Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Festivali gjerman i heavy metal i bën homazh Ozzy Osbourne

By: Kult Plus
2 August 2025 at 18:26

Organizatorët e festivalit të muzikës heavy metal ”Wacken Open Air”, në Gjermaninë veriore nderuan legjendën e ndjerë të rokut Ozzy Osbourne me një shfaqje me dron mbi skenën kryesore.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fjalia “Ozzy, ne të duam” ndriçoi qiellin e natës pas performancës së fundit të ditës.

Homazhi u shoqërua nga kënga e Osbourne “Mama, I’m Coming Home”, e ndjekur nga himni i Black Sabbath “Paranoid”.

Në të njëjtën kohë, imazhet e Osbourne u shfaqën në ekranet gjigante të festivalit.

Këngëtari ikonik britanik dhe ylli i reality show-t vdiq më 22 korrik në moshën 76 vjeç.

Si bashkëthemelues dhe vokalist i ”Black Sabbath”, Osbourne u vlerësua gjerësisht për ndihmën në përcaktimin e zhanrit heavy metal.

”Black Sabbath” u formua në Birmingham në fund të viteve 1960.

Vetëm disa javë para vdekjes së tij, Osbourne, i cili kishte luftuar me sëmundjen e Parkinsonit vitet e fundit, dha një koncert lamtumire në qytetin e tij të lindjes.

”Wacken Open Air”, i cili zhvillohet në një fshat me vetëm 2 000 banorë, konsiderohet si një nga festivalet më të mëdha të heavy metal në botë./ atsh/ KultPlus.com

Ambasadori gjerman viziton DHL: Kontribut profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi sot kompaninë DHL dhe u njoh nga afër me aktivitetet e ofruesit gjerman të shërbimeve logjistike në Shqipëri, njoftoi sot ambasada gjermane në Tiranë.

Ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekipit të përgatitur të DHL-së në Shqipëri.

Bergner falënderoi veçanërisht DHL-në për kontributin e rëndësishëm dhe profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës me porosi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

DHL është një nga ofruesit kryesorë globalë të shërbimeve logjistike dhe operon në mbi 220 vende dhe territore, duke dërguar rreth 1,8 miliardë dërgesa çdo ditë.

/gj.m/j.p/

The post Ambasadori gjerman viziton DHL: Kontribut profesional në realizimin e zgjedhjeve të diasporës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës

By: V K
24 July 2025 at 15:42

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një turist gjerman ka goditur me një mjet jet ski një pushuese 61-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, në zonën e lagjes 13, ku një 22-vjeçar gjerman, me inicialet A.N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe aksidentalisht ka përplasur pushuesen S.I., 61-vjeçe.

Policia ka nisur një procedim penal ndaj të riut, banues në Gjermani. Në lidhje me po të njetën ngjarje është proceduar dhe pronari i mjetit jet ski, 48-vjeçari me inicialet A.T., banues në Durrës.

The post Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në Durrës appeared first on Albeu.com.

Shuhet ambasadori gjerman i “2 korrikut”/ Werner Daum ishte për vizitë në Shqipëri

12 July 2025 at 13:21

DURRËS- Werner Daum, ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjecare, në një hotel në Durrës. Prej disa ditësh, ish diplomati po qëndronte në Shqipëri, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.

Ai u nderua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në momentet më të vështira dhe vendimtare për të ardhshme e Shqipërisë.  Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë përgjatë viteve 1987-1990, duke qenë edhe dëshmitar i ngjarjeve që do të ndryshonin rrjedhën e historisë së vendin tonë.

I njohur edhe si ambasadori i 2 korrikut, Daum, hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkon arratisjen nga regjimi komunist në vitin 1990. Një veprim të cilin e bëri edhe në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij por siç do të kujtonte më vonë, ky eksod masiv I shqiptarëve do të shërbente për të përshpejtuar rënien e diktaturës.

“I gjithë populli i Shqipërisë, dhe sidomos të rinjtë, rinia, studentët, por edhe të rinjtë e zakonshëm, nuk donin më të jetonin nën shtypje. E dija që duhej vetëm një shkëndijë për të ndezur një revolucion”

Në korrikun e 1990 rreth 5000 persona mësynë drejt ambasadave të vendeve perëndimore, nga këto, 3000 arritën të hynin në ambasadën gjermane.

Edhe pas largimit nga Shqipëria, Daum, nuk e harroi asnjëherë Shqipërinë.  Ish diplomati, punoi për t’ja prezantuar vendin tonë gjermaneve nëpërmjet ekspozitave të mbajtura në Munih dhe Vjenë më mbi 32000 vizitore teksa kthehej herë pas herë në vendin tonë.

E mesa duket, edhe fati e deshi, që udhëtimi i tij I fundit në këtë jetë tokësore të ishte Shqipëria, vendi të cilin shumë e deshi.

/abcnews.al

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum

12 July 2025 at 13:22

Ka ndërruar jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum. Daum kishte mbërritur në vendin tonë para pak ditësh, ku mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë Werner Daum ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 82-vjeçare, teksa burime diplomati bëjnë me […]

The post Ndërron jetë në një hotel në Kavajë ish-ambasadori gjerman Werner Daum appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual

By: user7
9 July 2025 at 14:03

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin.

Sipas tij zgjedhjet u shoqëruan me akuza për pastrimin parash dhe ndikim nga grupet kriminale në ekonomi. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij theksoi se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.

Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar. Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt. Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.

Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë,” tha Gahler.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual appeared first on Lapsi.al.

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 July 2025 at 10:26

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.

Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën

Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.

“Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina” – tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për “pjesën tjetër të Evropës dhe për botën”, tha Brekelmans.

Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas. Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike
Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.

Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t’u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike./ DW

The post Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

29 June 2025 at 13:29

Gjermania do të mbetet në Kosovë. Bundestagu votoi të enjten zgjatjen e mandatit të misionit ushtarak gjerman si pjesë e KFOR-it për edhe 12 muaj. Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, parlamenti gjerman konfirmoi vazhdimin e angazhimit ushtarak, në një kohë tensioni të shtuar në veri të Kosovës dhe sfidash të reja gjeopolitike në rajon.

Në një debat gjysmë orësh, për herë të parë foli në Bundestag edhe Johannes Volkmann, nipi i kancelarit të ribashkimit gjerman Helmut Kohl.

Ai kërkoi njohje të plotë për Kosovën dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, duke theksuar se premtimi i vitit 2003 për integrimin në BE nuk mund të mbetet peng i historisë.

Zërat kundër misionit erdhën nga partia e djathtë ekstreme AfD dhe E Majta. Stefan Keuter (AfD) tha se “ky nuk është konflikti ynë” dhe i cilësoi shpenzimet për KFOR-in të panevojshme. Deputetja Gökay Akbulut nga E Majta tha se Kosova ka nevojë për shkolla dhe spitale, jo për më shumë trupa.

Nga qendra e spektrit politik, SPD dhe Të Gjelbrit mbështetën misionin si stabilizues. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e cilësoi praninë gjermane si ndihmë për një shoqëri demokratike e multietnike, ndërsa Niklas Wagner nga Të Gjelbrit paralajmëroi se tërheqja e SHBA-së nga rajoni mund të krijojë një vakuum të rrezikshëm që do të shfrytëzohet nga aktorë autoritarë.

Gjermania do të mund të angazhojë deri në 400 trupa në Kosovë, me mision të ruajtjes së sigurisë dhe ndihmës në ndërtimin e institucioneve demokratike. Qeveria gjermane konfirmoi mbështetjen për transformimin e FSK-së në një forcë moderne dhe demokratikisht të kontrolluar, si përgatitje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz doli në krah të SHBA-ve dhe bëri thirrje për armëpushim pas bombardimeve në Iran. Në një tjetër linjë politike, ai iu bashkua aleancës së liderëve të djathtë që kërkojnë kontroll më të fortë ndaj migracionit të paligjshëm, të udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Bundestagu miratoi projektligjin për pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm të kursit në politikën migratore të Gjermanisë.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve, partia AfD ka kërkuar nga qeveria hetime nëse ka pasur manipulime në zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ndërkohë, një shkollë në zemër të Berlinit e mban me krenari emrin e një shqiptari – duke simbolizuar marrëdhëniet kulturore të qëndrueshme mes dy vendeve./Deutsche Welle/

The post Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag appeared first on Telegrafi.

Kancelari Merz paralajmëron kombin: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

28 June 2025 at 17:58

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë në fjalimin e tij në Komandën Operacionale të forcave të armatosura.

“Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë. Duhet të bëjmë më shumë për të siguruar që të mund të jetojmë në liri, paqe dhe siguri”, tha kancelari gjerman.

“Dua që vlera e punës së bërë nga ushtarët në vendin tonë të shihet dhe të vlerësohet”, tha ai duke falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre.

Komanda Operacionale është përgjegjëse për planifikimin, komandën dhe vlerësimin operacional për të katër degët e forcave të armatosura, ku përfshihet Ushtria, Forcat Ajrore, Marina dhe Forcat Kibernetike dhe Hapësinore të Informacionit.

Është gjithashtu komanda operacionale e misioneve të huaja dhe pika qendrore e kontaktit për autoritetet kombëtare, NATO-n dhe forcat e armatosura aleate.

Kancelari u informua mbi situatën e sigurisë nga shefi i komandës, Alexander Sollfrank.

VIDEO/ Nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE

By: Besnik
27 June 2025 at 17:42

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka ndarë përmes një postimi në Facebook një video ku deputeti gjerman Johannes Volkmann mban fjalim në parlamentin gjerman, duke përmendur Kosovën.

Ajeti shkruan se Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl – një nga mbështetësit e mëdhenj të Kosovës – ka kërkuar që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, deputeti gjerman bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ambasadori i Kosovës në Gjermani.

 

Statusi i plotë i ambasadorit Faruk Ajeti

“Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag – dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, në kuadër të votimit për zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë. Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ia vlen ta dëgjoni fjalimin e Johannes”, shkruan Ajeti.

Kujtojmë që të enjten, më 26 qershor, Bundestagu në Berlin vendosi që misioni i Bundeswehr-it si pjesë e forcës ndërkombëtare të KFOR-it do të vazhdojë edhe për 12 muaj të tjerë.

Me 391 vota pro, 189 kundër dhe vetëm dy abstenime, u miratua zgjatja e mandatit.

Çfarë roli kanë ushtarët gjermanë në kuadër të KFOR-it?

Deri në 400 ushtare dhe ushtarë gjermanë do të mund të angazhohen sërish në Kosovë.

Detyra e tyre?

Të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, në rendin publik dhe në përpjekjet për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, demokratik dhe multietnik.

Gjermania shpreh qartë edhe mbështetjen për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një strukturë moderne dhe të kontrolluar në mënyrë demokratike – si përgatitje për integrimin në NATO dhe BE.

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Gjermania ishte një nga kontribueset më të mëdha në misionin KFOR, me deri në 6 000 ushtarë të dislokuar në Kosovë.

Prania u ruajt në nivele të larta deri në vitin 2004, kur pas trazirave ndëretnike u përforcua sërish me 600 trupa shtesë.

Nga viti 2011 nisi një ulje graduale, duke zbritur në më pak se 1,000 ushtarë dhe duke e mbyllur bazën ushtarake në Prizren më 2018.

Në fund të vitit 2022, Gjermania kishte vetëm rreth 80 ushtarë në terren.

Por me rritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe largimin e kontingjentit austriak, Berlini reagoi.

Në prill 2024 u dërgua një kompani shtesë dhe sot Bundestagu ka mandatuar deri në 400 trupa – një rikthim simbolik i vëmendjes ndaj sigurisë në rajon.

Misioni ushtarak në Kosovë i kushton Gjermanisë rreth 38.9 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO/ Nipi ish-kancelarit Helmut Kohl: Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e BE appeared first on Euronews Albania.

Osmani takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për ngërçin në Kuvend

PRISHTINË, 24 qershor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te procesi i konstituimit të institucioneve të reja. Me këtë rast, u diskutua edhe për implikimet e moskonstituimit të institucioneve në procese të tjera të rëndësishme për vendin.

“Gjatë diskutimit, u trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, në dritën e një qeverie të re në Gjermani, si dhe për angazhimin e përbashkët në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Vjosa Osmani falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në dobi të të dyja vendeve. /Kosovapress/

The post Osmani takon ambasadorin e Gjermanisë, flasin për ngërçin në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne”

By: Ela
20 June 2025 at 08:33

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shkaktuar debate të shumta me deklaratën e tij se “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne në Iran”. “Ky togfjalësh, ka shkaktuar acarim në grupin parlamentar të SPD-së”, thotë eksperti i politikës së jashtme Adis Ahmetoviq për portalin “ZDFheute.de”. Kundërshtime të forta erdhën edhe nga të Gjelbrit, Partia e Majtë dhe […]

The post Merz: “Izraeli po bën punët e pista për të gjithë ne” appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi me gomone turistin gjerman në Himarë, Gjykata liron 27-vjeçarin

18 June 2025 at 19:51

Krenar Velaj, i cili pak ditë më parë plagosi kur po lundronte me gomone turistin Gjermanë që po bënte zhytje, është lënë i lirë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot me dyer të mbyllura, Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim paraqitje”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka arsyetuar se nuk kemi të bëjmë me nenin 88 të plagosjes me dashje. Sipas gjykatës së shkallës së parë, gjë që e ka pretenduar edhe i Velaj, i akuzuari ishte sipas të gjitha rregullave në lundrim teksa i plagosuri në vendin e zhytjes nuk ka pasur asnjë shenjë dalluese që po e ushtronte zhytjen.

Në këtë mënyrë Velaj nuk kishte si ta dallonte duke e plagosur. Mbi të gjitha i plagosuri ishte në një vend ku nuk ishte i përcaktuar si vend zhytje.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” në policinë gjyqësore të riun 27-vjeçar. Ndërkohë që shtetasi gjerman vijon ende në spital me plagë të marra nga ajo ditë, por gjendja e tij është e stabilizuar dhe ka dalë nga rreziku për jetën.

The post Aksidentoi me gomone turistin gjerman në Himarë, Gjykata liron 27-vjeçarin appeared first on Euronews Albania.

I preu gjymtyrët turistit gjerman me gomone në Gjipe, gjykata liron nga burgu Krenar Velajn

18 June 2025 at 17:36

Gjykata e Vlorës ka liruar nga burgu 27-vjeçarin Krenar Velaj nga Orikumi, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai u arrestua pasditen e të dielës, ku sipas njoftimit të Policisë akuzohej për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Rreth orës 13:40 të së dielës në plazhin e Gjipesë në Vlorë, Krenar Velaj […]

The post I preu gjymtyrët turistit gjerman me gomone në Gjipe, gjykata liron nga burgu Krenar Velajn appeared first on BoldNews.al.

Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave

By: user7
18 June 2025 at 15:01

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul u bëri thirrje udhëheqësve të Iranit të japin siguri të besueshme se nuk do përdorin armë bërthamore. Wadephul gjithashtu theksoi se Irani duhet të tregojë se janë të gatshëm të gjejnë një zgjidhje të negociuar, në mes të një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak me Izraelin.

“Ne jemi ende të gatshëm të negociojmë një zgjidhje. Megjithatë, Irani duhet të veprojë urgjentisht… nuk është kurrë vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave nëse dikush vjen me qëllime të sinqerta”, tha ai.

Wadephul shtoi se frika e Izraelit se Irani do të zhvillojë armë bërthamore është e justifikuar dhe se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje.

“Vendimi izraelit për të ndërmarrë diçka kundër këtij kërcënimi është i kuptueshëm”, tha ai, duke shtuar se vdekjet e civilëve nga të dyja palët ishin për të ardhur keq pas sulmeve ajrore midis dy vendeve.

The post Ministri gjerman thirrje Iranit: Nuk është vonë për t’u ulur në tryezën e negociatave appeared first on Lapsi.al.

Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI

By: Elva
17 June 2025 at 09:45

Policia ka arrestuar Arben Qinami banues në Kanada, pasi tentoi të kalonte një pistoletë në aeroportin e Rinasit. Gjatë kontrollit në bagazhet  e të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. “Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të […]

The post Ishte nisur me armë drejt Gjermanisë, arrestohet një person në Rinas/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

By: user 11
16 June 2025 at 10:12

Një turist gjerman u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë ditën e djeshme. Në lidhje me këtë incident burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones.

Sipas policisë së Vlorës 27-vjeçari Velaj, ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, e cila është rrugën detare për mjetet lundruese si ato te peshkimit dhe ato turistike.

Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare. Fillimisht turisti gjerman është dërguar për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.

Në të njëtën ditë, një aksident tjetër u regjistrua në plazhin e Durrësi. Një turist belg u rrëzua nga Jet Ski pasi humbi kontrollin nga kryerja e disa manovrave të rrezikshme. Për këtë ngjarje policia e Durrësit ka arrestuar, Skedilajt Xhametaj pasi i dha turistit Jet Ski me qira pa e pajisur me veshjet e sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Xh., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga veprimet hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, rezultoi se shtetasi S. Xh. i ka dhënë me qira një mjet lundrues Jet Ski, pa masat e sigurisë të nevojshme, shtetasit belg H. K., i cili nuk është i pajisur me leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Gjithashtu, shtetasi S. Xh., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, ka dhënë informacione të rreme për rastin.

Shtetasi H. K., që u dëmtua gjatë manovrave me mjetin lundrues, vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, informoi policia e Durrësit.

 

The post Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues appeared first on Lapsi.al.

Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Një 46-vjeçar nga Gjermania u dëmtua gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të një mjeti lundrues në Gjipe.

Policia e Shtetit bëri të ditur sot se rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/k.s/ /a.g/

The post Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shanse shumë të mira për në BE

15 June 2025 at 14:00

Gjermania po konstaton ritme të shpejta dhe pozitive në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Për ambasadorin Bergner, ekipi negociator shqiptar ka bërë një punë të mirë në nivel negociues me hapjen e grupkapitujve të parë.

“Ka një dinamikë të fortë në gjashtë muajt e fundit me hapjen e grupkapitujve të pare. 35 kapitujt e negociatave për pranimin në BE janë ndarë në gjashtë grupkapituj që po hapen radhazi. Dhe duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grupkapitujve. Ky është një shans shumë mirë.

Vetë pala gjermane po bashkëpunon me vendin tonë, jo vetëm me investime, por edhe me konsulencë, teksa sheh që dëshira e shqiptarëve është e madhe në rrugën e anëtarësimit.

“Bashkëpunimi gjerman ka një kuptim për ne. Do të thotë që ne punojmë me partnerët lokalë dhe përpiqemi të akomodojmë kërkesat, nevojat e vendit. Dhe nga ajo që dëgjoj, pranimi në BE është një nevojë e përbashkët për të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga partitë politike, nga qeveria, nga opozita.”.

Gjermania është partner tregtar dhe investitor në Shqipëri që nga viti 1988 dhe fushat e interesit të saj janë të lidhura me investime të qëndrueshme.

“Ne e bëjmë këtë në fushën e bujqësisë, promovojmë agroturizmin, sepse mendojmë se duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit. Ne po përqendrohemi gjithashtu në fushën e infrastrukturës në disa nga projektet, menaxhimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Ne përpiqemi të mbulojmë fushat që promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”.

Vlera e investimeve në fushat ku operon shteti gjerman në vendin tonë ndër vite arrin në 1.2 mld euro.

 

The post Ambasadori gjerman: Shqipëria ka shanse shumë të mira për në BE appeared first on Euronews Albania.

❌
❌