Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 August 2025Main stream

Ambasada amerikane në Prishtinë: Bllokimi përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë

PRISHTINË, 6 gusht /ATSH/ E Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati u takua këtë javë me krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, me të cilët ka biseduar mbi ngërçin politik të krijuar si pasojë e moszgjedhjes së Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një postim sot të Ambasadës amerikane në Facebook thuhet se bllokimi i partive të kualifikuara përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë.

Prattipati ka theksuar parimin thelbësor demokratik se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të votojnë për përfaqësuesit e tyre.

Liderët e Kosovës u zgjodhën për të zgjidhur sfidat me të cilat përballet vendi i tyre dhe Prattipati nënvizoi se ata duhet të punojnë së bashku për të përmbushur mandatin që populli i Kosovës u ka dhënë atyre, thuhet në postim.

Kosova ndodhet në ngërç politik si pasojë e mos formimit të Kuvendit të ri. Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 8 gusht, ndërkohë që presidentja Vjosa Osmani më 5 gusht ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Kushtetueses. Si arsye për tërheqjen e kërkesës, Osmani përmendi emërimin e Laban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si shqetësues dhe të rrezikshëm.

Laban është i njohur për publikun në Kosovë që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, refuzoi fillimisht t’ia dorëzonte dekretin për emërim derisa të verifikohej nga organet e drejtësisë. Disa muaj më vonë, megjithatë, Thaçi e dekretoi atë.

Laban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.

Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014.

Osmani tha se ka informacione që Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ajo nuk pranoi të jep detaje se në ç’mënyrë Laban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, duke theksuar se ky është një vlerësim i besuar institucioneve të sigurisë.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përcakton se gjyqtari raportues në një çështje caktohet nga kryetari i gjykatës dhe se ai është përgjegjës për hartimin e raportit që i paraqitet kolegjit për shqyrtim. /KosovaPress/

The post Ambasada amerikane në Prishtinë: Bllokimi përmes taktikave politike apo procedurale minon demokracinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Prej shtatorit do ulen në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit

By: M C
6 August 2025 at 19:12

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ka qenë vetë ambasada ajo e cila përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka shpërndarë pamje nga takimi i përfaqësuesve të saj me të sapozgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas tyre këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.

“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të pranishëm në këto takime ishin deputetët demokratë, si Igli Cara dhe Besart Xhaferri. Por, nuk munguan as ata të kampit socialist si Ilva Gjuzi dhe nga “Mundësia”, Erald Kapri.

The post FOTO/ Prej shtatorit do ulen në Kuvendin e Shqipërisë, Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ambasada Amerika njofton qytetarët për vizat: Kalimi i afatit mund të ndikojë përgjithmonë në udhëtimet

By: Rovena
2 August 2025 at 11:44

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur me rëndësinë e përdorimit korrekt të vizave amerikane.

Në postimin e saj në ‘Facebook’, Ambasada thekson se është e domosdoshme të respektohen kushtet e vizës dhe afati i lejuar i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara”, njofton ambasada.

/abcnews.al

Doni të shihni ndeshjet e Botërorit 2026 në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë bën njoftimin për futbolldashësit

By: V K
31 July 2025 at 15:15

Botërori 2026 do të zhvillohet në 3 shtete, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Një event që pritet me shumë interes nga shumë futbolldashës nga mbarë bota.

Nisur nga interesi që mund të kenë edhe qytetarët shqiptarë, Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikur një link për të aplikuar për vizë, për ata që dëshirojnë në jenë pjesë në ndeshjet që zhvillohen në SHBA.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Kampionati Botëror i Futbollit FIFA 2026 do të jetë më i madhi deri më sot, me ndeshje në 11 qytete të Shteteve të Bashkuara. Ne nxisim të gjithë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për vizë amerikane të aplikojnë TANI! Vizitoni faqen travel.state.gov (nën seksionin “U.S. Visas”) për informacion mbi kërkesat për vizë. MOS PRISNI!

 

The post Doni të shihni ndeshjet e Botërorit 2026 në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë bën njoftimin për futbolldashësit appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada amerikane ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio për vizat

By: user 8
30 June 2025 at 17:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave, që prek jo vetëm individët e sanksionuar për trafik droge, por edhe anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada citon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio: “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë.”

Urdhri Ekzekutiv 14059, i lëshuar më herët nga Shtëpia e Bardhë, synon luftimin e trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, duke ndëshkuar jo vetëm trafikantët, por edhe rrjetin që i mbështet ata.

 

The post Ambasada amerikane ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio për vizat appeared first on Lapsi.al.

Siguria digjitale/ Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë

25 June 2025 at 21:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka pritur për dy ditë me radhë prokurorë shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen penale të provave digjitale, nën kujdesin e Programit të Ndihmës së Sigurisë Diplomatike për Antiterrorin.

Me këtë rast, Ambasada Amerikane ndau fjalën e zëvendës shefes së misionit në detyrë, Kathryn Hammond, gjatë ceremonisë së diplomimit të pjesëmarrësve në kursin “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”.

Hammond theksoi se luftërat moderne fillojnë online dhe gatishmëria kibernetike është thelbësore, pasi mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale përbën një element të rëndësishëm të mbrojtjes kombëtare.

“Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, çka e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që evoluojnë me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale,” deklaroi ajo.

Hammond vuri në dukje edhe ndihmën konkrete që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022. Ajo nënvizoi se SHBA ka ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike, duke theksuar angazhimin e palëkundur të Amerikës për të ndihmuar partnerët në forcimin e mbrojtjes së tyre kibernetike.

Fjala e plotë e Kathryn Hammond

“Jam e lumtur që jam sot këtu në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Programit të Ndihmës për Antiterrorin të Sigurisë Diplomatike. Ky kurs ishte planifikuar dhe pastaj u shty, mendoj se dy herë. Kështu që jam vërtet shumë e kënaqur që jemi të gjithë së bashku sot këtu për të ndarë informacion mbi këtë temë kaq të rëndësishme. Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm, Admiral Jano, instruktorë Curt Perkins dhe Scott Longo, kolegë nga ambasada – faleminderit për praninë tuaj sot këtu. Dhe faleminderit juve, prokurorëve, që keni ndarë kohë nga oraret tuaja të ngarkuara për të qenë këtu dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje jetike. E di që keni udhëtuar nga e gjithë Shqipëria për të marrë pjesë në këtë kurs.

Në botën e sotme të ndërlidhur, nuk mendoj se mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e luftës kundër krimeve kibernetike. Krimet kibernetike paraqesin një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe sigurinë e qytetarëve. Kriminelë, terroristë, regjime shtypëse dhe aktorë të tjerë abuzojnë me mjetet digjitale duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, duke dëmtuar të tjerët dhe duke ushtruar ndikim të dëmshëm. Vetëm të premten që kaloi, pamë një incident kibernetik në Bashkinë e Tiranës, të cilin Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ua ka atribuar aktorëve iranianë. Luftërat bashkëkohore fillojnë online. Mbrojtja e aeroporteve, spitaleve, rrjeteve energjetike dhe të dhënave personale është mbrojtje kombëtare. Gatishmëria kibernetike është thelbësore për misionin.

Aktorët e këqij po përdorin teknologji gjithnjë e më të sofistikuara, gjë që e bën të domosdoshme që forcat e rendit dhe prokurorët të jenë një hap përpara këtyre kërcënimeve që zhvillohen me shpejtësi. Trajnimi juaj në këtë kurs ju ka përgatitur për të përballuar këto sfida drejtpërdrejt, duke siguruar që drejtësia të vihet në vend në epokën digjitale.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po punon me partnerët për të çuar përpara një të ardhme digjitale që mbron sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ndëshkuar ata që përdorin mjetet digjitale për qëllime kriminale. Që nga ndërhyrjet shkatërruese kibernetike të korrikut dhe shtatorit 2022, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar miliona dollarë në ndihmë dhe ekspertizë kibernetike për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e marrin me seriozitet rolin e tyre në ndihmën ndaj partnerëve për të ndërtuar mbrojtjen e tyre kibernetike – dhe një pjesë kyçe e kësaj mbrojtjeje është aftësia për të hetuar dhe ndjekur penalisht autorët e krimeve kibernetike.

Gjatë këtij kursi, ju keni thelluar njohuritë tuaja mbi kompleksitetin e provave digjitale dhe rolin e tyre kyç në ndjekjen penale të terrorizmit dhe krimeve të tjera të mëdha. Keni fituar njohuri të vlefshme mbi mënyrat se si terroristët dhe kriminelët e tjerë shfrytëzojnë internetin dhe teknologjinë për të planifikuar dhe kryer veprat e tyre të tmerrshme. Ndërsa ktheheni në rrethet tuaja përkatëse, jam e bindur se do të zbatoni njohuritë dhe aftësitë që keni fituar për të pasur një ndikim të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

Faleminderit për përkushtimin tuaj ndaj mbrojtjes së komuniteteve tuaja. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten partnerë të përkushtuar, si në botën reale, ashtu edhe në hapësirën kibernetike. Faleminderit!”, tha ajo.

The post Siguria digjitale/ Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë appeared first on Sot News | Lajme.

Mesazh nga SHBA për Shqipërinë: Rritni shpenzimet për mbrojtjen, ndikimi i Trump është global

24 June 2025 at 19:47

Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se sa i rëndësishëm është investimi për mbrojtjen. Sipas ambasadës, një ndikim të rëndësishëm në këtë ka presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë” – shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

Më poshtë, ambasada Amerikane në Tiranë rendit katër faktet rreth shpenzimeve në mbrojtje:

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

The post Mesazh nga SHBA për Shqipërinë: Rritni shpenzimet për mbrojtjen, ndikimi i Trump është global appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta Izrael-Iran/ Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

By: user 8
23 June 2025 at 17:20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme.

Teksa publikon mesazhin e DASH, ambasada thotë se “kjo situatë mund të sjellë edhe protesta kundër qytetarëve dhe interesave amerikane në vende të ndryshme jashtë Shteteve të Bashkuara”.

Departamenti i Shtetit këshillon të gjithë qytetarët amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtuar në udhëtime dhe të ndjekin me vëmendje informacionet më të fundit për sigurinë dhe udhëtimet në faqen zyrtare travel.state.gov/destination

Njoftimi i ambasades: 

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.

The post Lufta Izrael-Iran/ Reagon Ambasada Amerikane në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane: 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, solli shpresë e siguri

12 June 2025 at 11:27

Ambasada amerikane në Prishtinë sot në 26 vjetorin e çlirimit kujtoi hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ambasada e SHBA-së në një postim në Facebook shkruan se në këtë përvjetor, nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan ambasada amerikane. /Telegrafi/

The post 26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane: 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, solli shpresë e siguri appeared first on Telegrafi.

Ambasada Amerikane tjetër mesazh shqiptarëve: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

10 June 2025 at 17:41

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili thekson angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për të dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

“Ne jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” thekson Rubio.

Ai përmend dy Zonat e reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor të SHBA-së si një hap konkret në këtë drejtim, si dhe standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, që sipas tij, janë shembuj të ruajtjes së standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.

Ky mesazh vjen në një kohë kur siguria kufitare dhe politikat e emigracionit mbeten çështje prioritare për administratën amerikane.

The post Ambasada Amerikane tjetër mesazh shqiptarëve: SHBA e palëkundur në luftën kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on Sot News | Lajme.

“DEFENDER 25”/ Ambasada Amerikane: Bashkëpunimi me Shqipërinë, themel për sigurinë e rajonit

By: M C
9 June 2025 at 18:01

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë zhvilluan një stërvitje intensive në terren në Bizë, si pjesë e stërvitjes “Exercise Immediate Response”, një komponent kyç i ushtrimit më të gjerë ndërkombëtar “DEFENDER 25”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e SHBA-së (EUCOM), si dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e New Jersey.

Ata iu bashkuan udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar nga afër operacionet dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë theksoi se stërvitjet e përbashkëta “mbështeten në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura”.

Stërvitja “DEFENDER 25” synon të testojë dhe forcojë aftësitë logjistike dhe operacionale të NATO-s dhe partnerëve të saj në Evropë, duke garantuar një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

The post “DEFENDER 25”/ Ambasada Amerikane: Bashkëpunimi me Shqipërinë, themel për sigurinë e rajonit appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane njoftim: Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama, ja arsyeja

6 June 2025 at 13:30

Një marrëveshje dypalëshe, e nënshkruar në prill, u lejon trupave amerikane të vendosen rreth Kanalit të Panamasë, por jo të krijojnë baza, sqaruan autoritetet panameze.

Trupat amerikane kanë mbërritur në Panama për stervitje ushtarake që synojnë mbrojtjen e kanalit të vendit, i cili lidh dy oqeane, tha të enjten ambasada amerikane, pas një marrëveshjeje dypalëshe që ka shkaktuar protesta në vendin e Amerikës Qendrore.

Ushtarët amerikanë “do të stërviten së bashku me forcat e sigurisë panameze” në “operacione në xhungël”, tha ambasada amerikane në një deklaratë të shkurtër.

Ambasada sqaroi se Panamaja “duhet të miratojë” hyrjen e ushtrisë amerikane, “në bazë rotacioni dhe jo përgjithmonë”, për të kryer stervitje.

Panamaja nënshkroi marrëveshjen e sigurisë pas presionit nga Presidenti Donald Trump, i cili ka kërcënuar të sekuestrojë kanalin, duke pretenduar se është nën ndikimin e Kinës.

Kjo marrëveshje ka shkaktuar protesta nga sindikatat dhe organizatat e tjera panameze, të cilat e konsiderojnë atë një “shkelje të sovranitetit” të vendit dhe se është një kthim i maskuar i bazave ushtarake.

Në vitet e fundit, ushtria amerikane ka marrë pjesë në stërvitje ushtarake në Panama së bashku me vendet e Amerikës Latine.

The post Ambasada amerikane njoftim: Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama, ja arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

By: Ela
5 June 2025 at 13:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza. Ambasada bëri me dije se tashmë aplikantët mund të caktojnë dhe të përshtatin takimet e tyre për vizë nëpërmjet platformës së re elektronike. Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet […]

The post Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht

By: Ela
31 May 2025 at 19:05

Nga Basir Çollaku Anglishtja pas-zgjedhore në Tiranë ka qenë sa e drunjtë aq e koduar por edhe shqeto. Duke lajmëruar zhvillime ndryshe nga pritshmëritë e pushteteve. Nisi diku me 20 maj 2025, me praninë e DEA në aksionin e arrestimeve të një prej bandave të kokainës së Durrësit Troplini-Doçi, një aktor faktori elektoral. U duk […]

The post Zgjedhjet shqip dhe rezultati anglisht appeared first on BoldNews.al.

Trajnimi i përbashkët i FSK me ushtrinë amerikane, ambasada e SHBA-së: Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë

30 May 2025 at 17:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson – Luiziana në SHBA.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane thotë se, ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes programit EUCOM J7 – TWWFC teksa stërviten së bashku me njësitë e ushtrisë amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana – një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane. /Telegrafi/

The post Trajnimi i përbashkët i FSK me ushtrinë amerikane, ambasada e SHBA-së: Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv

30 May 2025 at 14:51

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Ai ka shprehur shqetësimin për pasojat negative të emigracionit masiv, duke theksuar se ky fenomen mund të shërbejë si shtysë për trafikimin e qenieve njerëzore.

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.”, thotë Rubio.

The post Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Rubios: Duam të parandalojmë emigracionin masiv appeared first on Sot News | Lajme.

Reagimi i parë për zgjedhjet/ SHBA uron “popullin e Shqipërisë” por jo Edi Ramën

By: user 8
27 May 2025 at 16:07

Ambasada Amerikane ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një reagim jashtëzakonisht të vonuar me standarded e tyre të mëparshme (kujtojmë urimin e Yuri Kim në 2021 pa mbaruar ende numërimi), ambasada amerikane nuk përmend mazhorancën për fitoren në zgjedhje, por uron popullin shqiptar.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.” – shkruan Ambasada Amerikane në Facebook. ©LAPSI.AL 

The post Reagimi i parë për zgjedhjet/ SHBA uron “popullin e Shqipërisë” por jo Edi Ramën appeared first on Lapsi.al.

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

By: user 4
23 May 2025 at 21:08

Kryeministri Edi Rama është në pritje të një urimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rezultatin e 11 majit, por në vend të kësaj, nga ambasada amerikane në Tiranë ka mbërritur një tjetër mesazh, i sigluar nga Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi. Përmes emisarit të saj Stephen Fields, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA i kujton qeverisë se duhet të luftojë “kartelet”, “krimin e organizuar ndërkombëtar” dhe “emigracionit të paligjshëm”.

Fields, shkruhet në njoftimin e ambasadës “përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.  Me pak fjalë, jo licensa të hoteleve luksoze për trafikantët e Durrësit.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se Fields takoi të gjithë krerët e drejtësisë dhe policisë shqiptare, dorëzoi pajisje për burgjet, dha certifikata për Akademinë e Sigurisë. Në mesazh nuk përmendet asnjëherë fjala “zgjedhje” dhe as “fitore”, për të cilën, deri tani është ruajtur një heshtje e pastër diplomatike.

Në 2021 Rama u përgëzua nga SHBA para se të shpallej rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 25 Prillit, por kësaj radhe i mbetet të ngushëllohet me miqësinë që ka me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, ndërsa shpresat për një përmirësim të imazhit të tij, janë në lobimin që kanë marrë përsipër disa biznesmenë shqiptarë në SHBA. Gjatë fushatës, disa prej bashkëpuntorëve të fushatës së Trump, si LaCivita dhe Manafort u kontraktuan nga Partia Demokratike dhe mbështetën në zgjedhje Sali Berishën, i cili financoi edhe një kontratë lobimi me kompaninë ku bën pjesë vajza e Susie Willies, shefja e kabinetit të Donald Trump.

Është kjo panorama, kur Ramës ende po i mungon urimi nga SHBA, ndërkohë që i vjen një listë detyrash, e ngjashme me ato që flisnin kundërshtarët politike gjatë fushatës dhe që thotë me fjalë të tjera “Fillo me kartelet. Pastro shtëpinë!”

The post Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi appeared first on Lapsi.al.

Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët

19 May 2025 at 15:35

Pas mbylljes së disa zyrave të strukturave paralele serbe në veri të vendit, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka qëndruar sot në veri ku u takua me përfaqësues politikë si dhe Policinë e Kosovës.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Ambasadës amerikane në Kosovë ku ndër të tjera thuhet se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati ka zhvilluar sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, ku ka takuar liderë të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. CDA përsëriti qëndrimin e qeverisë së SHBA: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët appeared first on Telegrafi.

❌
❌