Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Provokime në Srebrenicë – në ditën e përvjetorit të gjenocidit, serbët festojnë me muzikë nacionbaliste

12 July 2025 at 09:59

Më 11 korrik, të premten, në Srebrenicë u varrosen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të vitit 1995 ndërsa e gjithë bota e civilizuar kujtonte 8.372 të vrarët nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe (RS), Ministrisë së Brendshme të RS dhe formacioneve paramilitare nga Serbia.

Megjithatë, në mbrëmje, përpara kishës në Srebrenicë u lëshua muzikë fyese për boshnjakët.

Pasi shumë mysafirë, delegacione ndërkombëtare, qytetarë dhe familje të pikëlluara u larguan nga Srebrenica, pasoi ajo që tashmë është bërë rutinë – një furi provokimesh me qëllime të qartë: të shqetësohen boshnjakët në Srebrenicë, të dërgohen mesazhe urrejtjeje dhe të festohet gjenocidi i kryer.

“Sa Manjače poručuju vuci
Selite se banjalučki Turci

Ne diraj nam Republiku Srpsku
kupi prnje i beži u Tursku

Oj Alija, nisi više glavni
pobedio narod pravoslavni”

Ova pjesma Baje Malog Knindže sinoć je puštena preko velikih zvučnika ispred pravoslavne crkve u Srebrenici,… pic.twitter.com/W3cjVbW6SH

— Istraga.ba (@IstragaB) July 12, 2025

Ashtu si vitet e kaluara, mbrëmë nga altoparlantët përpara kishës u transmetua “muzika” e Baje Malog Knindzhe, ku në mënyrat më të tmerrshme fyhen boshnjakët, madhërohen krimet dhe bëhen thirrje për dëbim.

Nënkryetari i Republikës Serbe, Çamil Durakoviq, ndau një nga incizimet.

“‘Ky popull do të jetojë, edhe pas ustashëve, sepse edhe Zoti është serb, qiejt janë tanët’ – në përvjetorin e tridhjetë të gjenocidit në Srebrenicë, fqinjët tanë, sonte para kishës në qytet, për të disatën herë na tregojnë se në çfarë balte civilizimi po rrokullisen. Eh, zotërinj, me këtë jetojnë boshnjakët e Srebrenicës më 11 korrik, pasi delegacionet të jenë shpërndarë nën sirenat e veturave zyrtare”, shkroi Durakoviq.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ishte në Srebrenicë për të përkujtuar viktimat e gjenocidit serb. /Telegrafi/

The post Provokime në Srebrenicë – në ditën e përvjetorit të gjenocidit, serbët festojnë me muzikë nacionbaliste appeared first on Telegrafi.

Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret që ndodhën në Srebrenicë

11 July 2025 at 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me rastin e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit serbë në Srebrenicë, duke theksuar se tmerret që ndodhën nuk duhet të harrohen kurrë.

Në fjalimin e tij, Rutte tha se është detyrë e të gjithëve të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

“Sot shënojmë 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, një tragjedi që tronditi botën dhe që përgjithmonë lidhi vendin tim me tuajin. Kam vizituar Potoçarin si kryeministër i Holandës. Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve, dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që u prekën. Është detyrimi ynë të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur”, tha Rutte.

Më pas, ai u ndal edhe tek roli i NATO-s “Dejtoni ndoshta nuk është i përsosur, por mbetet gur themeli për një Bosnje dhe Hercegovinë stabile. NATO ndërhyri në Bosnje për të ndihmuar në ndalimin e një konflikti që mori qindra mijëra jetë nga të gjitha komunitetet. Atëherë ishim pranë jush. Për 30 vjet kemi ofruar stabilitet në rajon. Jemi me ju sot dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Nuk do të lejojmë një vakum sigurie, dhe ju nuk duhet të lejoni që retorika përçarëse t’ju tërheqë pas”.

Në fund, ai foli edhe për takimet që ka pasur me studentët në Sarajevë “pashë shpresë për një të ardhme më të ndritur në fytyrat e studentëve që takova në Sarajevë. Ne u detyrohemi atyre dhe kujtimit të një gjenerate të humbur që të ndërtojmë paqe dhe mirëqenie. Çdo ditë, për të gjithë”.

Kujtojmë se në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, vlerësohet se janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë, raporton klix.ba.

Ndryshe, gjenocidi në Srebrenicë nuk është vetëm fakt moral, por edhe ligjor – është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), si dhe Gjykata e Bosnje e Hercegovinës.

Deri më tani, 54 persona janë dënuar me gjithsej 781 vite burg, përfshirë pesë dënime të përjetshme.

Ndër të dënuarit janë udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Serbe dhe të ushtrisë serbe të Bosnjës. /Telegrafi/

The post Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret që ndodhën në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska

By: Ardit
9 July 2025 at 14:46

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska. Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo […]

The post Gjykata e Bosnjës heq masën e paraburgimit për liderët e Republikës Sërpska appeared first on BoldNews.al.

Dodik u dorëzua pas tre muajsh në arrati – hiqen urdhër-arresti dhe masa e paraburgimit ndaj tij

5 July 2025 at 08:07

Kreu i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, u dorëzua dje në Gjykatën e Bosnjë dhe Hercegovinës në Sarajevë, pasi i kishte sfiduar autoritetet për më shumë se tre muaj.

Ai u mor menjëherë në pyetje në kuadër të rastit “sulmi ndaj rendit kushtetues të BiH”. Si rezultat, iu hoq masa e mëparshme e paraburgimit.

Sipas informacioneve nga Gjykata e BiH, Dodik shkoi në seancë në shoqërinë e avokatit, pasi kishte qenë në arrati për tre muaj e gjysmë. Ai po hetohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj rendit kushtetues. Meqenëse kishte refuzuar thirrjet e Prokurorisë së BiH për t’u paraqitur, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti dhe ishte caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

Tani kjo masë është hequr dhe ndaj tij është vendosur detyrimi për t’u paraqitur periodikisht në polici. Masat ndaluese mund të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë ose deri në një vendim tjetër të Gjykatës së BiH, shkruan klix.ba.

Dodik konfirmoi pas marrjes në pyetje se kishte dhënë deklaratë sipas kërkesës së prokurorisë shtetërore.

“Pranova me vullnet të lirë të paraqitem në Gjykatën e BiH dhe pas një ore e gjysmë mora vendimin për heqjen e paraburgimit dhe heqjen e urdhrave për kërkim brenda dhe jashtë BiH. Sigurisht, ky është një proces që do të vazhdojë”, tha ai.

Politikani separatist serb sqaroi se ka detyrimin të paraqitet çdo 15 ditë në stacionin policor në Laktash afër Banja Llukës, ku është i regjistruar me vendbanim. Po ashtu, shtoi se “është i lodhur nga gjithçka”.

Përveç Dodikut, Prokuroria e BiH po heton edhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, dhe kryeministrin entitetit, Radovan Vishkoviq, për të cilët gjithashtu është lëshuar urdhër arresti dhe është caktuar paraburgim. Ata vazhdojnë të jenë në arrati dhe konsiderohen të shpallur në kërkim nga drejtësia. /Telegrafi/

The post Dodik u dorëzua pas tre muajsh në arrati – hiqen urdhër-arresti dhe masa e paraburgimit ndaj tij appeared first on Telegrafi.

Përplasje në Samitin e SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët

16 June 2025 at 19:48

Këtë të hënë është zhvilluar në Tiranë Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), nën drejtimin e presidentit Bajram Begajt, ku si synim ka bashkëpunimin për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit. Në përfundim të Samitit ka pasur diskutime lidhur me deklaratën e përbashkët e cila […]

The post Përplasje në Samitin e SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët appeared first on BoldNews.al.

Termet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja sa ishte magnituda

By: D Marku
1 June 2025 at 22:42

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.
Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

The post Termet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar

1 June 2025 at 19:54

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

Më saktësisht, siç raportojnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash.

Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar. /Telegrafi/

The post Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë komunikacioni, të paktën tri të vdekur në Bosnje

31 May 2025 at 07:55

Në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bosnje-Hercegovinë, në segmentin rrugor midis Zitomisliq dhe Poçitelj, kanë humbur jetën tre persona.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Hercegovina-Neretva, Ilijana Milosh, konfirmoi për Klix.ba se edhe dy persona të tjerë janë lënduar, por për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.

Rreth orës 04:30 të mëngjesit ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku u përfshinë tre automjete në rrugën magjistrale M-17, në vendin Shevash Njive.

Qarkullimi është bllokuar plotësisht dhe në vendin e ngjarjes do të kryhet ekspertiza nga pjesëtarët e Sektorit të Policisë Kriminale me asistencën e Policisë së Çaplinës, nën mbikëqyrjen e prokurorit kujdestar.

Si rrugë alternative për shoferët rekomandohet itinerari Buna – Pijesci – Domanoviçi – Çapljina. /Telegrafi/

The post Aksident i rëndë komunikacioni, të paktën tri të vdekur në Bosnje appeared first on Telegrafi.

Sëmundjet e përhapura nga minjtë shkaktojnë krizë në Sarajevë

29 May 2025 at 08:39

Postimet në rrjetet sociale nga banorët e kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë treguar një bollëk brejtësish që notojnë në lumin Milacka, i cili rrjedh nëpër qendër të qytetit.

Banorët e Sarajevës, të mësuar prej kohësh me shërbime të dobëta publike, kanë postuar gjithashtu foto të kontejnerëve të mbeturinave të mbushur plot dhe hedhjeve të paligjshme të mbeturinave – së bashku me ankesa se autoritetet nuk kanë arritur të largojnë kafshët e ngordhura nga zonat publike, përfshirë këndet e lojërave të fëmijëve.

E gjithë kjo krijon një mjedis të mrekullueshëm për shfaqjen e minjve. Megjithatë, për njerëzit, pamja është disi më pak rozë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e shëndetit fajësojnë dështimin për të kontrolluar ‘popullatën’ e brejtësve të Sarajevës, për një rritje alarmante të numrit të rasteve të sëmundjeve të transmetuara nga minjtë.

Në vetëm një periudhë 24-orëshe këtë javë, spitali më i madh i vendit raportoi dhjetëra rastesh të leptospirozës. Kjo vjen pas një rrjedhe të vazhdueshme infeksionesh të tjera në fillim të muajit.

Një nga nofkat e sëmundjes, ethet e miut, pasqyrojnë vektorin e saj kryesor të infeksionit. Ajo përgjithësisht përhapet tek njerëzit përmes ujit ose tokës së kontaminuar me urinë ose jashtëqitje të brejtësve.

Simptomat mund të variojnë nga dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e muskujve deri te gjakderdhja në mushkëri. Forma akute e sëmundjes, sëmundja e Weil, mund të shkaktojë verdhëz dhe madje edhe dështim të veshkave.

Autoritetet lokale në Sarajevë kanë shpallur një epidemi, duke lejuar vendosjen e masave emergjente, duke përfshirë një pastrim të vonuar prej kohësh.

Punonjës shtesë bashkiakë të armatosur me sprej dezinfektues janë vendosur për të kryer një “pastrim pranveror” urban në zonat publike në të gjithë qytetin, ndërsa po organizohen grumbullime shtesë të mbeturinave.

Shkollat ​​janë udhëzuar të pastrojnë fushat e tyre të lojërave, të kositin çdo zonë me bar dhe të kontrollojnë bodrumet e tyre për minj.

Ministri i Shëndetësisë i Kantonit të Sarajevës, Enis Hasanoviq, e përshkroi situatën si “jo një krizë shëndetësore, por një krizë komunale”, për shkak të dështimit të autoriteteve lokale për të përmbushur kërkesat thelbësore të higjienës komunale.

Por, një ish-drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës, Sebija Izetbegoviq, beson se situata shëndetësore mund të përkeqësohet më tej.

Tani anëtare e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës, ajo thekson se “minjtë e ushqyer mirë” janë aktualisht kaq të shumtë në qytet sa “mund të presim edhe hantavirus”.

Të paktën në një aspekt, Sarajeva ka qenë me fat. Nëse nuk trajtohet, leptospiroza mund të jetë vdekjeprurëse, me një shkallë vdekshmërie prej më shumë se 50% për njerëzit që vuajnë nga gjakderdhje e rëndë në mushkëri. Por deri më tani asnjë nga rastet e raportuara në epideminë aktuale nuk ka qenë serioze. /Telegrafi/

 

 

The post Sëmundjet e përhapura nga minjtë shkaktojnë krizë në Sarajevë appeared first on Telegrafi.

Familja e Dodikut negocioi me një zyrtar të lartë perëndimor për largimin e tij nga Bosnja

28 May 2025 at 17:36

Sipas një raportimi të publikuar nga gazeta britanike The Guardian, familja e presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka kontaktuar një zyrtar të lartë perëndimor për të negociuar kushtet e largimit të tij nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ky informacion është konfirmuar nga burime diplomatike në Sarajevë dhe është publikuar gjithashtu në shtypin hungarez.

Raporti gjithashtu përmend se një njësi elitare e policisë hungareze është dërguar fshehurazi në Banja Lluka për të ndihmuar në evakuimin e mundshëm të Dodikut në rast nevoje.

Kjo ndodhi pas një vendimi të Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës më 26 shkurt 2025, ku Dodik u dënua me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione publike për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në BiH.

Për më tepër, raporti thekson se autoritetet e Republikës Serbe kanë miratuar një ligj që ndalon praninë e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e tyre, një hap që shihet si fillimi i një procesi secesioni.

Gjithashtu, Dodik ka udhëtuar për herë të tretë që nga marsi në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin, duke theksuar lidhjet e tij me Rusinë.

The Guardian vlerëson se këto zhvillime përfaqësojnë një pikë kthese të rrezikshme, duke theksuar se kryeministri hungarez Viktor Orban, në rast të një konflikti midis Brukselit dhe aleatit rus Dodik, qëndron vendosmërisht në anën e Moskës. /Telegrafi/

The post Familja e Dodikut negocioi me një zyrtar të lartë perëndimor për largimin e tij nga Bosnja appeared first on Telegrafi.

Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë

22 May 2025 at 20:57

Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, në një vendim të shkallës së parë, Vojin Pavloviçin kryetarin e shoqatës pro-ruse “Alternativa Lindore” e Republikës Serbe, për mohimin dhe lartësimin e gjenocidit në Srebrenicë, si dhe për lavdërimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Gjyqtari, në vendimin e tij, tha se ky është një moment historik për praktikën gjyqësore në Bosnje e Hercegovinë dhe u bëri thirrje prokurorive t’i ndjekin penalisht rastet e tilla.

Pavloviq u dënua pasi më 10 mars 2023, në një kryqëzim mbi semafor në Bratunac, kishte vendosur një pankartë me portretin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, ku ishte shkruar mesazhin “gëzuar ditëlindjen, rrofsh e jeto mirë”.

Në aktgjykim thuhet se Pavloviq ishte i vetëdijshëm që me këtë veprim po madhëronte Mlladiqin, i cili me vendim të gjykatës ndërkombëtare është dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte, raporton klix.ba.

Ai u shpall fajtor edhe për miratimin dhe përpjekjen për të justifikuar gjenocidin në Srebrenicë, duke organizuar një tubim në Bratunac më 11 korrik 2023, për të cilin kishte përgatitur posterë me mbishkrimin “11 korrik – Dita e Çlirimit të Srebrenicës; Faleminderit Ushtrisë së Republikës Serbe”.

Këta posterë i kishte vendosur në territorin e komunës së Bratuncit, që kufizohet me Srebrenicën.

Me vendim të gjykatës, Pavloviq është i detyruar të mbulojë shpenzimet gjyqësore. Ky është vendimi i parë i këtij lloji në Bosnje e Hercegovinë.

Si mbrojtja ashtu edhe Prokuroria e Shtetit mund të parashtrojnë ankesë ndaj vendimit.

Ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, kishte vendosur në korrik të vitit 2021, përmes të ashtuquajturave “kompetenca të Bonit”, ndryshime në Kodin Penal të Bosnjës, përmes të cilave ndalohen dhe ndëshkohen mohimi i gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe lartësimi i kriminelëve të luftës. /Telegrafi/

The post Dënohet për herë të parë në Bosnjë një person për mohimin e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

24 April 2025 at 21:30

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dënuar në shkallën e parë, iu drejtua sot publikut pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë për të ndërprerë financimin nga buxheti për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska”. Ai gjithashtu komentoi edhe përpjekjen për ta arrestuar.

Dodik sërish kritikoi ashpër Përfaqësuesin e Lartë, Christian Schmidt, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe kompetencat e tij, dhe deklaroi se RS nuk do të respektojë asnjë vendim të tij.

Ai e quajti Schmidtin “guvernator të rremë” dhe “fashist”, duke theksuar se ligjet dhe vendimet që ai imponon bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë asnjë bazë juridike, shkruan klix.ba.

“Christian Schmidt nuk ka legjitimitet, nuk ka të drejtë dhe as kompetenca. Partnerët tanë boshnjakë i kanë pranuar kompetencat e tij sepse ai është kundër nesh në RS, por kjo dëmton më së shumti vetë ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Asnjë shtet nuk mbijeton këtë lloj ndërhyrjeje”, tha Dodik.

Sipas tij, Republika Serbe, që përbën 49 për qind të territorit të BiH, nuk do të pranojë “imponime dhe narrativa të rreme” që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe paralajmëroi se institucionet e RS-së do të reagojnë duke pezulluar zbatimin e akteve të kontestuara dhe duke kërkuar një marrëveshje të re për të ardhmen e BiH.

Ai gjithashtu komentoi krizën politike aktuale dhe paralajmëroi rezistencë përmes institucioneve, duke dërguar një mesazh të ashpër se ndjekja penale e lidershipit politik të RS-së nuk do të kalojë pa pasoja.

“Çfarë mënyre është kjo, që papritur të procesohen presidenti, kryetari i Asamblesë Kombëtare, kryeministri, ministrat? Kush mendon se nuk do të mbrohemi, e ka gabim”, deklaroi separatisti serb.

Në fund, Dodik nuk i kurseu fjalët kur komentoi komunitetin ndërkombëtar dhe vendimin e Schmidtit për ndërprerjen e fondeve buxhetore për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska” për shkak të politikave antidejtoniane.

“Çfarë budallenjsh mendjemëdhenj. Si është e mundur që disa parti politike të marrin fonde dhe të tjerat jo? Kjo është demokracia e tyre. S’më intereson as për të, as për vendimet e tij”, tha ai. /Telegrafi/

The post Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt appeared first on Telegrafi.

Të armatosur deri në dhëmbë – forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

23 April 2025 at 21:32

Atmosferë rrethimi dhe kaosi i plotë ka përfshirë sonte Sarajevën Lindore.

Forcat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe, të armatosura deri në dhëmbë, së bashku me truprojat personale të Milorad Dodikut, po ruajnë presidentin e këtij entiteti, pasi pjesëtarë të Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) tentuan ta arrestonin.

Sipas raportimit të klix.ba nga vendngjarja, pjesëtarët e SIPA-s më herët kishin arritur në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së, ku ndodhet Dodik, për ta arrestuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës, e cila më parë kishte shpallur një urdhër-arrest qendror ndaj tij.

Megjithatë, planin e SIPA-s e penguan pjesëtarët e policisë së entitetit, të cilët dolën në mbrojtje të një personi ndaj të cilit ekziston një urdhër-arrest gjyqësor.

Zhvillimi i tillë i ngjarjeve ngre pyetje serioze mbi sundimin e ligjit dhe mbi shkallën e kontrollit politik të drejtpërdrejtë ndaj policisë së entitetit.

Në vend që të veprojnë në përputhje me ligjet e shtetit, pjesëtarët e institucioneve të RS-së po tregojnë përsëri besnikëri ndaj një individi dhe jo ndaj rendit juridik.

Kujtojmë se, përveç Dodikut, janë shpallur urdhër-arreste edhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq, si dhe për kryetarin e Kuvendit Popullor të RS-së, Nenad Stevandiq, gjë që dëshmon për thellësinë e krizës juridike dhe politike në këtë entitet.

Dodik, më herët gjatë ditës, ka qëndruar në Shekoviq, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit për gazifikimin e pjesës lindore të RS-së, dhe më pas ka mbërritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore për një takim me drejtues lokalë.

Pikërisht aty e ka gjetur SIPA-ja, por duket se policia e entitetit i ka mundësuar që të mbetet i paprekshëm – të paktën për momentin. /Telegrafi/

The post Të armatosur deri në dhëmbë – forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë appeared first on Telegrafi.

Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij

19 April 2025 at 13:05

Milorad Dodik, president i Republikës Serbe, i cili në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës konsiderohet si i arratisur, ka deklaruar se tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër i kanë thënë se në Bosnjë-Hercegovinë është dërguar një njësit britanik me qëllim likuidimin e tij.

Dodik pohon se bëhet fjalë për rreth 40 ushtarë që kanë ardhur me një urdhër të veçantë, shkruan klix.ba.

“Tre presidentë të shteteve evropiane dhe një kryeministër më thanë se në Bosnjë-Hercegovinë ka ardhur një njësit britanik prej rreth 40 ushtarësh me urdhër, jo për të më arrestuar, por për të më ‘zhdukur’, me arsyen se kam ‘kundërshtuar’. Ose ndoshta, sipas parimeve mafioze. Njeriu është problemi – nëse nuk ka njeri, nuk ka as problem. Nuk janë dorëzuar, por kanë heshtur”, tha Dodik për večernje novosti.

“Thënë nga ata, më këshilluan të largohem, por atë film nuk do ta shoh”, shtoi ai.

Separatisti serb gjithashtu tha se nuk ndihet i izoluar dhe se lëviz normalisht, duke shtuar se “proceset politike kurrë nuk do ta thyejnë” dhe se nuk do të heqë dorë nga “lufta për RS”.

Dodik theksoi gjithashtu se njerëz nga Brukseli i kishin sugjeruar të largohej.

“Atë film nuk do ta shohin. Nuk do të largohem as nëse NATO vjen të më arrestojë”, pohoi 66-vjeçari.

Kujtojmë se Dodik, i cili është dënuar në shkallë të parë, ka refuzuar të përgjigjet për thirrjen e Prokurorisë së BiH për t’u dëshmuar për dyshime se ka marrë pjesë në sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës. Po ashtu, deri tani janë të dyshuar edhe presidenti i Kuvendit të Popullit të RS-së, Nenad Stevandiq dhe kryeministri i RS-së, Radovan Viskoviq. /Telegrafi/

The post Dodik thotë se britanikët kishin planifikuar likuidimin e tij appeared first on Telegrafi.

Sa u rrit ekonomia në 12 vjet?

18 April 2025 at 14:21

Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rritjen reale të ekonomisë së shqiptarëve për frymë, të publikuara në databazën statistikore online të FMN-së, tregojnë se mirëqënia e shqiptarëve është përmirësuar me 69%, shifër kjo shumë më e ulët se sa pretendimi i qeverisë Rama për “rritje me 2.5 herë” të ekonomisë që prej vitit 2013. […]

The post Sa u rrit ekonomia në 12 vjet? appeared first on Reporter.al.

Arrestohet ministrja boshnjake

10 April 2025 at 15:57

Në kuadër të aksionit me emrin e koduar “Zarf”, me urdhër të prokurorit përgjegjës të Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës kanë arrestuar ministren e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës, Adna Mesihoviç, dhe ndihmësen e saj, Gjenita Viteskiq.

Ato dyshohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autorizimeve zyrtare.

Më saktësisht, dyshohen për punësime të paligjshme në Ministri, shkruan klix.ba.

Herët në mëngjes janë kontrolluar banesat e të dyshuara dhe zyrat e Ministrisë për Shkencë, Arsimin e Lartë dhe Rininë e Kantonit të Sarajevës. Janë gjetur dokumente dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në vijim.

Aksioni është, ndër të tjera, rezultat i protokollit të nënshkruar për ndjekjen penale të veprave korruptive ndërmjet Prokurorisë së Kantonit të Sarajevës, Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit të Kantonit të Sarajevës dhe Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Sarajevës.

Ndihmë ka ofruar edhe Agjencia për Siguri dhe Informacion e Bosnjë dhe Hercegovinës (OSA). Në fund, të dyshuarat, pas procedurës hetimore pranë MPB-së së KS-së, do t’i dorëzohen për kompetencë të mëtejshme Prokurorisë së KS-së. /Telegrafi/

The post Arrestohet ministrja boshnjake appeared first on Telegrafi.

Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së

8 April 2025 at 23:17

Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë kërcënime ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke iu referuar lëvizjeve separatiste të udhëheqjes serbe të Bosnjës.

“Çdo përpjekje për të shpërbërë vendin është e papranueshme”, tha ajo gjatë një vizite në Sarajevë, transmeton Telegrafi.

Bosnja e Hercegovina është në mes të krizës së saj më të madhe politike në dekada, pasi udhëheqësi nacionalist serb Millorad Dodik u dënua në shkurt me një vit burg dhe u ndalua për gjashtë vjet nga politika për shkak të kundërshtimit të vendimeve nga i dërguari ndërkombëtar.

Në përgjigje, Dodik, i cili është president i Republikës Sërpska, kishte iniciuar ligje që ndalonin gjyqësorin dhe policinë shtetërore nga rajoni.

Kjo është përshkallëzuar në një ngërç ligjor dhe politik duke vënë Dodik dhe aleatët e tij Rusinë dhe Serbinë kundër SHBA-së dhe BE-së, dhe shihet si një nga kërcënimet më të mëdha për paqen në Ballkan që nga konfliktet e viteve të 90-ta.

“Udhëheqja e Republikës Sërpska po minon rendin kushtetues dhe ligjor të vendit, duke kërcënuar lirinë themelore të të gjithë qytetarëve”, tha Kallas ndërsa po bënte një vizitë në forcën e paqeruajtëse të BE-së, EUFOR në Sarajevë.

Ajo tha se vendimi i BE-së në mars për të rritur numrin e trupave të EUFOR-it me qindra, “dërgon mesazhin e qartë se BE-ja mbetet e vendosur fort për stabilitetin e këtij rajoni dhe sigurinë e Bosnje-Hercegovinës”.

Kallas tha se liderët politikë duhej të punonin së bashku për të zgjidhur problemet, por paralajmëroi se “retorika nxitëse dhe veprimet përçarëse janë të rrezikshme” dhe kundërshtojnë angazhimet që vendi ballkanik ka ndërmarrë në rrugën e tij në BE. /Telegrafi/

 

The post Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnjën e Hercegovinën është e papranueshme, paralajmëron Kallas e BE-së appeared first on Telegrafi.

Dodik shfaqet nga Moska

1 April 2025 at 09:31

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, objektivi i një urdhër-arresti mbi akuzat për përpjekje për t’u shkëputur, njoftoi të hënën vonë se ishte në Moskë.

Bëhet fjalë për kreun e pjesës së dominuar nga serbët, Republika Srpska, dhe aleati i Kremlinit, i cili për vite me radhë ka hequr dorë nga institucionet qendrore të Bosnjës, përcjell Telegrafi.

Prokurorët boshnjakë lëshuan një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e Dodik duke thënë se ai kërkohej për t’u marrë në pyetje mbi veprimet separatiste të kryera në Republika Srpska që nga shkurti.

Një urdhër-arresti kombëtar u lëshua më 18 mars.

“Kam mbërritur në Moskë”, ka shkruar Dodik në platformën X.

“Unë e filloj çdo herë që qëndroj këtu me një vizitë në Varrin e Ushtarit të Panjohur”, shtoi ai, duke ndarë një video me një mesazh në të cilin ai lavdëronte presidentin Vladimir Putin, pa përmendur nëse ata ishin takuar.

➡ Стигао сам у Москву. Сваки мој боравак овдjе почињем посјетом споменику Незнаном јунаку како бих одао пошту 28 милиона страдалих Руса у Другом свјетском рату.

➡ Овдjе ћу бити поново 9. маја на позив предсједника Руске Федерације Владимира Путина на обиљежавању 80. гoдишњице… pic.twitter.com/CMd5jqYda8

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 31, 2025

Që nga fundi i konfliktit të viteve 1990, Bosnja është ndarë në gjysma gjysmë autonome – Republika Srpska dhe një federatë myslimano-kroate.

Secili rajon ka qeverinë dhe parlamentin e vet me vetëm institucione qendrore të dobëta që lidhin vendin me 3.5 milionë banorë.

Dodik, 66 vjeç, ka kërcënuar disa herë se do të shkëpusë entitetin serb nga Bosnja dhe ka ndaluar zyrtarët qendrorë të policisë dhe gjyqësorit të punojnë atje – një urdhër që u pezullua nga gjykata kushtetuese.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë boshnjake në shkurt e shpalli Dodikun fajtor për refuzimin e ndjekjes së vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjet e paqes boshnjake.

Ai u dënua me një vit burg dhe u ndalua nga mbajtja e posteve publike për gjashtë vjet.

Pavarësisht urdhërave, Dodik ka vizituar Serbinë dhe Izraelin, ku shkoi në një konferencë mbi antisemitizmin, ku morën pjesë disa liderë të djathtë evropianë.

Në mesazhin e tij të ri, Dodik tha se do të kthehej në Moskë më 9 maj “për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, në të cilën vuajtën më shumë popujt rus dhe serb”. /Telegrafi/

The post Dodik shfaqet nga Moska appeared first on Telegrafi.

Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

29 March 2025 at 18:30

Pasi presidenti i entitetit të Republikës Serbe (RS), Milorad Dodik, njoftoi ndjekësit në platformën X se “ka arritur”, por nuk ishte e qartë nëse ai po fliste për kthimin në Bosnjë dhe Hercegovinë pas vizitës së dështuar në Izrael.

Megjithatë, siç është konfirmuar joformalisht për Klix.ba nga dy burime të pavarura, separatisti, për të cilin është shpallur një fletarrest ndërkombëtar, ndodhet aktualisht në Moskë.

Cтигао сам.

— Милорад Додик (@MiloradDodik) March 29, 2025

Përkundër faktit që ende nuk ka një konfirmim zyrtar, thuhet se Dodik do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Më parë, ai anuloi papritur vizitën në Rusi që duhej të realizohej më 19 mars.

Dy ditë më parë, ai fluturoi nga Izraeli drejt Serbisë, pas së cilës nuk ka pasur informacione të reja për vendndodhjen e tij.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kërkoi para tre ditësh lëshimin e një fletarresti ndërkombëtar për Milorad Dodikun, dhe pritet ende vendimi i Interpolit.

Ndryshe, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës po zhvillon një hetim kundër presidentit Dodik për dyshimin se ka kryer veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Përveç Dodik, për sulmin ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës janë të dyshuar edhe Radovan Viskoviq dhe Nenad Stevandiq. /Telegrafi/

The post Dodik raportohet se ka ikur në Rusi appeared first on Telegrafi.

Rritet niveli i ujit të lumenjve në Bosnje, rrezik për përmbytje

29 March 2025 at 12:48

Lumenjtë në Bosnjën dhe Hercegovinën veriore filluan të vërshojnë nga brigjet e tyre mëngjesin e sotëm dhe në disa vende një numër i madh ndërtesash banimi janë në rrezik, njoftoi shërbimi i mbrojtjes civile.

Situata më e rëndë është në zonën e Laktasit, afër Banja Lukës, ku disa shtëpi janë evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Bëhet e ditur se në Laktas është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe lumenjtë më të vegjël kanë dalë nga shtrati në disa vendbanime në zonën më të gjerë të Banja Lukës, duke përfshirë zonën e biznesit në Ramici, ku uji ka depërtuar në objektet e prodhimit dhe magazinat.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në zonën e komunës Bosanska Gradiska.

Rruga rajonale që çon në Bosanska Dubica është aktualisht e mbyllur.

Për shkak të rrezikut nga përmbytjet, mësimi në të gjitha shkollat ​​e zonës është ndërprerë.

Edhe në komunën e Tesliqit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për mbrojtjen nga vërshimet. /Telegrafi/

The post Rritet niveli i ujit të lumenjve në Bosnje, rrezik për përmbytje appeared first on Telegrafi.

❌
❌