Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aplikacioni “Agjencia Dixhitale”, në duart e qytetarëve për të raportuar çdo shqetësim

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Aplikacioni “Agjencia Dixhitale” është tashmë aktiv në të dy sistemet kryesore të telefonave celularë dhe mund të shkarkohet nga çdo qytetar i interesuar.

Gjatë prezantimit të këtij aplikacioni nga AMP, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha u shpreh se “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërtuar dhe vënë në funksion një aplikacion të ri mobil, “Agjencia Dixhitale”, që u ofron qytetarëve një mjet të ri, të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë për të raportuar çdo shkelje apo abuzim nga punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, tre autoritetet që monitorohen nga kjo Agjenci”.

Ky aplikacion është i disponueshëm falas për të gjithë, si në sistemin iOS ashtu edhe në Android, dhe mund të shkarkohet e përdoret nga çdo qytetar, në çdo kohë dhe nga çdo vend, duke mundësuar raportim edhe në kushte anonimati të plotë.

Rreth aspekteve teknike dhe mundësive që ofron ky aplikacion, foli drejtori i Përgjithshëm i AMP Florian Sulejmani.

“Në një kohë kur vendi ynë po përjeton një rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kjo platformë dixhitale rrit sigurinë publike duke kontribuar në imazhin e Shqipërisë si një vend mikpritës që i jep prioritet dhe transparencë në standartet europiane të shërbimeve. Për ne, në qendër të veprimtarisë së përditshme qëndron qytetari. Angazhimi ynë i palëkundur është ndërtimi i një sistemi që garanton drejtësi, siguri dhe respekt të plotë për të drejtat e njeriut”, tha Sulejmani.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues të AMP, Ministrisë së Brendshme dhe misionit ICITAP.

Duke folur rreth qëllimeve fundore që nxitën krijimin e këtij aplikacioni, Ministri Hoxha nënvizoi se “përmes tij dhe përmes forcimit të platformave ekzistuese, dërgojmë një mesazh të qartë se në Shqipëri nuk ka vend për abuzim me uniformën, nuk ka vend për pandëshkueshmëri, nuk ka vend për heshtje përballë padrejtësive”.

“Krahas kanaleve ekzistuese të denoncimit, si numri jeshil 0800 90 90, tashmë prej vitesh në funksion, aplikacioni i ri përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administrimit të ankesave dhe forcimit të integritetit institucional”, – tha gjithashtu ministri i Brendshëm në fjalën e tij.

“Kjo është një kulturë e re ku qytetari dëgjohet. Ky aplikacion përfaqëson një hap modernizimi, është risi në përputhje të plotë me strategjinë e dixhitalizmit të qeverisë shqiptare. Në anonimat të plotë ne i mbyllim plotë abuzimeve, detyra e policëve është për të shërbyer dhe jo për të abuzuar. Askush nuk është mbi ligjin. Autoritetet nuk mund jenë kudo por syri dhe veshi i qytetarit janë aleatët tanë më të fortë”, deklaroi Hoxha.

1 nga 3

/gj.m/j.p/

 

The post Aplikacioni “Agjencia Dixhitale”, në duart e qytetarëve për të raportuar çdo shqetësim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

By: V K
27 June 2025 at 15:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, si dhe për gabimet e PD-së gjatë procesit.

Alizoti u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj.

Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.

“Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt.

Në lidhje me analizën e brendshme në PD, Alizoti tha se ajo do të bëhet pasi strukturat e partisë të vendosin dhe pasi të përfundojnë denoncimet për zgjedhjet.

Jam dakord që të presim përfundimin e procesit të denoncimeve dhe më pas do të vijë koha për reflektim dhe analizë”, përfundoi ai.

The post Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD appeared first on Albeu.com.

Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

25 June 2025 at 15:30

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vijuan inspektimet në plazhe, duke u ndalur në qytetin e Vlorës.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik pa pagesë të ndërtuar nga bashkia, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.

“Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:

“Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri te vija e bregdetit, 7,5 – 8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do, jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë, siç është përgjithësisht bregdeti Jon, duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2,5 – 3 metra, sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej ministrja Kumbaro.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbim 12- orarësh, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.

“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merren masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhit publik si ai i Lungomares, edhe në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në Plazhin e Vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”, tha Dredha.

Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do të jenë më të mëdha këtë vit. /ATSH/

The post Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore appeared first on Telegrafi.

Lançohet projekti EU4Migration, Lamallari: Mbështetje në përballimin e sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Projekti “BE për Migracionin-EU4Migration” u lançua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Brendshme, delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Policisë së Shtetit, organizatave ndërkombëtare partnere IOM Albania dhe institucioneve shqiptare.

Ministria e Brendshme vlerëson këtë projekt si një instrument strategjik në funksion të përmbushjes së standardeve evropiane për menaxhimin e migracionit, azilit dhe mbrojtjes së kufijve, në përputhje me angazhimet e vendit në kuadër të procesit të integrimit evropian, veçanërisht Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Projekti EUMigration, që do të zbatohet deri në fund të vitit 2028, nuk është vetëm një ndërhyrje teknike, por një nismë gjithëpërfshirëse që synon forcimin e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e migracionit të ligjshëm dhe të parregullt; përmirësimin e politikave të azilit në përputhje me acquis-në e BE-së; ndërtimin e strukturave të qëndrueshme për kthimin dhe riintegrimin; luftë më efektive ndaj kontrabandimit të migrantëve, përmes shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional; rritjen e aksesit të migrantëve, refugjatëve dhe azilkërkuesve në shërbime sociale, ekonomike dhe arsimore.

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari veçoi si një komponent të veçantë të projektit, ngritjen e Qendrës Kombëtare të Pritjes për fëmijët migrantë të pashoqëruar, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, arritje domethënëse për mbrojtjen e një grupi vulnerabël.

“Përpjekjet tona janë të përqendruara në sigurimin e komplementaritetit ndërmjet projekteve, me qëllim që të shmanget mbivendosja e aktiviteteve dhe të garantohet mbulimi i të gjitha nevojave reale të sistemit kombëtar. Shembull konkret i këtij bashkërendimi është ndërthurja e aktiviteteve të projektit “EU4Migration” me iniciativën rajonale “Mbështetje Rajonale për Menaxhimin e Migracionit me fokus tek mbrojtja në Ballkanin Perëndimor – Faza III”, ku janë identifikuar aktivitete të përbashkëta si zhvillimi i Planit Kombëtar të Kontigjencës dhe Masterplanit Kombëtar për Menaxhimin e Migracionit”, theksoi zv.ministri Lamallari.

Projekti është tërësisht i lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Migracionit 2024–2030 dhe Planit të saj të Veprimit. Projekti do të kontribuojë në përkthimin e dokumenteve strategjike në veprime konkrete, duke përmirësuar efikasitetin e sistemit kombëtar dhe ndihmuar vendin të përballojë sfidat aktuale dhe të ardhshme në këtë fushë.

Ministria e Brendshme shprehu mirënjohje për mbështetjen që Bashkimi Europian ofron dhe rolin kyç të organizatave partnere si IOM, UNHCR, EASO, FRONTEX, të cilat garantojnë zbatim të suksesshëm dhe në përputhje me standardet më të larta europiane.

Projekti përfaqëson një platformë të hapur bashkëpunimi dhe besimi, ku nuk është thjesht përfituese e asistencës, por partnere aktive në ndërtimin e një sistemi të drejtë, funksional dhe të integruar të menaxhimit të migracionit. /j.p/

The post Lançohet projekti EU4Migration, Lamallari: Mbështetje në përballimin e sfidave aktuale dhe atyre të ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim Zëvendëspresidenten e Policisë Federale Kriminale Gjermane (BKA), Martina Link.

Gjatë takimit, Hoxha bëri me dije se diskutuan për “forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, një partneritet që ka dhënë rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve”.

“Vlerësova kontributin gjerman në rritjen e kapaciteteve tona dhe theksova vullnetin e ndërsjellë për të çuar më tej bashkëpunimin, me më shumë operacione të përbashkëta, shkëmbim informacioni dhe mbështetje teknike”, thekson Hoxha.

Ministri nënvizoi se “siguria është sfidë e përbashkët dhe partnerët tanë, si Gjermania, janë aleatë të çmuar në këtë angazhim”.

/m.q/ /a.g/

The post Hoxha takon zv.presidenten e BKA: Gjermania aleate e çmuar në siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës: Fokusi tek parandalimi, zjarrvënia e qëllimshme është akt kriminal

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve të qëllimshme.

Gjatë takimit me 61 drejtues të Shërbimit Zjarrfikës në vend, ministri Hoxha u shpreh se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”.

Këto mesazhe u dhanë gjatë një takimi të mbajtur pranë ambienteve të Stacionit Zjarrfikës në Kinostudio, Tiranë, ku morën pjesë Prefekti i Tiranës, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë të tjerë të emergjencave etj.

Duke folur rreth problematikave të zjarrvënieve të qëllimshme, ministri i Brendshëm kërkoi të hetohet çdo rast dhe të procedohet penalisht kushdo që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr në mënyrë të qëllimtë.

“Asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa përgjegjës. Zjarri nuk është thjesht një fenomen natyror, është shpesh një akt kriminal”, apeloi Hoxha.

Në lidhje me masat për përballimin e problematikave gjatë sezonit veror, ministri vuri theksin tek bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme dhe te parandalimi.

“Përballë sfidave me zjarret, ne kemi nevojë për më shumë se sa reagim. Duhet parandalim. Për këtë, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha strukturat vendore të emergjencës, me njësitë administrative, me kryepleqtë, me shoqërinë civile dhe vetë qytetarët”, u shpreh Hoxha.

Më tej ai nënvizoi se “duhet të forconi koordinimin në nivel vendor, të kryeni inspektime paraprake në zonat me risk të lartë, të rrisni gatishmërinë dhe të zbatoni planet lokale të emergjencës!”

Njëkohësisht Ministri Hoxha bëri me dije se po punohet në drejtim të pajisjes së strukturave zjarrfikëse me mjete dhe ambiente sa më të përshtatshme pune.

“Ministria e Brendshme, do të sigurojë gjithë mbështetjen institucionale për t’ju pajisur me mjetet, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme. Stacione të reja, si ky ku po zhvillojmë këtë takim sot, këtu në Kinostudio do të shtohen. Mjete të reja do të sigurohen, përmes buxhetit të shtetit, fondeve të bashkive apo donatorëve. Këta të fundit janë prezentë dhe dua të shpreh një falënderim për kontributin e vyer të tyre”, tha Hoxha.

Për sa i përket bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministri i Brendshëm theksoi se “po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të rritur kapacitetet tona kombëtare në luftën kundër zjarreve”.

Në mbyllje të fjalës së tij, Ministri kërkoi një angazhim të menjëhershëm të strukturave të shërbimit zjarrfikës, me qëllim e parandalimit përpara ndërhyrjes.

“Të bashkëpunojmë ngushtë, sepse vetëm të bashkuar mund të jemi efektivë në mbrojtjen e mjedisit, të jetës dhe të pronës së qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm.

/m.m/a.f/

The post Hoxha me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës: Fokusi tek parandalimi, zjarrvënia e qëllimshme është akt kriminal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Nën drejtimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila u zhvillua sot mbledhja e parë e Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare, me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të përcaktuara, Komitetit të Pakicave Kombëtare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ministria e Brendshme njoftoi se “ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit”.

Gjatë mbledhjes u diskutuan kërkesat e para dhe rastet e paraqitura nga qytetarët, si dhe u përcaktuan hapat konkretë për vijimin e shqyrtimeve të tyre në përputhje me vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave në zbatim të Ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Ky proces synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, të promovojë barazinë në shoqëri, si dhe të realizojë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në këtë fushë.

/a.f/r.e/

The post Zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit për Njohjen e Pakicave Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

26 May 2025 at 16:00

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar për mospranimin e asnjë shqiptari në radhët e policisë serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kreu i këtij Këshilli Enkel Rexhepi shprehet se “në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, e ka cilësuar këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe policinë. Mospërfshirja e shqiptarëve nuk është vetëm padrejtësi, por shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për bashkëjetesën”, thuhet në postimin e kryetarit Rexhepi. /Telegrafi/

The post Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001 appeared first on Telegrafi.

Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë

24 May 2025 at 13:48

Të premten, disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime nga ana e maturantëve serbë, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

E një reagim rreth situatës e ka bërë sërish ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai ka deklaruar se serbët po bëjnë propagandë.

“Ja si duket propaganda serbe: Kërkesën e zyrtarit policor që grupi mos të provokojë qytetarët në mënyrë që situata mos të eskalojë ata e quajnë dhunë dhe vendosjen e dorës e quajnë ngufatje. Shfaqjet e tyre të ekstremizmit dhe shovinizmit i quajnë festë, kurse ngjyrën e kuqe me të cilën ata kanë ngjyrosur figura të ndryshme në trup tentojnë ta paraqesin si gjak. Asgjë nga e re nga ta”, ka pohuar ai.

Sveçla deklaron tutje se “Kjo propagandë mund të ketë efekt vetëm tek të painformuarit dhe qarqet nacionaliste në Serbi”.

Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se maturantët serbë kanë bërë disa provokime gjatë festës.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

The post Sveçla reagon sërish ndaj festimeve provokuese të maturantëve në veri: Propaganda serbe e shfaq ekstremizmin si festë appeared first on Telegrafi.

Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE)

24 April 2025 at 23:22

Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]

The post Denoncimi i gazetarit Dervishi: Makina e ministrisë së Brendshme kontrabandon flori (FOTO-DOKUMENTE) appeared first on BoldNews.al.

Rrobat e brendshme kurrë më mos i lani bashkë me peshqirët dhe leckat e kuzhinës

12 April 2025 at 21:34

Për këto gabime bartni brekët të ndotura, edhe pse jeni të bindur që janë të lara dhe të pastra!

Nëse duhet për t’i besuar mjekes Lisa Ackerley, shumica e njerëzve bartin rrobat e brendshme të ndotura, edhe pse janë të bindur që janë të lara dhe të pastra!

Ajo thotë që larja në mënyrën klasike në rrobalarëse shpesh është e gabueshme, nëse temperatura e larjes nuk është mjaftueshëm e lartë.

Temperaturat tepër të ulëta nuk i shkatërrojnë të gjitha bakteret në brekë dhe ato pikërisht pas larjes nuk janë krejtësisht të pastra, ndërsa sërish i vishni në pjesët më intime dhe më të ndjeshme të trupit.

Gjithashtu, ajo konsideron që rrobat e brendshme të cilat lahen në temperatura të ulëta assesi nuk do të duhej t’i lanit me gjërat e tjera, transmeton Telegrafi.

“Çdo larje e brekëve në temperaturë më të ulët se 60 gradë nuk do t’i vrasë bakteret. Assesi mos i lani rrobat e brendshme bashkë me leckat dhe peshqirët në temperaturë të ulët, sepse leckat e tilla nuk i dëshironi afër kuzhinës suaj”, ka sqaruar dr. Ackerley.

Nëse për ndonjë arsye rrobat nuk mund t’i lani në temperaturë të lartë, dr. Ackerley propozon shtim të mjeteve antibakterale për larje të rrobave të cilat shkatërrojnë deri në 99 për qind të baktereve.

Si t’i eliminoni njollat e gjakut menstrual nga brekët?

Di të ndodhë që detergjenti dhe zierja në 90 gradë nuk ndihmojnë, posaçërisht te njollat e thara të gjakut në brekë, mirëpo do t’ju ndihmojë hidrogjeni.

Hapi i parë në procedurën e eliminimit të njollave është larja e rrobave në ujë të ftohtë, që të largohet i gjithë gjaku, ndërkaq pastaj në pjesët e njollave qitni hidrogjen të lëngët.

Pastaj brekët lahen në rrobalarëse të zakonshme apo me dorë. /Telegrafi/

 

The post Rrobat e brendshme kurrë më mos i lani bashkë me peshqirët dhe leckat e kuzhinës appeared first on Telegrafi.

Hoxha: Rritje e sigurisë dhe masa shtesë për monitorimin e trafikut rrugor

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ishin në një nga pikat e kontrollit në hyrjen lindore të Tiranës, për të inspektuar masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e trafikut.

Ministri Hoxha foli mbi rëndësinë e sigurisë rrugore, si një nga elementët kyç për qarkullimin e lirë të mjeteve, njerëzve dhe mallrave, në të gjitha akset. Policia Rrugore ka në përdorim mjete teknologjisë së lartë, përfshirë dronë e makina inteligjente, të cilat skanojnë çdo drejtues mjeti që tejkalon normat e shpejtësisë dhe ndëshkon në kohë reale kundërvajtjet rrugore.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato informoi se në vijim të masave parandaluese, është rritur monitorimi i akseve rrugore, veçanërisht në ato që janë identifikuar si njolla të zeza. Rreth 70% e ngjarjeve rrugore ndodhin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, e kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që ka sjellë rritjen e masave të kontrollit.

Qato shtoi se monitorimi kryesor është ai i tejkalimit të shpejtësisë nga përdoruesit e rrugës, si dhe respektimi i sinjalistikës rrugore nga këmbësorët.

“Kemi identifikuar akset problematike dhe shkeljet më të zakonshme, si shpejtësia, përdorimi i telefonit dhe parakalimi i gabuar. Po ashtu, Policia Rrugore ka një flotë pajisjesh, të cilat monitorojnë çdo strukturë vendore dhe çdo vit shtohen në buxhet për të forcuar këto kapacitete”, shtoi ai.

Ministri Hoxha gjithashtu nënvizoi se janë duke u forcuar kapacitetet për të siguruar rrugë të sigurta, sidomos në periudhën e zhvillimit të infrastrukturës.

“Rrugët që janë në zhvillim kërkojnë një siguri rrugore të shtuar dhe më shumë vëmendje nga Policia Rrugore”, u shpreh ministri.

Policia Rrugore ka ndërtuar një plan të detajuar për të menaxhuar flukset e mjeteve në akset kombëtare në prag të sezonit dhe për të minimizuar ngjarjet me pasoja.

Ky plan përfshin përdorimin e mjeteve, patrullime të shpeshta dhe, së shpejti, hapjen e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, për të kontrolluar dhe garantuar sigurinë në kohë reale.

Po ashtu, Policia Rrugore është përgatitur për të menaxhuar ngjarje të rëndësishme si Giro d’Italia, ku qindra çiklistë do të garojnë në territorin shqiptar, dhe Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet në maj. Paralelisht, po punohet për zhvillimin e projektit ‘Smart City’, i cili do të sjellë përmirësime të mëtejshme në infrastrukturë, duke integruar teknologjinë për të ndihmuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritur sigurinë rrugore. /j.p/

The post Hoxha: Rritje e sigurisë dhe masa shtesë për monitorimin e trafikut rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha dhe Halilaj: Nga sot, blerje online e kuponit për ID apo pasaportë dhe shkurtim afatesh

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ministria e Brendshme dhe Kompania Shtetërore IdentiTek ShA e prodhimit të dokumenteve biometrike kanë njoftuar disa risi të rëndësishme, që sjellin përfitime për qytetarët, duke synuar modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Sipas njoftimit të kompanisë shqiptare IdentiTek, qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike, pasi të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët, duke kursyer kohë e mund. Një tjetër risi, është se IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi.

Ministria e Brendshme dhe IdentiTek sot lançon dy procese shumë të rëndësishme, të cilët do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve për lehtësimin e të gjitha procedurave për sa i përket aplikimit online për marrjen e një kuponi dhe vazhdimin e procedurave për prodhimin e kartave të identitetit (ID).

Së pari, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi që nëpërmjet platformës në IdentiTek të aplikojnë për kuponin elektronik  dhe më pas të vijojnë me prodhimin e kartave të identitetit. Së dyti, ky është një proces, që i cili vjen në ndihmë të gjithëve qytetarëve duke lehtësuar edhe një herë veprimet e tyre për marrjen e kartës. Sot, ne mund të prodhojmë kartat e Identitetit nëpërmjet një afati kohor nga një deri në tri ditë. Kjo do të bëjë edhe një herë shkurtimin maksimal të të gjitha afateve të pritjes për prodhimin e kartës së identitetit.

Administratorja e IdenTitek i bëri të ditur ministrit Hoxha se së fundmi kjo kompani është anëtarësuar në  Drejtorinë e Çelësave Publik (DCP), në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, që do të thotë se pasaportat tona kanë një siguri më të lartë duke qenë se ne futemi në një rrjet ndërkombëtar e jemi vendi i 99-të, që jemi anëtarësuar nga 103 vende, pjesë e kësaj organizate.

“Pra, pasaporta jonë ka një siguri shumë të lartë duke luftuar në këtë mënyrë terrorizmin, por duke përmirësuar edhe imazhin e pasaportës sonë në arenën ndërkombëtare. Kjo pasaportë do të jetë e vështirë për t’u falsifikuar. Ne kemi një standard të ri të sigurisë së pasaportës shqiptare, e cila do të jetë shumë afër me vendet e Bashkimit Europian. Kjo është shumë e vërtetë, pasaportat tona aktualisht identifikohen në mënyrë automatike nëse janë origjinale ose jo, pra nëse janë gjeneruar nga IdentiTek, ose jo”, tha Halilaj.

“Sot ne kemi lançuar kuponin elektronik, i cili e bën eksperiencën e qytetarit shumë më të thjeshtë duke qenë se aktualisht nuk do duhet më të paraqiten fizikisht pranë Postës apo përfaqësive diplomatike, por mund të drejtohen direkt tek faqja jonë e internetit dhe me dy-tri hapa shumë të thjeshtë, ata mund të pajisen me kuponin elektronik dhe më pas të procedojnë me aplikimin për dokumentet biometrike”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek.

Ndryshimet u përgjigjen kërkesave të shumta nga qytetarë shqiptarë, që jetojnë e punojnë jashtë, e nuk kanë mundësi të presin dy javë për të rinovuar ID kartën. /j.p/

Nga procedura për pajisjen online me mjete identifikimi
1 nga 2

The post Hoxha dhe Halilaj: Nga sot, blerje online e kuponit për ID apo pasaportë dhe shkurtim afatesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

2 April 2025 at 08:52

Në kohët e pasigurisë gjeopolitike BE do të bëhet më rezistente ndaj krizave. Komisioni i BE-së ka paraqitur një dokument për sigurinë e brendshme. Synohet më shumë mbrojtje e të dhënave dhe forcimi i Europolit. “Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje në […]

The post DW: Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme appeared first on BoldNews.al.

OSBE dhe MB takime për adresimin e sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore

28 March 2025 at 12:43

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Adresimi i sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore ishin në qendër të disa takimeve të organizuara në disa qytete të vendit.

Gjatë muajit mars, Prezenca e OSBE-së, së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ishin në Shkodër, Vlorë dhe Durrës për të adresuar sfidat e trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus të veçantë te shfrytëzimi i fëmijëve dhe i shtetasve të huaj.

Punonjës të mbrojtjes së fëmijës, oficerët për hetimin e trafiqeve të Drejtorive Vendore të Policisë si dhe përfaqësues të Prefekturave, si pjesë e Komiteteve Rajonale Antitrafik, u angazhuan në diskutimin mbi forcimin e mekanizmave bashkërendues ndërmjet institucioneve vendore për përmirësimin e identifikimit dhe të referimit të viktimave të mundshme të trafikimit.

Prezenca e OSBE-së mbetet një partnere e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe do të mbështesë institucionet shqiptare në zhvillimin e takimeve të tilla edhe në qarqe të tjera të vendit.

/a.f/

The post OSBE dhe MB takime për adresimin e sfidave të trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parandalimi i korrupsionit, Hoxha: Vlerësimi i GRECO-s, dëshmi e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit

TIRANË, 21 mars /ATSH/ Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë.

I pranishëm në aktivitet, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, në fjalën e tij u fokusua tek puna e bërë për sa i përket luftës dhe parandalimit të korrupsionit në strukturat e Policisë së Shtetit.

Sipas Hoxhës, ky raund i vlerësimit të GRECO-s është dëshmia më e qartë e një angazhimi tejet serioz të Policisë së Shtetit.

“Ky raund vlerësimi i GRECO – (i përmbyllur me sukses për vendin tonë, me 24 rekomandime, gjysma e të cilëve janë fokusuar në vlerësimin e imtësishëm të performancës së Policisë së Shtetit), – është dëshmia më e qartë e një angazhimi tejet serioz të institucioneve tona të sigurisë, përkatësisht, Policisë së Shtetit. Përmbushja e rekomandimeve është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend”, tha Hoxha.

Hoxha bëri një përmbledhje të disa prej akteve që Ministria e Brendshme ka ndërmarrë në drejtim të luftës dhe masave për parandalimin e korrupsionit.

“Së pari, në përmbushje dhe zbatim të rekomandimeve të GRECO-s, në prioritetet vjetore të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë, janë planifikuar masa dhe aktivitete konkrete, që përfshijnë ndryshime strukturore, hartim aktesh ligjore e nënligjore, inicim procesesh të reja pune në institucion, si dhe trajnime të vazhdueshme”, tha Hoxha.

“Specifikisht dua të përmend këtu ligjin “Për Policinë e Shtetit”, miratuar në korrik 2024, i cili është i bazuar në modelet më të mirat të njësive homologe, duke adresuar plotësisht çdo rekomandim të GRECO. I gjithë ky proces është zhvilluar me asistencën më të mirë të BE-së dhe Këshillit të Evropës. Gjej rastin këtu t’i falënderoj për mbështetjen proaktive dhe për mënyrën shumë profesionale, me të cilën na bashkëshoqërojnë në rrugëtimin e forcimit të sigurisë”, u shpreh Hoxha.

Ministri Hoxha shtoi se “Ministria e Brendshme dhe institucionet e varësisë kanë miratuar dhe zbatuar Planet e Integritetit për periudhën 2022 – 2024. Në përfundim të periudhës 3-vjeçare, Ministria e Brendshme ka nisur punën për hartimin e Planit të ri të Integritetit dhe Planit të Veprimit për periudhën 2025 – 2028. Dokumenti i ri do të shërbejë si një udhërrëfyes për forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe standardeve etike në strukturat e Ministrisë së Brendshme, në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e integritetit institucional”.

“Së treti, me mbështetjen e projektit EU4LEA është hartuar një analizë e kuadrit ligjor për të kufizuar rreziqet e korrupsionit dhe konfliktit të interesit në lidhje me donacionet dhe sponsorizimet për Policinë e Shtetit. Gjetjet e kësaj analize janë reflektuar në ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit”, që ndalon pranimin e donacioneve nga subjekte të ndryshme”, shtoi ministri.

Sipas Hoxhës, “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bashkëpunuar ngushtësisht me Këshillin e Europës për adresimin e rekomandimit të GRECO-s për përmirësimin e politikave për ofrimin e shërbimeve shtesë nga Policia e Shtetit duke marrë parasysh rreziqet për korrupsion dhe konfliktin e interesit”.

Hoxha tha se “Policia e Shtetit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në forcimin e etikës dhe integritetit profesional me miratimin e Manualit të Etikës Policore, që përmban udhëzime të qarta mbi parimet e etikës, integritetin, konfliktin e interesit dhe vendimmarrjen etike, duke përfshirë shembuj konkretë për situata të ndryshme”.

Një tjetër arritje e rëndësishme, sipas Hoxhës, “është krijimi i Këshillave Konfidencialë të Policisë së Shtetit, të cilat do të ofrojnë këshillim konfidencial për punonjësit mbi etikën, integritetin, konfliktin e interesit dhe procedurat disiplinore”.

“Në zbatim të ligjit të ri, përzgjedhja e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit është realizuar sipas kritereve ligjore të përcaktuara, përmes një konkurrimi transparent, ku shpalljet dhe rezultatet janë bërë publike”, shtoi më tej Hoxha.

“Së fundi, në zbatim rekomandimit të GRECO-s edhe punonjësit e “Illyrian Guard” u nënshtrohen të njëjtave masa ligjore dhe rregullatore si punonjësit e Policisë së Shtetit, në procedurat e prokurimit publik dhe të rekrutimit të personelit sipas kuadrit ligjor në fuqi”, tha ministri.

Ministri theksoi se këto “arritje janë një dëshmi e angazhimit të palëkundur në nivel politikëbërjeje nga i gjithë aparati i Ministrisë së Brendshme si dhe, – në nivel zbatimi – nga Policia e Shtetit”.

“Ambicia jonë është që të jemi pjesë e një procesi përsosjeje dhe vetëpërmirësimi të vazhdueshëm”, tha ministri.

/r.e/

The post Parandalimi i korrupsionit, Hoxha: Vlerësimi i GRECO-s, dëshmi e angazhimit serioz të Policisë së Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shteti kundër shtetit/ BIRN: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën pro Veliajt

14 February 2025 at 17:13

Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme denoncuan Policinë e Shtetit se injoroi kërkesat e Gardës së Republikës për të mbrojtur perimetrin e jashtëm të godinës nga mbështetësit protestues të Erion Veliajt, duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme deklaruan përmes dy njoftimeve të premten se Policia e […]

The post Shteti kundër shtetit/ BIRN: Policia akuzohet për shkelje të ligjit në protestën pro Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së

11 February 2025 at 11:55

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria” mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të BE-së në kuadër të negociatave për anëtarësim.

Delegacioni i BE-së kryesohej nga Sigrid Brettel, kreu i Njësisë për Zgjerimin, në Komisionin Europian, ndërsa nga pala shqiptare, morën pjesë deputetë të Kuvendit, kreu i SPAK Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesja e BKH-së Aida Hajnaj, e zyrtarë të tjerë të lartë të agjencive ligjzbatuese në vend.

Gjatë fjalës, ministri Hoxha renditi disa nga arritjet e Ministrisë së Brendshme, në kuadër të procesit të përafrimit me acquis të BE-së, duke nënvizuar miratimin e disa ligjeve apo strukturave të reja që kanë detyrë parandalimin dhe luftën kundër krimit.

Hoxha vuri në dukje bashkëpunimin shumë të suksesshëm mes autoriteteve ligjzbatuese të Shqipërisë me ato të vendeve europiane.

“Evidentohet një bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së, nëpërmjet Aplikacionit të Sigurt të Rrjetit të Shkëmbimit të Informacionit (SIENA), pjesëmarrjes aktive në Platformën Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), apo bashkëpunimit me Agjencinë e Bashkimit Europian për Trajnimin në Zbatimin e Ligjit (CEPOL), ku vazhdon të punohet dhe pritet nënshkrimi i Marrëveshjes fillestare të Bashkëpunimit me Akademinë e Sigurisë,” theksoi Ministri i Brendshëm.

Një pikë tjetër, të cilës i kushtoi vëmendje të posaçme ishte migracioni, për të cilin ministri Hoxha tha se Shqipëria “ka një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional për fushën e migracionit” dhe se bashkëpunon ngushtë me partnerët europianë për kontrollin e frenimin e këtij fenomeni.

Pas ceremonisë së hapjes, nënkomiteti do të vijojë diskutimet për dy ditë përmes tryezës teknike. /j.p/

The post Mblidhet nënkomiteti “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, Hoxha: Bashkëpunim i shtuar me shtetet anëtare të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

4 February 2025 at 18:59

Ka shumë debat nëse duhet të flini natën pa të brendshme apo jo, dhe nëse është më mirë për ju.

Për ato që kanë vaginë të shëndetshme, secila zgjidhje është e mirë.

Ndërkaq për ato që kanë infeksione të rregullta kërpudhore, shkuarja në shtrat pa brekë mund të bëjë një ndryshim.

Fjetja pa të brendshme lejon që zona të marrë frymë gjatë natës dhe nuk lejon që lagështia të krijohet ose të krijojë një mjedis për ndërtimin e baktereve.

“Unë besoj se zona e vulvës duhet të ekspozohet ndaj ajrit, ashtu si çdo zonë tjetër e trupit tuaj”, thotë Alyse Kelly-Jones, eksperte shëndetësore.

Nëse nuk ju pëlqen të flini lakuriq, ekspertja rekomandon të vishni pizhame të gjera. Por një gjë që duhet ta mbani në mend është se nëse flini pa të brendshme por keni veshur një lloj fundi duhet ta lani shpesh.

Në thelb, nuk është e dëmshme të flini pa të brendshme gjatë natës. /Telegrafi/

The post Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj? appeared first on Telegrafi.

❌
❌