Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Presidenti Begaj takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues dhe mbështetje e palëkundur e rrugës euroatlantike

By: V K
13 July 2025 at 12:04

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka ndarë  pamje nga vizita e tij në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës së tij njëditore në Maqedoninë e Veriut, kreu i shtetit zhvilloi një takim të veçantë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Presidenti Begaj, vlerësoi lart rolin e shqiptarëve në jetën politike të vendit fqinj dhe ndau vlerësimin e tij për kontributin e Ahmetit në këtë proces.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, shkruan Presidenti Begaj.

Takimi me kreun e BDI-së u zhvillua gjatë vizitës pune të Presidentit shqiptar në Ohër, ku një ditë më parë ai ishte pritur nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Në qendër të kësaj vizite ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, integrimi europian dhe nxitja e projekteve të përbashkëta mes dy popujve.

Gjithashtu, në mesazhin e tij, Presidenti Begaj, theksoi rolin unifikues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar si një urë lidhëse dhe një garanci për progresin e përbashkët në rajon.

 

The post Presidenti Begaj takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues dhe mbështetje e palëkundur e rrugës euroatlantike appeared first on Albeu.com.

Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze, “Mik Festival” rikthehet në Korçë

By: Besnik
7 July 2025 at 18:19

Nga data 10 deri më 13 korrik, qyteti i Korçës do të mirëpresë edicionin e 8-të të “Mik Festival”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të muzikës klasike dhe artistike në vend.

Për katër netë me radhë, festivali do të sjellë pesë koncerte, ku një nga më të veçantët do t’i kushtohet tenorit të madh shqiptar, Gaqo Çako.

Ky koncert-homazh do të rrëfejë jetën artistike dhe personale të Gaqo Çakos dhe do të shënojë rikthimin në skenë, pas më shumë se 30 vitesh, të artistes Tatjana Kora Elmazi.

Në skenë do të ngjiten edhe emra të njohur si Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Xhoiden Dervishi, si dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura nën dirigjimin e Eno Koços, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Çakos.

“Në natën e dytë i bëjmë homazh lirikut më të madh të vokalit shqiptar, Gaço Çako”, – u shpreh sopranoja Inva Mula.

Një tjetër koncert me peshë do të zhvillohet në Drenovë, me titullin “Stili Vjenez”. Ylli i mbrëmjes do të jetë balerini me famë botërore Eno Peçi, që interpreton në Operën e Vjenës, së bashku me balerinën Adela Muçollari.

“Do të sjellim dy numra nga Vjena. Njëri është nga kompozitori Gustav Mahler, mjaft intim dhe delikat. Tjetri është një koreografi me stilin vjenez, krijuar nga unë”, – u shpreh Peçi.

“Pjesa që do të interpretoj me Eno Peçin është një krijim i ri, një emocion i ri. Jemi në detajet e fundit”, – shtoi balerina Adela Muçollari.

Festivali do të hapet me natën shqiptaro-kineze, një koncert që bashkon muzikën klasike dhe tradicionale të dy vendeve. Një risi këtë vit është edhe koncerti kushtuar serenatave korçare, ku do të interpretohen këngë të panjohura më parë për publikun.

Ky koncert është menduar si finalja e festivalit dhe do të zhvillohet në Parkun e Qytetit. Mbrëmja, e titulluar “Retro Passion”, do të sjellë në skenë qytetarë me pasion për muzikën, edhe pse nuk e kanë ndjekur në mënyrë profesionale.

The post Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze, “Mik Festival” rikthehet në Korçë appeared first on Euronews Albania.

Akon heq dorë nga qyteti futurist në Senegal, nis një projekt të ri më realist

By: gaze tare
5 July 2025 at 09:24

Planet madhështore për ndërtimin e një qyteti futurist në Senegal, të njohur si Akon City, janë zyrtarisht të anuluara. Lajmin e ka konfirmuar Serigne Mamadou Mboup, kreu i zhvillimit të turizmit në Senegal (Sapco), duke theksuar se tashmë është rënë dakord për një projekt të ri dhe më të realizueshëm.

“Projekti Akon City nuk ekziston më,” u shpreh ai për BBC-në, duke shtuar se në bashkëpunim me këngëtarin dhe sipërmarrësin Akon (Alioune Badara Thiam), po përgatitet një nismë më konkrete që do të ketë mbështetjen e plotë të autoriteteve senegaleze.

Akon, i njohur për hitet e tij në vitet 2000 dhe me rrënjë nga Senegali, kishte shpallur në vitin 2018 dy projekte të mëdha: ndërtimin e Akon City dhe krijimin e një kriptomonedhe të re, Akoin, që do të përdorej si valuta kryesore e këtij qyteti.

Megjithatë, pesë vite më vonë, vendi ku duhej të ngrihej qyteti futurist, një sipërfaqe prej 800 hektarësh në Mbodiène, rreth 100 km nga Dakar mbeti i pashfrytëzuar. E vetmja ndërtesë që ndodhet aty është një strukturë pritjeje e papërfunduar, ndërsa mungojnë rrugët, ndërtesat, rrjeti elektrik dhe çdo shenjë tjetër e zhvillimit.

Banorët e zonës, që dikur kishin shpresuar për vende pune dhe zhvillim ekonomik, janë zhgënjyer thellësisht. “Na u premtuan shumë, por nuk kemi parë asnjë ndryshim,” shprehet një prej tyre. Ndërkohë, edhe kriptomonedha Akoin ka pasur vështirësi të shumta, duke dështuar të fitojë besimin e investitorëve dhe përballur me sfida ligjore, pasi Senegali përdor frangën CFA, të rregulluar nga Banka Qendrore e Shteteve të Afrikës Perëndimore.

Fillimisht, Akon City ishte konceptuar si një qytet i teknologjisë së lartë, i ndërtuar tërësisht me energji të rinovueshme dhe i pajisur me spital, shkolla, qendra tregtare dhe një central diellor. Por, pavarësisht deklaratave optimiste të Akon në vitin 2022, ndërtimet nuk nisën kurrë pas ceremonisë së inaugurimit.

The post Akon heq dorë nga qyteti futurist në Senegal, nis një projekt të ri më realist appeared first on iconstyle.al.

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

4 July 2025 at 20:50

Planet e Akon për të ndërtuar një qytet futurist në Senegal janë fshirë dhe tanimë ai do të fokusohet në diçka më realiste. “Projekti i Qytetit Akon nuk ekziston më”, tha për BBC drejtuesi i trupit të zhvillimit të turizmit në Senegal, Serigne Mamadou Mboup. “Fatmirësisht, është arritur një marrëveshje midis Sapco dhe Alioune Badara Thiam (Akon). Ajo që […]

The post Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes appeared first on BoldNews.al.

Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon

1 July 2025 at 11:24

Seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, është shtyrë sërish. Dako nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati, Kameleon Salillari. Ndryshe nga herët e kaluara, ai ka dërguar për mbrojtje një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes së Petrit Ismailit, i cili ishte avokati i tij deri më sot. Ky ndryshim në mbrojtje u cilësua si një nga arsyet e shtyrjes së seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë për të njohur aktet e çështjes.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se procesi është ngritur pas ankimit të të pandehurit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për gjykimin në Apel. Ai shtoi gjithashtu se mungesa e avokatëve të tjerë në seancë u konsiderua e pajustifikuar. Trupa gjykuese caktoi datën e radhës për seancën e Apelit më 11 korrik në orën 13:00.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka gjetur fajtor Vangjush Dakon për shpërdorim detyre në dy raste, duke e dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu dënimin plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për pesë vite. Tre të pandehurit e tjerë në këtë çështje, akuzuar për falsifikim dokumentesh, u dënuan me nga dy vite burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe ata u vendosën në shërbim prove.

Dako, i cili prej shkurtit 2024 ndodhet në arrest shtëpie, ka ankimuar vendimin në Apel, duke kërkuar pafajësi. Hetimi i SPAK ndaj Dakos lidhet me dy çështje kryesore. E para ka të bëjë me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, ku sipas prokurorisë, leja u përpilua dy vjet pas përfundimit të ndërtimit dhe pasi banorët tashmë banonin në objekt. Hetimi konkludon se bëhet fjalë për legalizimin e një objekti shumëkatësh, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me projektin e miratuar nga bashkia.

Akuzat e dyta lidhen me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence në projektin “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. SPAK ka konstatuar se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka bërë gabime në llogaritjen e fondit limit, duke e tejkaluar atë gati dhjetë herë në krahasim me vlerën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Megjithë evidentimin e dëmeve financiare nga dy institucione dhe njoftimin e Bashkisë së Durrësit, pagesat për projektin kanë vazhduar. Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua pas tetë muajsh nga qelia, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve të përcaktuara nga gjykata.

The post Kërkon pafajësi në Apel, shtyhet për të disatën herë seanca për Vangjush Dakon appeared first on Sot News | Lajme.

Kurti takon krerët e partive politike për të diskutuar konstituimin e Kuvendit

By: user 11
28 June 2025 at 17:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pret në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive të mëdha politike shqiptare si dhe disa të pakicave. Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Takimi i së shtunës zhvillohet pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re. Deputët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses. Për partitë që në kuvendin e kaluar ishin në opozitë, e nominuara për kryeparlamentare është figurë përcarëse, ndërsa ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues.

Menjeherë pas publikimit të aktvendimit, partitë politike e kanë interpretuar atë ndryshe. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra është i lejuar”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar që “rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt”.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi ka përcaktuar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk mund të mos shprehet e lehtësuar që kërkesa e saj për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është “pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tani. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./ REL

The post Kurti takon krerët e partive politike për të diskutuar konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit

By: Besnik
18 June 2025 at 13:26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të shtyjë seancën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për shkak të mungesës së Adrian Bulkut, njërit nga të pandehurit e çështjes.

Bulku njoftoi gjykatën se nuk mund të marrë pjesë sot në seancë dhe kërkoi caktimin e një date të re, duke shprehur dëshirën për të qenë i pranishëm ndërsa seanca e radhës u caktua të mbahet në datën për më 1 korrik në orën 10:30.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit vijon të jetë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa në shkallën e parë të gjykimit është shpallur fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtyhet seanca në Apel për Vangjush Dakon, mungon një nga të pandehurit appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje

By: V K
19 May 2025 at 14:28

Këtë të hënë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku janë të pranishëm ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj, e vlerësoi Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes për rëndësinë e tij, që shkon përtej aspektit akademik, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes ushtarakëve të vendeve të ndryshme të NATO-s dhe vendeve partnere.

Ai theksoi se ky kurs është një mundësi për të forcuar lidhjet mes vendeve të aleancës dhe miqve të Shqipërisë. Duke folur për sfidat gjeostrategjike dhe sigurinë, Presidenti theksoi nevojën për rritjen e investimeve në mbrojtje.

“Kjo është një përpjekje e vazhdueshme e institucioneve shqiptare për të rritur shpenzimet në mbrojtje”, tha ai.

Ai gjithashtu, e njohu audiencën me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në nivel ndërkombëtar, duke i dhënë rëndësi bashkëpunimit dhe forcimit të miqësisë.

“Ndërtimi i urave, jo i mureve, është thelbi i politikës sonë të jashtme, e cila është plotësisht e linjëzuar me politikën e Bashkimit Evropian. Ne, si shqiptarë, besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për miqtë tanë”, u shpreh ai.

Presidenti Begaj diskutoi me studentët për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ku theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke përmendur gjithashtu përkushtimin e Evropës ndaj rajonit pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të ngjashme, si konsolidimi i demokracisë, forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe zhvillimi ekonomik.

Ai theksoi se për t’i arritur këto objektiva, është e nevojshme që të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet.

Në fund të takimit, Këshilltarët e Presidentit,, njohën studentët me funksionet dhe rolin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe me përgjegjësitë e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare, përfshirë pozitat si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

The post Presidenti Begaj takon anëtarë të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet tona, të angazhuara për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

By: V K
18 May 2025 at 13:30

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit, pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë, për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri.

 

Presidenti Begaj, theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

The post Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit appeared first on Albeu.com.

Kryeministri britanik Keir Starmer vizitë në Kryeministri, takim me Ramën

By: V K
15 May 2025 at 11:30

Këtë të enjte, kryeministri britanik Keir Starmer, ka mbërritur në Kryeministri, pas takimit që pati me presidentin Bajram Begaj.

Ai u prit me ceremoni zyrtare, përpara se të hyjë në kryeministri dhe të zhvillojë takim “tetë a tetë” me kreun e qeverisë shqiptare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mirëpritur me një ceremoni zyrtare homologun e tij britanik, Keir Starmer, i cili po qëndron për herë të parë në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Rama theksoi se kjo vizitë, shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve dypalëshe dhe partneritetit midis Tiranës dhe Londrës.

Gjatë qëndrimit të tij, Starmer pritet të shpallë masa të reja që synojnë ndalimin e rikthimit të shtetasve shqiptarë të dëbuar më parë nga Britania e Madhe, si dhe forcimin e bashkëpunimit për goditjen e aktiviteteve kriminale financiare, përfshirë pastrimin e parave.

Në kuadër të kësaj nisme, ai do të dhurojë dy pajisje të specializuara për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, me synimin për të identifikuar më lehtë individët që përpiqen të përdorin pasaporta të rreme.

Po ashtu, Starmer pritet të bëjë publike edhe zgjerimin e grupit të përbashkët të punës për çështjet e migracionit, duke përfshirë në këtë nismë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, me qëllim krijimin e një qasjeje më të gjerë rajonale ndaj kësaj sfide.

The post Kryeministri britanik Keir Starmer vizitë në Kryeministri, takim me Ramën appeared first on Albeu.com.

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, Keir Starmer takon Begajn në Presidencë

By: V K
15 May 2025 at 10:52

Ditën e sotme, kryeministri britanik Keir Starmer, ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, presidentin Bajram Begaj.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri e para herë që një kryeministër britanik, viziton vendin tonë në këtë nivel.

Pas vizitës me presidentin, Starmer do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Të dy liderët do të mbajnë një konferencë për mediat në orën 12:40.

Kjo vizitë zhvillohet në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që mbahet më 16 maj në Tiranë, dhe ku Shqipëria është mikpritëse.

Që sot, priten të mbërrijnë në Tiranë liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndërsa aktivitetet do të zhvillohen në strukturën e përkohshme të quajtur “Shtëpia e Europës”, e ngritur në Sheshin Skënderbej.

 

The post Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, Keir Starmer takon Begajn në Presidencë appeared first on Albeu.com.

Presidentja Osmani pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

By: Kult Plus
9 May 2025 at 13:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në nevojën për konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Hargreaves rikonfirmuan përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia dhe mbrojtja, ashtu siç edhe ka patur dakordim gjatë vizitës së fundit në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy.

Një pjesë e takimit iu kushtua Procesit të Berlinit, të cilën kësaj radhe do ta organizojë Mbretëria e Bashkuar. Presidentja Osmani ritheksoi nevojën që në agjendën e këtij procesi të prioritizohet çështja e personave të zhdukur me dhunë, si një detyrim moral dhe ligjor që nuk mund të injorohet në kuadër të paqes së qëndrueshme në rajon.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të mëtejshëm në kuadër të agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), duke parë mundësitë për një rol edhe më aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të rolit të grave në proceset paqësore dhe vendimmarrëse.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe për kontributin e saj në avancimin e proceseve demokratike dhe integrimin në organizata ndërkombëtare./ KultPlus.com

Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd

29 April 2025 at 19:08

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani, është takuar të martën me shefin e stafit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviç, në Beograd.

Takimi në kryeqytetin e Serbisë erdhi rreth pesë muaj pas një takimi paraprak të këtyre dy palëve, në tetor të vitit 2024.

KFOR-i nuk dha detaje se për çfarë u diskutua në këtë takim, por vetëm shkroi në X se “ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë dhe bënë një vlerësim të përpjekjeve të tyre përkatëse”.

Ndërkohë, në uebfaqen e forcave të armatosura të Serbisë u tha se shefi i ushtrisë serbe i kërkoi komandantit të KFOR-it të sigurojë “ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë, veçanërisht për komunitetin serb”.

Sipas deklaratës së publikuar nga ushtria serbe, palët u dakorduan se situata e sigurisë në Kosovë mbetet “jostabile dhe e ndjeshme”.

“Kontaktet e rregullta në të gjitha nivelet si dhe aktivitetet e përbashkëta duhet të vazhdojnë për të ulur tensionet në terren dhe për të parandaluar përshkallëzimin e krizës”, thuhet në atë deklaratë.

KFOR-i tha se ky takim ishte pjesë e takimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me bashkëbiseduesit e tij kryesorë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës në Beograd, ai takoi edhe përfaqësuesit diplomatikë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në Serbi.

“Ai i informoi ata për aktivitetet e KFOR-it dhe për bashkëpunimin e misionit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen e palëkundur për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga KFOR-i.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Komandanti i KFOR-it takon shefin e ushtrisë serbe në Beograd appeared first on Euronews Albania.

Emocionuese: Pas 22 vitesh ndarje, Livia takon për herë të parë babain

By: V K
23 April 2025 at 11:18

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Livia Brunga, është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!

Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, Livia përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype.

Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab”.

Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin”.

Ata e mbyllën komunikimin, duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”.

The post Emocionuese: Pas 22 vitesh ndarje, Livia takon për herë të parë babain appeared first on Albeu.com.

U shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij

By: V K
20 April 2025 at 10:44

Besart Kelmendi me emrin artistik Gjesti, u shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, është pritur me përqafime nga të afërmit dhe fansat, pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri me çmimin e madh.

Momente emocionuese janë publikuar kur Gjesti është përqafuar nga prindërit e tij.

Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar.

Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut.

U kry çdo sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.

The post U shpall fitues i “Big Brother Vip Albania 4”, momenti emocionues kur Gjesti takon prindërit e tij appeared first on Albeu.com.

Osmani takon Erdogan: Turqia mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës

11 April 2025 at 13:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka lartësuar të premten marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se Turqia është dhe do të mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

“Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha ajo.

Të premten në Antalia nisi edicioni i katërt i Forumit dyditor të Diplomacisë, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, nën patronazhin e Erdoganit.

Forumi këtë vit trajton temën “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”, e cila pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të vihet në pah si forcë stabilizuese, mes rritjes së tensioneve globale.

Osmani e përshkroi Erdoganin si “lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses”.

“Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Osmani takon Erdogan: Turqia mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex

22 March 2025 at 12:26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it. Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij. Ai takoi gruan dhe 3 vëllezërit e tij të cilët në dalje thanë se është mirë me shëndet, po s’kanë të drejtë të flasin. Gjatë ditës, Thaçi pritet […]

The post Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dënon Alqi Bllakon, ja sa vite burg do të vuajë ish-deputeti i PS

By: V K
11 March 2025 at 14:25

Gjykata e Posaçme, ka dënuar këtë të martë ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako.

Bllako u dënua me katër vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Bllako u dënua në mënyrë përfundimtare me 2 vite e 8 muaj burg.

The post GJKKO dënon Alqi Bllakon, ja sa vite burg do të vuajë ish-deputeti i PS appeared first on Albeu.com.

3 gjëra që s’duhet të harrojmë të bëjmë kur zgjohemi në mëngjes

By: gaze tare
15 February 2025 at 08:06

Ekspertët e shëndetit theksojnë se disa zakone të thjeshta, por të rëndësishme, janë thelbësore për një ditë të suksesshme dhe energjike. Një prej tyre është pirja e ujit sapo të zgjohesh. Kjo ndihmon në hidrimin e trupit pas orëve të gjumit, kur trupi ka humbur lëngje dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes dhe metabolizmit.

Një tjetër zakon i mirë është stretching ose ushtrime të lehta për të çliruar tensionet dhe për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Kjo mund të të ndihmojë të ndihesh më energjik dhe të jesh më i fokusuar gjatë ditës. Po ashtu, një mëngjes i shëndetshëm, që përfshin fruta, proteina dhe fibra, është esencial për të furnizuar trupin me energji për gjithë ditën.

Pra këto hapa të thjeshtë mund të bëjnë një ndryshim të madh në mënyrën se si ndiheni dhe si përballeni me sfidat e ditës!

The post 3 gjëra që s’duhet të harrojmë të bëjmë kur zgjohemi në mëngjes appeared first on iconstyle.al.

Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait

By: user 2
13 January 2025 at 17:43

Për shumkënd ishte i habitshëm dhe jo proporcional një monolog prej 35 minutash i kryemistrit Rama me rastin e deklarimit nga SPAK se vëllai i tij nuk rezultonte i përfshirë në çështjen e trafikiut të kokainës, të njohur si dosja Xibraka. Ndonëse Gazmend Bardhi, njeriu që inicioi verifikimin e implikimit ose jo të Olsi Ramës, e cilësoi qesharake dhe jo përfundimtare deklaratën e prokurorisë, kryeministri ka përfituar nga rasti për t’iu drejtuar qytetarëve me një fjalim të pazakontë, si një alibi patetike për gjithë veprimtarinë e tij politike e njerëzore.

Me tonet dramatike, interpretimin me një zë që dridhej dhe sytë që tregonin lëndimin e padrejtë, Edi Rama foli për brengat e prindërve të ndarë nga jeta, për seksualitetin e tij, për skizofreninë e sajuar, akuzat për dhunë në familje e deri tek ajo për atësinë e djalit të tij. Një rrëfim i pakërkuar që, detyrimisht të çonte tek pyetja: pse e gjithë kjo valë viktimizimi patetik, edhe nëse SPAK i kishte dhënë të drejtë vëllait të tij? 

Besoi në pavarësinë e SPAK/ Gaz Bardhi rrezikon burgun si Ervin Salianji

Arsyeja e elegjisë së Edi Ramës për veten, mund të kuptohej vetëm në fund të 35 minutave, kur në emër të poshtërsisë që kundërshtarët i paskëshin bërë atij, ai u kërkoi votat shqiptarëve për një mandat të katërt. Për të arritur në këtë kërkesë, Rama shfrytëzoi të vëllain si alibi për të gjitha mëkatet, skandalet dhe aferat korruptive që rëndojnë mbi atë dhe qeverinë e tij. Mesazhi që ai u mundua të përcjellë, duke iu referuar pjestarëve të familjes me qëllim të qartë ndjeshmërinë e publikut, ishte ai se ashtu si në rastin e Olsit edhe të gjitha akuzat e tjera ndaj tij nuk janë të vërteta. Se ato nuk kanë për bazë realitetin, por hakmarrjen e verbër ndaj suksesit të tij si politikan. Nëpërmjet Olsit, Edi Rama tentoi të zhbëjë edhe Tahirin, Beqajn, Ahmetajn, Kokën, Bllakon, Prengën, Ndokën, Roshin, Çyrben, e dhjetra të tjerë duke i servirur jo si produkte të sistemit që ai ka ngritur, jo si përgjegjësi politike, por si devijime që opozita i përdor me patëdrejtë për të goditur figurën e tij të pastër si kristali.

Jo pa qëllim, ndonëse nuk e kishte përmendur askush, ai e nisi rrëfimin e tij me aspektin personal për të dalë pastaj si rrjedhojë “logjike” edhe tek profili politik. Apologjia e kreut të organizatës së Rilindjes ishte e ndërtuar mbi këtë dikotomi. Pra nuk jam homoseksual siç më kanë akuzuar, por nuk kam as saraje. Nuk jam skizofren, por nuk kam përfituar asnjë kokërr leku. Nuk kam dhunuar gratë e familjes, por nuk kam lidhje me asnjë kriminel. Nuk kam shpifur ndaj babait tim, por nuk kam vjedhur apo blerë zgjedhjet…

Në një gjysëm rasti që iu dha, nëpërmjet “çlirimit” të të vëllait nga implikimi në një aferë të rëndë, Edi Rami provoi të përfitojë për të barabitur kësisoj të gjitha akuzat ndaj tij. Por problemi i kryeministrit nuk është i vëllai, të cilin nuk e ka zgjedhur vetë, por ata që ai zgjedh për të qeverisur shqiptarët dhe për të cilët edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë pikën e përgjegjësisë politike. Çfarë lidhje kanë të ndjerët Aneta e Kristaq me skandalet elektorale të Dibrës, Durrësit apo Elbasanit? Po orientimi seksual i kryeministrit ku ndikon tek sterilizimi apo inceneratorët? Nëse zëvendësi i tij ka denoncuar se bashkëshortja e kryministrit abuzon me pushtetin e këtij të fundit te AKSHI apo e bija ka përfituar tek projekti i Eko Parkut, ku hyn akuza për skizofreni apo dhunë ndaj grave?

Gaz Bardhi nxjerr dokumentin/ Olsi Rama pjesë e grupit të kokainës së Xibrakës

Pra është e qartë se i gjithë parashtrimi emocional i monologut të Ramës me rastin e Olsit, nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë propagandistike për t’u parë nga shqiptarët si viktimë edhe për gjëmat e Rilindjes në këto 12 vjet. Dhe ndonëse qëllimi për t’ia bërë publikut “mishin me kokrra” ishte primar, kryeministri nuk e përmbante dot gjuhën e urrejtjes duke e zhvlerësuar instiktivisht dëshirën për t’u dukur si viktimë. Jashtënxjerrje, palo djalë, tutor, zorrë jashtëderdhje etj, ishin shpërthimet e “viktimës” që po e tret jetën për të mirën e Shqipërisë. 

E nëse elegjia e Ramës për veten nuk do të ishte një monolog, përballë tij do të kishte mjaftuar vetëm një pyetje për të kuptuar thelbin e rrëfimit patetik: Po mirë Olsi e të gjitha akuzat personale janë shpifje të ulëta, po shokët e armëve, banditët e zgjedhjeve, milionat e avulluara, hajdutët e ministrive e bashkive, kriminelët jashtë e brenda, i zgjodhe vetë apo t’i caktuan opozita, kanalet e portalet? Rasti i Olsit nuk është i vlefshëm për të bërë katharsisin e Rilindjes. Përndryshe kthehet në rastin tipik të përdorimit të familjes për kredite politike, pikërisht ai për të cilin Edi Rama akuzoi kundërshtarët në monologun 35 minuta.

©Lapsi.al

The post Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait appeared first on Lapsi.al.

❌
❌