Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex

22 March 2025 at 12:26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it. Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij. Ai takoi gruan dhe 3 vëllezërit e tij të cilët në dalje thanë se është mirë me shëndet, po s’kanë të drejtë të flasin. Gjatë ditës, Thaçi pritet […]

The post Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex appeared first on BoldNews.al.

Thaçi kthehet në Kosovë/ Shkon të vizitojë varrin e babait që u nda nga jeta para disa ditësh

21 March 2025 at 11:20

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar këtë të premte varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi i cili vdiq të dielën, më 16 mars.

Gjykata Speciale nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij që u mbajt të martën, më 18 mars në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll sot nga Haga në Kosovë, pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.

Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone, jeep, erba e testo

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi

By: redi
19 March 2025 at 17:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetmi që ka shkuar për të bërë ngushëllime pranë familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Konjufca u fotografua në Burajë duke lënë edhe një shënim në librin e zisë. Ai u shpreh se Haxhi Thaçi si atdhetar pati ndikim të madh në formimin e jetës dhe karrierës së presidentit Hashim Thaçi…

Source

Hashim Thaçi pengohet të marrë pjesë në funeralin e të atit

18 March 2025 at 18:59

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht në paraburgim në Dhomat e Specializuare të Kosovës në Hagë, nuk u lejua të marrë pjesë në funeralin në Kosovë të martën e babait të tij, i cili ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi Thaçit iu lejua një vizitë nga gjykata. Luka Misetiç, avokati i Thaçit, shkroi në X […]

The post Hashim Thaçi pengohet të marrë pjesë në funeralin e të atit appeared first on Reporter.al.

Myftiu Tërnava: Padrejtësi e madhe që Hashim Thaçit nuk iu mundësua t’ia jepte babait lamtumirën e fundit

18 March 2025 at 16:39

Qytetarë të shumtë në numër ishin në fshatin Burojë për t’i dhënë lamtumiren e fundit babait të ish-presidentit, Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi.

Në varrimin e tij kanë marrë pjesë edhe figura të njohura politike. Por sot në këtë ceremoni mungoi djali i Haxhi Thaçit, Hashim Thaçi, i cili nuk u lejua nga Specialja të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Megjithatë, nga Haga, Thaçi dërgoi një mesazh me kurorë lulesh.

“Në spital të thashë lamtumirë, babë. Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se familjarëve e që të jenë krenarë për të afërmin e tij, pasi sot në nderim të tij kanë ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.

“Me këtë rast shprehim keqardhjen tonë për padrejtësitë e mëdha që janë duke iu bërë çlirimtarëve tanë, që fatkeqësisht sot edhe djali i tij, ish presidenti që të jetë në në përcjelljen e fundit të babait të tij, megjithatë po e shohim që të gjithë nga trojet shqiptare jemi tubuar për të përcjellë gjyshin tonë Haxhiun”.

“Jemi krenar që i takojmë kësaj toke, jemi krenar që i takojmë këtij kombi, jemi krenarë për përpjekjet tona të vazhdueshme që kemi bërë për çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha ai.

The post Myftiu Tërnava: Padrejtësi e madhe që Hashim Thaçit nuk iu mundësua t’ia jepte babait lamtumirën e fundit appeared first on Telegrafi.

“Nëse kthehet vetëm, Hashimi s’ka pse kthehet”, mjeku i Haxhi Thaçit tregon porositë e të ndjerit

By: xhir jeta
18 March 2025 at 13:48

Doktori Adriatik Berisha, i cili ka pasur përgjegjësinë për gjendjen shëndetësore të Haxhi Thaçit në QKUK, ka ndarë disa nga mesazhet e tij gjatë periudhës së fundit të jetës.

Sipas Berishës, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Haxhi Thaçi ka thënë që nëse kthehet veç Hashimi s’ ka çka kthehet.

“E kam dëgjuar duke thënë, nëse djali im kthehet, vetëm s’ka çka kthehet, por dhe të tjerët ish-krerët e UÇK-së”, tha Berisha, transmeton Klankosova.tv.

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

18 March 2025 at 14:44

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq ka bërë të ditur se kërkesa për të marrë pjesë në varrim është dorëzuar të hënën para orës 14:00.

Kështu bëri të ditur Misetiq përmes një postimin në platformën X duke shkruar se nuk do të bëj ndonjë koment për mëtejshëm për momentin.

“Kam marrë shumë pyetje mediatike sot në lidhje me një deklaratë të Gjykatës Speciale sot në mëngjes duke sugjeruar që klienti im, Hashim Thaçi, nuk ka bërë asnjë kërkesë për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Thaçi ka bërë kërkesë dje para orës 14:00 për të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Zoti Thaçi nuk do të marrë pjesë në varrimin e sotëm. Nuk do të kem asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, ka shkruar në X Misetiq.

2/ A request was made by Mr. Thaçi yesterday before 2pm to attend today’s funeral. Mr. Thaci will not be attending today’s funeral. I will have no further comment at this time.

— Luka Misetic (@MiseticLaw) March 18, 2025

The post Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë appeared first on Telegrafi.

Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta

18 March 2025 at 14:43

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lladrovci ka publikuar disa pamje nga mbledhja, ku ka shkruar se kujtimi për Haxhi Thaçi do të jetë i përhershëm.

“Me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi. Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Dhimbja për Bacën Haxhi e familjes Thaçi dhe Hashimit me shokë që fizikisht janë larg nesh, është edhe dhimbje jona, është dhimbje e çdo atdhetari”.

“Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit. I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi’./Telegrafi/

The post Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta appeared first on Telegrafi.

Osmani dërgon kurorë dhe telegram ngushëllimi për Haxhi Thaçin përmes këshilltarëve të saj

18 March 2025 at 14:36

Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Para ceremonisë së varrimit, u organizua një mbledhje komemorative, ku u vlerësua lartë figura e Haxhi Thaçit dhe kontributit të tij për lirinë e vendit.

Aty u tha se Haxhi Thaçi mbolli farën e lirisë dhe la trashëgiminë historike të Kosovës.

Për homazhe dhe në ceremoninë e varrimit nuk u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila nuk ka mundur të marrë pjesë pasi që ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin.

Mirëpo, Telegrafi ka mësuar se dy këshilltarët e Presidentes Osmani, Ismet Krasniqi e gjeneral Sefer Isufi që është këshilltar ushtarak kanë marrë pjesë në homazhe dhe në varrimin e babait të Thaçit.

Ata madje i kanë dërguar telegram në emër të presidentes dhe një kurorë me lula gjithashtu në emër të presidentes.

Haxhi Thaçi ndërroi jetë të dielën, katër ditë pasi kishte takuar djalin e tij Hashim Thaçi. /Telegrafi/

The post Osmani dërgon kurorë dhe telegram ngushëllimi për Haxhi Thaçin përmes këshilltarëve të saj appeared first on Telegrafi.

Gjykata Speciale e Hagës nuk i dha leje Hashim Thaçit/ Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, përcillet sot për në banesën e fundit babai i ish-presidentit të Kosovës

By: V K
18 March 2025 at 11:51

Ditën e sotme (18 mars 2025), Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të përcillet për në banesën e fundit.

Sipas mediave në Kosovë, Haxhi Thaçi, do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

Homazhet për të kanë nisur që prej orës 09:00 dhe do të vijojnë deri në 12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Të pranishëm janë nëna e ish-presidentit Thaçi, bashkëshortja, djali i tij dhe anëtarë të tjerë të familjes.

Ndërsa cermemonia e varrimit, do të zhvillohet në orën 15:00.

Babai i ish-presidentit, ndërroi jetë më 16 mars pas një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë siç u bë më dije edhe një ditë më parë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Kjo për shkak se Gjykata Speciale e refuzoi kërkesën e këtij të fundit për të qenë i pranishëm.

Ky vendim ngjalli reagime të shumta, mes tyre edhe nga kryeministri Edi Rama ku e cilësoi këtë këtë veprim si një “akt turpi”.

Më 13 mars, Gjykata Speciale në Hagë i dha leje ish-presidentit Thaçi dhe erdhi në Kosovë për të vizituar babanë e tij në gjendje të rënduar shëndetësore. Gjykata kishte refuzuar disa herë kërkesat e Thaçit për të vizituar babanë në spital. Thaçi u prit me thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”.

Pasi përfundoi vizitën te babai i tij, Hashim Thaçi u kthye në Hagë, ku po gjykohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me ish-eprorët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

The post Gjykata Speciale e Hagës nuk i dha leje Hashim Thaçit/ Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, përcillet sot për në banesën e fundit babai i ish-presidentit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Mbahen homazhe për babain e ndjerë të ish-presidentit Hashim Thaçi

18 March 2025 at 10:22

Këtë të martë do të varroset Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Nga ora 09:00 kanë nisur edhe homazhe që janë mbajtur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Haxhi Thaçi do të prehet në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.

Kujtojmë se një ditë më parë, gjykata Speciale, nuk i dha leje ish Presidentit Thaci, për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për babain e tij. Vendimi hasi në reagime të ashpra, kryeministri Rama e quajti gjykatën të turpshme, reagim që u shpërnda edhe nga Richard Grenell.

 

Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait

17 March 2025 at 20:36

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shprehur indinjatën dhe revoltën ndaj këtij vendimi.

Sipas OVL UÇK-së, refuzimi i Gjykatës Speciale për të lejuar Thaçin të japë lamtumirën e fundit babait të tij është një veprim i padrejtë dhe çnjerëzor, i cili bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë.

“Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Po ashtu, organizata e veteranëve e ka konsideruar këtë vendim si një përpjekje të qëllimshme për të poshtëruar jo vetëm Thaçin dhe familjen e tij, por edhe ish-luftëtarët e UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL UÇK-ja ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të reagojnë ndaj këtij vendimi, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do ta tolerojë heshtjen e institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj shkeljeve dhe trajtimit përçmues që po iu bëhet bashkëluftëtarëve tanë nga Gjykata Speciale në Hagë”, përfundon reagimi.

E derisa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në orën 15:00, familja tashmë ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të shkojnë për ngushëllime, në Burojë të Skederajt.

Që nga orët e hershme të mëngjesit shumë familjarë, të afërm të tyre dhe qytetarë, po shkojnë për ngushëllime te familja e ish- presidentit Thaçi.

Në fshatin e ish-presidentit Thaçi kanë shkuar për ngushëllime dhe bashkëpartiakët e tij.

Ndërsa ata po i pret për ngushëllime djali i ish- presidentit Endrit Thaçi. /Telegrafi/

The post Gjykata Speciale nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait appeared first on Telegrafi.

Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Haga familjen Thaçi

By: redi
17 March 2025 at 18:45

Ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ata thonë se Haxhi Thaçi ishte bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset e lëvizjes kombëtare të shekullit të kaluar. “E nderuara familja Thaçi, Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit…

Source

Hasani për babain e Thaçit: Për mua është hero i Kosovës

17 March 2025 at 18:16

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani ka theksuar se për të, Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, është një hero i Kosovës.

Gjatë vizitës së tij për babain e ndjerë të Thaçit, në fshatin Burojë, Hasani tha se vdekja e tij, pasi që takoi Thaçin, tregon lidhjen e tyre shpirtërore.

“Është një dhembje që e ndajmë me familjen, është një proces i jetës natyrisht, por ardhja e presidentit ta shoh babën edhe pas një dite i vdes baba, tregon lidhjen shpirtërore mes djalit dhe prindit”.

“Kështu që, Hashimi u nda që e pa prindin gjallë, por të njëjtën kohë edhe prindi që e preku dorën e djalit që padrejtësisht është në Gjykatën Speciale. Për mua Haxhia është një fisnik, një bujarë, atdhetarë, njeri i edukuar e këshillëdhënës që si të bëhet lufta dhe si të organizohemi më mirë. Për mua është një hero i Kosovës”, tha Hasani.

Haxhi thaçi vdiq mbrëmjen e 16 shkurtit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt.

The post Hasani për babain e Thaçit: Për mua është hero i Kosovës appeared first on Telegrafi.

Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit

17 March 2025 at 16:28

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nëpërmjet një telegrami ngushëllimi kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Në telegram ngushëllimi, të publikuar nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ish-krerët e UÇK’së thonë se Haxhi Thaçi ishte bashkëpjesëmarrës në të gjitha proceset e lëvizjes kombëtare të shekullit të kaluar.

“E nderuara familja Thaçi, Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë.

Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar”, thuhet në telegram ngushëllimi.

“Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre.

Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, përfundon telegrami i ngushëllimit.

The post Veseli, Selimi dhe Krasniqi ngushëllojnë nga Holanda për vdekjen e Haxhi Thaçit appeared first on Telegrafi.

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin

17 March 2025 at 12:59

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letër ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se për të ndjerin, kryeministri u shpreh se do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letër ngushëllim. /Telegrafi/

 

 

The post Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin appeared first on Telegrafi.

​OVL-UÇK ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të kujtohet si njeri i ndershëm dhe i respektuar

17 March 2025 at 10:39

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Haxhi Thaçi do te kujtohet si njeri mirë, i urtë, i ndershëm dhe i respektuar. Si baba i përkushtuar, qe rriti dhe edukoi fëmijë me vlera të larta, si ish presidentin Hashim Thaçi, i cili si Drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, dha një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera organizata në telegramin e ngushëllimit.

Lajmi për vdekjen e Haxhi Thaçit u bë i ditur të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës.

Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

The post ​OVL-UÇK ngushëllon familjen Thaçi: Haxhi Thaçi do të kujtohet si njeri i ndershëm dhe i respektuar appeared first on Telegrafi.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi

17 March 2025 at 10:34

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur dhimbjen për humbjen e gjyshit të tij, Haxhi Thaçi.

Përmes një postimi në Instagram, Endriti ka ndarë ndjenjat e tij, duke theksuar se gjyshi i tij mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin e tij, Hashim Thaçin.

Ai gjithashtu ka shkruar se Haxhi Thaçi ka qenë një frymëzim për të dhe për të gjithë familjen.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ka qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe, bac”, ka shkruar Endriti.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, u nda nga jeta në orët e vona të së dielës, më 16 mars, disa ditë pas një vizite që i biri ia bëri, pas disa refuzimeve të Gjykatës Speciale në Hagë. /Telegrafi/

 

The post “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin”, Endrit Thaçi shpreh dhimbjen për humbjen e gjyshit, Haxhi Thaçi appeared first on Telegrafi.

Vdes babai i Hashim Thaçit

17 March 2025 at 07:37

PRISHTINË, 17 mars /ATSH/ Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ditëve të fundit ai u vizitua nga Hashim Thaçi,  i cili u lejua nga Haga për një gjë të tillë. Pas vizitës rreth tre orësh, ai u rikthye sërish në Hagë. Haxhi Thaçi ndërroi jetë mbrëmjen e të dielës.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe Nasim Haradinaj nga OVL UÇK kanë ngushëlluar familjen Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit. Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka ndërruar jetë sonte në Qendrën Klinike Universitare ku ishte shtruar tash e sa ditë pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, thuhet në ngushëllimin e kreut të PDK-së.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar.

“Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Memli Krasniqi në Facebook.

/Kosovapress/

The post Vdes babai i Hashim Thaçit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-presidenti e vizitoi pak ditë më parë në spital, ndërron jetë babai i Hashim Thaçit

17 March 2025 at 07:46

Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare, teksa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Mediat e Kosovës raportojnë se Haxhi Thaxhi po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare, por nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë […]

The post Ish-presidenti e vizitoi pak ditë më parë në spital, ndërron jetë babai i Hashim Thaçit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌