Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kjo është vetëm një nga sfidat”, Çifti filipinas lidh kurorë në një kishë të përmbytur nga tajfuni

By: xhir jeta
23 July 2025 at 11:43

Ade Rick Verdillo dhe Jamaica Aguilar ishin të vendosur të ecnin drejt altarit në ditën e dasmës së tyre edhe pse kisha që ata kishin zgjedhur për t’i thënë ‘PO’ njëri tjetrit, ishte e përmbytur.

Të martën, kisha Barasoain në Filipine u përmbyt për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, ndërsa tajfuni Whipa intensifikoi shirat sezonalë të musoneve, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Çifti tha se kishin parashikuar rrezikun e përmbytjeve, por nuk e lejuan motin të prishë ditën më të rëndësishme të tyre.

“Ne thjesht vendosëm me guxim,” tha Verdillo.

“Ne vendosëm sot sepse është një sakrificë në vetvete. Por do të ketë më shumë sakrifica nëse nuk ecim përpara sot.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News (@abcnews)

TEL AVIV – Netanyahu: Ndiej keqardhje të thellë për sulmin ndaj kishës në Gaza

TEK AVIV, 17 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për sulmin ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, i cili vrau tre persona këtë mëngjes, duke i quajtur vdekjet një “tragjedi”, sipas një deklarate nga zyra e tij.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një predhë goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, shtoi ai.

“Jemi mirënjohës ndaj Papa Leones për fjalët e tij ngushëlluese. Izraeli po heton incidentin dhe mbetet i përkushtuar për të mbrojtur civilët dhe vendet e shenjta”, shtohet në deklaratë. /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Ndiej keqardhje të thellë për sulmin ndaj kishës në Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ I shtrirë buzë detit Jon dhe shpateve të maleve, Dhërmiu ofron  po ashtu edhe trashëgiminë historike dhe kulturore me objektet e shumta monument kulture.

Në vijim të promovimit të potencialeve turistike të vendit, “Wanderlust in Albania 2” përcolli fotografinë me titull “Chapel”, realizuar nga Harry Waite nga Mbretëria e Bashkuar.

E shkrepur në perëndim të diellit, kjo vepër paraqet një nga kishat karakteristike të fshatit të vjetër të Dhërmiut.

Fotografia ishte pjesëmarrëse në kategorinë Arkitekturë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Video “Reels”, duke ofruar një vështrim artistik mbi trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut të Shqipërisë.

Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania” u rikthye për të dytin vit, pas suksesit të edicionit të parë, duke zbuluar bukuritë e Shqipërisë përmes syve të vetë udhëtarëve dhe vizitorëve me fotografi dhe video reels që ata kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

/m.m//a.f//r.e/

The post “Wanderlust in Albania 2” promovon trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të jugut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmi në Damask me dhjetëra besimtarë të vrarë/ Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: Dënojmë këtë akt dhune

23 June 2025 at 13:53

SHQIPËRI- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dënuar sulmin e së dielës në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, ku dhjetëra besimtarë humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Ajo bën thirrje që të gjithë njerëzit të qëndrojnë të bashkuar kundër dhunës. Kisha Ortodokse Autoqefale përmend edhe vlerat që ka Shqipëria në bashkëjetesën e saj fetare.

“Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës”, thuhet në reagim.

Deklarata e plotë e Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë:

Me dhimbje të thellë u informuam për sulmin terrorist në Kishën e Profetit të Shenjtë Ilia në Damask, që ndodhi ditën e djeshme gjatë Liturgjisë Hyjnore, ku dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë e dënon këtë akt dhune, aq më tepër që ndodhi në orarin e shenjtë të lutjes, gjatë Misterit të Falënderimit Hyjnor. Sipas fjalëve të urta të Kryepiskopit tonë të ndjerë Anastas: “Askush nuk ka të drejtë të përdorë vajin e fesë për të forcuar zjarrin e konflikteve. Feja është dhuratë hyjnore, e dhënë për të qetësuar zemrat, për të shëruar plagët dhe për të sjellë më afër individët dhe popujt”.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë, z. Joan dhe për të gjithë Komunitetin Orthodhoks të Sirisë. Lutemi për prehjen e shpirtrave të viktimave të pafajshme dhe për shërimin e shpejtë të të plagosurve.
Nga Shqipëria, një vend që ka dëshmuar se bashkëjetesa paqësore mes feve nuk është ëndërr e paarritshme apo utopi, por realitet i gjallë, i bëjmë thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës. Bashkëjetesa paqësore e popujve dhe feve është rruga e vetme për një të ardhme më të mirë./abcnews.al

Rama poston videon: Në Kishën e Shna Ndout në Laç, për herë të parë kemi hapur qendrën shëndetësore verore

By: redi
13 June 2025 at 17:02

Kryeministri Edi Rama, ka treguar përmes një video, se tashmë në Kishën e Shna Ndout në Lezhë, është hapur qendra shëndetësore verore. Sipas kreut të qeverisë, kjo qendër tashmë do të jetë në shërbim 24/7 për të gjithë qytetarët dhe pelegrinët që e vizitojnë këtë vend të bekuar. ”Në Kishën e Shna Ndout në Laç, këtë sezon veror, për herë të parë kemi hapur Qendrën Shëndetësore Verore pranë kishës…

Source

Solidarizim për Gazën/ Kisha në Bruksel do të futet në grevë urie

8 June 2025 at 22:06

E vendosur në lagjen Saint Catherine në qendër të Brukselit, Kisha Beguinage është e njohur për organizimin e projekteve të përgjegjësisë sociale për refugjatët, të pastrehët dhe të varfrit.

Kisha, e njohur si “Shtëpia e Mëshirës” (House of Compassion), po përgatitet të hapë dyert e saj për ata që janë në grevë urie në mbështetje të popullit të Gazës, midis 16 dhe 21 qershorit.

Në hyrje të kishës, tërheq vëmendjen një shirit i kuq me fjalët “Ndalo gjenocidin”. Llogaritë e Kishës Beguinage në rrjetet sociale deklarojnë se ky shirit ka për qëllim të përcjellë mesazhin: “Vizatoni vijën tuaj të kuqe me fjalë dhe veprime për politikanët kundër dhunës në Gaza”.

Edhe prifti 81-vjeçar i kishës, Daniel Alliet, do të jetë gjithashtu midis atyre që do të hyjnë në grevë urie.Pavarësisht moshës së tij të shtyrë, prifti Alliet, i cili ka bërë emër në shtypin kombëtar me personalitetin e tij të ndjeshëm, u ngjit në muret e kishës me një shkallë gjatë përgatitjeve dhe vari “keffiye”, postera me emrat e atyre që humbën jetën në sulmet izraelite dhe imazhe të fëmijëve të vrarë.

Në një deklaratë për Anadolu, Alliet tha se nëse nuk ka paqe askund në botë, nuk mund të ketë paqe askund, përfshirë botën e krishterë.

Duke treguar se me këtë motivim, kisha hapi dyert për organizatorët e grevës së urisë, Alliet theksoi se duhet të bëhen disa gjëra për të ndaluar gjenocidin në Gaza.

“Ajo që po ndodh në Gaza është vërtet çnjerëzore. Ajo që po ndodh në Gaza po ndodh prej vitesh. I gjithë ligji ndërkombëtar është eliminuar atje. Spitalet janë bombarduar plotësisht. Vendi me më shumë uri është Palestina. Çdo palestinez është në rrezik të vdesë nga uria”, tha Alliet.

The post Solidarizim për Gazën/ Kisha në Bruksel do të futet në grevë urie appeared first on Sot News | Lajme.

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

31 May 2025 at 13:14

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë klasës priftërore “transparencë të jetës, jetë të njohura, jetë të lexueshme, jetë të besueshme.”

Në predikimin e tij për një Meshë shugurimi, Papa Leo XIV u dha një mesazh priftërinjve. Ai ishte takuar më parë me shoqata humanitare në Vatikan.

“Ne jemi brenda popullit të Zotit, për të qenë në gjendje të qëndrojmë para tyre, me një dëshmi të besueshme. Së bashku do të rindërtojmë besueshmërinë e një Kishe të plagosur, të dërguar një njerëzimi të plagosur. Ende nuk jemi të përsosur, por është e nevojshme të jemi të besueshëm”, – shtoi ai.

“Dashuria e Krishtit na zotëron, është një zotërim që çliron dhe na mundëson të mos zotërojmë askënd. Çliro, mos zotëro”, – nënvizoi Papa. Gjatë një audience të mëparshme në Shën Pjetër, Papa Leo priti një delegacion nga OJQ-ja, Mediterranea Saving Humans, së bashku me lëvizje të tjera laike dhe katolike dhe shoqata të Arena di Pace.

Mesazhi i Leo XIV drejtuar Kishës Franceze

Në mesazhin e tij drejtuar Konferencës Episkopale Franceze, Papa theksoi rëndësinë që Kisha të ecë “me guxim nën erërat e kundërta dhe nganjëherë armiqësore të indiferentizmit, materializmit dhe individualizmit”. Më pas, Prevost kërkoi ndërmjetësimin e tre shenjtorëve të kanonizuar njëqind vjet më parë: Shën Gjon Eudi, Shën Gjon Maria Vianney dhe Shën Tereza e Jezusit Fëmijë dhe Fytyrës së Shenjtë.

Leo XIV shprehu më pas “shpresën që këto festime të mos kufizohen vetëm në evokimin nostalgjik të një të kaluare që mund të duket se ka mbaruar, por që ato të rizgjojnë shpresën dhe të frymëzojnë një shtysë të re misionare. Zoti mundet, me ndihmën e Shenjtorëve që ju ka dhënë dhe që ju i festoni, të ripërtërijë mrekullitë që ka realizuar në të kaluarën. A nuk do të jetë Shën Tereza patronazhi i misioneve në vetë vendet ku lindi? A nuk do të jenë në gjendje Shën Gjon Maria Vianney dhe Shën Gjon Eudes t’u flasin ndërgjegjes së shumë të rinjve për bukurinë, madhështinë dhe frytshmërinë e priftërisë, të ngjallin një dëshirë entuziaste dhe t’u japin atyre guximin për t’iu përgjigjur me bujari thirrjes, në një kohë kur mungesa e thirrjeve po ndihet në dioqezat tuaja dhe priftërinjtë po vihen në provë?”

Takimi i Papës me OJQ-të dhe Mediterranea-n

Së bashku me Mediterranea-n, në audiencën e Papës morën pjesë edhe aktivistë nga Refugjatët në Libi. “Të shpëtosh njerëzit, t’i mirëpresësh dhe t’i shpëtosh nga mbytjet e anijeve dhe nga refuzimet do të thotë t’i japësh mish asaj vëllazërie që, siç tha Papa, duhet zbuluar, dashur, përjetuar, shpallur dhe dëshmuar”, tha kapelani në bordin e Mediterranea-s, Don Mattia Ferrari.

“Falë edhe mbështetjes së jashtëzakonshme të Papa Françeskut, sot kemi një anije të re shpëtimi. Me të do ta vëmë në praktikë, jo vetëm me fjalë, atë që na tha Papa Leo, të cilit ia kemi borxh gjithë mirënjohjen tonë që, edhe një herë, na tregoi një Kishë të vëmendshme ndaj më të vegjëlve dhe ndaj atyre që vuajnë padrejtësinë dhe tmerret e kësaj bote.”

Mesha në Kishën e Shën Pjetrit për shugurimin e 11 priftërinjve

Papa Leo më në fund kremtoi një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj për dioqezën e Romës. Kështu rikthehet tradita e shugurimeve priftërore nga Ati i Shenjtë. Në tre vitet e fundit, riti ishte kryesuar nga Kardinali Angelo De Donatis, në vitet 2022 dhe 2023, në rolin e vikarit për dioqezën e Romës, dhe në vitin 2024 në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Penitenciarëve.

The post “Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm appeared first on Sot News | Lajme.

1700 vjetori i Sinodit të Nikeas, Fortlumturi Joani: S’duhet t’i përkulemi vështirësive të botës

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Në kuadër të 1700-vjetorit të mbajtjes së Sinodit të Parë Ekumenik në Nikea (325–2025), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Arqidioqeza Metropolitane Katolike Tiranë-Durrës zhvilloi sot një simpozium ndërfetar, në Qendrën Kulturore pranë Katedrales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Ky simpozium, shumë i rëndësishëm dhe historik për Krishterimin dhe unitetin e Krishterimit dhe kishave në mbarë botën dhe në vendin tonë, nisi me fjalën e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së tij, Joani.

“Nuk duhet t’i përkulemi vështirësive të botës. Urojme se ky aktivitet do ruaj vlerat dhe unitetin e besimit krishterë”, tha Fortlumturi Joani.

Kryeipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, imzot Arjan Dodaj, u shpreh se, “fillimisht, ky simpozium u diskutua me të ndjerin Anastas. Ai u gëzua shumë për këtë eveniment dhe nisëm menjëherë përgatitjet. Sot jemi këtu me Imzot Joanin. Gjithashtu dhe hierarkët e lartë të dy kishave si dhe personalitete të lartë të vendit”.

Në vitin 2025 kremtohet 1700-vjetori i Sinodit të Nikeas (325 pas Krishtit): Ngjarja e parë ekumenike në historinë e krishterimit, nga e cila lindi Simboli i përbashkët i Besimit, që edhe sot e kësaj dite përfaqëson një element ku të krishterët mund të identifikohen dhe të gjejnë unitet.

Në të vërtetë, Sinodit i Nikeas ishte një ngjarje vendimtare për historinë e Kishës. Ai u mbajt në maj–qershor të vitit 325 pas Krishtit, në qytetin e Nikeas, në Bitini (sot Iznik, Turqi). Me kërkesën e perandorit romak Konstandinit, rreth 318 peshkopë nga të gjitha provincat e perandorisë u mblodhën për të trajtuar mosmarrëveshjet doktrinore dhe krijuan një bazë të përbashkët për besimin e krishterë.

Sinodi formuloi Simbolin e Besimit të Nikeas, në të cilin shpallet hyjnia e Jisu Krishtit dhe njëshmëria e tij me Atin Qiellor.

Zgjidhi skizmën e shkaktuar nga Meleti, peshkopi i Likoopolisë të Egjiptit.

Vendosi që Pashkët të kremtohen të dielën e parë pas hënës së plotë që bie pas ekuinoksit pranveror.

Njohu përparësinë tradicionale të tri qendrave patriarkale: Romës, Aleksandrisë dhe Antiokisë, sipas zakoneve të vjetra kishtare.

Vendosi rregulla disiplinore për klerikët, duke përcaktuar kufizime në bashkëjetesën familjare pas dorëzimit.

Krijoi një bazë të përbashkët teologjike për Kishën, që ndihmoi në përkufizimin e fesë së krishterë në shekujt që pasuan.

Simboli i Besimit i Nikeas, ashtu siç e themi sot (“Besoj në një Perëndi, Atë të Tërëfuqishëm…”), dëshmon për rëndësinë e atij çasti vendimtar.

Nikea përfaqëson një pikë kthese në historinë e krishterimit, pasi i bashkoi besimtarët rreth besimit në Krishtin dhe hyjninë e tij.

/a.f/

The post 1700 vjetori i Sinodit të Nikeas, Fortlumturi Joani: S’duhet t’i përkulemi vështirësive të botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon mesha, arkivoli i Papa Françeskut niset drejt kishës Santa Maria Maggiore

By: Ardit
26 April 2025 at 13:18

Mesha e varrimit për Papa Françeskun sapo ka përfunduar. Arkivoli me trupin e Papës do të transportohet tani në një procesion të ngadaltë drejt kishës Santa Maria Maggiore në Romë, ku do të bëhet varrimi. Procesioni do të dalë nga Qyteti i Vatikanit, duke ndjekur një rrugë prej 6 kilometrash (rreth 3.75 milje) mbi lumin […]

The post Përfundon mesha, arkivoli i Papa Françeskut niset drejt kishës Santa Maria Maggiore appeared first on BoldNews.al.

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

24 April 2025 at 07:25

Në qendër të qytetit të Portos në Portugali është një shtëpi magjepsëse – por mijëra ecin pranë saj çdo ditë pa e vënë re.

Casa Escondido e vogël, 1.5 metra e gjerë është e vendosur midis dy kishave – Igreja dos Carmelitas dhe Igreja do Carmo – dhe është ‘shtëpia më e ngushtë’ e qytetit.

Ndërtesa duket si një kishë e madhe në shikim të parë – por në fakt janë tre ndërtesa të veçanta, transmeton Telegrafi.

Vetë shtëpia është aq e hollë sa duket pothuajse si një mur, e karakterizuar vetëm nga një derë e thjeshtë e gjelbër dhe dy dritare, që do të thotë se është e fshehur.

Struktura unike u shfaq në episodin të Hapësirave të mahnitshme të George Clarke në Channel 4.

E ndërtuar në vitin 1768, prona ishte çuditërisht e gjerë, me një dhomë ndenjeje, dhomë gjumi dhe për studim – dukej si diçka nga Harry Potter.

“Tani kjo është e mahnitshme”, tha George ndërsa hyri brenda. Dera në fasadën e përparme është vetëm pak më shumë se një metër e gjerë. Ajo në fakt thjesht hapet pak dhe bëhet pak më e gjerë.

Brenda kishte shkallë spirale mbresëlënëse, pasi ndërtesa shtrihej në tre kate.

George shpjegoi se kisha në të majtë u ndërtua për murgeshat karmelite në shekullin e shtatëmbëdhjetë, me kishën në të djathtë për murgjit në shekullin e tetëmbëdhjetë.

“Shtëpia e fshehtë” në mes supozohet se u ndërtua për të ndarë murgjit dhe murgeshat – ndërsa thashethemet e tjera lokale sugjerojnë se mund të ketë qenë për shkak të rregulloreve ligjore që deklaronin se dy kisha nuk mund të ndanin një mur.

“Ajo që është e mahnitshme është se brenda, është kaq e thjeshtë. Ju keni dy kisha dekorative në të dyja anët, dhe në mes ka vetëm mure të zbardhura, dysheme druri. Është si të jesh në qelinë e një murgu. Mijëra njerëz duhet të kalojnë pranë kësaj ndërtese çdo ditë dhe nuk e kanë idenë se ajo është atje”, shpjegoi George.

Prona ishte e banuar deri në vitet e 80-ta nga kapelanët, artistët, mjekët dhe kujdestari i kishës. Udhëtarët kuriozë mund t’i hedhin një sy edhe shtëpisë, me biletat që kushtojnë pesë euro duke përfshirë qasjen në muze. /Telegrafi/

The post Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston” appeared first on Telegrafi.

Ndërroi jetë këtë të hënë/ Kush ishte Papa Françesku, kreu i parë jezuit i Kishës Katolike

By: xhir jeta
21 April 2025 at 11:08

Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, ka vdekur më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

“Të dashur vëllezër e motra, ju njoftojmë me pikëllim të thellë se Papa Françesku ka vdekur”, tha kardinali Kevin Farrell përmes një njoftimi në kanalin televiziv të Vatikanit.

“Në orën 7:34 mëngjesin e sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit”, tha ai.

Si Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, ai ishte i pari prej kontinentit amerikan, dhe i pari i lindur jashtë Evropësn që u ngjit në krye të Selisë së Shenjtë, në më shumë se një mijëvjeçar. Bergoglio, i biri i imigrantëve italianë, kishte punuar si teknik kimik para se t’iu bashkohej jezuitëve më 1958.

Ai ishte shuguruar si prift më 1969 dhe ishte bërë udhëheqës superior i jezuitëve të një province të Argjentinës në periudhën 1973-1979.

Më 1988, ai ishte emëruar peshkop i Buenos Airesit. Tre vjet më vonë, Papa Gjon Pali II e kishte ngritur atë në Kolegjin e Kardinalëve.

I zgjedhur Papë më 2013, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI, ai e zgjodhi emrin Françesk, për të nderuar Shën Françeskun e Asizit, duke pasqyruar angazhimin e tij ndaj përulësisë dhe të varfërve.

Periudha e tij në krye të Selisë së Shenjtë kujtohet për fokusin në mëshirë, në drejtësinë sociale dhe kujdesin mjedisor.

Më 2015, Papa Françesku publikoi enciklikën “Laudato si”, duke bërë thirrje për veprim global për t’i luftuar ndryshimet klimatike dhe për kujdes ndaj ambientit.

Ai i kushtoi rëndësi edhe dialogut ndërfetar, duke nënshkruar Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore, bashkë me imamin e Al-Azharit në Egjipt, Ahmed el-Tayebin, më 2019, një marrëveshje e rëndësishme për promovim të paqes dhe bashkekzistencës mes besimeve të ndryshme.

Papa Françesku u njoh për thirrjet për “një Kishë të varfër për të varfrit” dhe për afrim me komunitetet e margjinalizuara.

Ai bëri përpjekje për të reformuar sistemin financiar të Vatikanit dhe për t’i adresuar abuzimet seksuale të klerikëve brenda institucionit të Kishës.

Më 2025, ai publikoi autobiografinë “Shpresa”, duke ofruar më shumë hollësi për jetën e tij dhe misionin.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.

Më 2021, ai i ishte nënshtruar një operimi në zorrën e trashë, ndërsa më 2023 ka pasur një operim tjetër në abdomen për të trajtuar herninë.

Ai ishte përballur edhe me dhimbje kronike të gjurit dhe shpinës, dhe shpesh kishte përdorur karrige lëvizëse.

Pavarësisht këtyre komplikimeve, ai pati agjendë të ngarkuar, dhe i kreu detyrat e një pape, si dhe udhëtoi nëpër botë.

Në fillim të vitit 2025, ai u shtrua në spital për shkak të një infeksioni në traktin e frymëmarrjes, çka më vonë i rezultoi me pneumoni të dyfishtë.

Gjendja e tij ishte e rënduar, duke e detyruar të qëndronte ditë të tëra në spital./rel

Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit: Të jetojmë në paqe!

By: Oldi
29 March 2025 at 13:31

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në ceremoninë e mbajtur ditën e sotme në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nderoi paraardhësit e tij, ndërsa në listën e gjatë përmendi dy personalitete të shquara: Im Zot Fan Noli dhe Kryepeshkopin Anastas. Joani theksoi shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, […]

The post Kryepeshkopi Joan Pelushi fronëzohet në Katedralen Ngjallja e Krishtit: Të jetojmë në paqe! appeared first on BoldNews.al.

Kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi/ Bien kambanat, zgjidhet kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare

16 March 2025 at 11:40

SHQIPËRI-Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, ndërsa njoftuan lajmin për zgjedhjen e Joan Pelushit, si pasues të të ndjerit Anasatas Janullatos.

Në fjalën që mbajti, Joan Pelushi iu lut Jezu Krishti t’i japë forcë dhe urtësi për të përmbushur misionin e shenjtë. Kryepeshkopi e mbylli fjalën e tij duke nënshkruar zotimin e tij në këtë mision të shenjtë.

“Pranoj këtë shërbim të lartë. Do ta zbatoj me përpikëri detyrën time. Do përpiqem me gjithë forcën time të mbroj të drejtat e Kishës. I lutem Zotit tonë Jezu Krisht, të na japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë mision të shenjtë të tij. Me dorën time, unë nënshkruaj këtë zotim”,  u shpreh kryepeshkopi Joan Pelushi.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare, në 25 janar në një spital në Athinë. Trupi i tij prehet në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Ndërsa që prej momentit të ndarjes nga jeta të Hirësi Anastasit, Sinodi i Shenjtë caktoi mitropolitin e Korçës, Joanin si mbikëqyrës të fronit Kryepiskopal.

Amaneti i Anastas Janullatos ishte që Kisha Autoqefale Shqiptare të drejtohej nga një klerik shqiptar. Më 29 mars mbahet ceremonia e fronëzimit të pasuesit së Janullatos, Joan Pelushi.

/abcnews.al

Kryepeshkopi i ri, nesër mblidhet Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse

By: user 5
15 March 2025 at 15:11

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjedhë ditën e nesërme, më 16 mars kryepeshkopin e ri, të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Kjo ditë përkon me të Dielën e Dytë të Kreshmës pas Liturgjisë Hyjnore, ndërsa theksohet se do të ndiqen të gjitha dispozitat e Statutit të Kishës Orothodokse Autoqefale. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri do të mbahet në Qendrën Sinodike.

Kryepeshkopi i ri do të pasojë Anastas Janullatos, i cili drejtoi Kishën Orthodokse prej më shumë se tri dekadash. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 as një beteje të gjatë me sëmundjen.

The post Kryepeshkopi i ri, nesër mblidhet Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse appeared first on Lapsi.al.

Kisha Orthodokse Autoqefale cakton datën për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

By: Oldi
13 March 2025 at 13:36

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë do të zgjedhë Kryepeshkopin e ri më 16 mars. Kjo ditë përkon me të Dielën e Dytë të Kreshmës pas Liturgjisë Hyjnore, ndërsa theksohet se do të ndiqen të gjitha dispozitat e Statutit të Kishës Orothodokse Autoqefale. Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri do të mbahet në […]

The post Kisha Orthodokse Autoqefale cakton datën për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri appeared first on BoldNews.al.

Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se Shqipërisë

By: Oldi
1 March 2025 at 14:25

Sot, kur mbushen plot 40 ditë nga ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është lexuar edhe testamenti i lënë nga Fortlumturia e Tij. “Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt. Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim […]

The post Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës se Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Tentuan të vidhnin lekë në kishën e Ksamilit dhe rrahën rojen/ Arrestohen dy persona në Sarandë, autorë të 5 vjedhjeve

By: lia rda
2 February 2025 at 11:35

Janë arrestuar nga policia e Sarandës dy persona, të cilët tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe rrahën rojen.

Mësohet se dy të arrestuarit janë dhe autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fortuna”.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, lokalizohen dhe arrestohen dy shtetas që tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit dhe ushtruan dhunë ndaj rojes.

Dy të arrestuarit të dyshuar dhe si autorë të vjedhjes së 5 banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

  • 39 vjeç, banues në Sarandë;
  • 49 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim./abcnews.al

Peshkopi i Kishës së Anglisë jep dorëheqjen pas akuzave për sulm seksual

By: Oldi
30 January 2025 at 14:25

Peshkopi i Kishës së Anglisë, John Perumbalath tha të enjten se do të tërhiqej nga shërbimi aktiv pas akuzave për sulm seksual kundër tij në një raport të Channel 4 News, por vazhdoi të mohojë çdo keqbërje. “Nuk dëshiroj që kjo histori të jetë një shpërqendrim për këtë dioqezë dhe popullin e saj, të cilëve […]

The post Peshkopi i Kishës së Anglisë jep dorëheqjen pas akuzave për sulm seksual appeared first on BoldNews.al.

Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri

By: Oldi
29 January 2025 at 11:55

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë duke u mbajtur homazhet për Kryepeshkopin, Anastas Janullatos. Besimtarë e qytetarë të shumtë kanë nderuar Hirësinë e Tij Janullatos, duke kryer homazhe, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë kësaj të mërkure. Pjesë e këtyre homazheve ka qenë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi. Paraditen e ditës […]

The post Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri appeared first on BoldNews.al.

Palestra u rikthye në kishë/ Kisha e Ungjillëzimit në Tiranë, objekti i parë fetar që “preku” dora e Anastasit

25 January 2025 at 19:49

TIRANË- “Në vitet e para të emërimit të tij, në krye të kishës autoqefale, kryepeshkopi Anastas shërbeu në kishën ungjillëzimi, pranë rrugës së Kavajës në Tiranë. Ringiritjen e kishave të mbyllura dhe të shkatërruara nga regjimi, kryepeshkopi Anastas e nisi pikërisht nga këtu. Kjo kishë u ndërtua fillimisht në vitin 1964 dhe në vitin 1967 ajo u kthye në palestër për stërvitjen e klubit të Tiranës”

Ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas, ka trishtuar besimtarët ortodoksë.

Më të vjetrit në moshë kujtojnë periudhën e errët kur kisha Ungjillëzimi shërbeu për vite me radhë si ambient sportiv, ndërsa Kryepeshkopi Anastas e rindërtoi, duke ua rikthyer sërish ortodoksëve të Tiranës.

“Kryepeshkopi Anastas e ngriti nga themelet këtë kishë. Ka qenë palestër kjo”

Në ambientet e jashtme të kishës ungjillëzimi qëndrojnë si dëshmi, imazhet nga e kaluara të kësaj kishe të rrënuar, por edhe të tjerave në vend që u rindërtuan. Kambanat vajtuese ishin të pranishme në çdo moment në Katedralen ngjallja e Krishtit në Tiranë.

Besimtarët ortodoksë ndezën qirinj dhe u lutën për shpirtin e kryepeshkopit të ndjerë. I njohin kontributet për ringritjen e kishës dhe afrimit të njerëzve sërish pranë Zotit./abcnews.al

❌
❌