Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Al-Khelaifi: Topi i Artë? Nëse nuk e fiton Dembélé, atëherë kemi një problem

By: armand
5 July 2025 at 13:29

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me çmimin Topi i Artë për sezonin futbollistik 2024/25, i cili do të ndahet më 22 shtator në Paris, menjëherë pas përfundimit të Botërorit për Klube. Pavarësisht se favoritët për çmimin më prestigjioz individual nuk janë ende të qartë, me emra […]

The post Al-Khelaifi: Topi i Artë? Nëse nuk e fiton Dembélé, atëherë kemi një problem appeared first on BoldNews.al.

Yamal provokohet në aeroport e reagon ndaj tifozëve francezë: “Dembélé Topi i Artë”

By: user 2
25 June 2025 at 22:14

Lamine Yamal po shijon edhe disa ditë pushimi para se të nisë përgatitjet verore me Barcelonën. Do të nisë nga fitorja në La Liga dhe nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve për të tentuar të bëjë edhe më mirë dhe të ndjekë Topin e tij të parë të Artë: për më pak se një muaj spanjolli do të mbushë 18 vjeç, por emri i tij është një ndër të parët në garë për vitin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar. Sfida është e vështirë dhe dikujt i pëlqen ta thumbojë në këtë temë, duke përmendur rivalitetin me Ousmane Dembélé, kandidatin tjetër shumë të fortë për fitoren e çmimit individual më prestigjioz.

Është pikërisht emri i francezit që del papritur ndërsa Lamine Yamal po ecte në një aeroport ende të paidentifikuar. Futbollisti po kthehej në Spanjë pasi kishte kaluar disa ditë pushimi në Brazil së bashku me Neymar, kur u ndalua nga një grup tifozësh francezë që e akuzuan se po sillej si një yll: lojtari i Barcelonës ishte me një grup miqsh dhe nuk u kushtoi vëmendje këtyre komenteve, të cilat në një moment kaluan në një provokim të hapur.

😱 LE GRITAN ‘DEMBÉLÉ BALÓN DE ORO’ a LAMINE YAMAL.

👏 La reacción del jugador culé… ejemplar. pic.twitter.com/NHJa3E4ixE

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 25, 2025

Çfarë i thanë tifozët francezë

Pavarësisht 17 viteve të tij, Lamine Yamal ruajti qetësinë, duke u sjellë me shumë maturi përballë provokimeve të disa tifozëve që po e filmonin dhe prisnin prej tij një reagim të zemëruar. Futbollisti ishte në aeroport me miqtë, i mbuluar me një kapele të verdhë të Brazilit dhe me kapuçin mbi kokë në përpjekje për të kaluar pa u vënë re. U njoh nga disa djem që nisën ta tallnin pikërisht kur po përgatitej për t’u hipur avionit: fillimisht i thanë se sillej si një yll, pastaj nisën t’i bërtasin “Dembélé Topi i Artë”.

Një fyerje, duke qenë se francezi është rivali i tij i parë për Topin e Artë dhe mes të dyve ka një duel në distancë që do të vazhdojë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimit. Por edhe këtu Lamine Yamal nuk lëvizi aspak, sikur të mos e kishte dëgjuar provokimin: i shikoi tifozët në sy dhe pa thënë asnjë fjalë vazhdoi rrugën e tij, pavarësisht se kamerat e telefonave ishin drejtuar nga ai për ta filmuar. Tifozët e Barcelonës e kanë përgëzuar për reagimin e pjekur dhe për faktin që nuk ra në grackën e grupit të provokatorëve.

The post Yamal provokohet në aeroport e reagon ndaj tifozëve francezë: “Dembélé Topi i Artë” appeared first on Lapsi.al.

“Kthehesha në shtëpi, luaja video-lojëra dhe shikoja televizor, kjo më kushtoi” – Dembele flet për periudhën te Barcelona

By: S SH
15 June 2025 at 21:02

Ousmane Dembele ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain, duke fituar gjithçka që mund të fitohej. Kulmi i suksesit ishte fitorja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit me rezultatin 5-0.

Me paraqitjet e tij mbresëlënëse, ai tashmë është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë.

Në një rrëfim për revistën prestigjioze France Football, Dembélé foli për periudhën e tij te Barcelona dhe për ndryshimet në qasjen e tij profesionale që sollën rilindjen e karrierës.

“Kthehesha në shtëpi, luaja NBA 2K dhe shikoja televizor. Isha më i ri dhe kjo ishte normale, por në fund e paguan një çmim të lartë. E ndjeva sidomos te Barcelona”, u shpreh ai me sinqeritet.

Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për 135 milionë euro. Gjatë gjashtë viteve në “Camp Nou”, ai zhvilloi vetëm 185 paraqitje, duke shënuar 40 gola dhe dhënë 41 asistime.

Edhe pse fitoi tre tituj të La Ligës, karriera e tij në Spanjë u shënua nga dëmtime të shpeshta, përfshirë tri këputje muskujsh dhe probleme në kofshë e gju.

Në total, ai mungoi për 799 ditë për shkak të dëmtimeve, duke humbur 141 ndeshje për Barcelonën dhe Francën.

“Kam mësuar shumë nga ajo periudhë. Tani e njoh trupin tim shumë më mirë dhe e di kur të ndaloj ose të përshtas stërvitjen time. Kjo ka bërë diferencën”, deklaroi Dembele.

Dembele ka bërë një transformim të plotë në karrierë – nga një talent i lënduar te Barcelona, në një lider dhe kampion i Evropës me PSG.

Vlera e tij aktuale në treg arrin në 90 milionë euro dhe me këtë sezon të jashtëzakonshëm, ai është më afër se kurrë ëndrrës për të ngritur Topin e Artë.

The post “Kthehesha në shtëpi, luaja video-lojëra dhe shikoja televizor, kjo më kushtoi” – Dembele flet për periudhën te Barcelona appeared first on Albeu.com.

Dembele për Topin e Artë: Unë dhe Mbappe nuk flasim për këtë, e dimë që fitimi i titujve kolektivë është çelësi

By: S SH
14 June 2025 at 13:15

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Ousmane Dembele ka folur për Topin e Artë dhe se si ai dhe Kylian Mbappe e shohin atë.

Ylli i PSG-së e bëri të qartë se nuk flasin shumë për çmimet individuale, por dha një ide sa i përket fituesit të çmimit prestigjioz.

“Topi i Artë? Me Kylianin, nuk folëm për këtë, nuk flemë për këtë”, ka thënë fillimisht Dembele.

“Gjithmonë kemi thënë se fitimi i titujve kolektivë ishte më i rëndësishmi nëse doni të fitoni Topin e Artë”.

Dembele shpjegoi se çfarë ka më shumë rëndësi sipas tyre.

“Çelësi është të shkojmë deri në fund në garat e mëdha dhe të kemi një sezon të shkëlqyer”, përfundoi francezi.

The post Dembele për Topin e Artë: Unë dhe Mbappe nuk flasim për këtë, e dimë që fitimi i titujve kolektivë është çelësi appeared first on Albeu.com.

Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite

By: armand
14 June 2025 at 09:08

Mahamadou Dembele pritet të shitet në një skuadër tjetër dhe zor se mund të luajë me Tiranën në sezonin e ri. Ashtu siç e ka paralajmëruar më parë gazeta, futbollisti do të ndërrojë fanellë këtë verë. Së fundmi, ka dalë në lojë, një ofertë nga Arabia Saudite. Emri i skuadrës nuk bëhet i ditur, por […]

The post Merkato bardheblu, për mbrojtësin e Tiranës në skenë del edhe Arabia Saudite appeared first on BoldNews.al.

Raphinha thumbon Dembelen në garën për Topin e Artë, teksa tifozët e shohin pëlqimin e brazilianit në rrjetet sociale

4 June 2025 at 16:56

Anësori i Barcelonës, Raphinha, dukej se e thumboi lehtë Ousmane Dembelen në rrjetet sociale pas finales së Ligës së Kampionëve.

Raphinha pati një sezon fantastik me Barcelonën, duke e ndihmuar ekipin të fitonte një tripletë vendase – La Liga, Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës – nën drejtimin e Hansi Flick.

Pasi Paris Saint-Germain fitoi Ligën e Kampionëve, Dembele u shpall lojtari më i mirë i turneut. Por shumë tifozë menduan se Raphinha e meritonte çmimin.

Një faqe tifozësh e Barcelonës e quajtur “For Blaugrana” postoi statistikat e tij mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve: 13 gola dhe 8 asiste – më shumë se çdo lojtar tjetër – së bashku me numrin më të madh të rasteve dhe shanseve të mëdha të krijuara.

Raphinha dukej se ishte dakord. Ai e pëlqeu postimin në Instagram, gjë që fansat e morën si një shenjë se ai mendonte se meritonte më shumë njohje.

Muajin e kaluar, në një intervistë me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, Raphinha renditi gjashtë lojtarë që mund ta mposhtnin atë për Topin e Artë.

“Topi i Artë? Lamine (Yamal), Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, një nga lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi braziliani.

🚨| Raphinha liked our post on Instagram which disses UEFA Champions League 👀 pic.twitter.com/Gvb3jUG8ZA

— forblaugrana (@forblaugrana) June 2, 2025

“Vinicius, për mua, është gjithmonë një kandidat, edhe nëse shifrat e tij janë pak më të ulëta se vitin e kaluar”.

“Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë”, shtoi më tej Raphinha. /Telegrafi/

The post Raphinha thumbon Dembelen në garën për Topin e Artë, teksa tifozët e shohin pëlqimin e brazilianit në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.

Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë?

By: S SH
1 June 2025 at 21:41

Mbrëmë, PSG u bë kampione e Evropës për herë të parë pasi shkatërroi Interin me rezultat 5-0, dhe çuditërisht, ndoshta lojtari më i mirë i ekipit, Ousmane Dembele, nuk u përfshi në listën e golashënuesve në finale.

Megjithatë, francezi dha edhe një herë një kontribut të pamatshëm dhe regjistroi dy asiste.

This is Ousmane Dembélé’s year.

• 54 games
• 35 goals
• 13 assists
• 48 G/A in 54 games
• Ligue 1 Golden Boot 🎖️
• Ligue 1 🏆
• Coupe de France 🏆
• French Super Cup 🏆
• Champions League 🏆
• Nations League ⏳
• Club World Cup ⏳ pic.twitter.com/C7XuRctZvc

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) May 31, 2025

Ishte në minutën e 20-të kur ai i dha asist Doue për 2-0 dhe në minutën e 73-të kur i dha asist Kvaratskhelias për 4-0.

Dembele kurorëzoi kështu një sezon fenomenal, të cilin e përfundoi me 54 ndeshje të luajtura me fanellën e PSG-së.

Ai shënoi një shifër marramendëse prej 35 golash dhe shtoi 13 asiste, që do të thotë se mori pjesë në 48 gola të ekipit të tij në 54 ndeshje të luajtura.

Dembele ishte golashënuesi më i mirë në Ligue 1 dhe gjithashtu mund të mburret me fitimin e katër trofeve këtë sezon.

Ce n’est plus un rêve… Champions d’Europe !!! 💥🙌🏿 On écrit l’histoire ensemble, ALLEZ PARIS !!! 🏆❤️💙 pic.twitter.com/vZLytKHf3C

— Ousmane Dembélé (@dembouz) May 31, 2025

Pasi fitoi Ligue 1, Coupe de France dhe Superkupën Franceze, mbrëmë ishte radha e Ligës së Kampionëve për të përfunduar një sezon fantastik në të cilin ai do të jetë një kandidat legjitim për Topin e Artë.

Dembele shoqërohej nga gruaja e tij marokene dhe vajza dyvjeçare në festimin e fitimit të Ligës së Kampionëve.

The post Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë? appeared first on Albeu.com.

Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë?

1 June 2025 at 19:20

Mbrëmë, PSG u bë kampione e Evropës për herë të parë pasi shkatërroi Interin me rezultat 5-0, dhe çuditërisht, ndoshta lojtari më i mirë i ekipit, Ousmane Dembele, nuk u përfshi në listën e golashënuesve në finale. 

Megjithatë, francezi dha edhe një herë një kontribut të pamatshëm dhe regjistroi dy asiste.  

Ishte në minutën e 20-të kur ai i dha asist Doue për 2-0 dhe në minutën e 73-të kur i dha asist Kvaratskhelias për 4-0. 

Dembele kurorëzoi kështu një sezon fenomenal, të cilin e përfundoi me 54 ndeshje të luajtura me fanellën e PSG-së. 

 

This is Ousmane Dembélé’s year.

• 54 games
• 35 goals
• 13 assists
• 48 G/A in 54 games
• Ligue 1 Golden Boot 🎖
• Ligue 1 🏆
• Coupe de France 🏆
• French Super Cup 🏆
• Champions League 🏆
• Nations League ⏳
• Club World Cup ⏳ pic.twitter.com/C7XuRctZvc

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) May 31, 2025

Ai shënoi një shifër marramendëse prej 35 golash dhe shtoi 13 asiste, që do të thotë se mori pjesë në 48 gola të ekipit të tij në 54 ndeshje të luajtura. 

Dembele ishte golashënuesi më i mirë në Ligue 1 dhe gjithashtu mund të mburret me fitimin e katër trofeve këtë sezon. 

Pasi fitoi Ligue 1, Coupe de France dhe Superkupën Franceze, mbrëmë ishte radha e Ligës së Kampionëve për të përfunduar një sezon fantastik në të cilin ai do të jetë një kandidat legjitim për Topin e Artë. 

 

Ce n’est plus un rêve… Champions d’Europe !!! 💥🙌🏿 On écrit l’histoire ensemble, ALLEZ PARIS !!! 🏆❤💙 pic.twitter.com/vZLytKHf3C

— Ousmane Dembélé (@dembouz) May 31, 2025

Dembele shoqërohej nga gruaja e tij marokene dhe vajza dyvjeçare në festimin e fitimit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë? appeared first on Telegrafi.

Dembele: Para se të mendosh për Topin e Artë, duhet ta fitosh Ligën e Kampionëve

31 May 2025 at 10:00

Sulmuesi anësori i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, po del si një pretendentë i fortë për Topin e Artë, falë formës së tij mbresëlënëse në vitin 2025.

Pavarësisht një rënieje të lehtë në shënimin e golave ​​në muajt e fundit, performanca e përgjithshme e Dembeles ka qenë e jashtëzakonshme, me 25 gola tashmë këtë vit kalendarik.

Ndërsa PSG përgatitet të përballet me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve, Dembele është i përqendruar në fitimin e çmimit kolektiv dhe jo të trofeve individual.

“Të gjithë po më flasin për këtë, por siç e kam thënë edhe më parë, përpara se të mendosh për Topin e Artë, duhet të fitosh Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Thuram për TNT Sports.

Dembele theksoi rëndësinë e suksesit të ekipit mbi njohjen individuale.

“Kur je lojtar i PSG-së, ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa trofetë individualë; duhet të mendosh për ta sjellë në shtëpi këtë trofe (Ligën e Kampionëve)”, përfundoi francezi.

Një fitore e Ligës së Kampionëve do ta forconte më tej pretendimin e Dembeles për Topin e Artë, të cilin ai potencialisht mund ta fitojë nëse ndihmon PSG-në të ngrejë trofeun në Mynih sot (e shtunë).

Dembele ka pasur një vit të suksesshëm, duke fituar titullin e Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions në vitin 2025. /Telegrafi/

The post Dembele: Para se të mendosh për Topin e Artë, duhet ta fitosh Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Thiago Silva tregon kush do të jenë tre lojtarët favorit për Topin e Artë, njërin nga ta e veçon

20 May 2025 at 17:07

Qendërmbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka ndarë mendimin e tij për fituesin e mundshëm të Topit të Artë 2025.

Sipas tij, Ousmane Dembele është një nga kandidatët kryesorë për çmimin prestigjioz këtë vit.

“Mendoj se ka shumë mundësi që Dembele ta fitojë Topin e Artë. Fundi i sezonit do të jetë vendimtar, veçanërisht nëse ai fiton Ligën e Kampionëve,” u shpreh Silva.

Ai përmendi gjithashtu dy emra të tjerë që sipas tij kanë bërë sezon fantastik: Lamine Yamal dhe Raphinha.

“Përveç Dembele janë edhe Raphinha dhe Lamine Yamal. Të tre kanë pasur sezone të jashtëzakonshme. Besoj se do të jenë në podium, por do të shohim në çfarë renditje. Fitorja e Ligës së Kampionëve i kthen të gjithë sytë nga ti”, shtoi veterani brazilian.

Dembele ka shkëlqyer këtë edicion me PSG-në, duke realizuar 33 gola dhe duke dhënë 13 asiste në 47 ndeshje zyrtare.

Forma e tij mbresëlënëse dhe ndikimi vendimtar në ndeshjet kyçe e bëjnë një kandidat serioz për Topin e Artë 2025. /Telegrafi/

The post Thiago Silva tregon kush do të jenë tre lojtarët favorit për Topin e Artë, njërin nga ta e veçon appeared first on Telegrafi.

Sondazh/ Data e ceremonisë për “Topin e Artë” është caktuar, kush duhet ta fitojë çmimin?

19 May 2025 at 17:29

Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 22 shtator në Paris, në Teatrin e Chatelet, dhe do të jetë edicioni i 69-të i këtij çmimi të rëndësishëm. 

Duket se këtë vit do të jetë shumë më e vështirë se zakonisht të zgjidhet një fitues, pasi askush nuk u dallua veçanërisht me paraqitjet apo arritjet e tij. Gjithashtu, këtë vit nuk pati gara të mëdha si Kampionati Botëror apo Kampionati Evropian. 

Ndër kandidatët që përmenden më shpesh në publik janë Mohamed Salah, Ousmane Dembele, Lautaro Martinez, Raphinha dhe Lamine Yamal. 

 


Dyshja e Barcelonës, Raphinha dhe Yamal, luajtën një sezon të shkëlqyer, të cilin e kurorëzuan me titullin kampion të Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve i thanë lamtumirë në gjysmëfinale, duke humbur në dy ndeshje kundër Interit. 

Ekipi italian drejtohet nga Lautaro Martinez, dhe ky sulmues do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e kampionëve të Evropës. Interi gjithashtu ka një shans për t’u shpallur kampion i Italisë, megjithëse me gjasa minimale sepse Napoli ka avantazhin përpara xhiros së fundit. 

Rivali i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve është PSG, e cila eliminoi Arsenalin. Ekipi francez po luan shkëlqyeshëm këtë sezon, ata fituan kampionatin francez shumë kohë më parë, dhe Dembele është veçanërisht i shkëlqyer, i cili është i pamëshirshëm përpara zonës së penalltisë së kundërshtarit këtë vit. 

Liverpooli i tha lamtumirë Ligës së Kampionëve më herët, por me besim fitoi kampionatin më të fortë, atë të Ligës Premier. Në këtë udhëtim, merita më e madhe i takon Salahut, i cili pati një tjetër sezon fenomenal me fanellën e Reds.

Se kush do ta fitojë “Topin e Artë” do të mësohet më 22 shtator në Paris. /Telegrafi/  

The post Sondazh/ Data e ceremonisë për “Topin e Artë” është caktuar, kush duhet ta fitojë çmimin? appeared first on Telegrafi.

PSG-Arsenal/ Dembele e nis nga stoli për francezët, formacionet zyrtare

By: armand
7 May 2025 at 19:57

PSG dhe Arsenal do të luajnë fatet e tyre nga ora 21:00. Të dyja skuadrat do kërkojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve. Takimi i parë mes tyre është fituar nga PSG. Parizienët fituan 0-1 në transfertë dhe luajnë për dy rezultate në shtëpi. Luis Enrike dhe Mikel Arteta kanë ndarë mendjen për titullarët […]

The post PSG-Arsenal/ Dembele e nis nga stoli për francezët, formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2025

7 May 2025 at 15:23

Një emër tronditës mund ta sfidojë Raphinhan për Topin e Artë 2025 – dhe nuk është një nga gjashtë lojtarët që ylli i Barcelonës i emëroi si rivalë të tij.

Raphinha, 28 vjeç, shënoi golin e fundit të ekipit të tij gjatë humbjes 4-3 (7-6 në total) të Barcelonës kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje (6 maj).

Dhe kjo mund të ketë një ndikim negativ në shanset e tij për të fituar Topin e Artë 2025 – megjithëse ai e ka fituar Kupën e Mbretit dhe duket se do ta fitojë La Ligën, pasi Barça është katër pikë përpara Real Madridit me katër ndeshje të mbetura.

Kur foli me gazetaren braziliane Isabela Pagliari, lojtari i kombëtares braziliane përmendi gjashtë lojtarë të tjerë që ai mendon se mund ta sigurojnë Topin e Artë.

“Topi i Artë? Lamine [Yamal], Salah, Mbappe gjithashtu. Pedri, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë. Vinicius, për mua, është gjithmonë një kandidat, edhe nëse shifrat e tij janë pak më të ulëta se vitin e kaluar”.

“Dhe, sigurisht, Rodrygo do të konsiderohej. Ai është spektakolar, fenomenal, i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Raphinha.

Megjithatë, pas ndeshjes së mbrëmshme, mund të ketë një tjetër pretendentë që Raphinha nuk e përmendi.

Sipas Odds Checker, Lamine Yamal i Barcelonës është favoriti për të fituar çmimin e madh individual, ndërsa Ousmane Dembele i PSG-së dhe Raphinha përbëjnë treshen e parë të favoritëve.

I katërti është Mohamed Salah i Liverpoolit, ndërsa Pedri i Barcelonës është favoriti i pestë për ta fituar këtë çmim.

Edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili shënoi golin e parë të skuadrës së Serie A të martën, është i gjashti në listën e favoritëve, një pozicion që pa dyshim do të forcohej nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

Pas argjentinasit vijnë Declan Rice, Robert Lewandowski, Gianluigi Donnarumma dhe Khvicha Kvaratskhelia që përbejnë top dhjetëshen.

Jashtë listës së 10 favoritëve kanë mbetur yjet e Real Madridit si Kylian Mbappe, i cili renditet i 11-ti, Vinicius Junior i 13-ti dhe Jude Bellingham i 19-ti. /Telegrafi/

The post Ndryshojnë shanset e pretendentëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2025 appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, dominohet nga lojtarët e PSG-së

2 May 2025 at 08:35

Të katër klubet e mbetura janë të përfaqësuara në ekipin e javës të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, të përzgjedhur nga Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s.

Gjatë të martës dhe mërkurës u zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, ku Paris Saint-Germain fitoi 0-1 te Arsenali, teksa Barcelona dhe Interi luajtën baras 3-3.

Në këto ndeshje pati shumë lojtarë që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, të cilat nuk mbeten pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para, PSG përfaqësohet me katër lojtarë, Barcelona dhe Interi me nga tre, ndërsa Arsenali me një.

Portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinho, mesfushori Vitihna dhe sulmuesi Ousmane Dembele janë lojtarët e PSG-së që zënë vend në formacion.

Nga Barcelona vijnë Pedri, Raphinha dhe Lamine Yamal, teksa Interi përfaqësohet nga Dunzel Dumfries, Frencesco Acerbi dhe Nicolo Barella.

 

Introducing your Team of the Week! 🥁@cryptocom | #UCLTOTW pic.twitter.com/44jm0E9pm4

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 1, 2025

Lojtari i vetëm i Arsenalit që ka zënë vend në formacionin më të mirë është Myles Lewis-Skelly.

Ndeshjet kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen javën e ardhshme, me 6 dhe 7 maj. /Telegrafi/

The post Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, dominohet nga lojtarët e PSG-së appeared first on Telegrafi.

Arsenal-PSG/ Francezët në avantazh, shënojnë që në minutën e 4-t

By: armand
29 April 2025 at 21:11

Po luhet sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së. Supersfida e sotme ka nisur direkt me gol. Një kundërsulm i shpejtë i francezëve, Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur në minutën e katërt. DEMBELE […]

The post Arsenal-PSG/ Francezët në avantazh, shënojnë që në minutën e 4-t appeared first on BoldNews.al.

Gledi Mici i gatshëm për Tiranën, por një tjetër lojtar mban në “ankth” bardheblutë

By: armand
23 April 2025 at 15:50

Tirana po përgatitet prej ditësh intensivishgt për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 15:30. Derbi merr vëmendjen dhe është shume delikat, pasi në këtë përballje do të vendosen edhe fatet e bardhebluve në Superiore. Përpara kësaj sfide Gledi Mici ka qetësuar Bledi Shkëmbin. Mbrojtësi la fushën i […]

The post Gledi Mici i gatshëm për Tiranën, por një tjetër lojtar mban në “ankth” bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

Dembélé i tërbuar, refuzon çmimin si Lojtari i ndeshjes pas Aston Villa–PSG

By: user 2
16 April 2025 at 16:51

PSG-ja duhet ta marrë si mësim ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve kundër Aston Villa. Këtë e di mirë Ousmane Dembélé, i cili doli nga fusha i tërbuar nga Villa Park. Sulmuesi, shumë nervoz, madje refuzoi edhe çmimin e dhënë për lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke u kthyer menjëherë në dhomat e zhveshjes. Pas disa minutash, u rikthye mbrapsht – por vetëm për hir të një akti formal, siç dokumentojnë edhe fotot.

Dembélé refuzon çmimin “man of the match”

Skuadra e Luis Enrique rrezikoi shumë, pasi u rehatoi pas epërsisë me dy gola dhe më pas pësoi përmbysjen “të rrezikshme” nga Aston Villa, që iu afrua një befasie të madhe. Prijtjet e Donnarumma dhe ndërhyrja shpëtuese e Willian Pacho e shmangën një figurë të keqe për francezët. Këtë e di mirë edhe Dembélé, një nga shtyllat e formacionit të Tour Eiffel, i cili nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen kolektive të Bleus, që duhej ta kishin menaxhuar më mirë avantazhin e thellë.

Një video e regjistruar nga tribunat tregon çfarë ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare të Aston Villa–PSG. Një punonjës iu afrua Dembélé për t’i dorëzuar çmimin e “lojtarit më të mirë në fushë”. Reagimi i ish-lojtarit të Barcelonës ishte një shprehje bezdie, madje pothuajse e largoi personin. Ky i fundit provoi disa herë ta bindte, por pa sukses, pasi Dembélé u kthye shpejt në dhomat e zhveshjes me një shprehje shumë të zhgënjyer dhe të zemëruar në fytyrë.

Ousmane Dembélé refusing to take the POTM award after the match vs Aston Villa
byu/azm28 insoccer

Dembélé i detyruar ta marrë çmimin – fotot flasin vetë

Pak më vonë, i bindur edhe nga drejtuesit e PSG-së, ai u kthye në fushë për të marrë trofeun dhe për të bërë fotot zyrtare që më pas u shpërndanë në profilet zyrtare të kompeticionit. Dhe këto foto tregojnë qartë gjendjen shpirtërore të Dembélé, i cili nuk tregoi asnjë shenjë kënaqësie për çmimin dhe nuk u përpoq as të shtirej, duke u treguar të paktën i sinqertë. Larg çmimit për “më të mirin në fushë”, lojtari ofensiv nuk e pëlqeu as paraqitjen e vet dhe për rrjedhojë as çmimin që mori.

🔝#UCL pic.twitter.com/EPxfe7veD5

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 15, 2025

Fjalët e tij shpjegojnë gjithçka më mirë se çdo gjë tjetër: “Menduam se ishim shumë të mirë. Në 2:1 menduam se ishim kualifikuar në gjysmëfinale dhe se ndeshja kishte përfunduar. Por kur luan kundër skuadrave që kanë tifozë të zjarrtë, ata mund t’i kthejnë ndeshjet në favorin e tyre”.

The post Dembélé i tërbuar, refuzon çmimin si Lojtari i ndeshjes pas Aston Villa–PSG appeared first on Lapsi.al.

PSG shqyrton ofertën marramendëse për Vinicius Jr nëse largohet Dembele

3 April 2025 at 08:52

Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje për yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, nëse Ousmane Dembele largohet për në Ligën Premier.

Dembele, duke shijuar sezonin e tij më të mirë në karrierë me mbi 20 gola, ka tërhequr interes nga Chelsea, Manchester United dhe Neëcastle.

PSG është duke eksploruar zëvendësime, me Mohamed Salah të përmendur, por Vinicius është shfaqur si objektivi kryesor për shkak të situatës së tij të kontratës dhe lidhjeve të kaluara me klubin francez.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2027, Vinicius po kërkon një rritje të konsiderueshme pagash, të cilën Real Madrid mund të hezitojë ta japë, veçanërisht me ardhjen e Kylian Mbappe.

Sipas todofichajes, PSG thuhet se është gati të ofrojë 250 milionë euro për yllin brazilian, duke konkurruar me klubet saudite.

Megjithatë, Real Madridi nuk është i gatshëm të negociojë nën klauzolën e tij të lirimit prej 1 miliardë eurosh, përveç nëse lojtari shtyn për një largim nga Bernabeu.

Nëse Dembele largohet, PSG mund të përshpejtojë ndjekjen e tyre, duke vendosur një tjetër betejë midis presidentëve Nasser Al-Khelaifi dhe Florentino Perez. /Telegrafi/

The post PSG shqyrton ofertën marramendëse për Vinicius Jr nëse largohet Dembele appeared first on Telegrafi.

Dembele nxit thashethemet për largimin e Gavit nga Barcelona

27 March 2025 at 20:54

Edhe pse pakkush mund ta vërë në dyshim angazhimin e tij ndaj Barcelonës, largimi i Gavit nga formacioni fillestar ka qenë një pikë diskutimi në kryeqytetin katalanas muajt e fundit. Një të cilit Ousmane Dembele i ka ndezur flakët.

Ylli i Paris Saint-Germain ishte një nga miqtë e mirë të Gavit në dhomën e zhveshjes pasi të dy kaluan kohë duke u rikuperuar nga lëndimi së bashku përpara se francezi të largohej. Kur Gavi shënoi në shkurt të vitit 2023, ai madje i kushtoi një gol Dembeles, i cili ishte i dëmtuar dhe në tribunë në atë kohë.

Sipas Radio Catalunya, PSG ka një interesim për Gavin dhe Dembele do të ishte një nga lidhjet që ndoshta mund ta bindë 20-vjeçarin se një lëvizje është një ide e mirë.

Vlen të përmendet se ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrique ishte gjithmonë një nga admiruesit më të mëdhenj të Gavit, dhe pa dyshim do të kënaqej nga një ribashkim, dhe lojtari u raportua së fundmi si një nga dy lojtarët që Barcelona mund të konsideronte për një shitje me para të mëdha.

Për më tepër, Dembele së fundmi ndryshoi profilin e tij në Instagram në një foto të tij dhe Gavi ishin ulur së bashku në stërvitje.

Dembele ndryshon foton e profilit.

Kjo lëvizje sigurisht ka ndezur spekulimet mbi një lëvizje të mundshme. Duhet të theksohet se Gavi së fundmi ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në Barcelonë, ku ka kontratë deri në vitin 2028 dhe ka shpjeguar se bisedat për një largim janë shpikje. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, gjithashtu e bëri të qartë se ndjente se Gavi ishte një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së klubit.

Megjithatë, Gavi nuk ka filluar një lojë që nga mesi i shkurtit, dhe ende nuk ka përfunduar një ndeshje të plotë që nga marrja e dritës jeshile mjekësore në tetor.

Me Fermin Lopez, Pedri, Marc Casado, Frenkie de Jong, Dani Olmo dhe Raphinha që të gjithë konkurrojnë për vende, minutat nuk janë të lehta për t’u arritur. Gavi pati një seri startesh në janar, por ka rënë nga skuadra me rikthimin e Dani Olmos.

Megjithatë, e njëjta media shpjegon se Gavi është vendosur për një rritje të kohës së lojës. Barcelona e sheh atë si një kapiten të ardhshëm të klubit dhe atij iu tha nga stafi mjekësor se do t’i duheshin të paktën pesë muaj për t’u rikthyer në gjendje të plotë pas më shumë se një viti.

Tani, me Casadon të lënduar dhe Gavi që ka pasur një rikuperim të plotë, Flick thuhet se planifikon të rrisë përfshirjen e tij në fazën kritike të sezonit. /Telegrafi/

The post Dembele nxit thashethemet për largimin e Gavit nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Raporti i OECD: Shqiptarët, më ‘dembelët’ e Europës dhe rajonit, rendimenti i një punonjësi rreth 25.7%

By: Mirgen
11 March 2025 at 08:10

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka bërë një matje të re të indikatorëve të konvergjencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me BE, dhe vërejti se produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët. Rendimenti i një punonjësi në Shqipëri ishte rreth 25.7% i nivelit të BE-së gjatë periudhës 2020–2023, ndërsa […]

The post Raporti i OECD: Shqiptarët, më ‘dembelët’ e Europës dhe rajonit, rendimenti i një punonjësi rreth 25.7% appeared first on BoldNews.al.

❌
❌