Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Musiala “fal” Donnarumma-n: Gjëra që ndodhin, nuk fajësoj askënd për dëmtimin

By: armand
9 July 2025 at 16:44

Jamal Musiala ka reaguar për herë të parë pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen mes Bayern Munich dhe PSG në Botërorin e Klubeve. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ai falënderoi tifozët dhe botën e futbollit për mbështetjen. Mesfushori gjerman theksoi se nuk fajëson askënd për dëmtimin, duke e konsideruar një situatë që […]

The post Musiala “fal” Donnarumma-n: Gjëra që ndodhin, nuk fajësoj askënd për dëmtimin appeared first on BoldNews.al.

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

By: Ardit
6 July 2025 at 08:47

Eliminimi i Bayern Munich nga Kupa e Botës për Klube FIFA 2025 u përkeqësua nga momenti i pafat në kohën shtesë të pjesës së parë kur Jamal Musiala pësoi një dëmtim serioz në kyçin e këmbës së majtë. Më konkretisht, Gianluigi Donnarumma, në përpjekjen e tij për të bllokuar topin, “i bllokoi” këmbët gjermanit, i […]

The post Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala appeared first on BoldNews.al.

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

By: armand
18 June 2025 at 21:55

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso  nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në muajin tetor. Mbrojtësi, i cili u dëmtua në fund të muajit prill, do të mungojë më shumë nga çfarë pritej. Rikuperimi nuk ka shkuar mirë për 30 vjeçarin, që po kalon një periudhë mjaft të vështirë. Në sezonin […]

The post Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor appeared first on BoldNews.al.

Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Një 46-vjeçar nga Gjermania u dëmtua gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të një mjeti lundrues në Gjipe.

Policia e Shtetit bëri të ditur sot se rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/k.s/ /a.g/

The post Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lajme të këqija për Kombëtaren, mbrojtësi pëson dëmtim dhe humb ndeshjen me Letoninë

By: Ardit
10 June 2025 at 11:52

Teksa Shqipëria do të përballet sot në transfertë përballë Letonisë, kuqezinjtë kanë humbur shërbimet e Arlind Ajetit për këtë ndeshje. FSHF ka njoftuar se mbrojtësi ka pësuar një dëmtim. Edhe pse ai dje u stërvit veçmas dhe ka qenë nën monitorimin e mjekëve, Ajeti nuk është rikuperuar dot në kohë. “Arlind Ajeti nuk do të […]

The post Lajme të këqija për Kombëtaren, mbrojtësi pëson dëmtim dhe humb ndeshjen me Letoninë appeared first on BoldNews.al.

Letoni-Shqipëri, mungon Ajeti për shkak dëmtimi

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

/a.f/

 

The post Letoni-Shqipëri, mungon Ajeti për shkak dëmtimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan

5 June 2025 at 14:08

Ditën e djeshme në një fabrikë ferrokromi në qytetin e Elbasanit, u dëmtua një shtetas gjatë orarit të punës. Punonjësi është jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona. Të arrestuar janë dy inxhinierët dhe një brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e shtetasit R. M., gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të rastit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

L.I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier. Shtetasi R. M. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.‘

The post Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

By: armand
2 June 2025 at 22:43

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet e saj për ndeshjen ndaj Serbisë, me lojtarët të cilët pak nga pak po plotësojnë grupin për ndeshjen e të shtunës. Për momentin, të gjithë lojtarët duken në formë të mirë, por pak ditë më parë, në kampin kuqezi kishte alarm për situatën e Armando Brojës. Këtë e ka […]

The post Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë appeared first on BoldNews.al.

Jennifer Lopez shfaqet me filtra të rëndë pas dëmtimit në hundë, fansat nisin të shqetësohen

By: gaze tare
25 May 2025 at 11:40

Vetëm pak ditë pasi pësoi një dëmtim serioz në hundë gjatë provave për “American Music Awards 2025”, Jennifer Lopez ka ngritur pikëpyetje mes fansave përmes një selfie të fundit. Në pamjen e postuar në Instagram Story, këngëtarja 55-vjeçare u shfaq me makijazh të ndritshëm, flokë të lëshuara dhe një veshje sportive blu, por ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte përdorimi i një filtri të theksuar gjë që shumëkush e komentoi si përpjekje për të fshehur efektet e dëmtimit.

Pak ditë më parë, J.Lo zbuloi se ishte goditur në hundë gjatë një performance fizike dhe kishte pasur nevojë për qepje. “Një javë më pas dhe me shumë akull, jam si e re,” shkroi ajo pranë një fotoje me kirurgun plastik të njohur Dr. Jason Diamond.

Në postime të tjera, ajo tregoi edhe një mavijosje në krah, që sipas spekulimeve lidhet gjithashtu me provat intensive për eventin madhor që do të mbahet më 26 maj në Las Vegas ku ajo do të ngjitet në skenë si prezantuese dhe performuese kryesore.

Për një artiste që është vlerësuar shpesh për stilin e saj natyral dhe postimet e pakuruara, filtrat e fundit u panë nga ndjekësit si një sinjal shqetësues për gjendjen aktuale të saj ose ndoshta si pasqyrim i presionit që mund të ndjejë për të qenë perfekte në një moment të rëndësishëm të karrierës.

The post Jennifer Lopez shfaqet me filtra të rëndë pas dëmtimit në hundë, fansat nisin të shqetësohen appeared first on iconstyle.al.

Milani tronditet pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar

By: armand
9 May 2025 at 21:43

Lajme të këqija për Milanin në një pjesë kulminante të sezonit. Mbrojtësi i kuqezinjve, Fikayo Tomori ka shqetësuar të gjithë kampin milanez mbrëmjen e sotme në “San Siro”. Aktualisht po zhvillohet sfida mes Milanit dhe Bolognës e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Pas vetëm 13 minutash lojë, Tomori nuk mundi të vazhdojë […]

The post Milani tronditet pak ditë para finales, titullari i kuqezinjve lë fushën i dëmtuar appeared first on BoldNews.al.

Do të jetë i gatshëm për fundjavën, Gjimshiti lë pas dëmtimin

By: Ardit
25 April 2025 at 15:47

Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës ka lënë pas problemet dhe po rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fituar kundër Milanit. Shtatëlarti vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi në këmbën e djathtë dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Atalanta do të luajë kundër Leçes. Shtyrja e duelit për të dielën, për shkak […]

The post Do të jetë i gatshëm për fundjavën, Gjimshiti lë pas dëmtimin appeared first on BoldNews.al.

Gledi Mici i gatshëm për Tiranën, por një tjetër lojtar mban në “ankth” bardheblutë

By: armand
23 April 2025 at 15:50

Tirana po përgatitet prej ditësh intensivishgt për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 15:30. Derbi merr vëmendjen dhe është shume delikat, pasi në këtë përballje do të vendosen edhe fatet e bardhebluve në Superiore. Përpara kësaj sfide Gledi Mici ka qetësuar Bledi Shkëmbin. Mbrojtësi la fushën i […]

The post Gledi Mici i gatshëm për Tiranën, por një tjetër lojtar mban në “ankth” bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

Dëmtimi i Gjimshitit, jepen informacionet e para mbi mungesën e mbrojtësit

By: armand
21 April 2025 at 20:37

Berat Gjimshiti la fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Milanit, pasi si pasojë e një ndërhyrje, mori një goditje në kavilje. Futbollisti shqiptar nuk mund të vazhdonte më dhe Gasperini u detyrua ta ndërronte. Sipas mediave italiane, ekziston shqetësimi që Gjimshiti të mos jetë në formën optimale në ndeshjet e fundit […]

The post Dëmtimi i Gjimshitit, jepen informacionet e para mbi mungesën e mbrojtësit appeared first on BoldNews.al.

Dëmtimi ndaj Arsenal, mësohet gjendja e Mbappe

By: Ardit
18 April 2025 at 15:10

Te Real Madrid mund të marrin frymë lehtësisht, pasi dëmtimi i Kylian Mbappe nuk duket serioz. Pasi u largua nga fusha për shkak të lëndimit gjatë ndeshjes së dytë të çerekfinales së Champions League kundër Arsenalit, mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndrydhje të lehtë në kyçin e këmbës së djathtë. Sipas […]

The post Dëmtimi ndaj Arsenal, mësohet gjendja e Mbappe appeared first on BoldNews.al.

Muçi, një sezon pa fat/ Ylli kuqezi pësoi dëmtim në Superligën turke

By: xhir jeta
14 April 2025 at 12:34

Vështirë se do ta kishte menduar një sezon kaq të vështirë. Ernest Muçi po kalon probleme të të gjitha llojeve në Turqi, dhe përveç vështirësisë për të qenë pjesë e formacionit, qoftë tek Beshiktashi, apo edhe në kombëtare, ja ku erdhi dëmtimi.

Lojtari ofensiv 23-vjeçar pësoi lëndim në sfidën që skuadra e tij e humbi në shtëpi në Superligën turke, 0-2 ndaj Bashaksehirsporit.

Për fat, këtë herë trajneri Solskjer e zgjodhi titullar, por fati e braktisi në momentin më të mirë.

Muçi doli nga loja në minutën e 27-të dhe klubi stambolli informoi për gjendjen e tij me anë të një komunikate, së cilës iu referuan gazetat kryesore sportive.

“Fanatik” dhe “Foto Maç” njoftojnë se shqiptari ka tërheqje, këputje dhe hemoragji të brendshme në muskulin e kofshës. Nuk dihet saktësisht sesa kohë do të duhet për riaftësimin e tij, por padyshim që tek Beshiktashi do të tregohen të kujdesshëm.

Lojtari që ka shënuar 4 gola e shërbyer 2 asistë në 24 ndeshje në Superligë, dhe ka në total 7 rrjeta e dy pasime për gol në të gjitha konkurrimet, nuk do t’i nënshtrohet operacionit, ndërsa riaftësimi, siç njofton Beshiktashi, ka nisur. Shpresa dhe shanset janë që Muçi të mos rrezikojë ndeshjen e rëndësishme të kombëtares shqiptare ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” në 7 qershor, për eliminatoret e Kampionatit Botëror. Deri në grumbullim ka ende 7 javë të paktën.

Dëmtohet në një moment vendimtar të sezonit, Balde do t’i mungojë 3 javë Barcelonës

By: armand
13 April 2025 at 11:02

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde u dëmtua në minutën e 41-të në ndeshjen kundër Leganes dhe u detyrua të largohet nga fusha. Diario AS raporton se ai do të mungojë për tre javët e ardhshme për shkak se ka pësuar një dëmtim të femurit të bicepsit dhe i duhet gati një muaj për t’u […]

The post Dëmtohet në një moment vendimtar të sezonit, Balde do t’i mungojë 3 javë Barcelonës appeared first on BoldNews.al.

Dëmtohet Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi lë fushën e lojës në minutën e 27-të

By: armand
12 April 2025 at 19:35

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho ditën e sotme. Aktualisht po zhvillohet përballja mes Besiktasit dhe Basaksehirit e vlefshme për javën e 31-të të Superligës Turke. Ernest Muçi e nisi përballjen si titullar që nga minuta e parë këtë sfidë, por shumë i pafat. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ka pësuar një lëndim […]

The post Dëmtohet Ernest Muçi, sulmuesi kuqezi lë fushën e lojës në minutën e 27-të appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përplasje horror, portieri i Milanit dërgohet me urgjencë në spital

By: Ardit
11 April 2025 at 22:51

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes mes Udineses dhe Milanit, portieri francez Mike Maignan u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me shokun e skuadrës, Jimenez. Incidenti ndodhi në minutën e 53-të, kur Maignan doli jashtë zonës së tij për të ndalur një aksion të Udineses, por u përplas aksidentalisht me […]

The post VIDEO/ Përplasje horror, portieri i Milanit dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

Korçë/ Gruaja u aksidentua në punë, arrestohet drejtuesi teknik i fabrikës

By: Oldi
10 April 2025 at 12:51

Specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flag rancë drejtuesin teknik të një fabrike letre, Th. Zh., 59 vjeç, pas një aksidenti në punë. Sipas njoftimit të policisë, një punonjëse e fabrikës ka pësuar dëmtime në gishta gjatë përdorimit të një makinerie, duke e bërë të nevojshëm mjekimin e menjëhershëm. Fatmirësisht, pas ndihmës mjekësore, […]

The post Korçë/ Gruaja u aksidentua në punë, arrestohet drejtuesi teknik i fabrikës appeared first on BoldNews.al.

Telashe për Interin, Alessandro Bastoni rrezikon sfidën me Bayernin

By: armand
7 April 2025 at 17:34

Përfundoi pas 45 minutash ndeshja për Alessandro Bastonin kundër Parmës. Mbrojtësi italian doli nga dhoma e zhveshjes dhe u ul në pankinë. Me një qese akulli të vendosur pas gjurit dhe në muskulin e kofshës së majtë. Një pamje që ka alarmuar jo pak tifozët zikaltër dhe stafin e Interit. Ditën e nesërme do të […]

The post Telashe për Interin, Alessandro Bastoni rrezikon sfidën me Bayernin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌