Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

By: V K
19 July 2025 at 15:17

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.

Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.

Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave.

Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, ç`ka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.

Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror.

Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo.

The post Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: Oldi
16 July 2025 at 08:15

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë. Paundi britanik blihet me 111.5 lekë dhe shitet me 113 lekë. Dollari kanadez sot në blerje […]

The post Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Oldi
7 June 2025 at 10:50

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.8 lekë dhe do shitet me 86.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.4 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa […]

The post Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Eurovision Song – 42 000 bileta të shitura në vetëm shtatë minuta

By: Kult Plus
29 January 2025 at 18:26

U deshën vetëm shtatë minuta që mijëra bileta të shiteshin për shfaqjet live të majit të Eurovision Song Contest në Bazel Zvicër.

Kërkesa ishte e madhe kur shitjet filluan në orën 10:00 raportoi transmetuesi zviceran SRF, i cili është pjesë e ekipit që organizon ekstravagancën muzikore më të mirë të këtij viti.

Vetëm ata që ishin regjistruar paraprakisht mund të blinin deri në katër bileta për konkursin, i famshëm në të gjithë Evropën dhe më gjerë për performancat e tij të çuditshme dhe këngët tërheqëse tre minutëshe.

Biletat ishin në dispozicion edhe për disa prova. Ata u shitën brenda 20 minutave. Gjithsej, sot u shitën 42 mijë bileta.

Shitjet e mëtejshme janë planifikuar, megjithëse ende nuk është përcaktuar saktësisht se sa bileta të tjera do të vihen në dispozicion. /atsh/ KultPlus.com

Eurovision Song – 42 000 bileta të shitura në vetëm shtatë minuta

29 January 2025 at 16:44

BAZEL, 29 janar /ATSH-DPA/ – U deshën vetëm shtatë minuta që mijëra bileta të shiteshin për shfaqjet live të majit të Eurovision Song Contest në Bazel Zvicër.

Kërkesa ishte e madhe kur shitjet filluan në orën 10:00 raportoi transmetuesi zviceran SRF, i cili është pjesë e ekipit që organizon ekstravagancën muzikore më të mirë të këtij viti.

Vetëm ata që ishin regjistruar paraprakisht mund të blinin deri në katër bileta për konkursin, i famshëm në të gjithë Evropën dhe më gjerë për performancat e tij të çuditshme dhe këngët tërheqëse tre minutëshe.

Biletat ishin në dispozicion edhe për disa prova. Ata u shitën brenda 20 minutave. Gjithsej, sot u shitën 42 mijë bileta.

Shitjet e mëtejshme janë planifikuar, megjithëse ende nuk është përcaktuar saktësisht se sa bileta të tjera do të vihen në dispozicion. /os/

The post Eurovision Song – 42 000 bileta të shitura në vetëm shtatë minuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiten me 1 € tokat pa tapi/ Paketa e maleve, kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet

10 January 2025 at 13:41

Qeveria ka lançuar “Paketën e Maleve” e cila synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës. Projektligji i miratuar në mbledhjen e qeverisë, parashikon shpalljen […]

The post Shiten me 1 € tokat pa tapi/ Paketa e maleve, kush investon përjashtohet nga 4 taksa kryesore për 10 vjet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌