Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

By: armand
11 July 2025 at 20:15

Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen me Kaljun. Sfida në “Arenën Kombëtare” do të luhet më 17 korrik ora 20:00. Bileta më e lirë është në çmimin 400 lekë, pikërisht prapa porte. Biletat në tribunën përballë mund të blihen me 800 lekë. Në sektorët e tribunave qëndrore mund të gjehet me bileta me […]

The post Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat appeared first on BoldNews.al.

“Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

By: D Marku
9 June 2025 at 11:55

Pas ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, Xhuli Nura ishte e ftuar në një emision televiziv për të ndarë përvojën e saj si tifoze në stadium.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë më ndryshe se herët e tjera, po ashtu edhe të sigurosh biletat ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti Xhulin se si ia kishte dalë të siguronte një biletë për një ngjarje kaq të kërkuar dhe të ishte mes të pranishmëve për të ndjekur Kombëtaren nga afër, duke e konsideruar atë me fat.

Xhuli tha: “Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo loje të rëndësishme të Shqipërisë”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse e kishte siguruar biletën nëpërmjet shortit apo ndonjë tjetër rruge, ajo u përgjigj me sinqeritet: “Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri.

Deklarata e saj solli diskutime në studio, por edhe vlerësim për transparencën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit shqiptar.

The post “Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën appeared first on Albeu.com.

Shitën në Instagram bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, arrestohen 3 shtetas

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ 3 shtetas janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë sepse shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja.

Policia e Tiranës njoftoi sot se, si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /j.p/

The post Shitën në Instagram bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, arrestohen 3 shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

By: Oldi
5 June 2025 at 10:55

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi. Ata deklarojnë se edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh […]

The post Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

Shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi në treg të zi, tre të arrestuar në Tiranë

By: user 11
5 June 2025 at 10:40

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shitjen e jashtëligjshme të biletave të ndeshjes që do të zhvillohet më 7 qershor mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë dy të tjerë, një 25-vjeçar dhe një i mitur 16-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300 deri në 1000 euro.

“Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”, informoi sot policia.

The post Shisnin bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi në treg të zi, tre të arrestuar në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

“SHBA 2026”- Mbi 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën Shqipëri-Serbi

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, futbollistët kuqezi janë grumbulluar në Tiranë për sfidën e 7 qershorit.

Kristian Asllani ka qenë lojtari i fundit i mbërritur në këtë grumbullim për shkak të ndeshjes finale të Champions League ku ai ndodhej me Interin, ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur për pak ditë në Durrës gjatë javës së shkuar dhe nga dje u rikthyen në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë

Në konferencën e parë për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ka qenë një prej protagonistëve të sfidës së Beogradit, të 14 tetor 2014-të dha mesazhin se kjo është një ndeshje futbolli dhe duhet dhënë maksimumi në fushë.

Ndërsa Qazim Laçi tashmë është një lojtarë i konsoliduar i formacionit të Sylvinjos falë funksionit ekuilibrues në mesfushë që ka patur, përballja me Serbinë për të është për herë të parë.

Seanca e parë stërvitore u mbajt me dyer të mbyllura, teksa pati vetëm pak minuta hapësirë për mediat në pjesën e nxehjes së lojtarëve.

Ndeshja kundër ekipit serb do jetë e treta për kuq e zinjtë pas përballjeve me Anglinë dhe Andorrën.

Në dy ndeshjet e para Kombëtarja ka grumbulluar 3 pikë pasi humbi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë në “Wembley” kundër Anglisë së Tuchel, por siguroi një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në shtëpi.

Ndërkohë rivalët serb luajnë ndeshjen e tyre të parë duke çelur kështu fushatën e tyre për të siguruar kualifikimin për në ‘SHBA 2026’.

Sfida ndaj Serbisë është ndeshja më e rëndësishme ndaj kundërshtarit direkt të Shqipërisë për vendin e dytë në grupin kualifikues për Botërorin 2026.

Teksa kërkesa për bileta ka arritur mbi 200.000, Federata ka aplikuar një proces të shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e grupimit “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët janë shprehur në një reagim se “për herë të parë që nga themelimi, 21 vite më parë nuk do të jenë në stadium për të përkrahur Kombëtaren.

/a.f/

The post “SHBA 2026”- Mbi 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën Shqipëri-Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet ndarja e biletave/ Zgjatet afati i shortit elektronik për zgjedhjen e fituesve

By: xhir jeta
3 June 2025 at 13:54

Shpërndarja ka nisur, veçse përfundimi do të vonojë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se do të shtyhet afati I mbylljes së shortit elektronik për zgjedhjen e tifozëve që do të pajisen me një biletë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Shorti pritet për përfundojë deri këtë të mërkurë, në 4 qershor. Institucioni I futbollit njofton se ky vendim u mor për shkak të numrit tepër të lartë të kërkesave për të pasur një vend në “Arenën Kombëtare” në 7 qershor në ndeshjen eliminatore të Kupës së Botës.

Besohet se këto kërkesa kanë qenë mbi 200 000, ndërsa kapaciteti i stadiumit është rreth 9 apo 10 herë më i vogël.

Po ashtu, Federata I bën thirrje atyre që kanë aplikuar që të kontrollojnë vazhdimisht postën e tyre elektronike për mesazhin nga kompania T-Tikit që merret me këtë short.

Nëse do t’u dërgohet linku, ata do të kenë një biletë.

Aplikimi për një hyrëse në “Arenën Kombëtare” ka përfunduar në 30 maj, ndërsa afati fillestar për t’u mbyllur shorti elektronik ishte data 2 qershor./abcnews.al

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

3 June 2025 at 10:28

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor.

Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit.

Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar. FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të emailit (si në Inbox ashtu edhe në Spam), për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave.

Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave. Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur. FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit.

The post Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat appeared first on Sot News | Lajme.

Ndeshja me Serbinë, më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, FSHF: Po zbatohen filtra sigurie

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është e angazhuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tifozët që duan të ndjekin nga stadiumi ndeshjen shumë të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Faza e aplikimit për bileta

Faza e aplikimit për bileta është hapur më 15 maj dhe ka qenë e hapur për 15 ditë, deri më 30 maj në orën 20:00, për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit. Çdo aplikues ka pasur të drejtë të aplikojë për të blerë deri në katër bileta.

Procesi i përzgjedhjes – short elektronik

Nga 31 maj deri më 2 qershor, zhvillohet shorti elektronik që përzgjedh në mënyrë krejtësisht rastësore aplikuesit që do të fitojnë të drejtën për të blerë biletë. Çdo person i përzgjedhur do të marrë një e-mail zyrtar me një link personal, për të vijuar më pas me blerjen e biletave.

Numër i lartë aplikimesh

Deri më tani janë regjistruar mbi 200,000 aplikime, që tregon interesin e jashtëzakonshëm të publikut për këtë ndeshje. Do të zbatohen filtra sigurie dhe verifikimi për të eliminuar: aplikime të dyfishta apo të dyshimta, llogari të krijuara enkas për spekulim ose abuzim dhe për të siguruar që çdo individ të ketë vetëm një mundësi të drejtë.

Siguri dhe identifikim personal

Çdo biletë do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër, dhe në hyrje të stadiumit, Policia e Shtetit do të verifikojë ID-të për përputhshmërinë me të dhënat e biletës.  Ky sistem ndihmon në garantimin e sigurisë dhe në shmangien e abuzimeve.

Lufta kundër spekulimit dhe tregut të zi

Kjo procedurë ka ndihmuar në minimizimin apo edhe eliminimin e dy fenomeneve të dëmshme: platformave ndërkombëtare që blejnë bileta në sasi dhe i shesin më shtrenjtë online,  si dhe të ashtuquajturit “tregtarë të biletave” që operojnë në mënyrë të paligjshme me para në dorë.

Një model i ngjashëm me UEFA-n

Ky është një model i njëjtë me atë të UEFA-s në rastet kur kërkesat janë jashtëzakonisht të larta, si në finalet e Champions League, Europa League, Conferece League apo Kampionateve Europianeve, ku aplikohet gjithashtu shorti elektronik i rastësishëm për përzgjedhjen e tifozëve. j.p/

The post Ndeshja me Serbinë, më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, FSHF: Po zbatohen filtra sigurie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta

28 May 2025 at 12:55

Të shohësh ekipin tënd të preferuar të luajë një finale të Champions League nuk është diçka që ndodh çdo vit (përveç nëse je tifoz i Real Madridit). Pikërisht për këtë arsye pritet një ‘eksod’ i vërtetë i tifozëve të Interit në ditët në vijim. Rreth 40 mijë tifozë nga Milano dhe e gjithë Italia do të jenë në Mynih të shtunën për finalen midis Interit dhe PSG-së.

Një takim me historinë, pavarësisht nëse fiton apo jo, që asnjë tifoz nuk do të donte ta humbiste kurrë. Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të marësh pjesë personalisht në stadium. Shumica e tifozëve të Interit do të mbërrijnë në Gjermani pa biletën e lakmuar për në ‘Allianz Arena’.

Nga 40 mijë prej tyre që pritet të jenë në Mynih, vetëm 18.000 kanë biletë për në stadium. Vlerësimet në fakt flasin për shifra pak më të larta. Përveç 18 mijë biletave të lartpërmendura që Interi ua shpërndau tifozëve të tij “më besnikë” (i njëjti numër biletash u vunë në dispozicion tifozëve të PSG-së), UEFA shiti edhe 30 mijë bileta të tjera nëpërmjet shortit përpara se emrat e finalistëve të bëheshin të ditur.

Sipas Gazzetta dello Sport, afërsisht gjysma e këtyre biletave mund të kenë përfunduar në duart e tifozëve të Interit.

The post Finalja e Champions League/ 40 mijë tifozë të Interit në Mynih, shumë prej tyre pa bileta appeared first on Sot News | Lajme.

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

21 May 2025 at 15:25

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, synon rezultat pozitiv, në një ndeshje mjaft delikate. Për sfidën që do mbahet në “Arenën Kombëtare”, interesimi ka qenë i lartë. Vetëm një javë pas hapjes së procesit për rezervimin, janë regjistruar 50 mijë aplikime për biletat e ndeshjes.

Kujtojmë se çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta, sakaq do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat. Kryerja e pagesës online është e parashikuar të kryhet në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

The post Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta appeared first on Sot News | Lajme.

Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë

By: armand
17 May 2025 at 20:39

Ditën e djeshme, e premte 16 maj, ka nisur zyrtarisht shitja e biletave për ndeshjen PSG-Inter, finalja e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet të shtunën më 31 maj. Ditën e enjte, klubi zikaltër filloi të shpërndajë kodet e para që mundësojnë blerjen e biletave përmes kanaleve zyrtare të UEFA-s, dhe kjo mund të […]

The post Nis shitja e biletave për finalen e Champions-it, mbi 80 mijë interistë bëjnë kërkesë appeared first on BoldNews.al.

Doni një biletë kundër Serbisë? Hapet procesi i aplikimit: ja si funksionon rezervimi

By: user 2
15 May 2025 at 12:48

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Do të ketë një fazë të shprehjes së interesimit, ndërsa përzgjedhja automatike do të nxjerrë përfituesit, duke qenë se parashikohet të ketë kërkesa për bileta përtej kapacitetit të stadiumit Arena Kombëtare.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, e menaxhuar nga kompania t-ticket, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

Si të aplikoni?

Regjistrohuni në platformën ebileta.al duke përdorur adresën tuaj të e-mailit.

Zgjidhni tribunën e stadiumit.

Plotësoni të dhënat personale (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.

Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit.

Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit.

Lexo më tej: FSHF, kërkesa mbi kapacitetin e stadiumit kundër Serbisë: Ja si do të procedohet

Afatet dhe procesi i përzgjedhjes

Afati i aplikimeve do të zgjasë deri më 30 maj.

Pas mbylljes së aplikimeve, do të zhvillohet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike, përmes shortit elektronik.

Blerja dhe marrja e biletave

Të përzgjedhurit do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, gjatë periudhës 30 maj – 2 qershor 2025.

Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e regjistruar të e-mailit.

FSHF thekson se bileta kundër Serbisë mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

📣 HAPEN APLIKIMET PËR BILETAT E SHQIPËRI-SERBIhttps://t.co/x85yIFRFAY#kombetarja #biletakombetarja #biletashqiperiserbi

— FSHF (@FSHForg) May 15, 2025

The post Doni një biletë kundër Serbisë? Hapet procesi i aplikimit: ja si funksionon rezervimi appeared first on Lapsi.al.

Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë

By: armand
13 May 2025 at 17:04

FSHF do të hapë aplikim për shitjen e biletave në ndeshjen me Serbinë. Federata e justifikon këtë model me “kërkesën e lartë” dhe nevojën për menaxhim. Në teori, kjo mund të duket si një mënyrë për të garantuar barazi mes tifozëve, por në praktikë, krijon një ndjesi konfuzioni dhe mungesë kontrolli nga publiku teksa ngrihen […]

The post Nuk do ketë bileta për shqiptarët e Kosovës? FSHF publikon deklaratën për ndeshjen me Serbinë appeared first on BoldNews.al.

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

By: armand
12 May 2025 at 16:51

Shqipëria do të luajë përballë Serbisë më 7 qershor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sa i përket shitjeve të biletave, FSHF njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme, sipas organit qeverisës së futbollit me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë. Duke qenë se kërkesat pritet […]

The post Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF! appeared first on BoldNews.al.

FSHF, kërkesa mbi kapacitetin e stadiumit kundër Serbisë: Ja si do të procedohet

By: user 2
12 May 2025 at 17:04

Qershori po afron e bashkë me të edhe sfida me Serbinë, për kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo është ndeshja e tretë për kuqezinjtë dhe e para për serbët, por ndeshja më e ndjerë për dy tifozeritë, duke patur parasysh edhe ngjarjet e vitit 2015. Pikërisht për këtë arsye të gjithë tifozët kuqezi duan të jenë të pranishëm për këtë përballje.

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit (FSHF) njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë. Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet një procedurë ndryshe nga herët e tjera.

Procedura për pajisjen me biletë

– Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

– Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

– Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

– Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

– Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

📢 Biletat për Shqipëri – Serbi | Informacion i rëndësishëm! https://t.co/WkNSFB8jee

— FSHF (@FSHForg) May 12, 2025

The post FSHF, kërkesa mbi kapacitetin e stadiumit kundër Serbisë: Ja si do të procedohet appeared first on Lapsi.al.

Synohet “Final Four”, Elbasani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Vllazninë

By: armand
17 April 2025 at 16:16

Elbasani dhe Vllaznia do të përballen të shtunën në orën 15:30 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Verdheblutë do të presin ekipin shkodran në “Elbasan Arena”. Elbasani do të kërkojë fitoren teksa shpreson edhe te një ndalesë e Partizanit. Të kuqtë mbajnë vendin e katërt, ndërsa verdheblutë me 1 pikë më […]

The post Synohet “Final Four”, Elbasani nxjerr në shitje biletat për sfidën me Vllazninë appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet fitorja për objektiva të ndryshme, Elbasani nxjerr në shitje biletat ndaj Tiranës

By: armand
29 March 2025 at 16:12

Ndeshja përmbyllëse e javës së 32-të të Kategorisë Superiore është Elbasani-Tirana. Skuadra verdheblu do të presë kryeqytetasit më 31 mars në “Elbasan Arena” në orën 18:00. Sot, klubi i Elbasanit ka publikuar dhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj bardhebluve. Bileta më e lirë është ajo e Tribunës C me 200 lekë, më pas E, […]

The post Kërkohet fitorja për objektiva të ndryshme, Elbasani nxjerr në shitje biletat ndaj Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt, TKZ shajnë në kor Dukën (Video)

By: armand
24 March 2025 at 21:53

Stadiumi “Arena Kombëtare” është paralizuar për disa minuta në fillim të sfidës Shqipëri-Andorra pas një bojkoti të ‘Tifozave Kuq e Zi’ dhe ‘Illyrian Elite’. Kjo pasi këta tifoza për shkak të një konflikti që kanë pasur me FSHF-në për mungesën e biletave për sektorin ultras, kanë nisur të shajnë në kor Armand Dukën. Pasi nisi […]

The post Mungesa e biletave në sektorin ultras sjell konflikt, TKZ shajnë në kor Dukën (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Përballja me Bylisin në “Arenën Kombëtare”, Tirana nxjerr në shitje biletat

By: armand
24 March 2025 at 16:15

Tirana dhe Bylis do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, nis në orën 18:00. Tashmë klubi bardheblu ka nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë ndeshje delikate. Çmimet fillojnë nga 400 lekë në tribunën V […]

The post Përballja me Bylisin në “Arenën Kombëtare”, Tirana nxjerr në shitje biletat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌