Tomorr Alizoti, drejtuesi i PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka reaguar në lidhje me zjarrin në landfillin e Elbasanit.
Alizoti është shprehur se tymi po helmon qytetarët dhe duhet të ketë një reagim.
Ai tha se inceneratori është bërë për të vjedhur njerëzit dhe është një skemë shumë banale.
Sipas tij, kemi një grup piratësh që vjedhin pa fund.
“Është bërë për të vjedhur njerëzit, një skemë shumë banale, plus që helmon edhe njerëzit. Pra, janë një grup piratësh që vjedhin pa fund. Kanë blerë edhe ca, analistë, gazetarë dhe, media të cilët fryjnë njerëzit, mashtrojnë njerëzit se do të hyjnë në Europë. Po ka në Europë Kështu. Të ndodhte kjo në Europë, ishte gjithë qyteti këtu në rrugë. Kjo është e tmerrshme. 26 milionë euro kanë ikur kot në një vend të varfër si Elbasani. Me 26 milionë euro do të mund të rregulloje qindra gjëra në këtë qytet. A e kuptoni sa e dhimbshme është, apo jo? Më këto para kanë blerë vota ata. Ku është kryetari i bashkisë, ku është, është aksionere bashkia”, tha Alizoti.
Ndërsa për rritjen e çmimit të depozitimit Alizoti tha se zyrtarët duan të vjedhin akoma më shumë paratë e qytetarëve.
“Këta kanë hyrë në botën e vjedhjes dhe u është kthyer në epsh, në pasion, qytetarët në Elbasan të dalin dhe këtu bashkë me ne të bllokojmë këtë maskarallëk. Kjo do që njerëzit të çohen. Ja pra ku e keni qeverinë madhështore që do ta çojë Shqipërinë në Europë. Do bënin edhe një garë për Formula 1. Këtu është një ‘kancer’ i gjallë. Këtu mund të bëhet një garë kush është pirati më i madh në botë. Dhe kam përshtypjen se këtë e fitojnë këta. Mund ta bëjnë edhe me pistën e mbetjeve të plehrave. Këtu janë për medalje”, tha Alizoti
The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, Alizoti: Po helmohen njerëzit appeared first on Sot News | Lajme.