Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fshatari, rosa dhe turisti

By: Ardit
12 July 2025 at 16:33

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa shoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin. Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. […]

The post Fshatari, rosa dhe turisti appeared first on BoldNews.al.

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

By: armand
11 July 2025 at 20:15

Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen me Kaljun. Sfida në “Arenën Kombëtare” do të luhet më 17 korrik ora 20:00. Bileta më e lirë është në çmimin 400 lekë, pikërisht prapa porte. Biletat në tribunën përballë mund të blihen me 800 lekë. Në sektorët e tribunave qëndrore mund të gjehet me bileta me […]

The post Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat appeared first on BoldNews.al.

Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave.

“Jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës për pronat. Vlera e pronave është rritur me 26%, gjë e cila do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore”, tha ministri Malaj, gjatë takimit me përfaqësues të pushtetit vendor, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe anëtarët të tjerë të qeverisë.

Ai theksoi se taksa mbi pronën është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e vendeve europiane dhe duhet të marrë të njëjtën peshë dhe rëndësi edhe për bashkitë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë me ndryshimin e çmimeve të referencës, Ministria e Financave do të bëjë edhe rivlerësimin e pronave me një normë tatimore të reduktuar.

“Ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve që krahas vlerës së re të pronës së tyre, të bëjnë edhe rivlerësimin real të pasurisë që zotërojnë aktualisht”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, ky proces do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të saktë të taksimit të pronës, por edhe në forcimin e financave vendore në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

/a.gj//r.e//a.g/

The post Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pirdeni: Java e Administratës Publike 2025, nis nesër ediconi i dytë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni bëri me dije se nga 30 qershor deri në 4 korrik, do të organizohet edicioni i dytë i Javës së Administratës Publike 2025.

Ministrja Pirdeni pohon se për të dytin vit radhazi do të ketë një seri aktivitetesh ndërvepruese, ekspozita, ndarje çmimesh dhe reflektime për përmirësimin e administratës publike.

Ky aktivitet është një mundësi shumë e mirë për t’u angazhuar qoftë edhe drejtpërdrejtë duke u punësuar në administratën publike, qoftë duke u angazhuar në nismat e përbashkëta. Rienergjizimi i administratës publike për t’i shërbyer thellësisht funksionit publik është një nga angazhimet e Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

/e.i/a.f/

The post Pirdeni: Java e Administratës Publike 2025, nis nesër ediconi i dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e çmimeve, Tabaku: Pasojë e ekonomisë së kapur

By: Ardit
22 June 2025 at 10:53

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish mbi rritjen e çmimeve në Shqipëri, duke theksuar se kriza ekonomike nuk njeh ngjyrë politike. ‘Rritja e çmimeve nuk është çështje e të majtëve apo të djathtëve. Është një çështje që lidhet me mungesën e politikave dhe me ekonominë e kapur nga monopolët’, u shpreh Tabaku. […]

The post Rritja e çmimeve, Tabaku: Pasojë e ekonomisë së kapur appeared first on BoldNews.al.

PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë


TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli deklaroi sot se në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare të EUROSTAT, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

“Edhe pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë 50% më shtrenjtë për ushqimet se sa qytetarët europianë”, u shpreh ajo.

Duke iu referuar EUROSTAT, Memelli theksoi se “shqiptarët shpenzojnë mbi 40% të të ardhurave mujore vetëm për ushqime”.

“Ndërkohë që vendet e rajonit ndihmojnë prodhuesit, në Shqipëri fermeri lë tokën bosh dhe ikën nga vendi. Partia e Lirisë ka një qëndrim të qartë dhe të panegociueshëm: ulje urgjente të TVSH-së për ushqimet bazë; subvencione direkte dhe reale për bujqësinë dhe prodhimin vendas; kontroll dhe transparencë mbi çmimet në tregun ushqimor dhe konkurrencë e ndershme”, theksoi ajo.

/m.m/j.p/

The post PL: Të ulet TVSH për ushqimet bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane”/ Tabaku: Ky realitet duhet ndryshuar

By: Ardit
20 June 2025 at 20:18

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen çmimeve në Shqipëri, duke e quajtur këtë një realitet të padrejtë për qytetarët. “Sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmime!” – deklaron Tabaku. Ajo nënvizon se sipas të dhënave zyrtare për vitin 2025, çmimet për produktet bazë si djathi, qumështi, vezët dhe vaji […]

The post “Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane”/ Tabaku: Ky realitet duhet ndryshuar appeared first on BoldNews.al.

Ndahen çmimet e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festivali, ku kryefjalë ishte kinematografia.

DEA OPEN AIR e përfundoi këtë edicion të dymbëdhjetë, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore, si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.

Ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. Në konkurrim morën pjesë 34 filma nga 20 vende të botës.

’’Edhe ky edicion konfirmoi, se kinemaja serioze mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të eksploruar, ndjerë dhe kuptuar vetveten. Kjo është arsyeja, përse DEA nuk ndjek trende – por investon te konsolidimi i profilit të vet, si festival i përmbajtjes dhe ndërton te besimi i shikuesit”, u shpreh drejtoresha Artistike e Festivalit, Mirela Oktrova, në hapje të ceremonisë

Drejtori i Festivalit, Edmond Topi, falenderoi të gjithë ata që mbështetën këtë organizim.

’’Kemi mbyllur një maratonë filmash, të cilët shpresojmë t’i keni shijuar. Unë i kam parë edhe më parë dhe si drejtor kisha sikleta të tjera, por shpresoj që ju t’i keni shijuar vërtetë. Nuk jam i fjalëve të gjata, por shpresoj të përjetoni njësoj edhe këtë mbrëmje, siç keni qenë gjatë këtyre ditëve prezent në shfaqjen e filmave’’, u shpreh drejtori Edmond Topi.

Filmi ’’Përkushtimi i Hasanit’’ (titulli në origjinal Commitment Hasan) me regji të Semih Kaplanoglu, Turqi 2021 mori Kupën DEA për Filmin më të mirë me Metrazh të Gjatë, me motivacionin për saktësi dhe mjeshtëri të lartë.

Filmi eksploron tema si pajtimi, falja dhe lidhja njerëzore me thellësi dhe përmbajtje. Në një peizazh që shndërrohet në pasqyrë të brendshme, filmi rrëfen një histori universale përmes pak personazheve të ndërtuar me nuancë dhe autenticitet.

Të nominuar në këtë kategori ishin edhe dy filma të tjerë ;

Mykaela Plotkin – Zonjushat, Brazil 2024

Igor Aleksov – Lena dhe Vladimiri – Maqedonia e Veriut 2023

Regjisori Semih Kaplanoglu ishte vetë i pranishëm në marrjen e Kupës DEA, ndërsa mes emocioneve dhe falenderimit për trofeun tha se, ndihej krenar që mori një çmim të rëndësishëm në një vend që është special për të.

’’U jam falenderues për jurinë, që më nderuan me çmim, por krahas nderimit ndjehem shumë i emocionuar, pasi unë jam nip i një gjysheje që ka lindur në Shqipëri dhe e ndiej deri në palcë këtë nderim që më bëtë. Çmimet janë të bukura, por shërbejnë edhe për motivim e rinojnë regjisorin. Unë jam 63 vjec dhe kjo më jep nxitje për të sjellë një gjë më të mirë, që mund të vlerësohet në të ardhmen . Sa mirë që ekzistoni, sa mirë që ekziston kinemaja dhe sa mirë që ekzistojnë festivale të tilla që na vlerësojnë’’, u shpreh regjisori fitues Semih Kaplanoglu

DEA OPEN AIR vlerësoi të njëjtin film turk edhe me kupën për Regjinë më të mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë.

Me motivacionin për regjinë e tij të rafinuar dhe thellësisht reflektuese, për saktësinë dhe përmbajtjen me të cilat e kthen thjeshtësinë në kinema të thellë regjisorin Kaplanoglu.

Umut Karadak i dha trofeun e tretë në këtë festival, filmit me të njëjtin titull për vërtetësinë e thellë në portretizimin e Hasan-it — një interpretim që përqafon pa frikë ambiguitetet e jetës dhe kontradiktat e qenies njerëzore. Ky çmim u dorëzua nga Drejtor i Teatrit Kombetar, Indrit Cobani

Konkurimi në këtë program u ndoq nga juria e Filmit me Metrazh të gjatë, e përbërë nga: Niccolo Castelli (kryetar – Zvicër), Luiza Xhuvani (anëtare – Shipëri), Claudio Bucci (anëtar – Itali), Fatos Berisha (anëtar – Kosovë), Nikos Moustakas (anëtar – Greqi).

Si simbole të respektit për kontributet e individualiteteve të shquara të ekranit DEA OPEN AIR nderoi kujtimin e të madhes Margarita Xhepa, ndërsa çmimin e mori në dorëzim i biri, aktori gjithashtu i njohur Ndriçim Xhepa. Dy muaj pas kalimit në amshim, filmi i fundit ku interpretoi ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, është “Vdekja le të presë”. Një film ky përshëndetës, në çelje të festivalit që erdhi si homazh për Margarita Xhepa.

’’Ja që vjen një moment dhe detyrohesh. Një kënaqësi të tillë, në këtë rast ime më do ta kishte marr vetë, por ja që gjithcka e ka një fund në jetë. Me kënaqësi do ta çoj në shtëpinë e saj këtë statujë. Falenderoj edhe pjesëmarrësit për reagimin. Në respekt të dy festivalbërësve, që e kanë ideuar këtë festival, e bëjnë për 12 vite edhe do t’i uroja shumë e shumë vite të tjera. Ju falenderoj për këtë respekt që përcillni për karrierën 70-vjeçare të Margaritës’’, tha Ndriçim Xhepa.

Një tjetër çmim ishte edhe DEA e Karrierës ose siç organizatorët e këtij fesuivali e kanë emërtuar, DEA e Mirënjohjes, i cili sivjet shkoi për jetën artistike dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare regjisorin Saimir Kumbaro.

Juria e festivalit akordoi Çmimin Special, një përmendje të veçantë skenarit të filmit ’’Këtu vallezohet me hijet’’ të Pluton Vasit, me skenar të Bashkim Hoxhës, për guximin në përballjen me një kapitull kompleks dhe të dhimbshëm të historisë shqiptare, me thellësi dhe sinqeritet. Një histori që spikat për ndershmërinë e këndvështrimit dhe përkushtimin për të rikthyer kujtesën dhe humanizmin përmes rrëfimit.

Me Senhoritas/Zonjushat, Mykaela Plotkin fitoi Kupën DEA për Skenarin më të Mirë në Filmin me Metrazh të Gjatë. Ajo i qaset një teme rrallëherë të trajtuar me ndjeshmëri dhe guxim: kënaqësisë, dëshirës dhe dashurisë në moshën e tretë. Plotkin dërgoi një video përshëndetëse për festivalin.

Filmat konkurrues në programin e Filmit të shkurtër dhe Filmit me Metrazh të Gjatë i vlerëson nga ky këndvështrim tradicionalisht Juria e medias, e përbërë sivjet nga: Alda Bida (kryetare), Ermal Peci (anëtar), Juljana Vrapi dhe Egla Xhemalaj (anëtare). Juria e Medias ndau dy çmime – një për kategorinë e Filmit të Shkurtër dhe një për kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë.

Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit të Shkurtër dhe motivacioni i tij shkoi për ’’Dhe kjo është për këtë Krishtlindje’’ me regji të Peter Vulchev, Bullgari 2024. Me motivacionin për një narrativë të ndjeshme dhe fokusim te vlerat e solidaritetit.

Ndërsa Çmimi Special i Medias në Konkurimin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe motivacioni përkatës shkoi për ’’Këtu vallëzohet me hijet’’ nga Pluton Vasi, Shqipëri 2024. Ky film u vlerësua si një akt angazhimi qytetar që merr përsipër të hedhë dritv mbi pasojat e represionit të diktaturës. Çmimin e mori vetë regjisori i pranishën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve:

’’Kënaqësi për mua, falenderimi i veçantë për organizatorët. Për mua ishte një kthim në inocensë. Janë emocione të rralla, pasi këtu në këto ambjente kemi marr fillimet e para të profesionit. Një përmendore të jashtëzakonshme për pedagogët tanë’’, u shpreh regjisori Vasi

Nga vlerësimet e jurisë organizatorët e Festivalit ndanë Çmimin Special të Publikut/Audiencës – vleresim, qe rezulton nga klikimet dhe mesazhet ne llogarite zyrtare te festivalit si edhe nga vlersimet e publikut, e ka ndjekur shfaqjet e filmave ne kinema.

Me këtë çmim publiku vlerësoi aktorin Karafil Shena, në rolin kompleks të Zigurit – ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe njëherësh baba i një gazetareje që përpiqet të ndriçojë të kaluarën, në filmin ’’Këtu vallëzohet me yjet’’. Në emër të organizatorëve, vendimin e kësaj here e zbuloi Drejtori i Programit të Filmit me Metrazh të Gjatë, Genc Përmeti.

Kupa Dea për Kamerën më të Mirë iu dha Aleksandar Rusjakovit, drejtor fotografie i filmit ’’Lena dhe Vladimiri’’ me regji të Igor Aleksovit, për një punë vizuale që na lejon të ndjejmë emocionet e personazheve dhe pothuajse të nuhasim vendet ku ata jetojnë.

Gjithashtu ky film u vlerësua me Kupën DEA për aktoren më të mirë në filmin me metrazh të gjatë akorduar Sara Klimoska, për aftësinë për të sjellë në jetë një personazh me intensitet dhe vërtetësi. me këtë performancë, ajo konfirmohet si një nga zërat më premtues jo vetëm në kinemanë ballkanike, por edhe më gjerë.

Programi i Filmit të Shkurtër në DEA OPEN AIR 2025 Solli një mozaik rrëfimesh të thella dhe të larmishme, ku ndërthuren trauma personale, sfida sociale dhe momente të papritura ndërgjegjësimi. Temat që dominuan ishin humbja, padrejtësia, shtypja, identiteti dhe dashuria.

Në kategorinë, Filmi i Shkurtër më i Mirë, i përzgjedhur në 14 filma të Shkurtër nga 12 vende të botës, mes tre te nominuarve çmimi shkoi për ’’Sara’’ me regji të Ariana Andrade Castro, Spanjë–Peru, 2024. Me motivacionin për atmosferën e ndërtuar me ndjeshmëri të thellë, për regjinë e rafinuar dhe gjetjet e bukura vizuale, për mënyrën si drama ndërthuret me poezi filmike, trishtim dhe reflektim njerëzor,

Festivali ka prej kohësh në traditën e vet inkurajimin e kineastëve të rinj në rrugën jo fort të lehtë të krijimit kinematografik. Këtij synimi i shërben edhe Çmimi Inkurajues.

Drejtorja e Programit të Filmit të Shkurtër, Ajola Daja zbuloi çmimin që shkoi për Granit Dragaj – “Shkëmbim” – Kosovë 2022 me motivacionin e një gjuhë të pastër kinematografike dhe me një qasje të sinqertë, filmi na kujton rolin që kinemaja mund të luajë për të promovuar humanizmin dhe empatinë, ku përmes syve të një fëmije, ai na fton të shohim botën me më shumë mirësi.

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve rezervoi të tjera vlerësime edhe për konkurimet në Seksionet e Filmit Studentor dhe Filmit të Shkurtër, seksionet me aplikimet më të shumta në të gjithë këto dymbëdhjetë vjet të rrugëtimit të DEA-s. Ofertën filmike në Programin dhe Konkurimin e Filmit Studentor e ndoqi Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: Andriana Vickovic (kryetare – Kroaci), Lulzim Zeqja (anëtar – Shqipëri), Ben Apolloni (anëtar – Kosovë).

Në këtë edicion, u bënë pjesë 13 filma nga 9 vende të botës, ndër të cilët: Shqipëria, Irani, Korea e Jugut, Bullgaria, Spanja, Italia, Kili dhe Rusia, shqetësimi kryesor i të cilëve mbetet raporti i njeriut me botën përreth apo i individit me komunitetin.

Ben Apolloni një nga anëtaërt e jurisë zbuloi emrin e Matteo Giampetruzzi nga Italia fitues me oferëtn filmike ’’Lum ata që janë të pastër në zemër’’ një film ky i vitit 2023.

Sivjet, juria, kishte vendosur të “përmendë në mënyrë të veçantë” edhe një konkurrues tjetër, me dëshirën për ta vlerësuar atë në mënyrë inkurajuese dhe ai është Mauro Zaçes. Një çmim i veçantë ky për filmin “Shtigje” që spikat për ndërtimin e qëndrueshëm dramaturgjik dhe për një regji të pastër, të qartë dhe të përmbajtur.

Edicioni i 12-të i DEA OPEN AIR – Tirana 2025 – përputhur me moton “Kinemaja si integritet” konfirmoi edhe një herë vlerën e kinemasë si formë reflektimi dhe rrëfimi me integritet.

Me falenderimin për mbështetjen dhe kthimin sërish vitin e ardhshëm Mirela Oktrova, drejtoresha artistike e DEA OPEN AIR e deklaroi të mbyllur Edicionin e dymbëdhjetë DEA – International Film Festival – Tiranë 2025.

Nën tingujt e kuartetit të harqeve, në skenë u ngjitën të gjithë pjesëmarrësit për foton tradicionale përmbyllëse.

/gj.m/

The post Ndahen çmimet e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

By: user 8
8 June 2025 at 16:58

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit.

Ky vend ballkanik ka qenë një destinacion i preferuar për vizitorë nga Gjermania, Austria, Republika Çeke dhe Italia, shumë prej tyre të tërhequr nga çmimet më të lira që ofronte Kroacia.

Megjithatë, gjatë tre viteve të fundit, çmimet në sektorin e turizmit në Kroaci janë rritur me plot 50%. Ky shpërthim i çmimeve e ka bërë Kroacinë më të shtrenjtë se dy nga rivalët e saj më të mëdhenj. Spanja dhe Greqia.

Në të dy vendet mesdhetare, kostot janë rritur vetëm me 15 deri në 20% gjatë së njëjtës periudhë./ Express

The post Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët appeared first on Lapsi.al.

“Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj

7 June 2025 at 09:36

Çmimet e apartamenteve në zonat bregdetare të Shqipërisë vijojnë të rriten. Shtrenjtimet më të larta janë regjistruar në Lungomare, Radhimë dhe Orikum, në Vlorë. Sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të patundshme, në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë.

Nga 1,500 euro/m², këtë vit çmimet variojnë nga 2,000 deri në 2,500 euro/m². Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arrijnë nga 2,500 deri në 3,500 euro/m², për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë. Në Radhimë, që prej vitit 2023, vijojnë zhvillimet me projekte të reja. Çmimet aktualisht variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro/m², krahasuar me 1,500–2,000 euro/m² në vitin 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%. Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro/m² (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro/m².

Saranda ofron ende apartamente për shitje, kryesisht në resorte, me çmime që arrijnë deri në 4,000 euro/m². Në Palasë dhe Dhërmi, çmimet kanë arritur deri në 3,800 euro/m² sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme. Megjithatë, pavarësisht rritjes së çmimeve, Shqipëria mbetet dukshëm më e lirë krahasuar me tregjet e rajonit sipas CEO-s së “Century 21 Albania”, Jonian Antoni. Në Mal të Zi, komplekset elitare si “Lustica Bay” ofrojnë apartamente nga 6,998 deri në 13,960 euro/m². Edhe projektet më të përballueshme, si Amma Resort në Bar, arrijnë deri në 4,385 euro/m². Sipas tij, tregu shqiptar ka ende hapësirë për rritje çmimesh, nëse shoqërohet me përmirësim të infrastrukturës dhe politika zhvillimore të qëndrueshme.

“Diferenca e çmimeve tregon se Shqipëria ka potencial për rritje, nëse mbështetet nga zhvillimi i infrastrukturës dhe promovimi turistik”, – thotë z. Antoni.

Kërkesa e huaj, me buxhete mes 80–130 mijë euro

Në tërësi, kërkesa për tregun e pasurive të paluajtshme në bregdet dominohet nga blerësit e huaj, nga shtete si Çekia, Polonia, Hungaria dhe shqiptarë të diasporës. Sipas Jonian Antonit, vetëm rrjeti i “Century 21” regjistron deri në 9,000 kërkesa në vit për prona në bregdet, ndërsa realizohen rreth 700–800 transaksione – më pak se 10% e kërkesës. Sipas tij, potenciali i tregut është ende i paeksploruar dhe për momentin nuk ka rrezik për mbiofertë. “Nëse do të arrijmë të gjenerojmë interes nga pesë vendet kryesore të Europës, do të nevojiten shumë më tepër ndërtesa për të përmbushur kërkesën reale”, – deklaron ai.

Shumica e blerësve të huaj vijnë nga vende pa dalje në det si Çekia, Polonia dhe Hungaria dhe përfaqësojnë shtresën e mesme, me buxhete që lëvizin nga 80,000 deri në 130,000 euro. Kërkesat fokusohen në apartamente 1+1 dhe 2+1, të cilat përbëjnë 90% të shitjeve. Rreth 70% e blerësve i përdorin për pushime disa javë në vit, ndërsa pjesën tjetër e japin me qira ditore, duke e konsideruar si një investim të qëndrueshëm.

Në Sarandë vijon rënia e kërkesës nga çmimet e larta

Në Sarandë, sipas agjencive të pasurive të patundshme, kërkesa hyn në vitin e dytë të rënies nga çmimet e larta.

Në këtë qytet, kërkesa për prona po bie për shkak të çmimeve të larta. Sipas Eron Çumanit, drejtues i agjencisë “Saranda Property”, çmimet e apartamenteve në ndërtesa të ndërtuara para 10 vitesh nisin nga 1,500 euro/m², ndërsa për ndërtimet e reja me distancë 500–1,000 metra nga deti variojnë nga 2,000 deri në 2,500 euro/m². Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet për apartamentet në ndërtim shkojnë nga 3,000 deri në 3,500 euro/m².

Z. Çumani thekson se 90% e kërkesës vjen nga shtetas europianë, por kjo kërkesë ka rënë me 30% krahasuar me vitin 2024. Kjo është rënia e dytë radhazi, pasi në vitin 2024, kërkesa ishte ulur me 50% në raport me 2023. Sipas tij, rënia e kërkesës lidhet drejtpërdrejt me çmimet e larta.

“Çmimet e shitjes nuk kanë pësuar ulje dhe ndërtuesit nuk po i rishikojnë ato. Ndërkohë që të huajt kërkojnë të blejnë prona nën 2,000 euro/m², shumica e transaksioneve në këtë fashë ndodhin për prona të ndërtuara 8–10 vite më parë, ose nga stoku i pashitur.

Transaksionet mbi 2,000 euro/m² janë të pakta”, thotë ai.

Z.Çumani shton se arsyeja kryesore që të huajt blejnë në Sarandë janë çmimet më të ulëta krahasuar me rajonin. Por për prona me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro/m², zakonisht në resorte, kërkesa do të vijojë të bjerë, pasi mungojnë projektet infrastrukturore që ta justifikojnë këtë çmim.

Ai thekson se është e domosdoshme që ndërtuesit të rishikojnë çmimet, për të ndihmuar në stabilizimin e tregut. Edhe Ilir Konomi nga “Albanian Property Group”, konfirmon të njëjtën tendencë për Sarandën. Ai shprehet se finalizimi i transaksioneve të shitjes është më i ulët se vitin e kaluar, për shkak të çmimeve të larta.

“Pronat e mira në Sarandë ofrohen me çmime që variojnë nga 1,800 deri në 2,000 euro/m². Blerësit e huaj kërkojnë të blejnë me çmime më të ulëta se kaq.

Edhe pronat që po ndërtohen në vijën e tretë dhe të katërt të ndërtimit, pranë kanalit të Çukës, po ofrohen me çmime të larta. Me këto çmime, blerësit në Sarandë hezitojnë. Në tërësi për bregdetin konstatohet hezitim prej blerësve”, pohon ai.

Vlora dhe Orikumi, rritje të kërkesës nga emigrantët për dhënie me qira

Në zonat bregdetare të Vlorës, si Lungomare, Radhimë dhe Orikum, është shënuar rritja më e lartë e çmimeve të apartamenteve. Sipas agjentëve imobiliarë, shtrenjtimi i çmimeve po ndikohet nga kërkesa e lartë.

Aurela Xhaferaj, agjente imobiliare në agjencinë “Century 21 Aulona”, thekson se rreth 90% e kërkesës për prona në këto zona vjen nga shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ajo shton se këto blerje kryhen më së shumti për qëllime investimi, si për dhënie me qira në platforma si Airbnb, ashtu edhe për rishitje në të ardhmen.

“Rritja e çmimeve është ndikuar drejtpërdrejt nga kërkesa e lartë për prona, veçanërisht në vijën e parë të Lungomares, ku nuk ka më ofertë. E njëjta situatë është edhe për vijën e dytë në këtë zonë.

Kjo mungesë e ofertës ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve”, – thotë znj. Xhaferaj.

Sipas saj, investitorët parapëlqejnë prona që mund të jepen me qira, si për afat të gjatë, ashtu edhe për qira ditore. “Përveç qirasë ditore, edhe qiratë afatgjata janë shumë të leverdishme.

Një apartament 2+1 i mobiluar jepet me qira nga 600 deri në 650 euro në muaj. Vetëm gjatë 2–3 viteve të fundit, çmimet e qirasë mujore janë rritur ndjeshëm”, shton ajo.

Ndërkohë, blerësit vendas janë më të fokusuar në prona me çmime më të ulëta brenda në qytet, ku çmimet variojnë nga 800 deri në 1,000 euro/m².

Apartamentet në Gjirin e Lalëzit, me çmime deri në 3,500 euro/m²; Më tepër blerje nga vendasit

Çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë të komplekseve rezidenciale në Gjirin e Lalëzit kanë arritur deri në 3,500 euro/m². Vitin e kaluar, çmimet varionin nga 2,400 deri në 3,300 euro/m², ndërsa këtë vit, ato luhaten nga 2,500 deri në 3,500 euro/m².

Sipas të dhënave të agjencive të pasurive të patundshme, kjo përfaqëson një rritje çmimesh prej 4 deri në 6%.

Sipas Klajdi Memajdinit, nga agjencia “Devinf”, kërkesa për apartamente në këtë zonë ka mbetur e qëndrueshme krahasuar me një vit më parë. Interesi më i madh për blerje vjen nga qytetarët vendas, të cilët e shohin pronën si një mundësi investimi.

“Blerësit kryesorë janë vendas, përfshirë sipërmarrës të shtresës së pasur dhe të mesme, por edhe profesionistë nga fusha si mjekësia, ekonomia dhe drejtësia. Kërkohen veçanërisht apartamente në komplekse me infrastrukturë të mirë, siguri dhe akses të drejtpërdrejtë në plazh”, – thekson z. Memajdini.

Ai shton se tipologjitë më të kërkuara janë 1+1 dhe 2+1, të cilat përdoren si për pushime familjare, ashtu edhe për qëllime investimi në qira sezonale.

“Në këtë zonë, ardhja e turistëve nis që në muajin mars dhe dhënia e pronës me qira ditore është mjaft e leverdishme. Pjesa më e madhe e qiramarrësve janë shtetas shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia”, – përfundon ai.

Golemit i rikthehen blerësit vendas nga shitjet me këste, por çmimet janë në rritje

Prej vitit 2024, çmimet e shitjes së apartamenteve në Golem (si në vijën e parë ashtu edhe të dytë të ndërtimit) ofrohen mbi 900 euro/m². Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë çmimet kanë arritur deri në 2,000 euro/m², nga 1,500 euro që ishte çmimi maksimal vitin e kaluar, një rritje prej 33%, e ndikuar kryesisht nga mungesa e ofertës dhe shtimi i kërkesës.

Në vijën e dytë të ndërtimit, çmimet variojnë nga 900 deri në 1,500 euro/m² dhe nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar.

Arian Gjuzi, nga agjencia imobiliare “Century 21 EON”, thotë se në Golem, kërkesa për prona mbetet e lartë. Sipas tij, risia e këtij viti është rikthimi i blerësve vendas, të cilët mbizotëronin në treg 10–15 vite më parë, kur çmimet ishin më të ulëta.

“Që prej vitit 2023 në Golem po zhvillohen shumë projekte të reja rezidenciale me parametra modernë, duke përfshirë pishina dhe ambiente të gjelbra. Në këto komplekse ofrohet gjithashtu mundësia e blerjes me pagesë me këste.

Kjo ka ndikuar në rikthimin e interesit të blerësve vendas, në nivele të ngjashme me ato të 10–15 viteve më parë, kur çmimet ishin ekonomike”, shprehet z. Gjuzi.

Ai shton se në përgjithësi, kërkesa për blerje në Golem dominohet nga europianë, kryesisht çekë, polakë dhe hungarezë. Sipas tij, si të huajt edhe vendasit, blejnë kryesisht për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.

Më tej, në zonat bregdetare të Durrësit, konkretisht tek Ura e Dajlanit, çmimet e shitjes kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me një vit më parë, duke u luhatur nga 1,000 deri në 1,300 euro për metër katror. Sipas agjentëve imobiliarë, në këtë zonë pritet të zhvillohen projekte të reja rezidenciale.

Ndërkohë, pranë Shkumbinit të Kavajës, çmimet e pronave me pamje nga deti variojnë nga 1,700 deri në 2,000 euro/m². Çmimi maksimal është rritur me 200 euro/m², apo rreth 11% më shumë se vjet.

Çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit vijojnë të mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro/m². Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.

Çmimet në Qerret, në rritje deri në 40%, dominon kërkesa nga të huajt

Çmimet e shitjes së apartamenteve në Qerret kanë shënuar rritje edhe këtë vit. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit, çmimet kanë arritur deri në 2,000 euro/m², apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Në vijën e dytë, çmimet shkojnë deri në 1,700 euro/m², që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.

Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro/m².

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa në rritje, kryesisht nga shtetas të huaj. Nga ana tjetër, oferta në treg është përmirësuar në aspektin e zhvillimit urbanistik, me ndërtimin e rezidencave të banimit me 5 deri në 7 kate, të pajisura me ambiente pishine dhe gjelbërim.

Arian Gjuzi, nga agjencia “Century 21 EON”, pohon se rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët.

Sipas tij, për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme, çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%.

Në zonat bregdetare, tendenca e çmimeve të shitjes së vilave është në rritje. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në zonat bregdetare, çmimet e shitjes së vilave për këtë vit kanë arritur deri në 1,8 milionë euro për njësi.

Klajdi Memajdini, nga agjencia imobiliare “Devinf”, tha se rritje kanë shënuar çmimet nga rishitja e vilave. Sipas tij, në Gjirin e Lalëzit vilat me sipërfaqe të mëdha po rishiten me çmime nga 2,5 milionë deri në 2,8 milionë euro.

Në Gjirin e Lalëzit, blerësit kryesorë të vilave janë shqiptarë vendas dhe të diasporës.

“Te vilat me sipërfaqe të mëdha, investimi bëhet për qëllime banimi. Vilat bashkëngjitur blihen për dhënie me qira, sepse kërkesa e lartë. Çmimet e qirasë nisin nga 300 euro nata, minimalisht jepet për afat 4 deri në 5 ditë. Familjet e mëdha vijnë për qëllime pushimi”, pohon ai./MONITOR

The post “Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj appeared first on Sot News | Lajme.

Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet

By: Ardit
3 June 2025 at 20:05

Turizmi po ushtron presion te çmimet. Rritja e kërkesës nga njëra anë si pasojë e shtimit të të huajave, me prodhimin vendas në vendnumëro nga tjetra po prodhon shtrenjtim veçanërisht të zarzavateve. “Flasim për zarzavatet që janë të domosdoshme për moshën tonë. Janë shumë-shumë mbi mesataren e viteve të fundit. 2 mijë lekë një kg […]

The post Turizmi rrit çmimet, shqiptarët do të paguajnë edhe më shumë për ushqimet appeared first on BoldNews.al.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë

By: user7
3 June 2025 at 07:23

Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024, sipas të dhënave të reja të Eurostat të azhurnuara këto ditë për ndryshimet vjetore të çmimeve në Europë.

Në krye të listës qëndron Turqia, me një rritje të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve prej 38.6%. Turqia tre vitet e fundit po përjeton një hiperinflacion që vjen i kombinuar nga problemet strukturore të ekonomisë turke dhe politikës monetare.

Pas saj vijnë Malta me rritje 6.7%, Norvegjia me 5.9% dhe Islanda 4%. Shqipëria ndjek këtë renditje me një rritje prej 3.9%, duke e tejkaluar ndjeshëm mesataren e BE-së dhe të rajonit. Islanda dhe Malta janë vende ishullore me kapacitete të ulëta prodhimi dhe kosto të larta të transportit, teksa Shqipëria nuk është e krahasueshme me këto vende.

Rritjet më të lehta të bulmetrave dhe vezëve u vunë në vende si në Portugali me 1.8%, Maqedoninë e Veriut me 1.8%, Serbi 1.5% dhe Mali i Zi me +1.1. Ndonëse presionet inflacioniste po zbuten në shumë ekonomi europiane, Shqipëria ende përballet me sfida që e bëjnë tregun e ushqimeve me rritjen nga më të lartat në Europë.

Ndërkohë, shumë vende të Bashkimit Europian kanë përjetuar ulje të çmimeve për këtë grup produktesh, veçanërisht Çekia me -6%, Hungaria -4.4%, Finlanda -2.4%, dhe Gjermania -1.7%.

Zona euro në tërësi ka shënuar rënie mesatare vjetore prej -0.4% deri në -0.5% të çmimeve të bulmetit dhe vezëve më 2024, duke reflektuar stabilizim ose lehtësim të presionit të çmimeve, pas rritjeve të ndjeshme në vitet e mëparshme pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

Rritja me 3.9% e çmimeve për produktet bazë në vendin tonë si qumështi, djathi dhe vezët është pasojë e kostove të larta të prodhimit dhe importit, mungesës së subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë.

Numri i kafshëve në ferma është përgjysmuar dekadën e fundit duke ulur ofertën në treg, teksa nga ana tjetër ardhja e turistëve ka rritur kërkesën për bulmet dhe vezë në muaj të caktuar duke ndikuar më tej në rritjen e çmimeve.

Në një kohë kur vendet e BE-së po përfitojnë nga stabilizimi i tregjeve dhe reduktimi i çmimeve bazë, Shqipëria vijon të përjetojë rritje që ndikon drejtpërdrejt në kostot e jetesës, veçanërisht për shtresat në nevojë.

Me një popullsi në plakje, me ulje të popullsisë në fshat, me mungesë të theksuar të subvencioneve për bujqësinë dhe me kontrolle jo efecientë në zinxhirin e furnizimit Shqipëria rrezikon të vijojë trendin rritës të çmimeve edhe në të ardhmen./ Monitor

The post Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë appeared first on Lapsi.al.

Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë qendër rajonale të inovacionit

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin (ACTI) solli në Tiranë edicionin e radhës të Samitit ACT NOW 2025, një platformë ndërkombëtare që synon të nxisë veprimin dhe bashkëpunimin ndërsektorial në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishte pjesë e këtij samiti, për të folur mbi të ardhmen, një të ardhme ku inovacioni, teknologjia dhe bashkëpunimi janë në themel të zhvillimit të vendit tonë.

Sipas Ibrahimajt, gjashtë startup-et finaliste, sollën idetë e tyre novatore në këtë samit, ndërsa “çmimi prej 50 000 euro shkoi për insectintel një dëshmi e qartë se kur mbështetet talenti, lindin zgjidhje me ndikim real”.

“Kjo është arsyeja pse besojmë se bashkëpunimi mes startup-eve dhe botës së korporatave duhet forcuar edhe më shumë, për më shumë financim, mbështetje dhe zbatim të ideve të reja”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi faktin se “përmes Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Sipërmarrjes Inovative, po nxisim këto ura bashkëpunimi dhe më shumë sinergji të reja, duke mbështetur sektorët strategjikë të ekonomisë tonë, për të kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të inovacionit, ku të rinjtë dhe sipërmarrësit kanë hapësirën për të krijuar, zhvilluar dhe pasur sukses”.

“ACT NOW 2025” u organizua si pjesë e vizionit për të pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale për teknologji, inovacion dhe digjitalizim, me synim të qartë që të ndërtojë ura mes talenteve lokale dhe investimeve ndërkombëtare.

Konferenca bëri bashkë përfaqësues të kompanive globale si Microsoft, IBM, Oracle, Check Point dhe investitorë të huaj, të cilët trajtuan temat më të rëndësishme të kohës si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, teknologjitë kuantike, zhvillimi i startup-eve dhe investimet teknologjike në rajon. /j.p/

Nga punimet e samitit ACT NOW 2025
1 nga 13

The post Ibrahimaj: Nxisim ura bashkëpunimi për Shqipërinë qendër rajonale të inovacionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KANË 2025 – Filmi ”It Was Just an Accident” i regjisorit disident iranian Panahi fiton ”Palmën e artë”

KANË, 24 maj /ATSH-AFP/ – Festivali i Filmit në Kanë dërgoi një sinjal të fortë politik duke i dhënë sot ”Palmën e artë” regjisorit disident iranian Jafar Panahi për filmin e tij “It Was Just an Accident”, i xhiruar në mënyrë klandestine.

Regjisori 64-vjeçar pati mundësi të merrte pjesë në Kanë për herë të parë në 15 vjet dhe të merrte çmimin e tij, të dhënë nga presidentja e jurisë Juliette Binoche.

Një thriller moral që shqyrton dilemën e ish-të burgosurve të tunduar për t’u hakmarrë ndaj torturuesve të tyre, filmi sulmon drejtpërdrejt arbitraritetin e forcave të sigurisë.

Filmi artistik është gjithashtu një reflektim mbi drejtësinë dhe hakmarrjen përballë arbitraritetit.

Panahi, i cili është burgosur dy herë në Iran, një vend nga i cili nuk mund të largohej deri vonë, ka premtuar të kthehet në shtëpi pas Festivalit të Kanës pavarësisht rrezikut të hakmarrjes.

Askush nuk e di se çfarë fati do t’i kenë rezervuar autoritetet pas këtij filmi të 11-të artistik.

Filmi i tij, i cili vjen pas “Anora” nga amerikani Sean Baker, u xhirua fshehurazi, pasi regjisori refuzoi të kërkonte leje për të filmuar.

Në kundërshtim me ligjet e Republikës Islamike, disa nga aktoret e saj shfaqen pa vello.

Ai është iraniani i dytë që fiton ”Palmën e artë”, pas Abbas Kiarostamit për filmin “The Taste of Cherry” (1997).

Vitin e kaluar, një tjetër iranian, Mohammad Rasoulof, fitoi një çmim special për një film tjetër nxitës, “”The Seeds of the Wild Fig Tree”.

Pasi mbërriti klandestine në Kanë, ai zgjodhi mërgimin.

– Zbulimi Nadia Melliti –

Në pjesën tjetër të çmimeve, juria shpërbleu një zbulim, atë të aktores franceze Nadia Melliti, e cila mori çmimin për Aktoren më të Mirë në moshën 23-vjeçare, dhe për rolin e saj të parë në film në “La petite dernière” nga bashkëkombësja e saj Hafsia Herzi.

Një studente sporti e parë në një kasting të çmendur, ajo luan rolin e Fatimes, 17 vjeçe, një grua e re myslimane që zbulon homoseksualitetin e saj.

Filmi është adaptuar nga romani autobiografik i Fatima Daas, i botuar në vitin 2020.

“Agjenti Sekret” i regjisorit brazilian Kleber Mendonça Filho fitoi dy çmime: Regjisori më i Mirë dhe Aktori më i Mirë për Wagner Moura, 48 vjeç, i njohur jashtë Brazilit për portretizimin e Pablo Escobar në serialin “Narcos”.

Çmimin e Madh e fitoi norvegjezi Joachim Trier për filmin “Vlerë Sentimentale”.

Tashmë ndër regjisorët më të vlerësuar në historinë e Kanës, me dy ”Palma të arta”, vëllezërit Luc dhe Jean-Pierre Dardenne u larguan me një trofe të ri, çmimin e skenarit, për filmin “Jeunes Mères”. Ata po e fitojnë atë për herë të dytë në karrierën e tyre, pas “Heshtja e Lornës” (2008).

Oliver Laxe, franko-spanjoll, fitoi Çmimin e Jurisë së bashku për filmin “Sirat”, një udhëtim magjepsës në një festë rave halucinante dhe apokaliptike në vendin e “Mad Max”, me protagonist Sergi Lopez.

Ai e ndan atë me regjisoren gjermane Mascha Schilinski, e cila eksploron njëqind vjet trauma familjare përmes fatit të katër grave në “Sound of Falling”.

Festivali i 78-të i Filmit në Kanë i bëri jehonë luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë dhe u shënua gjithashtu nga deklarata të forta, duke filluar me sulmin e Robert De Niros ndaj Donald Trump gjatë ceremonisë së hapjes.

Nga ana e shkëlqimit, dy javët panë paradat e saj të mbushura me yje, nga Denzel Washington te Tom Cruise, i cili erdhi për të prezantuar filmin e fundit “Mission: Impossible”, nëpërmjet Scarlett Johansson, në debutimin e saj si regjisor, dhe Nicole Kidman./  a.jor.

The post KANË 2025 – Filmi ”It Was Just an Accident” i regjisorit disident iranian Panahi fiton ”Palmën e artë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë

By: D Marku
19 May 2025 at 14:01

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe raportimeve në media për rritje të çmimeve për produktet e shportës bazike, bukës, kafesë dhe produkteve të tjera.

Autoriteti po zhvillon një analizë të thelluar për mbi njëzet produkte ushqimore në tregun e Kosovës, për të identifikuar arsyet reale të rritjeve të çmimeve.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë në AKK, Adrian Mustafa thekson në një intervistë për KosovaPress se një vëmendje të veçantë po i kushtohet sektorit të bukës dhe gastronomisë, ku çmimi i kafesë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Mustafa sqaron se, nëse gjatë analizës identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë masa ligjore në përputhje me kompetencat e tij.

“Për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe raportimeve të shumta në media, Autoriteti ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregjeve ku ka shqetësime. Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve ushqimore. Do të thotë produkteve bazë ushqimore për të analizuar edhe arsyejet e ngritjes së çmimit të tyre. Gjithashtu në kuadër të shqetësimeve që i kemi pranuar, ka filluar edhe monitorimi i tregut të bukës, domethënë, autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e çmimit të produkteve, do të thotë, në këtë rast të bukës në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thotë Mustafa.

Mustafa nënvizoi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka mandat për të ulur apo përcaktuar çmime, por sipas tij është përgjegjës për të ndërhyrë kur këto çmime vendosen në mënyrë të paligjshme apo të bashkërenduar.

“Pas përfundimit të analizës dhe grumbullimit të këtyre informatave si në sektorin e gastronomisë, atë të bukës, por edhe në sektorët tjerë që nuk do të jenë të përjashtuar, nëse identifikohen shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, atëherë Autoriteti do të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat që kemi. Autoriteti nuk ka mandat t’i përcaktojë çmimet ose t’i ulë çmimet e ndërmarrjeve, por e ndërhymë kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar, ose artificiale nga ndërmarrjet konkurrentë në kundërshtim me nenin pesë të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, shprehet Mustafa.

Në kuadër të kësaj, ai përmend edhe nenin nëntë, që ndalon keqpërdorimin e pozitës dominuese, veçanërisht kur një kompani me mbi dyzet për qind të tregut shet me çmime nën kosto për të dëmtuar ose larguar konkurrentët.

The post Rritja e çmimeve në Kosovë, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë appeared first on Albeu.com.

Kosovë -Rritja e çmimeve, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë

PRISHTINË, 19 maj /ATSH/ Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës (AKK) ka nisur një hetim për monitorimin e tregut vendor, pas shqetësimeve të qytetarëve dhe raportimeve në media për rritje të çmimeve për produktet e shportës bazike, bukës, kafesë dhe produkteve të tjera.

Autoriteti po zhvillon një analizë të thelluar për mbi njëzet produkte ushqimore në tregun e Kosovës, për të identifikuar arsyet reale të rritjeve të çmimeve.

Ushtruesi i detyrës së shefit të Departamentit të Analizës dhe Metodologjisë në AKK, Adrian Mustafa thekson në një intervistë për KosovaPress se një vëmendje të veçantë po i kushtohet sektorit të bukës dhe gastronomisë, ku çmimi i kafesë ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Mustafa sqaron se, nëse gjatë analizës identifikohen shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Autoriteti do të ndërmarrë masa ligjore në përputhje me kompetencat e tij.

“Për shkak të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e Republikës së Kosovës dhe raportimeve të shumta në media, Autoriteti ka intensifikuar aktivitetet e tij për monitorimin e tregjeve ku ka shqetësime. Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e thelluar e mbi 20 produkteve ushqimore. Do të thotë produkteve bazë ushqimore për të analizuar edhe arsyejet e ngritjes së çmimit të tyre. Gjithashtu në kuadër të shqetësimeve që i kemi pranuar, ka filluar edhe monitorimi i tregut të bukës, domethënë, autoriteti është në proces të mbledhjes së informatave për të vlerësuar nëse rritjet e çmimit të produkteve, do të thotë, në këtë rast të bukës në këtë sektor janë të arsyetuara apo në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thotë Mustafa.

Mustafa nënvizoi se institucioni që ai përfaqëson nuk ka mandat për të ulur apo përcaktuar çmime, por sipas tij është përgjegjës për të ndërhyrë kur këto çmime vendosen në mënyrë të paligjshme apo të bashkërenduar.

“Pas përfundimit të analizës dhe grumbullimit të këtyre informatave si në sektorin e gastronomisë, atë të bukës, por edhe në sektorët tjerë që nuk do të jenë të përjashtuar, nëse identifikohen shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, atëherë Autoriteti do të ndërmerr veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat që kemi. Autoriteti nuk ka mandat t’i përcaktojë çmimet ose t’i ulë çmimet e ndërmarrjeve, por e ndërhymë kur çmimet përcaktohen në mënyrë të bashkërenduar, ose artificiale nga ndërmarrjet konkurrentë në kundërshtim me nenin pesë të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës”, shprehet Mustafa.

Në kuadër të kësaj, ai përmend edhe nenin nëntë, që ndalon keqpërdorimin e pozitës dominuese, veçanërisht kur një kompani me mbi dyzet për qind të tregut shet me çmime nën kosto për të dëmtuar ose larguar konkurrentët.

“Është neni nëntë, keqpërdorimi i pozitës dominuese, kur një kompani me pozitë dominuese mbi dyzet për qind e keqpërdor atë pozitë dominuese për me i dëmtua konkurrentët tjerë. Njëra prej formave të keqpërdorimit të pozitës dominuese është edhe kur një kompani shet me çmim nën kosto për t’i dëmtuar ose larguar konkurrentët e tyre prej tregu”, shton Mustafa.

Në fund, ai sigurun qytetarët se Autoriteti mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konkurrencës, konsumatorit dhe funksionimit të drejtë të tregut.

“Si institucion i ndërmarrim veprimet e nevojshme ligjore në përputhje me kompetencat që i kemi. Autoriteti mbetet i përkushtuar për me mbrojt konkurrencën, konsumatorin dhe funksionimin e drejtë të tregut”, përfundon Mustafa.

Rritja prej 16.1 për qind e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë ka shkaktuar një valë të re të inflacionit, duke ndikuar në ngritje të çmimeve për produktet bazike të vendit.

KosovaPress ditë më parë raportoi se shtrenjtimi i rrymës ka ndikuar në ngritjen e çmimeve për disa produkte esenciale, përfshirë produktet e bukës dhe kafesë deri në pesëdhjetë përqind.

/Kosovapress/

The post Kosovë -Rritja e çmimeve, nën hetim tregu i bukës dhe gastronomisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moda e re e pallateve në periferi, nga çmimet dhe parkimet

By: user 8
18 May 2025 at 12:07

Përveç vilave luksoze, projektet rezidenciale në zonat periferike si Farka, Lundra, Mjull Bathore dhe Petrela ofrojnë edhe apartamente banimi në ndërtesa të ulëta me dy deri në katër kate.

Çmimet për apartamentet në këto rezidenca nisin nga 1,600 deri në 1,800 euro për metër katror, shumë më të ulëta se në zonat qendrore si Liqeni Artificial apo ish-Blloku, ku çmimet kapin shifrën mbi 2,500 euro për metër katror.

Stela Dhami, nga “Colliers International Albania”, pohon se kjo diferencë çmimesh i bën zonat periferike më të aksesueshme për familjet me të ardhura mesatare, të cilat gjithnjë e më shumë po orientohen drejt këtij segmenti të tregut, pavarësisht mungesës së shërbimeve publike apo largësisë së tyre nga zonat urbane.

Një faktor shtesë që kontribuon në rritjen e kërkesës është çmimi i lartë i vendeve të parkimit brenda qytetit. Çmimet e shitjes për një vend parkimi variojnë nga 30 mijë deri në 70 mijë euro, duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në blerjen përfundimtare të këtyre pronave.

Ndërkohë, për blerësit në segmentin e strehimit, këto zona vijojnë të përparojnë edhe në urbanistikë, sipas saj, ku edhe prania e shkollave publike në komunat rreth Tiranës dhe e shkollave private ndërkombëtare është përmirësuar dukshëm.

“Kjo situatë është veçanërisht e rëndësishme për individët nga shtresa e mesme, të cilët kërkojnë hapësira më të mëdha, qetësi dhe lehtësi në parkim, duke përfituar gjithashtu nga çmimet më të përballueshme në këto zona, pasi afër mjediseve të gjelbra, si ajo rreth Liqenit Artificial, nuk gjen apartamente me çmime shitjeje nën 2,500 euro për metër katror.

Edhe çmimet e larta të shitjes së parkimeve përbëjnë një faktor të rëndësishëm që familjet e shtresës së mesme parapëlqejnë të investojnë për strehimin në këto zona rezidenciale.

Çështja e parkimit është një stres në Tiranë, por edhe çmimet nga 30 mijë deri në 70 mijë të shitjes mbeten të papërballueshme për familjet më të ardhura mesatare”.

Për Ermira Brozin, drejtoreshë e shitjeve dhe marketingut të “Concord Investment”, leverdishmëria është faktori dominues që po i shtyn blerësit drejt periferisë, veçanërisht ata së shtresës së mesme, t’i orientojnë investimet e tyre drejt apartamenteve.

“Ndërkohë që shumë individë kërkojnë komoditet, qetësi dhe gjelbërim, ata shpesh nuk kanë mundësi financiare për të blerë një vilë në periferi.

Për këtë arsye, zgjedhja më e leverdishme për ta është blerja e apartamenteve me sipërfaqe që nisin nga 80 metra katrorë.

Në disa raste, apartamentet në godina të ulëta preferohen nga familjarë të ndryshëm që kanë lidhje apo njohje me njëri-tjetrin, duke krijuar një ndjesi komuniteti më të ngushtë dhe një ambient jetese më të ngjashëm me atë të një vile, por brenda mundësive ekonomike të tyre”, thotë ajo. /monitor

The post Moda e re e pallateve në periferi, nga çmimet dhe parkimet appeared first on Lapsi.al.

Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

By: user 8
8 May 2025 at 17:30

Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në këtë periudhë fillojnë e ulen për shkak të daljes së prodhimeve vendase.

Këtë vit, ecuria negative e sektorit të bujqësisë dhe çuarja e një pjesë të prodhimit kanë bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në prill, që është niveli më i lartë në 15 muaj, që nga marsi i vitit 2024, i ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve. Gjithsesi, ai vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë ndërkohë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.75%, që është instrumenti i Bankës për të kontrolluar inflacionin, ndërsa guvernatori paralajmëroi se ekonomia ka shfaqur tendenca ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.

Rritja nga ushqimet

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,16 pikë përqindje. /Monitor

The post Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj appeared first on Lapsi.al.

KINEMA – “Vermiglio” kryeson në çmimet “David Di Donatello”, Timothee Chalamet nderohet me çmim nderi

ROMË, 8 maj /ATSH/- Në edicionin e 70-të të çmimeve “David di Donatello” në Itali, filmi “Vermiglio” i Maura Delpero fitoi çmimin “Filmi dhe Regjia më e Mirë”, duke shënuar një fitore historike për një regjisore, sipas “Deadline”.

Gjithashtu, aktori i njohur amerikano-francez, Timothee Chalamet mori nje çmim nderi “David Di Donatello” për “Ekselencë Kinematografike”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua dje në mbrëmje në “Teatrin 5” të studiove “Cinecittà”, në Romë.

Delpero është gruaja e parë që fiton çmimin “David di Donatello” për “Regjinë më të Mirë” në historinë e çmimeve – dhe regjisorja e tretë që fiton për “Filmin më të Mirë”.

Filmi mori gjithsej, shtatë çmime “David di Donatello”, të cilat përfshinin “Skenarin më të Mirë Origjinal”, “Kastin më të Mirë”, “Producentin më të Mirë”, “Kinematografinë më të Mirë” dhe “Zërin më të Mirë”.

Ngjarjet e “Vermiglio” sillen rreth një familjeje në një fshat të largët malor në vitin 1944 – jeta e së cilës ndërpritet nga mbërritja e një ushtari të braktisur.

Filmi me metrazh të gjatë u shfaq si premierë në Venecia dhe fitoi Çmimin e Madh të Jurisë “Luani i Argjendtë” dhe ishte kandidat për çmim “Oscar” 2025.

Komedia muzikore e Margherita Vicario “Gloria!” –  fitoi çmimet për “Filmin më të Mirë Premierë” dhe “Kompozimin dhe Këngën më të Mirë”.

Filmi, i cili u shfaq në Berlin në vitin 2024, zhvillohet në Venecia – në fund të viteve 1700 dhe sillet rreth një jetimoreje dhe një Konservatori të Muzikës për vajza – ku vajzat e reja trajnohen sipas standardeve më të larta, por u mohohet e drejta për të shkëlqyer në botën e gjerë.

“The Art of Joy” e Valeria Golino gjithashtu fitoi çmimin për “Aktoren më të Mirë” (Tecla Insolia), “Aktoren më të Mirë Mbështetëse” (Valeria Bruni Tedeschi) dhe “Skenarin më të Mirë të Përshtatur”.

Drama pasqyron një grua të lindur në rrethana modeste në Siçili në vitin 1900, e cila vazhdon jetën në një manastir dhe më pas krijon një vend në një familje aristokratike – duke arritur lumturinë dhe emancipimin.

Drama në gjuhën frënge e Gianluca Jodice, “The Flood” – me aktorët Guillaume Canet dhe Melanie Laurent në rolet e Louis XVI dhe Marie Antoinette fitoi çmimet për “Regjinë më të Mirë Artistike”, “Kostumet”, “Grimin dhe Stilimin më të Mirë i Flokëve”. //a.i/

 

 

The post KINEMA – “Vermiglio” kryeson në çmimet “David Di Donatello”, Timothee Chalamet nderohet me çmim nderi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%, çmimet me më pak se 2%

2 May 2025 at 14:56

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në muajin mars primet e përditësuara të rrezikut të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, për kompanitë e sigurimit e të jo-jetës. Primet e rrezikut janë primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin provigjionet (fondet rezervë) për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit.

Primi i rrezikut përfaqëson edhe një lloj reference për koston e produktit apo primin poshtë të cilit rregullatori nuk mund të lejojë ofrimin e kontratave të sigurimit nga kompanitë. Për sa i takon autoveturave, primi i rrezikut llogaritet në dy fasha, për mjetet me kapacitet motorik më pak se 1600 cm3 dhe më shumë se 1600 cm3. Primi i rrezikut për secilën nga këto dy kategori ka diferenca të konsiderueshme.

Për automjetet deri në 1600 cm3, kompanitë e sigurimit llogaritin prime rreziku në intervalin 5000 deri 9100 lekë, ndërsa për automjetet mbi 1600 cm3 primet e rrezikut fillojnë nga 9100 deri në 12000 lekë. Kompanitë kanë përllogaritur prime rreziku me diferenca mjaft të mëdha nga njëra-tjetra, pavarësisht se rreziku i produktit supozohet që është i ngjashëm për të gjitha kompanitë.

Mbi shifrat e mësipërme, për automjetet me madhësi motorike deri në 1600 cm3 diferenca në primin e rrezikut mes kompanive arrin deri në 82%, ndërsa për automjetet me madhësi motorike mbi 1600 cm3 diferencat janë më të vogla, deri në 32%. Në vlera mesatare, primi i rrezikut për autoveturat e grupit të parë është 7700 lekë, ndërsa për ato të grupit të dytë rreth 10700 lekë.

Megjithëse primi i rrezikut ka diferenca mjaft të mëdha mes kompanive, e njëjta gjë nuk ndodh me çmimin përfundimtar që paguajnë drejtuesit e mjeteve për t’u siguruar. Po të llogaritësh çmimin e sigurimit të automjetit, nëpërmjet aplikacioneve automatike që ofrojnë kompanitë në faqet e tyre të internetit, difrencat janë shumë të vogla. Çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm të mjetit ka një diferencë prej më pak se 2% mes kompanive të ndryshme të sigurimit në vend.

Çmimi minimal është ai që përfshin njëkohësisht faktorët me nivelin më të ulët të riskut, sipas sistemit të ri që ka hyrë në fuqi këtë vit (fuqi motorike më pak se 1300 cm3, vjetërsi deri në pesë vjet, moshë më e madhe se 21 vjeç, automjet i regjistruar në qarqet me rrezik më të ulët, automjet i zotëruar nga individ). Fakti që ndryshimet e mëdha në primin e rrezikut nuk kanë pothuajse asnjë reflektim në çmimet finale të shitjes ngre pikëpyetje mbi funksionimin e konkurrencës në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit shitën afërsisht 703 mijë polica të sigurimit të detyrueshëm motorik TPL, për një vlerë totale prej rreth 12.7 miliardë lekësh. Nga këto shifra, primi i shkruar bruto mesatar për një policë sigurimi TPL vitin e kaluar ka qenë rreth 18 mijë lekë.

Mbështetur në analizën e fundit të AMF-së për raportet e eficiencës teknike, në fund të 9-mujorit 2024, sigurimi i brendshëm TPL rezultoi me një normë fitimi, neto nga risgurimi, prej 15.3%.

Për 2-mujorin janar-shkurt 2025, me aplikimin e sistemit të ri, primi mesatar për kontratë ka arritur në afërsisht 19.5 mijë lekë./ Monitor

The post Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%, çmimet me më pak se 2% appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌