TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u dërgoi një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi.
Proda vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi.
“Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi. Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë”, shkruan Proda në mesazhin e tij.
Sipas tij, “ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve”.
“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve”, shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi punën e palodhur, angazhimin e jashtëzakonshëm dhe vetëkontrollin në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale.
“Këto janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit. Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv”, shtoi ai.
Po ashtu, Proda vlerësoi se bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror.
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe u shpreh kritik ndaj mungesës së qetësisë para portës dhe theksoi se Kombëtarja humbi një mundësi të madhe për të dalë me fitore.
Sipas tij, Serbia ishte më e dobët se kurrë dhe Shqipëria pati të paktën pesë raste të pastra për gol, përfshirë edhe një penallti të mundshme. Ai shtoi se mungoi profesionalizmi në momentet vendimtare.
“Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë! Ishin në pikë të hallit; Serbi më të dobët se kjo nuk do gjejmë më! Patëm 5 raste të pastra, penalltinë përfshirë; na duhej thjesht qetësi para portës! Të ishim profesionistët që duhet të jemi, një herë të vetme! Tani duhet t’i mundim në Beograd!”, shkroi Braçe.
TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u shpreh pas barazimit pa gola ndaj Serbisë, në kualifikueset e Botërorit se skuadra bëri një paraqitje pozitive.
Për penalltinë e humbur nga Manja, tekniku kuq e zi u shpreh se, “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe unë marr përgjegjësinë për zgjedhjen që kam bërë. Është një ndeshje që e kishim përgatitur shumë mirë. Ndodh që mund të humbasësh një penallti”.
Për Brojën, Silvinjo tha se, “nuk është mësuar të bëjë 90 minuta sepse ka shumë kohë që nuk luan ndeshje të plota. Ishte shumë i lodhur në fund, po ashtu si Hoxha. Broja bëri një punë të mirë në pjesën e parë. Broja është një lojtar që kërkon hapësirë, për të treguar vlerat e tij”.
“Ishte një ndeshje e interpretuar mirë. Kishim ndryshime të shumta. Në mesfushë ishin ndryshimet e duhura. Kisha lojtarë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndryshimet ishin të detyrueshme”, tha më tej Silvinjo.
Sfida e sotme në “Air Albania” ajo mes kuqezinjve të Shqiëprisë dhe Serbisë është vendimtare jo vetëm për në ecurinë për fazën kualifikuese të kampionatit botëror, por edhe për shkak të incidenteve që kaën ndodhur në të shkuarën. UEFA i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj ndeshjeje, duke dërguar në “Air Albania” njeriun më […]
TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Kjo do jetë ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë.
Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme është debutuese për ta në këtë grup.
Me Anglinë që shihet si favorite për vendin e parë, Shqipëria dhe Serbia duhet të garojnë për vendin e dytë që të dërgon në play-off për një shans bilete në finalet e Botërorit 2026, që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kuqezinjtë do të duhet patjetër të marrin një fitore kundër Serbisë nëse duam të jemi për herë të parë në një Kupë Bote dhe sot është shansi i madh.
108.55 milionë euro vlejnë në treg futbollistët e Shqipërisë që Sylvinho ka të gatshëm në këtë grumbullim. Më i shtrenjti është Asllani, i cili luan me Interin në Itali me 15 milionë euro në ‘Transfermarkt’, ndjekur nga Broja me 12 milionë euro, Muçi me 11 milionë euro, Gjimshitit me 8 milionë euro dhe Ismajli dhe Nedim Bajrami me 6 milionë euro.
Nga ana tjetër Serbia vlen 245.9 milionë euro sipas ‘Transfermarkt’, pra më shumë se dyfishi i vlerës së Shqipërisë. Emra si Milenkoviҫ, Pavloviҫ, Samardziҫ, Mitroviҫ apo edhe Vlahoviҫ janë yje në Serie A dhe jo vetëm.
Në përditësimin e fundit, Shqipëria mban renditjen e 66-të në FIFA, ndërsa Serbia ndodhet në pozitën e 31-të.
Për këtë sfidë, janë marrë të gjitha masat e e sigurisë me 2 mijë forca policore, anti-dronë, qen kontrollues, kamera inteligjente, patrullime; si edhe bileta të personalizuara.
Skuadra serbe mbërriti në Tiranë pas mesditës më 6 qershor dhe gjatë gjthë qëndrimit në Tiranë do të ketë një trupë sigurie nga Policia e Shtetit dhe forcat speciale RENEA, për të shmangur çdo incident të mundshëm apo shfaqje të pakëndshme jashtë futbollit.
UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë duel duke ia besuar gjykimin një trupe nga Italia me kryesor arbitrin Davide Massa. Si një ndër më të vlerësuarit në Serie A, Massa do ketë ndihmën e Filippo Melit dhe Ciro Carbones, ndërsa arbitër i katërt do jetë Fabio Maresca. Në VAR do jenë Aleandro Di Paolo me ndihmës Daniele Doveri.
Kryesori Massa e ka gjykuar vetëm në një rast Kombëtaren shqiptare. Në datën 16 nëntor 2015 ai vendosi drejtësi në miqësoren midis Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
22 mijë zemra kuqezi do të jenë sot në ‘Arenën Kombëtare’ dhe miliona të tjerë kudo ku ka shqiptarë, teksa tifozët kuqezinj kanë mbushur Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Më shumë se 200 mijë ishte numri i kërkesave për të hyrë në stadium, ndërsa në rast të një tri pikëshi për tanët, e sigurt është se Tirana dhe jo vetëm do e gdhijë me festë.
FIFA ka dënuar ekipin tonë pas ndeshjen kundër Moldavisë dhe një pjesë e tribunave pas porte (20 përqind) do mbushet me tifozë të përzgjedhur në luftën kundër diskriminimit. Kujtojmë se në këtë përballje nuk do ketë tifozë serbë në stadium, kjo pasi ata janë të dënuar nga FIFA për ndeshjen e radhës në udhëtim, duel që përkoi ky i Tiranës.
Portieri Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti do e ndjekin sfidën kundër Serbisë nga shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”.
Në bazë të rregullave të UEFA-s, trajneri Sylvinho do ketë të gatshëm 23 futbollistë për sfidën e sotme, teksa emrat më sipër janë të sakrifikuarit, duke qenë se braziliani grumbulloi 27 futbollistë për dy sfidat e qershorit, atë sot kundër Serbisë në Tiranë dhe pas tri ditësh përballjen në Letoni.
TIRANË, 7 qershor /ATSH- Gjergji Mima/ Në prag të ndeshjes së 7 qershorit 2025, Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, është e rëndësishme të analizojmë historikun e përballjeve mes këtyre dy ekipeve, të cilat kanë pasur një histori të ngarkuar dhe të tensionuar.
Sfida e 14 tetorit 2014 ishte takimi i parë mes dy kombëtareve në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Europian 2016. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Partizan” të Beogradit dhe u ndërpre në minutën e 42-të për shkak të incidenteve të dhunshme nga tifozët serbë dhe shfaqjes së një droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Për pasojë, UEFA e shpalli ndeshjen të braktisur dhe i dha fitoren 3–0 Shqipërisë. Ky vendim u konfirmua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në vitin 2015 .
Ndeshja e 8 tetorit 2015, ishte takimi i dytë mes dy kombëtareve, zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Për shkak të tensioneve të mëparshme, ndeshja u zhvillua me masa të rrepta sigurie. Serbia fitoi 2–0, ndërsa atmosfera ishte e tensionuar. Megjithatë, kjo ndeshje kaloi pa incidente të mëdha .
Ndërsa ndeshja e 7 qershorit do të zhvillohet në “Arena Kombëtare” në Tiranë, një stadium modern me kapacitet prej 22,500 vendesh, teksa kërkesat për bileta janë mbi 200 mijë. Ky stadium ka qenë dëshmitar i disa ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe pritet të ofrojë një atmosferë elektrizuese për këtë përballje të rëndësishme.
Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dyja kombëtaret në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Shqipëria ka pasur një progres të dukshëm në vitet e fundit që kulmoi me pjesëmarrjen në Europianin ‘Gjermani 2024’, ndërsa Serbia mbetet një kundërshtar i fortë me lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Atmosfera në stadium pritet të jetë e nxehtë, me tifozët shqiptarë që do të mbështesin fuqishëm ekipin e tyre.
Nëse Shqipëria arrin të fitojë këtë ndeshje, do të shënonte një hap të madh drejt kualifikimit për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA dhe një hap të rëndësishëm në historinë e rivalitetit me Serbinë. Ndërkohë, një fitore për Serbinë do të forconte pozitat e saj në grup dhe do të shtonte tensionin në këtë rivalitet të ngarkuar. Në çdo rast, kjo ndeshje pritet të jetë një ngjarje futbolli e paharrueshme, e mbushur me emocione dhe pasion.
Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “SHBA-2026”, institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi vëren një përfshirje të lartë sportive, antagoniste dhe emocionale të tifozerisë së organizuar.
Sipas një deklarate për mediet, KMD thotë se sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.
“Në këtë kontekst, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon qytetarët në stadium të shmangnin shprehjet e papërshtatshme, parullat me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike që mund të cenojnë dinjitetin e Njeriut”, thuhet në deklaratë.
Institucioni i KMD-së shprehet se “mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sëbashku autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), do të monitorojnë ndeshjen në Tiranë”.
Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë!
TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror të futbollit “SHBA-2026”, institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi vëren një përfshirje të lartë sportive, antagoniste dhe emocionale të tifozerisë së organizuar.
Sipas një deklarate për mediet, KMD thotë se sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.
“Në këtë kontekst, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi apelon qytetarët në stadium të shmangnin shprehjet e papërshtatshme, parullat me gjuhë urrejtje dhe stereotipet etnike që mund të cenojnë dinjitetin e Njeriut”, thuhet në deklaratë.
Institucioni i KMD-së shprehet se “mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sëbashku autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), do të monitorojnë ndeshjen në Tiranë”.
Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë!
TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar disa rregulla që tifozët duhet të kenë parasysh gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026
Sipas njoftimit, çdo person që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me një mjet identifikimi, ndërsa të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike nga stjuardët. Ndalohet rreptësisht kalimi i barrierave dhe çdo tentativë për të shmangur pikat e kontrollit.
Gjithashtu, FSHF rikujton se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, konsiderohen vepra penale dhe do të ndiqen penalisht.
Një tjetër pikë e rëndësishme është se gjatë gjithë kohës, tifozët do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë, çka do të thotë se çdo veprim i papërshtatshëm do të identifikohet menjëherë.
FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe sportive.
Ndërkaq edhe kryeqyteti shqiptar është ‘veshur’ nga atmosfera e kësaj përballjeje sportive ku në rrugët dhe ambientet e lokaleve janë vendosur flamujt kuq e zi.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë bllokime të pjesshme në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit serb gjatë stërvitjes dhe ndeshjes. Kufizimet do të zgjasin deri në 25 minuta gjatë secilit kalim. Autoritetet kërkojnë […]
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Air Albania”.
Gjatë fjalës së tij trajneri i kombëtares tha se shpreson që të dhurojnë një ndeshje të bukur, dhe të fitojnë tre pikët. Sipas trajnerit ekipi serb është një ekip i fortë, por megjithatë ai tha se kombëtarja jonë ka lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Bajrami për të cilët tha se ndjehej shumë krenar.
“Serbia është një ekip i fortë dhe këtë ne e dimë ka lojtarë shumë të fortë dhe individualistë, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Malaj, Bajrami për të cilët unë jam shumë krenarë. Është një ekip shumë i mirë të cilët po bëjnë një tranzicion shumë të shpejtë. Nesër ujë shpresoj që të kemi një ndeshje të bukur.
Të gjithë përgatisin një ndeshje të bukur për ta fituar. Dëgjova dhe trajnerin e kundërshtarit i cili po përgatiti po ashtu për të pasur një ndeshje të bukur. Shpresoj që ne të dhurojmë një ndeshje të bukur 90 minuta janë shumë të gjata dhe mund të ndodhë çdo dhe kualifikimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë dhe ne presim se si do të shkojë. Por, ne futemi për të marrë tre pikët”, tha trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho.
Sfida e Shqipërisë me Serbinë do të luhet ditën e shtunë, më 7 qershor, në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45./abcnews.al
TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim për planin e masave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit.
Në njoftimin për mediet, Policia bën me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.
Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero. /e.i/ a.g/
Kufizimet do të zgjasin deri në 25 minuta gjatë secilit kalim. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe respektimin e udhëzimeve të policisë për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, duke paralajmëruar tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të rendit dhe sigurisë publike.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të ketë bllokime të pjesshme sot në orën 16:30 dhe nesër në orën 18:45, për shkak të eskortës së ekipit gjatë stërvitjes dhe ndeshjes.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT
Në vijim të njoftimit të dhënë për planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Serbi”, ju informojmë se:
Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do ketë kufizime të pjesëshme deri ne 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje mbasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen.
Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses porsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren.
Çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero.
TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në një intervistë televizive të zhvilluar në kuadër të ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka zbuloi më tepër rreth gjendjes së skuadrës, objektivit që kanë kuqezinjtë në këtë ndeshje ndërsa tregoi edhe organizimin e bërë për mbarëvajtjen e këtij takimi.
Duka komentoi edhe çështjen e biletave, si edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Vuçiç, drejtuar trajnerit serb.
Si paraqitet gjendja e skuadrës – Përgatitjet kanë filluar nga data 27. Vazhdojnë stërvitjet, ekipi është në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi pasur vetëm 2-3 shqetësime të vogla që shpresoj që do të rikuperohen deri në ditën e ndeshjes dhe të gjithë do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Serbisë. Deri tani i kemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe pastaj do të vendosë ai se kë lojtar do të hedhë në fushë nga minuta e parë dhe kë më vonë. E rëndësishme është që ne të gjithë si një skuadër të kemi një performancë dhe rezultat pozitiv për të arritur objektivat tona.
Cili do të ishte rezultati pozitiv për ne, fitorja apo barazim? – Në letër, dy skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në grup jemi ne dhe Serbia. Anglia është më e favorizuar për të dalë në vend të parë në grup. Kjo mund të konsiderohet një derbi sportiv pasi ajo që do të arrijë rezultatin pozitiv do të ketë më shumë shanse për të siguruar vendin e dytë dhe për të shkuar në play-off. Rezultati pozitiv për ne janë tre pikët përderisa luajmë në shtëpi. Ky është objektivi i ekipit.
Na favorizon gjendja jo e mirë e Serbisë, me përplasjet që kanë brenda grupit? – Janë skuadër profesioniste, me futbollistë profesionistë, të një niveli më shumë se mesatar. Nuk besoj se në një ndeshje të tillë, ku ka rëndësi klasifikimi për ekipin kombëtar, nuk do ta ndikonte asgjë. Favor për ne është që kemi një skuadër më kompakte me të gjitha komponentët, sportivë, jashtë fushës dhe jo vetëm me lojtarët, por edhe stafin. Dhe jo vetëm kjo, por edhe mbështetja e jashtëzakonshme. Meraku është që futbollistët të gjejnë balancën për të mos qenë në trysni për këtë rezultat, por të kenë impenjimin e balancuar, të domosdoshëm sportiv për të arritur këtë rezultat.
Serbia na mundi në ndeshjen e fundit në Elbasan, mund të jetë “Arena Kombëtare” fat për ne? – Nuk ka lidhje një ndeshje e luajtur 10 vite më parë me një ndeshje që do të luhet sot. Kemi ndryshuar skuadër, ka ndryshuar Serbia. Jemi thuajse në të njëjtat nivele. Serbia është një skuadër për t’u respektuar nga pikëpamja kualitative. Ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira dhe që kanë bërë karrierë të mirë sportive dhe kur janë në ditë të mira, të bëjnë ‘dëm’. Por kanë luhatjet e tyre dhe uroj që kur të jenë në Tiranë, të jenë në pikën negative.
Ju intereson më shumë rezultati apo mbarëvajtja e ndeshjes? – Këtu jemi në një ndeshje futbolli dhe objektivi kryesor është që ta fitosh atë. Dhe pa dyshim, që ta fitosh në të gjitha kushtet optimale të organizimit. Jam shumë i bindur që me punën që është bërë dhe me thirrjet që i janë bërë mbështetësve, tifozëve dhe gjithkujt në Shqipëri, por edhe me eksperiencën që kemi, nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Në një ndeshje me sensibilitet të tillë, ka edhe vëmendje të shtuar për organizimin, sigurinë, për biletat etj, por në fund të fundit i mbulon/zbulon gjërat rezultati. Uroj të kemi një rezultat pozitiv dhe ky është prokupimi ynë më i madh.
Biletat për këtë ndeshje – Biletat janë të nominuara me emër dhe nuk do të lejohet askush të futet në stadium nëse nuk kanë të njëjtin emër në biletë. Nuk e di nëse ka vërtetë bileta në treg të zi apo janë thashetheme, por do të jetë me risk sepse riskojnë mos të futen në stadium.
Mund ta shohim stadiumin bosh sepse ata që e kanë blerë në treg të zi nuk do të lejohen të futen në stadium? – Uroj që mos të ndodhë, por ata që kanë blerë biletën të futen në stadium dhe të mbështesin Kombëtaren.
Thirrja e Vuçiç për trajnerin dhe pse futbolli kalon ndonjëherë në nivele nacionalizmi? – Është edhe për t’u gëzuar që futbolli është kaq i rëndësishëm saqë duan ta përdorin edhe për politikë. Edhe thirrja e Vuçiçit për trajnerin nuk besoj se është një gjë sportive, por është për të shfrytëzuar lidhjet e veta politike në Serbi dhe nuk ka të bëjë me ne. Futbolli duhet të mbetet lojë dhe ne dhe futbollistët duhet ta shikojmë ashtu. Edhe politikanët duhet ta shohin si lojë dhe jo ta shfrytëzojnë për politikë.
Shqipëri-Serbi po pritet me padurim nga tifozët. Ish-lojtari i kombëtares, Luan Pinari vlerëson në maksimum ekipin kuqezi, ndërsa pranoi se kjo sfidë është speciale. ”Kjo ndeshje përjetohet shumë, pasi luhet me një kundërshtar të tillë. Shpresoj që të dalim me rezultat pozitiv. Të gjitha këto përgatitje, shpresoj që të na shkojnë për mirë. Presim rezultat pozitiv ndaj këtij kundërshtari…
TIRANË, 4 qershor /ATSH/ 3 shtetas janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë sepse shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja.
Policia e Tiranës njoftoi sot se, si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.
Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /j.p/
Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. UEFA ka publikuar pak minuta më parë arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm. Kryesori do të jetë Davide Masa, ndërsa ndihmësit e tij Filippo Meli dhe Ciro Karbone. Asisteni i katërt është […]
Shqipëri-Serbi do të luhet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, ndaj kjo ka rritur edhe masat e sigurisë nga ana e Policisë. Për të parandaluar incidentet e mundshme, edhe pse në stadium nuk do ketë tifozë serbë, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash të rrepta sigurie. Një prej tyre është edhe boshatisja e bizneseve në ambientet e stadiumit.
Në një atmosferë të përmbajtur dhe të distancuar nga zhurma mediatike që shoqëron zakonisht përballjet me Serbinë, kombëtarja shqiptare është grumbulluar zyrtarisht për ndeshjen e 7 qershorit, që do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Deri atëherë, kuqezinjtë do të ndjekin programin e zakonshëm përgatitor, i fokusuar totalisht tek objektivi i vetëm: fitorja ndaj një rivali të drejtpërdrejtë.
Në konferencën e parë për shtyp, Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi ndanë ndjesitë e tyre. Hysaj, një nga më të vjetrit në ekip, kujtoi edhe precedentët e nxehtë të përballjeve me Serbinë, duke aluduar për një situatë që kërkon qetësi dhe përqendrim maksimal.
Ndërkohë, Laçi, tashmë një figurë e konsoliduar në formacionin e Sylvinhos falë rolit të tij ekuilibrues në mesfushë, do të përjetojë për herë të parë këtë sfidë, por me qetësi dhe profesionalizëm.
Kristjan Asllani u bashkua me ekipin së fundmi për shkak të angazhimit në finalen e Champions League me Interin. Pjesa tjetër e skuadrës ka zhvilluar një mini-fazë përgatitore në Durrës javën e kaluar dhe tashmë janë rikthyer në stërvitje të plotë në Shtëpinë e Futbollit.
Stërvitjet po zhvillohen me dyer të mbyllura, përveç disa minutave të hapura për mediat gjatë nxehjes. Sylvinho ka urdhëruar që pjesa tjetër e seancave të mbahet plotësisht konfidenciale, duke treguar rëndësinë e kësaj përballjeje që konsiderohet si ndeshja më vendimtare e këtij cikli.
Interesi për ndeshjen ka qenë i jashtëzakonshëm: mbi 200.000 kërkesa për bileta janë regjistruar, duke e bërë të pamundur pajisjen me to për një pjesë të madhe të tifozëve. Kombëtarja po përgatitet në qetësi, me besim dhe përqendrim maksimal, për të shkruar një tjetër faqe historike më 7 qershor në Tiranë.