Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Shqiptarët paguajnë si europianë, jetojnë si në Afrikë”, Tabaku shpërthen ndaj qeverisë: Familjet po mbyten nga çmimet

20 June 2025 at 20:31

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në Shqipëri.

Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta.

Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës.

“Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime!” – deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe vaji janë përkatësisht 25-30% më të larta se mesatarja e BE-së. Ndërkohë, karburanti mbetet ndër më të shtrenjtët në rajon, duke arritur çmime që kapin kufirin e 2 dollarëve për litër – të barabarta me ato të Zvicrës.

Tabaku thekson kontrastin e thellë mes standardit të jetesës në vend dhe niveleve europiane, duke rikujtuar se të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë vetëm 40% e mesatares së BE-së. “Ky është realiteti shqiptar: paga afrikane, çmime europiane!”, deklaron ajo.

Sipas saj, zgjidhja qëndron te kontrolli i tregjeve, hapja ndaj konkurrencës dhe përmbysja e modelit ekonomik të kapur nga pakica. Ajo kërkon që ekonomia të rikthehet në shërbim të shumicës dhe të familjeve shqiptare që sot përballen me barrën më të rëndë ekonomike në rajon.

“Përse qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë më shumë se europianët për të njëjtat produkte, kur kanë më pak të ardhura?”, pyet Tabaku, duke e mbyllur me një thirrje të qartë: Kjo duhet ndryshuar!

 

 

The post “Shqiptarët paguajnë si europianë, jetojnë si në Afrikë”, Tabaku shpërthen ndaj qeverisë: Familjet po mbyten nga çmimet appeared first on Sot News | Lajme.

Paga mesatare në Shqipëri bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj

14 June 2025 at 15:40

Pagat në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, me mesataren kombëtare që ka zbritur në 822 euro, nga 835 euro që ishte në fund të vitit 2024. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rënia justifikohet me mungesën e shpërblimeve që zakonisht jepen në fundvit.

Në sektorin privat, situata paraqitet edhe më problematike, pasi paga mesatare ka rënë nga 760 euro në 750 euro, duke reflektuar mungesën e investimeve të bizneseve për të joshur punonjësit e rinj. Sipas të dhënave, mungesa e stafit në shumë kompani nuk po shoqërohet me politika pagash më konkurruese.

I vetmi sektor që ka shënuar rritje të lehtë të pagës mesatare është ndërtimi, ku ajo ka kaluar nga 670 euro në 682 euro për muaj në fund të marsit 2025. Ndërkohë, të gjithë sektorët e tjerë kanë raportuar ulje të pagave krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Paga më të larta mbeten në sektorët e aktiviteteve financiare, sigurimeve, informacionit dhe komunikimit. Megjithatë, hendeku mes sektorëve është i thellë. Bujqësia rezulton sektori më i nënpaguar, me një pagë mesatare prej 545 euro, ndjekur nga tregtia, transporti dhe turizmi me 675 euro. Më pas renditen ndërtimi me 682 euro dhe industria me 684 euro.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të luftuar nëndeklarimin e pagave, INSTAT evidenton se pjesa më e madhe e punonjësve ende nuk arrin pagën mesatare. Konkretisht, 48% e të punësuarve në Shqipëri paguhen deri në 600 euro në muaj, 25.4% marrin paga nga 600 deri në 950 euro, ndërsa vetëm 26.5% fitojnë mbi 950 euro në muaj.

The post Paga mesatare në Shqipëri bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë (Infografik)

13 June 2025 at 13:12

Deri më sot, debati publik është furnizuar me një tregues të vetëm sa i përket të ardhurave të qytetarëve nga paga, treguesi i pagës mesatare bruto. Në tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare bruto ishte në masën 82 mijë lekë, shifër që përfshin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili është progresiv, dhe […]

The post Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë (Infografik) appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur

12 June 2025 at 14:47

Gjykata Kushtetuese, i është përgjigjur akuzave të Edi Ramë, i cili e konsideroi si një lajthitje vendimin e vitit 2022 të Kushtetueses, e cila pranoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave, dhe sipas kreut të qeverisë, nëse kjo gjykatë pranon sërish kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave ky do të ishtë […]

The post Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur appeared first on BoldNews.al.

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

12 June 2025 at 08:41

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga […]

The post Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares appeared first on BoldNews.al.

Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë

By: user7
12 June 2025 at 07:37

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2%, më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.

Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore, të nxitur nga zgjerimi i sektorit të ndërtimit dhe rritja e aktivitetit turistik në vend. Megjithatë, pavarësisht kërkesës në rritje, pagat në këto sektorë mbeten nën mesataren kombëtare, duke reflektuar një mospërputhje mes nevojave të tregut dhe shpërblimit financiar për punonjësit. Në tremujorin e parë të vitit 2025 paga mesatare në ndërtim ishte 17 % më e ulët se mesatarja. Ndërsa pagat në bizneset e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve ishin 18 % më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (73.641 lekë). Kjo rritje është pjesë e një tendence në të gjitha sektorët ekonomikë, megjithatë, pabarazitë midis tyre mbeten të mëdha.

Në krye të listës mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 142.435 lekë, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni 121.465 lekë, si dhe administrata publike dhe shërbimet sociale 98.505 lekë. Këto fusha jo vetëm që ofrojnë paga të larta, por gjithashtu kanë ruajtur një ritëm rritje rritjeje gjatë gjithë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 në 10-12%.

Përtej rritjes së përgjithshme të pagave, të dhënat nxjerrin në pah një pabarazi të theksuar ndërmjet sektorëve. Bujqësia, për shembull, mbetet sektori me pagën më të ulët, vetëm 44.598 lekë në muaj, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë aktive ekonomike është ende e angazhuar në këtë fushë. Më tej sektorët e ndërtimit dhe industria kanë pagë më të ulët se mesatarja kombëtare. Rritja e pagave ishte e pranishme në të gjithë sektorët, duke reflektuar presionet nga mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë dhe konkurrencën e nga rritja e pagave në sektorin publik. / Monitor

The post Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë appeared first on Lapsi.al.

Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë

11 June 2025 at 15:15

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

 

Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

  • Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

  • Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

  • Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

  • Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

  • Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

  • Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.

 

The post Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

Minatorët e Kishnicës në grevë, prapë s’iu dalin pagat

21 May 2025 at 13:57

Flotistët në Minierën e Kishnicës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të papaguara të muajit të kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Flotistëve në Minierën e Kishnicës, Xhevdet Zymeri, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave.

“Po, jemi në grevë, s’kemi marrë ende pagat e muajit të kaluar. Grevën do ta vazhdojmë deri të na ekzekutohen”, ka thënë Zymeri.

Minatorët e Kishnicës ndalojnë punën, kryejnë tre punë e paga iu vonohet me muaj, transmeton Dukagjini.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e flotacionit përballen me vonesa në pagesa. Vetëm para një muaji, ata ishin në grevë për të njëjtën arsye. Pagat e muajit mars, iu ekzekutuan më 22 prill. /Telegrafi/

The post Minatorët e Kishnicës në grevë, prapë s’iu dalin pagat appeared first on Telegrafi.

Dallimi mes sektorëve në pagën mesatare në Kosovë, kush paguhet më shumë

By: user7
15 May 2025 at 09:31

Instituti GAP ka publikuar pagën mesatare në disa prej sektorëve të punës në Kosovë, për vitin 2024. Mes tjerash, aty shihen dallimet edhe mes gjinisë. Sektori më i paguar shihet të jetë ai që ka të bëjë me furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër. Punonjësit e këtij sektori marrin pagë mesatare rreth 704 euro për gjininë mashkullore, dhe 703 euro për gjininë femërore.

Më pak i paguari, është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me vetëm 345 euro në muaj. Rreth 330 mijë shtetas të Kosovës janë të deklaruar si të punësuar, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2025. Prej tyre, shumica janë burra. Përderisa pagat janë rritur për të gjithë me kalimin e viteve, kjo rritje vërehet pak më shumë te burrat.

Aktualisht, për çdo 1 euro të fituar nga burrat në Kosovë, gratë fitojnë 88 centë. Nga të gjitha grupmoshat, në Kosovë më së shumti paguhen ata nga 45 deri në 54 vjeç, rreth 350 euro më shumë sesa të punësuarit mbi 65 vjeç. Edhe pse në dy vjetët e fundit ka rënë numri total i të punësuarve, ende më aktivët në tregun e punës janë të rinjtë në grupmoshën nga 25 deri në 34 vjeç.

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe. Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë.

Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2 për qind, ose 5.0 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%./ Monitor

The post Dallimi mes sektorëve në pagën mesatare në Kosovë, kush paguhet më shumë appeared first on Lapsi.al.

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro në 2024, në rajon mbi 1000 euro

By: V K
7 May 2025 at 08:06

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse.

Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n).

Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë.

Ato tregojnë “shtrembërimin” e tregut në Shqipëri, me një diferencë prej 30%, ndërsa në Serbi, si shteti dhe privati, kanë “fuqi” të paguajnë njësoj.

Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%.

Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar.

Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./Monitor

The post Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro në 2024, në rajon mbi 1000 euro appeared first on Albeu.com.

Pagat, shteti “mund” privatin/ INSTAT: Në 2024 shtetërorët u rritën 14 përqind, privati vetëm 10

By: xhir jeta
3 May 2025 at 15:25

Nëse dikur qytetarët kërkonin të punonin në sektorin privat për një pagë më të lartë tashmë situata ka ndryshuar.Prej disa kohësh pagat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme dhe në administartën publike. Në një analizë të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri rritja e pagave në sektorin publik  rezultoi rreth 14%  ndërsa në  atë privat  vetëm 10%.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shteti ka rezultuar me rritjen më të fortë të nivelit të pagave duke prekur nivelin e mbi 100 mijë lekëve në muaj.Edhe në privat  ka pasur rritje të pagesave për punonjësit  por  përsëri mbetet në nivele më të ulëta  krahasuar me administratën dhe rezulton vetëm 76 mijë lekë.

Në sektorin privat, rritja e pagave është shtrirë në të gjithë sektorët, por mbetet më e theksuar në sektorin e shërbimeve. Ky është një faktor i nxitur direkt nga zhvillimi i turizmit në vendin tonë kohët e fundit.Rritja me bazë të gjerë e pagave përbën një premisë pozitive për përmirësimin e shëndetit ekonomik dhe financiar të familjeve shqiptare, me ndikim direkt në përmirësimin e aftësisë paguese të kredimarrësve dhe raporteve të disa treguesve të kredisë, si atij të “të ardhura ndaj borxhit” dhe të “shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave”.

Edhe tregu i punës ka rezultuar pozitiv në vend. Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele njëshifërore. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia  ka zbritur në nivelin 8.8% në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8% kundrejt 9.5% një vit më parë..Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

By: V K
25 April 2025 at 10:03

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore.

Të dhënat nga Banka Botërore, referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 USD në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada.

Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.

Banka Botërore, i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor.

Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD, për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA), po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre.

Vendet si Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia janë më afër këtij objektivi, me parashikime që shkojnë deri në rreth 10–18 vite për klasifikim në grupin e vendeve më të ardhura të larta.

Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

Për shumicën dërrmuese të vendeve të ECA, përfshirë Gjeorgjinë, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Armeninë, ky prag shihet si i paarritshëm në më pak se 80–100 vjet.

Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë Qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë.

Ballkani Perëndimor dhe Europa Qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019.

Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht.

Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

Këtë vit tre vende Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

Bullgaria i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim.

Ishujt Palau gjithashtu, vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./Monitor

The post Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta appeared first on Albeu.com.

BB: Shqipërisë i duhen 20 vite për t’u klasifikuar në grupin e vendeve me të ardhura të larta

By: Mirgen
25 April 2025 at 07:59

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së Bankës Botërore për rajonin ECA, që përfshin 11 vende në zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore. Të dhënat nga Banka Botërore referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën […]

The post BB: Shqipërisë i duhen 20 vite për t’u klasifikuar në grupin e vendeve me të ardhura të larta appeared first on BoldNews.al.

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

By: V K
23 April 2025 at 08:23

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.

Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit.

Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.

Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023, ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.

Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve, tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi.

Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja, nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre.

Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.

Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit.

Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë, ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.

Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë.

Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.

Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.

Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor

The post Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

By: V K
20 April 2025 at 08:17

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm.

Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike, në një diskutim të hapur në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor

Shqiptarët do t’i drejtohen më 11 maj kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit që do ta qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.

Së bashku me partinë apo figurat politike në qendër të saj, një nga aspektet më të rëndësishme është alternativa ekonomike që ofrohet për të zhvilluar vendin në një mandat.

Pikëpyetja është nëse do të kemi një votues emocional apo racional dhe çfarë do të sjellë kjo zgjedhje?

Boshti rreth së cilës vërtiten programet ekonomike lidhet me taksat, familjen dhe sektorët prioritarë ku partitë kanë qasje të ndryshme.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, zhvilluan së fundmi konferencën ekonomike me partitë politike, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe sektorët prioritarë ku duhet të orientohet zhvillimi ekonomik.

Në këtë konferencë morën pjesë forcat kryesore politike nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë. Partia Socialiste e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit, pavarësisht konfirmimeve paraprake të dhëna më herët për ekipin e saj prezantues.

“Ky është një diskutim ekonomik që ne e nxisim si një komunitet biznesi që kontribuon në 20% të PBB-së dhe ka nevojë të zhvillojë një dialog me forcat politike se çfarë e bën të rëndësishme praninë e tyre”, – u shpreh në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencë politike, por i qëndron objektivit të saj për të zhvilluar një klimë optimale për biznesin lokal dhe investitorët e huaj.

Ai vlerësoi se Shqipëria dhe ambicia e saj për të qenë pjesë e BE-së do të ndodhë, pavarësisht se cila parti është në pushtet dhe se marrëdhëniet duhet të jenë të mira edhe me vende të tjera jashtë Europës, ku një ndër to janë edhe SHBA.

Z. Van Cleve, tha se ai po punon në rritje të besimit dhe rëndësisë së SHBA në zhvillimin e Shqipërisë, teksa ka një seri konsorciumesh dhe “joint-venture” që mund të sjellin miliarda për Shqipërinë.

Sipas tij, këto së bashku me faktorë si gjeopolitika apo zbulimit që bota po i bën Shqipërisë nëpërmjet turizmit, e kanë ndryshuar perceptimin për rëndësinë se ku qëndron vendi, duke arritur në nivele të reja.

Dhoma Amerikane e orientoi diskutimin ekonomik me të gjithë përfaqësuesit politikë, mbështetur në Prioritetet e saj Strategjike, të cilat janë hartuar nëpërmjet një procesi të thelluar konsultimi me ekspertët e komiteteve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të mbështetura në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ky raport ofron zgjidhje konkrete dhe me vizion afatgjatë, të strukturuara në shtatë shtylla themelore të reformës: nga përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit, te modernizimi i politikave fiskale, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe ndërtimi i një industrie turistike të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar përforcimit të mekanizmave të konsultimit publik, si dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor – komponentë kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – tha Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj, gjatë prezantimit të prioriteteve.

Nga rritja e pagave tek investimet në infrastrukturë dhe sektorët prioritarë, programi i PS

Partia Socialiste, ka një program ekonomik të afishuar në faqen e saj në internet, ku parashikon masat 2024-2030.

E ftuar për prezantimin e programit të saj para biznesit, kjo parti anuloi takimin në momentin e fundit, duke e justifikuar këtë me ngarkesën që sjell fushata elektorale.

Por cilat janë premtimet që bien në sy në program? Lidhur me arsimin premtohet pagë mesatare 1250 euro për mësuesit, premtohen 1000 laboratorë inteligjentë, si dhe orientimi i 35% të nxënësve tek arsimi profesional.

Premtohet paga mesatare 1,000 euro dhe paga në administratë, 1,200 euro. “Rrisim pagën minimale në 500 euro deri në 2026, duke garantuar 18 muaj pa asnjë taksë shtesë”, – thuhet në program.

Në shëndetësi premtohet vijimi i “check up” falas. Në aspektin e strehimit premtohet mbështetja me kredi lehtësuese e 50 mijë çifteve të reja.

Për pensionistët, PS shkruan se; “ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro”.

Premtohet gjithashtu, rritje me 20% të numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me fokus gratë kryefamiljare dhe komunitetet rome dhe egjiptiane.

Lidhur me investimet, programi përfshin pika si 700 kilometra rrugë të reja për ta bërë vendin më të ndërlidhur, përfundimin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, duke e lidhur Shqipërinë me vendet e rajonit për të shndërruar vendin në një nyje strategjike tregtare dhe turistike.

Në program përfshihet edhe rindërtimi i linjave ekzistuese hekurudhore dhe Durrës-Prishtinë, si dhe porti i ri tregtar i Porto Romanos.

Lidhur me agroturizmin premtohet rritja e njësive agroturistike, kurse sa i takon energjisë, parashikohet që 30% e prodhimit të vijë nga ajo diellore.

Nga taksa e sheshtë te nxitja e “Made in Albania”, çfarë përfshin programi i PD-së

Tre përfaqësues të Partisë Demokratike – Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima – shpjeguan përpara biznesit programin e tyre ekonomik.

“Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë.

Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së. Po kështu, do të heqim përjashtimet nga taksat që janë kthyer në rregull sot.

Taksa e sheshtë zgjeron bazën e tatimpaguesve, por krijon edhe një marrëdhënie të shtetit me biznesin.

Lehtësitë për nxitjen e “Made in Albania” është shtylla e tretë e programit tonë. Shtylla e katërt lidhet me konkurrueshmërinë, ndërsa e pesta, me konsultimet publike që ato të mos jenë thjesht për procedurë”, – sqaroi znj. Tabaku.

Ajo tha se kuadri i investimeve strategjike është abuziv dhe u ka shërbyer bizneseve të caktuara, duke theksuar edhe nevojën për përmirësim të prokurimeve publike.

Përfaqësuesi tjetër, z. Teliti, tha se Partia Demokratike është e filozofisë së taksës së ulët të sheshtë mbi të ardhurat duke anuluar atë progresive që është në fuqi sot.

“Një taksim i tillë ka ndikim negativ te shtresa e mesme duke ulur rolin e saj dominues. Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10% duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para.

Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat.

Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë. Sa i takon sektorit të ndërtimit, ne kemi parashikuar që taksa e transferimit të pronës të jetë 2% e vlerës dhe jo 15% si sot.

Kemi menduar të vendosim kartën e konsumatorit që parashikon rimbursim të mallrave të shportës dhe qëllimi final është të kemi një ulje të masës së TVSH-së”, tha z. Teliti.

Përfaqësuesit e PD-së nënvizuan se në thelb, programi i tyre synon mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm, duke ndihmuar ndërmarrjet të mbyllin ciklin e prodhimit. Turizmi dhe teknologjia shihen gjithashtu me përparësi, duke mos lënë mënjanë bujqësinë.

Jorida Tabaku – PD

Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë. Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së

Dorjan Teliti – PD

Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10%, duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para. Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë, të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat. Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë.\

Në qendër familja, programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, nënvizoi gjatë konferencës rëndësinë që i kushton familjes forca që përfaqëson duke e vënë në qendër të programit ekonomik.

“Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte.

Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh. Ne nuk premtojmë dot ulje taksash, apo luftë korrupsioni.

Fillimisht, ne nuk duam të kemi probleme me SPAK, siç kanë dy partitë e mëdha.

Ne propozojmë atë që e kemi quajtur si ‘Vettingu i Politikanëve’, ndërkohë që parashikojmë të kalojmë të gjithë Partneritetet Publike-Private në sitë verifikimi.

Ato janë kontrata që ne nuk i ndërpresim dot, ama të verifikojmë se sa i kanë përmbushur detyrimet, mund ta kontrollojmë. Mendojmë që pagesa e taksave të kryhet në bazë të ardhurash familjare.

Sot kemi DIVA-n, por është personal dhe penalizon. Gjithashtu, ne besojmë në një sistem tatimor të sheshtë dhe një bazë tatimore 9% dhe po kaq, edhe tatimfitimi. Është e domosdoshme të mbështetet bujqësia, por ne mendojmë se kjo duhet të bëhet në kahun e mundësimit të infrastrukturës bujqësore.

Një tjetër problem që ne vërejmë i cili duhet të korrigjohet është tregu i mbyllur. Kjo është arsyeja pse nuk kemi Investime të Huaja Direkte. Në lidhje me sektorët prioritarë, ne mendojmë se nuk është çështje dëshire, por se çfarë aftësish kemi.

Ne e kemi të vështirë të ndërtojmë sistem industrial. Kur flasim për një realitet të mundshëm, mund të flasim për aktivitete logjistike, një bujqësi të zhvilluar, si dhe një industri të lehtë”.

Mateo Spaho – Koalicionit Euroatlantik

Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte. Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh.

Një administratë e vogël, por më eficiente, alternativa e “Mundësia”

Sipërmarrësi Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, solli përvojën personale si sipërmarrës dhe vizionin e tij si politikan në mundësitë që i duhen ofruar biznesit. “Vizioni ynë është një shtet i padukshëm.

Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu.

Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak.

Dy janë shtyllat ku mund të orientohesh në fakt te të ardhurat, duke pasur parasysh taksa më të ulëta dhe një administratë që kushton më pak në kahun e shpenzimeve”, tha z. Shehaj.

Agron Shehaj – Partia “Mundësia”

Vizioni ynë është një shtet i padukshëm. Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu. Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak

Zgjidhje kundër “centralizimit” të ekonomisë dhe taksë e sheshtë 10%, plani i “Nisma Shqipëria Bëhet”

Nisma “Shqipëria Bëhet” i sheh sot problemet e ekonomisë shqiptare në të dy kahet, si në aspektin makro, edhe në atë mikro dhe plani i saj ekonomik, në thelb, ka zgjidhjen e disa prej këtyre ngërçeve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Pano Soko, tha se në aspektin makro, problemi kryesor që vihet re sot është centralizimi ekonomik që vjen si reflektim i centralizimit politik.

“E gjitha është refleksion i politikës qendrore që si në ekonomi dhe në fusha të tjera ka krijuar ato piramidat që kanë një kulm ku rri dikush në krye. Pra, në krye të naftës është dikush, në krye të sigurimeve dikush, si monopol-kartel.

Në thelb centralizimi vret garën dhe kjo sjell humbje të rendimentit, pra ne nuk kemi konkurrencë, nuk kemi rendiment në ekonomi. Ajo prodhon gjithnjë e më pak”, thotë z. Soko.

Në aspektin mikro, ai nënvizon si problem mungesën e fuqisë punëtore, paqëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe korrupsionin.

“Të gjitha këto do të duhen rregulluar për të çliruar ekonominë nga sistemi i monopolizimit dhe kjo më pas do të reflektojë edhe tek ecuria e ekonomisë”, – shprehet z. Soko.

Një tjetër çështje e ndjeshme që ai nënvizon se shihet me prioritet nga “Shqipëria Bëhet”, është ajo e pronave, për të cilën është parashikuar një aksion i veçantë.

“Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin.

Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet.

Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik. Natyrisht duhet menduar për shtresat në nevojë dhe një rishikim i modulimit i TVSH-së për mallrat e shportës.

Kjo është një ndër përparësitë që ne kemi, sepse na duhet që gradualisht të kalojmë nga një ekonomi që takson konsumin te një ekonomi që takson kapitalin. Por kapitali duhet të krijohet një herë dhe barra fiskale e ndihmon atë”, sqaron z. Soko.

Sa u takon sektorëve prioritarë, ai pranon se nga pikëpamja strategjike, Shqipëria do të duhet të orientohet te sektorët e produkteve materiale, bujqësi dhe industri e lehtë dhe e mesme pasi nuk kemi kapacitete për industri të rëndë.

Pano Soko – Nisma Shqipëria bëhet

Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin. Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet. Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik

Tatim progresiv më të thelluar, shfuqizim PPP, jo favorizim turizmit, plani i Lëvizja Bashkë

Lëvizja Bashkë, e përfaqësuar në konferencë nga Jani Marka, ka një alternativë tjetër mbi zhvillimin ekonomik. Sipas tyre, kjo vjen si efekt i burimit nga ka lindur kjo lëvizje, që lidhet me dimensionin social.

“Në programin tonë ka katër shtylla, ku së pari është shteti zhvillimor. Ne kemi pasur një qëndrim të fortë kundër oligarkisë, por nuk jemi kundër biznesit. Ne e vëmë theksin tek eksportet, kapitali human dhe emigracioni.

Jemi kundër oligopoleve, Partneriteteve Publike-Private dhe investimeve strategjike.

Një tjetër pikë e jona është problemi ku ka arritur korrupsioni. Për këto pika, ne kemi propozime konkrete se çfarë duhet bërë. Sa i takon produktivitetit është fatkeqësi që jemi të fundit në Europë. Në raport me një punëtor të Bashkimit Europian, produktiviteti i një punëtori shqiptar është sa 26%”, tha z. Marka.

Partia e tij synon të mbështesë me lehtësi industrinë e lehtë që sjell produkt të shtuar në ekonomi dhe gjithashtu, sipas modelit norvegjezm vënien në dispozicion të një fondi sovran.

“Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor.

Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku.

Do të ngremë një agjenci kundër korrupsionit. Duhet një agjenci e pavarur që ta luftojë. Sa i takon taksimit, ne mendojmë SE shteti nuk duhet as i vogël, as i madh, por i duhur. Struktura e taksave është problem.

Lufta kundër informalitetit, kriza e pensioneve, nxitja e pagesave jo cash, si dhe vlerësimi me themel i përjashtimeve tatimore janë disa pika të tjera tonat.

Ne propozojmë që të hiqet statusi special i hoteleve me 4-5 yje, kurse TVSH të jetë e reduktuar vetëm për pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave të punës, ne kemi më shumë fasha taksimi se sot, madje deri në 35% për paga mbi 4 mijë euro e sipër.

Dividenti nga 6% të shkojë në 15%. Në lidhje me tatimin e korporatave, ne jemi për atë progresiv, me një favorizim 3% për ato që janë në teknologji”, sqaroi Marka.

Jani Marka- Lëvizja Bashkë

Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor. Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku

Taksim i sheshtë i pandryshuar për një dekadë, mbështetje bujqësisë, plani i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Përfaqësuesi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, Artan Murrizi, shpjegoi para biznesit qasjen ekonomike që ka ky koalicion.

“Prej vitesh ka një problematikë të theksuar që lidhet me emigracionin dhe largimi masiv i të rinjve do të dojë vite të korrigjohet. Vitet e fundit nuk kanë ikur njerëz në situatë të vështirëm por më të arsimuarit dhe kjo tregon shumë për situatën ku ndodhet vendi.

Kemi vënë re një pabarazi tregu ku monopolet e krijuara kanë bërë që shumë biznese të largohen. Një tjetër problem që mendoj se duhet të korrigjohet është ligji zgjedhor dhe ndarja administrative. Lidhur me ekonominë, ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë.

Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi.

Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve. Në sektorin industrial, ne mendojmë se mund të bëhet më shumë për përpunimin e mineraleve dhe naftës.

Artan Murrizi – Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë. Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi. Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

15 April 2025 at 08:54

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% […]

The post Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

Rama: Ushtria shqiptare më e mirëpaguara në rajon, po i afrohemi mesatares së NATO-s

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Rama vuri në dukje se aktualisht Shqipëria ka ushtrinë më të mirëpaguar të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që siç vuri në dukje ai, “kur morëm detyrën kishim ushtrinë më të keqpaguar dhe më të keqtrajtuar në të gjithë rajonin tonë, se pastaj po të vazhdojmë më tutje me Evropën as nuk kemi ҫfarë krahasimi të bëjmë”.

“Sot kemi një Forca të Armatosur të Republikës së Shqipërisë ndaj të cilës të rinjtë dhe të rejat nuk janë më të mbyllur, por përkundrazi drejt të cilës kanë filluar dhe po i hedhin gjithnjë e më shumë sytë dhe këtë e tregon edhe 5-fishimi i rekrutimeve dhe arritja e përmbushjes së objektivit për numër rekrutësh të vendosur nga Shtabi i Përgjithshëm, gjë që më parë ishte e pamundur”, u shpreh Rama

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “është fakt edhe i konfirmuar në vazhdimësi nga aleatët tanë që cilësia e mësimdhënies ushtarake është rritur në mënyrë të ndjeshme”.

“Praktikisht jemi sot në një pagë mesatare 1550 euro që më lejoni t’ju garantoj nuk është stacioni ynë i fundit, por është vetëm një nga stacionet për të shkuar drejt objektivit që e kemi ndarë me ju në krye të herës edhe kemi mirëkuptuar mosbesimin tuaj total kur ju kam thënë që ne do të arrijmë të kemi një ushtri shqiptare të paguar në mesataren e FA të NATO-s. Jemi duke iu afruar ndjeshëm asaj mesatareje, por kemi ende hapa për të bërë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi se janë bërë investime të rëndësishme, megjithatë nënvizoi se ka ende shumë punë për të bërë.

“Më vjen mirë që investimi madhor që po bëhet për transformimin e të gjithë kampusit, në një kampus ultramord ka nisur të duket dhe do të vazhdojë. Do të jetë një qendër krenarie për Forcat e Armatosura, dhe ambicia jonë është që të tejkalojë ambiciet tona”, tha Rama duke iu referuar kampusit në Zall Herr. /j.p/

The post Rama: Ushtria shqiptare më e mirëpaguara në rajon, po i afrohemi mesatares së NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria 2030”| Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000

By: fra nc
29 March 2025 at 12:09

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë programin ekonomik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Një vend të rëndësishëm në ofertën e socialistëve zuri paga dhe pensionet. Fillimisht, Rama prezantoi rritjen e pagës minimale në vitin 2026, e cila do të shkojë në 500 euro. Më pas, shefi i qeverisë u ndal edhe tek pagat e kategorive specifike në sektorin publik.

Rama theksoi se paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro, nga 950 euro që është aktualisht.

“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.”

Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit të katërt, do të realizohet programi i ushqimit në shkolla, si dhe programi “After School”.

“Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohen për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija pasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.

Rama premtoi dhe rritje të pagave për mjekët, të cilat pritet të shkojnë në 2000 euro brenda vitit 2030.

“Paga e mjekëve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja e pagës së mjekëve është 1670 euro. Në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë 2000 euro.”

Sa i takon Prodhimit të Brendshëm Bruto, kryeministri tha: “Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria 2030”| Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000 appeared first on Euronews Albania.

300 familje të kthyera për të bërë turizëm, Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Shkodër ligjin e ri të sapomiratuar “Paketa e Maleve”, që i hap rrugë investimeve në agroturizëm e turizëm malor, duke i dhënë një mundësi reale, e mbështetje të posaçme, të gjithë tyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve për të bërë sukses ekonomik për familjen e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, një sipërmarrës me një biznes disavjeçar në Theth u shpreh se kjo zonë e Shqipërisë, dikur e braktisur është kthyer në një atraksion absolut për turizmin malor.

Kemi qenë 20 familje, tani jemi bërë mbi 300 familje që janë kthyer nga e gjithë bota dhe për të zhvilluar turizmin”, tha ai, teksa shtoi se me të ardhurat e biznesit ndihmon edhe të afërmit në Gjermani dhe Itali.

“Kemi njerëz në Gjermani, Itali e disa vende që u çojmë lekë. I kemi thënë hajdeni këtej se nuk mund t’ju ndihmojmë më me të ardhura. Hajdeni keni mundësi ti bëni këtu”, u shpreh sipërmarrësi.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama tha se “pagat në Theth janë më mirë se pagat në Greqi, kjo është pak por e sigurtë”.

“Ata që shkojnë për të punuar kanë falas qëndrimin dhe ngrënien”, pohoi Rama.

The post 300 familje të kthyera për të bërë turizëm, Rama: Pagat në Theth më të mira se në Greqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌