Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti takon krerët e partive politike për të diskutuar konstituimin e Kuvendit

By: user 11
28 June 2025 at 17:07

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pret në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive të mëdha politike shqiptare si dhe disa të pakicave. Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Takimi i së shtunës zhvillohet pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re. Deputët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses. Për partitë që në kuvendin e kaluar ishin në opozitë, e nominuara për kryeparlamentare është figurë përcarëse, ndërsa ndryshimi i mënyrës së votimit është jokushtetues.

Menjeherë pas publikimit të aktvendimit, partitë politike e kanë interpretuar atë ndryshe. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra është i lejuar”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar që “rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt”.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi ka përcaktuar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk mund të mos shprehet e lehtësuar që kërkesa e saj për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është “pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tani. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./ REL

The post Kurti takon krerët e partive politike për të diskutuar konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Kosovë – Të gjithë liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin

PRISHTINË, 13 maj /ATSH/ Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Takimi pritet të mbahet të enjten më 15 maj.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina, bënë të ditur se të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani”, ka thënë Kupina.

Kuvendi i Kosovës sot nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e pesëmbëdhjetë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 15 maj në orën 10:30. Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt 2025.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Të gjithë liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qarku Durrës/ PS renditet e para me mbi 7 mijë vota më shumë se PD-ASHM, partitë e tjera…

12 May 2025 at 15:31

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 185 kutive të votimit nga 493 në total.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 29,187 vota, që përfaqësojnë 52.8% të totalit të votave.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 21,616 vota, që përfaqësojnë 39.1% të votave.

Partia Mundësia renditet e treta me 1,401 vota, që përfaqësojnë 2.5% të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 29,187 vota – 52.8%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 21,616 vota – 39.1%

Partia Mundësia – 1,401 vota – 2.5%

Lëvizja Bashkë – 677 vota – 1.2%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 296 vota – 0.5%

Lëvizja Atdheu (LA) – 114 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 21 vota – 0.0%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,291 vota – 2.3%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 444 vota – 0.8%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 134 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 98 vota – 0.2%

The post Qarku Durrës/ PS renditet e para me mbi 7 mijë vota më shumë se PD-ASHM, partitë e tjera… appeared first on Sot News | Lajme.

“PD-PS dinë të bashkëpunojnë”/ Analisti Lita: Oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar…

27 April 2025 at 22:21

Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në një studio televizive foli për situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit. Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë.

Në këtë mënyrë, ato kanë favorizuar individë besnikë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në parlament sipas udhëzimeve të liderëve të partisë. Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si dhe mbyllja e Kodit Zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, kanë sjellë përdorimin e listave të mbyllura, të cilat kanë mbyllur gjithashtu mundësitë për konkurrencë të brendshme në partitë politike.

“Rama dhe Berisha kanë dhënë raste ku dinë të bashkëpunojnë. Produktet dhe pasojat që diskutojmë sot janë pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe mbylljes së kodit zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, ku u miratuan listat e mbyllura. Ky ndryshim ka mbyllur edhe partitë politike, duke futur në to besnikët nga njëra anë, dhe anonimet e suksesshme nga ana tjetër, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo në Parlament sipas urdhrave të shefit. Oferta e të dyja palëve është e ulët dhe e dekurajon në masë të madhe votuesin.

Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës që të dalin në zgjedhje, dhe duke mos dalë as shumica heshtur, ai e ka fitoren pothuajse në xhep. Berisha duhej të kishte pasur një qasje ndryshe, jo destruktive, në këtë fushatë. Kjo do të thoshte të ngrihej një vrull shoqëror për ndryshim, por për shkak të karrierës politike, problemeve me ligjin, me ndërkombëtarët ai nuk mund të bënte një qasje pozitive. Për të bërë këtë, do duheshin figura të reja, por ai zgjodhi besnikët e tij, si Jozefina Topalli, Edmond Spaho, Edi Paloka dhe njerëzit e gardës së vjetër të PD, të cilët i flasin militantëve dhe jo shoqërisë së studiuar jashtë, e cila përbën një numër të caktuar në sektorin privat ose publik.

Ky është problemi, pasi partitë e mëdha luajnë me letra të hapura dhe duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël”, tha Lita. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës. Lita tha se ai është angazhuar në një fushatë të gjerë mediatike dhe një fushatë në terren, ku ka përzgjedhur kandidatë që kanë një mbështetje të caktuar në qarqet përkatëse. Këta kandidatë kanë nga 3.000 deri në 5.000 vota personale dhe Basha synon që partia e tij të fitojnë 3 deri në 4 mandate deputetësh.

The post “PD-PS dinë të bashkëpunojnë”/ Analisti Lita: Oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar… appeared first on Sot News | Lajme.

Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta

18 April 2025 at 07:47

Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar pasi shumica e tyre nuk kanë adresa të sakta.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, caktoi 12 ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës lidhur me aktivitetin në vitin 2023.

Në fakt të dhënat tregojnë se shumica e partive nuk ka qenë e mundur të auditohen.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë rezultoi se:

– 5 parti politike janë certifikuar me rezervë për shkak të parregullsive në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe nuk kanë paraqitur në raportin financiar si shpenzim vlerën e pagave bruto të punonjësve;

– 81 parti politike nuk janë audituar për shkak të adresave të pasakta;

– 9 parti politike deklarojnë 0 të ardhura dhe shpenzime;

– 9 parti politike janë me status pasiv;

– 6 parti politike nuk kanë dorëzuar raportin financiar vjetor në KQZ dhe për këtë arsye nuk është kryer auditimi nga audituesit e caktuar;

– 2 parti politike nuk janë audituar, pasi nuk kanë kryer pagesën e shërbimit të audituesve ligjorë.

Në raportin vjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënvizon se pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike.

Sa i takon aktivitetit në vitin 2024 lidhur me fondet si ndihmë financiare Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau me Vendimin Nr. 20, Datë 20.2.2024 për partitë politike, fondin në vlerën 345.6 milionë lekë. Partitë politike, të cilat përfituan fonde si ndihmë financiare për vitin 2024 ishin 11./MONITOR

The post Parti politike “fantazmë”, dështon auditimi për shumicën, nuk kanë adresa të sakta appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit, 53 parti politike të regjistruara

TIRANË, 3 mars /ATSH/ 53 parti politike janë regjistruar në total për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në seancën e sotme publike miratoi kërkesën për regjistrimin në zgjedhje të “Koalicionit Euroatlantik” të Lulzim Bashës, që për kryetar ka Endri Hasën.

Po ashtu u regjistrua edhe partia politike “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, me kryetar Kristo Kiçon.

Ndërkaq sot në orën 24:00, përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin si koalicione zgjedhore.

Lista e 53 partive politike të regjistruara nga KQZ:

  1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  2. “Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  3. “Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  4. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  5. Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  6. “Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  7. Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  8. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  9. “Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  10. “Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  11. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  12. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  13. “Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  14. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  15. “Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  16. “Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  17. “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
  18. Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  19. Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  20. Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  21. Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  22. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  23. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  24. “Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  25. “Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  26. “Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  27. “Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  28. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  29. Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  30. “Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  31. “Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  32. “Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  33. Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  34. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  35. Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  36. Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  37. Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  38. Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  39. Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
  40. Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
  41. Partia “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me kryetar Rivelino Çuno
  42. Partia “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
  43. Partia “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
  44. Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
  45. Partia “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me kryetar Selami Jenishehri
  46. Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
  47. Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
  48. Partia “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”
  49. Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
  50. Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”
  51. Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”
  52. Partia “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën
  53. Partia “MEGA”, me kryetar Kristo Kiço

/r.e/a.f/

The post Zgjedhjet e 11 majit, 53 parti politike të regjistruara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjistrohen edhe 2 parti politike për zgjedhjet e 11 majit, miratohen elementët e fletës së votimit

28 February 2025 at 16:19

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi sot si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 maj partinë “Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, dhe partinë “Aleanca Europiane Ekologjike”.

Partia “Aleanca Konservatore Për Shqipërinë”, me kryetar Altin Goxhaj tërhoqi kërkesën e saj për regjistrimin si subjekt zgjedhor.

Në seancën e sotme, gjithashtu u miratuan disa elementë përmbajtësorë të fletës së votimit, të cilat pavarësisht përmbajtjes së fletës së votimit që do të miratohet rast pas rasti, do të jenë të njëjtë në çdo tip të fletës së votimit pavarësisht zonës zgjedhore përkatëse.

Fleta e votimit do të përmbajë stemën e Republikës, logo KQZ, elementë në formën e tekstit (Republika e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fletë Votimi, Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 11 maj 2025, qarku, QV nr., emri i subjektit zgjedhor, emri dhe mbiemri i kryetarit të subjektit zgjedhor, shkronjat nistore të subjektit, numri rendor emër/mbiemër i kandidatëve në listën shumemërore të cilët marrin votë preferenciale, emër/mbiemër i kandidatëve në listën shumemërore) dhe elementë në formën e kuadrateve (kuadrat ku bëhet shënimi i votuesit, kuadrat ku vendoset emri i subjektit, kuadrat ku vendoset logo e subjektit, kuadrat ku vendoset numri rendor).

KSHZ shpërndau edhe fondet vjetore të partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2025.

Fondi prej 345 600 000 (treqind e dyzet e pesë milionë e gjashtëqind mijë) lekësh u shpërnda:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 Lekë

Partia Demokratike (PD) 106.661.181 Lekë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 Lekë

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 Lekë

Partia Republikane Shqiptare (PR) 11.488.669 Lekë

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 Lekë

Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 Lekë

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 Lekë

Partia e Lirisë (PL) 15.577.215 Lekë

Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 Lekë

Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 Lekë

Gjithashtu, sot u shqyrtuan administrativisht  disa denoncime. Ndërkohë, në përfundim të shqyrtimit administrativ për denoncimin nr. 16, 18, 19, 20, 21 të depozituara nga organizata KRIIK u vendos pushimi i hetimit administrative ndaj disa institucioneve. /j.p/

 

The post Regjistrohen edhe 2 parti politike për zgjedhjet e 11 majit, miratohen elementët e fletës së votimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

39 parti regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit

25 February 2025 at 15:54

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi edhe 24 parti të tjera.

Afati për regjistrimin e partive përfundon mesnatën e 25 shkurtit.

Në seancën e sotme pati edhe një debat brenda partisë minoritare greke “Mega”, ku dy kryetarët e pretenduar kërkojnë regjistrimin nga KQZ.

Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar.

Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.

“Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, tha ai.

Lista e 39 partive politike të regjistruara nga KQZ:

  1. -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
  2. -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
  3. -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
  4. -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
  5. -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
  6. -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
  7. -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
  8. -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
  9. -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
  10. -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
  11. -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
  12. -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
  13. -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
  14. -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
  15. -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
  16. -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
  17. -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
  18. -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
  19. -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
  20. -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
  21. -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
  22. -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
  23. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
  24. -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
  25. -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
  26. -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
  27. -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
  28. -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
  29. -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
  30. -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
  31. -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
  32. -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
  33. -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
  34. -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
  35. -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
  36. -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
  37. -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
  38. -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
  39. -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda

/j.p/

The post 39 parti regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Celibashi: Sot, afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit

25 February 2025 at 11:48

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi se sot është afati i fundit që kanë partitë politike për depozitimin e kërkesave për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi bëri të ditur se, partitë politike dhe komitetet nismëtare që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, jo më vonë se data 25 shkurt 2025.

Dje Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi në seancën publike regjistrimin si subjekt zgjedhor të 15 partive politike, ndërsa sot pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e 25 partive të tjera.

Deri tani në zgjedhje janë regjistruar:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
  2. Partia “Nisma Thurje”;
  3. Partia Lëvizja Bashkë;
  4. Partia “Mundësia”;
  5. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;
  6. “Partia Lëvizja e Legalitetit”;
  7. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
  8. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
  9. “Partia Demokratike”;
  10. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
  11. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”;
  12. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
  13. “Partia Balli Kombëtar”;
  14. “Partia e Lirisë”;
  15. “Partia Socialiste e Shqipërisë” /j.p/

The post Celibashi: Sot, afati i fundit për partitë politike për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

15 parti politike regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit

24 February 2025 at 17:33

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi në seancën e sotme publike kërkesat e 15 partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025.

Në përfundim të shqyrtimit, KSHZ vendosi regjistrimin si subjekt zgjedhor të 15 partive politike:

  1. Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
  2. Partia “Nisma Thurje”;
  3. Partia Lëvizja Bashkë;
  4. Partia “Mundësia”;
  5. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;
  6. “Partia Lëvizja e Legalitetit”;
  7. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
  8. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
  9. “Partia Demokratike”;
  10. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
  11. Partia “Balli Kombëtar Demokrat”;
  12. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
  13. “Partia Balli Kombëtar”;
  14. “Partia e Lirisë”;
  15. “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

/r.e/

The post 15 parti politike regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fushata zgjedhore në Kosovë, gjobiten tre parti politike, ja arsyet

16 January 2025 at 19:39

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në njoftim thuhet se një kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike ka nxitur urrejtje ndaj lëvizjes Vetëvendosje duke shpëndarë në rrjetet sociale një video ku është bërë krahasimi i personalitetit të kryetarit Vetëvendosjes Albin Kurti me figurën e Adolf Hitlerit.

Ndërkaq Aleanca për Ardhmëirnë e Kosovës, sipas këtj Paneli, ka nxitur urrejtje ndaj zotit Kurti përmes gjuhës denigruese të përdorur nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj dhe kandidati për deputet Ardian Gjini.

Sipas Panelit, zoti Kurti ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Lidhjes Demokratike gjatë një fjalimi në qytetin e Pejës.

Sipas ligjit në fuqi gjobat e përcaktuara nga PZAP, të cilat mund të arrijnë deri në 50 mijë euro, duhet të paguhen nga subjektet politike brenda 15 ditësh.

Të gjitha shkeljet ndodhën brenda pesë ditëve të para të fushatës për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.

Vullnet Bugaqku nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, që vëzhgon proceset zgjedhore në Kosovë, i tha Zërit të Amerikës se është i mirëpritur një rol më aktiv i PZAP-së për të parandaluar gjuhën e urrejtjes që mund të nxisë edhe tensione.

“Mendoj se këto vendime do të jenë një shembull i mirë që politikanët apo kandidatët për deputetë apo kryeministër të Kosovës të ndërgjegjësohen që gjatë tubimeve publike të mos shprehen në mënyrë vulgare apo të vrazhdë ndaj kundërshtarëve politik sepse kjo reflekton tensione edhe gjatë fushatës dhe mund të nxisë probleme edhe më të mëdha sesa që janë evidentuar deri më tani”, tha ai.

Zoti Bugaqku sqaron se Ligji për Zgjedhjet ndalon përdorimin e një gjuhe të tillë.

“Vendimet e PZAP-it kur shqiptohen gjoba janë vendime të ekzekutueshme e të plotfuqishme, nuk ka mjet të rregullt të ankesës ndaj tyre sepse nuk ka një shkallë të dytë. Megjithatë këto vendime mund të atakohen në Gjykatën Supreme dhe përderisa vendosë kjo gjykatë vendimet mbeten në fuqi”, thotë ai.

Njëzetetetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur, do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ku të drejtë vote kanë dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë jashtë Kosovës./VOA

The post Fushata zgjedhore në Kosovë, gjobiten tre parti politike, ja arsyet appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare 2025/ Presidenti Begaj nis konsultat me partitë politike për caktimin e datës

20 November 2024 at 07:59

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nis nesër konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare. Të mërkurën kreu i shtetit do të takojë partitë e vogla: PR, PBDNJ, PDIU dhe LZHK.

Të enjten presidenti do të takojë përfaqësues të Partisë së Lirisë. Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, presidenti do t’i zhvillojë ditën e hënë në 25 dhjetor. Sipas ligjit zgjedhjet parlamentare zhvillohen në një prej të dielave nga 15 prilli deri në 15 maj. Ndaj presidenti Bajram Begaj mund të dekretojë një prej këtyre datave; 20, 27, 4 dhe 11 maj.

The post Zgjedhjet parlamentare 2025/ Presidenti Begaj nis konsultat me partitë politike për caktimin e datës appeared first on Sot News | Lajme.

E papritur/ Fituesi i ‘BBV2’ i bashkohet politikës, ja me cilën parti do t’i bashkojë forcat

24 October 2024 at 14:01

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë, Lumbardh”, shkroi Abdixhiku.

The post E papritur/ Fituesi i ‘BBV2’ i bashkohet politikës, ja me cilën parti do t’i bashkojë forcat appeared first on Sot News | Lajme.

“Dy protesta ka pasur në Shqipëri”- Rama ironizon opozitën: Manifestime politike për pushtet, gjithmonë i sjellin ca njerëz! Edhe ne kemi bërë, por…

12 October 2024 at 10:37
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur protestat e opozitës “manifestime politike për interesa pushtetit”, duke ironizuar “gjithmonë i mbledhin ca njerëz”. “Ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë edhe ne kur ishim në opozitë, por nuk janë qytetare, janë organizime partie”, u shpreh Rama në podkastin “Flasim”. Kreu i qeverisë theksoi se në vend

Parlamentaret 2025/ Celibashi i dërgon letër partive politike: Ja dy qarqet ku do të aplikohet votimi elektronik

11 October 2024 at 14:28

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri në dy qarqe do të zhvillohet votimi elektronike. Bëhet fjalë për qarkun e Elbasanit dhe ate të Durrësit. Në letrën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve thuhet se votimi elektronik nuk mund të kryer në 5 qarqe, ashtu sic ishte diskutuar më parë me partitë politike. Celibashi shprehet se KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim të partive politike në lidhje me këtë propozim, duke i ftuar që ta percjellin atë pranë KQZ, jo më vonë se data 19 Tetor 2024.

“Periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024 që është data e parë e mundshme e zhvillimit të zgjedhjeve në fjalë, apo deri në datën 11 Maj 2024 që është data e fundit e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e gjithë elementëve teknik dhe njerëzor për zhvillimin e këtij lloj votimi në këtë numër qarqesh.

Gjithsesi duke vlerësuar interesin dhe dobinë për shtrirjen graduale të votimit elektronik, KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2025, propozon zhvillimin e kësaj mënyre votimi vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit”, thuhet ne leter. .

The post Parlamentaret 2025/ Celibashi i dërgon letër partive politike: Ja dy qarqet ku do të aplikohet votimi elektronik appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën

By: rom ario
19 September 2024 at 21:36

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi i socialistëve në Kuvend për të mos e dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, është realizuar nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të mbronte një kryetar partie.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama veproi në mënyrë të tillë, pasi i intereson që një subjekt politik të jetë në fushën e lojës, për t’i hequr vota të djathtës.

Sipas tij, gjithçka ka nisur kur një deputet ka dalë në Parlament dhe ka deklaruar se ‘Policia e Ramës i ka mbyllur biznesin për arsye politike’.

“Unë besoj që pas vendimit të diskutuar të socialistëve është padyshim Edi Rama, por nuk e ka bërë për Olta Xhaçkën, por e ka bërë për një kryetar partie. Për të mbrojtur një kryetar partie i cili me llogarinë e tij elektorale i shërben të jetë në fushë, të jetë në Parlament dhe jo jashtë tij, për t’i hequr një fetë modeste ose serioze të djathtës në zgjedhje.

Në kujtesën e tij i ka mbetur një frazë kur ata e akuzojnë në Parlament, një deputet i thotë që Policia e Ramës i kishte mbyllur biznesin e vetë për arsye politike. Një deputet del në Parlament dhe deklaron që Policia politike e Ramës më ka mbyllur biznesin për arsye politike. Nuk mund të ketë biznes privat, është në konflikt interesi”, tha Vangjeli.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasja e Kuvendit me ‘Kushtetuesen’, Vangjeli: Pse Rama e “mbrojti” Olta Xhaçkën appeared first on Euronews Albania.

❌
❌