Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

RIGA – Banderola e tifozëve izraelitë të futbollit shkakton zemërim në Poloni

15 August 2025 at 22:23

RIGA, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Një banderolë me mbishkrimin “Vrasës që nga viti 1939”, e shfaqur nga tifozët izraelitë të futbollit, gjatë një ndeshjeje të djeshme të Ligës së Konferencës, ka shkaktuar zemërim në Poloni.

Banderola u shpalos nga tifozët e “Maccabi Haifa” në ndeshjen e dytë të ndeshjes kualifikuese kundër ekipit polak “Rakow Czestochowa”.

Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, ndeshja u zhvillua në Hungari dhe u fitua 2-0 nga “Rakow”, i cili kaloi në raundin tjetër kualifikues.

Presidenti polak, Karol Nawrocki e kritikoi ashpër banderolën.

“Banderola skandaloze e shfaqur nga tifozët e ‘Maccabi Haifa’ fyen kujtimin e qytetarëve polakë që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, përfshirë tre milionë hebrenj. Ky është një akt idiot që nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”, shkroi ai në X.

Disa ministra dhe zëdhënësi i qeverisë shprehën gjithashtu zemërimin e tyre dhe kërkuan një përgjigje të qartë nga UEFA.

Organi qeverisës evropian tha më vonë se ka hapur procedura disiplinore kundër të dy klubeve, përfshirë edhe për “transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, e konsideroi veçanërisht skandaloze që pankarta e mbante Poloninë përgjegjëse për krimet e Gjermanisë naziste.
Pushtimi gjerman i Polonisë në vitin 1939 shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

Pasuan gjashtë vjet pushtim dhe më shumë se pesë milionë njerëz vdiqën në Poloni – tre milionë prej tyre hebrenj polakë.

Ambasada e Izraelit në Varshavë dënoi gjithashtu “sjelljen e neveritshme të disa tifozëve” dhe theksoi se “nuk ka vend për fjalë dhe veprime të tilla, as në stadium dhe as diku tjetër”.

Media polake dhe izraelite thanë se veprimi ishte një përgjigje ndaj një pankarte të shfaqur nga tifozët e “Rakow” në ndeshjen e parë, e cila thoshte “Izraeli vret dhe bota hesht”.
Tifozët polakë po kritikonin veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza./ /os/

The post RIGA – Banderola e tifozëve izraelitë të futbollit shkakton zemërim në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Nis ”olimpiada” e robotëve humanoidë

15 August 2025 at 21:12

PEKIN, 15 gusht /ATSH-AA/ – Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë (WHRG), gara e parë në botë e robotëve në shkallë të gjerë, në të cilën robotët humanoidë garojnë në fusha të ndryshme sportive, performance dhe kategorie, kanë filluar në kryeqytetin e Kinës.

Aktiviteti i cili u mbajt në bashkëpunim me Qeverinë Popullore Vendore të Pekinit, Grupin Mediatik të Kinës, Organizatën Botërore të Bashkëpunimit në Robotikë dhe RoboCup Azi-Paqësor, morën pjesë kompani robotike, universitete, institute kërkimore, klube robotike dhe entuziastë me robotët humanoidë që ata i zhvilluan.

Robotët garuan në sporte të tilla si atletika, gjimnastika, futbolli dhe boksi në këtë ngjarje, e cila synonte të shfaqte përparimet në teknologjinë e robotëve humanoidë përmes zbatimeve praktike.

Në ditën e parë të lojërave, të cilat do të përfundojnë më 17 gusht, u zhvilluan gara vrapimi 400 metra dhe 1 500 metrash, ndeshje futbolli 3×3 dhe 5×5 si dhe ndeshje boksi./   /os/

The post FOKUS – Nis ”olimpiada” e robotëve humanoidë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

By: armand
15 August 2025 at 22:22

Një mbrëmje me emocione ka shoqëruar festën e 105-vjetorit të themelimit të KF Tiranës. Bardheblutë e kryeqytetit, klubi më i titulluar në historinë e futbollit shqiptar, kanë shënuar këtë përvjetor me një surprizë për tifozët e tyre. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, qielli u ndez nga një spektakël i veçantë dronash, të cilët formuan mesazhe simbolike […]

The post Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin” appeared first on BoldNews.al.

💾

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

By: armand
15 August 2025 at 21:53

Leipzig mbushi arkat e klubit falë shitjes së Benjamin Seskos tek Manchester United pak ditë më parë. Tashmë, klubi gjerman ka përforcuar qendrën e sulmit me zëvendësuesin e yllit slloven. Romulo është transferimi më i ri i Leipzig në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjermane nëpërmjet një postimi ku […]

The post Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos appeared first on BoldNews.al.

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

By: armand
15 August 2025 at 21:14

Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator. Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për […]

The post PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique appeared first on BoldNews.al.

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

By: armand
15 August 2025 at 20:58

Klubi i Shkupit po përballet me një krizë të thellë, ku vendimet e fundit të Federatës Maqedonase të Futbollit po e shtyjnë drejt një situate alarmante që mund të kërcënojë edhe ekzistencën e tij. Federata ka shpallur të papërshtatshëm stadiumin e Çairit për zhvillimin e ndeshjeve, për shkak të pamundësisë së aplikimit të teknologjisë VAR. […]

The post Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë appeared first on BoldNews.al.

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

By: armand
15 August 2025 at 20:23

Sezoni i ri në Premier League ngre siparin mbrëmjen e sotme. Në program është vetëm 1 ndeshje për t’u zhvilluar dhe siç ndodh gjithmonë, ekipi kampion është i pari që do të zbresë në fushën e lojës. Kështu Liverpool si kampionët në fuqi do të luajnë ndeshjen e parë të kampionëtit. Në orën 21:00 në […]

The post Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet appeared first on BoldNews.al.

Goli i radhës, ish-mesfushori i Shpresave tund rrjetën në Kupën e Gjermanisë

By: armand
15 August 2025 at 19:53

Tim Civeja e ka nisur këtë sezon me fanellën e Saarbrucken fc si një protagonist absolut. Jo vetëm në krijimin e aksioneve sulmuese për skuadrën, por edhe duke tundur vetë rrjetën për klubin e kategorisë së tretë gjermane. Pas golave në kampionat, ai ka shënuar sot një të tillë edhe në Kupën e Gjermanisë, një […]

The post Goli i radhës, ish-mesfushori i Shpresave tund rrjetën në Kupën e Gjermanisë appeared first on BoldNews.al.

Egnatia refuzon ofertën e Sivassporit për Regi Lushkjan: Çmim qesharak, nuk largohet!

By: armand
15 August 2025 at 18:58

Regi Lushkja do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Klubi rrogozhinas ka refuzuar një ofertë nga Turqia për yllin e skuadrës, e cila kishte ardhur nga Sivasspor. Para ndeshjes së djeshme kundër Olimpija Ljubljanës, drejtori sportiv Klejdi Zenelaj konfirmoi se po zhvilloheshin bisedime me klubin turk dhe negociatat ishin në fazë të avancuar. Sivasspor […]

The post Egnatia refuzon ofertën e Sivassporit për Regi Lushkjan: Çmim qesharak, nuk largohet! appeared first on BoldNews.al.

Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino

By: armand
15 August 2025 at 18:46

Torino ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani, por përballen me pengesa të mëdha financiare për ta realizuar këtë transferim. Sipas “Tuttosport”, Interi e vlerëson 23-vjeçarin me rreth 18 milionë euro, një shifër që shkon përtej mundësive aktuale të Granatave. Për këtë arsye, një opsion mund të jetë […]

The post Pengesat financiare janë të mëdha, ja si mund të transferohet Asllani te Torino appeared first on BoldNews.al.

Jadon Sancho transferohet në Serie A

By: armand
15 August 2025 at 18:32

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes. Sancho ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt […]

The post Jadon Sancho transferohet në Serie A appeared first on BoldNews.al.

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

By: armand
15 August 2025 at 18:04

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, e konsideron Mohamed Salah favoritin e tij për të fituar Topin e Artë këtë vit. Salah është një nga kandidatët kryesorë të shpallur nga France Football për çmimin e lakmuar këtë muaj. Mohamed Salah bëri një paraqitje të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit 2024-25, duke regjistruar 34 gola dhe 23 asiste […]

The post “Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit

15 August 2025 at 18:23

Kriza në radhët e FC Shkupit po thellohet. Klubi nga Çairi ka anuluar ndeshjen e javës së dytë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndaj Sileksit, ekip ky që do ta fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0, njofton Telegrafi.

Shkupi ishte në kërkim të një fushe alternative për shkak se stadiumi i tyre nuk plotëson kushtet për përdorimin e teknologjisë VAR. Opsionet si stadiumi në Kumanovë, Gjorçe Petrov dhe në Strumicë u përmendën si alternativa, por asnjëra nuk u realizua.

Edhe pse arsyeja zyrtare për anulimin nuk është bërë publike, është e qartë se përveç vështirësive logjistike, klubi po përballet edhe me probleme organizative. Kujtojmë që në javën e parë ndaj Shkëndijës, Shkupi u paraqit me ekip të rinjsh.

Me këtë vendim, Sileksi fiton automatikisht tri pikët, ndërsa një mosparaqitje e radhës nga Shkupi do të nënkuptonte përjashtimin e tyre nga liga dhe zbritjen në kategorinë më të ulët. Ky zhvillim sjell sfida të reja për Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe komisionin për gara.

Nga klubi i Shkupit ende nuk ka asnjë reagim apo deklaratë zyrtare për situatën e krijuar. /Telegrafi/

The post Vazhdon kriza te Shkupi, nuk do ta luajë ndeshjen ndaj Sileksit appeared first on Telegrafi.

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League

By: A R
15 August 2025 at 18:22

Pasi shkruajti historinë dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në play-off-in e Conference League, për Dinamo nuk ka pushime pasi menjëherë duhet të mendojë për kundërshtarin e radhës . Blutë do të përballen me polakët e Jagelonias.

Në letër ata kushtojnë 4-fish më shumë se skuadra e Dinamos megjithatë ashtu si ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit, blutë do të tentojnë për të marr maksimumin.

Në turin e tretë të Conference League, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. me dueli e parë që përfundoi me rezultatin  0-1 për polakët ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 2-2

Përveç arritjes historike, nga ky sukses, Dinamo ka mbushur dhe arkat e klubit. Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo ka siguruar  minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, të ardhura të majme që i japin siguri kryeqytetasve edhe për sezonin e ri.

Dueli i parë mes Dinamos dhe Jagielonias do të luhet të enjten në datën 21 gusht në Poloni.

The post Zbulohet kundërshtari i Dinamos në play-off për grupet e Conference League first appeared on JavaNews.al.

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

By: Admin
15 August 2025 at 18:15

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Sanço ishte kthyer në objektiv të merkatos të skuadrave si Napoli e Juventusi, me bardhezinjtë sidomos të cilët kishin kërkuar me ngulm lojtarin duke qenë vazhdimisht në kontakt me të. Por ata u tërhoqën pasi mësuan për kërkesat ekonomike të futbollistit, i cili ka një rrogë prej 15 milionë eurosh bruto në vit te Manchester United.

Ajo që ka bërë lëvizjen e duhur ka qenë Roma, e cila ka bindur lojtarin me një kontratë pesëvjeçare, duke i ofruar një rrogë fikse prej 4,5 milionë eurosh neto në vit, plus bonuse të ndryshme që e rritin atë në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro në sezon. Sancho ka thënë “po” dhe pritet në Itali, ndërsa Manchester United është i lumtur që e sheh të largohet. Në arkat e “djajve të kuq” do të derdhen 23 milionë euro, për formulën e cila parashikohet të jetë një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit./ D.C

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

By: armand
15 August 2025 at 16:59

Dinamo do të përballet me Jagiellonia të Polonisë në raundin play-off të Ligës së Konferencës, me blutë që luajnë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në fushën e tyre. UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjen e parë, si sa i përket stadiumit dhe orarit, ashtu edhe gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë […]

The post Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

By: armand
15 August 2025 at 16:27

Një rokadë ka ndodhur përsa i përket trajnerit të portierëve në stafin teknik të Vllaznisë, ku pas 7 sezonesh është larguar nga ky pozicion, Ideal Lekiqi. Ai ka qenë përgatitësi i portierëve të kuqebluve për disa sezone me rradhë. Duke bashkëpunuar me trajnerë të ndryshëm si Canaj, Jonuz, Dedja, Brdariç, Plori, Josa, Sedloski, Memelli, Osmani dhe […]

The post Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini appeared first on BoldNews.al.

Një lëvizje e thjeshtë që mund të na shpëtojë jetën në rrugë

By: gaze tare
15 August 2025 at 14:44

Një zakon i përditshëm që shumica e shoferëve bëjnë shpesh, si përshpejtimi i menjëhershëm kur semafori bëhet jeshil, mund të jetë shumë më i rrezikshëm se sa duket.

Përshpejtimi i papritur pas ndezjes së dritës jeshile shpesh interpretohet si një shenjë nxitimi, por hulumtimet tregojnë se kjo mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, veçanërisht në kryqëzime. Studime të ndryshme, përfshirë ato që përdorin të dhëna telematike nga flotat e automjeteve, kanë zbuluar se ndryshimet e mprehta të shpejtësisë janë një formë e drejtimit agresiv dhe përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë rrugore.

Përshpejtimi i menjëhershëm jo vetëm që zvogëlon kohën e reagimit në raste emergjente, por gjithashtu e bën më të vështirë kontrollin e mjetit në situata të paparashikuara, si për shembull në rastin kur një mjet përpara frenon papritur ose kur këmbësorët dalin papritur në rrugë.

Hulumtimet, përfshirë ato të Institutit të Transportit të Virxhinias Tech, tregojnë se përshpejtimet e papritura janë tregues të një rreziku të lartë për aksidente dhe se shoferët që ndalojnë dhe nisen më gradualisht kanë më shumë mundësi të shmangin aksidentet.

Çfarë Duhet Të Bëjmë?

Një nisje më e butë dhe e kontrolluar pas semaforit mund të jetë një hap i vogël, por tepër i rëndësishëm për të rritur sigurinë rrugore. Të mos nxitoni pas dritës jeshile, dhe të jepni vetes 2-3 sekonda para se të nisen, mund të bëjë diferencën mes sigurisë dhe një aksidenti të mundshëm.

Sigurohuni gjithmonë që të kontrolloni rrugën dhe të jeni të kujdesshëm për çdo ndodhi të papritur. Dhe mos u shqetësoni për ata që mund t’ju bien borisë pas, siguria është më e rëndësishme.

The post Një lëvizje e thjeshtë që mund të na shpëtojë jetën në rrugë appeared first on iconstyle.al.

Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield për herë të parë që pas tragjedisë

By: gaze tare
15 August 2025 at 14:20

Familja e Diogo Jotës do të jetë e pranishme në Anfield të premten për ndeshjen hapëse të Liverpoolit në Premier League kundër Bournemouth, në një moment emocional për klubin dhe tifozët. Kjo do të jetë hera e parë që ata shfaqen në stadium që pas tragjedisë që mori jetën e Diogos dhe vëllait të tij, Andre Silva, në një aksident me makinë muajin e kaluar në Spanjë.

Liverpooli do të organizojë një homazh për të nderuar ish-sulmuesin e tij, me një moment heshtjeje që do të mbahet në të gjitha ndeshjet e Premier League këtë fundjavë. Lojtarët do të mbajnë shirita të zinj dhe do të shfaqen mesazhe dhe imazhe për Jotën dhe vëllain e tij në ekranet e stadiumeve.

Një mozaik i veçantë nga tifozët do të zbulohet në Kop dhe tribunën Sir Kenny Dalglish gjatë periudhës së heshtjes, duke i dhënë një tjetër dimension homazhit. Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje si një mundësi për të treguar mbështetje dhe dashuri për familjen e Diogos në këtë moment shumë të vështirë.

The post Familja e Diogo Jotës pritet në Anfield për herë të parë që pas tragjedisë appeared first on iconstyle.al.

Transportuan 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër

15 August 2025 at 12:45

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Policia e Gjirokastrës ka finalizuar gjatë 24 orëve, operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Për të dyja operacionet janë arrestuar 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi.

Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 3”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Sektorin Operacional arrestuan shtetasin A. Rr., 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në vendin e quajtur “Kthesa e Andon Poçit”, duke transportuar 10 emigrantë.

Ndërsa në kuadër të operacionit “The bridge 1 “, Seksioni për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë së Kufirit të Gjelbër Kakavije, arrestuan në flagrancë shtetasit R. Sh., 45 vjeç dhe F. S., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi R. Sh. u kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar 10 emigrantë, ndërsa 37-vjeçari kontrollonte rrugën, me automjet tjetër, për të sinjalizuar bashkëpunëtorin e tij, për prezencën e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/j.p/

The post Transportuan 20 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 shtetas në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌