Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji

By: V K
19 June 2025 at 08:34

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale për janar-prill 2025 ka rënë me 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Rënie është shënuar edhe te numri i pacientëve të shtruar te spitalet psikiatrike.

Sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit të Treguesve Financiar, të Ministrisë së Shëndetësisë për janar-prill 2025 numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është pakësuar me 3.4%, pas një rritjes së shënuar në 2023.

Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

INSTAT raportoi sw fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.

Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca.

Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.

Nga ana tjetër, shërbime të rëndësishme si radioterapia kanë shënuar rënie me 15% për periudhën janar-prill 2025, krahasuar me vitin 2024, duke kaluar nga 10,133 që u trajtuan vjet me seanca radioterapie në 8,662 pacientë.

Bie 15% numri i pacientëve të trajtuar me receta të barnave të rimbursueshme

Për periudhën janar-prill 2025 janë trajtuar 333,283 pacientë me recetat e barnave të rimbursueshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, numri i tyre ëhstë ulur 15%.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit për rimbursimin e barnave të listës është shpenzuar për janar-prill rreth 3,8 miliardë lekë apo 31% e planit vjetor prej 12,6 miliardë lekë. Në këtë periudhë janë pranuar listëtregues të barnave në vlerën 3,9 mld lekë, ose 253,5 mln lekë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (94%).

Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 51,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 20% e planit vjetor. Për janar-prill kanë përfituar nga fishat e diabetit 46,048 pacientë, ose 3,641 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sa i përket rimbursimit të fishave të diabetit, me VKM nr. 492, datë 24.07.2024, përfituan përveç personave me Diabet Mellitus të grup moshës 0-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.

Prej muajit gusht 2024 listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Pas shtimit të tyre në total numri i barnave nga lista e rimbursueshme arriti në 1,345 bana nga 1,191 që ishte më parë.

Barnat nga lista e rimbursueshme mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj./ Monitor

The post Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, shtohen rastet në kardiologji appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë Prillit, 6% më shumë se një vit më parë

23 May 2025 at 17:00

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë një rritje të ndjeshme të hyrjeve dhe daljeve në territorin shqiptar, si nga shtetasit vendas, ashtu edhe nga ata të huaj.

Gjatë muajit Prill 2025, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion e 487 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 6 për qind krahasuar me Prillin e kaluar. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 1 milion e 485 mijë dalje, me një rritje prej 5.9 për qind.

Shtetasit shqiptarë që hynë në vend arritën në 668 mijë, një rritje me 9.6%, ndërsa daljet kapën shifrën e 684 mijë, me një rritje prej 11.5%.Shtetasit e huaj që vizituan Shqipërinë ishin 819 mijë, me një rritje prej 3.2%, ndërsa 801 mijë prej tyre dolën nga vendi, me një rritje më të vogël – 1.5%.

Rreth 95% e hyrjeve të turistëve të huaj vijnë nga Europa, ku Europa Jugore përfaqëson 74% të fluksit dhe Europa Perëndimore 13%.

Arsyeja kryesore e vizitave mbetet personale, pushime, vizita familjare apo qëllime të tjera individuale, që zënë 97% të totalit. Por vihet re një rritje e madhe prej 40.8% e hyrjeve për qëllime biznesi dhe profesionale.

Kjo rritje e flukseve turistike në prag të sezonit veror tregon një interes në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik dhe përforcon pritshmëritë për një sezon të suksesshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post INSTAT: Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë Prillit, 6% më shumë se një vit më parë appeared first on Euronews Albania.

Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e tarifave të Trump

By: user7
19 May 2025 at 14:40

Pas një fillimi pozitiv, eksportet i janë rikthyer sërish rënies në muajin prill. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33.1 mld lekë, duke u ulur me 4,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie vjen, teksa në mars shitjet jashtë vendit ishin rritur me 4.9%. Të gjitha grupet, me përjashtim të mineraleve dhe makinerive e pajisjeve ishin me rënie në prill.

Gjatë muajit Prill 2025, në rënien e eksporteve prej 4,1% kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje.

Megjithatë, për 4 mujorin, tendenca mbetet pozitive, si rrjedhojë e ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit.

Për periudhën janar-prill 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2.3% (nga 4,7%, për tremujorin) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në katër muajt e parë të këtij viti. Për janar-prill, eksportet arritën në 37.3 miliardë lekë, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.

Fasoni kthehet sërish në agoni, vuan pasigurinë e krijuar nga tarifat e Trump

Për herë të parë pas shumë muajsh, eksportet e “tekstile dhe këpucë” iu rikthyen rritjes, ndonëse të lehtë në mars, duke u zgjeruar me 4.6%. por kjo rritje ka zgjatur shumë pak. Në prill, ky grup shënoi një tkurrje me 4.7%.

Edhe për katërmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 2.87%.

Gjatë vitit 2024, ky sektor ishte në vështirësi, për shkak të rënies së euros, rritjes së kostove të prodhimit dhe rënies së kërkesës në tregjet ndërkombëtare.

Florjan Zekja nga Proeksport Albania thotë se aktualisht vendosja e tarifave nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka krijuar pasiguri në tregjet e Europës, e cila ka ndikuar në periudhën e prodhimit të veshjeve të modës dhe kalimin ndërmjet sezoneve. Sipas tij, kjo ka shkaktuar një rënie të kërkesës në tregjet europiane për tekstile dhe këpucë.

Nga ana tjetër, kompanitë vendase vazhdojnë të përballen me rritje të kostove për shkak të ngritjes së pagave të fuqisë punëtore. Gjithashtu, dobësimi i euros ka përkeqësuar më tej situatën financiare të këtyre kompanive, duke rritur kostot për eksportuesit dhe duke ulur fuqinë blerëse në tregjet europiane.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 32.5%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Për katër mujorin, ky grup ra me 32.2%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rënie në prill

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje në sasi, por po penalizohet nga çmimet e ulëta. Në janar-prill, ky grup u rrit me 4.7%, por në prill tendenca ishte negative, me tkurrje prej 2%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Rënia e çmimeve është një tjetër faktor ndikues, teksa rritja në sasi ka qenë më e lartë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i kthehen rritjes

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Megjithatë në prill, eksportet e këtij grupi morën një kthesë pozitive, me rritje të fortë prej 15.6%. Për katër mujorin grupi u rrit lehtë me 4.7%.

Deficiti tregtar është rritur në prill, por si katërmujor mbetet në ulje për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë.

Sipas INSTAT, Në këtë katërmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 144 mld lekë, duke u ulur me 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5%, në krahasim me Mars 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,5% në krahasim me Mars 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, krahasuar me Prill 2024 dhe me 9,3%, në krahasim me Mars 2025.

Bien eksportet drejt Italisë, rriten ndjeshëm drejt Kosovës

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rënien më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2024 janë: Italia (7,7%), Spanja (27,1%), Kina (32,8%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (87,1%), Greqia (11,4%), Gjermania (10,5%), etj.

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (81%), Greqia (9,3%) dhe Germania (6,6%). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (12,5%), Maqedonia e Veriut (30,8%) etj.

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina (11,1%), Maqedonia e Veriut (18,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,9%), Turqi (5,6%), Greqia (5,9%), etj.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (1,3%), Turqia (21,9%), Gjermania (9,0%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (23,7%), Greqia (3,0%) dhe Spanja (5,7%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 54,9%, të gjithë tregtisë. Në Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,8%), Kina (8,9%), Turqia (7,9%), Greqia (7,4%).

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,3% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,4% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2%), Kina (8,7%) dhe Greqia (7,8%)./ Monitor

The post Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e tarifave të Trump appeared first on Lapsi.al.

Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

By: user 8
8 May 2025 at 17:30

Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në këtë periudhë fillojnë e ulen për shkak të daljes së prodhimeve vendase.

Këtë vit, ecuria negative e sektorit të bujqësisë dhe çuarja e një pjesë të prodhimit kanë bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në prill, që është niveli më i lartë në 15 muaj, që nga marsi i vitit 2024, i ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve. Gjithsesi, ai vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë ndërkohë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.75%, që është instrumenti i Bankës për të kontrolluar inflacionin, ndërsa guvernatori paralajmëroi se ekonomia ka shfaqur tendenca ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.

Rritja nga ushqimet

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,16 pikë përqindje. /Monitor

The post Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj appeared first on Lapsi.al.

Rritja e çmimeve në muajin prill/ INSTAT: Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

By: V K
8 May 2025 at 15:56

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në mars. Çmimet janë rritur edhe krahasor me një vit më parë.

Zarzavatet udhëheqin rritjen më të madhe të çmimeve gjatë muajit prill, me 7.7 %.

Por shqiptarët kanë paguar më shtrenjtë edhe për vezët, pasi ato tregtohen me afro 5 deri në 10 lekë më shumë për kokërr.

Më pas vjen grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike si dhe kafeja, me një rritje prej 5%.

Prej kohësh ekspertët kanë ngritur shqetësimin e mungesë së prodhimit vendas, duke bërë që tregu të mbulohet me import.

Për rrjedhojë çmimet e importit s’ka kush t’i konkurrojë. E thënë ndryshe gjatë muajit prill, të ardhurat e shqiptarëve janë zhvlerësuar me 2.3%.

The post Rritja e çmimeve në muajin prill/ INSTAT: Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet appeared first on Albeu.com.

S’ka prodhim vendas, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

By: Oldi
8 May 2025 at 13:27

Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në këtë periudhë fillojnë e ulen për shkak të daljes së prodhimeve vendase. Këtë vit, ecuria negative e sektorit të bujqësisë dhe çuarja e një pjesë të prodhimit kanë bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në prill, që është niveli më […]

The post S’ka prodhim vendas, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj appeared first on BoldNews.al.

Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për muajin prill

By: V K
3 May 2025 at 07:47

Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit, pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me muajin mars.

Vlera e TNE-së qëndron 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia gjatë muajit prill u përcaktua veçanërisht nga sektori i industrisë, dhe më pak nga treguesi i besimit konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet.

Për rrjedhim, ky tregues thelloi vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike.

Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Ky tregues qëndron rreth 17 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij.

Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste për punësimin në të ardhmen.

Niveli aktual i treguesit qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe ato për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator ra me 1.3 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij aktual mbetet mbi mesataren historike me rreth 2 pikë përqindje.

Përkeqësimi u ndikua nga rënia e pothuajse të gjithë balancave përbërëse të treguesit, përkatësisht: pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë./MONITOR

The post Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për muajin prill appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 29 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

29 April 2025 at 08:20

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e martë, 29 Prill), një dollar amerikan do të blihet me 86.3 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 29 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

28 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

By: gaze tare
28 April 2025 at 10:13

Çdo vit, më 28 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, një nismë e krijuar për të theksuar rëndësinë e sigurimit të një ambienti pune të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë.

Kjo ditë synon të promovojë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprim konkret për uljen e aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës. Statistikat globale tregojnë se aksidentet në punë përbëjnë rreth 19% të vdekjeve në të gjithë botën.

Nevoja për një qasje të re dhe plane konkrete për mbrojtjen e punëtorëve është më e rëndësishme se kurrë.

Në vitin 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës shpalli zyrtarisht 28 prillin si Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke përforcuar kështu përkushtimin global për krijimin e një kulture pune më të sigurt.

Çdo ditë, rreth 6.500 persona humbin jetën për shkak të aksidenteve në punë ose sëmundjeve të lidhura me të, që përkthehet në mbi 2.3 milionë vdekje në vit.

Prandaj, nxitja e një mjedisi pune ku mbizotëron siguria dhe kujdesi për shëndetin është jetike për mirëqenien e çdo punonjësi.

Çfarë nënkupton siguria dhe shëndeti në punë?
Siguria dhe shëndeti në punë përfshijnë të gjitha masat parandaluese që synojnë:

• Përmirësimin e kushteve të punës dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëmarrësve, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë mendor.
• Parandalimin e sëmundjeve që lidhen me kushtet e punës.
• Mbrojtjen e punëtorëve nga ekspozimi ndaj faktorëve të dëmshëm.
• Sigurimin e përshtatjes së vendit të punës me aftësitë dhe nevojat individuale të çdo punonjësi.

Krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në punë nuk është vetëm një detyrë ligjore, por një domosdoshmëri humane për mbrojtjen dhe mirëqenien e çdo individi në procesin e punës./REFORMA

The post 28 prilli, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, e hënë, 28 prill

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit, ndërsa pas orëve të pasdites do të mbizotërojë mot me kthjellime.

Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet kodrinore–malore priten reshje në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Pas orëve të pasdites vonë ndërprerje e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell re shi
Kukës 9/21 Diell re shi
Lezhë 14/25 Diell re shi
Dibër 9/19 Diell re shi
Durrës 14/25 Diell re shi
Tiranë 14/26 Diell re shi
Elbasan 10/26 Diell re shi
Berat 12/26 Diell re shi
Vlorë 12/22 Diell re shi
Korçë 8/18 Diell re shi
Gjirokastër 11/23 Diell re shi
Sarandë 12/25 Diell re shi

The post Parashikimi i motit, e hënë, 28 prill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shënohet 27 Prilli, Dita e të Pagjeturve

By: Kult Plus
27 April 2025 at 10:27

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur.

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Aktivitete të ndryshme do të organizohen gjatë ditës për të nderuar kujtimin e të pagjeturve dhe për të bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka planifikuar homazhe në disa vende simbolike të Kosovës, ndërsa programi i aktiviteteve është si më poshtë:

11:00 – Homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur
(Përballë Kuvendit të Kosovës)

12:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës
(Mejë)

14:30 – Homazhe në Parkun Memorial “Të Zhdukurit me Dhunë nga Serbia”
(Biblioteka Kombëtare)

19:00 – Homazhe dhe ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe
(Krushë e Madhe).

Kursi i këmbimit valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

27 April 2025 at 09:21

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë.

Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99 lekë.

Franga zvicerane do të blihet me 104 lekë dhe do të shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114.8 lekë dhe do të shitet me 115.8 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 62.2 lekë në blerje dhe me 63.7 lekë në shitje.

The post Kursi i këmbimit valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Sot News | Lajme.

Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju

27 April 2025 at 09:00

Dashi

Ekziston mundësia të zbuloni që një prej të afërmve tuaj të flasë keq për ju. Kjo do të bëjë që ju të shqetësoheni gjatë gjithë ditës nëse nuk përballeni dhe nuk sqaroheni me personin në fjalë. Në fusha të tjera të jetës nuk parashikohet asgjë e veçantë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve të ngushtë, çfarë do të ndikojë pozitivisht në humorin tuaj.

Demi
Mund të shqetësoheni nga një incident, ku përfshihen përfaqësuesit e autoriteteve. Do t’ju duhen orë të tëra për të vërtetuar se nuk keni asnjë lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ju. Sa i përket çështjeve të dashurisë, fati nuk do të jetë në anën tuaj pasi ka gjasa të debatoni me partnerin/partneren tuaj.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje nuk do të ndihen të sigurt sa i përket çështjeve financiare. Mendohuni mirë para se të nisni një projekt, i cili fillimisht mund të kërkojë shpenzime të shumta. Ekzistojnë shanse të shumta që fati t’ju buzëqeshë në marrëdhëniet tuaja personale.

Gaforrja

Sot mund të keni një synim të ri, të cilin ka shumë gjasa ta realizoni. Nuk përjashtohet mundësia e disa përplasjeve të vogla me kolegët tuaj. Mos i besoni gjithçka atyre dhe mos ndani planet personale. Përdorni zgjuarsinë, taktin dhe buzëqeshjen kur bisedoni. Përpiquni të shmangni kritikat e shumta.

Luani

Duhet të mendoni për rrugën në të cilën ndodheni dhe nëse është pikërisht ajo çfarë dëshironi si në jetën personale ashtu edhe profesionale. Nëse mendoni se nuk jeni në rrugën që do të donit të ishit, përpiquni të gjeni një mënyrë për të ecur përpara. Nuk është dita e duhur për të ekperimentuar me veshjen.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet t’i përmendin vazhdimisht ato çfarë kanë arritur. Kjo mbi të gjitha iu referohet atyre që kanë bërë së fundmi një blerje të shtrenjtë dhe dëshirojnë që këtë ta mësojnë sa më shumë persona. Përgjithësisht, dita pritet të kalojë e qetë. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave.

Peshorja

Peshoret këshillohet të heqin dorë nga zakonet e vjetra, shqetësimet e tepërta dhe ankthet. Ndiqni intuitën dhe mos u bazoni vetëm tek këshillat e të tjerëve. Do të kaloni një mbrëmje të qetë, ku do të rifitoni energjitë e humbura.

Akrepi

Mos bini preh e provokimeve të kundërshtarëve tuaj. Mund të nisë si një debat i thjeshtë, por mund të përfundojë në sherr. Mund ta shmangni tërësisht këtë nëse nuk i kushtoni rëndësi faktorëve që ju irritojnë. Megjithatë tregoni vëmendje maksimale ndaj intrigave që mund të bëhen ndaj jush.

Shigjetari

Mos u përqendroni tek e shkuara, por shihni përpara drejt mundësive të reja që mund t’ju shfaqen. Nëse ndiqni këtë rrugë, mund të shihni ndryshime positive tek të ardhurat tuaja. Është e rëndësishme ti kushtoni më shumë vëmendje familjarëve tuaj.

Bricjapi

Nuk do të keni arsye për tu shqetësuar gjatë kësaj të marte. Është dita ideale për të vijuar punën me projeket tuaja. Sa i përket fushës së ndjenjave, shmangni plagjiaturën dhe përdorni kreativitetin.

Ujori

Tregohuni të hapur ndaj gjërave të reja, por kujtoni të mos e kaloni cakun. Do te ndiheni mjaft mirë nëse merreni me sport. Mundohuni të inkurajoni edhe shokët e të afërmit tuaj që t’i përkushtohen aktivitetit fizik. Per Ujorët e vetmuar, sportet do të ndihmojnë për të bërë disa njohje të reja.

Peshqit

Mund t’ju duhet këshilla e dikujt këtë të martë. Bëhet fjalë për disa vështirësi në aspektin personal apo për një projekt të komplikuar. Ata që janë në kërkim të dashurisë ka gjasa që t’i japin fund vetmisë. Ndërsa disa të tjerë mund t’i japin fund lidhjes së tyre romantike.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 27 prill 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Sot News | Lajme.

Nga ADN-ja te çlirimi i Italisë, çfarë ndodhi më 25 Prill

By: gaze tare
25 April 2025 at 09:51

Data 25 prill, lidhet me disa ngjarje të rëndësishme:

Në botë:

• Dita Botërore e ADN-së (DNA Day) – Përkujton publikimin e strukturës së ADN-së në vitin 1953 nga Watson dhe Crick, dhe është një ditë për të reflektuar mbi arritjet në gjenetikë.

• Anzac Day (në Australi dhe Zelandën e Re) – Kujton ushtarët australianë dhe zelandezë që luftuan në Gallipoli gjatë Luftës së Parë Botërore.

• Dita e çlirimit të Italisë (Festa della Liberazione) – Përkujton çlirimin e Italisë nga fashizmi në vitin 1945.

Ngjarje historike të kësaj date:

• 1974 – Revolucioni i Trëndafilave në Portugali, i cili solli fundin e diktaturës.

• 1953 – Zbulimi i strukturës së ADN-së publikohet zyrtarisht në “Nature” nga Watson dhe Crick.

The post Nga ADN-ja te çlirimi i Italisë, çfarë ndodhi më 25 Prill appeared first on iconstyle.al.

Alergjitë e stinës “pushtojnë” prillin/ Çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni

By: gaze tare
18 April 2025 at 21:29

Muaji prill sjell me vete lulëzimin e natyrës, por edhe shqetësime të mëdha për ata që vuajnë nga alergjitë e stinës. Me rritjen e niveleve të polenit në ajër, shumë qytetarë po përballen me simptoma si teshtima të vazhdueshme, kruarje të syve, rrjedhje hundësh dhe ndjesi lodhjeje.

Sipas mjekëve alergologë, më të prekurit janë personat me alergji ndaj polenit të pemëve, barit dhe barërave të këqija, që në këtë periudhë janë në aktivitet të lartë. Fëmijët dhe të moshuarit janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit dhe ndotjes së ajrit, faktorë që përkeqësojnë simptomat.

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar simptomat?

-Shmangni daljet në oraret me përqendrim të lartë poleni (sidomos në mëngjes).

-Mbani dritaret mbyllur gjatë ditës dhe ajrosni në mbrëmje.

-Lani rrobat dhe flokët pas çdo dalje në ambient të hapur.

-Përdorni syze dielli për të mbrojtur sytë nga poleni.

-Këshillohuni me një mjek për përdorimin e antihistaminikëve nëse simptomat përkeqësohen.

Mjekët sugjerojnë që kujdesi në kohë ndihmon në parandalimin e komplikacioneve më të rënda, si astma alergjike apo sinusiti kronik.

The post Alergjitë e stinës “pushtojnë” prillin/ Çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni appeared first on iconstyle.al.

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, zbulohet arsyeja

17 April 2025 at 14:35

Seanca për çështjen ndaj Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve në dosjen “Sterilizimi” u shty sërish, këtë herë për shkak të mungesës së avokatit të ish-ministrit.

Edhe pse Beqaj ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, mbrojtësi i tij ligjor, Ermal Yzeira, kishte njoftuar me email se ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor dhe nuk mund të merrte pjesë.

Për të shmangur shtyrje të mëtejshme, Beqaj deklaroi se do të kërkojë edhe një avokat të dytë.

Gjykata vendosi ta gjobisë avokatin Yzeira me 30 mijë lekë për mungesën dhe caktoi një mbrojtës kryesisht për të vijuar procedurat. Seanca u shty për në 30 prill, ora 13:00.

Ndërkohë, pas rikthimit në sallë, avokatët e tjerë thanë se ishin në kontakt me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, e cila pritet të dalë me një reagim zyrtar për situatën.

Ata njoftuan se nuk do të vijojnë procesin gjyqësor pa një qëndrim të qartë institucional dhe i kërkuan gjykatës të ndërmarrë masa ndaj prokurorit të çështjes, si dhe të njoftojë kreun e SPAK.

Gjykata u tërhoqi vëmendjen të gjitha palëve të përfshira dhe vendosi që seanca e radhës të mbahet më 22 prill.

The post Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca gjyqësore për Beqajn, zbulohet arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

17 April 2025 at 08:10

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e enjte, 17 Prill), një dollar amerikan do të blihet me 86.9 lekë dhe do të shitet me 88.3 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 17 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Java e 35-të e Superiores luhet të shtunën, garë e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Edicioni i 86-të i kampionatit Abissnet Superiore po i afrohet fundit, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit.

Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.

Egnatia, Dinamo City dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final Four”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.

Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo City do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.

Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final Four” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.

 

The post Java e 35-të e Superiores luhet të shtunën, garë e hapur për vendin e parë, Final Four dhe mbijetesën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këmbimi valutor 16 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

16 April 2025 at 08:15

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e mërkurë, 16 Prill), një dollar amerikan do të blihet me 87.2 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 99.1 lekë dhe do të shitet me 99.8 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 16 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 14 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

14 April 2025 at 08:08

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e hënë, 14 Prill), një dollar amerikan do të blihet me 86.9 lekë dhe do të shitet me 89.3 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 14 Prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌