Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lagjja në Ersekë pa rrugë dhe mes plehrave, Erion Isai “vjel” taksat por nuk vë dorë në infrastrukturë

By: Oldi
21 June 2025 at 12:57

Rruga në lagjen Evrenezas të Ersekës, 700 metra larg qendrës së qytetit ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe copë-copë. Banorët e zonës shprehin indinjatën për mungesën e infrastrukturës. Siç shihet edhe nga pamjet e dërguara në redaksi, rruga vetëm rrugë që nuk mund të quhet, kjo për shkak të mungesës së një asfalti, gropave […]

The post Lagjja në Ersekë pa rrugë dhe mes plehrave, Erion Isai “vjel” taksat por nuk vë dorë në infrastrukturë appeared first on BoldNews.al.

“Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar

19 June 2025 at 17:18

Në kulmin e fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i propozoi befas bizneseve planin për “Paqe Fiskale”, të cilin e cilësoi si “të frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”. “Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale”, deklaroi Rama. Por ndërsa nisma u paraqit si një hap […]

The post “Paqja Fiskale” pa konsultim me BE-në, Brukseli i shqetësuar appeared first on BoldNews.al.

Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro

17 June 2025 at 21:24

Me taksat e paguara në kohë, shqiptarët e kanë mbushur më shumë buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë të vitit. 305.9 miliardë lekë janë arkëtuar deri në muajin maj. Një rritje me një nivel 6.5% sipas të dhënave të Ministrisë së Financave më shumë se e njëjta periudhë e një viti. Nga të […]

The post Sufiçiti arrin në 412 mln euro/ Shqiptarët mbushin buxhetin e shtetit, por investimet në vendnumëro appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Do të vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike dhe i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha tha sot, në takimin përmbyllës elektoral në Tiranë, se me fitoren e koalicionit të tij politik në zgjedhje e 11 majit, Shqipëria do të ketë taksat më të ulta në Evropë.

Sipas Berishës, “ky program, që në fakt edhe një herë, moton më kryesore ka: “Kombi në rininë e tij”, fton çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, të konsiderojë kthimin në Shqipëri. 5 vite pa taksa, kredi të buta. Suksesi i tyre është prova jonë”, tha Berisha.

Sipas tij, “beteja për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare. Shqipëria Madhështore do jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë.

Ju garantoj se Shqipëria do jetë Shqipëria e hightech-ut, e internetit 3, dataqendrave dhe inteligjencës artificiale. Kjo do jetë Shqipëria në moshën tuaj. Por unë i premtoj çdo biznesmeni dhe i them se 11 maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin tuaj, sepse në qoftë se ti në këto vite ke mbijetuar, pas 11 majit, hapësirat e lirisë për ty do jenë krejtësisht tjera”, theksoi Berisha.

“Ne jemi parti e lirisë së individit, ne besojmë tek iniciativa e lirë. Ndaj do vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë. Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë”, theksoi Berisha.

“Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike. Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë. Do përgjysmohet tarifa e ujit”, shtoi ai.

Sipas Berishës, “sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5. Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 për qind të xhiros. Tavanet e tatimfitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro. Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 për qind, TVSH-në 15 për qind.

Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie.
Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.

Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria do jetë vendi më tërheqës. Katër zona të lira ekonomike do krijojmë. Made in Albania, krenari kombëtare”.

Duke folur për fermerët dhe bujqësinë, Berisha tha se “fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit. Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë”.

Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.

“Të dashur fermerë dhe fermere, më 11 maj votoni, se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj. Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro.
Prandaj mblidhuni të gjithë, votoni ndryshimin, votoni për suksesin tuaj”, tha Berisha.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Do të vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve

By: V K
7 May 2025 at 13:12

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht pensionistët.

Nga rritja e çmimit të dritave, te shtesat për taksën e shtëpive, pastrimit apo edhe arsimit në kryeqytet, për shkak se pensionistët përbëjnë një numër shumë të madh të popullatës me aftësi të ulëta paguese, qeveritë dhe pushteti vendor kanë vendosur të përjashtojë disa kategori midis të cilave janë edhe të moshuarit, kryesisht pensionistët kryefamiljarë.

Në total, sipas një përllogaritjeje të gazetës, pensionistët mund të përfitojnë 850 lekë që iu jepen në formë kompensimi nga mos pagesa e taksave dhe tarifave vendore dhe të paktën 648 lekë që vjen në formë kompensimi për çmimin e energjisë elektrike.

TAKSAT VENDORE

Taksa e fundit vendore që është caktuar është ajo e banesës, e cila vjen bashkë me faturën e ujit (kjo e fundit shërben si agjente tatimore edhe për detyrime të tjera).

Që kur lejoi aplikimin dhe vjeljen e saj nga pushteti vendor, u vendos përjashtimi i disa kategorive pensionistësh nga pagesa e taksës së banesës.

Taksa llogaritet 0.005 për qind e çmimit të një metri katror shumëzuar me sipërfaqen e apartamentit apo shtëpisë.

Mesatarisht, një metër katror në Tiranë vlen 89 mijë lekë. Për një apartament me sipërfaqe mesatare, rreth 80 metra katrorë taksa është 3600 lekë në vit, ose 300 lekë në muaj.

Pensionistët kryefamiljarë nuk e paguajnë këtë taksë. Por jo vetëm këtë. Sipas ligjit në Tiranë, pensionistët kryefamiljarë janë të përjashtuar edhe nga taksa e “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”.

Taksa e arsimit është 150 lekë në muaj, ndërsa tarifa e pastrimit është 417 lekë në muaj. Edhe për këto taksa, pensionistët do të kompensohen duke mos paguar. Pra, vetëm nga taksat dhe tarifat që paguhen bashkë me faturën e ujit, pensionistët kursejnë rreth 850 lekë.

KOMPENSIMI PËR DRITAT

Që nga viti 2015, pensionistët kryefamiljarë kompensohen edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompensimi mujor është 648 lekë. Ndryshe nga taksat, kompensimi për energjinë është në para dhe i shtohet pensionit.

E përbashkëta e kompensimit të taksave, pra përjashtimit nga pagesa dhe kompensimit të energjisë elektrike, janë pensionistët kryefamiljarë.

Vetëm këta mund të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe taksat e tjera lokale, si dhe të përfitojnë kompensim energjie dhe kushtet janë të thjeshta.

“Dokumentet që duhet të dorëzojnë janë kopje e kontratës me operatorin e shpërndarjes së energjisë në emrin e vet, kopje e librezës ose faturës së likuiduar që vërteton që e paguajnë energjinë e konsumuar, certifikatë familjare për të vërtetuar që janë kryefamiljarë të vetëm ose kanë persona të tjerë të familjes në moshë pune si dhe një deklaratë që plotësohet pranë sporteleve të agjencive tona.

Verifikimi nëse pjesëtarët e tjerë të familjes janë të papunë punëkërkues bëhet nga ana jonë zyrtarisht në zyrat e punës”.

Pra, kush është pensionist me të ardhura vetëm nga pensioni, pra me fëmijët ose të ndarë nga certifikata familjare, ose të papunë, apo kush është pensionist pa të ardhura të tjera, përfiton kompensim energjie 648 lekë në muaj, si dhe mospagim taksash rreth 850 lekë në muaj.

Kushti është që libreza e energjisë të jetë në emër të tij. Sikundër edhe në rastin e taksës së pronës, duhet që certifikata e pronësisë së shtëpisë të jetë në emër të tij. Në total, nga kompensimet mund të përfitojë rreth 1500 lekë në muaj.

DOKUMENTET

Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit.

Certifikatë familjare për invalidët.

Për anëtarët madhorë të familjes, vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë.

Fotokopje të kontratës së furnizimit me energji elektrike, e cila është në emër të kryefamiljarit, e vërtetuar me firmën e pensionistit.

Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.

The post Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Lapaj: Taksa për bizneset do të bëhet zero

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar ditën e sotme, takime me qytetarë dhe biznese në Tiranë, ku ka kërkuar që përmes votës, qytetarët të bëjnë ndryshimin, por jo si tifozë të dy forcave politike që kanë marrë peng vendin.

Sipas Lapaj, programi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” do të sjellë zero taksë për bizneset në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga vendi dhe të kenë fitime deri në 200 milionë lekë.

“Për bizneset taksa do të bëhet zero. Duam që njerëzit të mos ikin nga Shqipëria por të vazhdojë të jetojë në vendin e tij. Na jepni një mundësi për të zhbllokuar sistemin. Për biznesin e vogël do ta bëjmë taksën zero. Qytetarët gjithashtu mund të kenë fitime deri në 200 milionë lekë. Ne kemi një program konkret që mund të sjelli ndryshimin. Ne të rinjtë do të bëjmë këtë gjë”, tha Lapaj.

/r.e//a.f/

The post Lapaj: Taksa për bizneset do të bëhet zero appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ç’a ka tavani?”/ Kush është qeleshpunuesi që u bë i famshëm pas takimit me Berishën

By: user 6
20 April 2025 at 20:28

Disa ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës. Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të Pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet.

“Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore”, tha Guni.

Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.

“Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj”, tha një turist.

Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.

“Ndërgjegjësimi i turistëve që duan të marrin një punë dore na ka ndihmuar. Të ishte për konkurrencën, do ta kisha lënë këtë punë. Është një zanat që kërkon kohë, saktësi dhe dashuri. Ta punosh këtu, në dyqan, dhe ta shesësh këtu”, tha Guni.

“Ky profesion në familjen tonë është i trashëguar prej brezash. Ishte dëshira e gjyshit që ma mësoi. Ka mbi 12 procese pune për të bërë një qeleshe. Është e lodhshme”, tha Adrian Guni.

Por pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë, të dy janë të pasigurt për të ardhmen. Tregu është i mbushur me produkte të fabrikuara që shiten si punime artizanale, çmime të ulëta dhe mungesë vlerësimi për punët e dorës.

“Me keqardhje them se do të vdesë shumë shpejt”, tha Guni.

Në Pazarin e Krujës, ku çdo gur dhe çdo dyqan rrëfen histori, Ndriçimi dhe Ardiani vijojnë të punojnë qetësisht, të vetëdijshëm se po mbajnë gjallë një pjesë të identitetit shqiptar.

Dhe për sa kohë që ka një turist që ndalet, pyet dhe blen me zemër, ka ende shpresë që qeleshja të mos mbetet vetëm kujtim. /Marrë nga TCH

The post “Ç’a ka tavani?”/ Kush është qeleshpunuesi që u bë i famshëm pas takimit me Berishën appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

By: V K
20 April 2025 at 08:17

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm.

Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike, në një diskutim të hapur në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor

Shqiptarët do t’i drejtohen më 11 maj kutive të votimit, për të zgjedhur përfaqësuesit që do ta qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.

Së bashku me partinë apo figurat politike në qendër të saj, një nga aspektet më të rëndësishme është alternativa ekonomike që ofrohet për të zhvilluar vendin në një mandat.

Pikëpyetja është nëse do të kemi një votues emocional apo racional dhe çfarë do të sjellë kjo zgjedhje?

Boshti rreth së cilës vërtiten programet ekonomike lidhet me taksat, familjen dhe sektorët prioritarë ku partitë kanë qasje të ndryshme.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, zhvilluan së fundmi konferencën ekonomike me partitë politike, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe sektorët prioritarë ku duhet të orientohet zhvillimi ekonomik.

Në këtë konferencë morën pjesë forcat kryesore politike nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë. Partia Socialiste e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit, pavarësisht konfirmimeve paraprake të dhëna më herët për ekipin e saj prezantues.

“Ky është një diskutim ekonomik që ne e nxisim si një komunitet biznesi që kontribuon në 20% të PBB-së dhe ka nevojë të zhvillojë një dialog me forcat politike se çfarë e bën të rëndësishme praninë e tyre”, – u shpreh në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencë politike, por i qëndron objektivit të saj për të zhvilluar një klimë optimale për biznesin lokal dhe investitorët e huaj.

Ai vlerësoi se Shqipëria dhe ambicia e saj për të qenë pjesë e BE-së do të ndodhë, pavarësisht se cila parti është në pushtet dhe se marrëdhëniet duhet të jenë të mira edhe me vende të tjera jashtë Europës, ku një ndër to janë edhe SHBA.

Z. Van Cleve, tha se ai po punon në rritje të besimit dhe rëndësisë së SHBA në zhvillimin e Shqipërisë, teksa ka një seri konsorciumesh dhe “joint-venture” që mund të sjellin miliarda për Shqipërinë.

Sipas tij, këto së bashku me faktorë si gjeopolitika apo zbulimit që bota po i bën Shqipërisë nëpërmjet turizmit, e kanë ndryshuar perceptimin për rëndësinë se ku qëndron vendi, duke arritur në nivele të reja.

Dhoma Amerikane e orientoi diskutimin ekonomik me të gjithë përfaqësuesit politikë, mbështetur në Prioritetet e saj Strategjike, të cilat janë hartuar nëpërmjet një procesi të thelluar konsultimi me ekspertët e komiteteve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të mbështetura në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ky raport ofron zgjidhje konkrete dhe me vizion afatgjatë, të strukturuara në shtatë shtylla themelore të reformës: nga përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit, te modernizimi i politikave fiskale, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe ndërtimi i një industrie turistike të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar përforcimit të mekanizmave të konsultimit publik, si dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor – komponentë kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – tha Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj, gjatë prezantimit të prioriteteve.

Nga rritja e pagave tek investimet në infrastrukturë dhe sektorët prioritarë, programi i PS

Partia Socialiste, ka një program ekonomik të afishuar në faqen e saj në internet, ku parashikon masat 2024-2030.

E ftuar për prezantimin e programit të saj para biznesit, kjo parti anuloi takimin në momentin e fundit, duke e justifikuar këtë me ngarkesën që sjell fushata elektorale.

Por cilat janë premtimet që bien në sy në program? Lidhur me arsimin premtohet pagë mesatare 1250 euro për mësuesit, premtohen 1000 laboratorë inteligjentë, si dhe orientimi i 35% të nxënësve tek arsimi profesional.

Premtohet paga mesatare 1,000 euro dhe paga në administratë, 1,200 euro. “Rrisim pagën minimale në 500 euro deri në 2026, duke garantuar 18 muaj pa asnjë taksë shtesë”, – thuhet në program.

Në shëndetësi premtohet vijimi i “check up” falas. Në aspektin e strehimit premtohet mbështetja me kredi lehtësuese e 50 mijë çifteve të reja.

Për pensionistët, PS shkruan se; “ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro”.

Premtohet gjithashtu, rritje me 20% të numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me fokus gratë kryefamiljare dhe komunitetet rome dhe egjiptiane.

Lidhur me investimet, programi përfshin pika si 700 kilometra rrugë të reja për ta bërë vendin më të ndërlidhur, përfundimin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, duke e lidhur Shqipërinë me vendet e rajonit për të shndërruar vendin në një nyje strategjike tregtare dhe turistike.

Në program përfshihet edhe rindërtimi i linjave ekzistuese hekurudhore dhe Durrës-Prishtinë, si dhe porti i ri tregtar i Porto Romanos.

Lidhur me agroturizmin premtohet rritja e njësive agroturistike, kurse sa i takon energjisë, parashikohet që 30% e prodhimit të vijë nga ajo diellore.

Nga taksa e sheshtë te nxitja e “Made in Albania”, çfarë përfshin programi i PD-së

Tre përfaqësues të Partisë Demokratike – Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima – shpjeguan përpara biznesit programin e tyre ekonomik.

“Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë.

Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së. Po kështu, do të heqim përjashtimet nga taksat që janë kthyer në rregull sot.

Taksa e sheshtë zgjeron bazën e tatimpaguesve, por krijon edhe një marrëdhënie të shtetit me biznesin.

Lehtësitë për nxitjen e “Made in Albania” është shtylla e tretë e programit tonë. Shtylla e katërt lidhet me konkurrueshmërinë, ndërsa e pesta, me konsultimet publike që ato të mos jenë thjesht për procedurë”, – sqaroi znj. Tabaku.

Ajo tha se kuadri i investimeve strategjike është abuziv dhe u ka shërbyer bizneseve të caktuara, duke theksuar edhe nevojën për përmirësim të prokurimeve publike.

Përfaqësuesi tjetër, z. Teliti, tha se Partia Demokratike është e filozofisë së taksës së ulët të sheshtë mbi të ardhurat duke anuluar atë progresive që është në fuqi sot.

“Një taksim i tillë ka ndikim negativ te shtresa e mesme duke ulur rolin e saj dominues. Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10% duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para.

Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat.

Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë. Sa i takon sektorit të ndërtimit, ne kemi parashikuar që taksa e transferimit të pronës të jetë 2% e vlerës dhe jo 15% si sot.

Kemi menduar të vendosim kartën e konsumatorit që parashikon rimbursim të mallrave të shportës dhe qëllimi final është të kemi një ulje të masës së TVSH-së”, tha z. Teliti.

Përfaqësuesit e PD-së nënvizuan se në thelb, programi i tyre synon mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm, duke ndihmuar ndërmarrjet të mbyllin ciklin e prodhimit. Turizmi dhe teknologjia shihen gjithashtu me përparësi, duke mos lënë mënjanë bujqësinë.

Jorida Tabaku – PD

Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë. Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së

Dorjan Teliti – PD

Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10%, duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para. Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë, të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat. Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë.\

Në qendër familja, programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, nënvizoi gjatë konferencës rëndësinë që i kushton familjes forca që përfaqëson duke e vënë në qendër të programit ekonomik.

“Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte.

Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh. Ne nuk premtojmë dot ulje taksash, apo luftë korrupsioni.

Fillimisht, ne nuk duam të kemi probleme me SPAK, siç kanë dy partitë e mëdha.

Ne propozojmë atë që e kemi quajtur si ‘Vettingu i Politikanëve’, ndërkohë që parashikojmë të kalojmë të gjithë Partneritetet Publike-Private në sitë verifikimi.

Ato janë kontrata që ne nuk i ndërpresim dot, ama të verifikojmë se sa i kanë përmbushur detyrimet, mund ta kontrollojmë. Mendojmë që pagesa e taksave të kryhet në bazë të ardhurash familjare.

Sot kemi DIVA-n, por është personal dhe penalizon. Gjithashtu, ne besojmë në një sistem tatimor të sheshtë dhe një bazë tatimore 9% dhe po kaq, edhe tatimfitimi. Është e domosdoshme të mbështetet bujqësia, por ne mendojmë se kjo duhet të bëhet në kahun e mundësimit të infrastrukturës bujqësore.

Një tjetër problem që ne vërejmë i cili duhet të korrigjohet është tregu i mbyllur. Kjo është arsyeja pse nuk kemi Investime të Huaja Direkte. Në lidhje me sektorët prioritarë, ne mendojmë se nuk është çështje dëshire, por se çfarë aftësish kemi.

Ne e kemi të vështirë të ndërtojmë sistem industrial. Kur flasim për një realitet të mundshëm, mund të flasim për aktivitete logjistike, një bujqësi të zhvilluar, si dhe një industri të lehtë”.

Mateo Spaho – Koalicionit Euroatlantik

Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte. Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh.

Një administratë e vogël, por më eficiente, alternativa e “Mundësia”

Sipërmarrësi Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, solli përvojën personale si sipërmarrës dhe vizionin e tij si politikan në mundësitë që i duhen ofruar biznesit. “Vizioni ynë është një shtet i padukshëm.

Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu.

Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak.

Dy janë shtyllat ku mund të orientohesh në fakt te të ardhurat, duke pasur parasysh taksa më të ulëta dhe një administratë që kushton më pak në kahun e shpenzimeve”, tha z. Shehaj.

Agron Shehaj – Partia “Mundësia”

Vizioni ynë është një shtet i padukshëm. Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu. Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak

Zgjidhje kundër “centralizimit” të ekonomisë dhe taksë e sheshtë 10%, plani i “Nisma Shqipëria Bëhet”

Nisma “Shqipëria Bëhet” i sheh sot problemet e ekonomisë shqiptare në të dy kahet, si në aspektin makro, edhe në atë mikro dhe plani i saj ekonomik, në thelb, ka zgjidhjen e disa prej këtyre ngërçeve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Pano Soko, tha se në aspektin makro, problemi kryesor që vihet re sot është centralizimi ekonomik që vjen si reflektim i centralizimit politik.

“E gjitha është refleksion i politikës qendrore që si në ekonomi dhe në fusha të tjera ka krijuar ato piramidat që kanë një kulm ku rri dikush në krye. Pra, në krye të naftës është dikush, në krye të sigurimeve dikush, si monopol-kartel.

Në thelb centralizimi vret garën dhe kjo sjell humbje të rendimentit, pra ne nuk kemi konkurrencë, nuk kemi rendiment në ekonomi. Ajo prodhon gjithnjë e më pak”, thotë z. Soko.

Në aspektin mikro, ai nënvizon si problem mungesën e fuqisë punëtore, paqëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe korrupsionin.

“Të gjitha këto do të duhen rregulluar për të çliruar ekonominë nga sistemi i monopolizimit dhe kjo më pas do të reflektojë edhe tek ecuria e ekonomisë”, – shprehet z. Soko.

Një tjetër çështje e ndjeshme që ai nënvizon se shihet me prioritet nga “Shqipëria Bëhet”, është ajo e pronave, për të cilën është parashikuar një aksion i veçantë.

“Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin.

Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet.

Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik. Natyrisht duhet menduar për shtresat në nevojë dhe një rishikim i modulimit i TVSH-së për mallrat e shportës.

Kjo është një ndër përparësitë që ne kemi, sepse na duhet që gradualisht të kalojmë nga një ekonomi që takson konsumin te një ekonomi që takson kapitalin. Por kapitali duhet të krijohet një herë dhe barra fiskale e ndihmon atë”, sqaron z. Soko.

Sa u takon sektorëve prioritarë, ai pranon se nga pikëpamja strategjike, Shqipëria do të duhet të orientohet te sektorët e produkteve materiale, bujqësi dhe industri e lehtë dhe e mesme pasi nuk kemi kapacitete për industri të rëndë.

Pano Soko – Nisma Shqipëria bëhet

Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin. Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet. Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik

Tatim progresiv më të thelluar, shfuqizim PPP, jo favorizim turizmit, plani i Lëvizja Bashkë

Lëvizja Bashkë, e përfaqësuar në konferencë nga Jani Marka, ka një alternativë tjetër mbi zhvillimin ekonomik. Sipas tyre, kjo vjen si efekt i burimit nga ka lindur kjo lëvizje, që lidhet me dimensionin social.

“Në programin tonë ka katër shtylla, ku së pari është shteti zhvillimor. Ne kemi pasur një qëndrim të fortë kundër oligarkisë, por nuk jemi kundër biznesit. Ne e vëmë theksin tek eksportet, kapitali human dhe emigracioni.

Jemi kundër oligopoleve, Partneriteteve Publike-Private dhe investimeve strategjike.

Një tjetër pikë e jona është problemi ku ka arritur korrupsioni. Për këto pika, ne kemi propozime konkrete se çfarë duhet bërë. Sa i takon produktivitetit është fatkeqësi që jemi të fundit në Europë. Në raport me një punëtor të Bashkimit Europian, produktiviteti i një punëtori shqiptar është sa 26%”, tha z. Marka.

Partia e tij synon të mbështesë me lehtësi industrinë e lehtë që sjell produkt të shtuar në ekonomi dhe gjithashtu, sipas modelit norvegjezm vënien në dispozicion të një fondi sovran.

“Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor.

Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku.

Do të ngremë një agjenci kundër korrupsionit. Duhet një agjenci e pavarur që ta luftojë. Sa i takon taksimit, ne mendojmë SE shteti nuk duhet as i vogël, as i madh, por i duhur. Struktura e taksave është problem.

Lufta kundër informalitetit, kriza e pensioneve, nxitja e pagesave jo cash, si dhe vlerësimi me themel i përjashtimeve tatimore janë disa pika të tjera tonat.

Ne propozojmë që të hiqet statusi special i hoteleve me 4-5 yje, kurse TVSH të jetë e reduktuar vetëm për pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave të punës, ne kemi më shumë fasha taksimi se sot, madje deri në 35% për paga mbi 4 mijë euro e sipër.

Dividenti nga 6% të shkojë në 15%. Në lidhje me tatimin e korporatave, ne jemi për atë progresiv, me një favorizim 3% për ato që janë në teknologji”, sqaroi Marka.

Jani Marka- Lëvizja Bashkë

Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor. Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku

Taksim i sheshtë i pandryshuar për një dekadë, mbështetje bujqësisë, plani i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”

Përfaqësuesi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, Artan Murrizi, shpjegoi para biznesit qasjen ekonomike që ka ky koalicion.

“Prej vitesh ka një problematikë të theksuar që lidhet me emigracionin dhe largimi masiv i të rinjve do të dojë vite të korrigjohet. Vitet e fundit nuk kanë ikur njerëz në situatë të vështirëm por më të arsimuarit dhe kjo tregon shumë për situatën ku ndodhet vendi.

Kemi vënë re një pabarazi tregu ku monopolet e krijuara kanë bërë që shumë biznese të largohen. Një tjetër problem që mendoj se duhet të korrigjohet është ligji zgjedhor dhe ndarja administrative. Lidhur me ekonominë, ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë.

Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi.

Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve. Në sektorin industrial, ne mendojmë se mund të bëhet më shumë për përpunimin e mineraleve dhe naftës.

Artan Murrizi – Koalicioni Djathtas për Zhvillim

Ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë. Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi. Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor

16 April 2025 at 08:25

Pas shqetësimeve të ngritura nga bizneset për pasaktësi në llogaritjen e taksave vendore për vitin 2025 nga mospërditësimi i xhiros së realizuar, ekspertët pohojnë se problemet krijohen nga mungesa e koordinimit mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe vendore. Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin […]

The post Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor appeared first on BoldNews.al.

Trump i hapur për negociata: Ulim tarifat nëse na ofrojnë diçka fenomenale në këmbim

By: user7
4 April 2025 at 09:32

Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi hapjen ndaj negociatave në lidhje me tarifat reciproke të shpallura të enjten. Trump ka thënë se është i hapur për të negociuar një ulje të tarifave që ai ka vendosur për sa kohë që kombet e tjera janë të përgatitura për t’i ofruar atij diçka fenomenale.

Duke folur nga Forcat Ajrore, Presidenti i SHBA-ve mbrojti gjerësisht planin e tij tarifor, pavarësisht nga rënia e tregut të aksioneve. Ai theksoi se ishte i kënaqur që normat e interesit po binin dhe besonte se trazirat ekonomike do të qetësoheshin.

“Tarifat na japin shumë fuqi negociuese”, tha Trump.

I pyetur nëse kjo do të thoshte se ai po konsideronte të tërhiqej nga tarifat, Trump tha se kjo varet.

“Për sa kohë që ata na japin diçka që është shumë e rëndësishme, shumë e mirë”, tha Trump.

Komentet e tij erdhën pasi disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulën se tarifat reciproke të shpallura rishtazi nuk ishin të negociueshme, duke nxitur pasiguri të mëtejshme në lidhje me planet tarifore të presidentit të SHBA, të cilat shkaktuan rënien e tregjeve globale të aksioneve dhe zhdukën afërsisht 2 trilion dollarë.

Njoftimi i tarifave të “Ditës së Çlirimit” tronditi tregjet globale pasi investitorët kishin frikë se një luftë e përgjithshme tregtare globale mund ta çonte ekonominë botërore në një recesion apo edhe në një Depresion të Madh të stilit të viteve 1920.

Trump njoftoi tarifa reciproke që synojnë 180 vende një ditë më parë, me një shtrirje dhe shkallë të paparë në një shekull. Pavarësisht kaosit, Trump këmbënguli se ndikimi ekonomik do të ishte vetëm i përkohshëm dhe se tregjet e aksioneve do të lulëzojnë.

Të mërkurën, Trump njoftoi një tarifë bazë prej 10% për të gjitha vendet, me tarifa shtesë të importit për disa vende që konsiderohen shkelës. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat bazë prej 10% do të hynin në fuqi më 5 prill, ndërsa taksat reciproke do të fillonin më 9 prill, duke lënë pak kohë për negociata.

The post Trump i hapur për negociata: Ulim tarifat nëse na ofrojnë diçka fenomenale në këmbim appeared first on Lapsi.al.

Ibrahimaj: Biznesi i vogël më i favorizuari në taksim, rritje vit pas viti e pensioneve

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj e cilësoi taksimin progresiv, si modelin e duhur që takson mbi bazën e pagave.

Gjatë një interviste televzive ajo tha se, biznesi i vogël ka taksimin më favorizues jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

“Biznesi i vogël është ndër ato kategori të ekonomisë që ne kemi favorizuar më shumë se çdo kategori tjetër. Një biznes i vogël sot paguan zero taksa. Një biznes i vogë që ka të punësuar një familjar paguan vetëm kontributet e sigurimeve shoqërore”, theksoi ministrja.

“Biznesi i vogël në Shqipëri ka regjimin e taksimit më të favorizuar,  jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës. Ne kemi tavanin më të lartë për pagesën si të TVSH-së edhe të tatim-fitimit. Nëse bëjmë një analizë se sa ka paguar biznesi i vogël në qeverisjen tonë është gati gjysma e asaj që ka paguar në qeverisjen e kaluar”, tha Ibrahimaj.

“Politikat e favorizimit për biznesin e vogël do t’i mbajmë deri në 2029. Ndërkohë që ne kemi patur një rritje të qendrueshme të numrit të bizneseve”, tha Ibrahimaj.

Ajo foli edhe për programin që ofron Partia Socialiste.

Një ndër pikat e programit janë edhe pensionet. Ajo tha se kjo parti, ka si qëllim rritjen e pensioneve, të pagave si dhe rritjen ekonomike në tërësi.

“Duke qenë se reforma e vitit 2014 ka dhënë rezultatet e vetë, personat që dalin në pension të cilët e kanë mbushur moshën dhe vitet e punës, aktualisht pensioni i tyre mesatar është 300 euro. Premtimi për ta çuar pensionin në 400 euro është i mbajtshëm duke marrë parasysh të gjithë elementët e rritjes së pagave dhe rritjes ekonomike”, theksoi ajo.

Ibrahimaj premtoi se PS do të bëjë të mundur rritjen nga viti në vit të pensioneve deri në vitin 2030. Gjatë këtij viti, ministrja shton se pensionet do të bëhen në 400 euro.

“Pjesë e programit tonë është që 400 euro pensioni mesatar do të jetë në vitin 2030. Sigurisht që do të vijë në rritje vit pas viti. Ne kemi folur edhe për një reformë tjetër të pensioneve që po studiohet me Bankën Botërore dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Është një numër shumë i lartë pensionesh dhe si i tillë, një vendim i gabuar do të çonte në një kolaps fiskal dhe do të hante të gjithë të ardhurat që përdoren për zhvillim, prandaj mendohemi gjatë që premtimet ti mirëllogarisim që të realizohen deri në vitin 2030”, tha  Ibrahimaj. /j.p/

The post Ibrahimaj: Biznesi i vogël më i favorizuari në taksim, rritje vit pas viti e pensioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katalonja dyfishon taksat turistike

By: lia rda
27 February 2025 at 15:30

Autoritetet e rajonit spanjoll të Katalonjës kanë vendosur të dyfishojnë taksat turistike në rajon, si dhe të ndajnë 25 për qind të të ardhurave të përfituara në këtë mënyrë për politikën e strehimit, njoftuan mediat spanjolle.

Zëdhënësi i parlamentit vendas, David Cid, ka bërë të ditur se një masë e tillë është marrë në marrëveshje me kryeministrin e Katalonjës, Salvador Illa, njoftoi televizioni shtetëror RTV.

Siç shpjegohet, taksat turistike do të jenë maksimumi 15 euro për person për një natë në Barcelonë.

Kjo rritje taksash nuk do të paguhet nga hotelierët, por nga turistët”, theksoi Cid, duke shtuar se masa është plotësisht e justifikuar pasi Katalonja po sheh një numër rekord turistësh dhe një fluks të ardhurash nga turizmi.

Sipas tij, një turist që mund të paguajë 300 deri në 400 euro në ditë në një hotel në Barcelonë, lehtë mund të ndajë shtatë euro të tjera për një taksë nate.

Siç ka thënë Cid, të ardhurat e krijuara në këtë mënyrë duhet të ndahen për ndërtimin e banesave, pasi Katalonja duhet të rrisë ndjeshëm fondet për këtë qëllim.

Ai shtoi se kjo masë nuk do të kufizojë turizmin, në një situatë ku ky rajon ka një numër rekord turistësh dhe është në përputhje me atë që po bëjnë qytetet evropiane si Amsterdami apo Roma./abcnews.al

 

Privilegjet për “strategjikët”/ 10 vjet falje e taksave për hotelet në bregdet

By: M C
22 January 2025 at 18:28

Biznesmenët e mëdhenj që përfitojnë statusin investitor strategjik nga qeveria Rama, por që lidhen me një kompani hotelesh të huaj nuk do të paguajnë taksa për 10 vitet e ardhshme.

Propozimi vjen nga “e majta” në pushtet, që kërkon të tërheqë investimet në hotele 4 dhe 5 yje në vendin tonë. Blendi Klosi, që ka hedhur firmën në projektligj e mbrojti nismën në Komisionin e Ekonomisë duke përmendur 10 milion turistët që erdhën në Shqipëri në 2024.

“Melia ka 360 hotele në botë dhe ato që ka në Shqipëri e ka me të njëjtin standart si në Meksikë, në SHBA dhe në Itali e kudo në botë. Kjo është arsyeja pse duhet ti nxisim “brand”-et. Të rrisim standartet. Të rrisim “know how” që të jetë një shkollë për ata që punojnë aty” tha Klosi.

Klosi solli shembullin e disa kompanive të huaja, që kanë sjellë në Shqipëri degët e tyre falë lehtësirave që u ka krijuar qeveria Rama. Ai tha se privilegji në këtë rast, nuk u ofrohet rastësisht investitorëve, por për shkak se ata sjellin në vendin tonë cilësinë e shërbimeve të një niveli të konfirmuar.

“Statusin me 5 yje nuk e bën emri i pronarit, por ata që kanë hotele të ngjashme në BE apo në botë. Janë ato hotele që kanë 3 të tjera në Bashkimin Europian dhe 7 hotele në botë. Melia e cila ishte një nga ata që mori statusin investitorëve në Gjirin e Lalzit, sot një objekt me standarte europiane që ka një biznes të provuar në 12 muajt e vitit, asnjëherë të provuar në turizmin shqiptar. Sjell turistë të huaj, i mbushur. Falë këtij privilegji, që nuk është privilegj, sot është një nga arsyet që Melia po bën disa hotele në vendin tonë. I pari që mori statusin e investitorit me 4 dhe 5 yje është hoteli M.K, 100% investim gjerman” u shpreh Klosi.

Deputeti socialist sqaroi se nga falja e taksave për 10 vjet nuk do të përfitojnë hotelet brenda në qytete, por vetëm ato në bregdet. Ai rreshtoi disa marka të njohura që tashmë janë afruar në Shqipëri dhe po investojnë kryesisht në jug të vendit.

“Melia hotel dhe resort është bërë aktive në Gjirin e Lalzit, pra nuk janë në zona urbane. Grand Melia është në zonën e Dhërmiut. Radison Hotel është në zonën e Himarës. Radison Collection është sërish në zonën e Himarë. MK, akor, Hayat Resort and SPA në Palasë, është në zonën e Palasës. është në top top, nuk ka më shumë se ky. 220 dhoma. është në zhvillim. Croën Plaza është në jug. Ramada është në zonën e Golemit. Linder Group që ka bërë hotelin MK hotel në Rinas” asnjë prej këtyre nuk ka përfituar në zonat urbane”

Por për deputetët e opozitës, privilegji për faljen e taksave ndaj biznesmenëve të mëdhenj është në radhë të parë një privilegj për biznesin e madh pranë qeverisë. Tabaku vuri në dukje diskriminimin që po i bëhet bizneseve të vogla nga ligjet speciale të socialistëve.

“Ky është një ligj special. Ky është ligj me porosi për një grup të caktuar, që favorizon një sektor të caktuar. Prek një numër shumë të vogël individësh. Nuk ka impakt real në ekonomi se 500 mijë e ka investimin një biznes mesatar në Shqipëri. është i lidhur me ligjin për investimet strategjike, që përsëri është një ligj klientelist dhe lidhet me ligje klienteliste në këto 12 vite.” u shpreh Jorida Tabaku.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Edmond Spaho, që sfidoi Blendi Klosin të tregojë emrat e oligarkëve që u bëhet qoka për faljen e taksave.

“është rasti tipik i qokës që i bëhet oligarkëve. Thoni që nuk guxoni të përmendi emra, 11 hotele janë, shkoni shikoni pronarët dhe kuptoni kujt i bëhet qoka. Ajo që thonë janë “brand” janë për t;i hedhur sy miletit. Brandet janë për menaxhim të hotelit. Shikoni pronësinë e hotelit dhe kuptoni se kujt i jepen këto para. Jepen në kushtet kur nuk ka riinvestim kapitali. Ministria e Financave është e tredhur dhe nuk guxon të thotë asnjë fjalë” tha deputeti i PD-së, Edmond Spaho.

Propozimi për faljen e taksave në 10 vitet e ardhshme vjen pasi qeveria Rama sapo ka shpallur investim strategjik ndërtimin e vilave dhe hoteleve me 5 yje në Sazan.

Efektet e para të ligjit për investimet strategjike u mësuan në formë anekdotash kur një aktor i Portokallisë takoi kryeministrin Rama dhe u zgjua të nesërmen investitor strategjik, shoqëruar me përfitime të shumta, si falje taksash, ndërtim të rrugëve, të rrjetit elektrik, të kanalizimeve etj.

Ligji u përmend gjerësisht në media pas skandalit të dy miqve të kryeministrit Rama, çiftit Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka që e morën statusin e investitorëve strategjikë edhe pse Xhaçka ishte ministre e jashtme kur qeveria mori vendim.

Situata degradoi vitet e fundit, kur u mësua se statusin e investitorit strategjik, Rama ia kishte dhënë edhe një biznesmeni të njohur të Velipojës, Pëllumb Gjokës që i zgjidhte hesapet, me porositë e vrasjeve me pagesë.

Vitin e kaluar ligji për investimet strategjike u kritikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për Klimën e Investimeve në vendin tonë.

“Shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Investitorët e huaj që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik citojnë se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta” thuhej në raport.

Në të njëjtin raport DASH theksonte edhe lidhjet e forta me qeverinë të kompanive që kishin përfituar statusin e investitorit strategjik

“Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse” thuhet në raport.

Opozita e kërkoi për disa muaj hetimin e “investitorëve strategjikë” përmes një komisioni parlamentar, por socialistët e refuzuan. Në fillim të këtij viti, afatet e ligjit u zgjatën mes debatesh të forta në parlament./Lapsi.al

The post Privilegjet për “strategjikët”/ 10 vjet falje e taksave për hotelet në bregdet appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët

By: V K
19 January 2025 at 11:29

Ditën e sotme, përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video, ku analizon propozimet e fundit të shumicës socialiste për përjashtime nga taksat për 10 vite, për korporatat e mëdha në turizëm.

Këtë nismë, Tabaku e cilëson si një tjetër shembull të qartë të favorizimit të oligarkëve dhe rrënimit të ekonomisë për shumicën e shqiptarëve.

Sipas saj, kjo nismë është pjesë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar që mbitakson profesionistët e lirë, sipërmarrjet e vogla dhe shtresën e mesme, ndërsa përjashton nga taksat një pakicë gjithnjë e më të favorizuar.

Gjithashtu, Tabaku theksoi se ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin përjashtime nga rregulli, tashmë janë kthyer në normë në Shqipëri. Ajo përmendi se aktualisht janë propozuar dy nisma të reja në Kuvend:

1. Shtyrja për herë të tetë e Ligjit të Investimeve Strategjike.

2. Përjashtimi nga taksat për 10 vite i bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

” Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta në rajon dhe në disa raste edhe në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë klienteliste, përjashtohen nga këto taksa, ” u shpreh deputetja e PD-së.

Sipas Tabakut, qasja aktuale ka krijuar një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me qeverinë dhe penalizon shumicën e qytetarëve. Ajo kritikoi rëndë faktin që janë miratuar 17 ligje speciale, duke përfshirë ato për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe përjashtimet nga taksat për kompani të mëdha.

” Një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE nuk mund të lejojë këto praktika të deformuara, ” theksoi Tabaku, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë fiskale dhe investime strategjike në sektorë si bujqësia, turizmi, arsimi dhe energjia.

Deputetja demokrate propozoi disa masa konkrete për të rikthyer balancën dhe drejtësinë në ekonominë shqiptare, duke përfshirë:

Një kod fiskal transparent dhe të pandryshueshëm.
Rishikim të plotë të ligjeve për investimet dhe klimën e biznesit.
Përjashtim të favoreve fiskale që favorizojnë pakicën dhe dëmtojnë konkurrencën e lirë.

” Shqipëria ka nevojë për një treg konkurrues dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm një pakice të privilegjuar. Zgjidhja vjen përmes një politike fiskale të ndershme dhe investimesh të qëndrueshme, ” përfundoi Tabaku.

Ligjet Speciale dhe Pasojat e Tyre mbi Ekonominë Shqiptare

Ligjet speciale, të cilat fillimisht ishin parashikuar si përjashtime nga rregulli, janë kthyer në rregull në Shqipëri. Aktualisht, në Parlamentin e Shqipërisë janë propozuar dy ligje speciale të reja:

1. Shtyrja e Ligjit të Investimeve Strategjike për të tetën herë.

2. Përjashtimi nga taksat për dhjetë vite i të gjitha bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit.

Çdo qytetar shqiptar paguan sot taksat më të larta, jo vetëm në rajon, por edhe në Bashkimin Evropian. Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe arrin deri në 23%, duke nxitur informalitetin dhe duke zhvlerësuar shtresën e mesme. Si rezultat, shumë profesionistë të lirë dhe biznese të vogla detyrohen të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar shpenzimet minimale të muajit.

Përgjigjja e qeverisë ndaj kësaj situate ka qenë përmes favoreve fiskale. Propozimi për të hequr të gjitha taksat e korporatave për dhjetë vite për industrinë e turizmit është korruptiv dhe klientelist.

Ky vendim është abuziv sepse:

Bizneset shqiptare paguajnë taksa të larta.

Shtresa e mesme paguan taksa të larta.

Sipërmarësit shqiptarë janë të detyruar të kontribuojnë me tatime të rënda.

Nga ana tjetër, investitorët strategjikë, që veprojnë pa garë dhe në mënyrë preferenciale, përjashtohen nga tatimi i korporatave. Ky është një shembull i qartë i funksionimit të sistemit socialist në ekonomi, duke favorizuar pak kompani dhe operatorë ekonomikë.

Numri i ligjeve speciale të miratuara nga Parlamenti ka arritur në 17, duke përfshirë:

Ligje për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ligje për investitorë strategjikë.

Ligje për përjashtime nga taksat.

Këto ligje kanë krijuar një pakicë të favorizuar dhe kanë taksuar shumicën dërmuese të qytetarëve shqiptarë. Një vend normal, sidomos një vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, nuk duhet të lejojë këtë praktikë.

Ekonomia shqiptare ka nevojë për një kuadër të drejtë fiskal dhe një paketë të re investimesh, që:

Stimulojnë të gjitha investimet, shqiptare dhe të huaja.

Vendosin rregulla të qarta dhe të pandryshueshme fiskale.

Eliminojnë informalitetin dhe trajtimin preferencial të disa operatorëve ekonomikë.

Politikat fiskale duhet të jenë transparente dhe të bazuara në parimet e konkurrencës së lirë. Një kod fiskal i qartë dhe i pandryshueshëm do të nxisë investimet e huaja dhe do të ndihmojë në krijimin e një ekonomie të drejtë.

Investimet e huaja direkte sot fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të patundshme, shpesh të lidhura me pastrimin e parave. Për të ndryshuar këtë situatë, duhet të mbështeten sektorët strategjikë si:

Bujqësia

Turizmi

Arsimi

Energjia

Zgjidhja vjen me:

1. Një paketë të re fiskale, që vendos të gjithë bizneset në një bazë të barabartë.

2. Një kod fiskal transparent, që nuk ndryshon sipas interesave të qeverisë apo oligarkëve.

3. Rishikim të plotë të ligjeve, që rregullojnë klimën e biznesit dhe investimeve.

4. Përjashtim të të gjitha favoreve fiskale, që deri më sot kanë favorizuar një pakicë.

Kjo praktikë duhet të marrë fund për të krijuar një treg konkurrues, të hapur dhe të drejtë, që i shërben të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për frymë dhe zhvillim të qëndrueshëm, bazuar në parimet më të mira të Bashkimit Evropian.

 

The post Jorida Tabaku kritikon propozimet socialiste për përjashtime nga taksat: Favorizim për oligarkët, barrë për qytetarët appeared first on Albeu.com.

‘Dhuratë për oligarkët’: 10 vjet falje e taksave për investitorët specialë

By: user 4
17 January 2025 at 19:46

Me një nismë ligjore të deputetit Blendi Klosi, mazhoranca socialiste synon që ta shtrijë amnistinë nga tatimi mbi fitimin edhe për ato biznese që do të përfitojnë statusin special për hotele ose resorte me katër dhe pesë yje deri në dhjetor të vitit 2026.

Sipas legjislacionit aktual të tatimeve, afati i përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat korporative ka skaduar më 31 dhjetor 2024.

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend në dhjetor, Klosi propozon: “Entitetet që operojnë në struktura akomoduese “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special” sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një markë tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht ‘brand name’, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhe 10- vjeçare, për ato struktura, të cilat përfitojnë statusin special deri në dhjetor 2026”.

Drafti propozon që efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit special”. Në relacionin shoqërues, Klosi argumenton se kjo nismë ligjore synon “incentivimin e sektorit të turizmit duke ulur normën tatimore në 0% për 10 vitet e para fiskale për hotelet dhe resortet”.

Prej vitit 2019, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka dhënë statusin special të investitorit në struktura akomoduese me pesë yje një grupi biznesmenësh të afërt me të. Këto kompani përfitojnë një sërë lehtësirash të tjera fiskale si përjashtimi nga taksa e infrastrukturës si dhe tatimi mbi vlerën e shtuar, TVSH në masën 6%.

Paralelisht me propozimin e Klosit, në Kuvend po shqyrtohet edhe nisma e një deputeteje tjetër socialiste për shtyrjen e afatit për ligjin e investimeve strategjike.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, e quajti këtë propozim një ‘ligj special” që u shërben disa njerëzve dhe “shkatërrim të shtetit të së drejtës” përmes një statusi në Facebook.

“Socialistët nuk ndalen me propozimet e tyre të ligjeve speciale, që shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe ndërtojnë një qeveri të pakicës, në kurriz të shumicës,” shkroi Tabaku, duke e quajtur këtë një tjetër ‘dhuratë’ për oligarkët.

“Ligjet speciale që qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar, nuk ndërtojnë një ekonomi për shqiptarët. Përkundrazi, ato thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin,” thekson Tabaku duke apeluar që të bëhet ligji i ri i investimeve./Reporter.al

The post ‘Dhuratë për oligarkët’: 10 vjet falje e taksave për investitorët specialë appeared first on Lapsi.al.

Shiten me 1 € tokat pa tapi/ Paketa e maleve, kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet

10 January 2025 at 13:41

Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës. Projektligji i miratuar në mbledhjen e qeverisë, parashikon shpalljen […]

The post Shiten me 1 € tokat pa tapi/ Paketa e maleve, kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet appeared first on BoldNews.al.

Abuzimi me taksat në fushatë/ SPAK amniston Pjerin Ndreun, kërkon pushimin e çështjes

By: Oldi
9 January 2025 at 20:31

Disa muaj më parë SPAK e mori në pyetje si person nën hetim, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjyqtarja që do të vendosë nëse do e pranojë pushimin e çështjes ose jo në bazë të shortit, është caktuar Etleva Deda. Vetë Ndreu pranoi se dha deklarime si person nën hetim, pasi Prokuroria kishte […]

The post Abuzimi me taksat në fushatë/ SPAK amniston Pjerin Ndreun, kërkon pushimin e çështjes appeared first on BoldNews.al.

Si të shmangni keqkuptimet mbi faturën e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, DPSHTRR del me njoftimin për qytetarët

8 January 2025 at 18:16

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka nxjerrë disa udhëzime të rëndësishme për qytetarët në lidhje me pagesën e Faturës së Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP). Për të shmangur keqkuptimet dhe për të siguruar që të përmbushni detyrimet ligjore në kohë, është e domosdoshme të kuptoni disa elemente kyçe lidhur me këtë taksë. Në këtë shkrim, do të shpjegojmë se si mund të shmangni problematikat që mund të lindin gjatë pagesës dhe cilat janë pasojat e vonesës në pagesën e TVMP-së. “DPSHTRR informon: Si të shmangni keqkuptimet mbi Faturën e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura? TVMP: Është taksë vjetore e detyrueshme, detyrimi i së cilës lind me datë 1 Janar të vitit përkatës; Përllogaritet dhe paguhet për periudhën 1 Janar – 31 Dhjetor të vitit përkatës; Ka vlefshmëri 365 ditë pavarësisht nga momenti në të cilën ajo paguhet; Duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë që të mund të kryeni Kontrollin Teknik të mjeteve rrugore. MBANI PARASYSH: NËSE NUK PAGUANI TVMP-në BRENDA AFATIT TË VLEFSHMËRISË dhe paraqiteni në sportel për pagesë jo në vitin për të cilin ka qenë detyrimi për pagesë por në vitin rendës, JU DO TË PAGUANI: TVMP-në e prapambetur dhe Gjobën për pagesë të vonuar; TVMP-në e vitit aktual kur jeni paraqitur për pagesë, detyrim i cili ka lindur që nga data 1 janar e këtij viti, sëbashku me kamatën për pagesë të vonuar e llogaritur nga data 1 Janar, nëse paraqiteni pas datës 10 janar”, njoftoi DPSHTRR.

The post Si të shmangni keqkuptimet mbi faturën e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, DPSHTRR del me njoftimin për qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

Kuvendi i Shqipërisë shfuqizon gjobat për ndërtimet në fshat, kthen tatimfitimin për profesionistët e lirë

20 December 2024 at 08:19

Në seancën e djeshme, u fundit për këtë sesion parlamentar që zgjati për më shumë se 13 orë, Kuvendi miratoi një sërë projektligjesh.

Me 79 vota pro Kuvendi Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Përmes këtij Akti Normativ u bë e mundur rikthimi i kësteve të parapaguara nga profesionistët e lirë për tatimin mbi fitimin.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””, u miratua me 73 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare” u miratua me 81 vota pro.

Ndërsa projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017” u miratua me 78 vota pro.

Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” u miratua me 74 vota pro dhe 1 abstenim.

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit Rezervist në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 74 vota pro dhe 6 abstenime.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar u miratua me 72 vota pro dhe 6 kundër.

Projektligji “Për anulimin e masave administrative” u miratua me 73 vota pro. Amendamentet e propozuara nga opozita për anulimin e të gjitha gjobave për mos pagesen e energjisë dhe ujit gjithashtu, amendamente që u rrëzuan nga mazhoranca.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar me 71 vota pro dhe 7 kundër.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” u miratua me 73 vota pro dhe 6 kundër.

Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar, me 72 vota pro.

Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët””, u rrëzua me 67 vota kundër, 2 pro dhe 4 abstenime.

The post Kuvendi i Shqipërisë shfuqizon gjobat për ndërtimet në fshat, kthen tatimfitimin për profesionistët e lirë appeared first on Telegrafi.

Kurthi i pagave

8 December 2024 at 08:27

“Nuk bëhet vreshti me fushata, por me shata e lopata”, është një shprehje e trashëguar nga koha e socializmit, që sot, ndonëse mund të tingëllojë ironike, sërish mbetet aktuale. Fushatat vijojnë të mbeten një format i preferuar i qeverisë për të zgjidhur probleme, që në fakt janë strukturore, dhe do të kërkonin ndërhyrje të thella […]

The post Kurthi i pagave appeared first on BoldNews.al.

❌
❌