Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot

26 June 2025 at 13:33

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Pecit pritet t’i hyjë garës për të parin e Komunës së Mitrovicës.

Kështu ka konfirmuar këshilltari i tij në Ministrinë e Bujqësisë, Shkëlzen Haliti, transmeton Telegrafi.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se është kënaqësi që Peci do të merr pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës, kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sot, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, zyrtarizohet kandidatura e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës. Për Mitrovicën, zemrën e Kosovës! Është nder dhe privilegj për Mitrovicën që  Faton Peci, si politikani më i votuar nga pozita e ministrit në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, me besim qytetar prej 134 mijë votash në zgjedhjet e fundit parlamentare, të kthehet për Mitrovicën”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci aktualisht është ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti, e cila është në detyrë. Ai po ashtu ka fituar postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /Telegrafi/

The post Faton Peci i hyn garës për kryetar të Mitrovicës, kandidatura e tij zyrtarizohet sot appeared first on Telegrafi.

Funksionalizohet QKMF-ja e re në Mitrovicë

1 June 2025 at 21:41

Qytetarët e Mitrovicës kanë filluar të marrin shërbime shëndetësore në Qendrën e re Kryesore të Mjekësisë Familjare që u funksionalizua këtë javë.

“Hapësira është më e madhe, pastërtia, është objekt i ri dhe normal që kushtet janë më mira këtu. Edhe atje trajtimi i mjekëve ka qenë shumë i mirë po hapësira ka qenë shumë e ngushtë”, tha Bajram Zeneli.

“Është dasht me prit nga 1 orë e gjysmë, dy orë në rend, unë vet kam prit se nuk kishte vend, jo që nuk kishte staf, po për shkak të hapësirës, edhe e vjetër po, nuk kanë qenë kushtet sikur këtu”, tha Tefik Hasani për RTK.

Por jo të gjitha shërbimet janë bartur në këtë Qendër.

Disa nga shërbimet shëndetësore vazhdojnë të ofrohen në Qendrën e vjetër të Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, tregon kur do të transferohen edhe shërbimet e tjera shëndetësore në qendrën e re.

“Në një fazë të dytë shumë të afërt do të transferohen edhe shërbimet e vaksinimit dhe imunizimit shërbimet e kabinetit radiologjik, shërbimet e edukimit shëndetësor si dhe disa pjesë të administratës, tha Fahri Shabani, drejtor i Shëndetësisë në Mitrovicë.

Shabani thekson se qytetarët tashmë në këtë qendër mund të marrin shërbimet e mjekësisë familjare të sektorit të shëndetit oral apo stomatologjisë, shërbimet e infermierisë, laboratorit të analizave dhe shërbimet e barnatores qendrore dhe këshillimores për sëmundje kronike.

The post Funksionalizohet QKMF-ja e re në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

29 May 2025 at 18:48

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet sekarabinierët italianë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë me përkushtim angazhimin e tyre në komunën e Mitrovicës, duke mbështetur komunitetet lokale përmes prezencës së rregullt dhe patrullimeve të përditshme.

Me praninë fikse në urën kryesore të Ibrit, e cila historikisht ka qenë një pikë e ndjeshme ndarjeje në qytet, si dhe me patrullime në zonat përreth, karabinierët synojnë të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në veri të Kosovës.

Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet pa dallim etnik apo përkatësie. NATO, përmes KFOR-it, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e paqes afatgjatë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë.

Përfaqësues të KFOR-it kanë theksuar se prania e tyre synon të forcojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në një zonë me ndjeshmëri të lartë politike dhe etnike. /Telegrafi/

The post Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

29 May 2025 at 14:48

Sot rreth orës 06:30, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave

29 May 2025 at 10:51

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut është duke zhvilluar fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave.

Me qëllim të sensibilizimit të drejtueseve të motoçikletave, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton “Mos bartja e helmetës rrezikon jetën”, shkruan Telegrafi.

“Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e motoçikletave, për rëndësinë e vendosjes së helmetës dhe rrezikun e mos bartjes së saj gjatë drejtimit të motoçikletës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu drejtuesit e motoçikletave po njoftohen për masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e ligjit në rast të mos përmbajtjes së rregullave në trafik. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë zhvillon fushatë vetëdijësuese për drejtuesit e motoçikletave appeared first on Telegrafi.

KRU “Mitrovica” thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit

26 May 2025 at 13:38

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” i’u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit e t’i shmangin gjobat.

Përmes një njoftimi, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se i’u ofron mundësinë konsumatorëve t’i shlyejnë borxhet me këste deri në 24 muaj, shkruan Telegrafi.

“Mos lejoni që borxhet të rëndojnë buxhetin tuaj – kontaktoni sportelet tona ose vizitoni Njësitë zyrtare për të bërë kërkesën për riprogramim në Mitrovicë | Vushtrri | Skenderaj|”, thuhet në njoftim.

Bëhet thirrje edhe për vendosjen e ujëmattësve duke thënë se instalimi i tyre është i detyrueshëm dhe ndihmon në kontrollimin e konsumit të ujit.

“KRU ‘Mitrovica’ po kryen kontrolle të rrepta për kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e ujit. Të gjithë borxhlinjtë dhe ata që shkelin rregullat do të përballen me masa ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post KRU “Mitrovica” thirrje konsumatorëve t’i riprogramojnë borxhet dhe t’i vendosin ujëmatësit appeared first on Telegrafi.

Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë

24 May 2025 at 17:26

Sot janë mbjellur 100 drunj të rinj në Mitrovicë.

Këta drunj janë mbjellur në rrugën “Bislim Bajgora”, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se mbjellja e drunjve është bërë pas punëve nëntokësore, asfaltimit, trotuarëve e ndriçimit.

“Kemi mbjellë mbi 100 drunj, të cilët jo vetëm që zbukurojnë një prej rrugëve kryesore, por edhe shtojnë hapësirat e gjelbra në qytet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos i dëmtojnë dhe të mos i parkojnë veturat dhe automjetet e tyre në trotuare. /Telegrafi/

The post Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Prej 20 vitesh ishte e pa asfaltuar, nis asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë

23 May 2025 at 09:34

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme.

Sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me asfaltimin e kësaj rruge Mitrovica po bëhet edhe me funksionale, shkruan Telegrafi.

Hamza këtë e cilësoi si “premtim të mbajtur”.

“Rruga ‘Ali Zeneli’, një tjetër premtim i mbajtur. Me përfundimin e punimeve në këtë rrugë tejet të rëndësishme për qytetin tonë, ku tashmë ka mbetur vetëm edhe ndriçimi e sinjalizimi, Mitrovica është duke u bërë edhe më funksionale dhe më modern”, ka thënë Hamza.

Ai u shpreh se kjo rrugë ishte e shumëpritur prej vitesh dhe se tashmë është realitet.

“I falënderoj të gjithë mitrovicasit për durimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në hapjen e kësaj arterie të re për Mitrovicën tonë!”, ka thënë ai.

Kjo rrugë, më shumë se dy dekada, ishte e pa-asfaltuar dhe paraqiste problem për familjet që jetojnë në atë zonë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Granit Tmava pati bërë të ditur për Telegrafin se buxheti i ndarë për këtë projekt është një milion euro.

“Buxheti për ndërtimin dhe rregullimin e rrugës ‘Ali Zeneli’ ka shumën një milion euro. Është një projekt që ka zgjatur tre vite, është drejt përfundimit brenda këtij viti”, kishte thënë Tmava. /Telegrafi/

 

The post Prej 20 vitesh ishte e pa asfaltuar, nis asfaltimi i rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

LDK në Mitrovicë propozon Gëzim Plakollin kandidat për kryetar komune

16 May 2025 at 23:51

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Në një njoftim zyrtar, dega e LDK-së në Mitrovicë ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me konsensus të plotë, duke e cilësuar Plakollin si figurë me përvojë, angazhim dhe vizion të qartë për të udhëhequr qytetin drejt zhvillimit.

“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia.

Propozimi i Plakollit vjen në prag të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, teksa partitë politike kanë filluar shpalosjen e kandidaturave./Telegrafi/

The post LDK në Mitrovicë propozon Gëzim Plakollin kandidat për kryetar komune appeared first on Telegrafi.

Një grua në Mitrovicë gjendet pa shenja jete në banesën e saj

9 May 2025 at 09:04

Është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj në Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur këtë të mërkurë, me datë 07 maj në rrugën “Fan Noli”, shkruan Telegrafi.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

The post Një grua në Mitrovicë gjendet pa shenja jete në banesën e saj appeared first on Telegrafi.

Aksident mes dy automjeteve në Kçiq të Mitrovicës, lëndohet një person

8 May 2025 at 11:46

Sot rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Kçiq, nga i cili një person është lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, shkruan Telegrafi.

Zahiti ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 11:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Kçiq. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Përveq dëmeve materiale, lëndime ka pësuar nje person”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Aksident mes dy automjeteve në Kçiq të Mitrovicës, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

Suspendohet përkohësisht nga detyra një punëtor i “Trepçës”, shkeli rëndë detyrat e punës

7 May 2025 at 15:45

Sot është suspenduar përkohësisht nga detyra punëtori i ndërmarrjes publike “Trepça”, inicialet e të cilit janë V.A.

Sipas njoftimit, punëtori në fjalë ka shkelur rëndë detyrat e punës, shkruan Telegrafi.

“Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, përfshirë mosrespektimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Kryeshefit Ekzekutiv”, thuhet në njoftim.

“Trepça” ka njoftuar se shkeljet janë të specifikuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, nr. prot:2906, të datës 30.07.2020.

“’Trepça’ Sh.A shpreh përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post Suspendohet përkohësisht nga detyra një punëtor i “Trepçës”, shkeli rëndë detyrat e punës appeared first on Telegrafi.

Kujtohen me nderim dëshmorët e Zonës Operative të Shalës

5 May 2025 at 10:28

Janë kujtuar me nderim dhe krenari dëshmorët e Zonës Operative të Shalës, gjatë ditës së djeshme.

Dëshmorët që u kujtuan janë: Mursel Boletini, Bislim Trepça dhe Fehmi Preteni, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se këta dëshmorë kanë lënë pas një trashëgimi të paharrueshme të sakrificës për tokën tonë.

“Ata ranë për lirinë e atdheut, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme të guximit e sakrificës për tokën tonë”, ka thënë Tahiri.

Më lapidarin e tyre thuhet “Më 4 maj 1999, tre dëshmorët e lirisë ranë në këtë vend dhe fituan pa vdekësinë”. /Telegrafi/

The post Kujtohen me nderim dëshmorët e Zonës Operative të Shalës appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës

2 May 2025 at 16:40

Sot janë përkujtuar dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës.

Në këtë tubim përkujtimor morën pjesë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkruan Telegrafi.

Gjatë kësaj dite u vlerësua lartë kontributi i atyre që ranë për lirinë e vendit.

“Në këtë tubim përkujtimor, u vlerësua lartë kontributi i atyre që ranë për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ceremonisë, u theksua se gjaku i dëshmorëve është themeli i shtetit tonë dhe një kujtesë e përhershme për gjeneratat e ardhshme. /Telegrafi/

The post Përkujtohen dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, mungoi në punë pa arsye të justifikuar

2 May 2025 at 14:35

Ndërmarrja publike “Trepça” sot ka larguar përkohësisht nga puna punëtorin me iniciale H.J.

Sipas njoftimit, i njëjti ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar, shkruan Telegrafi.

“Ky vendim është marrë si rezultat i shkeljeve të rënda të detyrave të punës, të përcaktuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.27 të Rregullores nr. prot:2906, të datës 30.07.2020, për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça” Sh.A. Konkretisht, z. H.J ka munguar në vendin e punës pa arsye të justifikuar”, thuhet në njoftim.

Thuhet se “Trepça” mbetet e përkushtuar në respektimin e rregullave të brendshme dhe standardeve të larta të përgjegjësisë në vendin e punës. /Telegrafi/

The post “Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor, mungoi në punë pa arsye të justifikuar appeared first on Telegrafi.

Policia në Mitrovicë arreston një person të dyshuar për vjedhje të veturës në Prishtinë

29 April 2025 at 09:31

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të një veture në Prishtinë.

Njësia policore që ishte në një pike kontrolli në Mitrovicë kishte vërejtur automjetin që ishte lajmëruar si i vjedhur, zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar.

Më pas, njësia policore ishin vënë në ndjekje të automjetit dhe e ndaluan atë në fshatin Vllahi të Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

“Zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë automjetin, mirëpo ngasësi nuk ishte ndaluar në urdhrin e policisë por kishte vazhduar me shpejtësi të madhe kështu që njësia policore ishte vënë në ndjekje të automjetit dhe pas një kohe kanë arritur që të ndalojnë automjetin në fshatin Vllahi të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar për vjedhjen e veturës është arrestuar, ndërsa vetura pas procedurave i është kthyer pronarit. /Telegrafi/

The post Policia në Mitrovicë arreston një person të dyshuar për vjedhje të veturës në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Nuk miratohet propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut

28 April 2025 at 17:46

Nuk është miratuar propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Me 17 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut vendosën që të mos e miratojnë këtë propozim-vendim, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza fillimisht i ftoi asamblistët të votojnë sipas bindjeve personale, derisa shtoi se nuk e ndan këtë çështje me parti politike.

“Kemi ftuar edhe kompani e cila ka qenë e kontraktuar për këtë proces. Sot jemi këtu dhe unë ju lus që të diskutojmë dhe në fund secili prej jush të votoni sipas bindjeve personale. Jam i sigurtë, nuk e ndaj me parti politike këtë çështje” ka thënë Hamza.

Plani për hartën zonale që u prezantua gjatë seancës së Kuvendit Komunal, u kundӕrshtua nga asamblistët e VV-së, pikërisht Faruk Mujkës.

Mujka e cilësoi planin e prezantuar sit ë “pafavorshëm”, derisa u shpreh se ekzekutivi i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka dhënë shumë leje ndërtimore e që sipas tij, janë shpërfillur planet rregullative për lagjet e caktuara.

“Plani që po prezantoni është i pafavorshëm për ndërtuesit, keni dhënë me grushta leje ndërtimore të pabazura duke shpërfillur edhe planet rregullative për lagjet e caktuara të cilat do të anuloheshin pikërisht ashtu siç kemi caktuar me vendim. Pra, vetëm kur votohet kjo hartë zonale, atëherë anulohen ato rregullative që duhet me qenë ende aktuale deri sot”, ka thënë Mujka.

Për këtë, kryetari Hamza ka thënë se ekzekutivi aktual i komunës ka trashëguar mbi 12 milion obligime të mbetura, sipas tij, disa janë si rezultat i kontratave kolektive dhe rrugët për të cilat u shpreh se ka disa dekada që nuk është investuar në to.

“Mbi 12 milion obligime të mbetura, borxhe që i ka trashëguar ky ekzekutiv. Një pjesë e madhe janë si rezultat i kontratave kolektive. E dyta rrugët, për 50, 60 vjet nuk i ka prek kërkush”, ka theksuar ai.

Madje, ai ka përmendur edhe disa rrugë të qytetit që punimet në to kanë përfunduar dhe ato në të cilat akoma po punohet, transmeton Telegrafi.

“Rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ komplet me infrastatrukturën nëntokësore, rruga ‘Ali Zeneli’ që ka qenë e planifikuar me dekada –  me shumë vështirësi është kah përfundimi, rruga ‘Lah Nimani’ e njejta gjë. Keni dhënë shumë leje, shumica janë në kohën tuaj”, ka potencuar Hamza.

Ndërsa, asamblisti Kushtrim Zeneli nga radhët e VV-së deklaroi se “harta zonale mbështetet në planet e vjetra dhe nuk ka ndryshime demografike”.

Derisa, asamblista Xhyljeta Morina – Imeri nga LDK nuk ishte pjesë e votimit për miratimin e hartës zonale.

Ajo është shprehur se harta zonale, e cila u prezantua gjatë seancës, “nuk i trajton njëjtë prioritetet”.

“Kjo hartë ka sasi të diskrimit dhe nuk i trajton njejtë prioritetet”, ka thënë shkurtimisht Morina – Imeri. /Telegrafi/

The post Nuk miratohet propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij

27 April 2025 at 11:25

Gjatë ditës së djeshme, është përkujtuar Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij.

Heroi, Shemsi Ahmeti është një prej figurave më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe person kryesor në Betejën e Melenicës, shkruan Telegrafi.

Në këtë përvjetor, nënkryetari i komunës Arian Tahiri, drejtorët komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, gjenerali Rrahman Rama, familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit, bënë homazhe pranë lapidarit të tij dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Me këtë rast, u vendosën buqeta me lule të freskëta, në shenjë nderimi për sakrificën e tij dhe të bashkëluftëtarëve.

“Beteja e Melenicës, ku Shemsi Ahmeti u dallua për heroizmin e tij, konsiderohet si një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Luftimet zgjatën 39 ditë pa ndërprerje dhe u kthyen në një simbol të qëndresës shqiptare, e njohur ndryshe si ‘Epopeja e Melenicës’”, thuhet në njoftim.

Komandant Shemsi Ahmeti, i njohur si “Komandanti i madh i Shalës”, është nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

“Emri dhe vepra e tij janë përjetësuar në emërtime rrugësh, shesheve, shkollave, këngëve, poezive dhe monumenteve përkujtimore. Në zemër të Mitrovicës qëndron krenare edhe shtatorja e tij, si dëshmi e lavdisë së tij të pavdekshme”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të këtij përvjetori, Komuna e Mitrovicës ka organizuar edhe turnirin memorial në futsall dhe në shah. /Telegrafi/

The post Përkujtohet Epopeja e Melenicës dhe heroi kombëtar, Shemsi Ahmeti në 26-vjetorin e rënies së tij appeared first on Telegrafi.

Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë

25 April 2025 at 09:44

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas deklarimit, Hamza ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro. Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe një parcelë tokë tokë 1 hektarë, shkruan Telegrafi.

Banesat janë: 98.00 m2, 120.00 m2 dhe 60.00 m2. Ndërsa, garazhet: 16.00 m2, 30.00 m2 dhe 35.00 m2. E, shtëpia është 72.00 m2.

Sipas këtij deklarimi, tre banesat janë të blera, dy garazhe janë të blera dhe një është e trashëguar, ndërsa shtëpia dhe toka janë të trashëguara.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka mbi tre mijë euro, ku përfshihen dy vetura: Renault dhe Audi.

Bëhet e ditur se Hamza ushtron edhe profesionin e profesorit në kolegjin AAB që nga data 01.10.2017. /Telegrafi/

The post Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë appeared first on Telegrafi.

“Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, ai shkeli rëndë detyrat e punës

23 April 2025 at 15:39

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se Komisioni Disiplinor i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit me iniciale G.M.

“Trepça” ka njoftuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, G.M. ka kryer këto vepra: “Moskryerje ose kryerje me papërgjegjësi ose me pakujdesi serioze të detyrave të punës”, “Keqpërdorimi i pozitës dhe tejkalimi i autorizimeve” dhe “Shkaktimi i dëmit me qëllim ose nga pakujdesia e rëndë”.

“Në bazë të këtyre shkeljeve, Komisioni Disiplinor, me vendim nr. prot: 2727, datë 23.04.2025, ka vendosur shqiptimin e masës disiplinore – ndërprerjen e marrëdhënies së punës ndaj z. G.M”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post “Trepça” i’a ndërpren marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, ai shkeli rëndë detyrat e punës appeared first on Telegrafi.

❌
❌