Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Edi Rama si pronari i idiotëve

By: Oldi
11 July 2025 at 22:24

Nga Tomorr Alizoti E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë përpiqen në biseda studiosh dhe tavolinash të gjejnë arsyen e sjelljes së paarsyeshme të kryeministrit. Por çdo teori e tyre, edhe ajo më konspirative, përplaset me murin e logjikës: çfarë fiton vendi apo edhe vetë kreu i bandës nga […]

The post Edi Rama si pronari i idiotëve appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Alizoti: Po helmohen njerëzit

2 July 2025 at 12:43

Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka reaguar në lidhje me zjarrin në landfillin e Elbasanit.

Alizoti është shprehur se tymi po helmon qytetarët dhe duhet të ketë një reagim.

Ai tha se inceneratori është bërë për të vjedhur njerëzit dhe është një skemë shumë banale.

Sipas tij, kemi një grup piratësh që vjedhin pa fund.

“Është bërë për të vjedhur njerëzit, një skemë shumë banale, plus që helmon edhe njerëzit. Pra, janë një grup piratësh që vjedhin pa fund. Kanë blerë edhe ca, analistë, gazetarë dhe, media të cilët fryjnë njerëzit, mashtrojnë njerëzit se do të hyjnë në Europë. Po ka në Europë Kështu. Të ndodhte kjo në Europë, ishte gjithë qyteti këtu në rrugë. Kjo është e tmerrshme. 26 milionë euro kanë ikur kot në një vend të varfër si Elbasani. Me 26 milionë euro do të mund të rregulloje qindra gjëra në këtë qytet. A e kuptoni sa e dhimbshme është, apo jo? Më këto para kanë blerë vota ata. Ku është kryetari i bashkisë, ku është, është aksionere bashkia”, tha Alizoti.

Ndërsa për rritjen e çmimit të depozitimit Alizoti tha se zyrtarët duan të vjedhin akoma më shumë paratë e qytetarëve.

“Këta kanë hyrë në botën e vjedhjes dhe u është kthyer në epsh, në pasion, qytetarët në Elbasan të dalin dhe këtu bashkë me ne të bllokojmë këtë maskarallëk. Kjo do që njerëzit të çohen. Ja pra ku e keni qeverinë madhështore që do ta çojë Shqipërinë në Europë. Do bënin edhe një garë për Formula 1. Këtu është një ‘kancer’ i gjallë. Këtu mund të bëhet një garë kush është pirati më i madh në botë. Dhe kam përshtypjen se këtë e fitojnë këta. Mund ta bëjnë edhe me pistën e mbetjeve të plehrave. Këtu janë për medalje”, tha Alizoti

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, Alizoti: Po helmohen njerëzit appeared first on Sot News | Lajme.

Djegia e mbetjeve në Elbasan/ Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë

By: Oldi
2 July 2025 at 12:16

Prej disa orësh landfilli i Elbasanit pranë inceneratorit është përfshirë nga flakët, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të 7 bashkive. Zjarri shpërtheu pasditen e djeshme rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve. Drejtuesi politik i PD në Elbasan, […]

The post Djegia e mbetjeve në Elbasan/ Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë appeared first on BoldNews.al.

“Nuk ka sens”/ Situata politike pas zgjedhjeve, reagon ashpër deputeti: Pa koncepte politike marrin shumë vota…

27 June 2025 at 15:17

I ftuar në një studio televizive deputeti Alizoti u shpreh se logjika e zgjedhjeve ka rënë, kur kandidatë pa asnjë profil publik apo politik marrin më shumë vota se figura të konsoliduara të politikës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur dyshime serioze mbi legjitimitetin e procesit dhe rezultatin e tij.

“Nuk ka sens që një njeri që nuk e njeh askush dhe nuk ka një koncept politik të marrë më shumë vota se Jorida Tabaku e cila garoi në Tiranë,” – u shpreh Alizoti, duke shtuar se kjo është një provë që tregon ndërhyrjen e grupeve të strukturuara të dyshimta.

Sipas tij, një proces zgjedhor ku një parti përballet me kartelet, policinë dhe qeverinë nuk mund të quhet më proces zgjedhor. Ai e cilësoi këtë si një farsë që i heq çdo kuptim garës politike reale.

“Nëse Pandeli Majko, një figurë e lartë e PS, do të mundte dikë nga PD, kjo do ishte e kuptueshme. Por kur anonimë marrin vota më shumë se liderë politikë të njohur, është e qartë se ka diçka që nuk shkon,” përfundoi ai.

The post “Nuk ka sens”/ Situata politike pas zgjedhjeve, reagon ashpër deputeti: Pa koncepte politike marrin shumë vota… appeared first on Sot News | Lajme.

Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

By: Ela
27 June 2025 at 15:30

Deputeti demokrat Tomor Alizoti, i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet e PD-së gjatë procesit. Alizoti u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj. Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është […]

The post Alizoti: Ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD appeared first on BoldNews.al.

Humbja drastike e PD në zgjedhje, Alizoti: Kemi defektet tona, ja kur nis analiza e brendshme

By: redi
27 June 2025 at 15:54

Deputeti i PD-së dhe drejtues politik në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti flet për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe për gabimet gjatë procesit. Ai u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se PD-ja ka defektet e saj. Për të sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen. “Me këtë sistem që është…

Source

Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

By: V K
27 June 2025 at 15:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, si dhe për gabimet e PD-së gjatë procesit.

Alizoti u shpreh se vetë ka bërë shumë gabime personale, duke theksuar se edhe PD-ja ka defektet e saj.

Megjithatë, sipas tij, sistemi aktual politik dhe zgjedhor është i tillë që zgjedhje të ndershme nuk mund të zhvillohen.

“Me këtë sistem që është ndërtuar, nuk ka zgjedhje. Nuk është vetëm kodi zgjedhor, por është një armatë e pushtetit që e bën të pamundur fitoren kudo”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë nga shteti dhe populli, duke paralajmëruar se nëse nuk mbahet ky ekuilibër, demokracia është shumë e brishtë dhe thyhet shpejt.

Në lidhje me analizën e brendshme në PD, Alizoti tha se ajo do të bëhet pasi strukturat e partisë të vendosin dhe pasi të përfundojnë denoncimet për zgjedhjet.

Jam dakord që të presim përfundimin e procesit të denoncimeve dhe më pas do të vijë koha për reflektim dhe analizë”, përfundoi ai.

The post Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD appeared first on Albeu.com.

Humbja e PD në Elbasan, Alizoti: I ndjehem borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan bandave

By: Ardit
19 May 2025 at 19:42

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën. Në një postim në Facebook, Alizoti ngre akuza të forta për për procesin zgjedhor. Deputeti demokrat shkruan se i ndjehet borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan presionit të bandave. “Dua të falenderoj nga zemra […]

The post Humbja e PD në Elbasan, Alizoti: I ndjehem borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan bandave appeared first on BoldNews.al.

“Si mund të fitosh me një njeri si Tomor Alizoti”/ Shpërthen Kokalari: I thotë gjysmës së popullsisë ‘do iu hamë…

16 May 2025 at 12:12

Në analizën e saj për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 11 majit, aktivistja Evi Kokalari nuk ka kursyer komentet për deputetët e PD, kryesisht Alizotin, Kokalari thotë se nuk mund të fitohet me njerëz si Tomor Alizoti. Përmes një postimi në Facebook Kokalari shprehet se nuk ka asnjë simpati për Alizotin ndërsa thekson se komunikimi i tij lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk kam asnjë simpati për Tomor Alizotin. Mendoj që është totalisht ‘overrated’. Komunikimi i tij lë shumë për të dëshiruar. Gjatë betejave midis Berishës dhe Bashës, pra gjatë foltoreve, ky ndenji në hije dhe nuk u pozicionua. Ndërkohë ti thuash gjysmës të Shqiptarëve se ‘do t’ju hamë të gjallë’ është diçka që nuk përfaqëson aspak të djathtët dhe aq më tepër të persekutuarit. Realisht është ‘overrated’ që do të thotë, i mbivlerësuar pa asnjë justifikim”, shkruan ajo.

The post “Si mund të fitosh me një njeri si Tomor Alizoti”/ Shpërthen Kokalari: I thotë gjysmës së popullsisë ‘do iu hamë… appeared first on Sot News | Lajme.

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, Tomorr Alizoti pas humbje së PD: Jam bërë vegjetarian

By: M C
14 May 2025 at 23:43

“Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, kështu deklaroi drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti disa javë më parë. Ndërsa mbërriti në selinë blu në mbledhjen e thirrur urgjent nga kreu i PD-së, Sali Berisha ai u pyet mbi këtë deklaratë.

“Po tani pas humbjes së PD çfarë do të bëni, a do i hani të gjallë socialistët?”, u pyet sot ai nga gazetarët.

“Jo humbje, vjedhje totale! Totale…! Jam bërë vegjetarian, kështu thuaji…! Më fal vetëm sallatë, sallatë me një çik Ramë!”, u përgjigj Alizoti shkurt.

The post “Do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët”, Tomorr Alizoti pas humbje së PD: Jam bërë vegjetarian appeared first on Albeu.com.

“Ramën do e ha të gjallë”, Alizotit befason me përgjigjen pas humbjes së thellë: Jam bërë vegjetarian

14 May 2025 at 20:50

Tomor Alizoti drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, para se të hynte në mbledhjen e thirrur nga Berisha në selinë blu i konsideroi këto zgjedhje të vjedhura.

Teksa gazetarët i kanë kujtuar deklaratën e tij gjatë fushatës se do hante të gjallë kundërshtarët politik, tani Alizoti shprehet se është bërë vegjetarian.

“Jam bërë vegjetarian”, tha Alizoti ndërsa iu shmang mediave për të vazhduar më tej me deklaratën.

The post “Ramën do e ha të gjallë”, Alizotit befason me përgjigjen pas humbjes së thellë: Jam bërë vegjetarian appeared first on Sot News | Lajme.

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

By: Oldi
14 May 2025 at 20:59

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin e thirrur nga Berisha, drejtuesi politik i Elbasanit u pyet nga gazetarët për shprehjen e tij të bujshme të fushatës: “Ramën kam qejf ta ha të gjallë”. “Jam bërë vegjetarian” ishte përgjigja e tij […]

The post “Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian appeared first on BoldNews.al.

“A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve

By: user 6
14 May 2025 at 21:47

Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomorr Alizoti teksa po hynte në selinë e PD ka folur për gazetarët para se të niste mbledhja e drejtuesve politikë të thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.

Alizoti u pyet lidhur me deklaratën e tij gjatë fushatës i cili u shpreh se do të hajë të gjallë patronazhistët dhe socialistët. Gazetarët e pyetën se çfarë do të bëjë tani pas humbjes së PD, a do ti hajë të gjallë socialistët.

Ai u përgjigj duke ironizuar se është bërë vegjetarian. “Jam bërë vegjetarian”, u përgjigj Alizoti.

The post “A do t’i hani të gjallë socialistët pas humbjes?” Alizoti u përgjigjet gazetarëve appeared first on Lapsi.al.

Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit

14 May 2025 at 19:58

Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj brenda oborrit të Fakultetit Ekonomik në Elbasan, për t’iu ankuar kryetares së komisionit se kolegët e tij socialistë po monitoronin votuesit nga lokali përtej rrugës. “I filmojnë votuesit me kamera,” u ankua ai. Komisionerja ia preu shkurt, pasi […]

The post Sara Mila, ‘fenomeni i çuditshëm’ i zgjedhjeve të Elbasanit appeared first on Reporter.al.

Përfundon numërimi në Elbasan/ PS me 10 mandate, PD 4

By: user 4
13 May 2025 at 15:50

Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. PS ka arritur të marrë 79799 vota, ndërsa PD ka siguruar 38906 vota.

Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë mbi 40 mijë votash.

E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, kurse Partia Demokratike 4.

Bashkia e Peqinit:

PD 2332
PS 7369

Shifrat e Qarkut:

PD 38 905 – 29.49%
PS 79 799 – 60 %

Në vitin 2021 qarku Elbasan ka pasur këtë ndarje mandatesh:

PD 6
PS 8

Bashkia Elbasan:

PS kryeson me 14 894 vota mbi PD.

PD 22 162
PS 37 056

Viti 2021 Bashkia Elbasan:

PS kryesonte me 9514.

PD 31 295
PS 40809

The post Përfundon numërimi në Elbasan/ PS me 10 mandate, PD 4 appeared first on Lapsi.al.

‘Do t’i hamë të gjallë’, Rama reagon sërish për kërcënimet e Alizotit: Më argëton se është personazh, duket si…

7 May 2025 at 21:59

Në një deklaratë të fortë nga Librazhdi, Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Partisë Socialiste duke u shprehur: “Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta, mes tyre edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi t’i përgjigjet me ironi.

“Ishte një Ludovik komplet… me ato flokët… karafil komplet. Ai mua më argëton se është personazh. Duket si i dalë nga një film i Kinostudios në jetën tonë të përditshëm, nuk kam asnjë problem me të, është personazh. Është figurë komplet”, tha Rama.

The post ‘Do t’i hamë të gjallë’, Rama reagon sërish për kërcënimet e Alizotit: Më argëton se është personazh, duket si… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Çyryku burgosi Ervin Salianjin’, Alizoti në Elbasan: Rama i thoshte vëlla Vuçiçit dhe përqeshte Kurtin

7 May 2025 at 20:48

Kandidati i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Elbasan gjatë një takimi elektoral, duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi Ramën për ndikim në dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji dhe për qëndrime të dyfishta ndaj liderëve të rajonit.

“Sot dua të përshëndes vëllain tonë, mikun tonë që ‘çyryku’ e burgosi, Ervin Salianjin”, tha Alizoti para qytetarëve, duke përdorur një term përçmues ndaj Ramës. Ai e akuzoi kryeministrin se po përdor drejtësinë për të ndëshkuar opozitën.

Në vijim, Alizoti kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “Mos harroni se ky njeri shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit ‘vëllai im’ dhe përqeshte Albin Kurtin”.

Ai gjithashtu përmendi Afrim Bunjakun, zyrtarin policor të vrarë në veri të Kosovës, duke treguar për takimin me vajzën e tij pas tragjedisë dhe duke akuzuar Ramën për mungesë ndjeshmërie në komentet që bëri më pas për çështjen e Mitrovicës.

Alizoti e cilësoi këtë periudhë si vendimtare për “çlirimin e kombit kombëtar” dhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

The post ‘Çyryku burgosi Ervin Salianjin’, Alizoti në Elbasan: Rama i thoshte vëlla Vuçiçit dhe përqeshte Kurtin appeared first on Sot News | Lajme.

Alizoti-Ramës: I thoshte vëlla Vuçiçit dhe përqeshte Kurtin. Siç erdhi pa brekë, ta çojmë pa brekë

By: redi
7 May 2025 at 21:17

Drejtuesi politik i PD në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti gjatë fjalës së tij para qytetarëve në takimin elektoral, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ”Çyryku burgosi Ervin Salianjin”. Për të Rama shkonte në Beograd dhe i thoshte presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit vëlla, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e përqeshte. Pjesë nga fjalimi Këto ditë javë…

Source

VIDEO/ Kush janë skandalet ndër vite të Maznikut, përse Rama e ka sjellë në Elbasan?!

By: Oldi
7 May 2025 at 11:03

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe fyerjet ndaj kandidatëve të opozitës. Gjatë takimit me militantët socialistë në Elbasan, Rama pyet se çfarë të mire ka sjellë Alizoti për këtë qytet? “Këtu sollëm Tomor Alizotin. A mund të më thotë dikush se çfarë do të bëjnë demokratët e Elbasanit?” thotë Rama. Një përgjigje ndaj kreut […]

The post VIDEO/ Kush janë skandalet ndër vite të Maznikut, përse Rama e ka sjellë në Elbasan?! appeared first on BoldNews.al.

Alizoti shpërthen keq ndaj Ramës: Soj delenxhiu, s`komunikoj dot me një njeri që ka lindur pa br*kë rrugëve të Parisit

By: V K
7 May 2025 at 09:44

Mbrëmjen e djeshme, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në “Top Story”, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha që, “Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë”.

Në fjalën e tij, Alizoti e ka konsideruar deklaratën e kreut të PS-së si kërcënim ndaj tij, ndërsa shpreh se njerëzit e tij janë varur nga njerëzit e Ramës, duke iu referuar kështu se në kohën e diktaturës kanë dënuar me vdekje babanë dhe të afërmit e tij.

“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim.

Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit.

Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua.

Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot”, është shprehur Alizoti.

The post Alizoti shpërthen keq ndaj Ramës: Soj delenxhiu, s`komunikoj dot me një njeri që ka lindur pa br*kë rrugëve të Parisit appeared first on Albeu.com.

❌
❌