Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.

Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

“Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.

Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit,  daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.

Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.

Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

/gj.m/a.f/

The post Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum

By: Besnik
21 June 2025 at 10:29

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune një aksion për shembjen disa objekteve në zonën e Radhimës dhe Orikumit.

Në fokus të ndërhyrjes janë njësi shërbimi, bare dhe beach bare, të cilat, ndonëse kishin marrë leje për ushtrimin e aktivitetit disa muaj më parë, ndodhen në trasenë ku do të zgjerohet projekti “Lungomare 3” në Vlorë.

Objektet po prishen për ti hapur rrugë zbatimit të projektit infrastrukturor, duke liruar hapësirat që pengonin vijimin e punimeve.

 

Kjo ndërhyrje vjen pas shembjeve të ngjashme të kryera ditët e fundit në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ndërhyri për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme ose që binin ndesh me projektet zhvillimore në vijim.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni i IKMT-së do të vijojë edhe në ditët në vijim, si pjesë e zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum appeared first on Euronews Albania.

Pushues në Orikum/ Destinacion turistik me plazhe e çmime të favorshme

14 June 2025 at 14:59

Plazhin e Orikumit fundjava e gjen mbushur me pushues. Kryesisht janë familjarë që e zgjedhin për  qetësinë që ofron.

Të huajt  përveç detit  tërhiqen dhe nga çmimet e favorshme.

“Vij nga Torino, Itali. Është hera e parë që vij në Shqipëri.  Do të qëndrojmë rreth 1 muaj.  Kemi ardhur për detin. Është vend i bukur”, shprehet një turist.

Ata që kanë zgjedhur plazhin publik kërkojnë nga bashkia më tepër ndërhyrje në infrastrukturë dhe në pastrim.

Gjithsesi Orikumi mbetet një nga destinacionet e pëlqyera dhe për këtë sezon veror.

 

Bien në prangat e policisë dy persona/ Kryenin një sërë vjedhjesh…

15 May 2025 at 14:42

Kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme. Policia e Vlorës arreston dy personat dhe kryen punimet e nevojshme.

Blutë vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

The post Bien në prangat e policisë dy persona/ Kryenin një sërë vjedhjesh… appeared first on Sot News | Lajme.

Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum

15 May 2025 at 14:15

Dy të mitur janë ndaluar nga policia e Vlorës me akuzën e vjedhjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodhën para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet të miturit në Orikum appeared first on Euronews Albania.

Rama: Me Lungomaren në Radhimë, po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike


TIRANË, 8 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Radhimë, ku inspektoi Lungomaren e re që lidh qytetin e Vlorës me atë të Orikumit.

Kryeministri vlerësoi se në Radhimë po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike, vazhdim spektakolar i Lungomares në bregun mes qytetit të Vlorës dhe Orikumit.

“Të gjithë ata që kanë pronë dhe mund të zhvillohet, brenda korrikut duhet t’i nënshtrohen stilit dhe logjikës së tregut dhe askush të mos mendojë se po shpëton nga kjo histori. Ta heqin vetë. Kjo është mundësia që i japim dhe rrisin nivelin, cilësinë, të ardhurat dhe e gjitha bëhet histori e re komplet”, u shpreh Rama.

“Ndryshimi është drastik. Kjo ishte si shteg dhish që kaloje në xhungël”, u shpreh ai.

Kryeministri vlerësoi se ky investim tejkalon Lungomaren e Vlorës nga pikëpamja e cilësisë, pasi ka shumë më tepër hapësirë, ka stacione, është më larg qytetit dhe më pranë natyrës.

Lungomarja e re ka një gjatësi prej 2,2 kilometrash dhe është e organizuar në formën e një parku të madh.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Me Lungomaren në Radhimë, po merr formë një pjesë e Shqipërisë së re turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FNSH zbarkon në Vlorë, Orikum e Selenicë, kontrolle në disa pika

By: user 5
25 April 2025 at 23:10

Një aksion nga Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se këto masa kanë përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin ndërsa janë ndërmarrë kontrolle e disa pika.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.

The post FNSH zbarkon në Vlorë, Orikum e Selenicë, kontrolle në disa pika appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë

3 April 2025 at 11:55

Policia e Vlorës ka arrestuar një të ri, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, pa leje, me vete në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Nightfall” është vënë në pranga shtetasi Panajot Kola, 19 vjeç, banues në Orikum, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, […]

The post EMRAT/ Pistoletë me silenciator në çantën marsup, dy të arrestuar në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

By: Ela
11 March 2025 at 11:21

Një zjarr ka rënë në zonën e kodrave të qytetit të Orikumit. Era e fortë ka favorizuar zjarrin i cili ka përparuar me shpejtësi duke rrezikuar dhe një banesë. Zjarrfikësit e Vlorës si dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, por era e fortë bën që shuarja e […]

The post Zjarr në kodrat e Orikumit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat

By: Oldi
25 February 2025 at 10:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë për shpërthimin me eksploziv që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Orikum. Bëhet me dije se sasia e tritolit është vendosur në një prej pallateve që gjendet në shëtitoren e Orikumit, pas një biznesi në zonë ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve që jetojnë […]

The post Detaje të reja nga shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

By: V K
25 February 2025 at 08:37

Një shpërthim me lëndë plasëse, ka ndodhur në një ngushticë pas një pallati në qytetin e Orikumit.

Shpërthimi mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

The post Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum appeared first on Albeu.com.

Aksi Vlorë-Orikum në gjendje skandaloze, shndërrohet në makth për shoferët

By: Ela
2 February 2025 at 14:57

Aksi rrugor nga tuneli i ujit të ftohtë deri në Orikum, është shndërruar në makth për shoferët dhe bizneset e kësaj zone. I nisur për rikonstruksion në vitin 2022 dhe me afat përfundimi prillin e vitit 2024, kjo rrugë jo vetëm që nuk përfundoi, por sot është shndërruar në problem për lëvizjen e mjeteve, për […]

The post Aksi Vlorë-Orikum në gjendje skandaloze, shndërrohet në makth për shoferët appeared first on BoldNews.al.

Rikonstruksion i rrugës Vlorë-Orikum, shtohet fondi për shpronësimin e pronarëve

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime dhe shtesa për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës ekzistuese Vlorë-Orikum dhe i dy by-pass-eve në Radhimë, Vlorë”.

Sipas vendimit, do të kryhen këto ndryshime, në pikat 3 dhe 4, vlera “202 682 342.35 lekë zëvendësohet me 239 563 573.93 lekë.

Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 lekë, përballohen nga bashkia Vlorë.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Rikonstruksion i rrugës Vlorë-Orikum, shtohet fondi për shpronësimin e pronarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbardhet dinamika e plagosjes në Vlorë/ Autori qëlloi disa herë brenda dhe jashtë lokalit, 29 vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

By: Xhen Sila
27 January 2025 at 10:22

Zbardhet dinamika e plagosjes së 29 vjeçarit Silvi Velaj mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Autori Qerim Bello dhe një person tjetër, i shpallur gjithashtu në kërkim, kanë përdorur një automjet tip Golf 5.

Qerim Bello ka hyrë fillimisht në lokal dhe ka qëlluar me armë disa herë. Në momentet e largimit, kur kanë hipur në makinë, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina ka qëlluar sërish me armë.

Ndërkohë, 29 vjeçari, i cili u transportua drejt spitalit të Traumës, mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë shumë dëmtime./abcnews.al

29 vjeçari u godit me tre plumba në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim dy persona

By: lia rda
27 January 2025 at 10:13

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Orikum. Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.

Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.

10 plumba me pistoletë u qëlluan në drejtim te 29 vjeçarit, ndërkohë që 3 plumba e kishin prekur Silvi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sipas grupit hetimor, shkak është një konflikt i mbartur mes dy personave./abcnews.al

Detaje nga plagosja me armë në Orikum, autori e qëlloi 10 herë nga makina

27 January 2025 at 08:26

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të diele në Orikum ku mbeti i plagosur 29-vjeçari Sildi Velaj.

Burimet e policisë së Vlorës kanë konfirmuar për Euronews Albania se i plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.

Autori ka ardhur me makinë duke goditur drejt tij Mendohet të kenë patur një konflikt të mbartur mes tyre për motive banale.

Autori Qerim Bello ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinën e tij.

Velaj është plagosur nga dy plumba në pjesën e shpatullës.

Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i policisë së Vlorës Elidon Cela. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë.

The post Detaje nga plagosja me armë në Orikum, autori e qëlloi 10 herë nga makina appeared first on Telegrafi.

Detaje nga plagosja në Vlorë! Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë

By: Mirgen
26 January 2025 at 20:39

Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 29-vjeçarit, Sidi Velaj, i cili u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri nga Qerim.B. Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë, ndërsa mësohet se plumbat e kapën në shpatull dhe kofshë. Sherri mes të plagosurit dhe autorit, i cili është ende në arrati, u zhvillua […]

The post Detaje nga plagosja në Vlorë! Ndaj 29-vjeçarit u qëllua me armë 10 herë appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur, autori në kërkim (EMRAT)

By: Oldi
26 January 2025 at 20:00

Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e së dielës në Orikum të Vlorës Sipas raportimeve një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Të shtënat janë dëgjuar pranë një karburanti në Orikum, teksa Qerim Bello, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29 vjeçarit Sildi Velaj, i […]

The post Të shtënat me armë zjarri në Vlorë, një i plagosur, autori në kërkim (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

3.5 metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” del në bregdetin e Orikumit

By: Oldi
12 January 2025 at 14:32

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në bregdetin e Orikumit, ku një peshkaqen me gjatësi prej 3.5 metrash ka dal në bregun e detit. Nga indetifikimet e bëra për këtë peshkaqen, thuhet se kjo specie i përket llojit “dhelpër” e cila njihet për përmasat e konsiderueshme që ka. Peshkatarët të cilët e kanë kapur treguan […]

The post 3.5 metra i gjatë, peshkaqeni “dhelpër” del në bregdetin e Orikumit appeared first on BoldNews.al.

‘Heshtja dimërore’ e Orikumit, qyteti me 12 mijë banorë po boshatiset

12 December 2024 at 16:28

Orikumi është një ndër zonat që pret mijëra turistë gjatë verës, ndërsa në dimër, në rrugët e tij pllakos heshtja. Të rinjtë numërohen me gishtat e duarve, ndërsa në rrugët e qytetit sheh vetëm të moshuar. Shkaqet e largimit në masë të të rinjve janë të shumta, por me kryesoret janë mungesa e vendeve të punës dhe ekonomia e ulët.

“Ja, unë jam vetëm fare, kam 11 vite vetëm. Një e kam në Angli, një në Francë. Njëri iku si i vogël dhe është me forcat e NATO-s, ka 25 vite dhe nuk mund të kthehet më këtu, është mësuar atje dhe nuk e lejojnë, është duke u ngritur atje. Kanë ikur shpejt, u hapën rrugët dhe u duk kush e di çfarë. Unë merrem me bletë, me pensionin nuk ja del dot në asnjë mënyrë, vetëm ilaçe. Kanë mbetur vetëm moshat e treta”,-tha gruaja e moshuar.

“Kam mbetur unë si pensionist, fëmijët kanë ikur për veten e tyre, se edhe ata vuajnë më keq se ne këtu, në emigrim. Unë kam 4 fëmijë të gjithë të larguar. Ata të kthejnë? Jo, bile ata më thonë mua, me gjithë gruan, mbyll dyert e shtëpisë të gjitha, vendosi çelësin dhe…hajde!”-u shpreh një burrë.

“Këtu mungojnë që të gjitha, që nga rruga e çdo gjë. Këtu kanë mbetur vetëm pensionistë, vetëm ne pensionistët. Të larguar janë të gjithë; ja, unë jam vetëm me gruan, kam tre fëmijë, s’kam asnjë këtu, ç’të them unë, do vdes vetëm, kanë ikur jashtë shteti që të ushqehen, që te na  mbajnë dhe ne”,-tha qytetari.

“Orikumi, mirë, gjallëri pak ka, kanë ikur njerëzit, ky është Orikumi. Nga varfëria, nga papunësia, nga të gjitha, kanë mbetur vetëm moshat e treta. Kam dy djem, i kam në Itali, nuk mendoj se kthehen kurrë. Këtu mungojnë të gjitha, ja shikoni vetë: hapin kanale si i mbyllin, hapin rrugë, hapin puseta, kjo është”,-u shpreh një qytetar.

10 vite më parë Orikumi numëronte rreth 12 mijë banorë, por 5 vitet e fundit është thuajse I boshatisur, ku mendohet se rreth 30% e këtij numri janë larguar. Bizneset e mbetura në funksion vuajnë mungesën e fuqisë punëtore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘Heshtja dimërore’ e Orikumit, qyteti me 12 mijë banorë po boshatiset appeared first on Euronews Albania.

❌
❌