Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës

By: us er1
9 July 2025 at 14:53

Një furtunë tre ditore në gotë, që fanepset sa herë që Erion Veliaj shpreson për ndryshimin e masës së arrestit, ka prodhuar një situatë komike, sidomos në disa studio televizive, ku media dhe mediatikë të pushtetit ankohen e thërrasin se drejtësia e re, e veçanërisht SPAK, kontrollohen politikisht nga… opozita. Sipas tyre, këto organe kanë frikë kur bërtet Berisha dhe i lirojnë dhëndrrin dhe nuk pyesin për Edi Ramën kur i arrestojnë të vetët. Kjo tezë, sa qesharake aq edhe haluçinante, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Lartë për Erion Velinë, rrëshkiti drejt përçartjes totale ndërsa rasti i këtij të fundit u servir si diktat i Dumanit mbi mazhorancën, standart i dyfishtë i SPAK- i ashpër me rilindjen dhe tolerant me opozitën- e deri si shenjë e qartë e dështimit të reformës në drejtësi.

Që SPAK ashtu si dhe organet e tjera të drejtësisë së re, janë të kontrolluara dhe të dirigjuara politikisht, ky tashmë është një fakt evident. Madje edhe në rastin e Erion Velisë. Por situata komike e përmendur më lart nuk buron nga ky fakt, por nga absurdi ku gjendet të ngërthyer mbrojtësit e kryetarit të burgosur të bashkisë. Ata janë edhe me Erionin por edhe me Edi Ramën. Në pamundësi për të shqiptuar të vërtetën e thjeshtë se SPAK kontrollohet politikisht nga njeriu që ka në dorë gjithë pushtetet në Shqipëri, ata kanë zbuluar se “heronjtë e fëmijëve tanë” kanë frikë kur shan Sali Berisha.

Hipokrizia e mediave (gjithnjë e më të pakta) që mbrojnë Veliajn

Me shumë gjasë, pjesa dërrmuese e propagandistëve të rilindjes që artikulojnë këtë tezë nuk i besojnë as vetë. Dikush nga një lloj detyrimi moral ndaj Velisë e dikush nga shpresa e rikthmit të tij në detyrë e për pasojë edhe e pagesave të lehta, duhet të thonë diçka në mbrojtje të tij. Dhe e vetmja gjetje, që edhe Veliajt t’i shërbehet sa mundet edhe Rama mos lëndohet, është kjo e kontrollit politik të Berishës mbi drejtësinë e re.

Gjendja nuk është aspak e mirë dhe bëhet edhe më shumë qesharake, kur ata që pretendojnë këtë ndikim të Berishës mbi SPAK, gjykatat speciale e deri Gjykatën e Lartë nuk thanë asnjë fjalë kur të gjitha këto instanca shkelën hapur kushtetutën duke marrë masë ndalimi ndaj kreut të opozitës pa miratimin e Kuvendit. As kur ai u privua nga e drejta bazë e një të zgjedhuri për të qenë në Kuvend, i izoluar për një vit rresht në arrest shëtpie. Për kontroll politik të drejtësisë nuk u fol as kur një deputet u dënua me burg se denoncoi vëllain trafikant të një ministri të rilindjes. Dashnorët e drejtësisë së pavarur nuk u ndjenë as kur u tërhoq zvarrë e u plas në qeli ish kryeministri dhe ish presidenti, i dyshuar për krime të ndodhura mbi një dekadë më parë. Madje për shumë prej tyre ishte normale që për skandalin e patronazhistëve, SPAK të sulej në zyrat e kolegëve të tyre dhe jo në ato të partisë së kryeminsitrit.

‘Shqetësim serioz’: BE dënon sulmet e qeverisë ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt

Më paradoksale tingëllon teoria e ndikimit apo kompleksimit të SPAK nga Berisha, kur ata që e artikulojnë, madje edhe vetë Veliaj, deri para arrestimit kishin vetëm një shqetësim: a do e lëshonte Rama delfinin e tij apo jo? Pra ishin të bindur se fati i tij varej vetëm nga vullneti i Edi Ramës dhe jo nga presioni i opozitës, me të cilën talleshin sa herë protestonte para Bashkisë. SPAK e mori në “dorëzim” Velinë, vetëm pasi lideri maksimal e zhveshi nga fuqia politike, e retushoi nga fotografitë publike dhe i hoqi mbështetjen mediatike. Fakt është që për Velinë, ajo furtuna tre ditore ndodh vetëm në mediat e kategorisë së dytë, që në pamundësi për të qenë lojtarë në fushën e madhe, janë kënaqur deri dje me lopën e Bashkisë. Mediat e mëdha e trajtuan rastin Veliaj thjesht si lajm të kronikës, duke e ditur se një kurban i tillë nuk shkon pa “leje nga lart”.

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

Loja e vërtetë e kontrollit mbi SPAK nuk ka të bëjë me fatin personal të Velisë, Ahemtajt apo ndonjë zyrtari tjetër të lartë nesër. Ato janë kokat me të cilat ushqehet pushteti i gjatë i një njeriu të vetëm. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nuk hetojnë procedurat e aferave korruptive, por të brendshmet e grave dhe pllakat e banjove, kokat e erjonvelirave janë thjeshtë statistikë për raportet e Dumanit. Përsa kohë SPAK dhe drejtësia e re nukvepron ndaj bandave që masakrojnë zgjedhjet dhe zyrtarëve që blejnë vota ditën për diell, çfarë rëndësie ka se kush e ka radhën nga shokët e Ramës.

Erion Velinë mund ta paraqesin si viktimë të inatit të një prokurori, si hakmarrje të Dumanit apo kompleksimit të drejtësisë nga Berisha, por në fund të gjithë e dinë se ai nuk do të ishte sot në qelitë e burgut të Durrësit pa vullnetin e një njeriu. Të atij që kontrollon gjithçka, përfshi edhe vetë ata që janë të mërzitur nga ikja e ‘njeriut të punës” që mendonte edhe për ta. ©lapsi.al

The post A mund ta mbrosh Velinë duke i shërbyer Edi Ramës appeared first on Lapsi.al.

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

By: us er1
2 July 2025 at 14:46

Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit Europian, vetëm me Edin, shqiptarët janë të vetmit qytetarë në krejt Europën që bashkë me ajrin thithin edhe tymin kancerogjen të gjithëfarëlloj plehrash që digjen në fusha të hapura në të gjithë vendin. Ata që premtuan se do ta pastronin Shqipërinë nga mbetjet që digjeshin rrugëve përgjatë 20 e kusur viteve (premtim i Edi Ramës më zë dhe figurë) sot e kanë mbuluar vendin me tymin dhe erën e tmerrshme, nga Vlora deri në Elbasan, por ama pasi kanë zhvatur gati gjysëm miliardë euro me projektin e vjedhjes së shekullit, atë të inceneratorëve.

Në vendin ku sot po digjen si në mesjetë tonelata me plehra, Edi Rama pati ulur deputetët e Rilindjes duke u mburrur për veprat e rralla që do inceneronin mbetjet, do prodhonin energji dhe do e bënin Shqipërinë model të pastërtisë, pa qenë nevoja të ndiqnin strategjinë e BE për ricklimin e tyre. Madje atëbotë, me vetëdije të plotë, kryeministri mashtronte përballë komisionit hetimor parlamentar, duke deklaruar se inceneratori i Tiranës kishte garancinë e kompanisë me nam ndërkombëtar, Paul Wurth.  Në fakt, sot të gjithë e dinë se nami i vetëm i kësaj afere mbeti rekordi ndërkombëtar i grabitjes së qindra milionë eurove pa u inceneruar asnjë kilogramë mbetje.

Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime

Nuk ka simbol më të pamëshirshëm se sa tymi që mbuloi sot Elbasanin dhe rrethinat, për të nxjerrë cullak grykësinë e një pushteti dhe paturpsinë e një sistemi që vjedhjen kërkoi ta shesë si zhvillim. Nën retë kancerogjenë që mbulojnë Shqipërinë e vitit 2025, madje Shqipërinë e samiteve famëmadhe, si mund të duket tani vrapimi i çmendur i Edi Ramës për të firmosur sa më parë projektin e inceneratorëve? Shpallja e gjendjes së emergjencës 10 vjet të shkuara pikërisht në Elbasan me arsyetimin se djegia e plehrave në landfill po helmonte qytetin? Po vendimet rrufe të Këshillit të Ministrave, gara pa tender, bonusi pa u regjistruar ende kompania dhe monopoli i një biznesi miliardash dhuruar dyklodërve anonimë, prestanome të kupolës së Rilindjes? Të gjitha këto, nën dirigjimin e një njeriu që të cakton arkitekt të huaj edhe nëse ndërton shtëpinë tënde, por që pati besim të dyklodër për t’u dhënë qorrazi 430 milionë euro.

Djegia barbare e plehrave sot, nuk është vetëm dëshmia e një grabitje monumentale por edhe monumenti i atyre që patën guximin ta propagandojnë atë si një progres. Pësëri nën retë e tymit që mbulojnë Elbasanin dhe Vlorën, si mund të tingëllojnë tani zërat entuziastë që flsinin për përparësitë e teknologjisë së incenerimit që po vihej në jetë falë vizionit të Edi Ramës? Po ata që shpjegonin se sa energji do të përfitonte Shqipëria kur dyklodërit të digjnin mbetjet në Elbasan, Fier e Tiranë? Po ata që akuzonin opozitën dhe mediat kritike se po nxinin progresin e Shqipërisë europiane?

Sot, të gjithë thithim të njëjtin ajër. Edhe fëmijët fusin në mushkëritë e tyre grimcat e tmerrshme që prodhon djegia e plehrave në natyrë. Madje edhe fëmijët e heronjve të fëmijëve tanë, që kurrë nuk guxuan të gërvishtin sipërfaqen e një afere të frikshme që, pasi iu vodhi shqiptarëve qindra milionë euro, tani rrezikon t’iu vjedhë edhe jetët.

Ndërkohë, në absurdin e një vendi “europian” që djeg plehrat në terren të hapur, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë rrëfimet e netëve të propagandës verore. Ato tregojnë se aftësia e liderit tonë është aq magjike sa BE do të na pranojë në gjirin e saj pa ia zënë tymi sytë. Tregojnë edhe se si po mahnisim botën me agriturizmet e prodhimet bio, pavarësisht ajrit ku rriten e ujit nga vaditen. Pastaj do këndohen maldivet e Europës e lumenjtë e kulluar… Një parajsë e vërtetë, ku të sëmurët shtohen dhe të shëndoshët largohen. ©lapsi.al

The post Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë appeared first on Lapsi.al.

“Kjo nuk është votë, është estradë”, Shkullaku për 11 majin: Shqipëria u kthye në 2001, zgjedhjet u kthyen në teatër

23 June 2025 at 22:02

Duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, gazetari Armand Shkullaku u shpreh në  një studio televzive, se Shqipëria është kthyer 24 vite pas.

Votimet e shumëfishta të komisionerëve, futja e duarve në kuti, votime familjare sipas Shkullakut nuk shiheshin që prej zgjedhjeve të viti 2001 dhe sipas tij, prandaj shohim raporte kaq të këqija në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

‘Mbas 24 vitesh, Shqipëria rikthehet atje ku ishte.

Pse rikthehet atje ku ishte? Sepse kemi një situatë ku një regres i jashtëzakonshëm në liritë e të drejtat e njeriut, ku përfshihet dhe e drejta për të zgjedhur.

Pushteti nuk përdor vetëm avantazhin që ka, administrata, burimet shtetërore, një lloj presioni indirekt, etj., këto janë të kuptueshme.

Jo, këtu pushteti përdor 1) paratë e krimit, 2) sistemin e drejtësisë, 3) përdor pushtetin e katërt që janë mediat, 4) ka zhdukur dhe atë që prodhon një lloj lirie që është konkurrenca midis edhe oligarkëve, ose midis kapitalit.

Këtu çfarë ndodh? Këtu edhe punën, biznesin e ndan kryeministri. Ky do marrë Llogaranë, tjetri Thumanën, tjetri do marrë unazën e vogël, tjetra koncesionin e sterilizimit. Këtu dhe punën e ndan një njeri i vetëm dhe në këto kushte, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira.

Kur shkon një parti me të gjithë arsenalin, dhe po flasim për një kontroll total, duke filluar nga bashkitë, pushteti qendror, parlamenti, gjykatat, prokuroria, mediat dhe deri tek biznesi.

Prandaj them unë që ky raport paraprak është në këto nivele. Ne i kishim harruar këto gjë. Kishim të paktën 24 vjet që nuk dëgjonim raporte të tilla për Shqipërinë.

Këto skena i mbaj mend në 2001, që ishte vjedhje për ditën me diell.

Me një të huaj po diskutoja  dhe i them shiko këto video; ku në një dyqan, një njeri merr fletën e votimit, vulat dhe i vulos e merr fletën e votimit dhe ikën jashtë. Një tjetër vjen e merr 4 fletë votimi dhe i fut brenda. Pastaj shikon fletët nëse ke votuar siç duhet dhe i fut në kuti. Shkon atje dhe i plotëson dhe dikush që e sheh këtë gjë, thotë se këtu nuk mund të jenë zgjedhje, por estradë.

Këtu komisioneri voton 4 herë, dikush merr fletën e votimit dhe del jashtë. Vetëm kaq mjafton për ti quajtur zgjedhjet anormale’, tha Armand Shkullaku.

 

 

 

The post “Kjo nuk është votë, është estradë”, Shkullaku për 11 majin: Shqipëria u kthye në 2001, zgjedhjet u kthyen në teatër appeared first on Sot News | Lajme.

‘PS hyri në histori me dosjet kriminale’, Shkullaku: Mosbesim për garën më 11 maj

16 June 2025 at 22:35

Analisti Armand Shkullaku deklaroi se Partia Socialiste ka hyrë në histori me çështje të rënda kriminale si dosja e Avdylajve, Dibrës, Suel Çelës dhe Metamorfoza, duke vënë theksin tek lidhjet e dyshuara të politikës me krimin.

I ftuar në një emision televiziv, Shkullaku komentoi besueshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se garat nuk janë zhvilluar në kushte të barabarta dhe se procesi ka qenë i deformuar në thelb. Sipas tij, demokracia dhe përfaqësimi politik po deformohen rëndë në Shqipëri.

“Na shqetëson deformimi që po i bëhet demokracisë, përfaqësimi politik. A hymë në kushte të barabarta në garë? Jo. Lideri i opozitës është në burg, mediat janë të kontrolluara, bizneset janë nën presion, bandat janë nën kontroll. Nuk është garë e ndershme kjo.” – u shpreh Shkullaku.

Ai theksoi se Partia Socialiste nuk mund të flasë për kushte të barabarta, kur në vend ka një histori me grupe kriminale të lidhura me tendera dhe vota.

“Ju keni hyrë në histori me dosjen e Avdylajve, Dibrës, Suel Çelës, Metamorfoza. Po merrni vota me ndihmën e bandave dhe tenderave të dyshimtë. Kjo nuk është garë e ndershme.” – tha ai, duke shtuar se Partia Socialiste ka ndërtuar një sistem që kontrollon gjithçka, nga votat te bizneset dhe mediat.

Shkullaku theksoi gjithashtu se mosndryshimi i liderëve në opozitë dhe përqendrimi i pushtetit në një dorë janë tregues të thellimit të krizës së përfaqësimit në vend.

The post ‘PS hyri në histori me dosjet kriminale’, Shkullaku: Mosbesim për garën më 11 maj appeared first on Sot News | Lajme.

Shkullaku përplaset me Klosin: Zgjedhje të pabarabarta, futët në burg drejtues të opozitës

By: Ardit
16 June 2025 at 21:58

Analisti Armand Shkullaku dhe sekretari i Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, janë përplasur në një debat televiziv mbrëmjen e sotme. Shkullaku tha se mazhoranca futi në burg para zgjedhjeve drejtues të opozitës, ndërsa vendi u fut në zgjedhje me media nën kontroll dhe me bandat që bënin fushatë e mblidhnin vota për PS-në. ‘Fakti që […]

The post Shkullaku përplaset me Klosin: Zgjedhje të pabarabarta, futët në burg drejtues të opozitës appeared first on BoldNews.al.

Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë kasaphanë, janë firmosur nga e njëjta dorë

By: Mirgen
19 May 2025 at 21:38

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se, me votat e diasporës është bërë një kasaphanë. Sipas Shkullakut, këto vota kanë qenë të pakontrolluara dhe nuk kishe si ti ruaje. Gazetari dha shembuj, ku sipas tij ka pasur 200 fletë të palosura dhe të firmosura nga e njëjta dorë. ‘Me votën e diasporës po rezulton se është […]

The post Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë kasaphanë, janë firmosur nga e njëjta dorë appeared first on BoldNews.al.

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

By: Ardit
13 May 2025 at 17:05

Nga Armand Shkullaku Marshimi i Edi Ramës nga “fitorja në fitorje”, po shoqërohet, siç ka ndodhur rëndom, me fenomenin e shpifur të dënimit të humbësit dhe shmangien e gjykimit për fituesin. Kjo po vihet re edhe këto ditë me fitoren e paprecedentë të Rilindjes, që në një shoqëri normale do të ngrinte qindra pikëpyetje për […]

The post Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë appeared first on BoldNews.al.

Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

By: us er1
13 May 2025 at 16:52

Marshimi i Edi Ramës nga “fitorja në fitorje”, po shoqërohet, siç ka ndodhur rëndom, me fenomenin e shpifur të dënimit të humbësit dhe shmangien e gjykimit për fituesin. Kjo po vihet re edhe këto ditë me fitoren e paprecedentë të Rilindjes, që në një shoqëri normale do të ngrinte qindra pikëpyetje për mënyrën se si erdhi dhe për rreziqet që mund të sjellë në të ardhmen. Ta përmbledhësh këtë ngjarje brenda lëvozhgës së klishesë: Rama fitoi se opozita nuk ngjalli besim, është në rastin më të mirë dembelizëm intelektual dhe në atë më të keq, rreshtim- shërbim ndaj pushtetit.

Humbësi, në çdo garë, nxjerr dhe merr përgjegjësitë e veta. Në politikë shumë më tepër sepse ato përgjegjësi afektojnë direkt mbarë shoqërinë. Por elitat e një vendi, zërat që nuk ndikohen nga euforia e turmave por nga ftohtësia e arsyes, nuk nxitojnë të kryqëzojnë humbësin përpara se të analizojnë fituesin. Të merresh në këto orë me opozitën duke legjitimuar kësisoj pa kushte një fitore që bie erë, do të thotë asgjë më shumë se sa rreshtim me të fortin duke e gjetur fajin gjithnjë tek më i dobëti. Ky korruptim moral i elitave shqiptare, herë nga frika, herë nga interesi e herë nga mungesa e formimit, veç periudhës së komunizmit është shfaqur me po të njëjtën shije të shpifur edhe pas zgjedhjeve të vitit 1996 apo atyre të 2001-it.

Në rastin e zgjedhjeve të fundit, ndoshta të tretat (veç atyre të 1992) ku një forcë politike merr mbi 80 mandate, një elitë e shëndoshë do duhej të shtronte përpara shoqërisë çështjen tepër të debatueshme se si mundet që një parti e gërryer gjatë 12 viteve pushtet nga korrupsioni i nivelit të lartë, nga lidhjet e forta me krimin e organizuar prej qeverisë e deri tek forcat e rendit, me premtime të pambajtura dhe me një erozion të pashembullt të popullsisë, të sigurojë një mandat të katërt me shifra që do t’i kishte zili çdo regjim autokratik. Ky debat do duhej të ishte më i thellë se sa ai i tipit zgjedhjet janë vjedhur gjithnjë, se bandat dhe admnistrata janë përdorur në 30 vite, se nëse ka frymë manipulimet nuk pinë ujë, etj etj.

Çështja ekzistenciale për demokracinë shqiptare shtrohet mbi faktin se si një pushtet “që vjedh vota për të vjedhur Shqipërinë dhe vjedh Shqipërinë për të vjedhur vota” nuk fiton thjesht zgjedhjet por asfikson çdo hapësirë lirie, pavarësie, konkurrence të ndershme, rrënon institucionet, asgjeson drejtësinë dhe për rrjedhojë rrezikon të ardhmen e të gjithëve, përfshi edhe të vetvetes.

Rëndom ka ndodhur që ata që janë afër pushtetit të entusiazmohen nga fitore të tilla, duke harruar që shpesh janë shndërruar në viktima të entusiazmit të tyre. Kjo harresë e kërkuar bën që sot të mos flitet se për herë të parë në histori, opozita hyri në zgjedhje me liderin kryesor në proces penal, pasi u mbajt i izoluar për një vit rresht; me kreun e partisë së dytë opozitare në burg; dhe me disa eksponentë të tjerë në qeli e ndjekje penale. Po kështu këto ishin zgjedhjet e treta parlamentare, ku qeveria futet në garë pa patur kundërshtare asnjë prej mediave kryesore të vendit. Për të mos folur për kapjen e drejtësisë, monopolin mbi bandat dhe paratë e bizneseve të mëdha.

Duke parë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, kupton edhe pse Ilir Meta u morr zvarrë dhe u godit nga policë me maska apo pse Fredi Beleri u plas në burg dhe u morr peng bashkia e Himarës. Akte të tilla, veç frikës rrënojnë dhe autoritetin apo besimin që mund të ngjallin figura të caktuara politike. Ato zhvlerësohen përballë dhunës së pushtetit dhe votat e mbetura “pa zot” shkojnë tek më i forti. Shkrirja elektorale e LSI në këto zgjedhje, është efekti që u projektua me heqjen zvarrë të Ilir Metës në sytë e publikut.

 

Po ashtu, nën dritën e 82 mandateve të Edi Ramës, kuptohet se pse u bënë “kurban” që nga ish numri dy i qeverisë Ahmetaj e deri tek numri dy i partisë Veliaj. Sa më i gjatë dhe më i rëndë pushteti, aq më shumë peshojnë dhe kurbanet e tij. Aq më shumë rritet edhe “pavarësia” e SPAK-ut, për të çertifikuar më pas virgjinërinë e zgjedhjeve të prishura të Edi Ramës. Pushteti i një njeriu, që sot entusiazmon sejmenët e tij, i ka dhënë vendit iluzionin e tmerrshëm të një drejtësie të re, që nuk guxoi kurrë të prekë dy shtyllat e së keqes: vendimarrjen ekzekutive që prodhon korrupsion dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Pasojë direkt e së cilës është cikli i vjedhjes së Shqipërisë për vota dhe anasjelltas.

Nëse një fitore tjetër si kjo e Edi Ramës, çon pashmangshmërisht në asgjesimin pëfundimtar të drejtësisë, të lirive të pakta që kanë mbetur, të demokracisë përfaqësuese dhe të çdo pushteti tjetër që do duhej të ishte i pavarur, shqetësimi i asaj pjese të shoqërisë që ka ende zë në kapitull, do duhej të ishte procesi ndaj fituesit dhe jo sulmi ndaj humbësit si mbulesë për njollën e flirtimit me pushtetin. Pushteti i gjatë dhe absolut, zakonisht ushqehet me kokat e veta, ndaj dhe ata që sot ndihen afër tij do të duhej të shqetësohen për pasojat e mandatit të katërt dhe jo aq për përgjegjësitë e opozitës. Me 82 mandate, plus disa të tjera rrugës, Edi Ramës të gjithë mund t’i duken si zara që i gjuan kur dhe si t’i teket. ©lapsi.al

The post Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë appeared first on Lapsi.al.

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

5 May 2025 at 20:34

Nga Armand Shkullaku Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmabjtur mllef ndaj kujdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund […]

The post A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj appeared first on BoldNews.al.

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

By: us er1
5 May 2025 at 17:51

Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmabjtur mllef ndaj kujdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund të kuptohej nëse do të vinte nga opozita. Por jo. Ai buron nga koka dhe goja e kryeministrit, duke lënë shijen e një lajthitje mbi objekt.

Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale? Normalisht do të duhej të ndihej i qetë përsa kohë anketimet janë në përputhje me pritshmëritë e tij. Ai thotë se do të korrë një fitore historike, madje e ka projektuar me atë të vitit 1997 kur ai ishte emigrant në Francë, dhe shifrat larushane në shumë ekrane e mbështesin optimizmin e tij. Rama thotë se sondazhet paraqesin realitetin, se ai nuk ka kundërshtarë, se është i vetmi që shqiptarët i besojnë etj, etj. Atëherë përse duhet t’i acarojë nervat delikate me ata që vënë në pikëpyetje shifrat kur ai vetë e di rezultatin?

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

Duke lënë mënjanë probabilitetin e lajthitjes, logoreja e kryeministrit kundër gazetarëve, para syve të çmeritur të qytetarëve, mund të shpjegohet me faktin se ai është i ndërgjegjshëm se çfarë janë ato sondazhe dhe se, çdo analizë objektive e tyre, ia rrëzon propagandën e qeverisjes së suksesshme. Për të mos folur për ato ekrane, që dikur bënin anketime se italianët donin për kryeministër Edi Ramën, edhe sondazhet që nisen nga premisa profesionale paraqesin anomali serioze. Këtë Rama e di shumë mirë, prandaj i prishet qetësia kur i tregojnë, se ai vetë thotë se nuk i sheh, komentet që bëhen për shifrat e tij elektorale.

Një shoqëri që kur testohet nga sondues ndërkombëtarë për çështje jo politike, rezulton më e pakënaqura në rajon me qeverisjen dhe pastaj goxha më e kënaqur kur pyetet në prag të zgjedhjeve nga anketues lokalë, dëshmon frikën dhe pasigurinë e kësaj shoqërie që qeveriset në mënyrë arbitrare për 12 vjet nga një njeri i vetëm. Kreyministri e di që sondazhet, ndonëse i shkojnë sipas midesë, nuk e kapin këtë deformim të një shoqërie që nuk është e lirë dhe që nuk lejohet të votojë e lirë. Shqetësimi i tij lidhet pikërisht me faktin, se çdo koment, analizë apo kritikë që e vë në pah këtë deformim, mund të zgjojë kundërreagim të qytetarëve. Frika dhe pasiguria nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Rama komenton sondazhet: Interpretimi i tyre ishte se populli ishte i sëmurë

Rama me shumë gjasë i trembet një hakmarrje të heshtur në kutitë e votimit. Atë që njerëzit nuk guxojnë ta thonë përballë një intervistuesi, mund ta realizojnë me një shenjë mbi fletën e votimit. Nevoja për të vrarë frikën e tyre, mund të shëndërrohet në akt për të vrarë sundimin e gjatë të një njeriu. Dhe sa më shumë zëra e dëshmojnë presionin me vende pune, me para, me banditë, me premtime e mashtrime, me propagandë e kërcënime, aq më i dukshëm bëhet deformimi i vullnetit të votuesve. Prandaj kryeministri nuk ka se si gjen qetësi tek shifrat e sondazheve, përsa kohë është i vetëdijshëm se ato janë fryt i një regjimi autokratik dhe jo rezultat i një qeverisje të mirë.

Atij i dhembin më shumë komentet se sa e ledhatojnë sondazhet, për faktin e thjeshtë se në fund të 12 viteve, jo vetëm kundërshtarët por edhe socialistët kanë gjithë të drejtën e botës për një hakmarrje të heshtur. Në tre palë zgjedhje ata votuan si socialistë dhe morën në këmbim hajdutë e banditë që bënë kërdinë me taksat e tyre. Votuan për një model të majtë, për më shumë barazi e solidaritet dhe për mbi një dekadë numërojnë vilat dhe sarajet e qeveritarëve, milionat për veshje e udhëtime, shishet e verës dhe koshat e NBA ku sheik- kryeminstri socialist argëtohet me familjen. A kanë ata të drejtë të hakmerren, qoftë edhe pa bërë zë, kur të shkojnë në kutitë e votimit?

Po ata prindër që u ka vajtur dinjiteti në fund të këmbëve duke iu lutur fëmijëve të tyre të votojnë për një vend pune, për një rrogë arsimtari, për një leje legalizimi apo një pension invaliditeti? Po ata që nuk guxojnë të ngrenë kokën kur përfaqësuesi kokëgdhë i rilindjes e kërcënon me bukën e përditshme? A munden këta një ditë të vendosin që, të paktën në heshtje, ta groposin frikën dhe të marrin hak?

Rama mbështetet te sondazhet: Asnjë nuk e nxjerr afër nesh “kënetën”

Qytetarë që ndëshkojnë me votë qeveritë e tyre kur nuk përmbushin premtimet e aq më tepër kur abuzojnë e vjedhin, janë normalitet në çdo shoqëri demokratike. A mund të ndodhë kjo këtë herë edhe në Shqipëri, ashtu heshtur dhe pa zhurmë siç po mbyllet dhe vetë fushata elektorale? Kjo është pyetja që ia prish gjumin Edi Ramës dhe nuk ka sondazh që t’i shërbejë si somnifer. Pikën kur pakënaqësia popullore mund të bashkohet me nevojën për ndëshkim, në një shoqëri të nënshtruar, është  vështirë të parashikosh. Prandaj komforti i sondazheve nuk e mposht dot akthin e hakmarrjes së heshtur. Rama bërtet për të marrë zemër nga zëri i vet.

The post A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj appeared first on Lapsi.al.

Ironia e Shkullakut: Rama ka punësuar 300 mijë shqiptarë, por në Gjermani, Itali e Greqi

By: Ela
28 April 2025 at 21:49

Gazetari Armand Shkullaku është përplasur me Baton Haxhiun në lidhje me premtimin e Ramës për të punësuarit. Ndërsa Haxhiu pretendon se Rama ka punësuar rreth 200 mijë shqiptarë, Shkullaku është përgjigjur me ironi se Rama ka punësuar 300 mijë njerëz, por në Gjermani, Greqi dhe Itali. Shkullaku thekson se vitet e fundit fuqia punëtore ka […]

The post Ironia e Shkullakut: Rama ka punësuar 300 mijë shqiptarë, por në Gjermani, Itali e Greqi appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokalit

26 April 2025 at 22:56

Prokuroria e Korçës kërkon ndihmë jashtë vendit për të zbardhur vrasjen e Egli Progës gushtin e vitit të kaluar në Pogradec. Burime për “VNA” bëjnë me dije se prokurorja e çështjes ka vendosur të dërgojë për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokal “Stropckës”, ku nisi përplasja mes Denis Meçes, të dyshuarit kryesor dhe […]

The post Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokalit appeared first on BoldNews.al.

Armand Shkullaku: Socialistët kanë 12 vite që votojnë Ramën dhe marrin banditë

By: Ardit
21 April 2025 at 22:32

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se, Edi Rama nuk ka asnjë alternativë për tu propozuar shqiptarëve, por vazhdon me të njëjtin refren. Shkullaku u shpreh se, socialistët kanë 30 vite, por sidomos në 12 vitet e fundit që votojnë për partinë e tyre të majtë, po marrin banditë dhe hajdutë. ‘Këta kanë 30 vite, por […]

The post Armand Shkullaku: Socialistët kanë 12 vite që votojnë Ramën dhe marrin banditë appeared first on BoldNews.al.

‘Rama tallet me ata që e votojnë’, Shkullaku për deklaratat e Ramës: Socialistët zgjedhin PS dhe marrin hajdutë

21 April 2025 at 21:39

Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, duke i cilësuar jo si thjesht tallje, por si shenjë të mungesës së llogaridhënies ndaj votuesve socialistë.

I ftuar në një emision televiziv, Shkullaku komentoi deklaratën ku Rama ironizoi burrat dibranë si “çyrykë”, si dhe atë ku iu drejtohej fëmijëve në një takim duke u thënë “kërkoni Rama nudo në Google dhe iu del aty”.

Sipas Shkullakut, sjelljet e Ramës nuk janë rastësi, por vijimësi e një sjelljeje përçmuese që ai ka pasur në disa fushata elektorale. Ai e cilësoi sjelljen e kryeministrit si një tallje me votuesit socialistë, të cilët, sipas tij, votojnë për një parti të majtë dhe marrin në këmbim hajdutë, banditë dhe fytyra të panjohura.

“Nuk është tallje, është mungesë llogaridhënie, duke u thënë: i keni burrat gjysmakë dhe duke u thënë kalamajve ‘ja sa e kam unë’.”

Shkullaku shtoi se socialistët kanë 12 vite që votojnë për PS-në, por rezultatet kanë qenë zhgënjyese:

“Votojnë PS dhe marrin atë që cakton Rama. Vota e tyre për të menaxhuar paratë e shtetit përfundon në duart e hajdutëve.”

Ai kujtoi se ky nuk është një rast i izoluar, por një model që është ndjekur nga Rama edhe në fushatat e 2017 dhe 2021, duke e përshkruar gjithë këtë qasje si një fushatë që gjithmonë nis me fjalinë ‘fajin e ka Saliu’.

“Rama tallet me ata që e votojnë,” përfundoi Shkullaku.

The post ‘Rama tallet me ata që e votojnë’, Shkullaku për deklaratat e Ramës: Socialistët zgjedhin PS dhe marrin hajdutë appeared first on Sot News | Lajme.

15 pikë larg rezultatit të 2021, Shkullaku: PD nuk ka çfarë ndryshon në 30 ditë

9 April 2025 at 22:42

Gazetari Armand Shkullaku komentoi matjet e treta politike të Barometrit në Euronews Albania lidhur me prirjen e votës 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit ku PD është 15 pikë larg rezultatit të zgjedhjeve të 2021.

Sipas tij, në këto 30 ditë që i kanë mbetur deri në zgjedhje PD apo edhe në 300 ditë PD nuk ka çfarë të ndryshojë sepse ka përballë makinerinë shtetërore.

“Edhe në 300 ditë do të ishte e vështirë sepse konkurrohet përballë një makinerie shtetërore, sepse kemi parë që nuk ka sondazh që mund të shpjegojë që një parti me 30 mijë vota merr 3 deputet dhe një parti me 110 mijë vota merr 4 deputetë siç ndodhi në 2021. Në 2021 PS nuk arriti të jetë shumicë, por sondazhi e shikon në mënyrë lineare. Ka politikanë këtu që janë edhe më të papëlqyer se Sali Berisha, por që ka 30 për qind e shqiptarëve që duan ta votojnë PD. Diferenca mes Berishës dhe Lapajt si kryeministër potencial i vendit është vetëm 10 për qind, por e dimë që në zgjedhje del tjetër rezultat. PD nuk ka çfarë bën më shumë këto 30 ditë nëse në krahun tjetër nuk lëviz çfarë ka ndodhur në 12 vjet. Ne jemi një vend ku pushteti nuk konsumon, por vetëm forcon. I vetmi shpjegim që unë jap është që në regjime autoritariste ku 1/6 punojnë në shtet, po t’i shumëzosh për 2 a 3 kemi një rezultat të tillë”, tha Shkullaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 15 pikë larg rezultatit të 2021, Shkullaku: PD nuk ka çfarë ndryshon në 30 ditë appeared first on Euronews Albania.

Barometri – matja e tretë politike, Shkullaku: E shoh të sigurt PS

9 April 2025 at 21:42

Gazetari Armand Shkullaku komentoi matjet e treta politike të Barometrit në Euronews Albania lidhur me prirjen e votës 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit ku rezulton se 40.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.

Sipas Shkullakut, në 3 muaj PS është atje ku ka qenë, pavarësisht skandaleve dhe konsumit të pushtetit duke shkuar e sigurt drejt fitores në këto zgjedhje.

“Pavarësisht skandaleve, arrestimit të kreut të bashkisë, PS nuk lëviz nga vota; njerëzit e besojnë qorrazi, dhe me 2021 nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Jemi te fenomeni që pavarësisht konsumit të pushtet Rama vetëm ecën përpara dhe ose i shtohen ose mban votat e veta. Kjo gjë sipas meje ka të bëjë me faktin që në regjime autoritariste, skandalet, abuzimet me pushtetin nuk kanë asnjë lloj rëndësie”, tha Shkullaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barometri – matja e tretë politike, Shkullaku: E shoh të sigurt PS appeared first on Euronews Albania.

Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet

By: Ardit
7 April 2025 at 22:36

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se Erion Veliaj edhe nga burgu jep porosi se si të ndikohet në çështjen e tij, se si të ndikohet tek dëshmitarët. Shkullaku u shpreh se, Veliaj e ka treguar se e ka këtë pushtet, kur i dërgon porosi Fatmir Xhafajt dhe Klotilda Bashkës që të flasin deputetët, pas deklaratës […]

The post Përgjimet/ Shkullaku: Veliaj tregoi se ka fuqi që të ndikojë tek hetimet appeared first on BoldNews.al.

Armand Shkullaku: Drejtorët s’janë pronarët e “5D”, te Bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur

By: V K
11 March 2025 at 08:12

Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku, gjatë një interviste për Syri tv, ka hodhur dyshime dhe për pronësinë e kompanisë “5D” që ka vjedhur 100% tenderat e Bashkisë së Tiranës.

Shkullaku ka deklaruar se drejtorët e arrestuar nuk janë pronarët e vërtetë të “5D”, duke hedhur aludime për Veliajn.

Më tej, gazetari theksoi se te bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur.

‘Kur ne themi që ky ka marrë një vendim në emër të këshillit bashkiak, këtë e dinë të gjithë. Kur janë faturat për paratë me firmën e kryetarit të bashkisë, janë gjëra që nuk i kemi thënë se, kemi bërë zbulimin e shekullit, se kemi bërë investigime, hulumtime.

Këta kanë vjedhur në mënyrë aq brutale, sa kur u kapën drejtorët e ‘5D’, ne në vend që të alarmohemi, filluam të qeshim sepse thamë, këta kanë shpikur një sistem të ri, planetar.

Dikur merreshin 20% vlerës së një tenderi, këta merrnin 100% tenderin.

Dhe besoj se edhe gjyqtarët e prokurorët janë pjesë. Ky nuk është presion. A janë të aftë prokurorët, hetuesit që i ka trajnuar FBI, CIA, NASA se di unë kush i ka trajnuar që të gjejnë këto faktet e dukshme dhe ti fusin në letër, kjo është diçka tjetër.

Kjo nuk është presion. Je i zoti ta zbulosh si është korruptuar sistemi që ka prodhuar inceneratorin, je i zoti të zbulosh si kanë vajtur lekët e taksapaguesit të Tiranës, për fushatën e Erion Veliajt. Kaq, nëse nuk je i zoti, fute për brekët e gruas.

Por nuk është presioni mediatik Baton.
Presioni mediatik bëhet kur, këta i kanë faktet dhe nuk duan ta çojnë.

Nuk janë drejtorët pronarët e ‘5D’, nuk janë këta Klodët të inceneratorit’, tha Armand Shkullaku

The post Armand Shkullaku: Drejtorët s’janë pronarët e “5D”, te Bashkia e Veliajt shpikën sistem të ri për të vjedhur appeared first on Albeu.com.

Shkullaku: Rama e lau e shpëlau mirë Veliajn, dhe më pas paf … i shkoi SPAK-u

By: Ela
5 March 2025 at 22:31

Edi Rama e çarmatosi, e lau dhe e shpëlau Erion Veliaj, dhe më pas i shkoi SPAK. Kështu deklaron gazetari Armand Shkullaku në ‘Çim Peka LIVE’ gjatë debatit për arrestimin e Erion Veliajt. Shkullaku theksoi se nuk mund të arrestohej Erion Veliaj pa miratimin e Ramës, por reagimet e mëpasshme të kreut të qeverisë që […]

The post Shkullaku: Rama e lau e shpëlau mirë Veliajn, dhe më pas paf … i shkoi SPAK-u appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi në kongresin e SHBA, Shkullaku: Me paratë e USAID u persekutua opozita

By: Ardit
26 February 2025 at 21:47

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar denoncimin e bërë ditën e sotme Kongresin Amerikan, gjatë punimeve të Komisionin për hetimin e efikasitetit të qeverisjes dhe përdorjes së parave të taksëpaguesve amerikanë. Më tej Shkullaku deklaroi se sot u certifikua denoncimi disa vjeçar se si, paratë e SHBA-së ngritën një drejtësi e cila po përdorej politikisht për […]

The post Denoncimi në kongresin e SHBA, Shkullaku: Me paratë e USAID u persekutua opozita appeared first on BoldNews.al.

❌
❌