Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Vetëm 4 kilometra nga qyteti i Shkodrës, pasi lë Urën e Bunës, të shfaqet Shiroka, një nga lagjet më karakteristike dhe atraksionet më të njohura turistike të veriut të Shqipërisë.

E vendosur buzë liqenit të Shkodrës dhe në rrëzë të malit Tarabosh, Shiroka ofron një peizazh mahnitës që tërheq turistë vendas dhe të huaj.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ndau sot pamje nga kjo zonë turistike, e cila në ditët e verës mbushet me vizitorë që shijojnë qetësinë dhe bukurinë natyrore të saj.

Ajri i freskët që vjen nga Alpet dhe filtrohet nga ujërat e liqenit krijon një klimë të shëndetshme dhe tërheqëse, duke e bërë Shirokën një destinacion ideal për pushime të shkurtra, por të paharrueshme.

Shiroka ka një histori të pasur qindravjeçare, e dokumentuar nga zbulimet arkeologjike në vendin e quajtur “Ullini i Vetun” në vitin 1959, të cilat ruhen sot në Muzeun Historik të Shkodrës. Në shekullin e 19-të ajo njihej edhe për aftësitë kurative, duke u kthyer në një prej zonave më të famshme të kohës.

Kjo zonë turistike shquhet për florën dhe faunën e pasur, ku jetojnë në harmoni qindra lloje bimësh, kafshësh dhe shpendësh.

Kombinimi i peizazhit natyror, klimës së freskët, pasurisë ekologjike dhe trashëgimisë kulturore e bëjnë Shirokën një ekosistem të rrallë dhe një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turizmin natyror dhe kulturor në Shqipëri. /j.p/

The post Buzë liqenit të Shkodrës, Shiroka ofron qetësi dhe bukuri të rralla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

4 July 2025 at 20:50

Planet e Akon për të ndërtuar një qytet futurist në Senegal janë fshirë dhe tanimë ai do të fokusohet në diçka më realiste. “Projekti i Qytetit Akon nuk ekziston më”, tha për BBC drejtuesi i trupit të zhvillimit të turizmit në Senegal, Serigne Mamadou Mboup. “Fatmirësisht, është arritur një marrëveshje midis Sapco dhe Alioune Badara Thiam (Akon). Ajo që […]

The post Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes appeared first on BoldNews.al.

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet

By: Ela
27 June 2025 at 13:40

Një pushues i moshuar humbi jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Bëhet me dije se viktima është një shtetas italian, i cili dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kohës që po lahej në det. Ai u nxorr nga deti nga qytetarët e pranishëm, por fatkeqësisht pa shenja jete. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia […]

The post Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Pas Sarandës, kroçera “National Geographic Orion” ankorohet në Durrës

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Në portin detar të Durrësit mbërriti kroçera eksploruese “National Geographic Orion”, pas qëndrimit dy ditor në portet shqiptare.

Anija, e gjatë 102 metra dhe e gjerë 14 metra, me 50 dhoma dhe një ekuipazh prej 70 marinarësh, do të vijojë më pas lundrimin drejt Kroacisë.

Kjo është vizita e parë që “National Geographic Orion” realizon në Shqipëri, duke sjellë në bord 108 turistë amerikanë të interesuar për turizmin e aventurës dhe ekspeditave.

Durrësi është porti i dytë pas Sarandës ku ankoron kjo kroçerë. Turistët do të kryejnë një tur 8-ditor në vende të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë.

Pas ndalesës në Durrës, udhëtimi i tyre do të vazhdojë drejt Divjakës, ku do të vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe pelikanin kaçurrel, ndërsa qyteti i radhës që do eksplorojnë është Kruja.

Gjatë qëndrimit në Durrës, në bord të anijes u zhvilluan shkëmbime kortezie mes kapitenit të anijes, Alex Dudov, dhe Kapitenit të Portit të Durrësit, Taulant Allkja.

Ky i fundit theksoi se “National Geographic Orion” do të vizitojë portet shqiptare edhe pesë herë të tjera gjatë këtij viti dhe është planifikuar të rikthehet edhe vitin tjetër. Ai e përshkroi anijen si një simbol të turizmit të aventurës dhe ekspeditave, që po sjell në Shqipëri vizitorë të shumtë nga SHBA.

Kapiteni Alex Dudov u shpreh se shpreson të kthehet shpesh në këtë vend të veçantë të Adriatikut dhe Jonit. Ai nënvizoi se në itinerarin e saj janë përfshirë edhe vende si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa synimi i tij është të tregojë “Shqipërinë reale” për turistët, duke inkurajuar kështu rritjen e numrit të vizitorëve në vend.

Një nga veçantitë e “National Geographic Orion” është pajisja me mjete zhytjeje dhe mjete të vogla transporti, të cilat u ofrohen turistëve kuriozë për të eksploruar vende dhe relikte nënujore gjatë udhëtimeve të tyre.

Pas qëndrimit dy ditor në portet shqiptare, anija do të vazhdojë lundrimin e saj drejt Kroacisë, duke mbajtur në agjendë edhe shumë vizita të tjera në portet e Mesdheut./a.gj/

/a.f/

The post Pas Sarandës, kroçera “National Geographic Orion” ankorohet në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Një 46-vjeçar nga Gjermania u dëmtua gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të një mjeti lundrues në Gjipe.

Policia e Shtetit bëri të ditur sot se rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/k.s/ /a.g/

The post Dëmtohet 46-vjeçari gjerman, po zhytej në afërsi të një mjeti lundrues në plazhin e Gjipesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E rëndë në Gjipe/ Helika e skafit i pret gjymtyrët turistit gjerman

By: user 8
15 June 2025 at 15:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë.

Sipas policisë, i dëmtuari rëndë është një turist gjerman 46-vjeçar, i cili ka pësuar prerje gjymtyrësh nga helika e një skafi.

Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, kur gjermani me inicialet D. S., ka qenë duke bërë zhytje.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.

Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

The post E rëndë në Gjipe/ Helika e skafit i pret gjymtyrët turistit gjerman appeared first on Lapsi.al.

Turisti humb jetën në Butrint

By: user 8
11 June 2025 at 15:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Parkun Kombëtar të Butrintit, në Sarandë ku një turist i huaj, pjesë e një grupi që po vizitonte sitin arkeologjik, është ndjerë keq.

Sipas informacioneve paraprake, është njoftuar urgjenca e Spitalit të Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, gjendja e turistit është përkeqësuar gjatë transportit drejt spitalit, dhe ai ka ndërruar jetë.

Burime nga stafi mjekësor dyshojnë për një atak kardiak si shkak i mundshëm i vdekjes, çka mund të jetë ndikuar edhe nga temperaturat e larta të kësaj periudhe.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Identiteti dhe mosha e viktimës ende nuk janë bërë të ditura.

The post Turisti humb jetën në Butrint appeared first on Lapsi.al.

Rrëfimi i italo-marokenit që hyri si turist në Korenë e Veriut

By: user 6
9 June 2025 at 23:42

Ata pak që arrijnë të hyjnë duhet të ndjekin rregulla të rrepta. Ata mund të fotografojnë vetëm “gjëra të bukura” dhe nëse harrojnë PC-në ose një USB në hotel, rrezikojnë të detyrohen të kalojnë nëpër një proces të pafund për t’u kthyer në shtëpi. Midis këtyre pak njerëzve është Reda Lahli, i lindur në Trentino të Italisë nga prindër marokenë, i cili shkoi me pushime në Korenë e Veriut marsin e kaluar.

Çfarë pune bën Lahli?

“Kam qenë koordinator udhëtimesh në grup që nga viti 2021, një profesion që në fakt e zgjodha pak rastësisht. Kisha filluar të ndiqja themeluesit e kompanisë “SiVola”, një kompani udhëtimesh me seli në Trani, dhe zbulova ekzistencën e këtij profesioni, aplikova dhe kalova përzgjedhjet. Përveç kësaj, punoj edhe në mediat sociale për të njëjtën kompani”.

Kohët e fundit mësova se shkove në Korenë e Veriut, por si turist, jo si udhërrëfyes… Si hyre? Rregullat janë të rrepta…

“Një mik më shkroi duke më treguar për këtë mundësi. Brenda një kohe të shkurtër vendosa ta shfrytëzoja, duke dërguar menjëherë një email në të cilin kërkova të mund të merrja pjesë në udhëtim. Në atë pikë, ata hapën një llogari për mua në Ishujt Kajman në të cilën duhej të paguaja 250 euro dhe kështu filloi procesi.

Ne blemë biletat për të arritur në kufirin midis Koresë dhe Kinës edhe para se të merrnim konfirmimin e mundësisë reale, i cili na erdhi vetëm 3 ose 4 ditë para nisjes. Gjithashtu na u desh të paraqiteshim në kufi me 650 euro në cash. Qëndrova në Korenë e Veriut nga 3 deri në 6 mars”.

Si është Koreja? A është e vërtetë që brenda vendit ka rregulla të rrepta për t’u ndjekur?

“Natën para se të hynim në Kore, patëm një takim informues ku djali australian që na përfshiu në udhëtim na dha këshillën klasike që jepet rregullisht në disa vende: “Shmangni të silleni si heronj, sepse do të dëmtoni vetëm veten”. Mos mbani asgjë kundër Kim Jong-un në celularin tuaj, si për shembull ndonjë element pornografik”

Probleme në doganë?

“Gjatë kthimit, në dy kontrollet doganore, ata kontrolluan më pas nëse kishim me vete gjithçka që kishim në hyrje. Përndryshe do të na kishin penguar të largoheshim nga vendi. Kjo sepse, sipas tyre, të lësh për shembull një tablet ose një USB, do të thotë të bësh propagandë për atë që është jashtë… Dhe vini re se atje është e pamundur të humbasësh objekte, sepse, nëse ndodh, ata t’i kthejnë menjëherë”.

Shkurt duhet të jesh i kujdesshëm?

“Po, kur hyn, gjëja e parë që ju thonë është se mund të fotografoni vetëm gjëra të bukura: nëse keni ndonjë dyshim, duhet të pyesni guidën dhe në çdo rast ka një ndalim absolut për të fotografuar ushtarakët, edhe nëse në të vërtetë pamë pak prej tyre. Duhet të theksoj se rrugët tona ishin të paracaktuara, nuk ishim kurrë vetëm dhe natën nuk mund të dilnim nga hoteli».

Përveç Koresë, a keni bërë udhëtime të tjera të pazakonta?

“Kam udhëtuar me trenin më të gjatë në botë, një tren që mund të arrijë deri në 3 kilometra gjatësi me deri në 210 vagonë për transportin e xehes së hekurit dhe tërhiqet nga 3-4 lokomotiva. Mjeti kalon një pjesë të shkretëtirës Sahara, duke përshkuar 700 km në 20 orë, duke filluar nga Mauritania dhe duke mbërritur në bregdetin e Atlantikut.

Nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites vuaja nga halucinacione, sepse ishim nën diellin përvëlues të shkretëtirës, por rezistova, sepse isha i interesuar të dija se si jetojnë banorët e Mauritanisë dhe ishte një përvojë vërtet e vështirë.

Tre vjet më parë, në vend të kësaj, shkova në Transnistria, atë apendiks rus që ndodhet në territorin moldav në kufirin me Ukrainën, dhe mbaj mend se kur mbërritëm në kufi, aty ishte policia ruse, e cila, me armët e drejtuara nga ne, na trajtoi shumë keq, duke na dhënë një vizë vetëm për 10 orë”.

E rrezikshme…

“Po. Pastaj pata një përvojë të ngjashme në vitin 2023 kur isha edhe unë në Senegal, pikërisht në periudhën kur donin të arrestonin udhëheqësin e opozitës dhe pati përleshje midis popullsisë dhe policisë. Të gjitha rrugët ishin të bllokuara me zjarre të vendosura për të krijuar barriera, por ne arritëm të iknim në pyll, edhe falë përdorimit të Google. Megjithatë, në një moment të caktuar, u bllokuam nga të gjitha anët dhe na u desh të prisnim ndërhyrjen e forcave speciale që na shoqëruan derisa të dilnim”. ©Corriere, LAPSI.al

The post Rrëfimi i italo-marokenit që hyri si turist në Korenë e Veriut appeared first on Lapsi.al.

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

By: Ela
8 June 2025 at 12:55

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i kanë ardhur në ndihmë një turisti amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit. Turisti ishte dëmtuar në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit. Pasi u lokalizua, ai u nxor nga zona ku ishte bllokuar dhe u transportua më pas në Spitalin e Himarës, ku ndodhet jashtë […]

The post U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistit amerikan

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Policia e Himarës dhe Policia Kufitare në Dhërmi i erdhën në ndihmë dje një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Salla Operative mori njoftim se një shtetas amerikan kishte mbetur i bllokuar në një zonë të thepisur pranë plazhit të Akuariumit, për shkak të dëmtimeve në këmbë gjatë eksplorimit të terrenit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me ato të Policisë Kufitare Dhërmi, organizuan ndërhyrjen. Shtetasi u lokalizua dhe u nxor nga zona ku ishte bllokuar, me mjet lundrues gomone, dhe më pas u transportua në Spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti falënderoi shërbimet e policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

Policia mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.

/m.m/a.f/

The post Policia e Himarës i vjen në ndihmë turistit amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Në brigjet e lumit të fundit të egër në Europë, turistë nga çdo cep i botës

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Këtë të diel brigjet e lumit Vjosë, zemra e Parkut Kombëtar u mbushën me vizitorë nga e gjithë bota. Nga adhurues të natyrës, deri tek aventurierët me kanoe e turistë që kërkojnë qetësinë, Vjosa ofron një eksperiencë të rrallë dhe të paprekur nga civilizimi modern.

Kryeministri Edi Rama përcolli foto nga Parku Kombëtar i Vjosës, ndërsa theksoi se ai po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës.

“Kjo e diel në Parkun Kombëtar të Vjosës, në brigjet e lumit të fundit të egër në Europë, ku turistë nga çdo cep i botës dhe vendas të pasionuar pas aventurës gjejnë eksperiencën unike”, tha ai.

Me rrjedhën e saj të lirë përmes kanioneve, pyjeve të dendur dhe fushave të gjelbra, Vjosa është cilësuar si lumi i fundit i egër në Europë. Kjo veçori e bën atë një magnet për turistët që kërkojnë autenticitet, biodiversitet dhe aktivitete të qëndrueshme në natyrë.

Autoritetet shpresojnë që përmes promovimit dhe ruajtjes së Vjosës si Park Kombëtar, Shqipëria të kthehet në një destinacion model për ekoturizmin në Ballkan dhe më gjerë.

1 nga 4

/r.e/

The post Rama: Në brigjet e lumit të fundit të egër në Europë, turistë nga çdo cep i botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje 6% e hyrjeve turistike në prill 2025, fluksi nga Europa

Tiranë, 23 maj /ATSH/ Gjatë muajit prill të këtij viti hynë në vend 1.487.149 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, tregues që reflekton një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend.

Hyrjet e shtetasve të huaj në vend kanë arritur në 819.151, me një rritje prej 3,2%, ndërsa 95% e tyre vijnë nga Evropa, ku dominon Evropa Jugore me 74%. Shumica e vizitorëve, rreth 97%, hyjnë për arsye personale, si pushime dhe vizita tek të afërmit, duke treguar se turizmi i brendshëm po merr hov të shtuar.

Edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm, me 667.998 persona që kanë vizituar vendin, duke shënuar një rritje prej 9,6% në krahasim me prillin e vitit të kaluar.

Nga ana e daljeve, gjithashtu është shënuar një rritje, me 683.983 shtetas shqiptarë dhe 801.243 shtetas të huaj që kanë lënë Shqipërinë gjatë muajit prill 2025.

Përveç turizmit personal, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 40,8%, duke treguar edhe një zhvillim të aktiviteteve ekonomike dhe investimeve që mbështesin sektorin turistik dhe atë ekonomik në përgjithësi.

Në total, gjatë periudhës janar-prill 2025, Shqipëria ka pritur 2.4 milionë vizitorë të huaj, duke rritur me ritme pozitive turizmin dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

/a.f/

The post Rritje 6% e hyrjeve turistike në prill 2025, fluksi nga Europa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Turistin e rrahin keq në Turqi për shkak të një shezloni

By: user 6
20 May 2025 at 21:20

Një video që është bërë virale në mediat sociale ka fiksuar sulmin ndaj një turisti të huaj nga një anëtar i stafit në plazhin Damlatas, në zonën e Alanyas në Turqi.

Sherri ka ndodhur të premten kur turisti, me shumë gjasa britanik ose rus, pyeti nëse mund të merrte me qira një shezlong, por vendosi të largohej pasi e konsideroi çmimin si shumë të shtrenjtë.

Fillimisht, turisti i hodhi gjërat e tij në rërë që të mund të shkonte të notonte në det. Në atë moment, një punonjës i kërkoi turistit të zhvendoste sendet e tij diku tjetër dhe situata u përshkallëzua shpejt.

3 anëtarë të stafit e sulmuan personin para pushuesve të tjerë. Të pranishmit filluan të protestonin, ndërsa disa të tjerë u larguan për shkak të sherrit. ©LAPSI.al

The post VIDEO/ Turistin e rrahin keq në Turqi për shkak të një shezloni appeared first on Lapsi.al.

Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij

2 May 2025 at 10:33

Një krimi i rëndë brenda familjes raportohet se ka ndodhur në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, një turis ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Gjuhadol.

Më pas ai ka qëlluar edhe veten, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes por po punohet për zbardhjen e tyre teksa ende nuk dihet identiteti i tyre.

The post Tronditet sërish Shkodra/ Turisti qëllon për vdekje bashkëshorten, tenton edhe vetëvrasjen, ja si është gjendja e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet turisti amerikan/ Hyri në ishullin e ndaluar të indigjenëve që vrαsin këdo

By: user 6
3 April 2025 at 23:54

Policia indiane tha të enjten se kishte arrestuar një turist amerikan, i cili hyri fshehurazi në një ishull të ndaluar dhe ku jeton fisi indigjen i Sentinele. Mykhailo Viktorovych Polyakov, 24 vjeç, shkeli në territorin e kufizuar të ishullit në një përpjekje për të takuar banorët që besohet se janë rreth 150.

Në një video që ai kishte regjistruar me kamerën e tij ai shihet që lë një kanaçe Coca Cola dhe një arrë kokosi në breg.

A young man with a backpack.

Ai qëndroi rreth 15-20 minuta në bregun e ishullit duke i rënë një bilbili në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen, por pa rezultat.

Map showing the location of North Sentinel Island in the Bay of Bengal.

Të gjithë të huajve u ndalohet të udhëtojnë në ishulli për të mbrojtur njerëzit indigjenë nga sëmundjet e jashtme, por edhe për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës. Fotografitë satelitore tregojnë një ishull të rrethuar nga shkëmbinjtë koralorë që shtrihet në rreth 6 milje me një pyll të dendur dhe plazhe me rërë të bardhë.

American killed by isolated tribe on North Sentinel Island in Andamans |  India | The Guardian

Banorët e këtij ishulli u bënë të dëgjuar për herë të fundit në vitin 2018 pasi vranë John Allen Chau, 27 vjeç, një misionar amerikan që zbarkoi ilegalisht në plazhin e tyre. Trupi i Chau nuk u gjet asnjëherë dhe nuk u bënë as hetime për vdekjen e tij për shkak të ligjit indian që ndalon çdo person të shkojë në ishull.

The Drone North Sentinel Island Uncovering the Mysterious Island — Infoyan  | by Joyan | Medium

Polyakov kishte tentuar edhe më herët të hynte në ishull. Këtë herë ai përdori një varkë me një motor për të udhëtuar afërsisht 22 milje në det të hapur nga arkipelagu kryesor. Sentinelezët, gjuha dhe zakonet e të cilëve mbeten një mister për të huajt, shmangin çdo kontakt dhe janë armiqësorë me këdo që përpiqet t’u afrohet.

Andaman Islands' isolated tribes' independence may be in danger

Një fotografi e lëshuar nga rojet bregdetare indiane dy dekada më parë tregonte një burrë Sentinelez duke i drejtuar një hark dhe shigjetë drejt një helikopteri që kalonte. Autoritetet indiane kanë ndjekur penalisht çdo vendas që ka ndihmuar në përpjekjet për të hyrë në ishull dhe po përpiqen të identifikojnë këdo që mund të ketë ndihmuar Polyakovin. ©LAPSI.al

The post Arrestohet turisti amerikan/ Hyri në ishullin e ndaluar të indigjenëve që vrαsin këdo appeared first on Lapsi.al.

Malësi e Madhe/ Humb jetën turisti nga Mali i Zi, çfarë dyshohet

By: armand
12 March 2025 at 18:48

Humb jetën një turist malazez teksa ishte duke u transportuar me autoambulancë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë, Malësi e Madhe ku një grup turistësh malazeze kërkuan ndihmë pasi shoku i tyre nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe së bashku […]

The post Malësi e Madhe/ Humb jetën turisti nga Mali i Zi, çfarë dyshohet appeared first on BoldNews.al.

Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar

8 February 2025 at 12:44

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se 560 mijë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri gjatë janarit.

Kjo shifër, vuri në dukje jo, ishte 14,5% më e lartë se viti i kaluar, gati 3 herë më shumë krahasuar më 4 vite më parë.

”Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione e Ballkanit në këtë industri”, u shpreh Kumbaro.

/r.e/

The post Më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj në janar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, shpëtohet turisti belg

7 February 2025 at 11:00

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ Policia e Tiranës dhe Njësia Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë kanë ndihmuar një turist belg i cili kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit” në Tiranë.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një turist belg kishte mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Shkëmbi i Tujanit”, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin. Për shkak të terrenit të vështirë, kërkimet janë kryer në bashkëpunim me Njësinë Apline të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë”, njofton Policia.

Sipas Policisë pas disa orësh kërkime gjatë mbrëmjes, është bërë e mundur gjetja e turistit 26-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe nxjerrja e tij nga vendi ku kishte mbetur i bllokuar.

“Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë. Policia e Shtetit është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 112”, nënvizon Policia.

/r.e/a.f/

The post Mbeti i bllokuar te “Shkëmbi i Tujanit”, shpëtohet turisti belg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turizëm – Numri i të huajve në hotele rritje me gati 50%, kryesojnë italianët

20 January 2025 at 15:50

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Gjatë muajit nëntor të vitit që lamë pas, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 30,8%, krahasuar me nëntorin 2023.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,8%, ndërsa i vizitorëve jorezidentë është rritur me 52,1%.

Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 56,7%. Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 53,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 49,1%.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë muajit nëntor 2024, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me muajin nëntor 2023.

Numri i netqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin qendror ka shënuar rritje me 47,6%. Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 50,5%.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,5%, kundrejt 12,7% që ishte në muajin nëntor 2023. Ndërsa norma e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,8%. kundrejt 16,2% që ishte në muajin nëntor 2023.

Referuar raportit, 13,8% e vizitorëve erdhën nga Kosova, ndërsa 10,4% e të huajve që vizituan vendin tonë vinin nga Italia. 5,6% e vizitorëve ishin nga Gjermania, ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditej e katërta, me 4% të totalit të vizitorëve.

/r.e/a.f/

The post Turizëm – Numri i të huajve në hotele rritje me gati 50%, kryesojnë italianët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishte shkuar në Itali si turist/ Kapet duke shpërndarë drogë 29-vjeçari shqiptar, në dhomën e hotelit i’u gjend…

4 January 2025 at 17:13

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar. I riu mësohet se është kapur me drogë teksa po shpërndante lëndët narkotike. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar kishte shkuar atje për turizëm.

29-vjeçari pa precedentë penalë, tërhoqi vëmendjen e efektivëve gjatë një patrullimi, pasi ai nuk ishte parë kurrë në zonë dhe disa djemë iu afruan atij. Më pas ai u ndoq teksa ndodhej në një makinë të vogël me qira dhe u ndalua për kontroll në një zonë periferike, ku u shfaq shumë nervoz dhe i shqetësuar.

Pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjetën afërsisht 5 gramë kokainë të fshehura në pjesët intime dhe të ndara në doza. Më pas u zhvilluar edhe një kontroll në dhomën e hotelit ku ai qëndronte ku u gjetën 65 gramë të tjera lëndë narkotike kokainë të ndara në doza. Gjitashtu është gjetur një shumë parash prej 1690 euro. 29-vjeçari u shpall i arrestuar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe Gjykata e Perugia dha masën e paraburgimit.

The post Kishte shkuar në Itali si turist/ Kapet duke shpërndarë drogë 29-vjeçari shqiptar, në dhomën e hotelit i’u gjend… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌