanadez CAD 63.01 -0.24
Korona Suedeze SEK 9.08 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.52 +0.02
Korona Daneze DKK 13.21 +0.03
SDR SDR 117.70 -1.02
Ari(OZ 1) XAU 283025.96 -4,720.95
Argjend(OZ 1) XAG 2872.47 -47.21
Juani Kinez (onshore) CNY 12.16 -0.13
Juani Kinez (offshore) CNH 12.17 -0.12
Lira Turke TRY 2.26 -0.02

/a.f/

The post Forcohet euro, bie dollari në këmbim me lekun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kursi i këmbimit 26 prill 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

26 April 2025 at 09:58

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë.

Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.8 lekë dhe do të shitet me 115.8 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 62.2 lekë në blerje dhe me 63.7 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

The post Kursi i këmbimit 26 prill 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit 20 prill 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

20 April 2025 at 09:35

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.8 lekë.

Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.2 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 105.2 lekë dhe do të shitet me 106.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.4 lekë dhe do të shitet me 115.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 62.1 lekë në blerje dhe me 64.1 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.

The post Kursi i këmbimit 20 prill 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari appeared first on Sot News | Lajme.

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

By: E S
8 April 2025 at 18:18

Pasiguria qe ka mberthyer boten per shkak te krizave te shumta te sigurise ne rajone te ndryshme si edhe vendimi i administrates Trump per vendosjen e tarifave shtese ndaj vendeve te tjera kane rritur ndjeshem shqetesimet per nje recesion ekonomik global.

Kjo eshte reflektuar ne bursa si edhe kursin e kembimit, nderkohe qe monedhat e forta si paundi, dollari apo euro, jane dobesuar ndjeshem gjate diteve te fundit edhe ne vendin tone.

Madje, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, Paundi Britanik ka shenuar sot rekordin negativ historik me Lekun duke u kembyer si KURRE me pare, te pakten qe nga viti 2005 kur edhe daton databaza e te dhenave te BSH.

Te dhenat e BSH per kursin e kembimit mes Paundit dhe Lekut gjatë 10 viteve te fundit

Nje paund sot u kembye me mesatarisht 115.24 leke duke humbur rreth 4% te vleres se tij vetem ne nje vit. Kujtojme se nje Paund kembehej me rreth 120 leke ne te njejten periudhe te vitit te shkuar.

Sot eshte nje dite e keqe edhe per “çunat e Londres”.

Te dhenat e BSH per kursin e kembimit mes Paundit dhe Lekut gjatë vitit të fundit

Zhvleresimi i valutave perballe Lekut ka rritur shqetesimet ne familjet shqiptare qe mbahen me dergesat e emigranteve, nderkohe qe realiteti i ri nuk ka ndikuar nderkohe edhe ne drejtim te uljes se çmimit te mallrave te importit, te cilat perkundrazi, shtrenjtohen, shkruan skyweb.al.

INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve te Konsumit duke pasqyruar nje shtrenjtim te metejshem te ushqimeve krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare edhe pse ne kushtet kur Leku eshte sot me i fuqishem perballe Euros, duhej te ishte e kunderta.

Nga ana tjeter, ky forcim i Lekut kundrejt monedhave te tjera ka ndikuar teper negativisht ne drejtim te eksporteve duke i bere prodhimet shqiptare me te shtrenjta ne tregun europian dhe me gjere. /skyweb.al

The post Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut appeared first on Albeu.com.

Në një lëvizje të pazakontë, leku humbet 1% kundrejt euros dhe dollarit

29 January 2025 at 15:02

Leku shqiptar humbi 0.97% kundrejt euros dhe 1.2% kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së mërkurë, lëvizje këto jashtë bandës së zakonshme të luhatjes së vërejtur që nga qershori i vitit të kaluar, kur Banka e Shqipërisë njoftoi se po ndërhynte në treg për të blerë euro me qëllim shmangien e forcimit të mëtejshëm. Euro u […]

The post Në një lëvizje të pazakontë, leku humbet 1% kundrejt euros dhe dollarit appeared first on Reporter.al.

Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar

By: Oldi
28 January 2025 at 14:28

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave. Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht […]

The post Euro fiton terren në kursin e këmbimit, arrin nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit të kaluar appeared first on BoldNews.al.

Kursi këmbimit, ja si paraqitet tregu valutor dhe me sa shkëmbehen sot dollari e euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

11 January 2025 at 09:10

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

The post Kursi këmbimit, ja si paraqitet tregu valutor dhe me sa shkëmbehen sot dollari e euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Sot News | Lajme.

Tregu valutor/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme, po me monedhat e tjera çfarë po ndodh

4 January 2025 at 08:48

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

The post Tregu valutor/ Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme, po me monedhat e tjera çfarë po ndodh appeared first on Sot News | Lajme.

Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025

By: user 11
3 January 2025 at 07:56

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.54 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025 appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor, 25 dhjetor 2024

By: user 11
25 December 2024 at 08:13

Këtë të mërkurë, më 25 dhjetor 2024, euro blihet me 98 lekë dhe shitet 98.7 lekë. Dollari amerikan blihet me 93.9 lekë dhe shitet me 95.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119.1 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor, 25 dhjetor 2024 appeared first on Lapsi.al.

❌
❌