Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama me dy standarde/ Aktivisti: Mund ta përdorë PS si “mburojë” për Olsin

By: Oldi
26 February 2025 at 11:48

Avokati dhe aktivisti i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska tregon sjelljen me standard të dyfishtë të kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë. Laska shkruan se Rama deri dje distancohej nga zyrtarët e korruptuar, kurse sot kreu i qeverisë është shndërruar në një studio avokatie ndaj çdo të akuzuari. Aktivisti paralajmëron se Rama në të ardhmen mund […]

The post Rama me dy standarde/ Aktivisti: Mund ta përdorë PS si “mburojë” për Olsin appeared first on BoldNews.al.

“Xibraka”/ Rama: Shpifësi po s’perdridhet. Replikon Bardhi: Je i rënduar psikologjikisht

By: Oldi
25 February 2025 at 13:07

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë thotë se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura. Çështja lidhet me akuzat publike […]

The post “Xibraka”/ Rama: Shpifësi po s’perdridhet. Replikon Bardhi: Je i rënduar psikologjikisht appeared first on BoldNews.al.

“Krimet nuk mbulohen”, Berisha paralajmëron publikimin e fakteve për lidhjet e Ramës: SPAK mbyll sytë ndaj dosjeve të..

20 January 2025 at 17:53

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e kryeministrit Sali Berisha për kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama, pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë pretendimet e tij se shtetasi Zaho Koka ka dorëzuar foto që provojnë lidhjet e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, me trafikantët e kokainës në dosjen “Xibraka”.

Në reagimin e tij, Berisha e akuzon kreun e SPAK si zëdhënës të kryeministrit dhe pretendon se Dumani po fle mbi dosjet e krimit, duke u përpjekur të fshehë provat që sipas tij inkriminojnë Olsi Ramën.

REAGIMI I BERISHËS:

Sot, pasi denoncova para ‘SKRAP-it të Partisë’ fshehjet e krimit të Olsi Xibrakës, mashtrimin e tij publik duke deklaruar se kishte udhëtuar vetëm një herë me makinën e udhëtimit të drejtuesve të grupit të Xibrakës, ndërkohë që me dokumente zyrtare faktohet se Olsi Rama ka përdorur makinën e drejtuesve të bandës për të kaluar kufirin jo një, por së paku pesë herë, reagoi jo Olsi, por vëllai i Olsit, me zëdhënësin e tij, Altin Lala.

Edi Rama, me zëdhënësin e tij Lala, nuk dha asnjë provë apo fakt se Olsi Rama nuk kishte kryer mashtrim publik, duke deklaruar se kishte udhëtuar vetëm një herë me makinën e udhëtimit të drejtuesve të grupit të Xibrakës, ndërkohë që faktohet se ka udhëtuar shumë herë me atë makinë.

Përveç kësaj, Edi Rama, me zëdhënësin e tij në ‘Skrapin e Partisë’, i cili fle mbi dosjet e krimit dhe copëton e mbyll krime të rënda të skapistëve dhe politikanëve qeveritarë, mendon t’i diktojë opozitës se çfarë mund të publikojë dhe çfarë nuk mund të publikojë ajo.
Me reagimin e sotëm, Edi dhe Olsi Rama, me zëdhënësin e tyre mercenar Altin Lala, faktuan se janë të tmerruar nga krimet dhe lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin.

Me këtë rast, iu bëj të ditur atyre, por edhe gjithë shqiptarëve, se Partia Demokratike, në emër të interesit publik, do të publikojë çdo fakt, provë apo dokument që faktojnë lidhjet me krimin të Edi Ramës, familjarëve të tij, qeveritarëve, deputetëve, narko-zyrtarëve, narko-skapistëve apo narko-gjykatësve të narkoshtetit shqiptar dhe do t’i denoncojë këto lidhje para opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar!

Me këtë rast, PDSH fton qytetarët, por edhe punonjësit e ndershëm të administratës, t’i dërgojnë asaj çdo provë, fakt apo dokument që provojnë lidhjet e pushtetit me krimin.

The post “Krimet nuk mbulohen”, Berisha paralajmëron publikimin e fakteve për lidhjet e Ramës: SPAK mbyll sytë ndaj dosjeve të.. appeared first on Sot News | Lajme.

Denoncimi i Berishës për Olsi Ramën, reagon SPAK: S’ka ardhur kallëzim nga Zaho Koka

20 January 2025 at 16:38

SPAK ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berishës i cili ngriti pretendimet se në BKH është bërë një kallëzim penal nga ana e personit Zaho Koka për vëllain e kryeministrit Rama. Berisha deklaroi se në këtë kallëzim jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B

Në reagimin e SPAK thuhet se pas kësaj deklarate të Berishës, kreu i SPAK, Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme lidhur me këtë kallëzim, por ka rezultuar se një kallëzim apo denoncim i tillë nga Zaho Koka nuk është bërë.

Reagimi i SPAK:

Në përgjigje të interesit tuaj: Nisur nga deklarata e bërë në media, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme, nëse është dërguar në BKH ndonjë shkresë nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka, ku jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B

Përmes kësaj shkresë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z.Altin Dumani ka kërkuar nëse është dërguar një informacion i tillë, është regjistruar apo caktuar ndonjë hetues i BKH-së (cili prej tyre) dhe nëse është bërë verifikimi i tij.  Z.Dumani ka kërkuar gjithashtu të informohet nëse kanë përfunduar verifikimet e kryera dhe cila është procedura. Më datë, 14.01.2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes një shkresë sqaroi se:

“Nga verifikimet e kryera në Sekretari, Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Denoncimi i Berishës për Olsi Ramën, reagon SPAK: S’ka ardhur kallëzim nga Zaho Koka appeared first on Euronews Albania.

Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë! Emri i tij nuk është regjistruar si person në hetim

20 January 2025 at 13:35

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë një takimi me gazetarët iu përgjigj interesit të tyre mbi disa çështje të drejtësisë.

I pyetur në lidhje me pezullimin e hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, Dumani theksoi se ndaj tij nuk u gjet asnjë provë, ndryshe nga pretendimet e deputetit të PD-së Gazment Bardhi si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015.

‘Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

/a.f/

The post Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë! Emri i tij nuk është regjistruar si person në hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi!

20 January 2025 at 13:23

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku ka folur dhe në lidhje me bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. I pyetur për bisedat e politikanëve në këtë aplikacion dhe pse nuk procedohen ata, Dumani u “mburr” me arrestimin e deputetit të PS-së Jurgis […]

The post Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi! appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën. Çfarë thotë për Olsi Ramën

By: fra nc
20 January 2025 at 12:54

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, zhvilloi këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku dha komente mbi hetimet e disa çështjeve të rëndësishme të SPAK, përfshirë dosjen e njohur si “Toyota Yaris” dhe hetimet e kryera në lidhje me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama.

Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.

Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.

“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.

Dumani dha një përshkrim të shkurtër mbi hetimet që u kryen në lidhje me Olsi Ramën. Sipas tij hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

“Hetimet janë në vazhdim, dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hetimet për “Toyota Yaris”, Dumani paralajmëron Berishën. Çfarë thotë për Olsi Ramën appeared first on Euronews Albania.

“Xibraka”/ Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë, emri i tij s’është regjistruar si person në hetim

By: V K
20 January 2025 at 13:51

Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët, ku iu përgjigj interesimit të tyre mbi disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë.

Sa i përket pezullimit të hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit, Dumani thekson se ndaj tij nuk u gjet asnjë provë, ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Gazment Bardhit si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015.

“Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë.

U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”.

The post “Xibraka”/ Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë, emri i tij s’është regjistruar si person në hetim appeared first on Albeu.com.

Gazment Bardhi nxjerr dokumentin: Olsi Rama ka udhëtuar me makinën e Xibrakës

By: user 6
16 January 2025 at 22:31

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.

“Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.

Ky është Tims-i zyrtar.

Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.

Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.

Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.

Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.

Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.

I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen’, – tha ndër të tjera Gazment Bardhi. 

The post Gazment Bardhi nxjerr dokumentin: Olsi Rama ka udhëtuar me makinën e Xibrakës appeared first on Lapsi.al.

Çështja “Xibraka”/ Bardhi nxjerr dokumentin: Ja prova që Olsi Rama ka përdorur makinën e ‘kokainës’

16 January 2025 at 21:34

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar sot dokumentin e sistemit TIMS, ku është shënuar që Olsi Rama ka përdorur 7 herë makinën që përdorej nga grupi kriminal që ngriti laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Gjatë diskutimit në një studio televizive Bardhi është shprehur se, deklarata e SPAK i tregoi se në Shqipëri, ka persona të paprekshëm, si Edi Rama dhe familja e tij, apo bashkëpunëtor të afërt të tij.
Unë kam nxjerrë dokumentin e përdorimit 7 herë të Olsi Ramës, të makinës që përdorte grupi kriminal i laboratorit të Xibrakës, vëllai i kryeministrit ka dalë publikisht dhe ka thënë se unë rastësisht e kam përdorur vetëm 1 herë.

Ky është Tims-i zyrtar.

Tani prokurori duhet të dalë e të më thotë mua, a e kam sajuar unë këtë dokument, a është Tims zyrtar, a është e vërtetë që e ka përdorur 7 herë dhe jo njëherë rastësisht siç gënjeu Olsi Rama.

Askush nuk e dinte, së pari nuk u dinte se kishte një dosje me fraksion, që ishte varrosur me këtë procedurën e pezullimit. Ndiqet procedura e pezullimit, pas 10 vitesh është shumë e vështirë të mbledhësh prova.

Kur ti heton 8-9 apo 10 muaj dhe nuk i gjen dot autorët, çoje çështjen për pushim. Të shohin qytetarët, gazetarët se kush janë të dhënat e kësaj dosje dhe pamundësia e identifikimit të tyre.

Por nëse ti thua që këtij individi i di moshën fiks 45 vjeç, por nuk i gjej dot emrin, do të thotë se, ti ose e di identitetin e personit, sa kohë i ke gjetur moshën, ose ti ke një dhunti që duhet të na e thuash dhe ne.

Kur policia kërkon të identifikojë një person që e ka me fotot, por nuk i gjen identitetin atëherë i kërkon ndihmë publikut, na ndihmoni ta identifikojmë, madje i vendos dhe shpërblim. E këtu bëhet fjalë për një organizatë kriminale që për herë të parë ngre një laborator kokaine, nuk ka interes prokuroria ti identifikojë këto persona, atëherë pse nuk e publikon foton e personave të paidentifikuar. Nëse nuk ka foto, atëherë fotot janë zhdukur, se nuk ka raport vëzhgimi pa foto.

I gjithë ai njoftim provon vetëm atë që unë kam thënë ditën e parë, që në Shqipëri ka persona të paprekshëm, duke filluar me Edi Ramën, familjen e tij, apo bashkëpunëtorë që Edi Rama i konsideron njerëz që i duhen’, tha ndër të tjera Gazment Bardhi

The post Çështja “Xibraka”/ Bardhi nxjerr dokumentin: Ja prova që Olsi Rama ka përdorur makinën e ‘kokainës’ appeared first on Sot News | Lajme.

Bardhi akuzohet për shpifje pas akuzave ndaj Olsi Ramës, Gjikondi i përgjigjet: Kjo është taktikë e Berishës, Rama do..

14 January 2025 at 19:45

Akuzat e Gazmend Bardhit lidhur me implikimin e Olsi Ramës në çështjen ‘Xibraku’ u mohuan nga Gjykata e Posacme e cila e shpalli vëllain e kryeministrit të paimplikuar.

Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se Rama ka një shkak të ligjshëm për të proceduar Gazmend Bardhin për shpifje. Sipas saj, kjo është politikë e Berishës i cili nuk e sulmon kundërshtarin me argumenta, por përdor mjete denigruese duke ndërhyrë në familje.

” Në rast se do procedohet nga Rama që duhet ta procedoj, Gazi ashtu si idhulli i tij Berisha mendon se kundërshtari nuk sulmohet me argumenta, por nga rrethi familjar. Mendoj që Rama nuk duhet të reduktohet në deklarata televizive, por duhet të marr hapa konkret që të jetë shembull për të tjerët që goditen nga politika e Berishës dhe dishepujve të tij. Edhe në 2020 Bardhi ka akuzuar Olsin për një makinë Lincoln që e përdorte dhe Rama. Është qesharake dhe këta s’janë as burra, janë frikacakë. Kur u hap cështja në Spak nuk ka bërë kallëzim ka dhënë thjesht informacion.

Kur është bërë hetimi për Xibrakun në pushtet ka qenë Berisha dhe në rast se vëllai i tij do kishte të bënte me atë, do tu kishin dale të gjithë elementët. Është tipike e Berishës që të bën për budalla dhe merret me familjen. Rama mund të ketë 100 kusure, sepse mendoj që ka pasur në rrethin e tij politike shumë të korruptuar, por ti hysh në familje, te gruaja, te djali, te vëllai më shumë e dëmton. Neni 120 i kodit penal për shpifjet publike.

Në PD e Berishës ke burra dhe gra që dalin akuzojnë dhe shpifin dhe nga krahu tjetër askush nuk ndihet. Vërtet vëllai i kryeministrit ka bërë kallëzim në prill, por mendoj që vetë Rama duhet t’i lërë retorikat dhe nuk ja vlen që të komentonte vendimin e SPAK sepse përsa kohë flet SPAK, i prish punë. Mendoj që vërtet Rama ka një shkak të ligjshëm ligjor dhe duhet ta procedojë.

Shpifja dënohet deri në 3 vite burg, është arma e preferuar e Berishës. Këto kanë modelin e Berishës që ka politikë denigruese, ti vërtet mund të kesh një kundërshtar që e kritikon e akuzon, por nëse kalon në denigrime familjare në shpifje.

Këta nuk po e ndjejnë pulsin e elektoratit. Berisha ka një komand në trurin e tij dhe ul seriozitetin dhe dëmton shqipërinë. Ketu është imoraliteti i politikës që kur ka interesa flet, kur nuk ka nuk flet.”

The post Bardhi akuzohet për shpifje pas akuzave ndaj Olsi Ramës, Gjikondi i përgjigjet: Kjo është taktikë e Berishës, Rama do.. appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja ‘Xibraku’/ Avokati Petraj zbulon detajet: Bardhi mund të përballet me akuza për shpifje dhe kallëzim të rremë

13 January 2025 at 21:43

Dosja ‘Xibraku’ është rikthyer sërish në fokus dhe nga hetimet e fundit u vërtetua që Olsi Rama, vëllai i kryeministrit nuk është i implikuar.

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Gaz Bardhi e ka të vështirë shfajësimin dhe se mund të kemi të bëjmë me kallëzim të rremë.

“ Ka shumë dosje të pezulluara që rrijnë flenë. Gaz Bardhi ka bërë kallëzim penal dhe ka depozituar disa elementë që vëllai i kryeministrit është i përfshirë në dosjen ‘Xibraku’. Ai është kallëzim dhe faktikisht nuk kemi denoncim publik, por nga ajo që di unë është një kallëzim penal që ka bërë zoti Bardhi. Ai ka të drejtë shfajësimi, por do jetë e vështirë sepse u përfshi në një dosje të abuzuar politikisht. U futën dhe institucione që ushqenin këtë grup kriminal si shërbimet sekrete gjermane dhe kemi një përfundim dosje për persona të caktuar.

Më e pakta mund të jetë shpifja, por mund të kemi edhe kallëzim të rremë. Shpifja është një element tjetër. Kallëzimi i rremë është kur depoziton dicka, por minimumin duhet të jetë shpifja.” – u shpreh avokati Petraj

The post Dosja ‘Xibraku’/ Avokati Petraj zbulon detajet: Bardhi mund të përballet me akuza për shpifje dhe kallëzim të rremë appeared first on Sot News | Lajme.

Shkullaku: Nuk ka dalë Olsi i pafajshëm, thjesht SPAK i bëri dhuratë Ramës para zgjedhjeve

By: Ela
13 January 2025 at 22:07

Gazetari Armand Shkullaku deklaron se Olsi Rama nuk është shpallur i pafajshëm dhe as i fajshëm. Shkullaku u shpreh se, përgjigja e SPAK për çështjen e Olsi Ramës, është thjeshtë një dhuratë për Edi Ramën e bërë parazgjedhjeve. Shkullaku shprehet se SPAK nuk e ka mbyllur juridikisht dosjen ‘Xibraka’ dhe i thotë Ramës “merre një […]

The post Shkullaku: Nuk ka dalë Olsi i pafajshëm, thjesht SPAK i bëri dhuratë Ramës para zgjedhjeve appeared first on BoldNews.al.

Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait

13 January 2025 at 18:36

Nga Armand Shkullaku Për shumkënd ishte i habitshëm dhe jo proporcional një monolog prej 35 minutash i kryemistrit Rama me rastin e deklarimit nga SPAK se vëllai i tij nuk rezultonte i përfshirë në çështjen e trafikiut të kokainës, të njohur si dosja Xibraka. Ndonëse Gazmend Bardhi, njeriu që inicioi verifikimin e implikimit ose jo […]

The post Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait appeared first on BoldNews.al.

Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait

By: user 2
13 January 2025 at 17:43

Për shumkënd ishte i habitshëm dhe jo proporcional një monolog prej 35 minutash i kryemistrit Rama me rastin e deklarimit nga SPAK se vëllai i tij nuk rezultonte i përfshirë në çështjen e trafikiut të kokainës, të njohur si dosja Xibraka. Ndonëse Gazmend Bardhi, njeriu që inicioi verifikimin e implikimit ose jo të Olsi Ramës, e cilësoi qesharake dhe jo përfundimtare deklaratën e prokurorisë, kryeministri ka përfituar nga rasti për t’iu drejtuar qytetarëve me një fjalim të pazakontë, si një alibi patetike për gjithë veprimtarinë e tij politike e njerëzore.

Me tonet dramatike, interpretimin me një zë që dridhej dhe sytë që tregonin lëndimin e padrejtë, Edi Rama foli për brengat e prindërve të ndarë nga jeta, për seksualitetin e tij, për skizofreninë e sajuar, akuzat për dhunë në familje e deri tek ajo për atësinë e djalit të tij. Një rrëfim i pakërkuar që, detyrimisht të çonte tek pyetja: pse e gjithë kjo valë viktimizimi patetik, edhe nëse SPAK i kishte dhënë të drejtë vëllait të tij? 

Besoi në pavarësinë e SPAK/ Gaz Bardhi rrezikon burgun si Ervin Salianji

Arsyeja e elegjisë së Edi Ramës për veten, mund të kuptohej vetëm në fund të 35 minutave, kur në emër të poshtërsisë që kundërshtarët i paskëshin bërë atij, ai u kërkoi votat shqiptarëve për një mandat të katërt. Për të arritur në këtë kërkesë, Rama shfrytëzoi të vëllain si alibi për të gjitha mëkatet, skandalet dhe aferat korruptive që rëndojnë mbi atë dhe qeverinë e tij. Mesazhi që ai u mundua të përcjellë, duke iu referuar pjestarëve të familjes me qëllim të qartë ndjeshmërinë e publikut, ishte ai se ashtu si në rastin e Olsit edhe të gjitha akuzat e tjera ndaj tij nuk janë të vërteta. Se ato nuk kanë për bazë realitetin, por hakmarrjen e verbër ndaj suksesit të tij si politikan. Nëpërmjet Olsit, Edi Rama tentoi të zhbëjë edhe Tahirin, Beqajn, Ahmetajn, Kokën, Bllakon, Prengën, Ndokën, Roshin, Çyrben, e dhjetra të tjerë duke i servirur jo si produkte të sistemit që ai ka ngritur, jo si përgjegjësi politike, por si devijime që opozita i përdor me patëdrejtë për të goditur figurën e tij të pastër si kristali.

Jo pa qëllim, ndonëse nuk e kishte përmendur askush, ai e nisi rrëfimin e tij me aspektin personal për të dalë pastaj si rrjedhojë “logjike” edhe tek profili politik. Apologjia e kreut të organizatës së Rilindjes ishte e ndërtuar mbi këtë dikotomi. Pra nuk jam homoseksual siç më kanë akuzuar, por nuk kam as saraje. Nuk jam skizofren, por nuk kam përfituar asnjë kokërr leku. Nuk kam dhunuar gratë e familjes, por nuk kam lidhje me asnjë kriminel. Nuk kam shpifur ndaj babait tim, por nuk kam vjedhur apo blerë zgjedhjet…

Në një gjysëm rasti që iu dha, nëpërmjet “çlirimit” të të vëllait nga implikimi në një aferë të rëndë, Edi Rami provoi të përfitojë për të barabitur kësisoj të gjitha akuzat ndaj tij. Por problemi i kryeministrit nuk është i vëllai, të cilin nuk e ka zgjedhur vetë, por ata që ai zgjedh për të qeverisur shqiptarët dhe për të cilët edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë pikën e përgjegjësisë politike. Çfarë lidhje kanë të ndjerët Aneta e Kristaq me skandalet elektorale të Dibrës, Durrësit apo Elbasanit? Po orientimi seksual i kryeministrit ku ndikon tek sterilizimi apo inceneratorët? Nëse zëvendësi i tij ka denoncuar se bashkëshortja e kryministrit abuzon me pushtetin e këtij të fundit te AKSHI apo e bija ka përfituar tek projekti i Eko Parkut, ku hyn akuza për skizofreni apo dhunë ndaj grave?

Gaz Bardhi nxjerr dokumentin/ Olsi Rama pjesë e grupit të kokainës së Xibrakës

Pra është e qartë se i gjithë parashtrimi emocional i monologut të Ramës me rastin e Olsit, nuk ishte gjë tjetër veçse një tentativë propagandistike për t’u parë nga shqiptarët si viktimë edhe për gjëmat e Rilindjes në këto 12 vjet. Dhe ndonëse qëllimi për t’ia bërë publikut “mishin me kokrra” ishte primar, kryeministri nuk e përmbante dot gjuhën e urrejtjes duke e zhvlerësuar instiktivisht dëshirën për t’u dukur si viktimë. Jashtënxjerrje, palo djalë, tutor, zorrë jashtëderdhje etj, ishin shpërthimet e “viktimës” që po e tret jetën për të mirën e Shqipërisë. 

E nëse elegjia e Ramës për veten nuk do të ishte një monolog, përballë tij do të kishte mjaftuar vetëm një pyetje për të kuptuar thelbin e rrëfimit patetik: Po mirë Olsi e të gjitha akuzat personale janë shpifje të ulëta, po shokët e armëve, banditët e zgjedhjeve, milionat e avulluara, hajdutët e ministrive e bashkive, kriminelët jashtë e brenda, i zgjodhe vetë apo t’i caktuan opozita, kanalet e portalet? Rasti i Olsit nuk është i vlefshëm për të bërë katharsisin e Rilindjes. Përndryshe kthehet në rastin tipik të përdorimit të familjes për kredite politike, pikërisht ai për të cilin Edi Rama akuzoi kundërshtarët në monologun 35 minuta.

©Lapsi.al

The post Olsi Rama, si alibi për mëkatet e të vëllait appeared first on Lapsi.al.

Berisha: BKH nuk ka hetuar denoncimin për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës

13 January 2025 at 13:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat që përfshijnë vëllain e tij, Olsi Ramën.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka bërë një denoncim të ri, duke publikuar një foto të Olsi Ramës dhe Genti Xhixhës në një makinë në një qytet evropian.

Ai ka pretenduar se kjo foto nuk është hetuar nga asnjë agjent, dhe ka akuzuar kryeministrin se ka gënjyer kur ka deklaruar se Olsi Rama ka përdorur makinë të grupit të Xibrakës vetëm një herë.

Berisha ka bërë publike edhe një letër anonime që është protokolluar në datën 7 dhjetor 2024 nga BKH dhe që përmban informacion rreth Olsi Ramës dhe Genti Xhixhës.

Ai ka theksuar se letra përfshin një foto dhe informacion për një rrëmbim biznesmeni që ka ndodhur në vitin 2015. Sipas Berishës, ndërprerja e hetimeve për këtë rast është urdhëruar nga një funksionar i BKH-së, e cila është nën drejtimin e Aida Hajnos, e cila është e lidhur me kryeministrin Rama.

Berisha ka përmendur gjithashtu se për këtë çështje do të ketë më shumë lajme dhe ka paralajmëruar kryeministrin të mos i shqetësojë qytetarët me këto çështje.

The post Berisha: BKH nuk ka hetuar denoncimin për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës appeared first on Sot News | Lajme.

“Prokurori gënjen”/ Çështja ‘Xibraka’, Bardhi: Nuk ka vendimin e pushimit nga gjykata

By: Ardit
13 January 2025 at 14:08

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e SPAK për dosjen ‘Xibraka’, ku ka akuzuar prokurorin se po gënjen për mbylljen e çështjes. Bardhi shkruan në rrjetet sociale se është gjykata del në konkluzionin për pushimin e çështjes. “Nëse gjykata nuk është shprehur, çfarë hetimi ka përfunduar dhe […]

The post “Prokurori gënjen”/ Çështja ‘Xibraka’, Bardhi: Nuk ka vendimin e pushimit nga gjykata appeared first on BoldNews.al.

Berisha: SPAK e amnistoi Olsi Ramën, por për të ka hetime të tjera

By: Ardit
13 January 2025 at 12:41

Pasi SPAK pezulloi hetimin e Olsi Ramës për çështjen ‘Xibraka’, kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama se do të ngrejë padi ndaj kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Berisha tha se SPAK nuk e ka hetuar Olsi Ramën, por ai theksoi se për vëllain e kryeministrit ka hetime […]

The post Berisha: SPAK e amnistoi Olsi Ramën, por për të ka hetime të tjera appeared first on BoldNews.al.

“Gjithçka u diskutua në 2016”, Felaj për dosjen “Xibraka”: Asnjë provë për Olsi Ramën, akuzat e PD-së janë shpifje

12 January 2025 at 20:39

Ermonela Felaj, Deputete e Partisë Socialiste, ishte e ftuar këtë të diel në një emision televiziv, ku ndër të tjera foli edhe për dosjen “Xibraka”.

Deputetja e PS-së u shpreh se PD është kujtuar pas 10 vjetësh për këtë dosje. “Kjo është një çështje që PD dhe disa zëdhënës të saj u kujtuan ta lexojnë pas 10 vjetësh. Në vitin 2016 është ngritur një komision hetimor për Policinë e Shtetit dhe aty është marrë edhe dosja në fjalë. Prandaj, kjo është e gjitha një shpifje e ngritur nga fillimi në fund dhe mendoj se nuk ka më vend për koment”, tha deputetja.
Për Ermonela Felajn, Partia Demokratike po krijon alibi për humbjen e radhës së saj.

“Diskutimi në fjalë është bërë 10 vite më parë në një komision hetimor të kërkuar nga opozita dhe të drejtuar nga opozita. Gjithçka nga ajo dosje ka qenë publike. Përpjekja për të montuar një shpifje lidhet me faktin që PD është duke ndërtuar alibinë e humbjes dhe këtë e ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara”, tha Felaj.

SPAK reagoi dy ditë më parë për këtë dosje duke thënë se nuk ka gjetur asnjë provë që të përfshijë Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi zyrtar, SPAK konfirmoi mbylljen e hetimit të nisur pas një kallëzimi të deputetit demokrat, Gazment Bardhi, që pretendonte se Olsi Rama kishte lidhje dhe kontakte me persona të dënuar në lidhje me laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë.

“Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë”, thuhej në reagimin zyrtar të SPAK.

The post “Gjithçka u diskutua në 2016”, Felaj për dosjen “Xibraka”: Asnjë provë për Olsi Ramën, akuzat e PD-së janë shpifje appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK nuk e njohim Olsi Ramën 45 vjeç, ai është 55 vjeç

By: Ardit
12 January 2025 at 19:48

Nga Basir Çollaku Prokuroria e Posaçme pezulloi sërish “Xibrakën” ku po kërkohej të hetohej ku përfshihej në trafik droge Olsi Rama. Prokurori Alfred Shehu është afërmendsh ai që gënjeu në ngjarjen e rëndë në Elbasan kur u vra Pjetin Xhuvani dhe për makinën me materiale elektorale në prill 2021 Nuk e njohim. Nuk e dimë. […]

The post SPAK nuk e njohim Olsi Ramën 45 vjeç, ai është 55 vjeç appeared first on BoldNews.al.

❌
❌