❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

TurizĂ«m – Numri i tĂ« huajve nĂ« hotele rritje me gati 50%, kryesojnĂ« italianĂ«t

20 January 2025 at 15:50

TIRANË, 20 janar/ATSH/ GjatĂ« muajit nĂ«ntor tĂ« vitit qĂ« lamĂ« pas, Ă«shtĂ« shĂ«nuar rritje e numrit tĂ« vizitorĂ«ve gjithsej me 30,8%, krahasuar me nĂ«ntorin 2023.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve rezident është rritur me 2,8%, ndërsa i vizitorëve jorezidentë është rritur me 52,1%.

Numri i vizitorĂ«ve jorezidentĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« akomoduar nĂ« rajonin qendĂ«r ka shĂ«nuar rritje me 56,7%. NĂ« zonat jobregdetare ky tregues Ă«shtĂ« rritur me 53,4%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m. Numri i vizitorĂ«ve jo-rezident nĂ« “hotele dhe akomodime tĂ« ngjashme” ka shĂ«nuar rritje me 49,1%.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë muajit nëntor 2024, numri i netqëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me muajin nëntor 2023.

Numri i netqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin qendror ka shënuar rritje me 47,6%. Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netqĂ«ndrimeve tĂ« vizitorĂ«ve jorezidentĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« akomoduar nĂ« “hotele dhe akomodime tĂ« ngjashme” ka shĂ«nuar rritje me 50,5%.

GjatĂ« kĂ«tij muaji, norma e shfrytĂ«zimit tĂ« dhomave tĂ« “hoteleve dhe akomodimeve tĂ« ngjashme” Ă«shtĂ« 19,5%, kundrejt 12,7% qĂ« ishte nĂ« muajin nĂ«ntor 2023. NdĂ«rsa norma e shfrytĂ«zimit tĂ« shtretĂ«rve tĂ« “hoteleve dhe akomodimeve tĂ« ngjashme” Ă«shtĂ« 19,8%. kundrejt 16,2% qĂ« ishte nĂ« muajin nĂ«ntor 2023.

Referuar raportit, 13,8% e vizitorëve erdhën nga Kosova, ndërsa 10,4% e të huajve që vizituan vendin tonë vinin nga Italia. 5,6% e vizitorëve ishin nga Gjermania, ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditej e katërta, me 4% të totalit të vizitorëve.

/r.e/a.f/

The post TurizĂ«m – Numri i tĂ« huajve nĂ« hotele rritje me gati 50%, kryesojnĂ« italianĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nëntori/ Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet

By: user7
8 January 2025 at 07:53

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, por në nëntor arkëtimet morën një kthesë negative ku të ardhurat tatimore shënuan rënie vjetore me -1.5%.

Kjo është hera e parë që të ardhurat tatimore janë me rënie me bazë vjetore, nga janari i vitit 2021, kur vendi akoma po vuante pasojat e pandemisë.

Në total të ardhurat buxhetore janë rritur me 2.7 për qind në nëntor, por hendeku i krijuar nga rënia e arkëtimeve nga tatimet dhe taksat u mbulua nga të ardhurat nga ndihmat (kredi dhe donacione të huaja me destinacion buxhetin e shtetit).

Të dhëna më të detajuara nga treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se rënia u shkaktua nga dobësitë në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe nga taksat lokale. Në nëntor 2024 të ardhurat nga Tatim Fitimi ishin gati 55% më të ulëta se një vit më parë. Në nëntor u arkëtuan në këtë zë 4,1 miliardë lekë nga 9,1 miliardë në nëntor 2023.

Të ardhurat më të ulëta nga Tatimi mbi Fitimin vijnë si rrjedhojë e përfundimit të efektit të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e prodhuesve të energjisë. Kjo masë ka qenë e pranishme me ndikimin e saj në të gjithë vitin 2024 por në nëntor të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga të ardhurat më të ulëta nga taksa doganore dhe taksat lokale.

Tatimi mbi fitimin është ndikuar negativisht edhe nga ecuria negative në sektorin e prodhimit. Kursi i këmbimit ka rrënuar fitimet e bizneseve të industrisë për eksport, duke ndikuar gjithashtu edhe në të ardhurat buxhetore.

Në nëntor të ardhurat nga taksat lokale ishin 43 % më të ulëta se 11 mujori 2023. Gjatë janar-nëntor 2024 u grumbulluan 2.4 miliardë lekë të ardhura nga ky tatim, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin grumbulluar 3,6 miliardë lekë.

Taksat që kanë performuar më mirë në nëntor janë ato mbi pagat ( TAP dhe të ardhurat mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që kishin rritje vjetore me mbi 14%

Gjithashtu shpenzimet publike në muajin nëntor ishin 14.8 për qind më të ulëta se nëntorin 2024.

Shpenzimet kapitale në nëntor 2024 ishin 6,7 miliardë lekë ose 64.5% më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu shpenzimet mbi interesat e borxhit ishin 22.8% më të ulëta se nëntori 2023 si rrjedhojë e stabilizimit të normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas pas rritjes që krijoi lufta në Ukrainë përgjatë 2022 dhe 2023./ Monitor

The post Nëntori/ Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet appeared first on Lapsi.al.

Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT

By: Ardit
19 December 2024 at 14:44

Matjet e ndryshimit vjetor tĂ« çmimeve nĂ« muajin nĂ«ntor sipas njĂ« metodologjie tĂ« Eurostat treguan rritje mĂ« tĂ« madhe tĂ« inflacionit se matjet kombĂ«tare nga INSTAT. Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« muajin nĂ«ntor 2024 Ă«shtĂ« 2,4%, ndĂ«rsa sipas matjeve tĂ« INSTAT ishte 2%. Sipas metodĂ«s sĂ« Eurostat, [
]

The post Eurostat: Inflacioni i nëntorit ishte më i lartë se raportimi i INSTAT appeared first on BoldNews.al.

Në nëntor, 227,000 vende të reja pune u hapën në SHBA, mbi pritshmëritë

By: lia rda
6 December 2024 at 15:44

Në nëntor, 227,000 vende të reja u krijuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar pritshmëritë e ekspertëve që parashikonin 200,000, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës të SHBA (BLS).

Rritja më e shpejtë e punësimit është shënuar në shëndetësi, për 54,000 vende pune, rekreacion dhe mikpritje 53,000, administrata shtetërore 33,000 dhe asistenca sociale 19,000, si dhe në prodhimin e pajisjeve të transportit 32,000, shton raporti.

Në të kundërt, numri i vendeve të punës në sektorin e shitjes me pakicë ra me 28,000.

Shkalla e papunësisë u rrit nga 4.1 për qind në tetor në 4.2 për qind.

Tetori kishte parë më parë rritje shumë të dobët të punësimit prej vetëm 36,000 njerëzve, pasi Amerika u godit nga uraganet e fuqishme Helena dhe Milton në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, si dhe greva të mëdha të punëtorëve në kompani të tilla si Boeing, raporton CNN./abcnews.al

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 nëntor

TIRANË, 30 nĂ«ntor /ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« paqĂ«ndrueshme pĂ«r shkak tĂ« ndikimit tĂ« njĂ« qendre me presion tĂ« ulĂ«t me origjinĂ« veriore, shoqĂ«ruar me masa ajrore tĂ« lagĂ«shta dhe tĂ« ftohta.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme të cilat deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet të ulët. Pas orëve të mesditës priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 600-700 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e veriperëndimit reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore.

Mjegull e dendur/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje – juglindje me shpejtĂ«si mesatare 3-12 m/sek, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare, zonat luginore dhe relievet e larta malore era me shpejtĂ«si 14-20 m/s shoqĂ«ruar me valĂ«zimin nĂ« dete tĂ« forcĂ«s 2-4 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/8 Re shi
Kukës -2/0 Re shi borë
Lezhë 4/7 Re shi
Dibër -2/2 Re shi borë
Durrës 8/12 Re shi
Tiranë 7/12 Re shi
Elbasan 6/11 Re shi
Berat 5/13 Re shi
Vlorë 8/13 Re shi
Korçë 0/4 Re shi borë
Gjirokastër 4/9 Re shi
Sarandë 8/13 Re shi

 

The post Parashikimi i motit, e shtunë, 30 nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk e respektojnë as bukën që hanë

By: user 6
29 November 2024 at 22:18

Tubimi i shqiptarĂ«ve nĂ« sheshin “Sintagma” tĂ« AthinĂ«s mbrĂ«mjen e 28 nĂ«ntorit ka shkaktuar reagime tĂ« shumta nĂ« mediat greke. Por, ai qĂ« ka tĂ«rhequr mĂ« shumĂ« vĂ«mendjen ka qenĂ« njĂ« editorial nĂ« portalin newsbomb.gr qĂ« pĂ«rshkruan gjithçka me nota raciste dhe fyese pĂ«r emigrantĂ«t shqiptarĂ«.

NĂ« njĂ« artikull pa emĂ«r tĂ« kĂ«tij portali thuhet se veprimet e emigrantĂ«ve shqiptarĂ« ishin provokuese dhe nĂ«se e njĂ«jta gjĂ« do tĂ« bĂ«hej nga grekĂ«t nĂ« TiranĂ«, ata do tĂ« arrestoheshin dhe burgoseshin pa u gjykuar. NĂ« shkrim pretendohet se tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« kanĂ« thirrur nĂ« sheshin e AthinĂ«s “UÇK” dhe “ShqipĂ«rinĂ« e Madhe.

Shkrimi i plotë

Skena qĂ« provokojnĂ« grekĂ«t dhe shpĂ«rqendrojnĂ« vendin janĂ« shpĂ«rhapur nĂ« sheshin Sintagma nĂ« eventin e ndezjes sĂ« pemĂ«s sĂ« Krishtlindjes. Po tĂ« bĂ«hej diçka e tillĂ« nga grekĂ«t nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« gjithĂ« do tĂ« arrestoheshin dhe do tĂ« futeshin nĂ« burg pa u gjykuar
 KĂ«tu nĂ« Greqi ne i biem bilbilit tĂ« indiferentit


Skenat ndodhën mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma duke valëvitur flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës!
Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për
 Kombin e tyre.

Vihej re se nĂ« tĂ« njĂ«jtin moment u ndez pema e Krishtlindjeve nĂ« sheshin Sintagma ndĂ«rsa shqiptarĂ«t qĂ« pĂ«rpiqeshin tĂ« mbulonin muzikĂ«n me zĂ«rin e tyre. Madje, ata arritĂ«n deri aty sa tĂ« thĂ«rrisnin edhe parulla pĂ«r UÇK-nĂ«, ndĂ«rsa mes tyre kishte edhe mĂ« provokues qĂ« valĂ«vitnin pankarta me
 ShqipĂ«rinĂ« e Madhe!

KujtojmĂ« se mĂ« 28 nĂ«ntor 1912 u firmos shpallja e pavarĂ«sisĂ« sĂ« ShqipĂ«risĂ« nga Perandoria Osmane. Siç shihet nĂ« videot e postuara nĂ« TikTok, shqiptarĂ«t mbanin nĂ« duar flamuj, tĂ« veshur me kĂ«misha me stemĂ«n kombĂ«tare dhe duke kĂ«nduar himne tradicionale tĂ« atdheut tĂ« tyre me sloganet “ShqipĂ«ria e Madhe”.

NĂ« periudhĂ«n e fundit, si me burgosjen e Fredi Belerit, ashtu edhe me takimet e Edi RamĂ«s nĂ« AthinĂ« dhe Selanik, shqiptarĂ«t po tregojnĂ« njĂ« provokim agresiv tĂ« paparĂ« ndaj GreqisĂ«. Do tĂ« thoni qĂ« e gjejnĂ« dhe e bĂ«jnë  Sepse po tĂ« ishte shteti serioz nuk do tĂ« lejonte njĂ« propagandĂ« tĂ« tillĂ« para Kuvendit tĂ« GreqisĂ« dhe monumentit tĂ« ushtarit tĂ« panjohur.

Nuk e respektojnë as bukën që hanin dhe hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

The post Media greke shkrim racist për shqiptarët: Nuk e respektojnë as bukën që hanë appeared first on Lapsi.al.

Çlirimi i ShqipĂ«risĂ«, 80 vjet/ Autoritetet shtetĂ«rore bĂ«jnĂ« homazhe nĂ« Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve

29 November 2024 at 10:04

ShqiptarĂ«t festojnĂ« sot 29 NĂ«ntorin, 80-vjetorin e Çlirimit tĂ« vendit. Ka nisur tashmĂ« edhe Ceremonia, ku autoritetet shtetĂ«rore bĂ«jnĂ« homazhe nĂ« varrezat e DĂ«shmorĂ«ve.

Kryeministri Edi Rama bĂ«ri homazhe sot tek Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve nĂ« TiranĂ« me rastin e 80 vjetorit tĂ« Çlirimit nga nazi-fashizmi.

Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjithashtu morën pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ministrat e qeverisë dhe deputetët e mazhorancës.

Kryeministri Rama uron 29 nĂ«ntorin: GĂ«zuar 80-vjetorin e Çlirimit tĂ« ShqipĂ«risĂ«

29 November 2024 at 08:10

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarĂ«t pĂ«r 80 –vjetorin e Çlirimit tĂ« vendit. Kryeministri ka zgjedhur njĂ« foto tĂ« veçantĂ«. Ai ka publikuar nĂ« Facebook njĂ« fotografi tĂ« vogĂ«lushit Diansi i cili erdhi nĂ« jetĂ« nĂ« maternitetin “Koço Gliozheni”, dje.

“MIRËMËNGJES dhe me Diansin, vogĂ«lushi qĂ« erdhi nĂ« jetĂ« nĂ« maternitetin “Koço Gliozheni” dje, DitĂ«n e bekuar tĂ« PavarĂ«sisĂ«, ju uroj sot tĂ« gjithĂ«ve DitĂ«n e 80-vjetorit tĂ« Çlirimit”, shkruan Rama.

29 nĂ«ntor, ShqipĂ«ria feston 80-vjetorin e Çlirimit

By: user 11
29 November 2024 at 08:12

Këtë 29 nëntor në Shqipëri festohet 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste, dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, u pushtua nga forcat gjermane.

NĂ« fund tĂ« nĂ«ntorit 1944, pas Çlirimit tĂ« TiranĂ«s, mĂ« 17 nĂ«ntor dhe pjesĂ«s kryesore tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« Veriut. Shkodra u çlirua mĂ« 29 nĂ«ntor tĂ« vitit 1944, datĂ« kjo e cila shĂ«non ditĂ«n e çlirimi tĂ« ShqipĂ«risĂ« nga pushtimi gjerman.

The post 29 nĂ«ntor, ShqipĂ«ria feston 80-vjetorin e Çlirimit appeared first on Lapsi.al.

“Parada e ShqiptarĂ«ve” nga tĂ« gjitha trojet nĂ« TiranĂ«

By: Kult Plus
28 November 2024 at 21:36

 Në Paradën e Shqiptarëve në Tiranë po marrin pjesë sot mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet, në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Parada kuqezi” nisi nga sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, midis Pallatit tĂ« Koncerteve dhe PresidencĂ«s dhe po pĂ«rshkon bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” pĂ«r t’u mbyllur nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, ku do tĂ« zhvillohet ngritja e flamurit shqiptar.

NĂ« hapje tĂ« paradĂ«s u shĂ«nua njĂ« moment emocionues, me recitimin e poezisĂ« sĂ« Gjergj FishtĂ«s “Shqypnia e lirĂ«,” sjellĂ« mjeshtĂ«risht nga aktori i njohur Reshat Arbana.

Atmosfera festive u pasurua nga pjesëmarrësit që paraqitën trashëgiminë e tyre kulturore përmes këngëve popullore, instrumenteve tradicionale dhe kostumeve karakteristike nga të gjitha trevat shqiptare.

E kthyer tashmë në një traditë në New York, shqiptarët nga e gjithë bota të veshur kuq e zi dhe me veshje popullore mbushën sot rrugët e Tiranës.

Të pranishëm në paradë janë mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Pjesë e paradës janë përfaqësues nga 150 qytete, delegacione nga bashki dhe komuna shqiptare, bashkë me ansamblet e tyre.

Në të dy anët e bulevardit janë edhe qytetarë të shumtë për të ndjekur nga afër paradën.

Ky aktivitet synon jo vetëm promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe edukimin dhe rrjetëzimin e brezave të rinj, duke forcuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare.

“Parada e ShqiptarĂ«ve” ka njĂ« ndikim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« turizmin dhe ekonominĂ« e vendit. Fluksi i pjesĂ«marrĂ«sve nga brenda dhe jashtĂ« kufijve, si dhe vizitorĂ«t e huaj tĂ«rhequr nga kjo ngjarje, krijuan njĂ« atmosferĂ« tĂ« gjallĂ« nĂ« TiranĂ«.

Hotelet, bujtinat dhe restorantet përfituan nga rritja e kërkesës për shërbime, duke prezantuar mikpritjen tradicionale shqiptare dhe duke nxitur ekonominë lokale.

Kjo paradë është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të promovuar Shqipërinë si një destinacion unik kulturor në rajon.

“Parada e ShqiptarĂ«ve” vijon tĂ« jetĂ« njĂ« simbol i bashkimit dhe krenarisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t, duke treguar se Tirana mbetet zemra e aktivitetit kombĂ«tar dhe promovimit tĂ« vlerave tona tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta.

Parada u organizua nĂ«n kujdesin e kryetarit tĂ« bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s dhe Unionit tĂ« Bashkive Shqiptare nĂ« Rajon, Erion Veliaj, dhe nĂ« bashkĂ«punim me ShoqatĂ«n “RrĂ«njĂ«t Shqiptare” (Albanian Roots – Nju Jork).

Parada e shqiptarëve, Foto: Florian Abazaj./atsh/KultPlus.com

The post “Parada e ShqiptarĂ«ve” nga tĂ« gjitha trojet nĂ« TiranĂ« appeared first on KultPlus.

112-vjetori i Pavarësisë festohet dhe në Tuz, inagurohet busti i Skënderbeut

By: gaze tare
28 November 2024 at 16:51

Qyteti i Tuzit në Malin e Zi është veshur sot me ngjyrat e flamurit tonë kuq e zi ku me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç festimeve dhe atmosferës fantastike që shqiptarët e Tuzit krijuan në qytet, sot është zhvilluar dhe ceremonia e inaugurimit të bustit të Skënderbeut.

Pamjet vijnĂ« nga “EuronewsAlbania” ku shihen tĂ« gjithĂ« duke valĂ«vitur flamurin me krenari dhe tregojnĂ« me plot entuziazĂ«m qĂ« janĂ« shqiptarĂ«!

The post 112-vjetori i Pavarësisë festohet dhe në Tuz, inagurohet busti i Skënderbeut appeared first on iconstyle.al.

Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë: Për ne Vlora është Meka jonë!

By: gaze tare
28 November 2024 at 16:25

28 nëntori i 1912-tës solli Pavarësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. E sot Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ditën e sotme shumë shqiptar, nga Kosova e Maqedonia, vrapuan drejt Vlorës për 28-Nëntorin. Një prej tyre u shpreh se çdo vit e feston festën e Pavarsisë në Vlorë e për këtë është tepër krenar dhe i gëzuar.

NjĂ« tjetĂ«r u shpreh se “Vlora Ă«shtĂ« Meka jonĂ«!”.
“TĂ« gjithĂ« vijnĂ« nĂ« VlorĂ«, prej Zvicre nĂ« VlorĂ«!”- u shpreh qytetari.

@rtshqiptar

ShqiptarĂ« nga Kosova e Maqedonia drejt VlorĂ«s pĂ«r 28 NĂ«ntorin: “PĂ«r ne Vlora Ă«shtĂ« Meka jonĂ«â€ #rtsh24 #ditaepavaresise #28nentori

♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar

The post Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë: Për ne Vlora është Meka jonë! appeared first on iconstyle.al.

​PĂ«rurohet memoriali kushtuar daljes sĂ« parĂ« publike tĂ« UÇK-sĂ«

By: fra nc
28 November 2024 at 14:30

NĂ« 27 vjetorin e daljes publike tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, nĂ« LlaushĂ« tĂ« DrenicĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«ruruar sot njĂ« memorial kushtuar kĂ«saj ngjarjeje.

Deklarata e UÇK-sĂ« ishte lexuar mĂ« 28 nĂ«ntor 1997, nĂ« varrimin e mĂ«suesit Halit Geci, i cili ishte vrarĂ« dy ditĂ« mĂ« herĂ«t.

Forcat serbe kishin gjuajtur në drejtim të shkollës së fshatit pa asnjë provokim.

NĂ« ceremoninĂ« e pĂ«rurimit, tĂ« organizuar nga Komuna e Skenderajt morĂ«n pjesĂ« qindra qytetarĂ«, ish-ushtarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«, familje tĂ« dĂ«shmoreve, veteranĂ« e invalidĂ« tĂ« luftĂ«s.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se shfaqja e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s e cila nuk duroi padrejtĂ«sitĂ«, u bĂ« nĂ« ditĂ«n mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r popullin shqiptar – 28 NĂ«ntorin. MĂ« 28 nĂ«ntor 1912 ishte shpallur pavarĂ«sia e ShqipĂ«risĂ«.

Ndër të tjera, Nura u shpreh i gëzuar për inaugurimin e memorialit dhe sipas tij kjo tregon për ruajtjen e trashëgimisë të luftës së fundit në Kosovë.

Ish-nxĂ«nĂ«si i Halit Gecit, ArbĂ«r Geci tha se ky memorial dhe shumĂ« tĂ« tjerĂ« duhet tĂ« trajtohen si vende tĂ« shenjta, pĂ«rmes sĂ« cilave pĂ«rkujtohet sakrifica e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s./KosovaPress

LEXONI GJITHASHTU:

The post ​PĂ«rurohet memoriali kushtuar daljes sĂ« parĂ« publike tĂ« UÇK-sĂ« appeared first on Euronews Albania.

5 vite pas tërmetit, mbi 700 familje të pastreha në Tiranë 

28 November 2024 at 15:43

Qindra familje nĂ« TiranĂ« qĂ« u prekĂ«n nga tĂ«rmeti tragjik i 5 viteve mĂ« parĂ«, nuk kanĂ« marrĂ« banesat e reja. Bashkia e TiranĂ«s pranon se 733 familje nuk kanĂ« marrĂ« shtĂ«pitĂ« e premtuara, teksa thekson se pĂ«r tĂ« pastrehĂ«t vijon bonusi i qirasĂ«. KĂ«tĂ« 5 vjetor, Faktoje.al vizitoi Kombinatin, njĂ« nga lagjet mĂ« tĂ« prekura nga tĂ«rmeti tragjik, banorĂ«t e sĂ« cilĂ«s shpresojnĂ« se zgjedhjet do t’i bĂ«jnĂ« me shtĂ«pi.

Në prag të 5-vjetorit të tërmetit tragjik, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj doli me një tjetër premtim për banorët e Kombinatit, lagjes më të dëmtuar nga lëkundjet sizmike të nëntorit 2019.

Rindërtimi në Kombinat, sipas Veliajt, do të mbyllej brenda vjeshtës. 

“Ne do tĂ« sigurohemi qĂ« kĂ«tĂ« stinĂ« ta mbyllim njĂ«herĂ« e mirĂ« historinĂ« e tĂ«rmetit pĂ«r Kombinatin
”, deklaroi Veliaj mĂ« 5 shtator. 

Por dimri i gjeti sërish banorët e Kombinatit pa çati mbi krye. 

Fakt

Faktoje.al bëri një verifikim në zonën e Kombinatit më 25 nëntor për të parë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit. Qindra familjet e prekura nga tërmeti tragjik nuk ishin futur në banesat e reja. Pesë vite pas fatkeqësisë së 2019, banorët e Kombinatit janë në pritje të apartamenteve. 

“AsnjĂ« familje nuk e ka marrĂ« shtĂ«pinĂ« e re. Para pak ditĂ«sh po bĂ«nim ‘shaka’ me njĂ«ri-tjetrin, kush do jetĂ« tĂ« 10-shja e parĂ« qĂ« do futen, por nuk kemi shpresa qĂ« do i marrim kĂ«tĂ« vit. PĂ«r fushatĂ« do na i japin.”, thotĂ« Mondi, banor i mbetur pastrehĂ« nga tĂ«rmeti i 26 nĂ«ntorit tĂ« 2019-s. 

Këtë nëntor, pallatet ishin ende kantier ndërtimi. Mungonte rrjeti i kanalizimeve dhe rrugët ishin të pashtruara e të mbuluar nga mbetjet. 

Banorët tregojnë se nuk është hedhur as shorti për ndarjen e banesave.

“Kemi parĂ« nĂ« televizor janĂ« gati, janĂ« gati, do hidhet shorti. AsnjĂ« nuk na ka njoftuar”, shprehet njĂ« tjetĂ«r banor i Kombinatit, i cili nuk pranoi tĂ« identifikohej. 

Rindërtimi me ritëm breshke

Në prag të 5-vjetorit të tërmetit tragjik, Faktoje.al pyeti Bashkinë e Tiranë mbi ecurinë e procesit të rindërtimit. 

“JanĂ« akomoduar nĂ« total 506 subjekte nĂ« banesat individuale tĂ« ndĂ«rtuara nga Bashkia TiranĂ« si dhe nĂ« vijim tĂ« procedurĂ«s sĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« banesave tĂ« ndĂ«rtuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« rindĂ«rtimit janĂ« shpĂ«rndarĂ« 323 banesa nĂ« zonat e reja pĂ«r zhvillim.”, thotĂ« Bashkia, teksa shton se janĂ« mbi 700 familje ende pa banesa.

“Ju informojmĂ« se janĂ« ende pa u akomoduar 733 subjekte nĂ« objektet e reja tĂ« ndĂ«rtuara nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« rindĂ«rtimit. Aktualisht, ju informojmĂ« se trajtohen me pagesĂ«n e qirasĂ« 1408 pĂ«rfitues”, njofton zyrtarisht Bashkia e TiranĂ«s. 

Saga e premtimeve për Kombinatin 

Në qershor 2022, Veliaj deklaroi se brenda atij viti do të futeshin në banesat e reja familjet e para, të prekura nga tërmeti në zonën e Kombinatit.

“Tani qĂ« kemi hapur totalisht kantierin, nĂ« disa pjesĂ« kemi avancuar dhe do tĂ« jemi gati pĂ«r tĂ« futur kĂ«tĂ« vit familjet e para, siç Ă«shtĂ« ndĂ«rtesa pas meje”, deklaroi Veliaj.

Në janar të vitit 2023, Faktoje raportoi mbi procesin e rindërtimit në këtë zonë. Familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, në zonën e Kombinatit nuk i kishin ende në dorë çelësat e banesave të reja, pavarësisht premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Edhe në muajin dhjetor 2023, kryebashkiaku i Tiranës bëri një tjetër premtim për familjet e pastreha të Kombinatit.

“Nga fillimi i vitit tjetĂ«r, qĂ« nĂ« muajt janar dhe shkurt, do tĂ« hedhim shortin pĂ«r familjet e para qĂ« do tĂ« futen kĂ«tu. Seksioni i parĂ« fare Ă«shtĂ« drejt pĂ«rfundimit”, theksoi Veliaj nĂ« 16 dhjetor 2023.

Në qershor të vitit 2024, kryebashkiaku inspektoi sërish punimet në kantierin e rindërtimi në Kombinat. 

“Ne do tĂ« punojmĂ« gjatĂ« gjithĂ« verĂ«s, qĂ«kur njerĂ«zit tĂ« kthehen nga pushimet, ne tĂ« fillojmĂ« menjĂ«herĂ« me shortet pĂ«r Kombinatin”, premtoi ai. 

Edhe mĂ« 21 gusht tĂ« kĂ«tij viti, Veliaj tha se: “300 familje nĂ« Kombinat sĂ« shpejti do tĂ« fillojnĂ« njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« shtĂ«pi tĂ« reja, me kushte bashkĂ«kohore dhe hapĂ«sira qĂ« krijojnĂ« njĂ« komunitet tĂ« fortĂ«. 

Nga parqet pĂ«r fĂ«mijĂ«t, tek shkollat dhe siguria, po krijojmĂ« jo thjesht shtĂ«pi, por njĂ« jetĂ« tĂ« re pĂ«r kĂ«to familje!”. 

Deri në këto momente, nga verifikimi rezulton se asgjë nuk ka ndryshuar, qytetarët janë në pritje të banesave të reja. 

Sipas informacioneve nga Bashkia e TiranĂ«s, nĂ« zonĂ«n e re zhvillimore nĂ« Kombinat janĂ« parashikuar tĂ« ndĂ«rtohen 16 godina tĂ« reja. NĂ« TiranĂ«, zonat mĂ« tĂ« dĂ«mtuara nga tĂ«rmeti tragjik i 26 nĂ«ntorit 2019 ishin Kombinati dhe “5 Maji”.

The post 5 vite pas tërmetit, mbi 700 familje të pastreha në Tiranë  appeared first on Faktoje.al.

Për herë të parë, Komuna e Zveçanit mban seancë solemne për 28 Nëntor

By: gaze tare
28 November 2024 at 15:35

Ditën e sotme në Zveçan (pjesa veriore e Kosovës) për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

”Ne kujtojmĂ« ditĂ«n kur Ă«ndrrat e tĂ« parĂ«ve tanĂ« morĂ«n kuptim”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Peci gjatĂ« fjalimit tĂ« tij.

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.

@ballkani.info

Komuna e Zveçanit pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« me seancĂ« solemne pĂ«r 28 NĂ«ntor đŸ‡ŠđŸ‡± đŸ‡œđŸ‡°

♬ original sound – Ballkani.info

The post Për herë të parë, Komuna e Zveçanit mban seancë solemne për 28 Nëntor appeared first on iconstyle.al.

“MĂ« pyet, cili Ă«shtĂ« flamuri im
”, edhe shqiptarĂ«t jashtĂ« kufijve, 28 nĂ«ntorin e pĂ«rjetojnĂ« si festĂ« pĂ«r identitetin e tyre kombĂ«tar

28 November 2024 at 12:50

Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar. Shumë nga ta pa i bërë 20 vjet, flasin për sakrificat e shekullit të kaluar dhe rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së kujtesës kolektive për to.

“Rrethanat ishin shumĂ« tĂ« vĂ«shtira”, thotĂ« Blert Hazeraj, sepse “shqiptarĂ«t ishin nĂ«n ndikimin e PerandorisĂ« Osmane nĂ« atĂ« kohĂ«â€.

“Por, pavarĂ«sisht tyre, Ismail Qemali bĂ«ri shumĂ« udhĂ« pĂ«r ta shpallur lirinĂ«, pavarĂ«sinĂ« – pĂ«r ta shpallur ShqipĂ«rinĂ« shtet”, thotĂ« i riu 19-vjeçar nga Prizreni pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Blert Hazeraj
Blert Hazeraj

Shqipëria shënon sot 112-vjetorin e pavarësisë nga Perandoria e atëhershme Osmane. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, i njohur si themelues i Shqipërisë moderne, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë.

Blerti thotĂ« se atĂ« vit “u shpall pavarĂ«sia pĂ«r tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«t”.

“
 kurse, mĂ« 2008 u shpall pavarĂ«sia vetĂ«m pĂ«r territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, thotĂ« studenti i Fakultetit tĂ« Arteve, duke iu referuar vitit kur Kosova u bĂ« e pavarur.

KĂ«tĂ« ndjesi ndan edhe Elma Gashi – ne, shqiptarĂ«t, nuk jemi nĂ« njĂ« shtet tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, por jemi njĂ« komb, thotĂ« ajo.

Elma Gashi
Elma Gashi

“Kosova Ă«shtĂ« shtet mĂ« vete, por festat kombĂ«tare i ka tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta me shqiptarĂ«t – kudo qofshin ata”, thotĂ« 17-vjeçarja, e cila vijon mĂ«simet nĂ« njĂ« shkollĂ« tĂ« mesme nĂ« PrishtinĂ«.

PĂ«r 28 NĂ«ntorin – apo DitĂ«n e Flamurit siç njihet ndryshe – nĂ« KosovĂ« mĂ«sohet nĂ« shkolla fillore dhe tĂ« mesme.

Madje, që në kopshte organizohen aktivitete për nder të kësaj dite.

Bleart Duraku, i cili studion pĂ«r ekonomi nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s, thotĂ« se mes shqiptarĂ«ve mund tĂ« krijohet ndjesia se janĂ« tĂ« ndarĂ«, “por me zemĂ«r – jo”.

Bleart Duraku
Bleart Duraku

“NĂ«se mĂ« bĂ«het pyetja se cili Ă«shtĂ« flamuri yt – ndonĂ«se jam qytetar i KosovĂ«s, mendja mĂ« shkon te flamuri i ShqipĂ«risĂ«â€, thotĂ« ai.

“NĂ«se mĂ« duhet tĂ« shkoj ta prezantoj veten, nĂ« EvropĂ« ose diku tjetĂ«r, normalisht qĂ« mĂ« duhet ta bĂ«j me flamur tĂ« KosovĂ«s, sepse jetoj dhe veproj kĂ«tu”, thotĂ« 18-vjeçari.

E, ngjashëm thotë se ndihet edhe Renata Haliti. Shqiptarët, sipas saj, i kanë të përbashkëta festat kombëtare.

“Pa marrĂ« parasysh vendin – ShqipĂ«ri ose KosovĂ« – ne jemi njĂ« popull, tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«, festa e tyre Ă«shtĂ« edhe e jona”, thotĂ« ajo.

Renata Haliti
Renata Haliti

Për Renatën, njësoj i rëndësishëm është edhe kujtimi i sakrificës që kanë kaluar njerëzit e asaj kohe për mëvetësinë e Shqipërisë.

Memoria nuk bën të venitet ndër breza, thotë studentja 19 vjeçe.

Rëndësia e informacionit

Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se njohuritë që i kanë të rinjtë e Kosovës, lidhur me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rrethanat dhe zhvillimet e atëhershme, duhet parë si rezultat i informacionit që kanë ata, por edhe i presionit që ushtron ky informacion te ta.

“Nuk flasim kĂ«tu vetĂ«m pĂ«r atĂ« se sa informacion kanĂ«, por edhe çfarĂ« bĂ«jnĂ« me atĂ« informacion. Do tĂ« thotĂ«, sa Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r identitetin e tyre, pĂ«r kombin, pĂ«r diçka qĂ« lidhet me kombin”, thotĂ« Selaci pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Katedralja në Prishtinë
Katedralja në Prishtinë

Sipas tij, në Kosovë ekzistojnë dy narracione konkurruese me njëra-tjetrën: nacionalizmi shqiptar, i cili flet për politikën me terma me sfond kombëtar dhe i ashtuquajturi patriotizëm kushtetues i Kosovës, i cili nënkupton përforcimin e shtetit të Kosovës, sipas kushtetutës ekzistuese që e përkufizon si vend multietnik dhe të orientuar kah integrimet euroatlantike.

“Sistemi jonĂ« arsimor Ă«shtĂ« diku nĂ« mes tĂ« kĂ«tyre dy narrativĂ«ve. NjĂ«herĂ«sh, i edukon tĂ« rinjtĂ« si qytetarĂ« tĂ« shtetit tĂ« KosovĂ«s, por edhe si shqiptarĂ«, nĂ« kuptimin nacionalist tĂ« fjalĂ«s. DĂ«shtimi i njĂ«rit narrativ pĂ«r t’u shtrirĂ«, pĂ«r t’u pranuar nga brezi i ri, lĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« mbizotĂ«ruar ky narrativi alternativ”, thotĂ« sociologu.

Rastet e të rinjve, te të cilët ndjesia ndaj simboleve kombëtare është më e fuqishme sesa ndaj simboleve të shtetit të Kosovës, Selaci thotë se janë rezultat i narracionit të ushqyer me dekada te shqiptarët e Kosovës për të shpërfaqur identitetin kulturor përmes simboleve kombëtare.

Prishtina më 27 nëntor, 2024.
Prishtina më 27 nëntor, 2024.

Rreth 130 kilometra larg, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, Era Osmani shpreh njësoj krenari e emocion.

Festa e 28 Nëntorit për 20-vjeçaren është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku ndodhen ata.

“ËshtĂ« njĂ« festĂ« qĂ« e ndjejmĂ« me javĂ« dhe muaj pĂ«rpara. NjĂ« ndjenjĂ« dhe krenari e madhe pĂ«r çdo shqiptar dhe pĂ«r mua personalisht. PĂ«r shembull, mbrĂ«mĂ«, kur po dilja nĂ« TetovĂ«, i shihja tĂ« rinjtĂ« qĂ« veç kishin filluar festĂ«n, me muzikĂ«, me flamuj
”, thotĂ« studentja e arkitekturĂ«s.

Era Osmani
Era Osmani

Edhe bashkëvendësi i saj, Blerim Islami, 18 vjeç, thotë se e përjeton me emocion të veçantë këtë ditë, por ai flet edhe për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe gjuhës, përballë sfidave historike.

“PavarĂ«sisht 500 vjetĂ«ve nĂ«n sundimin turk, shqiptarĂ«t arritĂ«n ta shpallin pavarĂ«sinĂ« dhe nuk e harruan identitetin e tyre, gjuhĂ«n e tyre”, thotĂ« ai.

Blerim Islami
Blerim Islami

“PĂ«r DitĂ«n e Flamurit duhet ditur çdo gjĂ« – nga ngritja e flamurit shqiptar nga heroi Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mĂ« 28 nĂ«ntor, 1443, nĂ« KrujĂ«, deri mĂ« 28 nĂ«ntor, 1912, nga i madhi Ismail Qemali nĂ« VlorĂ«â€, thotĂ« nxĂ«nĂ«si i shkollĂ«s sĂ« mesme ekonomike “8 Shtatori” nĂ« TetovĂ«.

E, për Dorart Amitin po nga ky qytet, 28 Nëntori nuk duhet të shërbejë vetëm si një ditë për të ngritur flamujt nëpër shtëpi.

“Ajo njihet si dita e shpalljes sĂ« pavarĂ«sisĂ«, por ajo qĂ« mendoj se Ă«shtĂ« edhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, janĂ« periudhat dhe vitet paraprake qĂ« çuan deri nĂ« shpalljen e kĂ«saj pavarĂ«sie. Pra, Ă«shtĂ« puna e pandalshme e burrave dhe grave tĂ« mĂ«dha shqiptare, intelektualĂ«ve tanĂ«, qĂ« lanĂ« pas vepra tĂ« mĂ«dha, shkrime aq tĂ« bukura dhe punuan me mund, gjak e shpirt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ne njĂ« ditĂ« tĂ« shpallnim pavarĂ«sinĂ« e shtetit shqiptar”, thotĂ« 20-vjeçari, i cili studion regjinĂ« e filmit dhe televizionit nĂ« Universitetin e PrishtinĂ«s.

Dorart Amiti.
Dorart Amiti.

Si në Prishtinë, ashtu edhe në Tetovë, rrugët dhe sheshet janë stolisur me flamuj kuqezi, por ato mund të vihen re teksa valëviten edhe nëpër shtëpi e banesa.

Tetova më 27 nëntor, 2024.
Tetova më 27 nëntor, 2024.

Rreth 180 kilometra nga Tetova në Tiranë, Ledina Elezi ka një keqardhje që në këto ditë festash, njerëzit udhëtojnë shumë jashtë vendit.

“NdjenjĂ«n kombĂ«tare dhe shpirtin patriotik e dĂ«shmojmĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« sport, sidomos nĂ« futboll, sesa nĂ« kĂ«to festa apo ngjarje me rĂ«ndĂ«si tĂ« kĂ«saj natyre”, thotĂ« 20-vjeçarja nga Kruja, por qĂ« studion dhe punon nĂ« TiranĂ«.

“112 vjet mĂ« parĂ«, ne fituam lirinĂ« pĂ«r tĂ« vendosur pĂ«r veten tonĂ«, lirinĂ« pĂ«r tĂ« vetĂ«qeverisur, pĂ«r tĂ« qenĂ« njĂ« shtet sovran. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« pĂ«r tĂ« krijuar sakrificĂ«n dhe kontributin qĂ« shumĂ« figura tĂ« shquara dhanĂ« pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e vendit, por Ă«shtĂ« edhe njĂ« arsye mĂ« tepĂ«r qĂ« shqiptarĂ«t tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« bashkuar”, pĂ«rfundon Ledina./REL/

Basha uron Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare

28 November 2024 at 09:21

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët Ditën e Pavarësisë, duke e cilësuar si datën më të rëndësishme të identitetit kombëtar. Ai shprehet se momentet historike janë të lidhura me këtë ditë, si ngritjen e flamurit nga Skënderbeu, Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali dhe ditëlindjen e Adem Jasharit. Basha shprehet se 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare, duke shprehur nderim për ata që sakrifikuan për liri dhe bashkim kombëtar.

Urimi i plotë i Bashës:

Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar!

Prej ngritjes sĂ« dykrenares sĂ« Gjergj Kastriot SkĂ«nderbeut nĂ« KrujĂ«, te Shpallja e PavarĂ«sisĂ« nga Ismail Bej Vlora nĂ« VlorĂ« e deri te ditĂ«lindja e Komandantit Legjendar tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Adem Jasharit nĂ« Prekaz, janĂ« pazgjidhshmĂ«risht tĂ« lidhura me kĂ«tĂ« datĂ«.

28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.

Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!

The post Basha uron Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për përgjegjësitë kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

By: user7
28 November 2024 at 08:49

ShqipĂ«ria feston sot 112–vjetorin e shpalljes sĂ« pavarĂ«sisĂ«. MĂ« 28 NĂ«ntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin nĂ« VlorĂ« duke shpallur ShqipĂ«rinĂ« shtet sovran dhe tĂ« pavarur nga Perandoria Osmane dhe nga pretendimet territoriale tĂ« fqinjĂ«ve nĂ« atĂ« kohĂ«.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 Nëntori për shqiptarët

Data 28 nëntor për shqiptarët sjell në kujtesë disa nga ngjarjet më shënjuese për historinë dhe ndërgjegjen kombëtare. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit më 3 nëntor, Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve.

“SkĂ«nderbeu valĂ«viti nĂ« KrujĂ« me 28 nĂ«ntor 1443, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori, flamurin kuq e zi dhe nĂ« kulmin e entuziazmit popullor tĂ« tĂ« pranishmĂ«ve tha : “lirinĂ« mund ta kishit fituar me trimĂ«rinĂ« tuaj edhe me njĂ« çlirimtar tjetĂ«r, se ArbĂ«risĂ« nuk i mungojnĂ« burrat. LirinĂ« nuk jua solla unĂ« po e gjeta kĂ«tu nĂ« mes tuaj. ArmĂ«t nuk jua ngjesha unĂ«, por ju gjeta tĂ« armatosur, lirinĂ« e kishit kudo, nĂ« kraharor, nĂ« ballĂ«, nĂ« shpatĂ« dhe nĂ« ushtat”, ka rrĂ«fyer bashkĂ«kohĂ«si Marin Barleti nĂ« dorĂ«shkrimet e tij.

469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

MĂ« 28 nĂ«ntor 1955 nĂ« Prekaz tĂ« Skenderajt ka lindur Komandanti legjendar i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Adem Jashari. Ishte djali i tretĂ« i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollĂ«n e mesme teknike nĂ« Skenderaj. Jashari mori pjesĂ« nĂ« Demonstratat e vitit 1981 nĂ« KosovĂ«, ku kĂ«rkesĂ« kryesore e shqiptarĂ«ve ishte “Kosova RepublikĂ«â€. NĂ« vitin 1990, Adem Jashari organizoi grupet e para tĂ« armatosura nĂ« KosovĂ«.

Më 2 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri rrethuan shtëpinë e familjes Jashari. Në shtëpi ndodheshin 22 pjesëtarët e familjes, të cilët luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë. Nga kjo familje mbetën të vrarë 21 vetë nga mosha 9 deri në 74 -vjeç. Adem Jashari, ishte mes këtyre të vrarëve. Ai u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

MĂ« 28 nĂ«ntor tĂ« vitit 1997 Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s doli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« haptazi apo publikisht. Ngjarja qĂ« bĂ«ri qĂ« UÇK-ja tĂ« bĂ«jĂ« publike aktivitetet, ishte vrasja e mĂ«suesit tĂ« shkollĂ«s sĂ« LlaushĂ«s, Halit Geci, dy ditĂ« mĂ« parĂ« nga forcat serbe. Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe MujĂ« Krasniqi, kanĂ« qenĂ« tĂ« parĂ«t qĂ« kanĂ« dalĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« publikisht para opinionit publik, nĂ« varrimin e tij, si ushtarĂ« tĂ« UÇK-sĂ«. Deklarata e UÇK-sĂ« pĂ«r paraqitjen e saj tĂ« parĂ« publike u pĂ«rgatit nga vetĂ« ushtarĂ«t e saj.

Deklarata që Rexhep Selimi lexoi atë kohë:

Vëllezër dhe motra, nëna dhe baballarë, të afërm të vëllait tonë Halit Gecaj!

Në emër të Ushtrisë për çlirimin e Kosovës u shprehim ngushëllime të sinqerta dhe ju njoftojmë se e ndajmë dhembjen me ju. Populli shqiptar në trojet e veta, këtu në Kosovën e robëruar, nëpër vite e dekada ka provuar mbi supet e veta shtypjen dhe dhunën më çnjerëzore nga pushtuesit serbë.

Na u vranë, na u burgosën e na u masakruan bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë të pambrojtur.
NjĂ« nga kĂ«to veprime tĂ« dhunĂ«s sĂ« territorit serb Ă«shtĂ« edhe vrasja e mĂ«suesit tonĂ« tĂ« nderuar Halit Gecaj nga Llausha, si dhe vrasja barbare e Ismet Gjocajt nga Deçani. Vrasje, dhunĂ«, diskriminime e terror shtriu mbi kĂ«tĂ« popull pushtuesi serb. Ai vrau fĂ«mijĂ«, tĂ« rinj, mĂ«sues nĂ«pĂ«r shkolla, bujq nĂ«pĂ«r ara. Vrau ç’nuk vrau.

Po njĂ« ditĂ« nga gjiri i kĂ«tij populli lindi Ushtria Çlirimtare e KosovĂ«s, si e vetmja forcĂ« serioze pĂ«r realizimin e idealeve dhe aspiratave tĂ« popullit tonĂ« pĂ«r bashkimin tonĂ« kombĂ«tar. NĂ« radhĂ«t e kĂ«saj ushtrie radhiten bijtĂ« dhe bijat mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« popullit, ata qĂ« jetĂ«n ia kushtuan lirisĂ«.

UÇK-ja ka katĂ«r vite qĂ« u vu nĂ« ballĂ« tĂ« luftĂ«s pĂ«r çlirimin e KosovĂ«s. Ka ndĂ«rmarrĂ« disa aksione çlirimtare kundĂ«r pushtuesve nĂ«pĂ«r pikat mĂ« tĂ« ndjeshme tĂ« tij si dhe kundĂ«r bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij shqipfolĂ«se, kolaboracionistĂ«ve. Grushti i drejtĂ«sisĂ«, grushti i forcĂ«s, grushti i popullit do tĂ« bjerĂ« mbi ta. Mbi cilindo qĂ« merr guximin tĂ« shkelĂ« idealet e shenja tĂ« popullit tonĂ«.

Lufta jonĂ« e shenjtĂ« do tĂ« zhvillohet deri nĂ« çlirim, deri nĂ« bashkimin tonĂ« kombĂ«tar. NjĂ« nga pĂ«rpjekjet tona kundĂ«r armikut ishte edhe beteja e para do ditshme nĂ« fshatrat e DrenicĂ«s. Aty armiku pati dĂ«me tĂ« mĂ«dha materiale dhe nĂ« njerĂ«z, prandaj u detyrua tĂ« tĂ«rhiqej kokulur. NĂ« pamundĂ«si t’ju vihet pĂ«rballĂ« forcave tona, vrau njerĂ«z tĂ« pafajshĂ«m, shtiu mbi shtĂ«pi e shkolla.

VĂ«llezĂ«r, nĂ« skenĂ«n tonĂ« politike kanĂ« dalĂ« mjaft parti politike e shoqata tĂ« cilat flasin gjoja nĂ« emĂ«r tĂ« mbrojtjes sĂ« interesave tĂ« popullit. Disa prej tyre mundohen ta degradojnĂ« luftĂ«n tonĂ« tĂ« shenjtĂ« me qĂ«ndrimin e tyre pacifistĂ«. Atyre u themi mjaft! Mjaft se njĂ« ditĂ« do t’ju mallkojĂ« historia!

Gjaku i tĂ« rĂ«nĂ«ve le tĂ« na bĂ«het urĂ« qĂ« do tĂ« na bashkojĂ« tĂ« gjithĂ«ve rreth UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, tĂ« na bashkojĂ« tĂ« gjithĂ«ve nĂ« luftĂ«n pĂ«r çlirimin e KosovĂ«s se vetĂ«m kĂ«shtu trojet tona do ta shohin dritĂ«n e lirisĂ«.

Lavdi të rënëve për liri!

The post Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë appeared first on Lapsi.al.

Festimet e 112-vjetorit tĂ« pavarĂ«sisĂ«, Tirana pret mbi 10 mijĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« “ParadĂ«n Shqiptare”

By: Kult Plus
28 November 2024 at 09:25

Kryeqyteti shqiptar feston sot 112-vjetorin e pavarësisë.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një kalendar të pasur me aktivitete dhe ngjarje kulturore.

NĂ« mesditĂ«, duke nisur nga ora 12:00, nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, do tĂ« zhvillohet “Parada e ShqiptarĂ«ve”, ku Tirana pritet tĂ« vishet e gjitha kuq e zi. TĂ« pranishĂ«m nĂ« paradĂ« pritet tĂ« jenĂ« mbi 350 grupe artistike nga anĂ« e mbanĂ« kudo ku flitet shqip. NĂ« paradĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishme pĂ«rfaqĂ«sues nga 150 qytete, ndĂ«rsa llogariten mbi 10 000 tĂ« pranishĂ«m.

PjesĂ«marrĂ«sit dhe grupet artistike do tĂ« nisin pĂ«rgatitjet prej orĂ«s 9 me 28 NĂ«ntor pĂ«r tĂ« nisur aktivitetin e ParadĂ«s Shqiptare nĂ« orĂ«n 12 nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

“Parada kuqezi” nis nga sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, midis Pallatit tĂ« Koncerteve dhe PresidencĂ«s dhe do tĂ« pĂ«rshkojĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” pĂ«r t’u mbyllur nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”. Parada do tĂ« realizohet pĂ«r tĂ« dytin vit radhazi, duke i dhĂ«nĂ« kryeqytetit rolin e njĂ« qendre tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r kremtimin e DitĂ«s sĂ« Flamurit dhe PavarĂ«sisĂ«.

Parada Shqiptare për festat e Nëntorit synon të rikthejë vëmendjen tek vlerat e kostumeve popullore, riteve, traditave por dhe trashëgiminë e historisë së kombit te brezat e rinj.

Pas paradës do të zhvillohet dhe ceremonia e ngritjes së flamurit, e parashikuar në orën 13:40.

Paralelsiht me zhvillimet nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, do tĂ« zhvillohen edhe aktivitete tĂ« tjera si Panairi i ArtizanĂ«ve, qĂ« do tĂ« zhvillohet te Pazari i ri, zona e MarkatĂ«s sĂ« GjelbĂ«r.

“Festivali i Artizanatit dhe QeramikĂ«s” do tĂ« shfaqĂ« dhe mbĂ«shtesĂ« diversitetin dhe aftĂ«sitĂ« e jashtĂ«zakonshme tĂ« artizanĂ«ve lokalĂ« nĂ« disiplina tĂ« ndryshme artizanale. Ky festival synon tĂ« krijojĂ« njĂ« treg plot jetĂ« ku artistĂ«t, zejtarĂ«t dhe krijuesit mund tĂ« shfaqin punĂ«n e tyre, tĂ« angazhohen me publikun dhe tĂ« nxisin vlerĂ«simin pĂ«r mallrat e punuar me dorĂ«.

Festivali do tĂ« shfaqĂ« njĂ« shumĂ«llojshmĂ«ri produktesh tĂ« punuar me dorĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« qeramikĂ«, bizhuteri, tekstile, punime druri, punime metalike, artikuj lĂ«kure dhe mĂ« shumĂ«. Çdo artizan do tĂ« ketĂ« njĂ« zonĂ« ekspozimi ku vizitorĂ«t mund tĂ« shikojnĂ« dhe blejnĂ« krijimet e tyre. Tregu do tĂ« ofrojĂ« artikuj unikĂ«, tĂ« veçantĂ«, duke promovuar idenĂ« e mbĂ«shtetjes sĂ« talenteve vendase mbi produktet e prodhuara nĂ« masĂ«.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n datĂ«, Ă«shtĂ« teatri “Linda” qĂ« shfaqet nĂ« skenĂ«n e Teatrit KombĂ«tar, ndĂ«rsa koncerti “Eloquent Echoes” do tĂ« jepet nĂ« ambientet e KishĂ«s Katolike nĂ« kryeqytet. “Ky projekt synon tĂ« paraqesĂ« pĂ«rpara publikut tĂ« kryeqytetit instrumentistĂ« tĂ« rinj, si dhe pedagogĂ« nĂ« Real Conservatorio Superior de Musica de Madrid, si dhe Korin “Siparantum”, njĂ« ndĂ«r koret mĂ« tĂ« mira aktualisht nĂ« rajon./atsh/KultPlus.com

The post Festimet e 112-vjetorit tĂ« pavarĂ«sisĂ«, Tirana pret mbi 10 mijĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« “ParadĂ«n Shqiptare” appeared first on KultPlus.

Sot festohet 28 Nëntori, kjo është historia e ditës kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë

By: Kult Plus
28 November 2024 at 09:00

Sot mbushen 112 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë. Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, shënohet pothuajse kudo që flitet shqip.

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.

Me 28 NĂ«ntor Ă«shtĂ« ditĂ«lindja e komandantit legjendar tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s Adem Jashari dhe data kur UÇK doli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« publikisht, nĂ« vitin 1997 nĂ« varrimin e mĂ«suesit Halit Geci nĂ« LlaushĂ« tĂ« DrenicĂ«s.

Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.

Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, u vendos që festë zyrtare të jetë 17 Shkurti, dhe 28 Nëntori mbeti vetëm tek festat memoriale. Kjo doli nga pakoja e Ahtisaarit, përmes së cilës edhe u shpall pavarësia.

Derisa 28 Nëntori nuk bënë pjesë në kalendarin zyrtar të festave në Kosovë, aty ka data të tjera që shënohen me festë dhe ditë pushimi, por që konsiderohen si të panevojshme./ KultPlus.com

The post Sot festohet 28 Nëntori, kjo është historia e ditës kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë appeared first on KultPlus.

❌
❌