Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

By: armand
15 August 2025 at 21:14

Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator. Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për […]

The post PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique appeared first on BoldNews.al.

Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros

14 August 2025 at 23:58

Luis Enrique pritet t’i shpëtojë çdo ndëshkimi për goditjen e hapur ndaj sulmuesit të Chelseat, Joao Pedro, pas finales së Kupës së Botës për Klube në SHBA, në korrik.

Trajneri i PSG-së goditi Pedron në fytyrë gjatë një përplasjeje në fund të ndeshjes, pasi Chelsea kishte fituar me rezultat 3-0.

Megjithatë, FIFA nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore ndaj tij.

Enrique ishte i pranishëm në stol për fitoren e PSG-së në Superkupën e UEFA-s kundër Tottenhamit, e cila përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe 4-3 pas penalltive.

FIFA nuk ka komentuar mbi ndëshkimin e mundshëm, ndërsa fakti që ai u lejua të drejtonte skuadrën në finalen e Superkupës e bën edhe më pak të mundshme vendosjen e një sanksioni në të ardhmen.

Trajneri spanjoll tani është përqendruar në fillimin e një sezoni të ri në Ligue 1, pas suksesit historik të sezonit të kaluar, kur udhëhoqi PSG-në drejt fitimit të tripletës. /Telegrafi/

The post Luis Enrique i shpëton ndëshkimit për goditjen me shuplakë të Joao Pedros appeared first on Telegrafi.

Marquinhos flet për largimin e befasishëm të Donnarummas – ka disa fjalë për portierin

12 August 2025 at 22:57

Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, ka komentuar për situatën e Gianluigi Donnarummas, i cili pritet të largohet nga klubi francez.

Braziliani, që ka qenë pjesë e klubit gjatë gjithë kohës që portieri italian luajti në Paris, shprehu mirënjohje dhe respekt për shokun e tij të skuadrës.

“Është gjithmonë e vështirë dhe në 12-13 vitet e mia këtu, kam parë tashmë shokë të tjerë të ekipit të kalojnë nëpër këtë lloj situate. Lojtarë kyç janë detyruar të largohen në fund të sezonit. Kjo është jeta jonë, ky është futbolli”, deklaroi fillimisht Marquinhos.

Ai theksoi se lojtarët duhet të japin gjithçka deri në fund, duke shtuar se edhe vetë do të largohet një ditë.

“E tëra çfarë mund të bësh është të japësh gjithçka deri në minutën e fundit. Edhe unë do të largohem dhe shpresoj ta bëj këtë në kushtet më të mira të mundshme. Lojtarët vijnë e shkojnë, klubi mbetet”, nënvizoi ai.

Mbrojtësi nuk e fshehu vlerësimin e madh për Donnarumman, duke deklaruar se ai ka shkruar historinë.

“Gigio ka shkruar historinë e klubit dhe jam shumë krenar për këtë. E falënderojmë nga thellësia e zemrave tona. Nëse qëndron, do ta mirëpresim me krahë hapur sepse ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Nëse duhet të largohet, do ta falënderojmë edhe atë, sepse është një mik i shkëlqyer dhe një udhëheqës i shkëlqyer”, ka thënë Marquinhos. /Telegrafi/ 

The post Marquinhos flet për largimin e befasishëm të Donnarummas – ka disa fjalë për portierin appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique merr përsipër vendimin për të përjashtuar Donnarumma-n: S’i përshtatet tipit tim të lojës!

By: admin
12 August 2025 at 22:32

Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme Luis Enrique për të lënë jashtë listës së grumbulluarve lojtarin, i cili dha një kontribut të madh në Paris në fitimin e Champions League.

Për këtë zgjedhje të fortë trajneri spanjoll mori përsipër të gjitha përgjegjësitë duke thënë se ishte një vendim i marrë 100% prej tij.

Raporti mes klubit dhe Donnarumma-s është thyer prej javësh pasi italiani këkron një pagë të lartë për të firmosur kontratën e re.

PSG, para pak ditësh bleu një portier tjetër, dhe që nga dita e djeshme i ka bërë të qartë italianit se nëse dëshiron të luajë duhet që të gjejë një ekip tjetër këtë verë dhe të largohet kundrejt një shifre të caktuar.

“Gigio është njëri nga portierët më të mirë në botë dhe si person është edhe më i mirë. Por jeta futbollistike e nivelit të lartë i ka këto situata. Duhen marrë vendime të vështira dhe unë mbaj përgjegjësi të plotë mbi atë vendim që mora dje. Zgjedhja ime ka të bëjë me nevojat e mia si trajner për ekipin që përgatis”, tha Luis Enrique sot në mbrëmje duke lënë të kuptohet se zgjedhja e tij nuk ka të bëjë me faktin se italiani nuk rinovon, por për shkak të limiteve të tij për të luajtur topin me këmbë.

The post Luis Enrique merr përsipër vendimin për të përjashtuar Donnarumma-n: S’i përshtatet tipit tim të lojës! appeared first on Albeu.com.

“Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian

12 August 2025 at 20:39

 Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka folur hapur për vendimin e tij të bujshëm për të lënë jashtë planeve portierin italian Gianluigi Donnarumma.

Në një intervistë për Sky Sport, tekniku spanjoll e pranoi se bëhet fjalë për një zgjedhje të vështirë, por të domosdoshme për skuadrën.

“Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë, pa dyshim, dhe një person edhe më i mirë. Por kjo është jeta e futbollistëve të nivelit të lartë – unë jam 100% përgjegjës për këtë vendim të vështirë”, deklaroi Enrique.

Ai theksoi se arsyeja lidhet me profilin e portierit që i nevojitet ekipit në këtë moment, me klubin që nënshkroi para disa ditësh me Lucas Chevalier të Lille.

“Nëse do të ishte e lehtë, kushdo do ta merrte. Këto vendime kanë të bëjnë me atë çfarë kërkon skuadra, jo vetëm me cilësitë individuale”, deklaroi Enrique.

Ky qëndrim i hapur i teknikut pritet të ndezë debat mes tifozëve dhe ekspertëve, pasi Donnarumma shihet prej kohësh si një nga asetet më të vlefshme të PSG-së. /Telegrafi/ 

The post “Jam 100% përgjegjës për largimin e Donnarummas” – Luis Enrique e pranon se kërkoi shitjen e portierit italian appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më

11 August 2025 at 20:24

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka treguar se fitorja e skuadrës së tij në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Inter i solli në mendje vajzën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mënyrë tragjike gjashtë vite më parë. 

“E dini tashmë çfarë ka kaluar familja jonë me humbjen e vajzës time, Xana, e cila ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën nëntëvjeçare”. 

“Në jetë, të gjithë e dimë se lindim dhe vdesim, këto janë dy gjëra të sigurta, por askush nuk e pranon vdekjen. Mendoj se me kalimin e viteve dhe përmes këtij procesi, e gjithë familja ime ka mësuar të jetojë ndryshe, në një mënyrë që na përmbush”. 

“Edhe pse Xana nuk është më fizikisht mes nesh, ajo është gjithmonë e pranishme shpirtërisht”. 

“Kjo ndeshje ishte një prekje e fundit që më kujtoi se e vogla Xana e donte vrapimin në fushë dhe do ta kishte shijuar këtë moment  dhe në fakt e shijoi, përmes motrës dhe vëllait të saj, përmes nesh, prindërve të saj”. 

“Ishte një moment i bukur dhe emocional, sepse të gjitha familjet e lojtarëve dhe stafit ishin të pranishme në stadium. Dhe ne duam më shumë. Duam ta përjetojmë sërish”, përfundoi trajneri spanjoll. 

Xana ishte parë duke valëvitur flamurin e Barcelonës pas fitores së Ligës së Kampionëve në vitin 2015, hera e fundit që katalanasit fituan trofeun më të rëndësishëm evropian për klube. 

Fitorja e PSG-së ndaj Interit shënoi herën e parë në histori që skuadra parisiene ngre trofeun me ‘veshë të mëdhenj’./Telegrafi/

The post Luis Enrique prek zemrat: Finalja më solli ndër mend vajzën time Xana, që nuk jeton më appeared first on Telegrafi.

Lista me favoritët për çmimin “Trajneri i Vitit” në Topin e Artë 2025

7 August 2025 at 17:41

Janë zbuluar emrat e trajnerëve të nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit i Ekipit të Meshkujve”, i cili do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë 2025 që mbahet në muajin shtator në Theatre du Châtelet në Paris.

Luis Enrique kryeson listën e të nominuarve pasi udhëhoqi Paris Saint-Germain drejt një sezoni historik, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe përmbyllur një tripletë të rrallë për klubin francez – hera e parë në 32 vjet që një skuadër franceze e fiton kompeticionin më të madh europian për klube.

Hansi Flick gjithashtu shënoi sukses të jashtëzakonshëm në vitin e tij të parë në krye të Barcelonës, duke siguruar një tripletë të paprecedentë vendase: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës – një arritje që katalanasit nuk e kishin përjetuar më parë.

Arne Slot, trajneri i ri i Liverpoolit, u nominua falë triumfit të tij të menjëhershëm në Ligën Premier, duke marrë vendin e legjendës Jürgen Klopp dhe duke sjellë menjëherë rezultat historik në Anfield.

Antonio Conte gjithashtu bëri jehonë në sezonin e tij të parë me Napolin, duke i dhënë klubit titullin e Serie A pas një gare dramatike ku triumfoi përballë Interit në momentet e fundit të kampionatit.

Lista e ngushtë plotësohet nga Enzo Maresca, i cili në vitin e tij të parë si trajner i Chelseat fitoi dy trofe ndërkombëtarë: Ligën e Konferencës UEFA dhe Kupën e Botës për Klube FIFA. Italiani, që ka qenë më parë pjesë e stafit të Pep Guardiolës, ka fituar vëmendjen me suksesin e menjëhershëm te “Blutë”. /Telegrafi/

🚨 OFFICIAL: Ballon d’Or Nominees for 𝐁𝐞𝐬𝐭 𝐌𝐚𝐧𝐚𝐠𝐞𝐫 𝐨𝐟 𝐭𝐡𝐞 𝐘𝐞𝐚𝐫 have been released! 👔✨

Who’d you vote for as best coach 2025? 🗳 pic.twitter.com/0dyXOVggj8

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2025

The post Lista me favoritët për çmimin “Trajneri i Vitit” në Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan interesohet për mesfushorin e PSG-së

By: armand
6 August 2025 at 21:24

Lee Kang-in është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, ndaj trajneri spanjoll e ka vendosur emrin e koreano-jugorit në listën e largimeve. Duke pasur parasysh këtë situatë, Milan është një nga klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Milanit janë […]

The post Nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique, Milan interesohet për mesfushorin e PSG-së appeared first on BoldNews.al.

Luis Enrique i lodhur, dy yje drejt largimit nga PSG

6 August 2025 at 09:47

Luis Enrique ka filluar të marrë vendime të prera te Paris Saint-Germain përpara sezonit të ri dhe dy emra janë tashmë në rrugë të largimit: Arnau Tenas dhe Presnel Kimpembe.

Trajneri asturian, i bindur se skuadra e tij ka nevojë për rregullime specifike për të arritur përsosmëri, ka qenë i qartë në lidhje me ata që nuk përputhen me vizionin e tij të futbollit.

Rasti i portierit të ri spanjoll është veçanërisht mbresëlënës. Pasi mbërriti si një lojtar premtues me shumë hapësirë për t’u rritur, Arnau Tenas duket se e ka shteruar periudhën e pritjes.

Edhe pse e ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet e paqartë, Enrique ka vendosur që Tenas duhet të kërkojë kohë loje larg Parc des Princes. Celta Vigo duket të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, megjithëse transferimi nuk është finalizuar ende.

Në mbrojtje, historia e Presnel Kimpembe me PSG-në po i afrohet gjithashtu kapitullit të saj të fundit.

Në moshën 29 vjeçare, mbrojtësi fitues i Kupës së Botës nuk ka arritur të bindë pas problemeve të tij të fundit fizike, dhe stafi i trajnerëve ka zgjedhur të bëjë një ndryshim që i lejon ata të forcojnë atë zonë me gjak të ri. Ardhja e afërt e Ilia Zabarnyi tregon në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Enrique ka vendosur ta mbajë Kang-In Lee.

Mesfushori koreano-jugor, i cili pati një sezon të fortë me gjashtë gola dhe gjashtë asistime, do të mbetet pjesë e bërthamës sulmuese për sezonin e ri. Kjo tregon se trajneri i vlerëson ata që kontribuojnë përmes përkushtimit dhe qëndrueshmërisë.

Rindërtimi i PSG-së po ecën përpara në heshtje, por në mënyrë të qëndrueshme. Ndërsa po merren në konsideratë përforcime si portieri Lucas Chevalier dhe Zabarnyi i lartpërmendur, po shfaqen edhe largime të nevojshme.

Me këto vendime, Enrique vazhdon të formësojë një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij, duke pasur parasysh jo vetëm kampionatin vendas, por edhe një shtytje të re në Evropë. /Telegrafi/

The post Luis Enrique i lodhur, dy yje drejt largimit nga PSG appeared first on Telegrafi.

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

15 July 2025 at 12:52

Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin në ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë shtatë lojtarë gjatë kësaj vere. 

Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. 

Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror. 

Sipas L’Equipe, PSG planifikon të bëjë një spastrim të rëndësishëm në afatin kalimtar këtë verë përpara sezonit të ri. 

Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj. 

Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh. 

Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes. 

Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. 

Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë. 

Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre. 

Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.

Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/

The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.

Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen

By: gaze tare
14 July 2025 at 18:22

Pas finales së Botërorit të Klubeve ku Chelsea mposhti PSG-në 3-0, situata doli jashtë kontrollit me një përleshje masive mes lojtarëve. Në qendër të incidentit u përfshi trajneri Luis Enrique, i cili dyshohet se goditi me shuplakë sulmuesin brazilian Joao Pedro, ndërsa Donnarumma e shtyu atë në tokë.

Enrique u shpreh pas ndeshjes: “Qëllimi im ishte të ndaloja përplasjen, por situata eskaloi.” FIFA pritet të hapë një hetim disiplinor dhe një pezullim me kohë mbetet skenari më i mundshëm, ashtu si rasti i Luis Suarez më 2014.

Joao Pedro reagoi: “Shkova të mbroja shokun tim. Ata humbën kontrollin, ne fituam ndeshjen.”

FIFA ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.

The post Goditi me shuplakë futbollistin e Chelsea-t pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen appeared first on iconstyle.al.

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

13 July 2025 at 23:23

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit. 

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide. 

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin. 

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron. 

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje./Telegrafi/

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

By: S SH
13 July 2025 at 23:52

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit.

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin.

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron.

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje.

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Albeu.com.

PSG dërrmon Real, Luis Enrique tallet me Makélélé në TV:“Si të na ndalni? Ke fëmijë?”

By: user 2
10 July 2025 at 12:49

PSG vazhdon të jetë “i papërballueshëm”, një mbiemër që tashmë është bërë pjesë përbërëse e sezonit të parisienëve, të cilët poshtëruan Real Madridin në gjysmëfinalen e Botërorit për Klube me një poker impresionues. Skuadra e Luis Enrique mund të fitojë edhe turneun botëror për Klube pasi ka vënë dorë mbi të gjitha objektivat e mundshëm në këtë 2025 përrallor. Dhe trajneri po e shijon, përballë një epërsie aq të dukshme sa të jetë nganjëherë e sikletshme për kundërshtarët, duke u tallur me pyetjet e një ish-lojtari të të dyja skuadrave, Claude Makélélé, sot opinionist i DAZN në Francë: “Si të na ndalni? Ke fëmijë?”

Ndeshja perfekte e PSG kundër Real Madrid

Një 4-0 që e uli menjëherë Real Madrid me këmbë në tokë, duke e lënë në pritje të provave të reja në një datë për t’u caktuar: në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit për Klube, PSG luajti si macja me miun me madrilenët që aktivizuan që në minutën e parë ish-in e madh Mbappé, i cili u zhduk pothuajse menjëherë dhe për gjithë ndeshjen. 2-0 pas vetëm 10 minutash, 4-0 në të 90-ën dhe shumë raste për të thelluar edhe më shumë. Tani finalja, me Chelsea, që në letër duket i dënuar të jetë thjesht figurant.

Luis Enrique: “Duam të bëjmë historinë e PSG”

Pas suksesit të këtij PSG-je absolutisht perfekt është dora e Luis Enrique: njeriu i finaleve (ka luajtur 11 në karrierë si trajner dhe i ka fituar të gjitha) është gati të mbyllë qarkun me trofeun e radhës, që do të ishte i pesti sezonal. Pas Ligue 1, Superkupës së Francës, Kupës Kombëtare, asaj të Ligës dhe Champions League, Botërori për Klube do të vuloste një 2025 të jashtëzakonshëm ku mund të marrë edhe Superkupën Evropiane dhe Interkontinentalen: “Duam të bëjmë historinë e PSG-së”, nuk e tha rastësisht në fund të ndeshjes i entuziazmuar nga ajo që pa në fushë.

🗣 | Luis Enrique : « Nous sommes une équipe dominante qui aime avoir la balle ! » 🔥✨ #FIFACWC #PSGRMA #PSG #RealMadrid

👉Suivez l’après match de @PSG_inside 🆚 @realmadrid gratuitement ici : https://t.co/kAQFrmIwIx ! pic.twitter.com/nUgOyUD77q

— DAZN France (@DAZN_FR) July 9, 2025

Luis Enrique tallet me Makélélé në TV: “Ke fëmijë?”

Lavdërime të shumta, duartrokitje dhe urime. Pastaj pyetja që të gjithë do të donin t’i dinin përgjigjen: “Si mund të mundet ky PSG?” Luis Enrique-s iu bë drejtpërdrejt në TV menjëherë pas ndeshjes dhe trajneri nuk humbi rastin të tallej, duke zbuluar “sekretin” e këtij suksesi përballë atij që e pyeste, Claude Makélélé, ish-lojtari i madh i PSG-së dhe Real-it, sot komentator i vlerësuar i DAZN në Francë: “Si të na ndalni? Ke fëmijë?” pyeti papritur Luis Enrique, për të përfunduar arsyetimin: “Po? Mirë, dhe fëmijët e tu lodhen ndonjëherë duke luajtur dhe argëtuar? Ja, kjo skuadër është kështu. E thjeshtë: lojtarët e mi janë si fëmijë, zbresin në fushë dhe kënaqen, është një moment fantastik për ta dhe unë jam i lumtur për këtë.”

Pokeri ndaj Real: “Kam celularin plot me mesazhe nga tifozët e Barçës”

Jo vetëm Franca por gjithë bota e futbollit duartrokiti paraqitjen e radhës të një skuadre që luan në mënyrë perfekte dhe me mekanizma tashmë të ngulitura përmendësh: “Po, një kënaqësi e jashtëzakonshme të fitonim edhe sot. E gjeta celularin plot me mesazhe nga tifozët e Barcelonës që më falënderonin që mundëm Realin” u tall sërish ish-lojtari azulgrana, duke analizuar ndeshjen e lojtarëve të tij. Një ndeshje që vuri në siklet edhe gazetarët në transmetim të drejtpërdrejtë.

The post PSG dërrmon Real, Luis Enrique tallet me Makélélé në TV:“Si të na ndalni? Ke fëmijë?” appeared first on Lapsi.al.

Botërori i klubeve, Enrique kritikon fushat e futbollit në SHBA: Topi kërcen si lepur…

By: armand
24 June 2025 at 17:11

Pavarësisht fitores së arritur, Luis Enrique nuk i ka kursyer kritikat për gjendjen e fushave në Kupën e Botës për Klube. Trajneri spanjoll i PSG ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij në mikrofonët e “L’Équipe”, duke theksuar se cilësia e fushave në SHBA po e dëmton lojën e skuadrës së tij: “Topi kërcen si një […]

The post Botërori i klubeve, Enrique kritikon fushat e futbollit në SHBA: Topi kërcen si lepur… appeared first on BoldNews.al.

Luis Enrique denoncon çfarë po ndodh në Botërorin e Klubeve: “Topi kërcen si lepur”

By: user 2
24 June 2025 at 11:14

PSG është në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Botës për Klube pas fitores 2-0 ndaj Seattle Sounders, por pas ndeshjes Luis Enrique ka diçka për të kritikuar. Përveç vapës – një problem i përhershëm për të gjitha skuadrat që po hasin vështirësi me klimën amerikane – ka edhe çështjen e fushave të stadiumeve më të vegjël: parizienët luajtën në Lumen Field të Seattle-it, ku gjetën një fushë të shkatërruar, jo në nivelin për të pritur ndeshje ndërkombëtare. Edhe Jude Bellingham, një ditë më parë, kishte ngritur të njëjtën kritikë ndaj organizimit, duke menduar sidomos për Botërorin që do të luhet aty brenda më pak se një viti.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri spanjoll shprehu ankesën e tij me shumë zemërim dhe frustrim, pavarësisht fitores. Kushtet e fushës nuk ishin të pranueshme dhe Luis Enrique e drejtoi gishtin ndaj FIFA-s për moskujdesin ndaj detajeve: “Nuk është e lehtë, është e vështirë të kesh fluiditet në fushë, është ndryshe nga Evropa, por po përpiqemi të përshtatemi”.

❌ EL ENOJO DE LUIS ENRIQUE CON LOS CAMPOS DE JUEGO

El DT del PSG le pidió a la FIFA que tenga en cuenta el tema del césped para próximas competiciones.

📺 No te pierdas #ESPNEquipoF en vivo por #DisneyPlus pic.twitter.com/1TubLzosFS

— ESPN Argentina (@ESPNArgentina) June 23, 2025

Luis Enrique ankohet për gjendjen e fushave

Është një ndjesi e ndarë edhe nga lojtarë të skuadrave kundërshtare, të cilët gjithashtu kanë frikë se mund të pësojnë ndonjë dëmtim në fusha të papërsosura. Në konferencën për shtyp, Luis Enrique ngriti tonet ndërsa shprehte indinjatën për kushtet e fushës: “Është shumë ndryshe nga stadiumet evropiane. Janë në rregull, por topi kërcen si një lepur. Meqë më parë ishte fushë artificiale dhe tani është natyrale, duhet ujitur me dorë. E ujitën në pushimin mes pjesëve dhe u tha për 10 minuta. Është një problem i dukshëm, nuk është një justifikim; e them sot, edhe pse fituam. Nuk mund të luash në nivelin që dëshiron. Dhe FIFA duhet ta marrë parasysh këtë.”

Problemi vazhdon jo vetëm në stadiumet që presin ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, por edhe në fushat stërvitore që nuk janë në gjendje më të mirë. Trajneri i PSG-së vijon të ngrerë zërin dhe bën një krahasim me NBA-në për t’i dhënë një goditje FIFA-s: “Nuk mund ta imagjinoj një fushë NBA-je me gropa. Ne luajmë në stadiume ku topi ngjan më shumë me një lepur sesa me top. Nëse duhet të kritikojmë, më duket se kjo gjë duhet të ndryshojë.”

The post Luis Enrique denoncon çfarë po ndodh në Botërorin e Klubeve: “Topi kërcen si lepur” appeared first on Lapsi.al.

Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal”

By: S SH
20 June 2025 at 08:37

Paris Saint-Germain po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Luis Enriques. Ekipi francez jo vetëm që ka fituar titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve, por tani konsiderohet favorit kryesor për triumfin edhe në Kupën e Botës për Klube.

Fitorja mbresëlënëse 4-0 ndaj Atlético Madridit është një tjetër dëshmi e fuqisë së PSG-së në edicionin 2024/25.

Ndër ata që kanë lavdëruar suksesin e teknikut spanjoll është edhe Christophe Dugarry, ish-kampion bote dhe evropian me Francën dhe ish-lojtar i Barcelonës.

Në një intervistë për RMC Sport, ai u shpreh: ”Sot, pa dyshim, ai është trajneri më i mirë në botë. Kur fiton dy Liga të Kampionëve, duhet ta pranosh këtë”.

Dugarry thekson se Luis Enrique ka hyrë në një rreth elitar trajnerësh që kanë fituar trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve me dy klube të ndryshme, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Përkundër kësaj lavdie, Dugarry nuk kurseu edhe një kritikë të lehtë për stilin e lojës së Enriques: “E vetmja pengesë është se nuk ka një stil origjinal. Fillimisht ai thjesht kopjoi stilin e Barcelonës, edhe pse sot ai e ka përmirësuar shumë atë qasje”.

Pavarësisht kësaj vërejtjeje, Dugarry mbetet i impresionuar nga puna e Enrique, sidomos në muajt e fundit në “Parc des Princes”, ndërsa mbetet i bindur se PSG do të dominojë për shumë vite.

“Jam më i prekur nga ajo që ka bërë te PSG këto gjashtë muajt e fundit sesa nga ajo që ka arritur te Barça. Ajo që po ndodh është vërtet mbresëlënëse.”

“Po dëshmojmë një mbretërim të vërtetë të PSG-së, një klub me burime të pakufizuara. Nuk e shoh se si kjo mund të ndryshojë së shpejti”, deklaroi francezi.

PSG ka fituar shtatë nga tetë edicionet e fundit të Ligue 1 dhe me Luis Enrique në krye, ambiciet e klubit nuk kanë kufij.

The post Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal” appeared first on Albeu.com.

Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal”

19 June 2025 at 23:59

Paris Saint-Germain po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Luis Enriques. Ekipi francez jo vetëm që ka fituar titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve, por tani konsiderohet favorit kryesor për triumfin edhe në Kupën e Botës për Klube.

Fitorja mbresëlënëse 4-0 ndaj Atlético Madridit është një tjetër dëshmi e fuqisë së PSG-së në edicionin 2024/25.

Ndër ata që kanë lavdëruar suksesin e teknikut spanjoll është edhe Christophe Dugarry, ish-kampion bote dhe evropian me Francën dhe ish-lojtar i Barcelonës. Në një intervistë për RMC Sport, ai u shpreh:”Sot, pa dyshim, ai është trajneri më i mirë në botë. Kur fiton dy Liga të Kampionëve, duhet ta pranosh këtë”.

Dugarry thekson se Luis Enrique ka hyrë në një rreth elitar trajnerësh që kanë fituar trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve me dy klube të ndryshme, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Përkundër kësaj lavdie, Dugarry nuk kurseu edhe një kritikë të lehtë për stilin e lojës së Enriques: “E vetmja pengesë është se nuk ka një stil origjinal. Fillimisht ai thjesht kopjoi stilin e Barcelonës, edhe pse sot ai e ka përmirësuar shumë atë qasje”.

Pavarësisht kësaj vërejtjeje, Dugarry mbetet i impresionuar nga puna e Enrique, sidomos në muajt e fundit në “Parc des Princes”, ndërsa mbetet i bindur se PSG do të dominojë për shumë vite.

“Jam më i prekur nga ajo që ka bërë te PSG këto gjashtë muajt e fundit sesa nga ajo që ka arritur te Barça. Ajo që po ndodh është vërtet mbresëlënëse.”

“Po dëshmojmë një mbretërim të vërtetë të PSG-së, një klub me burime të pakufizuara. Nuk e shoh se si kjo mund të ndryshojë së shpejti”, deklaroi francezi.

PSG ka fituar shtatë nga tetë edicionet e fundit të Ligue 1 dhe me Luis Enrique në krye, ambiciet e klubit nuk kanë kufij./Telegrafi/ 

The post Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal” appeared first on Telegrafi.

“Të gjithë i duan lojtarët tanë”, Luis Enrique i përgjigjet interesimit të Real Madridit për yllin e PSG-së

By: S SH
16 June 2025 at 22:45

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka reaguar ndaj spekulimeve në rritje që lidhin disa nga yjet e skuadrës me largime të mundshme, pas suksesit të ekipit në Ligën e Kampionëve.

Pas fitoreve të mëdha, interesimi nga klubet e mëdha evropiane është shtuar, përfshirë Real Madridin dhe Bayern Munichun.

Në një intervistë për DSports, Enrique iu përgjigj zërave për interesimin e Real Madridit për mesfushorin Vitinha dhe mbrojtësin Willian Pacho, si dhe të Bayernit për anësorin Bradley Barcola.

“Është normale që të gjithë i duan lojtarët tanë. Por është e vështirë të nxjerrësh një lojtar nga PSG”, u shpreh trajneri spanjoll.

Këto komente vijnë vetëm disa ditë pas fitores bindëse 4-0 të PSG-së ndaj Atletico Madridit në Kupën e Botës për Klube, një vazhdimësi e sezonit perfekt në garat vendore dhe evropiane.

Veçanërisht Willian Pacho, i ardhur nga Eintracht Frankfurt verën e kaluar, ka lënë përshtypje të fortë dhe është vënë në shënjestrën e Real Madridit për të përforcuar mbrojtjen.

Megjithatë, deklaratat e Enrique theksojnë qëndrimin e palëkundur të PSG-së për të mbajtur lojtarët kyç ndërsa përgatiten për sezonin e ri.

The post “Të gjithë i duan lojtarët tanë”, Luis Enrique i përgjigjet interesimit të Real Madridit për yllin e PSG-së appeared first on Albeu.com.

“Po të kisha kohë do shkruaja letër më të shkurtër”: kuptimi i frazës së Luis Enrique

By: user 2
6 June 2025 at 12:10

Efekti Luis Enrique është ende shumë i gjallë pas “masterclass”-it të trajnerit 55-vjeçar të PSG në finalen e Champions League kundër Inter. Tani janë të shumtë ata që hipin në karrocën e fitimtarit, tani që ai ka shtuar në palmares Tripletën e dytë në karrierën e tij pas asaj të vitit 2015 me Barcelonën, por jo të gjithë mendonin kështu jo më larg se dy vjet më parë (mjafton të përmendet një De Laurentiis i lehtësuar që nuk e mori te Napoli…), kur klubi parisien e solli në stol pas dështimit në Kupën e Botës në Katar me Spanjën. Tani po rizbulohen teoritë e tij të vjetra, si “ligji i informacionit minimal”.

Çfarë është ligji i informacionit minimal sipas Luis Enrique

Trajneri asturian shpjegonte, në një video që është kthyer aktuale në rrjetet sociale, se si puna e madhe e tij dhe e stafit të tij kishte qenë të reduktonin në maksimum sasinë – dhe natyrisht edhe kompleksitetin – e direktivave të dhëna lojtarëve, që ata të mund t’i zbatonin pastaj në fushë: “Ne po përpiqemi të arrijmë në pikën ku t’u japim atyre sa më pak informacion të jetë e mundur – kishte thënë ai kur ishte ende trajner i kombëtares spanjolle – Shpesh trajneri ka prirjen të thotë shumë gjëra për t’u ndier i qetë.”

“Informacioni, ai i nevojshmi, ai i pashmangshmi dhe jetik, lojtari duhet të jetë në gjendje ta transmetojë në fushë. Përndryshe, çfarë kuptimi ka që unë të propozoj pesë ide për pesë aspekte të ndryshme të lojës, nëse më pas ata nuk do të jenë në gjendje t’i interpretojnë?” – kishte vazhduar Luis Enrique, duke cituar më pas një frazë që i atribuohet filozofit dhe matematikanit francez Blaise Pascal – “Ka një thënie të bukur që thotë: ‘Po të kisha pasur kohë, do të të kisha shkruar një letër më të shkurtër’. Kjo është paksa reflektimi që bëjmë me lojtarët. Do të kalojmë muaj të tërë duke menduar për mesazhin që dua t’ju jap, në mënyrë që kur t’jua jap, të jeni në gjendje ta përvetësoni”.

Luis Enrique entendió hace tiempo lo que es un vestuario de fútbol del siglo XXI:

25 párvulos sin pasión real por su profesión, muy preocupados por bobadas (ropa/peinado/coche)

“Información mínima. Vídeos cortos, que no se te vaya a dormir ningún jugador, eso es importante”👇🏻🤣 pic.twitter.com/T86BahY0gG

— Alberto Vostaya (@AlbertoNtillo_) June 1, 2025

Çfarë do të thotë fraza e Pascal e cituar nga trajneri i PSG

Frazën në fjalë nënvizon se të jesh i përmbledhur në shprehjen e fakteve, koncepteve dhe emocioneve shpesh kërkon një përkujdesje – dhe rrjedhimisht një kohë – më të madhe sesa fjalët e shumta që shpesh shkojnë dorë për dore me nxitimin dhe që mund të mos japin efektin e dëshiruar.

“Ne përpiqemi gjithmonë të reduktojmë në minimum informacionin. Video të shkurtra, video ku asnjë lojtar nuk fle. Informacion jetik që lojtari të mund të përballojë ndeshjen me sigurinë për të thënë: ‘E di për çfarë po luaj, e di çfarë duhet të bëj në çdo situatë loje dhe do të përqendrohem të kënaqem’”, kishte përfunduar trajneri i PSG.

The post “Po të kisha kohë do shkruaja letër më të shkurtër”: kuptimi i frazës së Luis Enrique appeared first on Lapsi.al.

❌
❌