Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi

10 June 2025 at 23:44

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.

Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Kemi pasur disa goditje këndi. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho.

Trajneri Sylvino komentoi edhe zëvendësimet që bëri.

“Laçi ishte shumë i lodhur dhe ishte zëvendësimi i parë më i shpejtë sepse kishte harxhuar më shumë energji. Hoxha ishte pak i bllokuar, duke u zëvendësuar me Muçin për t’i dhënë epërsi ekipit duke qenë se luan mes linjave. Dhe më pas ndërrimet e tjera si Bajrami etj. Futbolli është i tillë që mund të luash me tre sulmues dhe nuk fiton, mund të luash edhe me një sulmues dhe fiton”.

“Është mëkat sepse shpërdoruam 45 minuta, por futbolli luhet 90 minuta. Edhe nëse je ekip si Brazili, apo Gjermania, nëse nuk fiton në fushë, pavarësisht se në letër duhet të fitosh, nëse nuk aplikon ato gjëra në fushë, nuk e kap dot objektivin. Sigurisht jemi futur me objektivin për ta fituar ndeshjen”, shtoi trajneri brazilian, sipas të cilit, qasja dhe qëndrimi i lojtarëve në fushë kanë impaktuar rezultatin e kësaj ndeshje./tvklan.al

The post Barazimi i hidhur me Letoninë, Sylvinho tregon se çfarë nuk shkoi appeared first on Telegrafi.

Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë

10 June 2025 at 23:37

Rey Manaj analizoi barazimin 1-1 ndaj Letonisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për Tv Klan pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar.

Sipas tij, pas avantazhit, ekipi e mendoi fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për Botërorin dhe jo në kalçeto me shokët.”

“Isha i kënaqur pasi gjetëm avantazhin, por pasi mori ndeshja, në pjesën e parë nuk ishim të përqendruar, sepse menduam se mund të fitonim lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të arrijmë objektivat deri në nëntor.

Autogolo? Besoj se në fund e preka unë me gjoks topin, por nuk ka rëndësi edhe për autogolin, rendësi ka avantazhi.

Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera.

Kemi gjuajtur shumë pak në portën. E dinim që Letonia mbrohet me forca të shumta. Është e vështirë për të gjetur portën. Do përmirësohemi, sepse e di mirë situatën”, u shpreh Manaj.

Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë.

The post Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë appeared first on Telegrafi.

Asllani: Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, ishim me fat

10 June 2025 at 23:23

Kristjan Asllani foli për Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria barazoi ndaj Letonisë në transfertë.

Asllani u shpreh se pjesa parë ishte dobët dhe theksoi se nuk duhet bërë më një pjesë e parë e tillë.

Sipas tij, në shtator, ekipi duhet të ketë qasje tjetër dhe do të kërkohet vetëm fitorja.

“Nuk e di, por nuk ka qenë një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kishim edhe fat, sepse ata gabuan edhe penalltinë. Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, sepse e dimë ëndrrën që kemi. Kur ka një pjesë të parë të tillë, bëhet e vështirë pastaj.

Ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e dytë u mbrojtën mirë. Kur të kthehemi në Kombëtare në shtator, duhet një qasje tjetër.

Në pjesën e dytë, trajneri na kërkoi mua dhe Shehut të ndihmonim më shumë mbrojtjen. Provova me krosime për të gjetur ndonjë nga shokët, por nuk ndodhi.

Kur të kthehemi do të punojmë akoma më fort. Kur të kthehemi duhet të luajmë vetëm për të fituar ndeshjet.

E ardhmja te Interi? Nuk e di. Do shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do flasim sërish”, u shpreh Asllani.

The post Asllani: Nuk mund të bëhet një pjesë e parë e tillë, ishim me fat appeared first on Telegrafi.

Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 June 2025 at 23:13

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti.

Në fakt është penalltia e parë që ai pret në një ndeshje të kombëtares shqiptare. Para goditjes së 11-metërshit, Strakosha u konsultua me trajnerin e portierëve të kombëtares, Ilir Bozhiqi.

“E pyetja çfarë mendimi kishte, ma tha dhe pastaj mora vendim dhe vetë”, tha Strakosha.

Ai zbuloi edhe çfarë i kishte thënë Bozhiqi.

“Të qëndroj në vend”, citoi Strakosha për Klan Kuqezi.

Sipas portierit kuqezi, Shqipëria u zgjua shumë vonë për të kërkuar fitoren në këtë ndeshje.

“U zgjuam vonë në pjesën e dytë. Duhet të jesh i përqendruar. Nuk e përgatitëm mirë nga ana mendore ne si lojtarë”, tha Strakosha./tvklan.al

The post Priti penalltinë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes appeared first on Telegrafi.

Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë

10 June 2025 at 21:38

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota. /Telegrafi/

The post Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten

10 June 2025 at 19:27

Shqipëria do të zbresë sonte në fushë përballë Letonisë, në një sfidë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Ndeshja pritet të jetë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin drejt një kualifikimi historik, pasi deri tani nga tri ndeshje kanë vetë 5 pikë.

Letonia në anën tjetër ka marr 3 pikë nga dy ndeshje dhe kërkon të mbetet në luftë për pozitat e para.

Shqipëria dhe Letonia janë takuar pesë herë dhe rezultati i vetëm në këto përballje ishte barazimi.

Sylvinho do të mbështetet sërish te treshja Rey Manaj, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.  Ndryshimet janë në mbrojtje, ku Ivan Balliu, Ardian Ismjali dhe Marash Kumbulla luajnë nga minuta e parë.


Letoni: Zvledris, Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis, Jaunzems, Cifaniks, Seveljevs, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskia.

Shqipëri: Strakosha, Balliu, Ismjali, Kumbulla, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Manaj, Hoxha.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Letoni – Shqipëri: Sylvinho me tri ndryshime nga ndeshja e fundit, Manaj kapiten appeared first on Telegrafi.

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë & Letonisë, trajneri Silvinjo publikon listën

By: V K
26 May 2025 at 10:47

Në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës.

Trajneri Silvinjo, ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku.

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.

Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

 

The post Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë & Letonisë, trajneri Silvinjo publikon listën appeared first on Albeu.com.

“Rusia nuk do paqe”/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

16 May 2025 at 11:36

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa pjesëmarrëse në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian, paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë.

Kjo sipas kryeministres së Letonisë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.

“Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord. Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mirë”, u shpreh Evika Siliņa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rusia nuk do paqe”/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja appeared first on Euronews Albania.

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë

By: user7
16 May 2025 at 11:02

Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa ka deklaruar në Tiranë se vetëm Rusia nuk do rajonin e tyre. Duke folur për mediat, para nisjes së samitit të Komunitetit Politik Evropian, Siliņa theksoi se në takimin e sotshëm, përveç luftës në Ukrainë, do të diskutojnë dhe për emigracionin e paligjshëm.

“Do të kërkojmë dhe pretendojmë armëpushimin pa kushte 30 ditor. Për fat të keq vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Do të biem dakord për sanksione të mëtejshme sepse kjo mund ta ndalë Rusinë. E di që sot do të diskutojmë edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunim ekonomik. Për rrjedhojë do ta përdorim këtë KPE si platformë të mirë për takimin e të gjithë udhëheqësve evropianë “, deklaroi ajo.

The post Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë appeared first on Lapsi.al.

“Të gjitha vendet në Europë duan siguri”,kryeministrja e Letonisë:Emigracioni, çështje me rëndësi për ne dhe Shqipërinë

16 May 2025 at 10:44

Nis mikpritja e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian. Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Kryeministrja e Letonisë Silina Evika, e pyetur në lidhje me luftën në Ukrainë, u shpreh se nëse Rusia nuk dakordohet për paqe, atëherë do të jetë e domosdoshme të merret sanksione.

“Për fat të keq lufta e Rusisë vazhdon në Ukrainë, e di që këto çështje do t’i diskutojmë dhe do të pretendojmë armëpushimin 30 ditor pa kushte. Ukraina e do një gjë të tillë, Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Të gjitha vendet në Europë duan siguri. Sot do të diskutojmë për emigracionin e paligjshëm, dhe është një çështje me rëndësi për Letoni, por edhe për Shqipërinë”, tha ajo.

The post “Të gjitha vendet në Europë duan siguri”,kryeministrja e Letonisë:Emigracioni, çështje me rëndësi për ne dhe Shqipërinë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌